Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin/ Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini
Transgjinorja Luana Myrto ka hedhur akuza të rënda ndaj shoqatës së komunitetit LGBT, duke pretenduar se organizata nuk e mbajti premtimin për ta ndihmuar të vazhdonte shkollën dhe se e la në kushte të vështira.
E ftuar në emisionin “RevieW”, Myrto rrëfeu se fillimisht i ishte premtuar ndihmë financiare dhe vend në një strehë, por sipas saj, situata përfundoi në mashtrime, presione psikologjike e kërcënime.
Ajo tha se për shkak të mungesës së mbështetjes, rrezikoi të përfundojë drejt prostitucionit, para se të regjistrohej në një shoqatë tjetër që i ofroi ndihmë.
Ajo pretendon se ishte futur në disa situata të rrezikshme dhe se është detyruar të bëjë deklarata të ndryshme për shkak të presionit.
Sipas saj, videot e publikuara në rrjete sociale dhe disa ngjarje të tjera kanë nxitur edhe kërcënime ndaj familjes së saj.
Luana pretendon se disa anëtarë të komunitetit kanë vepruar me qëllime përfitimi financiar, duke përmendur se premtime për blerje telefonash apo ndihma të tjera nuk janë përmbushur.
“Nga diçka që mund të kishte qenë ndihmë, u bë mashtrim. Më lanë drejt prostitucionit”, tha ajo, teksa shtoi se disa persona “duhet të jenë pas hekurave”.
Deklarata e plotë:
Më morën nga familja LGBT! Kam qenë me 10-ta në shkollë. Unë doja të vazhdoja shkollën dhe më premtuan që do vazhdoja shkollën dhe më morën në ccuan te kjo streha e LGB nën moshë. Familja ime nuk e mundësonte dot shkollimin tim sepse ishin të varfër.
LGBT më premtuan se do më ndihmonin, pasi isha e varfër. Më çuan te streha e LGBT-së.. Isha 14 vjecc, më nxorrën te e diela shqiptare me Dalina Buzin, e cila nuk iu përmabjt kontratës, që nuk firmosi asnjë prind. Unë kam kërkuar që video në youtubë të hiqet, por nuk ështe hequr. Dhe unë kam marrë kërcënime nga familja, se ti na flliqe ne do të vrasim, sepse më detyruan të gënjeja, të mashtroja sikur babi më rrihte.
Dhe unë si fëmijë i papjekur me dëshirën për të qenë,, se na premtonin do blejmë telefon, gjëra kshu, asigjë, as rroba të përdorura nuk na jepshin, sa që mora vetë vullnetin dhe u transferova në një shoqatë tjetër aman të vazhdoja shkollën, se më lanë drejt prostotucionti, sicc kanë bërë me shumicën.
Këto njerëz duhet të jenë pas hekurave, sepse na reklamojnë të drejtat e njeriut, ndërkohë kanë vjedhur.
Tag: shkollën
-

Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin/ Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini
-

Transgjinorja për shoqatën LGBT: Arrestojini! Reklamojnë të drejtat e njeriut, por vjedhin
Transgjinorja Luana Myrto ka hedhur akuza të rënda ndaj shoqatës së komunitetit LGBT, duke pretenduar se organizata nuk e mbajti premtimin për ta ndihmuar të vazhdonte shkollën dhe se e la në kushte të vështira.
E ftuar në emisionin “RevieW”, Myrto rrëfeu se fillimisht i ishte premtuar ndihmë financiare dhe vend në një strehë, por sipas saj, situata përfundoi në mashtrime, presione psikologjike e kërcënime.
Ajo tha se për shkak të mungesës së mbështetjes, rrezikoi të përfundojë drejt prostitucionit, para se të regjistrohej në një shoqatë tjetër që i ofroi ndihmë.
Ajo pretendon se ishte futur në disa situata të rrezikshme dhe se është detyruar të bëjë deklarata të ndryshme për shkak të presionit.
Sipas saj, videot e publikuara në rrjete sociale dhe disa ngjarje të tjera kanë nxitur edhe kërcënime ndaj familjes së saj.
Luana pretendon se disa anëtarë të komunitetit kanë vepruar me qëllime përfitimi financiar, duke përmendur se premtime për blerje telefonash apo ndihma të tjera nuk janë përmbushur.
“Nga diçka që mund të kishte qenë ndihmë, u bë mashtrim. Më lanë drejt prostitucionit”, tha ajo, teksa shtoi se disa persona “duhet të jenë pas hekurave”.
Deklarata e plotë:
Më morën nga familja LGBT! Kam qenë me 10-ta në shkollë. Unë doja të vazhdoja shkollën dhe më premtuan që do vazhdoja shkollën dhe më morën në ccuan te kjo streha e LGB nën moshë. Familja ime nuk e mundësonte dot shkollimin tim sepse ishin të varfër.
LGBT më premtuan se do më ndihmonin, pasi isha e varfër. Më çuan te streha e LGBT-së.. Isha 14 vjecc, më nxorrën te e diela shqiptare me Dalina Buzin, e cila nuk iu përmabjt kontratës, që nuk firmosi asnjë prind. Unë kam kërkuar që video në youtubë të hiqet, por nuk ështe hequr. Dhe unë kam marrë kërcënime nga familja, se ti na flliqe ne do të vrasim, sepse më detyruan të gënjeja, të mashtroja sikur babi më rrihte.
Dhe unë si fëmijë i papjekur me dëshirën për të qenë,, se na premtonin do blejmë telefon, gjëra kshu, asigjë, as rroba të përdorura nuk na jepshin, sa që mora vetë vullnetin dhe u transferova në një shoqatë tjetër aman të vazhdoja shkollën, se më lanë drejt prostotucionti, sicc kanë bërë me shumicën.
Këto njerëz duhet të jenë pas hekurave, sepse na reklamojnë të drejtat e njeriut, ndërkohë kanë vjedhur. -

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin e njohur (Emri)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia, pasi ai përfundoi me suskses trajnimin në Shkollën e Magjistraturës, që u detyrua të kryente për arsye të probleme profesionale të konstatuara. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Mimoza Tasi, Natasha Mulaj e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi në rezultateve të provimit përfundimtar të arritura nga Fuçia në Shkollën e Magjistraturës.
Laurent Fuçia u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 8 mars 2023, pasi u konkludua se kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa për mangësitë në aspektin profesional u çmua se nuk mund të konsideroheshin serioze dhe as të përsëritura në mënyrë të vazhdueshme. Sipas Komisionit, veprimet e subjektit në gjykimin e çështjeve nuk kanë qenë të qëllimshme, në kundërshtim të hapur me ligjin apo me praktikat unifikuese të gjykatave më të larta.
Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitormit, ONM vlerësoi se Komisioni dështoi të zbatonte standarde të sakta në vlerësimin profesional të Fuçisë dhe kërkoi që çështja të shqyrtohej në KPA. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e paraqiti çështjen në Kolegj dhe gjatë bisedimeve përfundimtare më 9 korrik, deklaroi se u qëndronte gjithë shkaqeve të parashtruara në ankim, duke konstatuar rastet që sipas tij, paraqesin gjykim të dobët të subjektit dhe me gabime që i cilësoi thelbësore e serioze. Ballhysa kërkoi shkarkimin e Fuçisë nga detyra.
Subjekti nga ana e tij, veç parashtrimeve kundër shkaqeve të ankimit, vendosi në dispozicion të KPA dhe vendime të dhëna prej tij, për të cilat pretendoi se kishin vlerë orientuese në vlerësimin e profesionalizmit të tij, duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit.
Kolegji vendosi më 25 korrik të vitit të kaluar të prishë vendimmarrjen e Komisionit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Fuçia dhe e pezulloi atë, duke e detyruar të ndiqte trajnimin njëvje,car pranë Shkollës së Magjistraturës.
Probleme me pasurinë, KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin PollozhaniLaurent Fuçia u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin./BIRN -

Pas riedukimit në Shkollën e Magjistraturës, KPA kthen në detyrë gjyqtarin dhe dy prokurorët
Pasi u dërguan për një vit për riedukim në Shkollën e Magjistraturës dhe pasi kanë marrë rezultatet e provimit përfundimtar, janë rikthyer sot në detyrë me vendim përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtari Laurent Fuçia dhe dy prokurorët Julian Xhengo dhe Juljan Çafka.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Kolegji ka vendosur konfirmimin në detyrë të gjyqtarit dhe prokuroëve, për të cilët, gjatë procesit të vetting-ut janë evidentuar problematika në kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale.
gijotina.com/
-

KPA kthen në detyrë gjyqtarin dhe dy prokurorët, shkuan për riedukim në Shkollën e Magjistraturës
Pasi shkuan për një vit për riedukim në Shkollën e Magjistraturës dhe pasi kanë marrë rezultatet e provimit përfundimtar, janë rikthyer në detyrë me vendim përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtari Laurent Fuçia dhe dy prokurorët Julian Xhengo dhe Juljan Çafka. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Kolegji ka vendosur konfirmimin në detyrë të gjyqtarit dhe prokuroëve, për të cilët, gjatë procesit të vetting-ut janë evidentuar problematika në kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale.
-

Letra që ia shkroi Papa Kristo Negovani mikut të tij dy orë para se ta vrisnin
Dy orë para se ta vrisnin, Papa Kristo Negovani i shkruante një miku të tij në Rumani, se tri herë e kishin gjykuar dhe orë e çast e kërcënonin për shkakun e gjuhës shqipe, por kujdesi i tij s’ishte aq të ruante veten sesa të përhapte shkrimet e tij dhe të forconte lëvizjen kombëtare shqiptare: “Merrni edhe këto vjersha. Ngutem t’i dërgoj sa kam shkruar se mos mbeten, ndëqoftëse ndërrojmë jetën, pas mënyrës që u thashë”
Gjatë revolucionit kulturor të shqiptarëve për çeljen e shkollave shqipe nga fundi i shek. XIX dhe fillimet e shek. XX, janë vrarë nga turqit dhe grekët shumë mësues që hapën mësonjëtoret e para në gjuhën shqipe.
Një nga këta mësues që u masakruan nga grekët ishte edhe Papa Kristo Negovani, i cili lindi në vitin 1875 në fshatin Negovan që ndodhet afër Kosturit (Kastoria) rrugës për në Edesa. Sot ky fshat quhet Flamuria. Në fshatin e lindjes Papa Kristo mbaroi shkollën fillore në gjuhën greke duke vazhduar më tej gjimnazin në Athinë. Pas tre viteve studimesh në Athinë ai i braktis ato për arsye sepse një çetë kusarësh gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre i vranë babanë. Pasi u kthye në vendlindje papa Kristo filloi punë në shkollën greke të fshatit. Vitet shkonin dhe mësues Kristo Negovani shikonte se si brezi i ri në fshat po edukohej me kulturë dhe gjuhë greke, duke humbur traditat dhe gjuhën e mëmës, shqipen. Në ato vite greqizimi i shqiptarëve po shtrihej në të gjitha trevat që banoheshin nga popullsia shqiptare. Ky greqizim përhapej në forma të ndryshme si në arsim, në kishë dhe politikë administrative. Edhe pse Papa Kristo ishte i edukuar në shkollat greke, edhe pse paguhej nga shteti grek për mësimin që jepte në shkollën e fshatit, të tëra këto nuk kishin ndikuar në zemrën e tij për të dashuruar kulturën dhe gjuhën e huaj greke. Gjatë mësimit të gjuhës greke në shkollën e katundit të tij ai u thoshte nxënësve: “Përmbi çdo gjë gjuha shqipe ishte ajo që duhej mësuar, sa më parë”. Me një vullnet dhe guxim djalërie ai vendosi të hapte shkollat e para në disa fshatra që banoheshin nga shqiptarët për rreth Kosturit dhe Follorinës. Shkrimin e gjuhës shqipe me Alfabetin e Stambollit, Kristo Negovani e kishte mësuar në Rumani, ku kishte punuar marangoz për tre vite. Ato vite ishte lidhur edhe me shoqatën “DRITA” dhe me disa anëtarë të shoqatës “DJALËRI” të Stambollit. Më 1897 u shugurua prift në fshatin e tij. Ky dalë i ri që për hir të çështjes kombëtare u bë prift do jetë pararendësi i frymëzimit për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kisha dhe shtëpia e papa Kristos u bënë vatrat e para ku mësohej gjuha shqipe, por kjo gjë nuk u pëlqeu grekëve të cilën e kërcënuan disa herë. Ishte një natë e errët e 12 Shkurtit të vitit 1905. Mësonjësi Kristo Negovani po shpërndante naforën në kishë, një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen dhe e shpunë jashtë fshatit. Në errësirë të dërguarit e Dhespot Fotit filluan ta masakronin Papa Kriston me sopata e thika. Pasi e copëtuan trupin, i prenë kokën për t’ia dërguar porositësit të kësaj vrasje. Por kriminelët e dërguar nga Athina nuk u ndalën me kaq, po atë natë ata i vranë dhe të vëllanë, Theodhos Negovanin i cili edhe ky përhapte shkollën në gjuhën shqipe. Atdhetarët shqiptarë kudo që ishin u prekën shumë nga këto dy vrasje që ndodhën.Papa Kristo Negovani lindi në Negovan të Kolonjës (në anën lindore të Gramozit, sot Greqi). Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe shkollën e mesme e vazhdoi në Athinë.
Kur u vendos për disa kohë në Rumani, ai punoi duke ushtruar profesionin e drugdhendësit. Në atmosferën e shoqërive atdhetare shqiptare, ai u bë pjesë e shoqërisë së shqiptarëve “Shpresa”, duke u angazhuar në veprimtaritë e saj. Më 1897, pasi u kthye në vendlindje iu kushtua tërësisht lëvrimit të gjuhës shqipe, lirisë e pavarësisë së vendit.
Me librat shqip, të sjellë në Negovan, hapi fshehtas shkollën e parë shqipe për bashkëfshatarët e tij dhe me interesimin e tij u dërguan vajzat e para nga Negovani në shkollën shqipe të vashave në Korçë. Papa Kristo Negovani, më 10 shkurt 1905, organizoi një shërbesë kishtare në gjuhën shqipe.
Dy ditë më vonë, më 12 shkurt 1905, Papa Kristo Negovani së bashku me të vëllain e tij, Papa Theodhosin, dhe tre bashkëfshatarë të tjerë u masakruan nga andartët grekë. Ai qe një ndër frymëzuesit e Kishës ortodokse autoqefale shqiptare, e cila do të bëhej realitet vetëm me Fan Nolin.
Ndër veprat letrare të Papa Kristo Negovanit, vlen të përmenden: “Istori e dhjatës vjetërë”, botuar në Bukuresht në 1899; “Bënjatë e shënjtorëvet dërgimtarë”, në Sofje më 1903 etj, si dhe shkroi e përktheu në shqip edhe përralla e shumë vjersha me karakter didaktik.
Të vetmet relike që ruhen prej klerikut dhe patriotit Papa Kristo Negavani, janë një dry i përdorur për të mbyllur shkollën e Negovanit dhe një shami me kryq, që përdorej në meshat në gjuhën shqipe prej tij. 110 vite pasi u vra nga grekët, sendet e tij, të vetmet të mbetura dhe të ruajtura deri në ditët tonë, i janë dhuruar Muzeu Kombëtar të Arsimit – Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë.
Papa Kristo Negovani u masakrua në të gdhirë të së dielës të 12 shkurtit të vitit 1905, në moshën 30-vjeçare, në kodrën e Negovanit, bashkë me të vëllanë, Papa Theodhos Negovanin dhe katër punëtorë të tjerë të përfshirë në çështjen e shkollave shqipe. Shkolla shqipe në fshatin Negovan u çel prej Papa Kristos dhe në të mësonin rreth 100 nxënës, me librat e botuar nga rilindësit./Konica.al
I sëmurë në dhe të huaj
(Vjershë e Papa Kristo Negovani, vrarë më 1905, nga komitat greke)
Të falur ndë ty drejtonj, o i dashur mëmëdhéShumicë lot po derth për ty, sa rrjedhënë përdhé;Mbulesë mbë të cilën u ndathçë që u linda,Dhëntyratë më mbajnë, ndë ligjet t’ënë u binda;Po përsëri me zemër të mir’ e të qëruarKur do të vinjë, të të shoh, ajo dit’ e uruar?
Vjetet e mi të paratë, dhê, fushë, male e pyllëNuk do t’u shoh përseri, se syt’ e mi u mbyllë.I ngreh përpjetë sytë kot, dyke luturë Zotit,Që të më lerë dhe ca, të shtonjë dit’ e motit;Ndé dhé të huaj do të vdes tani dhe përnjëherëMe pikllim, me mallëngjim dhe shum’i mjerë.
Vëllezër të dashur, të dërgjur që më patë,Që më vështruat dhembjet dhe vetëm s’më latë;Të gjithve u lutem sa që më rrini pranë,Të mos m’a lini nershënë i huaj dhê të hajëNdë mëmëdhe, ndë Shqipëri, të vdekur të m’a shpiniTë mbushen eshtrat me gas të dalë mallëngjimi
Vdekje, të mos heshtë shurdhër, fjalët të m’i dëgjonjëMë falnjë dhe ca dit’, të rronjë dhe të shkonjëI dërgjur ndë Shqipëri, atje posa të shkelnjëTë mos rronjë fare, po shpirtin të m’a mernjë
Të tjera fjalë nukë them dot, shokë, mëmëdhetarë…Për Shqipërinë mallëngjenj edhe vdes dyke qarë.
Lexo edhe:
ALBERT AJNSHTAJNI: MOS KËRKO TË JESH NJERI I SUKSESIT, POR KËRKO TË JESH NJERI I VLERAVE…
-

Gjuha e urrejtjes ndaj gjyqtarëve/ Beqiri: E frymëzoi Sali Berisha me “shkollën e plepave”
Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News kritikoi gjuhën e politikës, e cila sipas tij, është kundër sistemit të drejtësisë.
Ai theksoi se urrejtja ndaj gjyqtarëve i ka rrënjët që në vitin 1992, kur Sali Berisha krijoi “shkollën e plepave”.
Sipas tij, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, gjyqtarët nuk jepnin drejtësi, por mbanin anën e të fortëve dhe atyre që paguanin paratë.
“Politika në radhë të parë nuk e do drejtësinë. Politika e shkatërroi drejtësinë në vend. Me farën që është mbjellë pas 1992, vrasje do ketë. Këtë klimë e krijoi Sali Berisha me shkollën e plepave. Ata e qelbën drejtësinë. Astrit Kalanë ka vrarë politika po e po, gjuha e urrejtjes që ka mbjellë kjo politikë.
Ai nuk ka lënë asgjë pa thënë për Astrit Kalanë, e quajti enverist. Gjyqtarët në Shqipëri, sa i përket problemit të sigurisë fizike të tyre ka qenë një katastrofë e vërtetë se nuk trashëguam asgjë nga sistemi që e përmbysëm. Në kohën e Berishës ishin katastrofë.
Ai ishte një shtet inekzistent në kohën e tij. Gjyqtarët në atë kohë i mbronte korrupsioni. Ata ua dhanë të drejtën kush kishte armën, kush kishte paranë. Astrit Kalanë e vranë edhe kolegët e tij”, tha ai.
-

Arsimi në fshat: Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit
Fredi Sulejmani drejton prej 13 vitesh shkollën 9-vjeçare “Halit Gremi” në Mbrostar të Fierit dhe po kaq vite përballet me probleme që nuk gjejnë zgjidhje. Godina e shkollës është e rrethuar nga ujërat e zeza, të cilat kutërbojnë erë dhe shkaktojnë lagështirë në klasa dhe palestër, duke rrezikuar shëndetin e nxënësve.
Oborri i shkollës mbushet me ujë sa herë bie shi, duke penguar aktivitetin normal dhe orët sportive të Edukimit Fizik. Një restaurim i kryer në vitin 2017 nuk ndihmoi në normalizimin e situatës, ndaj Sulejmani është në pritje të një investimi të ri.
“Gjendja e godinës së shkollës nuk është aspak e mirë. Kemi bërë kërkesë në bashki dhe jemi dakortësuar, pra na është premtuar për të bërë rikonstruksion të plotë të saj,” tha Sulejmani për BIRN.
“Padyshim që infrastruktura shkollore jo e mirë dhe problematikat që cilësova më sipër ndikojnë te një pjesë e prindërve për të mos i sjellë fëmijët në shkollën tonë,” shtoi ai, duke theksuar se po humbasin nxënës.
Shkolla e Mbrostarit ndodhet rreth 5 kilometra larg qendrës së qytetit të Fierit në jug të Shqipërisë, por nuk është e vetmja që vuan mungesën e infrastrukturës dhe kushteve normale për mësim.
Sipas mësuesve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, shkollat e fshatrave në qarkun e Fierit janë lënë prej vitesh pas dore, duke sjellë vit pas viti zbrazjen e tyre dhe eksodin e nxënësve drejt shkollave të qytetit.
Nevila Jahaj, drejtuese e Organizatës Rinore “Epoka e Re”, e fokusuar së fundmi në një projekt për identifikimin e nevojave për investime në sistemin arsimor të Fierit i tha BIRN se mungesat gjenden gjithandej, por shkollat e fshatrave vuajnë një situatë më problematike.
“Shkolla e Cakranit është në pritje të investimit, por derisa të ndodhë kjo, nxënësit po largohen nga shkolla,” tha Jahaj.
“Pra me gjendjen e godinave shkollore, sidomos në fshatra, mund të theni që fëmijët nuk shkojnë dot në shkollën pranë shtëpisë së tyre. Shume nxënës janë larguar në shkollat e qytetit duke boshatisur e shkollat e fshatit,” shtoi ajo.
Shkolla të bashkuara
Ujërat e zeza dhe problemet e tjera të sigurisë rrethojnë shkollën 9-vjeçare në Mbrostar.
Bashkia e Fierit mbulon 73 shkolla 9-vjeçare dhe 13 shkolla të mesme publike, të cilat kanë së bashku mbi 19 mijë nxënës. Sipas një dokumenti të Bashkisë së Fierit, raporti mesatar i shpërndarjes është 15-18 nxënës për klasë, një shifër kjo që reflekton numrin e ulët të nxënësve nëpër shkolla.
Shkollat e fshatrave kanë një numër më të ulët të nxënësve se sa në qytet, duke iu nënshtruar një praktike dominuese të para viteve ’90 të shkollave të bashkuara.
Në mbledhjen e zhvilluar më 25 korrik 2025, Këshilli Bashkiak në Fier vendosi të shtojë edhe dy shkolla të tjera të bashkuara për shkak të numrit të ulët të nxënësve; shkollën “Jovan Ndreko” në Libofshë dhe “Dino Ismaili” në Levan.
Këto shkolla do të strehojnë nxënës të ciklit fillor, ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm, një zgjidhje që shihet me rezervë nga mësuesit.
Sipas Alketa Lugajt, mësuese gjimnazi me 25 vite përvojë, shkollat e bashkuara nuk garantojnë kushte infrastrukturore me standarde të larta sa i përket palestrave apo bibliotekave dhe lënë për të dëshiruar sa i përket sigurisë së nxënësve.
“Siguria e nxënësve nuk mund të garantohet, pasi moshat e ndryshme kanë problematika të ndryshme,” tha Lugaj për BIRN.
Mungesa e investimeve dhe e kushteve të përshtatshme për mësim po i shtyn nxënësit e shkollave në fshatra drejt qyteteve. Edhe në rastet kur shkollat sigurojnë financime, nxënësit nuk kthehen më mbrapsht.
Një rast i tillë i ndodhi shkollës së mesme të përgjithshme “Kutbi Vruzhaj” në fshatin Levan të Fierit, ku mungesa e investimeve solli rrënimin e godinës dhe zhvendosjen e nxënësve në gjimnazet e Fierit. Edhe pas miratimit të investimeve, shkolla nuk kishte mjaftueshëm nxënës duke detyruar autoritetet e arsimit në Fier të kërkojnë bashkimin me shkollën 9 vjeçare “Dino Ismaili”.
Sipas një mësuesi të shkollës, nga 100 nxënës gjithsej vetëm 40 u rikthyen pas rikonstruktimit të shkollës – një rënie drastike që sipas tij nuk lidhet vetëm me emigrimin, por edhe kushtet e shkollës.
Të njëjtën gjë pohon edhe ish-drejtuesi i njësisë administrative Levan, Ahmet Brahaj.
“Për gjashtë vjet, nxnënësit e gjimnazit të Levanit shkuan në Fier për mësim. Godina ishte drejt rrënimit të plotë. Kur projekti u miratua, u pa se nuk kishte më nxënës. Ndaj u bë bashkimi me shkollën 9 vjeçare,” tha Bahaj.
I njëjti skenar po përsëritet tashmë me shkollën “Halit Gremi” në Mbrostar.
Edison Veliu, kryetar i Bordit Drejtues të Prindërve i tha BIRN se është ankuar në të gjitha institucionet dhe ka marrë mbrapsht ‘një mal’ me shkresa pa përgjigje.
“Kam dy djem që shkojnë në këtë shkollë, gjendja është e rëndë aty. Ujërat e zeza kalojnë në anë të murit rrethues. Një kabinë elektrike dhe dy gropa septike të hapura ndodhen ngjitur me murin rrethues të shkollës, në rrugën që bëjnë çdo ditë fëmijët për në shkollë,” tha Veliu për BIRN.
“Fëmijët më ankohen çdo ditë për erën e rëndë,” tha Veliu, ndërsa shtoi: “nuk e di sinqerisht nëse do vazhdoj t’i çoj në këtë shkollë me këto kushte që janë”.
/reporter.al/ -

“Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit”, zëdhënësja e Metës ironizon Silva Cakën: S’ndalojmë askënd të lëpijë ku ka pështyrë
Pas emërimit si zëvendës ministre e Brendshme të ish-deputetes dhe aleates së Ilir Metës në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ka reaguar zëdhënësja e ish-presidentit Meta.
Jasmilla Memelli ka ndarë në Facebook një video të vjetër të Cakës, ku deklaronte se njerëzit që janë bashkuar PS janë rekrutuar nga Edi Rama dhe se ‘kanë gjetur tenxherja kapaku’, duke shtuar se kjo e fundit ka ‘lëpirë aty ku ka pështyrë’.
“Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.
Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet. As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë. Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë”, shprehet ajo.
Më tej shton se Caka kur u largua nga PL, u largua me motivacionin për të ndjekur shkollën e Magjistraturës, por sipas saj rezultoi se ka “aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”.
“Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.
Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik”, shkruan Memelli.Top Channel
-

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit
I papritur ishte emërimi i ish-deputetes së LSI, Silva Caka në postin e zëvendësministres së Brendshme nga kryeministri Edi Rama. Kjo e fundit jo vetëm që ka qenë deputete në partinë e drejtuar nga Ilir Meta, por e ka përfaqësuar atë edhe në këshillin bashkiak të Tiranës.
Lidhur me vendimin e Cakës ka reaguar zëdhënësja e PL, Jasmira Memelli. Në rrjetet sociale, Memelli ka publikuar videon e Cakës, e cila m dënon ata persona që shkonin nga LSI drejtë PS, madje duke i cilësuar ata si të korruptuar.
Krahas kësaj videoje, zëdhënësja e PL, nuk i ka kursyer ironitë për zëvendësministren e Brendshme të sapo emëruar.
“Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.
Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet. As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë. Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë”, shprehet ajo.
Më tej shton se Caka kur u largua nga PL, u largua me motivacionin për të ndjekur shkollën e Magjistraturës, por sipas saj rezultoi se ka “aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”.
“Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.
Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik”, shkruan Memelli.