Tag: shkollor

  • Ja çfarë përfshin programi qeverisës për arsimin/ Paga mesatare e mësuesve 1250 euro, integrim të AI dhe..

    Ja çfarë përfshin programi qeverisës për arsimin/ Paga mesatare e mësuesve 1250 euro, integrim të AI dhe..

    Shtylla e tretë e programit qeverisës “Rama 4” është Mirëqenia për të gjithë. Në programin të siguruar nga Report TV, sa i përket arsimit, theksohet synimi për të rritur pagat e mësuesve në 1,250 euro deri në 2029, ndërtimi i 200 shkollave të reja dhe 1 mijë laboratorëve inteligjentë.  
    Një tjetër objektiv i qeverisë është dixhitalizimi i arsimit dhe testimeve, kurrikula të reja me Inteligjencë Artificiale dhe integrimi në mësimdhënie, zgjerimi i shërbimeve online.  Pritet të ngrihet edhe një agjenci e specializuar dhe e certifikuar sipas standarteve ndërkombëtare, që do të bëjë të mundur njohjen automatike të diplomave.  
    Programi parashikon gjithashtu programe ushqimi pas shkollore dhe në çdo bashki, ngritjen e një shoqërie publike të transportit shkollor dhe ofrimin e këtij shërbimi falas për nxënësit dhe mësuesit që jetojnë larg institucioneve arsimore. Synohet edhe dyfishimi i nxënësëve në arsimin profesional, dhe përfshirja e diasporës në hartim politikash, mësimdhënie dhe kërkim shkencor. 
    Disa nga prioritetet kryesore për arsimin: 
    – Zbatojmë programin e ushqimit në çdo bashki qendër qarku dhe nisim një program të ri pas-shkollor (after school), brenda mandatit të katërt. 
    – Zhvillojmë kurrikula të reja ku teknologjia digjitale, inovacioni dhe inteligjenca artificiale janë pjesë integrale, ndërsa të gjithë mësuesit trajnohen për t’i zbatuar ato me aftësi digjitale dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies. 
    – Digjitalizojmë arsimin dhe integrojmë inteligjencën artificiale në mësimdhënie e mësimnxënie, duke siguruar tekste shkollore online përmes platformës SMIP dhe shërbime digjitale të plota nga regjistrimet deri te komunikimi me prindërit. 
    – Ngremë shoqërinë publike të transportit shkollor dhe nisëm ofrimin e transportit falas për nxënësit dhe mësuesit që udhëtojnë në distancë nga vendbanimi i tyre, në zona të caktuara. 

  • Viti shkollor fillon me më pak nxënës, 629 fëmijë braktisën Kosovën

    Viti shkollor fillon me më pak nxënës, 629 fëmijë braktisën Kosovën

    Shkollave të Kosovës i munguan hiç më pak se 629 nxënës. Ata nuk i braktisën vetëm bankat shkollore, por dhe Kosovën.Viti i ri shkollor filloi si çdo vit me një shtator në të gjitha shkollat e Kosovës. Por jo të gjithë nxënësit u kthyen në bankat e shkollës. Shkollave të Kosovës i munguan 629 nxënës.Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë 629 nxënës,  kanë  braktisur shkollat dha ja larguar nga Kosova gjatë vitit shkollor 2024/25.Sipas të dhënave zyrtare, nga ky numër  i nxënësve të larguar 350 janë djem, ndërsa 279 vajza.Fenomeni i largimit të nxënësve nuk është shpërndarë njëtrajtësisht në të gjitha komunat.Komunat me numrin më të madh të fëmijëve që kanë ndërprerë shkollimin janë Gjakova me 89 nxënës, Malisheva me 84, Gjilani me 74, Prizreni me 66 dhe  Suhareka me 61.Në qytetin e Pejës  46 nxënës e kanë braktisur shkollën, pasuar nga Lipjani nga i cili janë larguar  34 nxënës.Rahovecin e kanë braktisur 27 nxënës, ndërkaq Istogun 20.  E nga Deçani dhe Podujeva janë larguar nga shkolla 19 nxënës.Megjithëse kryeqyteti Prishtina e ka numrin më të madh të banorëve, vazhdon të ketë numër të vogël të nxënësve që kanë braktisur shkollat, krahasuar me komunat tjera.  Në Prishtinë vetëm 9 nxënës e kanë braktisur shkollën gjatë një viti dhe janë larguar nga Kosova.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kartolina fëmijëve nga burgu i Peqinit, për nisjen e vitit shkollor: Babi është gjithmonë këtu për ty!

    Kartolina fëmijëve nga burgu i Peqinit, për nisjen e vitit shkollor: Babi është gjithmonë këtu për ty!

    Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, që nisi me 8 shtator, të dënuarit në burgun e Peqinit u kanë dërguar kartolina urimi fëmijëve të tyre.
    Fillimi i vitit të ri shkollor solli emocione të veçanta jo vetëm për nxënësit, por edhe për prindërit e tyre që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit.
    Të dënuarit në këtë institucion shprehën dashurinë dhe krenarinë e tyre për fëmijët, duke i inkurajuar që të përqafojnë dijen.
    “Gëzuar ditën e parë të shkollës, zemra e babit!’
    Sot fillon një udhëtim i ri, plot dije, miq të rinj dhe aventura të bukura.
    Ji kurajoz, dëgjo me zemër dhe mos harro që babi është gjithmonë këtu për të të mbështetur e për të të dashur pa fund’, shkruhet në disa prej kartolinave të prindërve.

    gijotina.com/

  • ë dënuarit në burgun e Peqinit u dërgojnë kartolina urimi fëmijëve për vitin e ri shkollor: Babi është gjithmonë këtu për ty

    ë dënuarit në burgun e Peqinit u dërgojnë kartolina urimi fëmijëve për vitin e ri shkollor: Babi është gjithmonë këtu për ty

    Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, që nisi me 8 shtator, të dënuarit në burgun e Peqinit u kanë dërguar kartolina urimi fëmijëve të tyre.
    Fillimi i vitit të ri shkollor solli emocione të veçanta jo vetëm për nxënësit, por edhe për prindërit e tyre që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit.
    Të dënuarit në këtë institucion shprehën dashurinë dhe krenarinë e tyre për fëmijët, duke i inkurajuar që të përqafojnë dijen.
    “Gëzuar ditën e parë të shkollës, zemra e babit!’
    Sot fillon një udhëtim i ri, plot dije, miq të rinj dhe aventura të bukura.
    Ji kurajoz, dëgjo me zemër dhe mos harro që babi është gjithmonë këtu për të të mbështetur e për të të dashur pa fund’, shkruhet në disa prej kartolinave të prindërve.

    gijotina.com/

  • ‘Në vend që ta mbronin, e lanë të vritej…’/ Nëna e Martin Canit ndan mesazhin prekës në nisje të vitit të ri shkollor

    ‘Në vend që ta mbronin, e lanë të vritej…’/ Nëna e Martin Canit ndan mesazhin prekës në nisje të vitit të ri shkollor

    Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli” ka bërë një reagim prekës në nisje të këtij viti shkollor.

    Përmes një postimi në rrjete sociale, nëna e Martinit thekson dhimbjen që ndjen për humbjen e të birit, ndërsa ka akuzuar mësuesit se këta të fundit nuk e mbrojtën dhe nuk vunë në dijeni për zënkën që kishte me autorin (bashkëmoshatarin Mario Përlleshaj).

    Sipas saj, ishte neglizhenca e mësuesve që çoi në tragjedi. 

    Postimi i nënës së Martin Canit

    I dashur Martin Po fillon nje vit i ri shkollor pa ty dhe zemra ime nuk duron kete boshellek. Une ndjehem e humbur, e thyer e plagosur. Cdo dite qe kalon eshte e rende me mungon buzeqeshja jote, dashurija energjia dhe pranija jote. Martini im ti ishe drite e syve te mi enderra ime shpresa ime. Ikja jote mizore ng kjo bote me mori frymen por nuk mund te marre kurre dashurine per ty as vdekja nuk mund te ta shuaje. Dhimbja ime behet edhe me e madhe kur mendoje se kjo tragjedi mund te ishte shmangur. Mesuesit nuk te mbrojten dhe nuk vune ne dijeni per zenken qe kishe me moshatarin tend. Ishte neglizhenca e tyre qe coji deri ketu sepse po te kishin qene me vigjilentë Une sot do ta kisha ende ne jet driten syve te mi.

  • Policia mesazh për nxënësit e mësuesit me rastin e vitit të ri shkollor: Rrisim sigurinë!

    Policia mesazh për nxënësit e mësuesit me rastin e vitit të ri shkollor: Rrisim sigurinë!

    Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka uruar nxënësit dhe mësuesit me rastin e vitit të ri shkollor.

    Përmes një mesazhi, Proda është shprehur se Policia e Shtetit do të jetë pranë nxënësve e mësuesve, për të garantuar mjedise të sigurta brenda dhe rreth shkollave.

    Po ashtu, ai ka ftuar të gjithë aktorët që i ngarkon ligji për zbatimin e masave të përcaktuara në Paketën e Sigurisë në Shkolla, që të kontribuojnë në interesin e përbashkët, sigurinë e fëmijëve.

    Mesazhi i Prodës:

    Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

    Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

    Çdo fillim i vitit të ri shkollor është një emocion i madh për të gjithë, sepse aty ndërtohet e ardhmja e fëmijëve tanë. Për Policinë e Shtetit, siguria në shkolla është dhe mbetet prioriteti ynë kryesor.

    Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, oficerët e sigurisë në shkolla, mësuesit, drejtuesit e shkollave, prindërit dhe qeveritë e nxënësve, Policia e Shtetit do të jetë pranë jush përmes Patrullave të Përgjithshme, strukturave të Policimit në Komunitet, Policisë Rrugore dhe Policisë Kriminale, për të garantuar mjedise të sigurta brenda dhe rreth shkollave.

    Ne besojmë se vetëm së bashku mund t’u japim fëmijëve tanë atë që meritojnë: një vit të qetë, të sigurt dhe të mbushur me dije.

    Ftoj të gjithë aktorët që i ngarkon ligji për zbatimin e masave të përcaktuara në Paketën e Sigurisë në Shkolla, që të kontribuojnë në interesin e përbashkët: sigurinë e fëmijëve tanë.

    Uroj një vit të mbarë shkollor për të gjithë nxënësit, për fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët nuk u shoqëruan sot në shkollë nga prindërit, për shkak të angazhimit në detyrë, dhe në veçanti për fëmijët e dëshmorëve të Policisë.

    Drejtues Madhor Ilir Proda

    Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

  • “60% e nxënësve analfabetë”, PL ngre alarmin: 115 mijë nxënës të humbur në 5 vite, qindra shkolla të mbyllura

    “60% e nxënësve analfabetë”, PL ngre alarmin: 115 mijë nxënës të humbur në 5 vite, qindra shkolla të mbyllura

    Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka ngritur alarmin për situatën e rënduar në arsimin parauniversitar në nisje të vitit të ri shkollor.
    Në një deklaratë publike, ajo shprehu shqetësimin për rënien dramatike të numrit të nxënësve, mbylljen e dhjetëra shkollave, kushtet e vështira të mësuesve dhe mungesën e investimeve reale në arsim.
    Sipas saj, qeveria po përdor propagandën për të fshehur dështimet, ndërkohë që familjet shqiptare përballen me kosto të papërballueshme për shkollimin e fëmijëve.
    Deklarata e Zv. Presidentes së Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho:
    Përshëndetje!
    Dua ta nis këtë komunikim me ju me një urim për të gjithë nxënësit dhe mësuesit që nisin sot vitin e ri shkollor. Një urim të veçantë për të gjithë vogëlushët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe një mirënjohje të veçantë për qindra mësues që punojnë në kushte aspak të lehta.
    Fatkeqësisht, edhe ky vit shkollor nis me probleme të cilat janë mbartur nga viti i kaluar, madje edhe janë thelluar. Dua ta filloj me alarmin e rënies së numrit të nxënësve në të gjithë Shqipërinë dhe si pasojë edhe mbylljen e shkollave.
    Shpopullimi vijon me ritme të larta dhe më qartë se kudo tjetër e shohim sot te 17 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar. Zbrazja e shkollave është e frikshme. Kemi humbur mbi 115 mijë nxënës në 5 vjet. 22 shkolla të tjera kanë mbyllur dyert këtë vit për shkak të rënies drastike të numrit të nxënësve. Qindra mësues e nisin këtë vit shkollor me ankthin se vitin tjetër mund të mbeten pa punë, se nuk do të kenë nxënës.
    Shkollat e reja i shohim të shkëlqejnë në rrjetet sociale të ministrisë dhe pastaj me detyrim në çdo profil mësuese, por nuk kanë zgjidhur emergjencës që kanë lagje të tëra të Tiranës.
    Fëmijët e Saukut, Freskut e Astirit janë ende pa shkollë edhe në këtë vit të ri, ndërkohë që miliona euro hidhen për fasada dhe rikonstruksione. Në Astir, 70 mijë banorë të lagjes, nuk kanë as shkollë as kopësht për fëmijët. Problemi i dy turneve në Tiranë nuk ka marrë ende zgjidhje, ndërkohë që në rrethe klasat e bashkuara për shkak të rënies së numrit të nxënësve cenojnë rëndë cilësinë e procesit mësimor.
    Edhe këtë vit, me mijëra prindër janë të detyruar t’u drejtohen after-school dhe qendrave të kurseve, sepse shkolla mbaron në orën 11:00. Kjo e bën koston e arsimimit në shkolla publike njësoj sa ajo në shkolla private. Një prindi në Tiranë, i cili ka zgjedhur shkollën publike, i duhen rreth 3 milionë lekë të vjetra në vit, për t’i përballuar ato. Projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë” nuk arriti kurrë të bëhet alternativë që ofron zgjidhje reale. Premtimi për drekën në shkollat që duhej të hapeshin këtë shtator mori fund me fushatën elektorale.
    Këtyre kostove u shtohen librat, të cilat prindërit i blejnë çdo vit të reja, pasi tekstet falas që propagandon qeveria janë mashtrimi më i madh që u është bërë ndonjëherë atyre dhe fëmijëve të tyre. Kurrikulat kanë nevojë urgjente për reformim, pasi kanë mangësi të theksuara dhe nuk nxisin mendimin kritik, për të cilin nxënësit shqiptarë renditen të fundit në botë, sipas PIZA-s. Mbi 60% e nxënësve janë analfabetë funksionalë dhe kjo është alarmante.
    Shkolla si qendër komunitare ka dështuar. Mjafton të kujtojmë rastet e dhimbshme të vitit shkollor që lamë pas për të kuptuar shqetësimin e çdo prindi për pasigurinë në shkolla. Dhuna dhe bullizmi janë të pranishme në çdo shkollë. 60% e shkollave nuk kanë oficerë sigurie. Ky është tregues i mungesës së theksuar të seriozitetit me të cilin Ministria e Arsimit e sheh këtë shqetësim kaq të madh.
    Përveçse përpiqet të fshehë dështimin me të gjitha mënyrat, Ministria e Arsimit nuk ka hartuar asnjë strategji të qartë. Nuk ka asnjë studim dhe asnjë plan afatgjatë! Nuk ka politika nxitëse për degët e mësuesisë, ndërkohë që në pak vite vendi rrezikon të mbetet pa mësues.
    Arsimi vijon të mbetet i nënfinancuar, me më pak se 2.29% të PBB-së. Mësuesit janë më të keqpaguarit në rajon, shkollat në rrethe janë në gjendje të mjeruar. Ndërkohë që Ministria flet për digjitalizim e laboratorë smart, ka shkolla në Tiranë ku nuk ka as ujë apo ngrohje në dimër. Imagjinoni ç’ndodh në shkollat e rretheve.
    Të dashur nxënës, prindër e mësues. Për Partinë e Lirisë, arsimi mbetet mjeti më efektiv përmes të cilit mund të rindërtojmë Shqipërinë. Ne do të luftojmë krah jush për një arsim më cilësor dhe me standarde, sepse arsimi dhe fëmijët tanë janë kryepriopritet për ne!

  • Drejtori i Policisë së Shtetit, mesazh për nisjen e vitit të ri shkollor: Siguria e fëmijëve, prioritet kryesor

    Drejtori i Policisë së Shtetit, mesazh për nisjen e vitit të ri shkollor: Siguria e fëmijëve, prioritet kryesor

    Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka përcjellë një mesazh për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, ku thekson se siguria në shkolla mbetet prioriteti kryesor i Policisë.
    Mesazhi i Ilir Prodës:Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,
    Çdo fillim i vitit të ri shkollor është një emocion i madh për të gjithë, sepse aty ndërtohet e ardhmja e fëmijëve tanë. Për Policinë e Shtetit, siguria në shkolla është dhe mbetet prioriteti ynë kryesor.
    Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, oficerët e sigurisë në shkolla, mësuesit, drejtuesit e shkollave, prindërit dhe qeveritë e nxënësve, Policia e Shtetit do të jetë pranë jush përmes Patrullave të Përgjithshme, strukturave të Policimit në Komunitet, Policisë Rrugore dhe Policisë Kriminale, për të garantuar mjedise të sigurta brenda dhe rreth shkollave.
    Ne besojmë se vetëm së bashku mund t’u japim fëmijëve tanë atë që meritojnë: një vit të qetë, të sigurt dhe të mbushur me dije.
    Ftoj të gjithë aktorët që i ngarkon ligji për zbatimin e masave të përcaktuara në Paketën e Sigurisë në Shkolla, që të kontribuojnë në interesin e përbashkët: sigurinë e fëmijëve tanë.
    Uroj një vit të mbarë shkollor për të gjithë nxënësit, për fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët nuk u shoqëruan sot në shkollë nga prindërit, për shkak të angazhimit në detyrë, dhe në veçanti për fëmijët e dëshmorëve të Policisë.

  • Nisi sot viti i ri shkollor, mbi 26 mijë nxënës në klasën e parë

    Nisi sot viti i ri shkollor, mbi 26 mijë nxënës në klasën e parë

    Është dita e parë e shkollës, një ditë që mbetet në kujtesën e çdo fëmije si një fillim i veçantë. Oborret gumëzhijnë nga zërat e nxënësve, mes buzëqeshjeve e përqafimeve.
    Nxënësit mbajnë në duar lule shumëngjyrëshe në shenjë mirënjohjeje për mësuesit e tyre.
    Në mes të fëmijëve të klasës së parë, e shoqëruar nga familjarët e saj, është edhe Everli. Me sytë që i shkëlqejnë nga kureshtja, ajo nis rrugëtimin drejt botës së dijes. Për të, kjo ditë është një festë e bukur dhe emocionuese.

    “Unë ndihem shumë e lumtur që kam filluar klasën e parë. Kam ardhur me hallën, babin, mamin dhe motrën. Mësuesja ishte shumë e mirë, unë i solla një tufë me lule.”, tha Everli Bixheku.
    Përtej gëzimit dhe festës, nuk mungojnë as lotët e disa vogëlushve të klasës së parë, për të cilët ky fillim është i vështirë.
    Edhe ata që prej vitesh ndjekin mësimin, shprehen se rikthimi në shkollë është çdo vit i veçantë.
    “Emocionet janë normalisht më ndryshe se klasat e tjera. Është viti i fundit, janë përgatitjet për testet e fundvitit dhe do të ndahemi nga shokët që kemi gjithë këto vite bashkë. Normalisht janë emocione më ndryshe.”
    Mes kësaj atmosfere mirëpritëse në shkolla, nuk munguan as urimet e ngrohta të mësuesve për një vit shkollor të plot arritje.
    “Fëmijëve të shkollës tonë dhe atyre të gjithë Shqipërisë, ju urojmë përparim, suksese, energji pozitive dhe dëshirën për të mësuar. Në shkollën tonë, interesi për t’u regjistruar ka qenë shumë i madh, çdo gjë ka shkuar shumë mirë.”, shprehet Luiza Topi, Drejtoreshë e shkollës “Servete Maçi”.
    Janë 345 mijë nxënës, prej të cilëve 26.500 ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Këtë vit, ministria ka njoftuar ashpërsim të masave të përdorimit të celularit në shkolla dhe një kod të ri etik për mësuesit. Në shkolla është vënë re shtimi i forcave të policisë që janë kujdesur për mbarëvajtjen e procesit.
    /vizionplus.tv

  • Fëmijët mbeten në rrugë në ditën e parë të shkollës, ZVA u heq transportin 185 nxënësve në Porto Romano

    Fëmijët mbeten në rrugë në ditën e parë të shkollës, ZVA u heq transportin 185 nxënësve në Porto Romano

    185 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në zonën e Porto Romanos, Durrës, nuk kanë mundur të zhvillojnë mësim në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Edhe pse shkolla e tyre ndodhet prej muajsh në proces rikonstruksioni, kjo nuk është arsyeja që fëmijët sot mbetën në rrugë.

    Shkaku i vërtetë është mungesa e mjetit të transportit, i cili deri në fund të vitit të kaluar shkollor i dërgonte fëmijët nga Porto Romano drejt shkollës pritëse “Neim Babameto” në zonën e Spitallës, dhe anasjelltas.

    Siç duket edhe në videon e siguruar nga vendngjarja, nxënësit ishin gati për të nisur mbarë vitin shkollor, por u kthyen në shtëpi, pasi asnjë mjet transporti nuk ishte vënë në dispozicion të tyre.

    Njoftimi i papritur i ZVA-së: Përdorni autobusin urban

    Sipas burimeve nga shkolla, drejtori është njoftuar të premten nga Zyra Vendore e Arsimit se për këtë vit shkollor nuk do të kishte më mjet transporti për nxënësit. Në vend të tij, fëmijëve dhe prindërve u është sugjeruar të përdorin linjën e transportit urban, që përshkon zonën, duke paguar vetë biletën vajtje-ardhje çdo ditë.

    Kjo ka sjellë zemërim të madh tek prindërit, të cilët e konsiderojnë vendimin absurd dhe diskriminues, duke qenë se shumë prej tyre nuk kanë mundësi ekonomike të përballojnë shpenzimet shtesë të përditshme për fëmijët.

    Paralajmërohet protestë: Rruga do të bllokohet të martën

    Prindërit dhe nxënësit kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste të martën në mesditë, me qëllim bllokimin e rrugës pranë shkollës “Met Hasa”. Ata kërkojnë që Bashkia e Durrësit dhe institucionet arsimore të reagojnë menjëherë dhe të rikthejnë transportin e sigurt për nxënësit.

    Sipas tyre, mësimi nuk mund të zhvillohet në këto kushte, dhe fëmijët nuk mund të penalizohen për paaftësinë apo neglizhencën e autoriteteve.