Tag: shkollë

  • Historia e rrallë e pikturës “Nënat labe”, ishte pjesë e ekspozitës kombëtare më 1986

    Historia e rrallë e pikturës “Nënat labe”, ishte pjesë e ekspozitës kombëtare më 1986

    Nga: Uvil Zajmi

    I ftuar në një ekspozitë retrospektivë të organizuar nga familja e “Piktorit të Popullit”, Fatmir Haxhiu, në një përvjetor të tij, ku ishin edhe mjaft miq të artistit, një mbrëmje prekëse, plot emocion, kujtime, shoqëruar me piktura, vizatime, gjithçka që Haxhiu la pas, një trashëgimi me vlerë. Midis të ftuarve ishin edhe dy zonja të nderuara, me të cilat rastësisht u ndodha pranë. Pasi u prezantuam, mësova se ato kishin qenë mësuese në gjimnazin “Qemal Stafa”, ku edhe im atë, piktori Nexhmedin Zajmi, ka qenë një ndër pedagogët e parë të tij. Ndërsa, të pranishmit ndiqnin, pikturat njëra pas tjetrës, vëmendja u ndal kur u shfaq tabloja “Nënat labe”, e përmasave 1920×150, në vaj realizuar nga piktori Haxhiu në vitin 1986.

    Nisur nga shënimi i lënë nga vetë piktori, Fatmir Haxhiu, ishte dëshira, ideja e tij, për të paraqitur ndihmën e madhe që kanë dhënë nënat e gratë trime shqiptare në luftërat e vazhdueshme për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Një kompozim përgjithësues me terrenin e thyer, dhe peizazhin me dëborë, për të treguar edhe vështirësitë e natyrës, si dhe veshjet e grave, karakteristike të zonës së Labërisë.

    “Kjo tablo ka një histori të rrallë, vijoi rrëfyesi, djali i piktorit. E gjykova si një shprehje shoqëruese të një pikture, vepër arti, një histori, që e ka nxitur, provokuar frymëzuar autorin. Por, papritur, Artani shumë i emocionuar, nxori një letër, kërkoi qetësi, dhe nisi leximin. Të gjithë ne u përqendruam, për të dëgjuar çfarë përmbante ajo letër, me kureshtjen nëse kishte lidhje apo jo me pikturën. Dhe vërtet, historia, si ajo e veprës “Nënat labe”, të piktorit Fatmir Haxhiu, vështirë se mund ta ndeshësh. Një ngjarje e vërtetë, befasuese, tronditëse, deri në kufijtë e të pabesueshmes kur e dëgjon, informohesh për fatin e saj.

    LETRA

    “Pas ngjarjeve të vitit 1997, në gjimnazin “Qemal Stafa” të Tiranës, u vendos të bënim përpjekje për të ndryshuar “klimën”, si rezultat i atmosferës së rëndë të krijuar në të gjithë vendin. Ndërtuam lulishten para shkollës, mbollëm shumë pemë që sot janë bërë disa vjeçare, duke aktivizuar mjaft nxënës për të mbledhur material për historikun e gjimnazit e për të filluar punën për ringritjen e muzeut të shkollës (Gjimnazi u çel më 1925, një gjimnaz me shumë vlera e traditë, ku kanë dhënë mësim personalitete të kohës dhe kanë studiuar nxënës që kanë kontribuar në shumë fusha, brenda dhe jashtë vendit. Unë isha mësuesja koordinatore, që përveç mësimdhënies, mbuloja qeverinë e nxënësve dhe gjithë veprimtaritë në shkollë. U vendos që do të festonim 70-vjetorin e gjimnazit, dhe kishim përcaktuar detyrat për vendosjen në hollet e shkollës, të stendave, fotot e mësuesve të nderuar që kanë dhënë mësim në gjimnaz dhe të ish-nxënësve, personalitete në vite.

    Me drejtorin e gjimnazit të atyre viteve, zotin Gjegj Zaharia, shkuam në Ministrinë e Arsimit për të saktësuar emrat e mësuesve të nderuar me tituj “Mësues i Popullit” dhe “Mësues të Merituar”, të dhëna pas viteve 90-të. Kur mbaruam punë dhe do të largoheshim, u gjendëm përpara një pamje të pabesueshme. Dy punëtorë po transportonin materiale ndërtimi me një tezgë të improvizuar, që s’ishte asgjë tjetër, por tabloja origjinale “Nënat labe” e Mjeshtrit Fatmir Haxhiu. Piktura kishte qenë pjesë e ekspozitës kombëtare të vitit 1986. Nuk u besonim syve dhe u alarmuam. Shkova menjëherë për të marrë dy nxënës për ta shpëtuar e transportuar tablonë. Bashkë edhe me një pikturë tjetër, që kishte pësuar të njëjtin fat.

    E kemi mbajtur tablonë për gjashtëmbëdhjetë vjet në shkollë dhe në 8-vjetorin e gjimnazit në vitin 2010, pikturën e vendosëm në një kornizë dinjitoze. Profesorit të nderuar Fatmir Haxhiu nuk ia treguam asnjëherë si arriti piktura në shkollë. Në vitin 2000, i ftuar në 75-vjetorin e gjimnazit u befasua kur e pa, duke na shpjeguar qëllimin që e kishte shtyrë piktorin në realizimin e saj. Na premtoi se do të bënte një riprodhim dhuratë për gjimnazin, për ta marrë më pas origjinalin. Por, në atë kohë ai ishte shumë i impenjuar për realizimin e tablosë monumentale “Beteja e Fushë Kosovës”, për Muzeun Historik të Kosovës. Fatkeqësisht në marsin e vitit 2001, papritur kur ishte në kulmin e punës, ai ndërroi jetë. Sot jam e lumtur që ajo është pronë e familjes Haxhiu si një vepër arti e jo si një tezgë”.

    Për një çast Artani, ndaloi, pa nga salla, për të vijuar: “Nga një ish-mësuese në gjimnazin “Qemal Stafa,” Tiranë, 3 mars 2016″.

    Sigurisht që të gjithë ne, të pranishëm u befasuam. Atmosfera e krijuar, vërtet ishte e pabesueshme, e papritur për atë çfarë përmbante letra, rrëfimi, dhe ngjarja, i bëri të heshtin njerëzit, pati një moment pauze. Pa humbur kohë, Artani iu drejtua një gruaje, duke e prezantuar publikisht. Ktheva kokën dhe konstatova se ishte pikërisht, ajo mësuesja, protagonistja, autorja e asaj letre, e atij veprimi, gruaja që unë kisha në krah, dhe që isha prezantuar në fillim. E ftuar, ajo nuk e priste, që letra, të cilën ja kishte dërguar familjes, të bëhej publike aty. E mbetur disi e hutuar, kur Artani përfundoi leximin, ndërsa sytë, vëmendja, vështrimi i të gjithëve ishte drejtua, përqendrua tek ajo. Për të vijuar më pas me pikturat, vizatime e tjera, vepra, punë të piktorit të realizuara, e të lëna pas ndarjes së tij nga jeta. Të vendosura me estetikë, në stendat e galerisë. Një koktej më pas në mbyllje, me biseda, komente.

    GJERGJ ZAHARIA:” PIKTORI HAXHIU U NDA NGA JETA PA E DITUR HISTORINË E PIKTURËS SË TIJ”

    Ish-drejtor i gjimnazit “Qemal Stafa”, pikërisht në kohën, kur bëhet fjalë për historinë e tablosë, sot pa kaq vitesh, lidhur me atë ngjarje, kujton: “Ishte një befasi kur krejt rastësisht e pashë, më tërhoqi vëmendjen, një ngjyrë blu, në një kënd të tezgës së llacit”- shprehet për gazetën “Panorama”. Pastaj momenti kur piktori Haxhiu pa veprën dhe kërkesa e tij.

    Z. Zaharia, jeni në krye të një gjimnazi në Tiranë, me histori të madhe?

    Në hollin e gjimnazit kisha vendosur disa stenda me fotot e personaliteteve të shquar, si të artit figurativ, kinematografisë, muzikës, arsimit, shkencës, letërsisë, shkrimtarë, sportistë, njerëz me kontribut nga të gjitha fushat e jetës, ish-mësues, nxënës në atë gjimnaz. Por edhe heronj, dëshmorë. Ideja ishte që brezat e rinj të njiheshin me to. Muze më të bukur vështirë se gjeje atëherë, besoj edhe sot në një shkollë te mesme, gjimnazi, mendoj se nuk ka. Nxënësit, mësuesit ndërrohen, largohen, vinë të tjerë, ato njerëz, foto mbeten. I sheh në holl ato figura, sikur komunikon, jeton me to.

    Në Ministrinë e Arsimit për punë, por ju tërheq edhe diçka tjetër?

    Shkoja vazhdimisht në Ministrinë e Arsimit, duke qenë drejtor i një gjimnazi me emër, dhe nga fakti se e kisha afër, sigurisht edhe për siguruar ndonjë ndihmë për shkollën. Më kishte bërë përshtypje një pikturë që ndodhej në korridorin e katit të parë, dy nxënëse gjimnaziste me përparëse të zezë ulur në një stol. Më pëlqente shumë, doja ta çoja e ta vendosja në shkollë, tipike për atë mjedis. Por si? Duhet t’i lutesha administratorit, por ishte e vështirë. Ato bënin inventar, dhe ministria nuk mund ta jepte, ty, për shkollën tënde pikturën që kishte vlerë. Gjithsesi mëndja më punonte aty.

    Ristrukturim, pa limite?

    Filloi restaurimi, i ministrisë. U hoqën nga muret pikturat, fotot, duke i lënë nëpër korridore, pa kujdesje e vëmendje të veçantë. Mendova se kishte ardhur rasti për ta gjetur e marrë atë pikturën. I fiksuar te ajo pikturë, shkoja në ministri duke hedhur sytë për ta parë. Në atë rrëmujë, shoh dy punëtorë, me një tezgë që mblidhnin, hidhnin mbeturinat, dhe përgatisnin llaçin. Papritur më zuri syri midis llaçit e pluhurit, një si ngjyrë bojë qielli. Jo i sigurtë, se çfarë mund të ishte ajo, pasi as nuk të shkonte mëndja, bile po të mos ma kishte kapur syri, ngjyrën blu, gjithçka do të humbiste, nuk do të tregoja interes.

    Paraqitja imponuese e juaja, zbulon

    Tezgës ata, i kishin vënë dy shkopinj për ta mbajtur. I ndalova, dhe i them që lëreni pak këtu këtë tezgë se më duhet mua. I veshur me kostum kravatë, rregulli për zyrtarët, kujtuan se isha dikushi dhe pa bërë fjalë e lanë aty. Sa herë e kam menduar më pas, se po të më njihnin, ndoshta nuk do të më bindeshin. U larguan, për t’u kthyer pas pak, pasi edhe ata nuk e dinin se çfarë ishte realisht ajo tezgë.

    Jeni bashkë me një mësuese, protagoniste në këtë histori?

    Atë ditë, me mua në ministri ishte edhe Shpresa. Një mësuese heroinë kjo, tejet e rrallë e veçantë. Shpresa Bejo (Todri). Mbesa e Dhaskal Todrit, një grua, personalitet me të cilën organizoja aktivitete, konkurse. Kishte një dashuri pa kufi për nxënësit, me devotshmëri të paparë për t’i shërbyer. E prerë, e tillë ishte natyra e saj si arsimtare. Me një kontribut të jashtëzakonshëm për çfarë ka bërë në atë shkollë. Duke qenë shumë e shkathët, me pasionin për t’i çuar nxënësit e shkollës në degën e arkitekturës, ajo me nxënësit organizonin çdo të shtunë, si ditë pushimi, leksione në Galerinë e Arteve Figurative. Një angazhim sistematik dhe kur bënim konkurse të parët ishin fitues nga gjimnazi ynë, pasi kishin prioritet, falë kurseve të zhvilluara që i ofronin mundësi më shumë të ishin më të përgatitur. Gjithçka nga puna Shpresës që i shoqëronte.

    Reagoni pa humbur kohë, kërkoni ndihmë?

    Thërres Shpresën, i them sill urgjent disa nxënës këtu në ministri. Ajo njoftoi dhe erdhën, por që i vinte zor të merrnin tezgat e ta çonin në shkollë. Duke qenë unë aty i urdhërova. Dy tezga me llac, por ende pa ditur nga askush se çfarë fshihej, në ato pëlhura. I morëm në shkollë dhe unë nuk u morra më me to. I them Shpresës, merru ti, bëj çfarë të duash. Me mendimin që pasi t’i hiqet llaci, nëse ia vlente t’i mbajmë për shkollën, pasi konstatuam se tezgat ishin piktura, por pa ditur asgjë më shumë.

    Sa rrezikonte të prishej ajo pikturë në atë gjendje?

    Shpresa e dinte mirë si veprohej, pra me llaçin mund të ikte edhe boja, ngjyrat, pra duhej kujdes, ishte punë specialistësh. Duke pasur miqësi, njohje me punonjësit e galerisë kombëtare të arteve, i çoi atje, pasi pati komunikuar me ato të restaurimit. Janë dy piktura që punëtorët i kishin kthyer në tezga, janë me llaç si t’ia bëj? I kishte informuar.

    Keni kuriozitet të dinin se të kujt ishin ato tablo?

    Nuk kisha shumë interes për emrat, por piktura më duhej, më interesonte për shkollën. Sigurisht po të ishte e ndonjë autori të njohur, kishte vlerë të shumëfishtë. Ndërkohë, Shpresa i pastroi aq sa mundi pikturat pa i dëmtuar, me kujdesin e një njeriu, siç ishte ajo, pastaj i dërgoi në Galeri për një punë më profesionale. Befasia ishte se atje, kur i pa Sopi, i cili punonte në sektorin e restaurimit, shtangu, kjo është piktura ime e shpreh i surprizuar. Informoheni se cilët janë autorët, si vepruat? Unë i kam mësuar vonë se të kujt ishin pikturat, kur pas një kohe, vjen Shpresa e më thotë se ata piketuara, njëra është e artistit Fatmir Haxhiu, tjetra e piktorit Edi Sopi, të cilin e njihja se e kisha në lagje, te Medreseja dhe që kishte mbaruar për pikturë. Mbeta. Si ka mundësi i them. Ata të galerisë nuk e bënë bisedë me familjarët e Haxhiut. Kur ma solli në shkollë, u mahnita, piktura ishte shumë e bukur. Restaurimi ishte kryer në perfeksion. Ishte rikthyer piktura origjinale, nuk mund ta besoje, se pak kohë më parë kishte qenë tezgë llaci. “Nënat labe”, m’u kujtua filmi, dhe këtë do ta mbajmë për drejtorinë i them Shpresës dhe e vendosa aty.

    Jeni i fiksuar tek një tablo pronë e dikasterit?

    Nuk isha amator admirues i pikturës, as pasionant, por pikturën e atyre vajzave nuk do ta marrja në aspektin artistik, por për atë që më interesonte më shumë, për seriozitetin e shkollës, të thjeshta, në kuptimin e disiplinës së shkollës. Ajo mund ishte edhe e një piktori të panjohur, por më ishte fiksuar.

    Edhe si tematikë, më duhej për gjimnazin, për faktin se kishte filluar, një farë liberalizmi në shkolla, nxënës, mësuese që vinin me minifunde dhe isha kundër atyre veshjeve.

    Pati interesim nga ministria për pikturat e humbura?

    Absolutisht, nuk u kujtua askush nga ministria për dy pikturat nga të cilat njëra prej tyre rrinte në zyrën time. As nuk ia kujtuam, nuk i thamë, nuk i treguam, asgjë, përkundrazi. Realisht interesimi i tyre ishte zero. Vinin në zyrën time, në raste kontrolli, takime, as nuk e dinin se ekzistonte ajo pikturë dhe që ishte e ministrisë. Për atë të Sopit, nuk e di çfarë u bë.

    Keni një vizitë, jo të zakontë në zyrën tuaj?

    Ndërkohë, në aktivitete të ndryshme, artistike, sportive, përvjetorë shkolle, thërrisnim ish-nxënës që jetonin, familjarët e aty jo, fëmijët, prindërit, Shpresa ishte mjeshtre në të tillë organizime. Një ditë, në një veprimtari të tillë, vjen edhe Fatmir Haxhiu. E ftuam, pa idenë, dhe me mendimin se kishim pikturën e tij në shkollë. Jemi në vitin 2001.

    Cili është kontakti i parë i piktorit me mjedisin?

    Nuk i thamë, as ai nuk dinte gjë, madje as mua nuk më shkoi ndërmend. E njihja si Fatmir, artist, por pa bërë në ato momente lidhjen artist-pikturë. Pa i dhënë rëndësi, si diçka e zakontë në të përditshmen rutinë, u ul në një kolltuk, në drejtori, me pikturën në mur, por fillimisht nuk e pa. Edhe si piktor, ndoshta nuk e mendonte, që një vepër tij, ndodhet në drejtorinë e një shkolle dhe ai këtu në këtë zyrë bashkë me pikturën e tij. Aq më shumë me atë temë, pra luftën, heroizmin e grave.

    Vjen një moment, që biseda ndryshon?

    Duke hedhur sytë përreth e sheh, e njohu, pati një reagim: “Kjo është piktura”- më thotë. Aty unë u kujtova, po i përgjigjem profesor Fatmiri, ju jeni autori i kësaj pune. Një pikturë shumë e bukur, vijoj unë, tashmë i përqendruar te biseda.

    Ka një propozim nga piktori, i papritur për ju?

    Piktura e kompletonte zyrën. Kur vinin njerëz të ndryshëm, deri edhe nga ambasadat, i tërhiqte vëmendjen, tregonin interes, e shihnin me mjaft admirim. Këto ia shpreha edhe Fatmirit. Ishte një çast, kur me shumë kujdes, më pyeti nëse mundet ta merrte? Jo ta marr, por unë do t’ju bëj një tjetër pikturë, identike si kjo që edhe ti të mos e dallosh. Por, kjo ka tjetër vlerë, se është origjinale. Ty nuk të intereson se është e tillë apo kopjim, mjafton kur ta shohësh, e ke këtu, nuk do e kuptosh, po dora ime do ta bëjë.

    Çfarë ju befasoi me shumë?

    Unë nuk e dija dashurinë, lidhjen që ka piktori me një vepër të tij, dhe kur befasishëm ndodhet para saj. Jam jashtë kësaj marrëdhënie piktor-pikturë. Po ta kisha menduar më parë, nuk do të kisha future në zyrë, se realisht rrezikonte të më ikte piktura, që me aq vështirësi e risollëm në gjendjen e parë dhe që unë isha dashuruar tashmë me të, si pjesë e zyrës, shkollës. Të vjen keq ta heqësh, të është mësuar edhe syri.

    Ka një marrëveshje me artistin e madh?

    Po i them kjo po, bëhet menjëherë, nuk kam asnjë kundërshtim por bëjeni më parë ju, që unë mos ta heq, duket dhe bosh muri. Jo vetëm unë, por i gjithë stafi pedagogjik jemi mësuar me këtë pikturë dhe njerëzit kur do hynë e do të dalin, ku është piktura, mos e ka marrë drejtori në shtëpi do mendojnë. Ato nuk do më thonë mua, por do më përflasin nëpër korridore. Ato nuk e dinë që keni ardhur ju. Unë nuk mund të mbledh kolektivin e ti them, erdhi piktori dhe e morri. Ti bëje atë, rëndësi ka origjinalen e ke këtu e jetë këtu. Dhe kështu u ndamë.

    Dhe si vijoi, u realizua “shkëmbimi” i premtuar?

    Kur pas disa ditësh, ai papritur ndërroi jetë. U befasova, u trishtova, pikëllova, si nuk ia plotësova atë dëshirë, më mbeti peng. Por, nuk mund ta mendoja kurrë, pasi ai ishte aktiv me shëndet të mirë. Pas vdekjes së tij, Shpresa u lidh me familjen, fëmijët, Artanin djalin kryesisht. Organizuam një aktivitet më nxënësit, dhe në mënyrë ceremoniale, ia dorëzuam origjinalen. Ndërkohë, shumë korrekt ata kishin përgatitur dhe na sollën një pikturë tjetër, si dëshirë e familjes Haxhiu.

    Z. Zaharia, në mbyllje, flisni edhe për një ekspozitë, pak të veçantë?

    Me artistin Bujar Kapexhiu, realizuam në shkollë ndërmjet karikaturës tri stenda të bukura, të mëdha. I vura në katin e parë. Me temë veshjen kryesisht të mësuesve, nxënëseve. Një ndër to ishte një karikaturë me nxënësit duke parë mbathjet e mësueses ngjyrë të kuqe. Fenomene të kësaj natyre, pati bujë duke dhënë mesazhin që mos eja në shkollë me veshje jo estetike. Ato karikatura flisnin më shumë se gjithçka tjetër. E shihje se sa hyje në hollin e shkollës, një kryevepër e Kapexhiut./panorama

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KATËR TABLO PËR SHQIPTARËT REALIZUAR NGA PIKTORI FRANCEZ CHARLES BARGUE

  • Fëmijët kanë më shumë gjasa të shkojnë në shkollë në këmbë ose me biçikletë nëse e kanë bërë edhe prindërit e tyre

    Fëmijët kanë më shumë gjasa të shkojnë në shkollë në këmbë ose me biçikletë nëse e kanë bërë edhe prindërit e tyre

    Një studim finlandez ka zbuluar se fëmijët e prindërve që kanë ecur ose kanë përdorur biçikletën për të shkuar në shkollë kanë më shumë gjasa të ndjekin të njëjtin zakon. Ky “efekt ndërbreznor” tregon se mënyrat aktive të udhëtimit ndikohen ndjeshëm nga përvojat dhe qëndrimet e prindërve.

    E publikuar në European Journal of Public Health, kërkimi shqyrtoi të dhëna nga 660 çifte prind-fëmijë. U analizua udhëtimi i brezit të parë midis viteve 1980–1986 dhe i fëmijëve të tyre në vitin 2018. Studiuesit morën parasysh faktorë si distanca deri në shkollë, mosha, zona e banimit, gjinia, arsimi i prindërve dhe të ardhurat familjare.

    Udhëheqësja e studimit, dr. Tuuli Suominen nga Universiteti i Jyväskylä-s, tha se lidhja ishte modeste, por domethënëse: prindërit që kanë përvojë pozitive me ecjen ose çiklizmin priren ta inkurajojnë edhe tek fëmijët. Ky ndikim është më i fortë gjatë viteve të shkollës fillore, ndërsa më vonë pesha e bashkëmoshatarëve bëhet më e madhe.

    Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se zakonet e aktivitetit fizik shpesh kalojnë nga një brez tek tjetri. Për fëmijët dhe adoleshentët, ecja ose përdorimi i biçiklet[s për në shkollë është një burim i rëndësishëm i aktivitetit të përditshëm.

    Dr. Suominen theksoi se përballë rritjes së joaktivitetit fizik tek të rinjtë, promovimi i udhëtimeve aktive në shkollë është thelbësor. Mbështetja e prindërve, bashkë me strategji më të gjera shoqërore, mund të krijojë zakone më të shëndetshme dhe të qëndrueshme jo vetëm për fëmijët e sotëm, por edhe për gjeneratat e ardhshme. / Talker News – Syri.net

  • Paradoksi i shkollës së re në Selenicë: Kur erdhën kushtet, ishin larguar nxënësit

    Paradoksi i shkollës së re në Selenicë: Kur erdhën kushtet, ishin larguar nxënësit

    E rikonstruktuar totalisht dhe me kushte mjaft të mira për procesin mësimor, shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e Peshkëpisë” në Bashkinë e Selenicës mund të quhet një shembull se si duhet të jetë një godinë shkolle edhe në zonat rurale.

    E ndërsa e kemi një shembull se si duhet të jetë, shpopullimi I zonave ka bërë që shumë pak nxënës ta ndjejnë këtë mënyrë të të zhvilluarit të mësimit. Edhe pse kjo shkollë mbledh nxënësit e më shumë se 5-6 fshatrave, sërish numri i nxënësve është mjaft i ulët, në kufijtë e ekzistencës së vetë shkollës.

    Godina e re së bashku me orenditë e brendshme dhe natyrisht rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe aktiviteteve synojnë thithjen e sa më shumë nxënësve në mënyrë që vitin e ardhshëm mësimor kjo shkollë të mos braktiset. Por tashmë duket se kushtet e shkollës nuk mund të rikthejnë më banorët e shpërngulur.

    Kjo shkollë së bashku me shkollën vartëse 9-vjeçare të Drashovicës nuk I kalojnë 80 nxënës ku gati gjysma e tyre mësojnë në klasa kolektive.

  • Vdekja që po shokon Italinë- Paolo i dha fund jetës pas bullizmit në shkollë, e quanin ‘vajzë e vogël’

    Vdekja që po shokon Italinë- Paolo i dha fund jetës pas bullizmit në shkollë, e quanin ‘vajzë e vogël’

    viktima

    ITALI- Vetëvrasja e katërmbëdhjetëvjeçarit Paolo Mendico, i cili jetonte në një provincë rreth 100 km larg Romës, ka shkaktuar tronditje te opinion publik në Itali. 14-vjeçari, i dha fund jetës në dhomën e tij të gjumit, pak minuta pasi iu kishte dërguar një mesazh në celular shokëve të tij të klasës.
    “Në shkollë, më ruani një vend në rreshtin e parë”, shkroi adoleshenti.
    Sipas anëtarëve të familjes së tij, Paolo ishte shënjestër e ngacmimeve dhe sulmeve homofobike në shkollë. Në klasë, e quanin “vajzë e vogël” dhe “Paola”. Edhe pse ai ishte një nxënës i mirë, bullizimi ndaj tij ka qenë i vazhdueshëm, dhe nuk mori fund as pas ndërrimit të shkollës.
    Vëllai i madh i Paolo Mendicos, në një letër drejtuar Papës Leo XIV , Kryeministrit Giorgia Meloni dhe Ministrit të Arsimit Giuseppe Valditara, bëri thirrje për marrjen e masave të vërteta për të parandaluar vetëvrasjet e mëtejshme të adoleshentëve. “Vdekja e vëllait tim dëshmon për dështimin e shoqërisë sonë”, shkruan Ivan Mendico.”Në funeralin e djalit tim, erdhi vetëm një nga shokët e tij të klasës dhe në të kaluarën kishte mësues që inkurajuan ngacmimin dhe injoruan hapur ankesat tona”, tha nëna e të riut të ndjerë. Mësuesit e tij mohojnë çdo përgjegjësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, por Ministri italian i Arsimit ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm administrativ. Zyra e prokurorit të Cassino po heton gjithashtu këtë rast tragjik, duke u përqendruar në krimin e nxitjes për vetëvrasje.”Problemi i ngacmimit për fat të keq po rritet në të gjithë Evropën, për shkak të përdorimit të mediave sociale. Është një çështje e madhe”, tha kreu i Ministrisë italiane të Arsimit, Valditara. Përfaqësuesit e të gjitha partive politike theksuan rëndësinë kyçe të një reagimi të menjëhershëm nga autoritetet kompetente ndaj çdo sjelljeje të dhunshme kundër adoleshentëve brenda dhe jashtë institucioneve arsimore.
    Së fundmi, një studim i kohëve të fundit zbuloi se 19% e fëmijëve të moshës 11 deri në 13 vjeç janë viktima të ngacmimit dhe sulmeve të dhunshme, përfshirë homofobinë. Këto sulme trefishojnë rrezikun e depresionit dhe tendencave vetëvrasëse./ZËRI

  • Arrestohet kameramani që filmoi vajzat e Osmanit në shkollë: Përndjekje e rrezikshme dhe e kundërligjshme

    Arrestohet kameramani që filmoi vajzat e Osmanit në shkollë: Përndjekje e rrezikshme dhe e kundërligjshme

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër pas arrestimit të një kameramani ditën e mërkurë, duke akuzuar disa përfaqësues të mediave për cenimin e sigurisë së fëmijëve të saj.
    Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Osmani ka bërë të ditur se vajzat e saj kanë ndjekur për pesë vite shkollën publike “Ismail Qemali” në Prishtinë, pavarësisht sfidave serioze të sigurisë dhe infrastrukturës që, sipas saj, janë të njohura për institucionet përgjegjëse.
    Ajo ka ngritur shqetësimin se disa gazetarë kanë publikuar pamje të vajzave të saj, si dhe informacione të ndjeshme për vendndodhjen, klasat dhe rutinën e tyre të përditshme, duke i ekspozuar ato ndaj rreziqeve të mundshme si sulme, kërcënime apo rrëmbim.
    Presidentja paralajmëroi se do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm ligjor për të mbrojtur fëmijët e saj nga, siç e cilësoi ajo, “përndjekja e përsëritur” dhe veprimet që konsideron të rrezikshme dhe në kundërshtim me ligjin.
    REAGIM NDAJ PËRNDJEKJES SË VAZHDUESHME, TË KUNDËRLIGJSHME E TË RREZIKSHME QË MEDIA TË CAKTUARA I BËJNË VAJZAVE TË MIA TË MITURA
    Për pesë vite me radhë, vajzat e mia kanë shkuar në shkollën publike “Ismail Qemali” në Prishtinë. Jam falënderuese përjetësisht ndaj mësueses së tyre të shkollës fillore, e cila, sikurse edhe për çdo nxënës tjetër, është siguruar që vajzat tona të mësojnë maksimalisht e të marrin hapat e parë e të sigurt drejt zhvillimit të tyre profesional. Falënderuese edhe ndaj pjesës tjetër të stafit të shkollës dhe udhëheqjes së shkollës për bashkëpunimin e tyre me prindërit.
    Përgjatë këtyre pesë viteve, sikurse edhe nxënësit e tjerë në këtë shkollë, edhe vajzat e mia janë përballur me probleme me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, bllokada totale të toaleteve, mungesë pastrimi për muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë (me rreth 4 mijë nxënës në shkollë, rreth 40 nxënës në një klasë), konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës, e çka jo tjetër.
    Por asnjëherë, disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë), asnjëherë nuk kanë shkruar se Presidentja e vendit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë, përkundër sfidave të mëdha me të cilat përballej kjo shkollë. Asnjëherë nuk kanë shkruar për plot politikanë të tjerë, e në veçanti për gazetarët e shumtë që i dërgojnë fëmijët në shkolla private, brenda e jashtë vendit.
    E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia, të cilat shkonin çdo ditë në shkollë publike, duke publikuar vendndodhjen e tyre, klasat e tyre, incizime të paautorizuara të fytyrës së tyre, pa asnjë leje paraprake, e përkundër moshës së tyre të mitur, dhe faktit se, ashtu siç e parasheh ligji dhe siç ka qenë rasti edhe me familjet e tjera të presidentëve, policia është prezente. Njësoj, pra incizime të paautorizuara të fëmijëvë të mitur, ata tentuan të bëjnë edhe sot.
    Natyrisht që policia është prezente, sepse kjo u kërkohet me ligj dhe, sipas vlerësimit të vetë policisë, vajzat e mia hyjnë në kategorinë e rrezikshmërisë së lartë. Këto ligje nuk i kam hartuar unë dhe këtë vlerësim të rrezikshmërisë nuk e kam bërë unë. Kjo praktikë ekziston kudo në botë.
    Por çka dihet qartë është se një pjesë e rëndësishme e këtij rreziku shkaktohet pikërisht nga disa prej këtyre të ashtuquajtur gazetarë. Në cilin vend demokratik ekspozimi dhe rrezikimi i jetës së fëmijëve bie brenda suazave të lirisë së shprehjes? Në asnjë.
    Fëmijët e mitur, të kujtdo qofshin ata, nuk janë subjekt i interesit publik politik, por imazhet dhe incizimet e paautorizuara të tyre në rrethana private shkaktojnë rrezik për sulme, kanosje e kidnapime eventuale, duke i bërë publike rutinat dhe lokacionet e tyre – përkundër vlerësimit të policisë se një gjë e tillë është në kundërshtim me rregullat e sigurisë.
    Prandaj, do të ndërmarr çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e mi nga këta të ashtuquajtur gazetarë, të cilët nuk e kanë qëllimin të informojnë publikun, por të rrezikojnë jetën e fëmijëve që nuk u kanë asnjë faj. Këto incizime të paautorizuara, shpesh deri në nivel të përndjekjes, për fëmijët krijojnë jo vetëm rrezik fizik, por edhe psikologjik, me pasoja afatgjata.
    Ndryshimi i lokacionit të shkollës është bërë për shkak të problemeve të shkaktuara nga niveli i rrezikshmërisë së lartë dhe për shkak të ndryshimit të lokacionit ku jetojmë, ndërkohë që shkolla “Ismail Qemali” tashmë është shumë larg nga vendbanimi ynë.
    Për fund, si Presidente nuk kam asnjë kompetencë të vetme në çështje që lidhen me sistemin arsimor, përveç se të jap sugjerime – gjë që e kam bërë vazhdimisht. Ato bien ekskluzivisht në kompetencë të nivelit lokal (komunës) dhe atij qendror (qeverisë). Kjo nuk do të thotë që nuk janë bërë përpjekje e përmirësime, mirëpo sfidat janë ende tepër të mëdha e të vazhdueshme.

  • Filmoi vajzat e Vjosa Osmanit, arrestohet operatori i medias, presidentja: Akt i rrezikshëm

    Filmoi vajzat e Vjosa Osmanit, arrestohet operatori i medias, presidentja: Akt i rrezikshëm

    Vjosa Osmani

    KOSOVË-Operatori i portalit Paparaci, në Kosovë, Jetmir Muji është arrestuar, pasi ishte duke filmuar në një shkollë në Prishtinë, ku studiojnë edhe vajzat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Media shruan se Muji është ndaluar gjatë kryerjes së punës së tij si operator në afërsi të shkollës private.
    Në lidhje me rastin, presidentja u shpreh se disa gazetarë kanë publikuar pamje të vajzave të saj, vendndodhjen, klasat dhe rutinën e tyre ditore, duke i ekspozuar ato ndaj rrezikut të sulmeve, kërcënimeve apo edhe rrëmbimeve. Ajo paralajmëroi ndërmarrjen e çdo mase ligjore për të mbrojtur fëmijët e saj nga “përndjekja e përsëritur” dhe veprimet që ajo i konsideron të rrezikshme dhe të paligjshme.
    REAGIMI I VJOSA OSMANIT:
    Për pesë vite me radhë, vajzat e mia kanë shkuar në shkollën publike “Ismail Qemali” në Prishtinë. Jam falënderuese përjetësisht ndaj mësueses së tyre të shkollës fillore, e cila, sikurse edhe për çdo nxënës tjetër, është siguruar që vajzat tona të mësojnë maksimalisht e të marrin hapat e parë e të sigurt drejt zhvillimit të tyre profesional. Falënderuese edhe ndaj pjesës tjetër të stafit të shkollës dhe udhëheqjes së shkollës për bashkëpunimin e tyre me prindërit. Përgjatë këtyre pesë viteve, sikurse edhe nxënësit e tjerë në këtë shkollë, edhe vajzat e mia janë përballur me probleme me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, bllokada totale të toaleteve, mungesë pastrimi për muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë (me rreth 4 mijë nxënës në shkollë, rreth 40 nxënës në një klasë), konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës, e çka jo tjetër. Por asnjëherë, disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë), asnjëherë nuk kanë shkruar se Presidentja e vendit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë, përkundër sfidave të mëdha me të cilat përballej kjo shkollë. Asnjëherë nuk kanë shkruar për plot politikanë të tjerë, e në veçanti për gazetarët e shumtë që i dërgojnë fëmijët në shkolla private, brenda e jashtë vendit.
    E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia, të cilat shkonin çdo ditë në shkollë publike, duke publikuar vendndodhjen e tyre, klasat e tyre, incizime të paautorizuara të fytyrës së tyre, pa asnjë leje paraprake, e përkundër moshës së tyre të mitur, dhe faktit se, ashtu siç e parasheh ligji dhe siç ka qenë rasti edhe me familjet e tjera të presidentëve, policia është prezente. Njësoj, pra incizime të paautorizuara të fëmijëvë të mitur, ata tentuan të bëjnë edhe sot. Natyrisht që policia është prezente, sepse kjo u kërkohet me ligj dhe, sipas vlerësimit të vetë policisë, vajzat e mia hyjnë në kategorinë e rrezikshmërisë së lartë. Këto ligje nuk i kam hartuar unë dhe këtë vlerësim të rrezikshmërisë nuk e kam bërë unë. Kjo praktikë ekziston kudo në botë.
    Por çka dihet qartë është se një pjesë e rëndësishme e këtij rreziku shkaktohet pikërisht nga disa prej këtyre të ashtuquajtur gazetarë. Në cilin vend demokratik ekspozimi dhe rrezikimi i jetës së fëmijëve bie brenda suazave të lirisë së shprehjes? Në asnjë. Fëmijët e mitur, të kujtdo qofshin ata, nuk janë subjekt i interesit publik politik, por imazhet dhe incizimet e paautorizuara të tyre në rrethana private shkaktojnë rrezik për sulme, kanosje e kidnapime eventuale, duke i bërë publike rutinat dhe lokacionet e tyre – përkundër vlerësimit të policisë se një gjë e tillë është në kundërshtim me rregullat e sigurisë. Prandaj, do të ndërmarr çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e mi nga këta të ashtuquajtur gazetarë, të cilët nuk e kanë qëllimin të informojnë publikun, por të rrezikojnë jetën e fëmijëve që nuk u kanë asnjë faj. Këto incizime të paautorizuara, shpesh deri në nivel të përndjekjes, për fëmijët krijojnë jo vetëm rrezik fizik, por edhe psikologjik, me pasoja afatgjata.
    Ndryshimi i lokacionit të shkollës është bërë për shkak të problemeve të shkaktuara nga niveli i rrezikshmërisë së lartë dhe për shkak të ndryshimit të lokacionit ku jetojmë, ndërkohë që shkolla “Ismail Qemali” tashmë është shumë larg nga vendbanimi ynë. Për fund, si Presidente nuk kam asnjë kompetencë të vetme në çështje që lidhen me sistemin arsimor, përveç se të jap sugjerime – gjë që e kam bërë vazhdimisht. Ato bien ekskluzivisht në kompetencë të nivelit lokal (komunës) dhe atij qendror (qeverisë). Kjo nuk do të thotë që nuk janë bërë përpjekje e përmirësime, mirëpo sfidat janë ende tepër të mëdha e të vazhdueshme.

  • “Vajzat e mia po përndiqen”/ Arrestohet kameramani që filmonte shkollën, ku studiojnë fëmijët e presidentes Osmani

    “Vajzat e mia po përndiqen”/ Arrestohet kameramani që filmonte shkollën, ku studiojnë fëmijët e presidentes Osmani

    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vajzat e saj të mitura “po përndiqen” dhe se sot janë incizuar pa autorizim në një shkollë private ku ajo i dërgon. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar sot për “pengim serioz të punës” së kameramanit të Paparacit, Jetmir Muji, gjatë realizimit të xhirimit për familjen presidenciale, Osmani.
    AGK tha se mbrojtja e afërt e presidentes Osmani ka ndaluar arbitrarisht fizikisht kameramanin, i cili po xhironte në një shkollë private ku e para e shtetit dërgon dy vajzat e saj. Ai është mbajtur jashtëligjshëm nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt për disa minuta, i është konfiskuar kamera dhe i është kërkuar që të fshihet xhirimi. Më pas AGK tha se ai është arrestuar dhe se aktualisht gjendet në stacionin policor në Prishtinë.
    “E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia, të cilat shkonin çdo ditë në shkollë publike, duke publikuar vendndodhjen e tyre, klasat e tyre, incizime të paautorizuara të fytyrës së tyre, pa asnjë leje paraprake, e përkundër moshës së tyre të mitur, dhe faktit se, ashtu siç e parasheh ligji dhe siç ka qenë rasti edhe me familjet e tjera të presidentëve, policia është prezente. Njësoj, pra incizime të paautorizuara të fëmijëve të mitur, ata tentuan të bëjnë edhe sot”.
    “Natyrisht që policia është prezente, sepse kjo u kërkohet me ligj dhe, sipas vlerësimit të vetë policisë, vajzat e mia hyjnë në kategorinë e rrezikshmërisë së lartë. Këto ligje nuk i kam hartuar unë dhe këtë vlerësim të rrezikshmërisë nuk e kam bërë unë. Kjo praktikë ekziston kudo në botë”, thuhet në reagimin e Osmanit.
    Reagimi i plotë i Osmanit:
    “Për pesë vite me radhë, vajzat e mia kanë shkuar në shkollën publike “Ismail Qemali” në Prishtinë. Jam falënderuese përjetësisht ndaj mësueses së tyre të shkollës fillore, e cila, sikurse edhe për çdo nxënës tjetër, është siguruar që vajzat tona të mësojnë maksimalisht e të marrin hapat e parë e të sigurt drejt zhvillimit të tyre profesional. Falënderuese edhe ndaj pjesës tjetër të stafit të shkollës dhe udhëheqjes së shkollës për bashkëpunimin e tyre me prindërit.
    Përgjatë këtyre pesë viteve, sikurse edhe nxënësit e tjerë në këtë shkollë, edhe vajzat e mia janë përballur me probleme me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, bllokada totale të toaleteve, mungesë pastrimi për muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë (me rreth 4 mijë nxënës në shkollë, rreth 40 nxënës në një klasë), konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës, e çka jo tjetër.
    Por asnjëherë, disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë), asnjëherë nuk kanë shkruar se Presidentja e vendit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë, përkundër sfidave të mëdha me të cilat përballej kjo shkollë. Asnjëherë nuk kanë shkruar për plot politikanë të tjerë, e në veçanti për gazetarët e shumtë që i dërgojnë fëmijët në shkolla private, brenda e jashtë vendit.
    E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia, të cilat shkonin çdo ditë në shkollë publike, duke publikuar vendndodhjen e tyre, klasat e tyre, incizime të paautorizuara të fytyrës së tyre, pa asnjë leje paraprake, e përkundër moshës së tyre të mitur, dhe faktit se, ashtu siç e parasheh ligji dhe siç ka qenë rasti edhe me familjet e tjera të presidentëve, policia është prezente. Njësoj, pra incizime të paautorizuara të fëmijëve të mitur, ata tentuan të bëjnë edhe sot.
    Natyrisht që policia është prezente, sepse kjo u kërkohet me ligj dhe, sipas vlerësimit të vetë policisë, vajzat e mia hyjnë në kategorinë e rrezikshmërisë së lartë. Këto ligje nuk i kam hartuar unë dhe këtë vlerësim të rrezikshmërisë nuk e kam bërë unë. Kjo praktikë ekziston kudo në botë.
    Por çka dihet qartë është se një pjesë e rëndësishme e këtij rreziku shkaktohet pikërisht nga disa prej këtyre të ashtuquajtur gazetarë. Në cilin vend demokratik ekspozimi dhe rrezikimi i jetës së fëmijëve bie brenda suazave të lirisë së shprehjes? Në asnjë.
    Fëmijët e mitur, të kujtdo qofshin ata, nuk janë subjekt i interesit publik politik, por imazhet dhe incizimet e paautorizuara të tyre në rrethana private shkaktojnë rrezik për sulme, kanosje e kidnapime eventuale, duke i bërë publike rutinat dhe lokacionet e tyre – përkundër vlerësimit të policisë se një gjë e tillë është në kundërshtim me rregullat e sigurisë.
    Prandaj, do të ndërmarr çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e mi nga këta të ashtuquajtur gazetarë, të cilët nuk e kanë qëllimin të informojnë publikun, por të rrezikojnë jetën e fëmijëve që nuk u kanë asnjë faj. Këto incizime të paautorizuara, shpesh deri në nivel të përndjekjes, për fëmijët krijojnë jo vetëm rrezik fizik, por edhe psikologjik, me pasoja afatgjata.
    Ndryshimi i lokacionit të shkollës është bërë për shkak të problemeve të shkaktuara nga niveli i rrezikshmërisë së lartë dhe për shkak të ndryshimit të lokacionit ku jetojmë, ndërkohë që shkolla “Ismail Qemali” tashmë është shumë larg nga vendbanimi ynë.
    Për fund, si Presidente nuk kam asnjë kompetencë të vetme në çështje që lidhen me sistemin arsimor, përveç se të jap sugjerime – gjë që e kam bërë vazhdimisht. Ato bien ekskluzivisht në kompetencë të nivelit lokal (komunës) dhe atij qendror (qeverisë). Kjo nuk do të thotë që nuk janë bërë përpjekje e përmirësime, mirëpo sfidat janë ende tepër të mëdha e të vazhdueshme.

  • Sulm me thikë në një shkollë në Francë, dy të plagosur

    Sulm me thikë në një shkollë në Francë, dy të plagosur

    Një sulm me thikë është regjistruar në një shkollë në Francë këtë të mërkurë.
    Sipas raportimeve nga mediat e huaja, një person hyri në një shkollë në Antibes në Francë dhe goditi dy persona me thikë.
    Të plagosur mbetën një nxënëse 16-vjeçare dhe një mësuese 52-vjeçare.

    Sipas policisë, autori ishte një 18-vjeçar, një ish-nxënës në shkollë, por ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi të rëndë.

  • Nxënësit e shkollës “Met Hasa” në Durrës bojkotojnë mësimin, kërkojnë transport falas

    Nxënësit e shkollës “Met Hasa” në Durrës bojkotojnë mësimin, kërkojnë transport falas

    Prindërit e rreth 180 nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në Durrës protestuan këtë të martë, duke kërkuar rikthimin e transportit me autobus drejt shkollës pritëse “Neim Babameto”, ku fëmijët e tyre zhvillojnë mesim turn i dytë.
    “Është e pamundur që një fëmijë i klasës së parë ose edhe një adoleshent të shkojë me urban të linjës në shkollë”, thotë një prind
    “Unë kam 3 fëmijë. Nuk i përballoj dot, siç thonë këta. Si do hipë fëmija në urban linje, fëmija 5 vjeç”?
    Shkolla “Met Hasa” ndodhet në proces rindërtimi dhe deri në fund të vitit të kaluar nxënësit transportoheshin çdo ditë me tre autobusë të vënë në dispozicion nga bashkia.
    “Firma që transportoi nxënësit nga muaji shkurt deri në qershor nuk ka marrë lekë. Nuk është paguar, dhe kjo ishte arsyeja që nuk erdhi”.
    Por këtë vit Zyra Vendore Arsimore ka kërkuar që ata të përdorin urbanin e linjës Durrës–Porto Romano, gjë që ka sjellë zemërim e prindërve, pasi sipas tyre urbanet nuk janë të sigurt për fëmijët.
    “E kam vajzën në klasë të dytë. Po hipa këtu duhet të zbres në Spitallë. Kush e pret atje? Kështu që nuk është zgjidhje kjo me urban. Në radhë të parë do ndalojmë kalamajtë se nuk mundemi t’i çojmë, edhe do bllokojmë rrugën deri sa të bëhet zgjidhja. Pse vjet e kishim autobusin, dhe e hoqën? Në qoftë se ne nuk e përfitojmë me ligj, pse duhet ta përfitonim vjet”?
    “Nuk kam kalamaj që t’i lë dëshmorë rrugës. Kam kalamaj t’i mbaj vetë. Nuk kam ekonomi t’i paguaj lekë bashkisë, Ministrisë së Arsimit, kam 3 kalamaj në shkollë”.
    Protestën e prindërve dhe vendimin e tyre për të mos i dërguar fëmijët në shkollë në këto dy ditë të para, e konsideron të drejtë dhe mësuesi i kësaj shkolle, Pjetër Biba.
    “Shumë e drejtë. Duhet të ishte marrë masa më përpara për t’u zgjidhur, jo për t’u lënë ditën e fundit. Urbani është i pasigurtë për ne të rriturit, jo më për fëmijët e vegjël. Sepse ai mund të ketë maksimumi 15-20 vende, kur fëmijët janë shumë më tepër, mund të jenë 60 që mund të shkojnë me një urban. Gjithsej janë 180 fëmijë”.
    Prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë derisa kërkesa e tyre të plotësohet. Sakaq, paralajmërojnë përshkallëzim të protestës, deri në bllokim të rrugës.

  • Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën

    Nuk u është siguruar transporti, fëmijët në Porto Romano nuk nisin shkollën

    185 nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në zonën e Porto Romanos në Durrës prej dy ditësh nuk kanë shkuar në shkollë.
    Atyre u mungon transporti drejt shkollës pritëse, ndaj prindërit kanë protestuar duke kërkuar marrjen e masave dhe zgjidhjen e situatës pa cenuar më gjatë shkollimin e fëmijëve të tyre që nuk mundën t’i gëzoheshin ditës së parë të shkollës.
    Shkolla e tyre po rindërtohet dhe mësimi është zhvendosur përkohësisht në shkollën “Neim Babameto” në Spitallë. Vitin e kaluar, për nxënësit u vu në dispozicion një autobuz, po këtë vit shkollor gjithçka ka ndryshuar.
    “Kam dy fëmijë dhe i kemi lënë në shtëpi. Është e pamundur që një fëmijë i klasës së parë apo një adoleshent të shkojë me urban në shkollë. Fëmija nuk ka siguri. Vetë nuk i çojmë dot se jemi në punë”, u shpreh një banor.
    “Kam tre fëmijë. Nuk më del të paguaj abone. Jam në punë, s’më del t’i çoj e t’i marr. I bëj thirrje Ministrisë së Arsimit të vej dorë sikur të ishin fëmijët e saj”.
    “Na thanë që këtë vit do shkojnë me urban, por nuk ka logjikë. Pse vjet kishte transport, sivjet jo? Po ta kishin zgjidhur më herët, jo para nisjes së shkollës”, tha një tjetër.
    Sipas një prej mësuesve të shkollës, Pjetër Biba, situata ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së shërbimit nga kompania e transportit, që nuk është paguar nga Bashkia.
    “Kompania që ofroi transportin vitin e kaluar nuk është paguar dhe ka ndërprerë shërbimin. Nuk duhej lënë në ditën e fundit. Urbani është i pasigurt edhe për ne të rriturit, jo më për fëmijët.”
    Prindërit thonë se nuk do të dërgojnë fëmijët në shkollë derisa problemi të zgjidhet. Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës së tyre, bllokim të rrugës, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve, veçanërisht Ministrisë së Arsimit për të rikthyer një shërbim që është domosdoshmëri për arsimimin dhe sigurinë e fëmijëve të tyre.