Tag: shkollat

  • Hapen shkollat në Greqi, ndjeshëm më pak nxënës, mbyllen mbi 700 shkolla në vendin fqinj

    Hapen shkollat në Greqi, ndjeshëm më pak nxënës, mbyllen mbi 700 shkolla në vendin fqinj

    Si çdo shtator, mijëra nxënës në të gjithë Greqinë kanë marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të Agjiasmosit ku një prifti bekon nxënësit, mësuesit dhe klasat për një vit të mbarë.

    Tingujt e kambanave dhe emocionet e fëmijëve shoqërojnë një ditë që simbolizon fillimin e dijes dhe shpresës.
    Por pas këtij fillimi festiv, shifrat tregojnë një realitet dramatik: 112 mijë nxënës më pak në shkollat fillore të vendit, krahasuar me disa vite më parë. Vetëm këtë vit janë 44 mijë fëmijë që futen në klasën e  parë më pak se në vitin 2010.
    Ditët e fundit shumë media vendase u referohen faktit që në Greqinë e vitit 2025, bankat e shkollave boshatisen më shpejt sesa mbushen. Vetëm këtë vit, 714 shkolla në të gjithë vendin nuk do të hapin dyert, pasi nuk arritën numrin minimal prej 15 nxënësish. Mbylljet e shkollave nuk ndodhin tashmë  vetëm në fshatrat e largëta apo ishujt e vegjël por në çdo rajon të Greqisë, nga Atika me 77 shkolla të mbyllura, te Maqedonia Qendrore me 150, apo Thesalia me 81.
    Në shumë komunitete, heshtja ka zëvendësuar zhurmën e fëmijëve. Shkolla që dikur ishin zemra e jetës lokale, sot shuhen bashkë me shpresën e një brezi.
    Përfaqësues nga  Ministria e  Arsimit theksojnë se në një moment kur problem demografik në vend është në kulmin e tij , bëhen përpjekje që të hapen shkollat edhe me një nxënës të vetëm.”
    Si shembull për të mbajtur gjallë arsimin në çdo cep të vendit, jepet ishulli Psérimos, kur pas shumë vitesh, shkolla rihapet për katër fëmijë, ndërsa në Telendo vazhdon të funksionojë një shkollë me vetëm një nxënës. Ekspertët thonë se ulja e lindjeve, emigracioni dhe shpërngulja drejt qyteteve po boshatisin fshatra e ishuj. Dhe bashkë me mbylljen e shkollave, humbet edhe një pjesë e shpresës për të ardhmen.
    Është një brez i tërë që rrezikon të humbasë, para se të ketë mundësinë të ulet ndonjëherë në bankat e shkollës.
     
     

    Top Channel

  • Nga janari, AI nëpër shkolla, Maqedonia nis zbatimin e inteligjencës artificiale në arsim

    Nga janari, AI nëpër shkolla, Maqedonia nis zbatimin e inteligjencës artificiale në arsim

    Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale në shkolla është i pashmangshëm, andaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut njofton se trajnimi i mësimdhënësve të parë tashmë ka filluar. Grupe përfaqësuese mësimdhënësish nga disa shkolla do të trajtohen dhe më pas njohuritë do t’i shpërndajnë me kolegët e tyre. Nga mësimdhënësi do të varet se cilat mjete do t’i përdorë, por duke përgatitur fillimisht nxënësit se cilat janë aspektet pozitive dhe negative të inteligjencës artificiale. Zbatimi në arsim do të fillojë nga gjysmëvjetori i dytë.

    “Dua t’u them prindërve se ky proces do të jetë rreptësishtë i kontrolluar. I falënderoj profesorët e Fakultetit të Informatikës që kanë bërë doracak të shkëlqyer në të cilin shkruhen edhe përparësitë, por edhe sfidat me të cilat do të mund të përballen mësimdhënësit dhe nxënësit. Sigurisht shumë nga këto gjëra i kushtohen aspektit etik, a do ta përdorin pa rregulla ose do ta përdorin drejt por dhe për siguri, për mbrojtjen e të dhënave personale, etj. Nuk mund ta zbatojmë papritur përnjëherë sepse është fillimi, por do ta zbatojmë gradualisht nëpër të gjitha shkollat, në të gjitha lëndët dhe në administratën shkollore”, tha ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

    Janevska thotë se gjatë mandatit të saj është punuar për kthimin e mësimit në një ndërrim në shumë shkolla, miratimin e asistentëve personal edhe në shkollat e mesme dhe zgjidhjes së problemit të trashëguar me librat.

    Nga viti i ardhshëm, Ministria paralajmëroi riorganizimin e mësimit në shkolla dhe transferimin e nxënësve sidomos në klasat ose shkollat ku numri i nxënësve është shumë i ulët.

    “Këtë reformë shumë seriozisht do ta fillojmë vitin e ardhshëm që do të thotë më fillim e vitit 2026-2027. Vlerësoj se pjesa më e madhe e shkollave do të optimizohen kurse klasat të punojnë sipas ligjit. Kjo nuk vlen vetëm për shkollat e mesme ku klasat mund të funksionojnë edhe me numër më të vogël të nxënësve. Besoj se nuk mund të përfundojmë gjithçka brenda një viti por brenda dy vitesh pres që ajo të përfundojë”, deklaroi Vesna Janevska.

    Se sa është numri i saktë i nxënësve të regjistruar në klasat e para, Janevska thotë se nuk kanë akoma shifra zyrtare por dallimi nga viti i kaluar pritet të jetë minimal. Gjithsesi ministrja thotë se ulje më të madhe të nxënësve në klasat e para presin në vitet e ardhshme. /Alsat.mk

  • AI dhe arsim i avancuar/ Nga janari nxënësit mësojnë inteligjencën artificiale

    AI dhe arsim i avancuar/ Nga janari nxënësit mësojnë inteligjencën artificiale

    Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale në shkolla është i pashmangshëm, andaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut njofton se trajnimi i mësimdhënësve të parë tashmë ka filluar. Grupe përfaqësuese mësimdhënësish nga disa shkolla do të trajtohen dhe më pas njohuritë do t’i shpërndajnë me kolegët e tyre. Nga mësimdhënësi do të varet se cilat mjete do t’i përdorë, por duke përgatitur fillimisht nxënësit se cilat janë aspektet pozitive dhe negative të inteligjencës artificiale. Zbatimi në arsim do të fillojë nga gjysmëvjetori i dytë.
    “Dua t’u them prindërve se ky proces do të jetë rreptësishtë i kontrolluar. I falënderoj profesorët e Fakultetit të Informatikës që kanë bërë doracak të shkëlqyer në të cilin shkruhen edhe përparësitë, por edhe sfidat me të cilat do të mund të përballen mësimdhënësit dhe nxënësit. Sigurisht shumë nga këto gjëra i kushtohen aspektit etik, a do ta përdorin pa rregulla ose do ta përdorin drejt por dhe për siguri, për mbrojtjen e të dhënave personale, etj. Nuk mund ta zbatojmë papritur përnjëherë sepse është fillimi, por do ta zbatojmë gradualisht nëpër të gjitha shkollat, në të gjitha lëndët dhe në administratën shkollore”, tha ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
    Janevska thotë se gjatë mandatit të saj është punuar për kthimin e mësimit në një ndërrim në shumë shkolla, miratimin e asistentëve personal edhe në shkollat e mesme dhe zgjidhjes së problemit të trashëguar me librat.
    Nga viti i ardhshëm, Ministria paralajmëroi riorganizimin e mësimit në shkolla dhe transferimin e nxënësve sidomos në klasat ose shkollat ku numri i nxënësve është shumë i ulët.
    “Këtë reformë shumë seriozisht do ta fillojmë vitin e ardhshëm që do të thotë më fillim e vitit 2026-2027. Vlerësoj se pjesa më e madhe e shkollave do të optimizohen kurse klasat të punojnë sipas ligjit. Kjo nuk vlen vetëm për shkollat e mesme ku klasat mund të funksionojnë edhe me numër më të vogël të nxënësve. Besoj se nuk mund të përfundojmë gjithçka brenda një viti por brenda dy vitesh pres që ajo të përfundojë”, deklaroi Vesna Janevska.
    Se sa është numri i saktë i nxënësve të regjistruar në klasat e para, Janevska thotë se nuk kanë akoma shifra zyrtare por dallimi nga viti i kaluar pritet të jetë minimal. Gjithsesi ministrja thotë se ulje më të madhe të nxënësve në klasat e para presin në vitet e ardhshme.

  • Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucionet arsimore

    Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucionet arsimore

    Në pesë vitet e fundit, në qarkun e Korçës janë mbyllur 22 shkolla për shkak të rënies së numrit të nxënësve. Fshatra si Dardha, Boboshtica dhe Polena po përballen me boshatisje si pasojë e emigracionit dhe lindjeve të pakta

    Emigracioni po shuan fshatrat. Në Dardhë, Boboshticë e Polenë të Korçës numri i nxënësve po njeh vetëm tkurrje.

    Shkollat po mbyllen një e nga një, ku në harkun kohorë të 5 viteve të fundit në vend të nxënëse gjen drynin në derë në 22 të tilla.

    Antonia Caprazi është një nga ish-mësueset e fshatit Boboshticë, e cila tregon me dhimbje se dikur shkolla e fshatit numëronte gati 200 nxënës por tani është mbyllur.

    Kjo plagë është përhapur edhe në fshatin Polenë, ku këtë vit edhe ata pak nxënës të fshatit, nuk do të ulen në bankat e kësaj shkolle por në një shkollë tjetër.

    Situata e trishtë e mbylljes së shkollave pranohet edhe nga Drejtoria Vendore e Arsimit në Korçë që arsyeton vendimin me rënien e numrit të nxënësve. Faktorët kryesorë të kësaj situatë të trishtë janë emigracioni dhe lindjet e pakta./a2cnn/

  • “7 milionë euro për shkollat e Shkodrës”, Manastirliu viziton kantierin e “Kolë Idromenos”

    “7 milionë euro për shkollat e Shkodrës”, Manastirliu viziton kantierin e “Kolë Idromenos”

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu, inspektoi sot punimet në kantierin e gjimnazit “Kolë Idromeno” në Shkodër, ku po zhvillohet një ndërhyrje e thellë infrastrukturore që synon modernizimin e plotë të këtij institucioni arsimor sipas standardeve më bashkëkohore.

    Shkolla po i nënshtrohet rikonstruksionit tërësor të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, përfshirë laboratorët shkencorë, terrenet sportive, instalimet elektrike dhe hidraulike, sistemet e ngrohjes dhe ftohjes, mobilim të ri, si dhe infrastrukturën e aksesueshmërisë për nxënësit me aftësi ndryshe. Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe pritet të përfundojnë përpara fillimit të vitit shkollor.

    “Në Shkodër kantieret e arsimit janë duke ecur shumë mirë. Shkodra, në këto dy vite, është duke u mbështetur nga qeveria shqiptare përmes projekteve të investimeve në shkolla dhe terrene sportive. 7 milionë euro janë dedikuar vetëm për infrastrukturën shkollore. Ndërkohë që, ne jemi duke punuar t’i pajisim edhe me laboratorë të shkencave, laboratorë inteligjentë. Dhe shkolla “Kolë Idromeno” është gjithashtu pjesë e projektit të SmartLab-eve, sepse fillojmë fazën tjetër ku 654 SmartLab-e do të investohen nëpër shkolla; ku për herë të parë përfshihen edhe gjimnazet, që nxënësit të zhvillojnë potencialin e tyre në drejtim të aftësive digjitale.”, u shpreh Ministrja Manstirliu.

    Gjimnazi “Kolë Idromeno” është vetëm një nga institucionet që po përfiton nga investimet në infrastrukturën arsimore në qarkun e Shkodrës. Të tjera projekte në vijim përfshijnë rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”, shkollat në Bushat, shkollën “Migjeni” në Pukë, kopshtin “Tom Alimhilli” në Shkodër, si dhe palestrat në shkollat “Dodë Kaçaj” në Bajzë, “28 Nëntori” dhe “Tring Smajli” në Shkodër.

    Në rang kombëtar, 40 objekte të reja mësimore e sportive, përfshirë 22 shkolla të reja dhe 18 palestra e terrene sportive do t’i nënshtrohen procesit të rindërtimit dhe rikonstruksionit, duke ofruar kushte më të mira për mësim dhe aktivitete sportive.

  • Shkolla shqipe u hap me lejen e Stambollit dhe me mbështetjen e zyrtarëve osmanë në Korçë

    Shkolla shqipe u hap me lejen e Stambollit dhe me mbështetjen e zyrtarëve osmanë në Korçë

    Nga: Mësuesi Naum Dhimitër Naçi, i njohur më shumë si Nuçi Naçi (Revista “Diturija”, mars 1927)

    Nga vitin 1877 gjer 1885 çéshtja kombiare morri shpirt e trup, edhe shoqërira që u-filluan në Stamboll, në Bukuresht, zun’ e shtypnin libra e gazeta në gjuhën amtare.

    Në gjithë qytetet e mëdhenj të Shqipërisë u-dërguan ftime me këshilla që të kërkojnë mësonjetore për të kënduar vegjëlia gjuhën shqipe.

    Shqiptarët që kishin themeluar shoqërinë shqiptare në Stamboll arritnë të marrin nga Ministri e Arësimit të Turqisë leje për të çelur shkollë private në gjuhen shqipe, në Korçë.

    Leja u dha mbi emërin e te ndjerit Pandeli Sotiri nga Selckë e Përmetit.

    Shoqëria e Bukureshtit “Drita” u-muarr vesh me atë të Stambollit që, më parë të përdornin masa të buta me njerëzit që atëherë kishin ndjenja te tjera, si edhe me kryetar e kishës, Dhespotët e atëhershmë, që të viret gjuha shqipe ne shkollat qe sundoheshin prej Patrikanës.

    Për këtë qëllim u dërgua nga Bukureshti anëtar i shoqërisë i ndjeri Thimi Marko, që të fjaloseshe me burrat që ishin në Stamboll. Thimi Markua ardhi në Korçë më 1885, ne verë, edhe u paraqit në mbledhjen e Mitropolisë, u tregoj dëshirën e gjithë Korçarëvet të Bukureshtit, si edhe një letër nga Anastas Lakçe, në të cilën Lakçeja i thosh Dhimogjerendisë se, interesi e doj që të futej gjuha shqipe në shkollat e komunotetit te Korçës, që të mesonej nga çunat e vajzat.

    Këshilla bashkë me Dhespotin e asaj kohe (Fillotheos) së pari thanë se munt të bëhej pun’ e tillë, por me pas thanë se duhej leje nga Patriku. Leja u kërkua, po përgjigjeja ishte që nuk mundeshe të pranohej në shkollat e komunotetit të Korçës një gjë e tillë, masi nuk rrithte nga dëshirë e popullit, por nga disa njerëz të blerë prej propagandës Austriake, e nga disa Protestanë!

    Kjo gjë shkaktoi grindje midis këshillit dhe anëtari i saj Jovan Kosturi, u largua nga mbledhja.

    Si u-vërtetuan atdhetarët se me anë të Mitropolisë s’behej as gjë e dobishme, atëhere dërguan edhe thërriten Pandeli Sotirin, qe akoma s’ishte nisur nga Stambolli. Në mbarim të vitit 1885 çeli shkollën të parë shqipe për djem e vajza ne Korçë. Mytesarrif i Korçës atë kohë ishte Mahmud Pashë Elbasani, i cili e përkrahu idenë kombëtare.

  • Shkollat në Shqipëri që nga viti 1258, ja të dhënat e reja që sjellin studiuesit

    Shkollat në Shqipëri që nga viti 1258, ja të dhënat e reja që sjellin studiuesit

    Dëshmitë e pafundme të shkollave jezuite-françeskane n’Shkodër

    Po sjellë në mesin e mijrave studentë që u arsimuen n’shkollat klerikale katolike n’Shkodër dy pika ujë në atë oaz gjigande:

    Faik Konica: “…Me këto e të tjera Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to…”

    – Prof. Sami Repishti

    Për të argumentuar këtë fakt jam i bindur që do të mjaftojë një dëshmi e Prof. Sami Repishtit, ish nxënës i kësaj shkolle, dhënë në teatrin “Migjeni” pas viteve ‘90, në një takim me intelektualët e qytetit, tek i cili kam qënë i pranishëm:

    “…Kur mbërrita në Francë, kërkuan të dinin arsimimin tim. Iu tregova dëftesën e Kolegjit Saverian, që ata e njihnin dhe për të cilin më thanë se ishte i vlerësuar njësoj me Liceu Klasik francez…”

    Bahet fjalë për Shkollat e para në 1258në Gjuhën Shqipe në veri të Shqipnisë nga klerikët katolikë

    “Françeskanёt albanezë dhe ata italianё, qё njihnin gjuhën tonë, hapën shkollat në gjuhën albaneze pranë kishave dhe kuvendeve, duke filluar me

    – shkollёn nё Ulqin (1258) dhe nё vazhdim

    – nё Durrёs (1278), dy shkolla

    – nё Shkodёr (1345 dhe 1395),

    – Tivar (1349),

    – Pult (1367),

    – Drisht (1396), duke vazhduar

    – nё shekujt XV-XVIII me shkolla tё tjera nё Shkodёr, Lezhё,

    – Stubёl (1584), Trafandinё, Kunavi, Dibёr, Prizren, Shkup, Elbasan, Ohёr etj.

    Kёto tё dhёna dёshmojnё se nё ato shekuj tё shkuar, kisha katolike albaneze me françeskanёt nё vijёn e parё, i zhvillonin tё gjitha ritet fetare nё gjuhёn albaneze, andaj populli i frekuentonte kishat e kuvendet me dёshirё, duke marrё pjesё aktive nё meshat, pagёzimet, katekizmat, kresmat, nё celebrimin e martesave etj. Jo vetёm kaq, por françeskanёt kontribuan dhe nё hapjen e shkollave nё gjuhёn albaneze. “ Sipas shkrimit: “URDHËRI FRANÇESKAN NË SHQIPËRI ”– 4, Nga Prof Dr Lutfi ALIA

    – 1416 shkolla në Shkodër.

    “ Shkolla te tilla p.sh. ka pasur disa në Shkodër në vitin 1416: “ la scuola overo frataglia de Santa Barbara; la scuola overo frataglia de San Mercurio; la scuola overo frataglia de Santa Croce.(shkolla e vllaznve të ”Shen Barbara”; shkolla e vllaznve të ”Shen Merkurit”; shkolla e vllaznve ” Kryqi i Shenjtë” – e përshtati nga italishtja në shqip – Bep Martin Pjetri). Sipas ”KLERIKET SHQIPTARE TE MESJETES” NGA DR. ETLEVA LALA

    – Në vjetin 1584 u themelue Shkolla shqiptare nga klerikë katolikë në Stubllë(afër Gjilanit- fshat i Malësisë së Karadakut) i njohun si Kolegji i Shën Lukës në Kosovë.

    – Në vitin 1632 – Hapja e shkollës shqipe të Kurbinit nga Imzot Gjon Kolesi.

    – Në vitin 1638 – Etërit Françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe në Pllanë.

    – Në vitin 1639 – Fretërit e Troshanit hapën shkolla në Blinisht dhe në Zadrimë. Krijimi i këtyre shkollave në gjysmën e parë të 600-ës rrjedh nga një interes i ndjeshëm për zhvillimin e arsimit. Arqipeshkvi Pjetër Mazreku nga Prizreni në raportet e tij (të shkruem në vitet 1632-1633) (thekson) rolin e shkollës dhe nevojën e shkollimit të shqiptarëve.

    – 1698 – Padër Filip Shkodra çelë shkollë në familjen Kamsi, në Shkoder.

    – Në vitin 1885 në Prizren, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza.

    – 1858 – Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane.

    – Në vj. 1861 françeskanët çilin ma të parën shkollë fillestare publike në Shkodër.

    – 10.1874 – Çelet shkolla e Parë LAIKE e Kohës së Rilindjes, ku mësohet Gjuha Shqipe E Arithmetike e Shirokës nga Dom Zef Ashta.

    Në- vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare.

    Këto shkolla mund të thuhët, se poqën mendimin me thëmelue një shkollë publike femnore.

    – Në vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollë punët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare.

    Duhët pasë përparasyshë edhe, se, që

    – në vj. 1882, françeskanët kanë pasë çilë një kolegjë për me rritë e me mësue ata që dëshronin m’ u ba fretën. Mësimet ishin të rregullueme mbas programit të gjimnazëve t’Austrisë e në vj. 1905, shkolla u ba krejt në gjuhë shqipe.

    – Në vj. 1885 ase aty pranë, në Prizrend, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza.

    – N’ at kohë dihët e thëmelueme edhe ajo e Shkupit.

    – Në vj. 1890-1903 Motrat Stigmatine shkojnë në Durrës, e aty mbajnë për 13 vjet një shkollë fillore për vajza e një shkollë për punëdore.

    – Në vj. 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreqë në Se1cë një shkollë me lokal për 50 nëxanësa.

    – Në vjetin 1893 – Po këte vjetë edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. çilë një shkollë shqipe në Hot Traboinë.

    – Në 1896 (?) në Kallmet Motrat e Mëshirës, kishin shkollë fillore për vajza e djelmë.

    – Në vj. 1902 zgjidhët Drejtor i kësajë shkolle P. Gjergj Fishta O. F. M., i cilli patjetër vuni porsi gjuhë mësimi ndër të gjitha landët gjuhën shqipe.

    – Në vj. 1897 P. Pjeter Gjadri O. F. M. u ep mësim fëmijve në kuvend të Troshanit.

    – Në vj. 1898 D. Ndoc Mjedja çilë një shkollë në Pëdhanë,

    – Në 1898 hapët një shkollë në kuvend të fretënve të katundit Rrubikut.

    – Në vj. 1901 edhe Biza ka shkollën e vet, ku mëson P. Severin Lushaj O. F. M.

    – Në 1904 me P. T. Bicaj O.F.M.

    – Në vj. 1907, Shiroka ka shkollën e vet për varza.

    – Në vj. 1907 P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M. çilë shkollën në Gomsiqe.

    – Në vj. 1907 P. Gentil Biella O. F. M. mban n’ Iballe një shkollë në gjuhë shqipe.

    – Në 1908, Shkodra merr pjesë në Kongresin e Monastirit ku dërgohen: At Gjergj Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi.

    Krijohet klubi “Gjuha Shqipe” në Shkodër.

    – Në vj. 1909 P. Engjëll Vjeshta O. F. M. fëmijët e Bazit i mëson me këndue e me shkrue.

    – Prej vj. 1916-1929 katolikët kanë pasë shkolla, të thuesh, ndër shumë katunde të Shqipnisë së Veriut. Mësojshin priftën, fretën e civila katolikë. U ndihmonin pjesërisht prej mbretnisë Austro-Hungare e ma vonë edhe prej Shtetit Shqiptar.

    Në ketë përiudhë veç famullitarët françeskanë, kanë

    – pasë 17 shkolla katundit. Malësorët e largtë s’ mujshin me pasë shkolla, por edhe ata kishin të drejtë me kërkue zhvillim. Me ndihmë të Mbretnisë Austro-Hungareze kje mendue me u çilë një konvikt i madh për djelmë të malëve. Kjo u – realizue në 1907 e, u kje lanë Vëllazënve (Schulbruder), që i çonin fëmijët në Shkollën françeskane. Shumë ndër oficerat, mësuesit e nëpunësit me fis prej malësh, do t’i kujtojnë me andje ata vjetë, që kaluen n’ atë konvikt të rregulluem në çdo pikëpamje.

    – Në vj. 1924 në vend të klasave plotore e qytetëse kje ngritë prej Motrave Stigmatine normalja.

    – Në vj. 1925 çilin një shkollë në Dajç, për djelmë e për varza; kështu edhe – në 1927, në Nënshat.

    Në vj. 1930 çilët një shkollë për vajza në Tiranë.

    Prej këtyne vërejtjeve të shpejta mund të shihët se gjatë pushtimit otoman d.m.th deri në 1911, katolikët kanë hapë ndër kohë të ndryshme 47 shkolla shqipe, ndër ta 10 shkolla për varza.

    Në vitin 1933 me urdhën të Ahmet Zogut u mbyllën 74 % e shkollave fetare katolike dhe

    në 1945 e mbylli plotsishtë diktatura komuniste me përkrahjen e projektit absurdë të Jaltës 4-11 shkurt 1945 të anglo-amerikane-sovjetike.

    Faik Konica e ka vlersue me këto fjalë nivelin e shkollave fetare katolike: “Me këto e të tjera, Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to”.

    Sot ajo çmohët ma fort prej nderimit e lirisë, qi i epet seksit femnuer, në kontrast me robni e poshtnim të pagajve e të popujve të paqytetnuem. Edhe në këte pikë katolikët kanë parapri.

    Qyshë në fillim të shek. XIX e deri sa s’ kje çilë shkolla e Stigmatinëve, vemë re një të nxitun e një zellë për me ngritë shkolla femnore. Varzat mblidheshin nëpër shtëpi private e aty u mësohej me këndue e me shkrue si edhe punëdore. Këta vlejnë mjaft sa me i diftue rracës shqiptare, se këto shkolla primitive ishin nji hap heroik kah kultura.

    Kontribute të shënueme dhanë përfaqësuesit klerikë katolikë si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Justin Rrota në Kongresin e Manastirit dhe në Komisinë letrare të Shkodrës. DON NDOC Nikaj,Justin Rrota, Karl Gurakuqi, Mati Logoreci, Kolë Kamsi ishin gjuhëtarë. Ashtu si edhe vlerat e gjuhës saj, gegnishtes, që i japin dore gjuhësisë krahasuese për me u shndërrue në një disiplinë të parë për me hulumtue thellë në prehistorine e popujve. Por edhe me vlerat e të sotmes saj të mohueme padrejtësisht përmes politizimit të Standardit Gjuhësor të atij Kongresi antishkencor të 1972-shit…../ albemigrant

  • Propozimi për vendosje kuotash për nxënësit migrantë në shkollat gjermane, mes mbështetjes dhe kritikave

    Propozimi për vendosje kuotash për nxënësit migrantë në shkollat gjermane, mes mbështetjes dhe kritikave

    Çështja e një kuote migrimi në shkollat gjermane po shkakton debate të fortaFotografi: Wolfram Steinberg/dpa/picture alliance
    Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien propozoi kufizim balancues të numrit të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane. Propozimi i saj gjen mbështetje, por edhe shumë kritika.
    Kur Sabine Schwarz (emri i ndryshuar nga redaksia) mësoi për idenë e Ministres së Arsimit nëpërmjet mesazhit në WhatsApp të një mikeshe, fillimisht mendoi se kjo ishte një shaka pa kripë. Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien e CDU ishte e mendimit, se një kuotë migrimi në shkollat ​​gjermane ishte një “model i imagjinueshëm”, por do të duheshin parë edhe vende të tjera “për të parë nëse në fund kjo do të ishte 30 apo 40 përqind”. Sabinen e prek kjo temë, ajo është drejtoreshë e një shkolle fillore në landin Renani Veriore-Vestfali me pothuajse 350 nxënës, më shumë se 80 përqind e të cilëve vijnë nga familje emigrantësh.

    Propozimi i Prien nuk do të funksiononte në realitet në Gjermani, sipas saj: “Mendoj se ajo nuk ka menduar për politikën e strehimit apo qëndrimet e njerëzve, dhe as nuk e ka idenë se si duket situata në të vërtetë në disa lagje. Sepse atëherë njerëzit do të duhej të zhvendoseshin në lagjen tonë, të paktën nëse donin të shkonin në shkollën afër vendit ku jetojnë. Ne as nuk kemi përqindjen e njerëzve këtu që do të përshkruheshin si gjermanishtfolës ose gjermanë”, shprehet Schwarz.
    “Ne duhet të përmirësojmë qasjen ndaj trajtimit të temës së migracionit në sistemin tonë arsimor”, ka deklaruar Ministrja Gjermane e Arsimit Karin PrienFotografi: Daniel Bockwoldt/dpa/picture alliance
    Numri i migrantëve kriter i prindërve në zgjedhjen e shkollësNë zonën e shkollës së saj fillore numri i migrantëve është 60 përqind. Gjermanët që jetojnë me shtëpi pranë shkollës së saj preferojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla të tjera, thotë Schwarz, gjë që është e trishtueshme. Kur bëhet fjalë për arsimin, gjermanët preferojnë të qëndrojnë mes tyre: Pothuajse 20 vjet më parë, landi Renani Veriore-Vestfali hoqi detyrimin për të dërguar fëmijët në një shkollë afër banimit, madje edhe për shkollën ​​fillore vlen parimi i zgjedhjes së lirë. Rezultati: Familjet gjermane me pretendime për arsimin i shmangin shkollat ​​si ajo e Schwarz – nga frika se një përqindje e lartë e emigrantëve mund të ndikojë negativisht në suksesin shkollor të fëmijëve të tyre.
    “Ajo që dëgjon gjithmonë është se migrimi barazohet me një nivel më të ulët arsimimi dhe se fëmijët mësojnë gjithashtu më ngadalë. Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Për shembull, ne përfituam nga vala e refugjatëve në vitin 2015 sepse kishim shumë fëmijë që ishin shumë të interesuar për një arsim të mirë.” Schwarz kritikon faktin që të gjithë fëmijët paragjykohen njësoj.
    Kur vjen puna tek arsimi ekspertët, mësuesit, prindërit e nxënësit janë të mendimit, se duhet reformim. Gjermania del shumë dobët në shumë kategori kur bëhen vlerësime ndërkombëtare: Në studimin e fundit të PISA-s në vitin 2022, Gjermania u rendit vetëm nga mesi në krahasimin ndërkombëtar. Aftësia e 15-vjeçarëve në lexim, matematikë dhe shkencë ra në nivelet më të ulëta të matura ndonjëherë.
    Miratim për iniciativën e PrienPor ka edhe mjaft njerëz që mund ta kuptojnë qasjen e Prien. Një argument: edhe fëmijët ukrainas u shpërndanë në mënyrë sa më të barabartë midis shkollave pas mbërritjes së tyre. Studiuesi i njohur gjerman i arsimit, Klaus Hurrelmann i shkruan DW: “Propozimi i ministres është i kuptueshëm, sepse një përbërje e diversifikuar mirë e klasave shkollore dhe grupeve mësimore bazuar në prejardhjen çon qartë në punë më të mirë.” Megjithatë, ideja është e vështirë për t’u zbatuar në praktikë, sepse kërkon që nxënësit të identifikohen me origjinën, por shumë prindër dhe nxënës e perceptojnë këtë si diskriminues. “Keqkuptimet dhe ndjesia e diskriminimit që vijnë si pasojë e kësaj nuk i barazpeshojnë përfitimet e mundshme. Qasje më të mira do të ishin mbështetja e shkollave me një përqindje shumë të lartë fëmijësh dhe të rinjsh me vështirësi gjuhësore.”
    “Nuk bëhet fjalë vetëm për fëmijët me sfond migrimi – edhe fëmijë të tjerë kanë mangësi gjuhësore”, shprehet Stefan Düll, President i Shoqatës së Mësuesve Gjermanë
    Këtë e kërkon Stefan Düll, president i Shoqatës së Mësuesve Gjermanë. Në këtë kontekst, Düll vlerëson programin e Mundësive tër Reja të qeverive të landeve dhe federatës. Programi parashikon ndarjen e 20 miliardë eurove gjatë viteve të ardhshme për 4,000 shkolla me probleme. Düll e mirëpret debatin e iniciuar nga Prien. Megjithëse dyshon. Propozimi i saj do të dështojë për shkak të zbatimit dhe do ta zhvendosë problemin: Prindërit gjermanë do t’i dërgonin fëmijët e tyre në shkolla private. Shoqata e Mësuesve Gjermanë prononcohet për DW e thekson, se “shoqata e Mësuesve Gjermanë ka theksuar prej vitesh se mësimdhënia është dukshëm më e vështirë kur shumë nxënës nuk kanë aftësi të mjaftueshme në gjuhën gjermane. Megjithatë, sipas mendimit tonë, është pak e dobishme të rishpërndahen nxënësit thjesht për të arritur një kuotë të caktuar në klasa individuale. Kjo vështirë të realizohet nga një perspektivë organizative dhe nuk nxit kohezionin social brenda një komuniteti shkollor.”
    Oliver Pieper / DW

  • Viti i ri shkollor nis më 8 shtator! Ja dhe datat e pushimeve

    Viti i ri shkollor nis më 8 shtator! Ja dhe datat e pushimeve

    Viti i ri shkollor do të nisë më datë 8 shtator, të hënën e dytë të shtatorit. Ministria e Arsimit miratoi udhëzimin për strukturën e vitit shkollor, i cili përfshin të gjitha ciklet, përfshirë shkollat e arsimit bazë 9-vjeçar, shkollat e mesme të përgjithshme, por edhe arsimin profesional.

    Pushimet e dimrit, për të gjithë arsimin parauniversitar, nisin më 22 dhjetor, ndërsa rikthimi në shkollë bëhet pas festave të fundvitit, më 5 janar 2026.
    Pushimet në mbyllje të semestrit të dytë për shkollat e arsimit 9-vjeçar do të fillojnë më 30 mars dhe përfundojnë më 3 prill 2026.
    Mbarimi i shkollës, me përjashtim të maturantëve që e mbyllin vitin shkollor më 15 maj 2026, për të gjithë nxënësit e tjerë nga klasa e parë deri në vitin e dytë të gjimnazit, do të jetë më 12 qershor 2026.

    Provimet kombëtare të arsimit bazë, por edhe provimet e Maturës Shtetërore, do të zhvillohen brenda muajit qershor.
    Për vitin shkollor 2024–2025, u regjistruan 12.363 nxënës më pak në shkolla në të gjithë Shqipërinë krahasuar me vitin paraardhës. Më pak nxënës pritet të jenë edhe këtë vit shkollor, nxitur edhe nga emigracioni dhe ulja e lindshmërisë.

    Tjetër sfidë është edhe siguria në shkolla, për të cilën prindërit shpeshherë kanë kërkuar shtimin e numrit të oficerëve të sigurisë dhe të psikologëve shkollorë.

  • Viti i ri shkollor nis më 8 shtator

    Viti i ri shkollor nis më 8 shtator

    Viti i ri shkollor do të nisë të hënën e dytë të shtatorit, pra më datë 8 shtator. Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin për strukturën e vitit shkollor, i cili përfshin të gjitha ciklet, përfshirë shkollat e arsimit bazë 9-vjeçar, shkollat e mesme të përgjithshme, por edhe arsimin profesional.
    Ministria e Arsimit ka miratuar edhe pushimet e dimrit, të cilat për të gjithë arsimin parauniversitar nisin më 22 dhjetor, ndërsa rikthimi në shkollë bëhet pas festave të fundvitit, më 5 janar 2026.
    Po ashtu, në këtë udhëzim janë përcaktuar edhe pushimet në mbyllje të semestrit të dytë për shkollat e arsimit 9-vjeçar, të cilat do të fillojnë më 30 mars dhe përfundojnë më 3 prill 2026.Mbarimi i shkollës, me përjashtim të maturantëve që e mbyllin vitin shkollor më 15 maj 2026, për të gjithë nxënësit e tjerë nga klasa e parë deri në vitin e dytë të gjimnazit, do të jetë më 12 qershor 2026.
    Në udhëzimin për strukturën e vitit të ri arsimor është përcaktuar se provimet kombëtare të arsimit bazë, por edhe provimet e Maturës Shtetërore, do të zhvillohen brenda muajit qershor.
    Ajo që është e sigurt për vitin e ri shkollor është se numri i nxënësve do të jetë në ulje, pasi nga viti në vit, për shkak të uljes së lindshmërisë, por edhe për shkak të emigracionit të familjeve, në një vit arsimor regjistrohen mbi 10 mijë nxënës më pak.
    Për vitin shkollor 2024-2025, u regjistruan 12.363 nxënës më pak në shkolla në të gjithë Shqipërinë krahasuar me vitin paraardhës. Tjetër sfidë është edhe siguria në shkolla, për të cilën prindërit shpeshherë kanë kërkuar shtimin e numrit të oficerëve të sigurisë dhe të psikologëve shkollorë.
    Klan News