Tag: shkollor

  • Sula: 900 shkolla të shndërruara në fantazma, Shqipëria ndodhet në prag shpërbërje

    Sula: 900 shkolla të shndërruara në fantazma, Shqipëria ndodhet në prag shpërbërje

    Drejtuesja e departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, u shpreh me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor se situata në Shqipëri është alarmante.
    Rreth 900 shkolla në mbarë vendin nuk janë më shkolla, por fantazma, dëshmi të heshtura të një kombi që po zbehet. Ndër to, disa shkolla të reja, me kosto marramendëse ndërtimi i kanë dhëna klasat për shërbime postare, shëndetësore etj. Ndërsa shkollat shuhen, në Astir, zonë me përqendrim të lartë të popullsisë prej 70 000 banorë ende nuk ka një institucion të arsimit publik”, u shpreh ndër të tjera ajo.
    Deklarata
    Të dashur nxënës, mësues e prindër,Në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor, Partia Demokratike ju shpreh urime te përzemërta!Urime të veçanta për vogëlushët që ulen në bankat e klasës së pare!Dita e parë e shkollës na tregon më së miri se Rilindja ka ndërtuar me shumë zell fasada të arsimit, por e ka e rrënuar çdo ditë strukturalisht atë, por sot as fasada nuk e fsheh dot më krizën.Sot shkollat tona nuk janë më tempuj të dijes, por plagë të hapura të kombit që rrjedhin nga shpopullimi.Bankat e zbrazëta dhe klasat e mbyllura janë pasqyra më e qartë e braktisjes së vendit, britma të heshtura apelimi të fëmijëve të larguar.Të dhënat ndërkombëtare tregojnë se 10 % e shqiptarëve synojnë të largohen në harkun kohor të një viti, sepse këtu nuk kanë mundësi për të mbijetuar: mijëra nxënës më pak se viti i kaluar ndjekin arsimin parashkollor, mijëra më pak të regjistruar në klasën e pare, e mijëra më pak ndjekin ciklin e detyruar shkollor e atë të mesëm.Vetëm në qarkun e Korçës arsimdashëse janë rreth 4000 nxënës më pak: 22 shkollave u është vënë dryni, dhjetëra klasave të para pa asnjë regjistrim sepse vogëlushët kanë marrë rrugën e emigrimit me prindërit. Ndërkohë tri shkollat e qytetit, dikur krenari lokale e kombëtare, sot rrezikojnë të kalojnë në shkolla vartëse për shkak të uljes drastike të numrit të nxënësve.Në të njëjtën gjendje janë të gjitha qarqet.Rreth 900 shkolla në mbarë vendin nuk janë më shkolla, por fantazma, dëshmi të heshtura të një kombi që po zbehet. Ndër to, disa shkolla të reja, me kosto marramendëse ndërtimi i kanë dhëna klasat për shërbime postare, shëndetësore etj. Ndërsa shkollat shuhen, në Astir, zonë me përqendrim të lartë të popullsisë prej 70 000 banorë ende nuk ka një institucion të arsimit publik.

    Viti që po nis sot mbart sezonat e vitit të kaluar shkollor. Klima e dhunës dhe bullizimit regjistroi një zinxhir gjëmash në Gjirokastër, Fier, Mat etj. Vrasja me thikë nga bashkëmoshatari e 15 vjeçarit Martin Cani në dyert e shkollës në mes të Tiranës, është ende e pashlyeshme.
    Rritja e konfliktualitetit, veçimi, dhuna, bullizimi janë ankth për prindërit, një pjesë e të cilëve vetëm për çështje të sigurisë po i kalojnë fëmijët në shkolla jo publike.
    Sipas treguesve ndërkombëtarë gati gjysma e popullsisë mbi 15 vjeç nuk është në gjendje të lexojë dhe të shkruajë një deklarate të thjeshtë dhe ta kuptojë atë, as të bëjnë llogari të thjeshtë në aritmetikë.
    Partia-shtet e ka braktisur arsimin prej vitesh – Jemi në fund të botës për arritje arsimore. UNESCO ka kërkuar në mënyrë urgjente rritjen e financimit dhe shpërndarjen efikase të burimeve, por qeveria as e ka marrë parasysh alarmin e kuq.
    Testet e maturës shtetërore, dolën të gjitha publikisht në minutat e para të provimit, ndërsa ministria shprehej me krenari se dalja e testeve nuk e cenon procesin.
    Familjet duhet të marrin borxhe për të përgatitur fëmijët për shkollë – vetëm tekstet e lëndëve të klasës 10 kushtojnë rreth 15 000 lekë.
    Viti shkollor që sapo ka nisur i gjen mësuesit me pagën më të ulët krahasuar me mësuesit e vendeve të rajonit, ndërsa janë nën presionin konstant politik.
    33 % e mësuesve u diskriminuan nga paga e grupit dhe ende se kanë gjetur të drejtën se shteti të merr peng të drejtën që mësuesit kanë gëzuar me dhjetëra vite.
    Mësuesit jo vetëm në zonat rurale dhe malore, por edhe në Tiranë janë të pasigurt për vendin e punës prej rënies së numrit të nxënësve, një pjesë kanë kaluar në rolin e mësuesit ndihmës, shumica presin me shqetësim nëse do të plotësohen me ngarkesën mësimore, ndërsa shumë të tjerë janë larguar në emigrim.
    Portali për mësues nuk është i Shqipërisë, por i partisë sepse fitimi i vendit të punës është ekskluzivisht pronë e partisë shtet.-Për skemën e mashtrimit ‘Klea Rama’, ku qindra maturantë u mashtruan se do të studionin në universitete në ShBA, një i ri anonim vuan dënimin për shkeljen e ligjit, ndërsa asnjë drejtuesi nuk i hyri gjembi në këmbë, madje zonja Klotilda Jaupi e lidhur drejtpërdrejt me skemën e mashtrimit vijon të drejtojë një prej shkollave të mesme më të mirë të vendit, gjimnazin ‘Qemal Stafa’.Të nderuar qytetarë,Pas 12 vitesh të Rilindjes nuk mund të flasim më për mungesë vëmendjeje por për vetëdije shtetërore për të braktisur fëmijët, dijen, të ardhmen e kombit-i cili për fatin tonë të keq, tashmë nuk është më në krizë, por drejt shpërbërjes.

  • Nis viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para nuk patën asnjë regjistrim

    Nis viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para nuk patën asnjë regjistrim

    Sot nisi viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës u ulen në bankat e shkollës.
    Permes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Arsimit njoftoi se në total janë 31 mijë mësues, ndërsa këtë vit është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara. Konkretisht janë 2,260 mësues ndihmës, një rritje prej 150 më shumë se në vitin 2024.
    Transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues. Po ashtu, janë të disponueshme 3,500 bursa për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare.
    Librat janë shpërndarë falas për të vegjlit që i rikthehen shkollës. Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Elbasan u bë shpërndarja e librave për fëmijët në çdo shkollë.
    Diku të mirëmbajtura e diku më pak, prindërit në masë kanë nxituar të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, por ndërkohë, sipas buxheteve, ndajnë mendime të ndryshme mbi koston e materialeve të tjera shkollore.
    Ndërkohë, në Korçë viti i ri shkollor nis me një rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve. Krahasuar me një vit më parë, janë 3 726 më pak, duke e ulur shifrën nga 21 080 në 17 354 nxënës.
    Kjo situatë ka bërë që në qytetin e Korçës disa shkolla të bashkohen, ndërsa dhjetëra klasa të para nuk janë hapur pasi nuk kanë pasur regjistrime. Sipas nënkryetarit të sindikatës së mësuesve në Korçë, reduktimi me gati një të katërtën e nxënësve është një tregues alarmant që kërkon ndërhyrje emergjente në sistemin arsimor. E njejta situatë është edhe në qytete të tjera të vendit.
    Ulja e numrit të nxënësve reflektohet edhe tek mësuesit, të cilët mbeten pa ngarkesë mësimore. Një pjesë e tyre pritet të kalojë si mësues ndihmës ose të angazhohet në programe pas shkollore.

  • Viti i ri shkollor/ PD: 900 shkolla të shndërruara në fantazma! Shqipëria në prag shpërbërje

    Viti i ri shkollor/ PD: 900 shkolla të shndërruara në fantazma! Shqipëria në prag shpërbërje

    DEKLARATA E DREJTUESES SË DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD, LILI SULA
    Të dashur nxënës, mësues e prindër,
    Në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor, Partia Demokratike ju shpreh urime te përzemërta!
    Urime të veçanta për vogëlushët që ulen në bankat e klasës së pare!
    Dita e parë e shkollës na tregon më së miri se Rilindja ka ndërtuar me shumë zell fasada të arsimit, por e ka e rrënuar çdo ditë strukturalisht atë, por sot as fasada nuk e fsheh dot më krizën.
    Sot shkollat tona nuk janë më tempuj të dijes, por plagë të hapura të kombit që rrjedhin nga shpopullimi.
    Bankat e zbrazëta dhe klasat e mbyllura janë pasqyra më e qartë e braktisjes së vendit, britma të heshtura apelimi të fëmijëve të larguar.
    Të dhënat ndërkombëtare tregojnë se 10 % e shqiptarëve synojnë të largohen në harkun kohor të një viti, sepse këtu nuk kanë mundësi për të mbijetuar: mijëra nxënës më pak se viti i kaluar ndjekin arsimin parashkollor, mijëra më pak të regjistruar në klasën e pare, e mijëra më pak ndjekin ciklin e detyruar shkollor e atë të mesëm.
    Vetëm në qarkun e Korçës arsimdashëse janë rreth 4000 nxënës më pak: 22 shkollave u është vënë dryni, dhjetëra klasave të para pa asnjë regjistrim sepse vogëlushët kanë marrë rrugën e emigrimit me prindërit. Ndërkohë tri shkollat e qytetit, dikur krenari lokale e kombëtare, sot rrezikojnë të kalojnë në shkolla vartëse për shkak të uljes drastike të numrit të nxënësve.
    Në të njëjtën gjendje janë të gjitha qarqet.
    Rreth 900 shkolla në mbarë vendin nuk janë më shkolla, por fantazma, dëshmi të heshtura të një kombi që po zbehet. Ndër to, disa shkolla të reja, me kosto marramendëse ndërtimi i kanë dhëna klasat për shërbime postare, shëndetësore etj. Ndërsa shkollat shuhen, në Astir, zonë me përqendrim të lartë të popullsisë prej 70 000 banorë ende nuk ka një institucion të arsimit publik.
    •       Viti që po nis sot mbart sezonat e vitit të kaluar shkollor. Klima e dhunës dhe bullizimit regjistroi një zinxhir gjëmash në Gjirokastër, Fier, Mat etj. Vrasja me thikë nga bashkëmoshatari e 15 vjeçarit Martin Cani në dyert e shkollës në mes të Tiranës, është ende e pashlyeshme.
    •       Rritja e konfliktualitetit, veçimi, dhuna, bullizimi janë ankth për prindërit, një pjesë e të cilëve vetëm për çështje të sigurisë po i kalojnë fëmijët në shkolla jo publike.
    •       Sipas treguesve ndërkombëtarë gati gjysma e popullsisë mbi 15 vjeç nuk është në gjendje të lexojë dhe të shkruajë një deklarate të thjeshtë dhe ta kuptojë atë, as të bëjnë llogari të thjeshtë në aritmetikë.
    •       Partia-shtet e ka braktisur arsimin prej vitesh – Jemi në fund të botës për arritje arsimore. UNESCO ka kërkuar në mënyrë urgjente rritjen e financimit dhe shpërndarjen efikase të burimeve, por qeveria as e ka marrë parasysh alarmin e kuq.
    •       Testet e maturës shtetërore, dolën të gjitha publikisht në minutat e para të provimit, ndërsa ministria shprehej me krenari se dalja e testeve nuk e cenon procesin.
    •       Familjet duhet të marrin borxhe për të përgatitur fëmijët për shkollë – vetëm tekstet e lëndëve të klasës 10 kushtojnë rreth 15 000 lekë.
    •       Viti shkollor që sapo ka nisur i gjen mësuesit me pagën më të ulët krahasuar me mësuesit e vendeve të rajonit, ndërsa janë nën presionin konstant politik.
    •       33 % e mësuesve u diskriminuan nga paga e grupit dhe ende se kanë gjetur të drejtën se shteti të merr peng të drejtën që mësuesit kanë gëzuar me dhjetëra vite.
    •       Mësuesit jo vetëm në zonat rurale dhe malore, por edhe në Tiranë janë të pasigurt për vendin e punës prej rënies së numrit të nxënësve, një pjesë kanë kaluar në rolin e mësuesit ndihmës, shumica presin me shqetësim nëse do të plotësohen me ngarkesën mësimore, ndërsa shumë të tjerë janë larguar në emigrim.
    •       Portali për mësues nuk është i Shqipërisë, por i partisë sepse fitimi i vendit të punës është ekskluzivisht pronë e partisë shtet.
    -Për skemën e mashtrimit ‘Klea Rama’, ku qindra maturantë u mashtruan se do të studionin në universitete në ShBA, një i ri anonim vuan dënimin për shkeljen e ligjit, ndërsa asnjë drejtuesi nuk i hyri gjembi në këmbë, madje zonja Klotilda Jaupi e lidhur drejtpërdrejt me skemën e mashtrimit vijon të drejtojë një prej shkollave të mesme më të mirë të vendit, gjimnazin ‘Qemal Stafa’.
    Të nderuar qytetarë,
    Pas 12 vitesh të Rilindjes nuk mund të flasim më për mungesë vëmendjeje por për vetëdije shtetërore për të braktisur fëmijët, dijen, të ardhmen e kombit-i cili për fatin tonë të keq, tashmë nuk është më në krizë, por drejt shpërbërjes.

  • Viti i ri shkollor/ Presidenti Begaj: Shkolla e fortë formëson qytetarë të ditur

    Viti i ri shkollor/ Presidenti Begaj: Shkolla e fortë formëson qytetarë të ditur

    Urimet për çeljen e vitit të ri shkollor, Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj, i përcolli nga shkolla e tij e vendlindjes në fshatin Gosë. Presidenti Begaj u takua me nxënës, mësues e prindër gjatë vizitës në këtë shkollë, nga ku uroi suksese në mbarëvajtjen e mësimit dhe edukimit, duke theksuar rëndësinë që ka shkolla në formësimin e individit dhe shoqërisë dhe në kultivimin e vlerave njerëzore.
    “Një shkollë e fortë formëson qytetarë të ditur. Qytetarët e ditur ndërtojnë shoqëri të zhvilluar, të ardhme të ndritur dhe Shqipëri të fortë.
    Uroj, besoj dhe shpresoj që ju të jeni një brez që e do gjuhën shqipe, ka pasionin e dijes, përqafon teknologjinë, çmon dhe respekton njëri-tjetrin”. Një mesazh të veçantë Presidenti i Republikës përcolli për nxënësit e klasës së parë, më të cilët ndau eksperiencën e tij në shkollën e fshatit Gosë, duke u shprehur se këtu fillon baza e dijes, mësimet e para, ndërtohet një përvojë e pasur dhe miqësi të reja.
    “Fillimi i vitit shkollor është gjithmonë emocion i madh, pikënisje që shënon një kapitulli të ri në jetën tuaj dhe të mijëra nxënësve”.
    Ndërsa theksoi integrimin e shkollave me risitë teknologjike, Presidenti i Republikës theksoi në mesazhin e tij rëndësinë që ka shkolla në ruajtjen e vlerave njerëzore:
    “Shkolla nuk është vetëm vendi ku mësojmë lëndë dhe libra, është vendi ku formësojmë vlera. Çdo shtator është sfidë, përgjegjësi dhe mundësi para të gjithëve: nxënësve, mësuesve, prindërve dhe shoqërisë. Teknologjia dhe rrjetet sociale janë mjete të fuqishme, por ato nuk mund të zëvendësojnë respektin, miqësinë dhe dashurinë për njëri-tjetrin”.
    Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e respektimit të ndërsjellë në shkollë, në mënyrë që askush të mos ndihet i përjashtuar dhe, gjithashtu, theksoi se ky edukim duhet të nisë nga familja. E krahas sfidave, nxënësve u uroi t’i jetojnë vitet e shkollës me punë e pasion, duke qenë kërkues për dijen. Këto vite janë thesari juaj më i madh, janë suksesi i të ardhmes suaj. Kushtojuni rëndësi, mësoni me përkushtim, por edhe me gëzim. Jini kurioz, pyesni, kërkoni, studioni, zbuloni dhe ëndërroni çdo ditë. Bëni shokë dhe shoqe. Gëzojeni jetën tuaj me miqësitë më të bukura e më të vërteta të jetës.
    Mësuesve u shprehu mirënjohje për misionin fisnik: “Mësuesia është profesion i pasionit dhe sakrificës, është profesion i jetës, profesion që ndërton të ardhmen e kombit. Kontributi juaj mbetet i pashlyeshëm”. Një rëndësi të veçantë në këtë mesazh Presidenti Begaj i kushtoi gjuhës shqipe.
    “Si President i kam kushtuar rëndësi të posaçme gjuhës dhe alfabetit shqip. U gëzova vërtet shumë kur mësova nga drejtoresha juaj që jeni ndër kampionët e shkollave në këtë lëndë. Në kohën kur mbizotëron teknologjia dhe imazhi është i plotfuqishëm, gjuha shqipe mbetet çelësi i ndërlidhjes dhe i suksesit afatgjatë”.

  • Nis zyrtarisht viti shkollor 2025-2026/ Rreth 345 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës në të gjithë Shqipërinë

    Nis zyrtarisht viti shkollor 2025-2026/ Rreth 345 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës në të gjithë Shqipërinë

    foto ilustruese

    TIRANË- Ka nisur sot zyrtarisht viti i ri shkollor në të gjitha shkollat në vend. Rreth 345 mijë nxënës ulen sot në bankat e shkollave. Ndërsa 26,500 fëmijë fillojnë klasën e parë, duke nisur kështu rrugëtimin e tyre në botën e dijes. Këtë vit procesi mësimor do të zhvillohet nën kujdesin e 31 mijë mësuesve në sistemin arsimor publik.
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastriliu ka zgjedhur një videomesazh në rrjetet sociale duke uruar nxënësit, prindërit dhe mësuesit për nisëjen e viti të ri shkollor 2025-2026.
    “Një urim i përzemërt për vitin e ri shkollor për 345 mijë nxënës në të gjithë vendin, e në mënyrë të veçantë për mbi 26.500 fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, duke nisur rrugëtimin e bukur drejt dijes. Për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, uroj një vit të mbushur me suksese, dije dhe gëzim. Na shkoftë mbarë”, ka shkruar Manastirliu në Facebook.
    Urimi për fillimin e vitit të ri shkollor erdhi dhe nga kryeministri i vendit, Edi Rama veçanërisht për 26 500 nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
    “MIRËMËNGJES! Dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë “, shkruan Rama në Facebook.
    Ministria e Arsimit ka lajmëruar më parë se këtë vit shkollor është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara, me një total prej 2.260 mësuesish ndihmës, 150 më shumë se një vit më parë. Viti i ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë dhe të mesëm do të mbyllet më 12 qershor. Për maturantët, mësimi do të mbyllet më 25 maj 2026, ndërsa provimet janë parashikuar mes datave 1-26 qershor. Nxënësit e klasave të 9-ta do e mbyllin mësimin më 29 maj, ndërsa provimet do mbahen në 15-26 qershor 2026./ZËRI

  • Bylykbashi uron nxënësit për vitin e ri: Shkolla më e vjetër e Elbasanit do të ristrukturohet

    Bylykbashi uron nxënësit për vitin e ri: Shkolla më e vjetër e Elbasanit do të ristrukturohet

    Deputetja e zgjedhur më 11 maj, Aulona Bylykbashi, ka uruar sot nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor nga shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Elbasan, një prej institucioneve më të vjetra dhe më me traditë të qytetit, nga e cila kanë dalë shumë prej figurave elitare të tij.
    Në mesazhin e saj, Bylykbashi u ndal veçanërisht tek 26,500 fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duke theksuar rëndësinë e arsimit si themel i së ardhmes. Ajo solli gjithashtu lajmin se shumë shpejt shkolla “Naim Frashëri” do t’i nënshtrohet një ristrukturimi total, që do t’i japë godinës kushte moderne dhe të denja për mësimdhënie.

    “Ju uroj një vit të mbarë shkollor, plot dije, energji dhe suksese. Fëmijët tanë janë e ardhmja dhe ne kemi detyrimin t’u ofrojmë mundësi sa më të mira për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu, në qytetin tonë”, u shpreh Bylykbashi.
    Deputetja nënvizoi se investimet në arsim mbeten prioritet dhe se do të punojë që Elbasani të ketë shkolla shembull, ku tradita ndërthuret me standardet më bashkëkohore.
     

  • Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave!

    Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave!

    Kryeministri Edi Rama ka uruar sot 345 mijë nxënës që ulen në bankat e shkollave për vitin e ri shkollor 2025-2026.
    Në një postim në rrjetet sociale, Rama i ka kushtuar një urim të veçantë edhe 26,500 nxënësve të klasave të para, të cilët nisin sot rrugëtimin e tyre të parë në arsim.Lexo edhe :Related Posts
    “Mirëmëngjes dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

    /vizionplus.tv

  • Gati për zilen e parë/ Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

    Gati për zilen e parë/ Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

    Të hënën e 8 shtatorit, nis viti i ri shkollor në vendin. Nxënësit do t’u drejtohen bankave të shkollës pas pushimeve verore.
    Këtë vit, punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë në shkolla do të punojnë me një udhëzues të ri, të rishikuar sipas standardeve të përditësuara, për të garantuar një klimë të qetë dhe të sigurt në shkolla. Përmirësimi i protokolleve të punës është pjesë e Planit të Sigurisë në Shkolla, të ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

  • Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

    Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

    Të hënën e 8 shtatorit, nis viti i ri shkollor në vendin.
    Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka uruar suksese nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave.
    365 mijë nxënës nisin këtë të hënë mësimin, nga ku 26,500 prej tyre janë nxënës të klasave të para.
    “Mirëmëngjes dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.