Tag: shkollat

  • Astir dhe Yzberisht, aty ku shkollat “ngrihen” vetëm për fushatë

    Astir dhe Yzberisht, aty ku shkollat “ngrihen” vetëm për fushatë

    Nga Sebi Alla– Me çantë me libra në shpinë, mbesa 8-vjeçare e Sanije Brashës zbret përtueshëm nga një furgon që e dërgon dhe merr çdo ditë nga shkolla “Sabaudin Gabrani” në afërsi të 21 Dhjetorit në zonën e Astirit, 3.5 kilometra largësi, shpesh mes kaosit të trafikut. “Shumë keq është çështja e shkollës për fëmijët, e kemi problem kryesor”, thotë për Faktoje.al 63-vjeçarja, që gjithsesi refuzon t’i bëhet një foto, me “argumentin” se: “nuk dua të ngatërrohem me politikën në këtë kohë zgjedhjesh”.
    Punimet
    Rreth 300 metra larg vendit ku Sanija pret e përçjell mbesën, punohet ngadalë nga një ekskavator i vogël për sistemimin e truallit të Shkollës së re 9-vjeçare, vend të cilin e vizitoi pak ditë më parë, kryeministri Rama, kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani dhe Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ndërsa në dy shkollat e tjera të premtuara, trojet e tyre mbulohen nga mbetjet dhe ferrat.
    Problematika
    Për shumë vite banorët e dy lagjeve të kryeqytetit me rreth 70 mijë banorë detyrohen t’i dërgojnë fëmijët në shkollat publike në Kombinat, dhe dy shkollat e tjera, “Sabaudin Gabrani” dhe “Gustav Majer”, që ndodhen përkatësisht pranë 21 Dhjetorit dhe ish-Parkut. Në këtë zonë ka vetëm çerdhe publike, ndërsa mungojnë objektet për kopshtet, asimin parashkollor, ciklin e ulët, 9-vjeçar dhe të mesëm.
    Shkolla për fushatë
    Për zonën e Yzberishtit dhe Astirit është premtuar dhe parashikuar prej tetë vitesh ndërtimi i tre shkollave të reja, nga cikli fillor, deri në arsimin e mesëm. “Ajo shkollë, që ne shohim sot është sipas moduleve që ne kemi për shkollat e reja, ku e maksimizojmë hapësirën për të pasur sa më shumë klasa dhe kapacitet, planifikohet për 900 nxënës për ciklin 9-vjeçar dhe nga ana tjetër e rrugës do të jetë kopshti dhe çerdhja për më shumë se 250 fëmijë, duke pasur 2 klasa çerdhesh dhe 4 klasa kopshti, ” shpjegoi për kryeministrin, kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.
    Trualli
    Tre ditë nga prezantimi publik, mesditën e së mërkurës (30 Prill) në këtë zonë (nga një vëzhgim në terren i Faktoje.al) shihen disa makina të tonazhit të rëndë që qëndrojnë të parkuara dhe një ekskavator i vogël që sistemon pjesën perëndimore të truallit ku parashikohet ngritja e objektit arsimor.
    Ne foto: Hyrja kryesore e kantierit në Astir ku pritet të ndërtohet shkolla 9-vjeçare  
    Vlera e ndërtimit të kësaj shkollë është 297.893.376,48 lekë me TVSH me investitor Bashkia Tiranë dhe afati u punimeve parashikon 12 muaj kalendarike. Puna vijon, por duket me intensitet të ngadaltë, ndonëse afati parashikon përfundimin e objektit brenda 12 muajve.
    Në foto tabela e projektit, vlera dhe afati i përfundimit të punimeve                                 
    Premtime të riciklueshme
    Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, përveç shkollës në Astir, solli si “model” edhe dy objekte të tjera arsimore. “Kemi dhe modelet e 2 shkollave të tjera që do të vazhdojnë më tej në Yzberisht për shkollë të mesme dhe 9 vjeçare me po të njëjtat kapacitete; shkolla e mesme është për 600 nxënës të shkollës së mesme dhe shkolla 9 vjeçare për 900 dhe pastaj njësoj çerdhja dhe kopshti në ambientin e shkollës 9 vjeçare që do t’i shërbejë zonës së Yzberishtit”, tha ajo.
    Shkollat fantazmë
    Po ku është “shkolla që vazhdon” në Yzberisht? Faktoje.al ishte pikërisht në zonën e përcaktuar për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme në Yzberisht. Një territor i rrethuar me kangjella, por i mbushur me mbetje, pirgje inertesh dhe ferra të harlisura.
    Afatet
    Katër vite më parë, Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë deklaronte për tre shkolla që do zgjidhnin përfundimisht problemin në dy lagje, Yzberisht dhe Astir. “Do fillojmë shumë shpejt me 3 shkolla, 2 në një anë të Lanës, 1 në anën tjetër”, tha Veliaj në vitin 2021, pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa reagimin më të fundit kryebashkiaku që ndodhet në masën “arrest me burg” e pati nëpërmjet rrjetit social Facebook. “U jam vërtet mirënjohës nga zemra banorëve që u treguan kaq të durueshëm, dhe falenderoj kolegët që punuan për ta bërë realitet këtë premtim. Mezi pres të shoh së shpejti nisjen e punës edhe për ndërtimin e gjimnazit të ri, po aq të domosdoshëm, në këtë zonë të Tiranës”.

    Në foto: Zona e parashikuar për ndërtimin e Shkollës 9-vjeçare dhe të Mesme në Yzberisht

    Përfundimi
    Ndërtimi i tre shkollave në lagjet Yzberisht dhe Astir në Tiranë, nisur edhe nga verifikimi në terren, konsiderohet ende premtim i pambajtur. Në tetë vitet e fundit ky ka qenë premtimi kryesor, sidomos në periudhë fushatash për zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Në zgjedhjet e 2021, rreth 52% e votave në këto zona shkuan për Partinë Socialiste.
    /Faktoje.al/

  • Pamjet/ Zelanda e Re goditet nga erërat më të forta në 10 vjet, mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet

    Pamjet/ Zelanda e Re goditet nga erërat më të forta në 10 vjet, mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet

    Kryeqyteti i Zelandës së Re, Wellington, është përballur me erërat më të fuqishme që nga viti 2013, duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat, të anulojnë fluturimet dhe të pezullojnë shërbimet e trageteve. Ndërkohë, pjesë të Ishullit Jugor kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas reshjeve intensive që zgjatën mbi 24 orë.
    Sipas shërbimit meteorologjik, shpejtësia mesatare e erës në Wellington arriti në 87 km/h, ndërsa në zonën bregdetare të Baring Head erërat kapën një kulm prej 160 km/h. Për këtë arsye, është lëshuar paralajmërimi më i lartë i mundshëm për erëra të forta.
    Zëdhënësi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Rajonit Wellington, Dan Neely, tha se situata është më e rëndë se zakonisht dhe ka sjellë mbylljen e disa rrugëve, ndërkohë që dallgët kanë përmbytur rrugët bregdetare, duke sjellë me vete mbeturina dhe rrezik për banorët.

    Banorët janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa Universiteti Victoria dhe një numër shkollash lokale janë mbyllur për arsye sigurie. Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Wellingtonit janë pezulluar përkohësisht.

     

  • U hodhën nga lartësitë/ 151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shkollat ​​në Stamboll mbyllen për dy ditë

    U hodhën nga lartësitë/ 151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shkollat ​​në Stamboll mbyllen për dy ditë

    Numri i të plagosurve nga tërmeti në Turqi ka arritur në 151.

    Ata janë lënduar pasi janë hedhur nga lartësitë për shkak të panikut të shkaktuar nga tërmetet, thotë zyra e guvernatorit të Stambollit.
    Në një postim në X, shton se nuk ka pasur viktima të regjistruara dhe asnjë ndërtesë banimi nuk është shembur.
    Një ndërtesë e braktisur në lagjen Fatih të Stambollit u shemb.
    Furnizimi me energji dhe gaz, infrastruktura e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve janë gjithashtu të paprekura, shton ai.
    Shkollat ​​në Stamboll do të mbyllen të enjten dhe të premten, ka njoftuar ministri i Arsimit Yusuf Tekin.
    Ai shton se në asnjë shkollë të qytetit nuk është raportuar ndonjë incident serioz dhe se kopshtet e shkollave do të jenë të hapura për publikun për t’u përdorur si hapësira të sigurta.
    Gjithsej 51 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.2 që goditi Stambollin më herët, sipas ministrit të Brendshëm Ali Yerlikaya.
    Më i forti prej tyre ishte 5.9 ballë, thotë ai.
    Yerlikaya shton se tërmeti me magnitudë 6.2 u regjistrua rreth shtatë kilometra nën tokë dhe zgjati 13 sekonda.

    Top Channel

  • Google ndalon komentet për shkollat në ‘Google Maps’

    Google ndalon komentet për shkollat në ‘Google Maps’

    Google ka njoftuar se do të çaktivizojë komentet dhe vlerësimet për shkollat në mbarë botën në platformën ‘Google Maps’, duke filluar nga fundi i prillit, njoftoi agjencia ‘Agence France-Presse’ (AFP). 

    Aplikacioni Google Maps u lejon përdoruesve të vlerësojnë vendndodhjet që vizitojnë në një shkallë nga 1 deri në 5 yje dhe të lënë komente të lira.

    Edhe pse kjo veçori përdoret kryesisht për restorante, hotele dhe biznese të tjera, ajo është aplikuar edhe për shkollat fillore dhe të mesme.

    “Ky vendim vjen për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të politikave, përfshirë komente jashtë teme dhe të dëmshme,” deklaroi një zëdhënës i Google.

    Sipas AFP-së, komente si ‘shkollë e mjerueshme’, ‘e kalbur’ apo ‘mësues të tmerrshëm’ janë të zakonshme në faqet e shkollave në qytete si Parisi.

    Google sqaroi se masa do të zbatohet për të gjitha shkollat e arsimit të përgjithshëm në nivel global dhe do të hyjë në fuqi në fund të prillit. Zbatimi i saj pritet të zgjasë disa javë. Syri.net-Tovima.gr.

  • “Mirëqënia dhe siguria e fëmijëve tanë”/ Ministrja e Arsimit Manastirliu njofton rritjen e sigurisë në shkolla

    “Mirëqënia dhe siguria e fëmijëve tanë”/ Ministrja e Arsimit Manastirliu njofton rritjen e sigurisë në shkolla

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka bërë një njoftim në rrjetin social, facebook për garancinë dhe sigurinë e fëmijëve në shkolla.
    “Shkollat e arsimit bazë dhe shkollat e bashkuara me 350 nxënës do të kenë 1 oficerë sigurie, nga 600 nxënës që ishte në parë. Shkollat e arsimit të mesëm të lartë me mbi 80 nxënës do të kenë 1 oficer sigurie. Të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme me më shumë se 900 nxënës, do të kenë 2 oficerë sigurie. Shkollat e Arsimit Profesional do të kenë 1 oficer sigurie kur kanë mbi 80 nxënës dhe 2 oficerë sigurie kur kanë mbi 700 nxënës”, tha Ministrja Manastirliu.
    Qeveria ka marrë vendimin e ri për forcimin e sigurisë në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare. Oficerët e sigurisë do të jenë të pranishëm në më shumë shkolla, duke përfshirë edhe ato profesionale. Për herë të parë shkollat 9-vjeçare me 350 nxënës do të kenë oficerë sigurie, ndërsa shkollat me 900 nxënës do të kenë dy oficerë sigure. Për herë të parë është edhe përfshirja e oficerëve në shkollat e arsimit profesional. Këto masa janë pjesë e Planit të Veprimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për rritjen e sigurisë në shkolla, plan, i cili nisi zbatimin pas konsultimit të gjerë me komunitetin e prindërve në të gjitha shkollat”, përfundon postimi i Ministres.

  • Vendimi i ri i qeverisë, Manastirliu: Rritet numri i oficerëve të sigurisë në shkolla

    Vendimi i ri i qeverisë, Manastirliu: Rritet numri i oficerëve të sigurisë në shkolla

    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe përfshirjen oficerëve të sigurisë edhe në shkollat e arsimit profesional.
    “Shkollat e arsimit bazë dhe shkollat e bashkuara me 350 nxënës do të kenë 1 oficerë sigurie, nga 600 nxënës që ishte në parë.Shkollat e arsimit të mesëm të lartë me mbi 80 nxënës do të kenë 1 oficer sigurie. Të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme me më shumë se 900 nxënës, do të kenë 2 oficerë sigurie. Shkollat e Arsimit Profesional do të kenë 1 oficer sigurie kur kanë mbi 80 nxënës dhe 2 oficerë sigurie kur kanë mbi 700 nxënës”, thotë Ministrja Manastirliu.

    Qeveria ka marrë vendimin e ri për forcimin e sigurisë në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare. Oficerët e sigurisë do të jenë të pranishëm në më shumë shkolla, duke përfshirë edhe ato profesionale. Për herë të parë shkollat 9-vjeçare me 350 nxënës do të kenë oficerë sigurie, ndërsa shkollat me 900 nxënës do të kenë dy oficerë sigure. Për herë të parë është edhe përfshirja e oficerëve në shkollat e arsimit profesional. Këto masa janë pjesë e Planit të Veprimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për rritjen e sigurisë në shkolla, plan, i cili nisi zbatimin pas konsultimit të gjerë me komunitetin e prindërve në të gjitha shkollat.

  • Siguria në shkolla, vendimi: 1 oficer për institucionet arsimore deri në 700 nxënës, 2 oficerë në ato me më shumë

    Siguria në shkolla, vendimi: 1 oficer për institucionet arsimore deri në 700 nxënës, 2 oficerë në ato me më shumë

    Qeveria ka miratuar sot një Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) që synon forcimin e sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare, nëpërmjet vendosjes së oficerëve të sigurisë në varësi të numrit të nxënësve në çdo shkollë.
    Vendimi, i propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, parashikon:

    Në shkollat me 80 deri në 700 nxënës, do të ketë 1 oficer sigurie.
    Në shkollat me mbi 700 nxënës, do të ketë 2 oficerë sigurie.
    Në shkollat bazë ose të bashkuara me mbi 350 nxënës, gjithashtu do të caktohet 1 oficer sigurie.
    2 oficerë sigurie do të ketë edhe në gjimnazet, shkollat e orientuara apo ato profesionale me mbi 900 nxënës (ose mbi 700 për shkollat profesionale).

    Oficerët e sigurisë do të jenë përgjegjës për monitorimin e ambienteve shkollore dhe ndërveprimin me nxënësit, stafin mësimor dhe komunitetin, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt.
    Shpenzimet për oficerët e sigurisë do të mbulohen nga fondet ekzistuese të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Formimit Profesional.
    Institucionet përfituese do të përcaktohen me urdhër të ministrave përkatës dhe vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

  • Francë, propozohet ideja për ndalimin e telefonave në shkollat e mesme

    Francë, propozohet ideja për ndalimin e telefonave në shkollat e mesme

    Në Francë janë duke menduar që të ndalin nxënësit e shkollave të mesme të përdorin telefonat e tyre inteligjentë.

    Ky është propozimi që vjen nga Ministrja franceze e Arsimit, Élisabeth Borne, në të cilin thuhet se nxënësit e moshave nga 11 deri në 15 vjeç do t’u ndalohet rreptësisht përdorimi i aparateve celularë, duke i detyruar ata që këto pajisje t’i kyçin në një dollap të posaçëm, e për t’i rimarrë ato sërish pas përfundimit të mësimit.

    Ideja e cila do të zbatohet duke nisur që në muajin Shtator, bëhet me qëllim për t’i larguar këta të rinj nga aksesi i tepruar në rrjete sociale dhe për t’u fokusuar plotësisht në ndjekjen e rregullt të mësimeve.

    “Një masë e tillë shihet si thelbësore për të ruajtur mirëqenien dhe garantuar suksesin e fëmijëve tanë në shkollë”, shprehet ministrja franceze Borne.

    Më herët, ky vend zbatoi të njëjtin propozim në vitin 2018, për nxënësit e kolegjeve duke i shkëputur ata prej telefonave inteligjentë. I vetmi ndryshim ishte se këta fëmijë mund t’i fiknin telefonat e tyre dhe t’i mbanin në çantë për të vazhduar me procesin mësimor, teksa këtë herë parashikohet një shtrëngim masash më i ashpër për t’i larguar akoma dhe më shumë nxënësit nga këto pajisje.

    Qeveria u shpreh se nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë më shumë në mënyrë që fëmijët të ishin më të përqëndruar në mësime, do ta ndjekin me shumë interes këtë propozim.

    Telefonat momentalisht në Francë janë të ndaluar plotësisht vetëm në shkollat fillore, teksa në muajt në vazhdim, kjo ndalesë do të zgjerohet masivisht dhe në shkollat e mesme.

    Ministrja Borne tha gjithashtu se kjo ide u mbështet edhe nga prindërit dhe mësuesit që kërkojnë më shumë kujdes për t’i trajtuar nxënësit, për t’i mbajtur kështu sa më larg rrjeteve sociale që bëhen faktor shpërqendrimi.

  • Gjermania në alarm? Shkollave u kërkohet të mësojnë fëmijët si të mbijetojnë në luftë

    Gjermania në alarm? Shkollave u kërkohet të mësojnë fëmijët si të mbijetojnë në luftë

    Gjermania po përgatitet për një skenar lufte. Ministria e Brendshme ka kërkuar që shkollat të përfshijnë trajnime për mbrojtje civile dhe që qytetarët të sigurojnë rezerva ushqimore dhe ujë për të paktën 72 orë. Kjo lëvizje vjen mes paralajmërimeve se Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s brenda pak vitesh.
    Sipas gazetës Handelsblatt, fëmijët gjermanë do të mësojnë se si të veprojnë në raste konflikti apo emergjencash. Një zëdhënës i ministrisë deklaroi se mbrojtja civile duhet të jetë prioritet, sidomos për shkollat. Deputeti i CDU-së, Roderich Kiesewetter, tha se fëmijët janë “veçanërisht të pambrojtur” dhe duhet të trajnohen për skenarë të tillë, duke ndjekur modelin e Finlandës, që për vite me radhë është përgatitur për një konflikt me Rusinë.
    Pavarësisht se arsimi është kompetencë e landeve federale, Berlini është i gatshëm të shpërndajë materiale dhe udhëzime për të gjitha shkollat përmes Zyrës Federale për Mbrojtje Civile (BBK). Ndërkohë, BE ka miratuar një iniciativë të re për përgatitjen ndaj luftës dhe u ka rekomanduar të gjithë qytetarëve të përgatisin një “paketë emergjence” për 72 orë.
    Paketa duhet të përfshijë: ujë, ushqime të thata, ilaçe, radio me bateri, elektrik dore, dokumente identiteti dhe thikë shumëfunksionale. Autoritetet paralajmërojnë se strukturat aktuale të Gjermanisë janë të papërgatitura dhe të mbifinancuara për një krizë madhore, me vlerësime që tregojnë se nevojiten mbi 30 miliardë euro për t’i sjellë ato në standardet minimale të luftës.
    Shefi i ushtrisë gjermane, Carsten Breuer, tha se “sipas analizave tona, Rusia është e aftë të sulmojë NATO-n brenda 4 deri në 7 vitesh”.
    Edhe Britania po përgatitet. Pas zbulimit të anijes ruse Yantar që po hartëzonte infrastrukturën nënujore të energjisë në Detin e Veriut, ekspertët e sigurisë i kanë bërë thirrje qytetarëve të kenë gjithashtu një paketë mbijetese. Thuhet se sabotimi i tubacioneve nga Rusia është një kërcënim real.
    Ndërkohë, disa vende europiane kanë nisur shpërndarjen e udhëzuesve për mbijetesë në rast lufte. BE po ndjek shembullin e Finlandës, që ka theksuar rëndësinë e informimit të popullsisë për të shmangur panikun dhe për të rritur vetëdijen ndaj kërcënimeve.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • 2025, Shqipëria e satelitëve/ Shpopullimi/ Pa ujë dhe rrugë të shkatërruara, fshatrat e Përrenjasit drejt zhdukjes

    2025, Shqipëria e satelitëve/ Shpopullimi/ Pa ujë dhe rrugë të shkatërruara, fshatrat e Përrenjasit drejt zhdukjes

    2025, Shqipëria e satelitëve/ Shpopullimi/ Pa ujë dhe rrugë të shkatërruara, fshatrat e Përrenjasit drejt zhdukjes

    Fshatrat e Përrenjasit po përballen me një braktisje të vazhdueshme nga banorët, të cilët detyrohen të largohen për shkak të mungesës së kushteve bazike të jetesës.

    Infrastruktura e amortizuar, mungesa e ujit të pijshëm dhe shërbimeve shëndetësore kanë bërë që shumë familje të kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër. Pavarësisht potencialit natyror të zonës, neglizhenca e autoriteteve ka çuar në shpopullimin e fshatrave Stranik dhe Pojanik duke lënë pas vetëm të moshuarit, të cilët përballen me vështirësi të mëdha

    Këtu ka pas zhvillim të madh, vetëm në qytezë ka pas mbi 400 banorë. Po të fusësh edhe kooperativën 2000 punonin në atë zonë në atë kohë. Me kalimin e viteve me mbarimin e shfrytëzimit të pyllit u rralluan dhe punëtoret. Unë mbaj mend Dhimitër Xhuvanin shkrimtarin e Elbasanit vinte këtu, shkrimtari Ismail Kadare rrinte nga 15 ditë, ekipi Sopotit stërvitej këtu. Sot ka ndryshuar 100 për qind kanë ikur shumë njerëz këtu kanë ngelur 20 për qind e asaj popullate. “

    Këtu ka pas shumë njerëz, këtu mund të kishte 2000 punëtor që punonin, kurse sot është një shkretëtire që nuk ka fundin. ”

    Si pasojë e largimit të popullsisë edhe shkollat janë mbyllur ndërsa nxënësit e mbetur u duhet të shkollohen në institucionet larg vendbanimit te tyre.

    “ Kohët e fundit është bërë largim shumë i madh. Pasojat janë goxha si për fshatin ashtu edhe për vetë komunitetin këtu. Kryesorja është se rruga është goxha e prishur, është problem rruga. Shkollat i kemi pasur deri tani, por numri i fëmijëve ka rënë jashtë mase, dhe gjendja është e papërballueshme për komunitetin tonë. Ç’të them mosha jonë ka ngel këtu tani. ”

    Sot jo vetëm në Prrenjas shumë fshatra janë braktisur, shkollat janë mbyllur dhe dimrat e ashpër izolojnë banorët e mbetur./ Euronews Albania