Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e Partisë Demokratike në kohët që kjo forcë politike ka qenë në pushtet, pasi ndryshojnë për nga përmasa, detajimi dhe shpërndarja meritokratike.
“Sa herë vjen seanca e diskutimit të buxhetit në Kuvend, të gjithëve themi se është seanca më rëndësishme në jetën e parlamentit. Ne nuk presim ta duartrokisni buxhetin tonë, sepse kjo seancë shfaqet në një mënyrë të qartë edhe dallimi politik midis 2 kahjeve tona, dhe ky buxhetin lidhet me vizion qeverisës 2025-2030. Nuk jemi të gjithë ekonomistë a financierë, po jemi me profesione të ndryshme, por dimë t’i lexojmë shifrat e buxhetit. U tha buxheti i Partisë Demokratike. Nuk krahasohet as ky buxhet e as buxhetet tona përgjatë 12 viteve. Janë mbi 9 miliardë euro. Ky buxhet garanton mirëqenien e qytetarëve, ky buxhet konsolidon financat publike. Borxhi publik vjen në rënie. Buxheti është shpërndarë në mënyrë të tillë që garantin një zhvillim gjithëpërfshirës të ekonomisë”,- tha Manja.
Më tej, Manja u kërkoi deputetëve të Partisë Demokratike që të mos ankohen për një buxhet që sipas tyre, jo për përfitimin e qytetarëve, ndërkohë që u paraqiten shqiptarëve me veshje luksoze.
“Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në FB, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro se është gjynah”,- tha Manja.
Tag: shkoni
-

“Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në FB, mos shkoni me veshje 5000-6000 € se është gjynah”-Apeli i Ulsi Manjës për deputetët e PD
-

Përmbytjet, Manja-Hotit: Kur shkoni në veri për të bërë foto, mos shkoni me veshje 5-6 mijë euro
Deputeti socialist Ulsi Manja, ndërsa fliste në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm, është ndalur edhe te situata e përmbytjeve në vend.
Ndërsa replikonte me deputeten demokrate Eldi Hoti, Manja tha se sot qytetarë në të gjitha bashkitë e vendit, e sidomos në veri, nuk presin t’u japin zgjidhje ata që nuk i kanë votuar.
Ai “këshilloi” deputeten demokrate që kur shkojnë në zonat e veriut për të bërë foto me përmbytje, të mos shkojnë të veshura me veshje 5-6 mijë euro.“Zonja Hoti, kur ngrini telefonin, ju këshilloj që kur të shkoni në ato zonat atje vetëm për foto, ju lutem mos vishni kostume me 5 apo 6 mijë euro. Të gjithë ata banorët atje nuk presin t’ua zgjidhni ju hallet, se nuk ju kanë votuar për t’iu zgjidhur hallet”, tha Manja.
-

Mos ju marrin ne sysh, por sot keni lajme te mira ekonomike…/ Parashikimi i Horoskopit nga Meri Shehu
DashiSot duhet te vini nje rregull apo program ne ceshtjet ekonomike, si dhe te kerkoni nje pune te qendrueshme me rroge fikse.
🔹DemiDuhet te komunikoni me nje mik apo shok qe i keni besim, pasi keni nevoje per nje bashkepunim apo nje bashkejetese, nderkohe qe jeta juaj ju duket e merzitshme.
🔹BinjaketMenduat se duke e pare boten nga shume dritare do kishte pamje te ndryshme, po sot do kuptoni qe jeni lodhur kot dhe ndjeheni si te vetmuar ne dritaren e shtepise.
🔹GaforrjaSot do merrni vendim per nje lidhje erotike, e cila do behet e qendrueshme kudo qe te shkoni.
🔹LuaniMund te ndodhe qe sot te ndahen pjeset qe ju perkasin ne familje dhe ju te jeni te favorizuar me pjesen me te rehatshem te mundshme.
🔹VirgjereshaDo keni nje tendence sot qe, kudo qe te shkoni, e keni kemben e lidhur me nje litar qe nuk ju lejon te shkoni shume larg.
🔹PeshorjaMos ju marrin ne sysh, por sot keni lajme te mira ekonomike, te cilat perseri ju kthejne vemendjen poshte dyshekut, pasi ndjeni nje pasiguri qe s’ju le te shijoni.
🔹AkrepiSot eshte dita ku mund te mendoni mire dhe praktikisht per te gjetur zgjidhje ne ceshtjet tuaja, dhe e sigurt me pak perqendrim, do kapni gjene e duhur.
🔹ShigjetariJu pllakos nje merzitje sot, pasi hapesirat zvogelohen dhe ju duhet te mesoheni me jeten me rregulla pa gjalleri ne shtepi percjell pp.hilsn.com.
🔹BricjapiDuket sikur sot i mbyllni te gjitha vrimat dhe varka juaj e arnuar nuk fut me uje. Shpresojme te mos keni surpriza te pakendshme.
🔹UjoriMegjithese fantazia ju con ne nje dite feste, kjo dita e sotme premton qetesi dhe meditim, pa kursyer edhe ndonje rebelim nga ana juaj.
🔹PeshqitSaturni u kthye te ju, e bashke me te edhe kontrolli i ashper por i drejte. Sot do keni inspektime rregulli ne aspektin emocional e ligjor. -

Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!
Juristi i njohur Ylli Manjani ka publikuar një koment tjetër në lidhje me arrestimin e një avokati në sallën e gjyqit, çka ka sjellë bojkotin e proceseve nga avokatët në shkallë kombëtare.
Në shkrimin e tij, manjani thekson se drejtësia me vetëm prokurorë i bën ata shërbëtorë regjimi, por jo procesin e rregullt.
Postimi i plotë
Për cilindo që ka interes të mëtejshëm, profesioni i Avokatit dhe roli i tij i pazëvendësueshëm në procesin e rregullt gjyqsor, në një shoqëri demokratike, ekziston mbrojtje e veçantë në Konventën e të drejtave të njeriut.
Këtë vit madje është bërë një spjegues i detajuar zyrtar për këtë qëllim. Shpjegues të cilin po ua sjell në vemendje këtu, bashkëlidhur.
Avokatia nuk është shaka, por përgjegjësi. Avokatia është thelbi i procesit të rregullt gjyqsor.
Prokurorë e gjykatës kanë edhe diktaturat. Por avokati i jep procesit emrin proces i rregullt.
Ju gjykatës e prokurorë, që nuk arrini të shihni te avokatët një koleg profesionist, plasini llampat e lexoni dokumentet legale që u detyrojnë të respektoni avokatin.
Pa avokatë në proçes ju jeni shërbëtorë rregjimi, jo punonjës të shtetit demokratik.
Ju nuk jeni pronarët e drejtësisë, por thjesht punonjës të saj. Dhe këtë punë duhet ta bëni me detyrim, nëse se kuptoni ndryshe, me avokatin përballë.
Tani lexoni dokumentet legale Europiane. Se nuk harroni të thoni edhe në gjyqe se “ne do hyjmë në Europë”… por atje nuk shkoni dot të vetëm.
Të vetëm, pa avokatë përballë pra, vetëm një tufë me një lule te varri i Enver Hoxhës mund të shkoni. Në u pranoftë edhe ai…
Ja kaq.
Lexojeni se çfarë thotë e kërkon Europa për avokatin. -

Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

PD nuk merr pjesë në protestën pro liderëve të UÇK, Berisha: Ka nuanca kundër qeverisë së kosovës, Rama do fliste 60 minuta
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për protestën që do të zhvillohet nesër në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.
“Mitingu që do bëhet ka nuanca të theksuara kundër qeverisë së Kosovës! Rama kishte planifikuar 60 minuta fjalim aty.
Nuk ka asnjë njeri dëshirë që të bëjë një çështje kaq madhore, siç është genocidi, çështje partiake. Është verbëria e atyre që u urdhërojnë ju të mos votoni eksterminimin e shqiptarëve vetëm për shkak të etnisë së tyre. Shkoni në Kosovë, shkoni në Krushë, shkoni në Reçak, shkoni në Lugin e Butë.Pata rastin të isha në verë në bjeshkët e Istogut.
Nga maja, nga Sanxhaku kishin ardhur hordhitë serbe dhe kishin marrë çdo të moshuar, çdo fëmijë, çdo grua që kishin gjetur aty, të dalë jashtë zonës së luftës, i kanë grumbulluar dhe kanë ekzekutuar 54 vetë vetëm për shkak të etnisë shqiptare. Burra, mjekë, pensionistë, fëmijë.
Dhe kjo është vetëm njëra prej tyre. Si mund të ndahemi ne në këtë? Po absolutisht më shëmbëlleni, t’ua them me sinqeritet, si parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjes. Po si mundet kjo? Çfarë ka këtu?Po të dënosh genocidin është një detyrim absolut i njeriut të qytetëruar. Dhe bëhet ky diskutim. Jo mor jo. Edi Rama u tregua po aq sa Vuçiçi armik i Kosovës. I vuri sanksionet i pari. U vu në shërbim të skenarëve për ndarjen e Kosovës. E përjashtoi nga të gjitha nismat. U përpoq për të përmbysur Albin Kurtin. Personalisht dua ta them, ne kemi homologë LDK-në, herë del e para, herë del e treta, por ne mbetemi aty. Por ne nuk e imagjinojmë kurrë që të ndërmarrim veprime subversive. Edhe mitingu që bëhet me nuanca të theksuara kundër qeverisë së Kosovës. Kishte planifikuar 60 minuta Edi Rama fjalim, njësoj si të dilte Vuçiçi të fliste aty”-u shpreh Berisha.Top Channel
-

PD nuk merr pjesë në protestën pro liderëve të UÇK, Berisha: Ka nuanca kundër qeverisë së Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për protestën që do të zhvillohet nesër në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.
“Mitingu që do bëhet ka nuanca të theksuara kundër qeverisë së Kosovës! Rama kishte planifikuar 60 minuta fjalim aty.
Nuk ka asnjë njeri dëshirë që të bëjë një çështje kaq madhore, siç është genocidi, çështje partiake. Është verbëria e atyre që u urdhërojnë ju të mos votoni eksterminimin e shqiptarëve vetëm për shkak të etnisë së tyre. Shkoni në Kosovë, shkoni në Krushë, shkoni në Reçak, shkoni në Lugin e Butë.Pata rastin të isha në verë në bjeshkët e Istogut.
Nga maja, nga Sanxhaku kishin ardhur hordhitë serbe dhe kishin marrë çdo të moshuar, çdo fëmijë, çdo grua që kishin gjetur aty, të dalë jashtë zonës së luftës, i kanë grumbulluar dhe kanë ekzekutuar 54 vetë vetëm për shkak të etnisë shqiptare. Burra, mjekë, pensionistë, fëmijë.
Dhe kjo është vetëm njëra prej tyre. Si mund të ndahemi ne në këtë? Po absolutisht më shëmbëlleni, t’ua them me sinqeritet, si parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjes. Po si mundet kjo? Çfarë ka këtu?Po të dënosh genocidin është një detyrim absolut i njeriut të qytetëruar. Dhe bëhet ky diskutim. Jo mor jo. Edi Rama u tregua po aq sa Vuçiçi armik i Kosovës. I vuri sanksionet i pari. U vu në shërbim të skenarëve për ndarjen e Kosovës. E përjashtoi nga të gjitha nismat. U përpoq për të përmbysur Albin Kurtin. Personalisht dua ta them, ne kemi homologë LDK-në, herë del e para, herë del e treta, por ne mbetemi aty. Por ne nuk e imagjinojmë kurrë që të ndërmarrim veprime subversive. Edhe mitingu që bëhet me nuanca të theksuara kundër qeverisë së Kosovës. Kishte planifikuar 60 minuta Edi Rama fjalim, njësoj si të dilte Vuçiçi të fliste aty”-u shpreh Berisha. -

‘A shkoni dot sot në Shkodër?’/ Balliu: Vetëm kur e mbështet qeveria karteli bëhet i fuqishëm
Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu fajëson drejtpërdrejt shtetin për situatën e rendit në vend, nisur nga ngjarja e fundit në Shkodër, ku dy persona u vranë dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një atentati me armë në ambientet e një lokali.
I ftuar në A2 CNN, Balliu u shpreh se bandat kanë marrëveshje me qeverinë dhe kjo është e vetmja arsye përse janë fuqizuar.
Balliu: Situata i ka shpëtuar shqiptarëve, Rama i ka të gjitha në kontroll. Nëse do të kishim një shtet, sot këto raste nuk do t’i shihnim. Ne shohim 6000 forca në një televizion. Nuk është vetëm Shkodra. Kjo ka ndodhur në Memaliaj, në Don Bosko. Po hanë kokat e shqiptarëve. Si mund të mos ketë reagim. Janë fëmijët e pasigurt.
A shkoni dot në Shkodër për të pirë një kafë. Ai është vëllai i Denisit që merrte porosi nga Pëllumb Gjoka që Rama e shpalli investitor strategjik. Qeveria është në orar të punës me kriminelët e vet. Nëse qeveria do, në një vend kaq të vogël, këta zhduken si minj. Bandat nuk kanë trimëri, largohen si minj. Kur një kartel ka mbështetjen e qeverisë bëhet i fuqishëm. Këtë e liruan nuk iu duk i rrezikshëm. Metën dhe Berishën i mbajtën në arrest. Burgjet i kontrollon mafia.
-

Nëse doni të kaloni mirë, mos shkoni me pushime me këto 3 shenja Horoskopi
Yjet kanë fjalën edhe në verë. Më në fund është koha e vitit kur ne të gjithë planifikojmë pushimet tona verore, ekskursionet dhe udhëtimin tonë. Disa mund të shkojnë me pushime me familjen e tyre, ndërsa të tjerë planifikojnë një udhëtim me miqtë e tyre.
Megjithatë, nëse besoni te shenjat e horoskopit, duhet të keni kujdes se me cilët njerëz zgjidhni të shkoni me pushime, pasi shenja e tyre e zodiakut mund ta bëjë të gjithë udhëtimin një dështim të plotë. Po, disa tipare të disa shenjave mund ta bëjnë pothuajse të pamundur kohën e mirë.
Ndërsa vapa rritet, gjithçka që mund të mendohet janë pushimet. Ndoshta tashmë e keni planifikuar udhëtimin tuaj për disa muaj dhe mendoni se keni zgjedhur personin më të mirë për shoqërinë tuaj. Megjithatë, nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme, më mirë mendoni përsëri.Virgjëresha, frikacak i kontrollit
Virgjëreshat mund të bëhen shumë kërkuese dhe duhet të planifikojnë gjithçka. Improvizimi nuk bëhet fjalë për këtë shenjë, e cila do të ketë të rreshtuar një orar të tërë pushimesh. Pra, harroni shëtitjet dhe ekskursionet spontane. Në pushime, Virgjëreshat e dinë saktësisht se çfarë të bëjnë dhe nuk i lënë asgjë rastësisë. Kjo mund të jetë e vështirë për një shenjë si Shigjetari, të cilit i pëlqen të eksplorojë dhe të shkojë në vende ku askush nuk ka qenë. E njëjta gjë vlen edhe për Ujorin, i cili është më shumë një shpirt i lirë.
Peshorja, e pavendosura
Ata që i përkasin kësaj shenje nuk janë bashkëudhëtarët më të lehtë. Shumë e pavendosur, nuk do t’i marrin gjërat në duart e tyre dhe nuk do të planifikojnë asgjë gjatë pushimeve. Përveç kësaj, nëse jeni një grup i madh, ka shumë të ngjarë të shtoni më shumë karburant në çdo argument dhe të shkaktoni më shumë përçarje.
Peshqit, abstrakt
Peshqit janë shumë të ndjeshëm dhe mund të ndihen në ankth kur vjen koha për të shkuar me pushime. Ata janë gjithashtu abstraktë dhe mund të humbasin lehtësisht çelësin e makinës së tyre me qira, të harrojnë se ku e kanë lënë celularin ose të gjenden në një plazh të ndryshëm nga grupi i tyre. Ndaj kontrolloni gjithmonë me kujdes sendet tuaja, por edhe planet nëse do të shkoni me pushime me këtë shenjë. Ata janë shumë romantikë, prandaj nuk e kanë problem të jenë në plazhe të vështira për t’u aksesuar, ndërkohë që nuk e kanë problem të jenë në plazhe të paorganizuara – në fund të fundit, mendja e tyre mund të jetë një plazh kaq i “lirshëm”.
/vizionplus.tv -

Madonna për fëmijët në Gaza, i drejtohet Papës: Ju lutem shkoni atje para se të jetë tepër vonë
Në një postim të ri, Madonna përqendrohet në një tragjedi të madhe të kohës sonë, vdekjen e fëmijëve nga uria në Rripin e Gazës, me rastin e ditëlindjes së djalit të saj, Rocco.
Siç shkruan ajo në mbishkrimin e postimit të saj në Instagram: “Politika nuk mund të sjellë ndryshim. Vetëm ndërgjegjja mundet. Kështu që i drejtohem një njeriu të Zotit. Sot është ditëlindja e djalit tim, Rocco. Mendoj se dhurata më e mirë që mund t’i jap si nënë është t’u kërkoj të gjithëve të bëjnë çmos për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve të pafajshëm të zënë në zonën e zjarrit në Gaza. Nuk po tregoj me gisht, nuk po fajësoj, nuk po mbaj anë. Të gjithë po vuajnë. Dhe nënat e pengjeve. Lutem edhe për lirimin e tyre. Po përpiqem të bëj çmos që këta fëmijë të mos vdesin nga uria .”
Ajo thote;
“Atë i Shenjtë,
“Ju lutem shkoni në Gaza dhe ndriçoni fëmijët para se të jetë tepër vonë. Si nënë, është e padurueshme për mua t’i shoh ata duke u torturuar . Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Dhe ju jeni i vetmi që askush nuk mund t’ia mohojë hyrjen.”
” Portat humanitare duhet të hapen gjerësisht për të shpëtuar këta fëmijë të pafajshëm.”
” Nuk ka më kohë .”
“Të lutem thuaj që do të shkosh.”
» Me dashuri,
“Madona “.
Shikoni postimin e saj të ri: