Tag: shkollën

  • Skandal! Kulla 19 kate e “Union Bank” devijon rrugën në hyrje të “Ali Demit” dhe uzurpon Shkollën “1 Maji”!

    Skandal! Kulla 19 kate e “Union Bank” devijon rrugën në hyrje të “Ali Demit” dhe uzurpon Shkollën “1 Maji”!

    Një kullë 19 kate, e projektuar për t’u ndërtuar në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, do të ndryshojë tërësisht hyrjen për në lagjen “Ali Demi”. Kulla do të marrë një pjesë të rrugës dhe të shkollës “1 maji”, për t’i përdorur për ambiente për godinën shumëkatëshe.
    Sipas dokumenteve, kulla 19 katë do të ndërtohet nga “Union Bank”, ndërsa ka kaluar edhe në Këshillit Kombëtar të Territorit. Në dokumente thuhet se është miratuar “leja e zhvillimit për objektin ‘strukturë administrative 19 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë ‘Union Bank HQ Albania’, me vendndodhje në Bulevardin ‘Bajram Curri’, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë ‘Union Bank’, ‘Auto City’ dhe ‘Arch Investor’” thuhet në dokument.
    Të tria firmat zhvilluese janë të lidhur me familjen Leka që ka në pronësi “Union Bank”.

    Faksimile: Vendimi I KKT-së për miratimin e lejes së zhvillimit për godinën 19 katëshe
    Në dokumentet shoqëruese shkruhet se sipërfaqja bruto u ndodhet edhe projekti është 3.26 hektarë. “Kjo zonë është e ndërtuar kryesisht me objekte banimi të ulta, të tipit vila private. Gjithashtu në pjesën jugore të zonës janë ndërtuar objekte të larta me funksion shërbimi. Një nga kategoritë bazë të kësaj njësie është arsimi, me vendndodhjen e një nga shkollave më të rëndësishme të qytetit të Tiranës, shkolla ‘1 Maji’” shkruhet në dokumente.

    Më tej citohet se funksionet e parashikuara janë selia e një prej bankave më të rëndësishme shqiptare. 10 katet e para janë për ëprdorim ekskluziv të zyrave, ndërkohë që katet e fundit janë projektuar për të pritur funksione të një natyre më informale, bartarracë qiellore e përrdorshme për ngjarje të çdo lloji.

    Në foto: Projekti i kullës 19 kate në afërsi të shkollës “1 maji”
    Në dokumente shkruhet se koncepti dhe hapësirat janë parashikuar për t’i shërbyer më së miri komunitetit, ku do të sistemohet hapësira për të qenë sa më shplodhëse dhe rekreative. “Pozicioni I objekteve është realizuar duke shfrytëzuar më së miri terrenin dhe orientimin e këmbësorëve dhe automobilistike, duke ruajtur vijat e ndërtimit dhe normale urbanitike sipas ligjeve përkatëse për të sjellë një shembull zhvillimi të kësaj shkalle” thuhet në dokumente.

    I kanë rënë pak larg e larg, pasi nga fotot e projekteve të mëvonshme rezulton se projekti i kullës prek hyrjen për në lagjen “Ali Demi”. Madje, prek edhe një territor të shkollës “1 Maji”, si dhe statujën e Heroit të Popullit Ali Demi. Madje, prek edhe fjalët “Ali Demi” që janë në fakt hyrja për në lagje.
    Pra, do të ndryshojë rruga, shkolla, sheshi dhe statuja vetëm e vetëm që të jepej leja për një tjetër kullë. Ashtu siç ka ndodhur rëndom edhe në vende të tjera, edhe ky projekt as është futur për konsultim me grupet e interesit. Si ia dha lejen Ministria e Arsimit për të prekur shkollën? Po Bashkia e Trianës për rrugën dhe statujën?! Duket se, në këtë vendin tonë, mjafton ideja dhe miratimi i një leje zhvillimit dhe më pas të happen dyert kudo; ka firmosur ai i madhi!

    Në foto: Projeti i kullës ndryshon rrugën, shkollën dhe statujën …
    Në dokumente janë edhe fotot si do të bëhet kulla 19 kate, si do të devijohet rruga apo edhe si do të bëhet pjesa para shkollës. Normalisht, maketet duken të bukura kur i sheh në dokumente, por ata fshehin shumëçka. Si përshembull, ndryshimin e një rruge në favor të një pallati. Apo spostimin dhe prishjen e një statuje po për pallatin apo edhe ndryshimi i hyrjes së shkollës.

    Por, a mund të ndërtosh një përbindësh ngjitur me shkollën? A mund të ndryshosh shumëçka vetëm e vetëm që të bësh qokat e radhës?!
    /VoxNews/

  • “Kishte pasion të luajte lojëra online me vrasje”, hetuesit austriakë për sulmin në shkollë: Autori kishte planifikuar çdo gjë me kujdes!

    “Kishte pasion të luajte lojëra online me vrasje”, hetuesit austriakë për sulmin në shkollë: Autori kishte planifikuar çdo gjë me kujdes!

    Sulmuesi 21-vjeçar, që vrau nëntë nxënës dhe një mësuese në ish-shkollën e tij të mesme në Austri, kishte planifikuar me kujdes sulmin që zgjati shtatë minuta. Hetuesit austriakë thanë po ashtu më 12 qershor se sulmuesi kishte luajtur shumë lojëra online që kishin të bënin me të shtëna dhe vrasje.

    Sulmi i së martës në një shkollë të mesme në Grac përfundoi pasi ish-nxënësi i kësaj shkolle vrau veten.
    Hetuesit deri më tani nuk kanë arritur të zbulojnë motivin, tha kreu i hetuesve policorë, Michael Lohnegger, i cili e përshkroi sulmuesin si një njeri “shumë introvert”, që kishte jetuar së bashku me nënën e tij në një fshat në periferi të Gracit.
    “Zbuluam se ai kishte pasion të madh të luajte lojëra online me vrasje”, tha Lohnegger.
    Sulmuesi, i cili kishte lënë shkollën tre vjet më parë pa përfunduar studimet dhe të cilin autoritetet nuk e kanë emëruar deri më tani, kishte planifikuar me kujdes sulmin, sipas një letre të shkruar me dorë që u gjet në shtëpinë e tij, shtoi ai.
    Ky shënim “tregon se e gjithë rrjedha e ngjarjeve ishte planifikuar nga sulmuesi deri në detajin më të vogël”, tha Lohnegger.
    Lohnegger shtoi se mësuesja që ai vrau ishte njëra prej mësuesve të tij të mëparshëm, ndërsa sipas hetimeve deri tani “ai nuk kishte asnjë lidhje personale me nxënësit” që qëlloi.
    Pak para orës 10:00 të mëngjesit të së martës, sulmuesi hyri në shkollën e mesme Dreierschuetzengasse përmes hyrjes kryesore. Ai kishte një çantë në të cilën kishte një pistoletë, një pushkë dhe municion. Në kohën e sulmit, sipas Lohnegger, në shkollën ishin deri në 400 nxënës.
    Sulmuesi më pas kishte shkuar në katin e tretë – katin më të lartë të shkollës – hyri në një tualet, u armatos me armë zjarri dhe me një thikë gjuetie dhe më pas nisi të shtinte.
    “Nga ora 09:57, ai nisi të shtinte në shkollë dhe të shtënat zgjatën afër shtatë minuta”, tha Lohnegger.
    “Fillimisht ai shkoi në katin e dytë, ku hapi zjarr ndaj personave që gjendeshin në shkollë. Më pas, ai hipi në katin e tretë. Atje, ai nisi të qëllonte një derë të mbyllur të një klase dhe më pas nisi të shtinte pa dallim ndaj personave që gjendeshin brenda kësaj klase”, shtoi ai.
    Më pas, sipas hetuesve, sulmuesi u kthye në tualet dhe e vrau veten, pak para se policia të arrinte në shkollë.
    Sulmuesi, që kishte marrë leje për armë pasi u ishte nënshtruar vlerësimeve psikologjike në mars, kishte blerë pushkën që e përdori në sulm përmes një shitësi në Grac në prill dhe pistoletën në një qytet tjetër në maj, tha Lohnegger.
    Në moshën 18-vjeçare, sulmuesi ishte refuzuar nga autoritetet që të kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak pasi u ishte nënshtruar testeve psikologjike dhe fizike të cilat gjetën se ai nuk ishte “i aftë” psikologjikisht për të shërbyer në ushtri, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer, në një përgjigje për AFP-në.
    Pas sulmit, Austria shpalli tri ditë zie dhe në këtë shtet ka nisur një debat mbi ligjet për armët.
    Gjatë bastisjeve në shtëpinë e sulmuesit, policia po ashtu gjeti një bombë artizanale “jofunksionale”, një letër lamtumire dhe një video-mesazh që ai kishte lënë për nënën e tij. /rel

    Top Channel

  • Masakra, ministri austriak: Autori, një ish nxënës që nuk e mbaroi shkollën

    Masakra, ministri austriak: Autori, një ish nxënës që nuk e mbaroi shkollën

    Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, janë vrarë pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Graz, një nga qytetet më të mëdha të Austrisë.
    Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner deklaroi se vrasësi ishte një ish-nxënës që nuk e mbaroi shkollën.
    “Çdo gjë tjetër është ende spekulim”, tha zyrtari austriak, shkruan Sky News.
    “Ishte një ish-nxënës, por ai nuk e kishte mbaruar shkollën”, shtoi ai.
    Drejtori i policisë së shtetit, Gerald Ortner thotë se policia nuk kishte asnjë informacion paraprak për personin e armatosur.
    Ai i zotëronte të dy armët në mënyrë legale. I pyetur se çfarë lloj armësh janë përdorur, Ortner thotë se kjo është pjesë e hetimit.
    Nxënës dhe të rritur janë midis 10 personave që kanë vdekur në këtë sulm nga i cili njoftohet se kanë mbetur 28 persona të plagosur.

  • 3 ditë zi kombëtare pas masakrës në shkollë

    3 ditë zi kombëtare pas masakrës në shkollë

    Bota E Martë, 10 Qershor 2025 16:33
    3 ditë zi kombëtare në kujtim të viktimave të sulmit në një shkollë në Graz. Vendimi është marrë nga kancelari austriak Christian Stocker. Ai tha gjithashtu se nesër në orën 10:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin. Nëntë persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën në sulm. Autori dyshohet se ka hapur zjarr në dy klasa. Gjatë një kontrolli në shkollë, autori i dyshuar u gjet i vdekur në njërën nga tualetet. Ai ishte gjithashtu nxënës në shkollën e mesme dhe thuhet se e konsideronte veten viktimë të bullizimit. Raportohet se nxënësit në shkollën e mesme janë 14 vjeç e lart.
     

  • Autori dyshohet se ka vdekur, ç’dihet deri tani nga masakra në shkollën në Austri

    Autori dyshohet se ka vdekur, ç’dihet deri tani nga masakra në shkollën në Austri

    Bota E Martë, 10 Qershor 2025 11:50
    Policia austriake ka nisur një operacion të madh sigurie pas raportimeve për të shtëna me armë në një shkollë të mesme në qytetin e Grazit, në juglindje të Austrisë.
     

    Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 sipas kohës lokale në shkollën e mesme federale në rrugën Dreierschützengasse, jo shumë larg stacionit qendror të trenit të qytetit.
    Sipas Ministrisë së Brendshme të Austrisë, ekzistojnë dyshime të forta se disa persona kanë humbur jetën, përfshirë personin e dyshuar të armatosur, i cili besohet se ka kryer vetëvrasje pas sulmit. Mediat lokale raportojnë gjithashtu për shumë persona të plagosur rëndë, përfshirë nxënës dhe mësues.
    Një prani e konsiderueshme policore ndodhet aktualisht në vendngjarje, ku ndërtesa e shkollës po evakuohet. Njësitë speciale dhe një helikopter janë angazhuar në operacionin e ndërhyrjes, i cili, sipas autoriteteve, vijon ende dhe është në zhvillim e sipër.
    Zëdhënësi i policisë, Fritz Grundnig, konfirmoi për mediat se të shtënat kanë ndodhur brenda ndërtesës së shkollës dhe se situata është “ende e paqartë”. Transmetuesi publik ORF citon burime nga policia që shprehin shqetësimin se mund të ketë më shumë viktima, ndërkohë që forcat e rendit u kanë kërkuar qytetarëve të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të qëndrojnë larg zonës.
    Sipas gazetës Kronen Zeitung, nxënësit e plagosur po marrin ndihmën e parë në Sallën Helmut List, një hapësirë për evente shumë pranë shkollës.
    Grazi, qyteti ku ka ndodhur ngjarja, është i dyti për nga madhësia në Austri dhe ndodhet rreth 200 kilometra në jugperëndim të Vjenës.
    Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të saktë të viktimave apo të plagosurve, ndërsa njoftojnë se do të publikojnë informacion të mëtejshëm sapo të jetë i konfirmuar.

  • Manastirliu: Zgjerojmë rrjetin e laboratorëve inteligjent në shkollat e të gjithë vendit

    Manastirliu: Zgjerojmë rrjetin e laboratorëve inteligjent në shkollat e të gjithë vendit

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një vizitë në shkollën “7 Marsi” në Tiranë, ku ndoqi nga afër një orë mësimi të gjuhës angleze të zhvilluar në laboratorin e ri inteligjent të kësaj shkolle.
    Laboratori inteligjent është kthyer në një hapësirë të re të të mësuarit, ku teknologjia vihet në shërbim të të gjitha lëndëve, duke e bërë procesin mësimor më tërheqës dhe efikas për nxënësit.

    “Ky laborator në shkollën ‘7 Marsi’ është shumë funksional jo vetëm për të mësuar lëndën e teknologjisë dhe informacionit, por gjithashtu edhe për të mësuar lëndë të tjera, për t’u aftësuar më shumë përmes platformave interaktive dhe përmes të gjithë atyre projekteve të bukura që nxënësit kanë zhvilluar së bashku me mësuesen,” u shpreh Ministrja Manastirliu.

  • Raketat izraelite shënjestrojnë shkollën, të paktën 24 viktima

    Raketat izraelite shënjestrojnë shkollën, të paktën 24 viktima

    Të paktën 24 persona humbën jetën në dy sulme ajrore nga forcat izraelite në Rripin e Gazës gjatë orëve të fundit.

    Një nga sulmet goditi shkollën Fahmi Al-Jargawi në qytetin e Gazës, e cila shërbente si strehë për qindra persona që ishin larguar nga qyteti verior Beit Lahia, aktualisht nën një ofensivë intensive të ushtrisë izraelite.

    Sipas një zëdhënësi të Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi në Gaza, nga godina e shkollës janë nxjerrë trupat e paktën 20 viktimave, përfshirë fëmijë, shumë prej të cilëve të djegur rëndë pasi flakët përfshinë klasat e kthyer në ambiente banimi.

    Sipas raportimeve lokale, mes viktimave ishte edhe Mohammad Al-Kasih, kreu i hetimeve për policinë e Hamasit në veri të Gazës, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

    Pak përpara sulmit mbi shkollën, një tjetër sulm ajror izraelit goditi një banesë në qytetin qendror të Gazës, duke lënë të vrarë katër persona të tjerë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

  • Lezhë/ Ndërpritet përkohësisht votimi në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, shkak një incident

    Lezhë/ Ndërpritet përkohësisht votimi në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, shkak një incident

    Në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë është ndërprerë përkohësisht procesi i votimit pas një incidenti që përfshiu një qytetare me aftësi të kufizuara. Gruaja kërkoi ndihmën e një familjari për të ushtruar të drejtën e votës, por kjo u refuzua nga komisioni. Në vend të kësaj, komisioni i ofroi një person tjetër që po priste në radhë për ta ndihmuar.
    Pas diskutimeve mes anëtarëve të komisionit, u vendos që fleta e parë e votimit e plotësuar prej saj të shpallej e pavlefshme. Më pas, votuesja u lejua të marrë një fletë të re dhe të votojë me ndihmën e mbesës së saj. Procesi i votimit ka vijuar normalisht pas zgjidhjes së situatës.

  • I shoqëruar nga familja e tij, Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë

    I shoqëruar nga familja e tij, Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë

    Kryedemokrati Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë.

    Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Liria, djali Shkëlzen Berisha, bashkëshortja e tij Armina Mevlani.
    Gjithashtu ishin edhe dy fëmijët e Shkëlzen Berishës, të cilët votojnë për herë të parë.

    Top Channel

  • Shkollë e re në Astir, Manastirliu: Ky investim është një premtim i mbajtur për komunitetin e kësaj zone

    Shkollë e re në Astir, Manastirliu: Ky investim është një premtim i mbajtur për komunitetin e kësaj zone

    Në një nga hapësirat urbane që po njeh një zhvillim të jashtëzakonshëm që ndodhet në njësinë Administrative 14, po hidhen themelet për ndërtimin e një shkolle të re, e cila do të funksionojë bashkë me kopshtin e ri dhe çerdhen e re.
    Shkolla e re po ndërtohet në rrugën “Muharrem Çaushi” dhe është një investim i qeverisë shqiptare në përgjigje të nevojës së komunitetit të Astirit.

    Kryeministri, Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani inspektuan nga afër punimet për ndërtimin e shkollës së re.
    Gjatë inspektimit, Kryeministri Edi Rama deklaroi:
    “Duhet të ecim me një plan të ri për caktimin e objekteve arsimore për Tiranën që të shoqërohet edhe me shpronësimet ose me partneritetet kur marrim lejen e ndërtimit që të lëshojnë territor për shkollën. Ndërsa për çerdhet duhet të vazhdojmë për të marrë hapësirë të brendshme në godina për çerdhet.”Kjo shkollë po ndërtohet në përputhje me të gjitha standardet e Bashkimit Europian, për një kapacitet prej 900 nxënësish, me 30 klasa, 8 laboratorë, terrene sportive, palestër, bibliotekë dhe hapësira të gjelbëruara, duke respektuar edhe nevojat e nxënësve apo personave me aftësi ndryshe.
    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha gjatë inspektimit se kjo është një shkollat e reja që i shtohen zonave në zhvillim dhe lagjeve të reja të Tiranës.
    “Do të jenë 900 nxënës kryesisht në gjithë ciklin e arsimit 9-vjeçar, por do të kemi edhe dy klasa parashkollore dhe kjo është shumë e rëndësishme se gjithë ata nxënës apo fëmijë të vegjël të cilët duhet të shkojnë në kopësht edhe në pamundësi mund të kapin ciklin parashkollor dhe të futen direkt këtu. Do të kemi edhe klasën burimore për nxënësit me aftësi ndryshe dhe tashmë jemi duke e përfshirë në të gjitha shkollat si një standard të vendosur, duke qenë se kemi edhe mësuesit ndihmës.
    Ndërkohë që përsa i përket stafit mësimor tashmë me reduktimin e shkollave me dy turne, ku kemi reduktuar mbi 50% shkollat me dy turne, kanë mbetur vetëm 25 shkolla të cilat me rritjen e kapaciteteve dhe me ndërtimin e shkollave të reja, 5 janë në ndërtim ku kemi dhe zgjerim kapacitetesh, besoj që do t’i eliminojmë në katërvjeçarin e ardhshëm. Ky është një premtim i mbajtur dhe gjithë komuniteti i Astirit. është shumë i kënaqur me këtë realizim të këtij investimi Ndërkohë që do të kemi edhe 9-vjeçaren dhe shkollën e mesme në Kashar, e cila është afër dhe kemi edhe shkollën ‘Kol Jakova’ në njësinë 11, ç’ka bëhet një shpërndarje shumë e mirë për të gjithë.