Tag: shkollat

  • Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

    Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

    Më 18 qershor 2025, Gjuha Shqipe u shpall zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të qytetit të Nju Jorkut. Lajmi u bë i ditur nga kancelarja e arsimit, Melissa Aviles-Ramos, dhe përfaqëson një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.
    Ky vendim i rëndësishëm garanton që njoftimet dhe informacionet zyrtare nga shkollat publike të jenë të aksesueshme edhe në gjuhën shqipe, duke lehtësuar përfshirjen e mijëra familjeve shqiptare në jetën shkollore të fëmijëve të tyre.

    Nga mbi 180 gjuhë që fliten në Nju Jork, vetëm 10 ishin përfshirë deri më tani në komunikimet zyrtare të sistemit arsimor. Me shtimin e tri gjuhëve të reja, përfshirë shqipen, ky numër ngjitet në 13, duke forcuar përfaqësimin gjuhësor në një sistem që u shërben mbi një milion nxënësve.

  • SHBA/ Shqipja, një nga gjuhët zyrtare të komunikimit në shkollat publike të Nju Jorkut

    SHBA/ Shqipja, një nga gjuhët zyrtare të komunikimit në shkollat publike të Nju Jorkut

    Departamenti i Arsimit i Qytetit të Nju Jorkut ka shpallur zyrtarisht gjuhën shqipe si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet zyrtare shkollore. Lajmi u bë i ditur më 18 qershor nga kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles–Ramos.
    Kjo është një arritje e rëndësishme për komunitetin shqiptar në SHBA, duke u ofruar prindërve shqiptarë mundësinë që të marrin çdo dokument dhe informacion të rëndësishëm nga shkollat në gjuhën amtare. Deri më tani, vetëm 10 gjuhë kanë qenë pjesë e komunikimeve zyrtare në shkollat publike të qytetit, ndërsa me këtë vendim shtohen edhe tre të tjera, përfshirë shqipen.
    Ky hap do t’i ndihmojë prindërit shqiptarë që të ndjekin më lehtë edukimin e fëmijëve të tyre dhe të marrin pjesë aktive në jetën shkollore, duke lehtësuar ndjeshëm barrierat gjuhësore që i kanë penguar deri më sot. Vendimi i Departamentit të Arsimit konsiderohet si një vlerësim për komunitetin shqiptar në Nju Jork dhe si një konfirmim që gjuha dhe identiteti kulturor janë pasuri për shoqërinë.

  • Auron Tare: Shqipëria po humbet autenticitetin turistik duke ndjekur modele të huaja

    Auron Tare: Shqipëria po humbet autenticitetin turistik duke ndjekur modele të huaja

    Studiuesi Auron Tare ka ngritur sërish shqetësimin për mënyrën sesi po zhvillohet turizmi në Shqipëri, duke paralajmëruar humbjen graduale të autenticitetit dhe identitetit kulturor të vendit.

    Në një lidhje për Klan News me moderatorin Drini Zeqo, Tare tha se Shqipëria nuk ka marrë masat e nevojshme për të ndërtuar një industri të qëndrueshme turistike. Ai theksoi mungesën e përgatitjes, infrastrukturës, si dhe të shkollave profesionale që do të trajnonin udhëzuesit dhe punonjësit e shërbimeve turistike me standarde të larta.

    “Në kohën që ne ishim, nuk morëm masa, nuk u përgatitëm, nuk krijuam infrastrukturë, nuk krijuam shkollat e shërbimit, shkollat e guidave. Shkollat tona marrin licenca jo domosdoshmërisht bazuar në njohuri të thella, shërbimin e hotelerisë apo shërbime të tjera,” u shpreh ai.

    Sipas Tares, vendet si Spanja, Italia apo Greqia kanë bërë gabime të mëdha në të kaluarën duke shkatërruar peizazhet dhe duke aplikuar modele ndërtimi që nuk i përshtaten traditave lokale, por tashmë po i korrigjojnë këto gabime duke rikthyer arkitekturën tradicionale.

    “Ndërkohë ne po bëjmë të kundërtën, po vazhdojmë marrëzitë e arkitekturës së huaj, të cilët vijnë në Shqipëri, bëjnë eksperimente, por Shqipëria po humbet gjithmonë e më shumë autenticitetin e vet”, theksoi Tare.

    Eksperti nënvizoi se Shqipëria kishte mundësinë të mësonte nga gabimet e vendeve të tjera që kanë dekada eksperiencë në turizëm, por sipas tij, për fat të keq, këtë avantazh nuk e kemi shfrytëzuar.

  • Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare për sport dhe aktivitet

    Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare për sport dhe aktivitet

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po shërbejnë si hapësira komunitare për fëmijët dhe të rinjtë gjatë pasditeve të verës.
    Ai thekson se këto ambiente janë tashmë vendi më i mirë për fëmijët që duan të merren me sport dhe të shfrytëzojnë kohën e lirë në mënyrë të shëndetshme, veçanërisht gjatë stinës së verës.
    “Kam folur pa kursim për shkollat e reja që kemi ndërtuar në Tiranë, por përveçse mjedise me kushte moderne ku fëmijët marrin dije, ato shërbejnë edhe si qendra komunitare gjatë orëve të pasdites.
    Ato janë padyshim hapësirat më të mira për fëmijët dhe të rinjtë që duan të aktivizohen në sporte të ndryshme, duke e shfrytëzuar kohën e lirë në verë në mënyrën më të shëndetshme.
    Ja një foto album me disa nga palestrat më të mira, ku fëmijët stërviten pasditeve. Sepse kush edukohet me sport është vetëm një hap larg nga të qenit KAMPION!”,shkruan Veliaj.

  • Kampionati i ekipeve sportive për shkollat 9-vjeçare, Rama: Kampion në basketboll për djem u shpall Lezha, kurse i Korçës për vajza

    Kampionati i ekipeve sportive për shkollat 9-vjeçare, Rama: Kampion në basketboll për djem u shpall Lezha, kurse i Korçës për vajza

    Politikë E Martë, 27 Maj 2025 19:35

    Kryeministri Edi Rama ka uruar për ndeshjet finale të Kampionit të Ekipeve Sportive për shkollat 9-vjeçare. Ekipi i Lezhës u shpall fitues në basketboll, kurse i Korçës u shpall fitues për vajzat. ”Urime kampionëve dhe të gjitha skuadrave pjesëmarrëse. Ndeshjet finale të Kampionatit të Ekipeve Sportive për shkollat 9-vjeçare, ku ekipi i Korçës u shpall kampion në basketboll për vajza, pas një ndeshjeje të fortë me Tiranën. Ekipi kampion në basketboll për djem u shpall Lezha, që fitoi ndaj Vlorës”,-shkruan Rama.

  • Tërmetet e njëpasnjëshme, Greqia mbyll shkollat në Evia

    Tërmetet e njëpasnjëshme, Greqia mbyll shkollat në Evia

    Tërmete

    GREQI- Greqia ka vuajtur kohët e fundit pasojat e tërmeteve të njëpasnjëshëm dhe tashmë qeveria ka marrë një vendim. Evia është rajoni më i prekur dhe autoritetet lokale kanë vendosur që të mbyllin shkollat për të parandaluar dëmet të mundshme nga ndonjë aktivitet sizmik që mund të ndodhë ditët në vijim.
    Komplekset shkollore në Prokopi dhe Pili do të mbeten të mbyllura deri në përfundimin e inspektimeve nga Ekipet Speciale të Agjencisë Greke të Mbrojtjes Civile, të cilat po shqyrtojnë qëndrueshmërinë statike të ndërtesave.
    Tërmetet në Evia filluan në orët e para të ditës së sotme. Vetëm sot janë regjistruar tre tërmete të forta, më i madhi prej të cilëve me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, ndërsa u regjistruan edhe tërmete të tjerë më të vegjël.
    Dëmet kanë qenë material, por jo në njerëz.

  • Stuhia e pluhurit shkakton alarm portokalli në 13 provinca iraniane, shkollat dhe zyrat mbyllen

    Stuhia e pluhurit shkakton alarm portokalli në 13 provinca iraniane, shkollat dhe zyrat mbyllen

    Irani ka lëshuar një alarm portokalli për motin për 13 provinca, pasi një stuhi e dendur pluhuri që po vjen nga Iraku shkaktoi cilësi të rrezikshme të ajrit dhe dukshmëri të reduktuar ndjeshëm në rajonet perëndimore dhe veriperëndimore.

    Organizata Meteorologjike Iraniane raportoi një rënie të ndjeshme të dukshmërisë horizontale dhe një rritje të niveleve të ndotjes, duke nxitur masa emergjente në disa provinca.

    Në Azerbajxhanin Lindor, të gjitha shkollat, universitetet, zyrat qeveritare dhe bankat u pas një vendimi nga komiteti i ndotjes emergjente të provincës. Kryeqyteti i provincës, Tabriz, regjistroi një indeks të cilësisë së ajrit (AQI) prej 450, i kategorizuar si “i rrezikshëm” për të gjitha grupet.

    Në Azerbajxhanin Perëndimor, shkollat ​​në gjashtë qytete, përfshirë Urminë dhe Mahabadin, u mbyllën. Autoritetet paralajmëruan grupet vulnerabël – fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe ata me probleme të frymëmarrjes ose të zemrës – që të shmangin ekspozimin në natyrë dhe të përdorin maska ​​N95 nëse është e nevojshme.

    Provincat Kordestan, Zanjan dhe Ilam gjithashtu pezulluan mësimin me pjesëmarrje fizike, me Ilam që vonoi orarin e zyrave me dy orë për shkak të fluksit të madh të pluhurit.

    Shërbimet e emergjencës mbeten në gatishmëri të lartë pasi shikueshmëria ra në 1.500 metra në disa zona.

    Zyrtarët vazhdojnë të këshillojnë publikun të qëndrojnë brenda, të mbajnë dritaret mbyllur, të përdorin filtra ajri, të shmangin ushtrimet në natyrë dhe të hidratohen për të luftuar rreziqet shëndetësore që lidhen me stuhinë e pluhurit.

     

     

  • Forcat izraelite mbyllin shkollat ​​e UNRWA-së në Jerusalem

    Forcat izraelite mbyllin shkollat ​​e UNRWA-së në Jerusalem

    Forcat izraelite të sigurisë vendosën të enjten mbylljen e tre shkollave që operonin nën kujdesin e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), në Jerusalemin lindor, një zonë e aneksuar nga Izrael .

    Siç raporton BBC, qindra nxënës palestinezë u larguan nga shkollat ​​në kampin e refugjatëve në Swafat, menjëherë pasi filluan mësimet në mëngjes. Videot e publikuara tregojnë vajza me uniforma duke u përqafuar jashtë shkollës, ndërsa forcat izraelite kanë pushtuar hapësirën.
    Një urdhër zyrtar mbylljeje u gjet i ngjitur në murin e shkollës, i cili thoshte: “Ndalohet funksionimi i institucioneve arsimore, punësimi i mësuesve, stafit mësimdhënës ose i çdo personeli tjetër, si dhe pritja e nxënësve ose hyrja e nxënësve në këtë institucion.”
    Sipas UNRWA-së, më shumë se 550 fëmijë, të moshës 6 deri në 15 vjeç, ishin në shkolla gjatë operacionit, ndërsa një punonjës i agjencisë u arrestua. Drejtori i UNRWA-së në Bregun Perëndimor të pushtuar e quajti incidentin “një përvojë traumatike për fëmijët e vegjël që janë në rrezik të menjëhershëm për të humbur aksesin në arsim”.
    Policia izraelite u vendos gjithashtu në tre shkolla të tjera në Jerusalemin lindor, të cilat gjithashtu u detyruan të evakuonin nxënësit e tyre.

    Top Channel

  • “Shkollat s’kishin shkumës”, Berisha: Kishim kompjuterë me internet por i vodhët!

    “Shkollat s’kishin shkumës”, Berisha: Kishim kompjuterë me internet por i vodhët!

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Tropojë reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha më herët se në vitin 2013 shkollat nuk kishin as shkumësa.
    Berisha u shpreh se në atë kohë shkollat ishin të pajisura me 26.500 kompjuterë dhe kishin akses në internet të siguruar përmes satelitit.
    ‘Deklaroi sot se në 2013 shkollat shqiptare nuk kishin shkumësa. Kishim 26.500 kompjuter dhe kishte internet që e blinim nga sateliti. Por i vodhi Rilindja. Është njeri i cili nëse në Vlorë ia thash një të vërtetë, do të betohem para Isamil Qemalin se këtë tradhtar do ta çoj në Beograd ku e ka vendin. Këtu betohem se nuk do të dalë dot nga kufiri shqiptar pa dhënë llogari për të këqijat që u kë bërë shqiptarëve’, theksoi Berisha.

  • “Shkollat s’kishin shkumës”,Berisha-Ramës:Kishim kompjuterë e internet por i vodhët!

    “Shkollat s’kishin shkumës”,Berisha-Ramës:Kishim kompjuterë e internet por i vodhët!

     
    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Tropojë reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha më herët se në vitin 2013 shkollat nuk kishin as shkumësa.
    Berisha u shpreh se në atë kohë shkollat ishin të pajisura me 26.500 kompjuterë dhe kishin akses në internet të siguruar përmes satelitit.
    ‘Deklaroi sot se në 2013 shkollat shqiptare nuk kishin shkumësa. Kishim 26.500 kompjuter dhe kishte internet që e blinim nga sateliti. Por i vodhi Rilindja. Është njeri i cili nëse në Vlorë ia thash një të vërtetë, do të betohem para Isamil Qemalin se këtë tradhtar do ta çoj në Beograd ku e ka vendin. Këtu betohem se nuk do të dalë dot nga kufiri shqiptar pa dhënë llogari për të këqijat që u kë bërë shqiptarëve’, theksoi Berisha.