Fredi Sulejmani drejton prej 13 vitesh shkollën 9-vjeçare “Halit Gremi” në Mbrostar të Fierit dhe po kaq vite përballet me probleme që nuk gjejnë zgjidhje. Godina e shkollës është e rrethuar nga ujërat e zeza, të cilat kutërbojnë erë dhe shkaktojnë lagështirë në klasa dhe palestër, duke rrezikuar shëndetin e nxënësve.
Oborri i shkollës mbushet me ujë sa herë bie shi, duke penguar aktivitetin normal dhe orët sportive të Edukimit Fizik. Një restaurim i kryer në vitin 2017 nuk ndihmoi në normalizimin e situatës, ndaj Sulejmani është në pritje të një investimi të ri.
“Gjendja e godinës së shkollës nuk është aspak e mirë. Kemi bërë kërkesë në bashki dhe jemi dakortësuar, pra na është premtuar për të bërë rikonstruksion të plotë të saj,” tha Sulejmani për BIRN.
“Padyshim që infrastruktura shkollore jo e mirë dhe problematikat që cilësova më sipër ndikojnë te një pjesë e prindërve për të mos i sjellë fëmijët në shkollën tonë,” shtoi ai, duke theksuar se po humbasin nxënës.
Shkolla e Mbrostarit ndodhet rreth 5 kilometra larg qendrës së qytetit të Fierit në jug të Shqipërisë, por nuk është e vetmja që vuan mungesën e infrastrukturës dhe kushteve normale për mësim.
Sipas mësuesve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, shkollat e fshatrave në qarkun e Fierit janë lënë prej vitesh pas dore, duke sjellë vit pas viti zbrazjen e tyre dhe eksodin e nxënësve drejt shkollave të qytetit.
Nevila Jahaj, drejtuese e Organizatës Rinore “Epoka e Re”, e fokusuar së fundmi në një projekt për identifikimin e nevojave për investime në sistemin arsimor të Fierit i tha BIRN se mungesat gjenden gjithandej, por shkollat e fshatrave vuajnë një situatë më problematike.
“Shkolla e Cakranit është në pritje të investimit, por derisa të ndodhë kjo, nxënësit po largohen nga shkolla,” tha Jahaj.
“Pra me gjendjen e godinave shkollore, sidomos në fshatra, mund të theni që fëmijët nuk shkojnë dot në shkollën pranë shtëpisë së tyre. Shume nxënës janë larguar në shkollat e qytetit duke boshatisur e shkollat e fshatit,” shtoi ajo.
Shkolla të bashkuara
Ujërat e zeza dhe problemet e tjera të sigurisë rrethojnë shkollën 9-vjeçare në Mbrostar.
Bashkia e Fierit mbulon 73 shkolla 9-vjeçare dhe 13 shkolla të mesme publike, të cilat kanë së bashku mbi 19 mijë nxënës. Sipas një dokumenti të Bashkisë së Fierit, raporti mesatar i shpërndarjes është 15-18 nxënës për klasë, një shifër kjo që reflekton numrin e ulët të nxënësve nëpër shkolla.
Shkollat e fshatrave kanë një numër më të ulët të nxënësve se sa në qytet, duke iu nënshtruar një praktike dominuese të para viteve ’90 të shkollave të bashkuara.
Në mbledhjen e zhvilluar më 25 korrik 2025, Këshilli Bashkiak në Fier vendosi të shtojë edhe dy shkolla të tjera të bashkuara për shkak të numrit të ulët të nxënësve; shkollën “Jovan Ndreko” në Libofshë dhe “Dino Ismaili” në Levan.
Këto shkolla do të strehojnë nxënës të ciklit fillor, ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm, një zgjidhje që shihet me rezervë nga mësuesit.
Sipas Alketa Lugajt, mësuese gjimnazi me 25 vite përvojë, shkollat e bashkuara nuk garantojnë kushte infrastrukturore me standarde të larta sa i përket palestrave apo bibliotekave dhe lënë për të dëshiruar sa i përket sigurisë së nxënësve.
“Siguria e nxënësve nuk mund të garantohet, pasi moshat e ndryshme kanë problematika të ndryshme,” tha Lugaj për BIRN.
Mungesa e investimeve dhe e kushteve të përshtatshme për mësim po i shtyn nxënësit e shkollave në fshatra drejt qyteteve. Edhe në rastet kur shkollat sigurojnë financime, nxënësit nuk kthehen më mbrapsht.
Një rast i tillë i ndodhi shkollës së mesme të përgjithshme “Kutbi Vruzhaj” në fshatin Levan të Fierit, ku mungesa e investimeve solli rrënimin e godinës dhe zhvendosjen e nxënësve në gjimnazet e Fierit. Edhe pas miratimit të investimeve, shkolla nuk kishte mjaftueshëm nxënës duke detyruar autoritetet e arsimit në Fier të kërkojnë bashkimin me shkollën 9 vjeçare “Dino Ismaili”.
Sipas një mësuesi të shkollës, nga 100 nxënës gjithsej vetëm 40 u rikthyen pas rikonstruktimit të shkollës – një rënie drastike që sipas tij nuk lidhet vetëm me emigrimin, por edhe kushtet e shkollës.
Të njëjtën gjë pohon edhe ish-drejtuesi i njësisë administrative Levan, Ahmet Brahaj.
“Për gjashtë vjet, nxnënësit e gjimnazit të Levanit shkuan në Fier për mësim. Godina ishte drejt rrënimit të plotë. Kur projekti u miratua, u pa se nuk kishte më nxënës. Ndaj u bë bashkimi me shkollën 9 vjeçare,” tha Bahaj.
I njëjti skenar po përsëritet tashmë me shkollën “Halit Gremi” në Mbrostar.
Edison Veliu, kryetar i Bordit Drejtues të Prindërve i tha BIRN se është ankuar në të gjitha institucionet dhe ka marrë mbrapsht ‘një mal’ me shkresa pa përgjigje.
“Kam dy djem që shkojnë në këtë shkollë, gjendja është e rëndë aty. Ujërat e zeza kalojnë në anë të murit rrethues. Një kabinë elektrike dhe dy gropa septike të hapura ndodhen ngjitur me murin rrethues të shkollës, në rrugën që bëjnë çdo ditë fëmijët për në shkollë,” tha Veliu për BIRN.
“Fëmijët më ankohen çdo ditë për erën e rëndë,” tha Veliu, ndërsa shtoi: “nuk e di sinqerisht nëse do vazhdoj t’i çoj në këtë shkollë me këto kushte që janë”.
/reporter.al/
Tag: shkollat
-

Arsimi në fshat: Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit
-

BIRN: Arsimi në fshat, mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit
Fredi Sulejmani drejton prej 13 vitesh shkollën 9-vjeçare “Halit Gremi” në Mbrostar të Fierit dhe po kaq vite përballet me probleme që nuk gjejnë zgjidhje. Godina e shkollës është e rrethuar nga ujërat e zeza, të cilat kutërbojnë erë dhe shkaktojnë lagështirë në klasa dhe palestër, duke rrezikuar shëndetin e nxënësve.
Oborri i shkollës mbushet me ujë sa herë bie shi, duke penguar aktivitetin normal dhe orët sportive të Edukimit Fizik. Një restaurim i kryer në vitin 2017 nuk ndihmoi në normalizimin e situatës, ndaj Sulejmani është në pritje të një investimi të ri.
“Gjendja e godinës së shkollës nuk është aspak e mirë. Kemi bërë kërkesë në bashki dhe jemi dakortësuar, pra na është premtuar për të bërë rikonstruksion të plotë të saj,” tha Sulejmani për BIRN.
“Padyshim që infrastruktura shkollore jo e mirë dhe problematikat që cilësova më sipër ndikojnë te një pjesë e prindërve për të mos i sjellë fëmijët në shkollën tonë,” shtoi ai, duke theksuar se po humbasin nxënës.
Shkolla e Mbrostarit ndodhet rreth 5 kilometra larg qendrës së qytetit të Fierit në jug të Shqipërisë, por nuk është e vetmja që vuan mungesën e infrastrukturës dhe kushteve normale për mësim.
Sipas mësuesve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, shkollat e fshatrave në qarkun e Fierit janë lënë prej vitesh pas dore, duke sjellë vit pas viti zbrazjen e tyre dhe eksodin e nxënësve drejt shkollave të qytetit.
Nevila Jahaj, drejtuese e Organizatës Rinore “Epoka e Re”, e fokusuar së fundmi në një projekt për identifikimin e nevojave për investime në sistemin arsimor të Fierit i tha BIRN se mungesat gjenden gjithandej, por shkollat e fshatrave vuajnë një situatë më problematike.
“Shkolla e Cakranit është në pritje të investimit, por derisa të ndodhë kjo, nxënësit po largohen nga shkolla,” tha Jahaj.
“Pra me gjendjen e godinave shkollore, sidomos në fshatra, mund të theni që fëmijët nuk shkojnë dot në shkollën pranë shtëpisë së tyre. Shume nxënës janë larguar në shkollat e qytetit duke boshatisur e shkollat e fshatit,” shtoi ajo.
Shkolla të bashkuaraBashkia e Fierit mbulon 73 shkolla 9-vjeçare dhe 13 shkolla të mesme publike, të cilat kanë së bashku mbi 19 mijë nxënës. Sipas një dokumenti të Bashkisë së Fierit, raporti mesatar i shpërndarjes është 15-18 nxënës për klasë, një shifër kjo që reflekton numrin e ulët të nxënësve nëpër shkolla.
Shkollat e fshatrave kanë një numër më të ulët të nxënësve se sa në qytet, duke iu nënshtruar një praktike dominuese të para viteve ’90 të shkollave të bashkuara.
Në mbledhjen e zhvilluar më 25 korrik 2025, Këshilli Bashkiak në Fier vendosi të shtojë edhe dy shkolla të tjera të bashkuara për shkak të numrit të ulët të nxënësve; shkollën “Jovan Ndreko” në Libofshë dhe “Dino Ismaili” në Levan.
Këto shkolla do të strehojnë nxënës të ciklit fillor, ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm, një zgjidhje që shihet me rezervë nga mësuesit.
Sipas Alketa Lugajt, mësuese gjimnazi me 25 vite përvojë, shkollat e bashkuara nuk garantojnë kushte infrastrukturore me standarde të larta sa i përket palestrave apo bibliotekave dhe lënë për të dëshiruar sa i përket sigurisë së nxënësve.
“Siguria e nxënësve nuk mund të garantohet, pasi moshat e ndryshme kanë problematika të ndryshme,” tha Lugaj për BIRN.
Mungesa e investimeve dhe e kushteve të përshtatshme për mësim po i shtyn nxënësit e shkollave në fshatra drejt qyteteve. Edhe në rastet kur shkollat sigurojnë financime, nxënësit nuk kthehen më mbrapsht.
Një rast i tillë i ndodhi shkollës së mesme të përgjithshme “Kutbi Vruzhaj” në fshatin Levan të Fierit, ku mungesa e investimeve solli rrënimin e godinës dhe zhvendosjen e nxënësve në gjimnazet e Fierit. Edhe pas miratimit të investimeve, shkolla nuk kishte mjaftueshëm nxënës duke detyruar autoritetet e arsimit në Fier të kërkojnë bashkimin me shkollën 9 vjeçare “Dino Ismaili”.
Sipas një mësuesi të shkollës, nga 100 nxënës gjithsej vetëm 40 u rikthyen pas rikonstruktimit të shkollës – një rënie drastike që sipas tij nuk lidhet vetëm me emigrimin, por edhe kushtet e shkollës.
Të njëjtën gjë pohon edhe ish-drejtuesi i njësisë administrative Levan, Ahmet Brahaj.
“Për gjashtë vjet, nxnënësit e gjimnazit të Levanit shkuan në Fier për mësim. Godina ishte drejt rrënimit të plotë. Kur projekti u miratua, u pa se nuk kishte më nxënës. Ndaj u bë bashkimi me shkollën 9 vjeçare,” tha Bahaj.
I njëjti skenar po përsëritet tashmë me shkollën “Halit Gremi” në Mbrostar.
Edison Veliu, kryetar i Bordit Drejtues të Prindërve i tha BIRN se është ankuar në të gjitha institucionet dhe ka marrë mbrapsht ‘një mal’ me shkresa pa përgjigje.
“Kam dy djem që shkojnë në këtë shkollë, gjendja është e rëndë aty. Ujërat e zeza kalojnë në anë të murit rrethues. Një kabinë elektrike dhe dy gropa septike të hapura ndodhen ngjitur me murin rrethues të shkollës, në rrugën që bëjnë çdo ditë fëmijët për në shkollë,” tha Veliu për BIRN.
“Fëmijët më ankohen çdo ditë për erën e rëndë,” tha Veliu, ndërsa shtoi: “nuk e di sinqerisht nëse do vazhdoj t’i çoj në këtë shkollë me këto kushte që janë”. -

Nga bullizimi te thi*at, shkollat janë të pasigurta për fëmijët
Nxënës që përfshihen në sherre edhe me thika, po bëhen të zakonshme në ambientet pranë shkollave. Prag tragjedia pranë gjimnazit ”Ibrahim Rugova” në Kamzës, ku një nxënës 16-vjeçar është në gjendje kritike për jetën pas sulmit me thikë nga bashkëmoshatarët e tij, dëshmon për mungesën e sigurisë në institucionet arsimore.
Sociologët theksojnë rëndësinë e ndërveprimi mes familjes, shkollës dhe fëmijëve në këtë moshë delikate. Ekspertët e arsimit prej kohësh vënë theksin tek numri i pamjaftueshëm i psikologëve, sociologëve dhe oficerëve të sigurisë në shkolla.
Por edhe pse pjesa më e madhe e këtyre punonjësve janë përqendruar në kryeqytet, ngjarjet më të rënda vijnë nga shkollat e Tiranës ku dukshëm hallkat e bashkëpunimit shkollë-prind nuk funksionojnë. -

‘Nxënësit jetojnë me frikë’, Boçi: Shkollat më shumë thika se libra
Deputeti i PD, Luçiano Boçi, ka reaguar për ngjarjen në Gjimnazin Ibrahim Rrugova në Kamëz, duke theksuar se qeveria ka braktisur sigurnë e qytetarëve dhe fëmijëve.
Boçi: Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin. Ngjarja tronditëse në Gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku adoleshentë u përleshën me thika brenda dhe jashtë shkollës, nuk është një aksident i rastit.
Është fotografia brutale e një qeverisje që ka braktisur detyrën më themelore si sigurinë e qytetarëve dhe fëmijëve. Nxënësit e një shkolle nuk mund të jetojnë me frikën se korridoret e mësimit do të shndërrohen në arena gjaku. Në shkollat tona duket se ka më shumë thika se libra.
As mund të jetojnë me neverinë kur sheh gajasjen e Manastirliut dhe Kumbaros në Parlament ditën kur vritej Martin Cani. Kamza është vazhdim i një zinxhiri dhune që shtrihet nga rruga deri te shkolla. Ajo është dëshmi e përcjelljes në funeral te edukimit në shkollat tona. Vetëm pak muaj më parë, opinioni u trondit nga vrasja e Martin Canit, një ngjarje që nxori në pah degradimin e rendit dhe sigurisë në shkollat e qytetet tona.
Sot prekim të njëjtën atmosferë terrori. Akoma më brenda e afër shkollës. Kjo është pasqyrë e dështimit spektakolar të Manastirliut e Ramës së saj, sikurse e Kumbaros së pikës aë vogël që inaguron postin me një krim të madh. Pasqyrë e mungesës totale të një strategjie kombëtare për mbrojtjen e jetës.
Rama flet për reforma dhe projekte, por realiteti është se prindërit i dërgojnë fëmijët në shkollë me zemër të ngrirë. Shkollat tona nuk kanë as kamera sigurie funksionale, as roje të trajnuar, as protokolle emergjence.
Psikologët mungojnë, ndërsa bashkitë e ministritë merren me fasada. Kur shteti është i padukshëm, adoleshentët mbeten të pambrojtur dhe hakmarrja bëhet më e fortë se ligji. Prindërit sor pyesin nën makth se sa ngjarje të tjera do të duhen që të kuptojmë se siguria nuk është luks, por themel i një shoqërie.
Deri atëherë, fëmijët tanë do të vazhdojnë të jetojnë në një shkollë që ngjan më shumë me arënë gladiatorësh, se sa me tempull dije. Kjo qeveri tashmë është vërtetuar si një noter varrezash dhe jo një garantues i jetës dhe i dijes. -

Siguria në shkollat publike/ Rama jep lajmin e mirë: Janë vendosur oficerë sigurie, garantojmë mbrojtjen e nxënësve
foto ilustrim: edi rama-shkollat
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendosjen e oficerëve të sigurisë në shkollat publike, për të mbrojtur nxënësit nga çdo fenomen negativ i lidhur me dhunën apo rreziqet online. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama shprehet se falë edhe bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit, janë zhvilluar trajnime specifike për oficerët e sigurisë. Për këtë, do të jetë suport edhe Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake duke monitoruar hapësirat brenda perimetrit të shkollave.
Postimi i plotë:
“Në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ i lidhur me dhunën apo rreziqet online Falë edhe bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit, janë zhvilluar trajnime specifike për oficerët e sigurisë për të garantuar sigurinë e nxënësve në shkollat publike, ku suport do të jetë edhe Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake të cilët bëjnë monitorimin e tyre në hapësirat brenda perimetrit të shkollave, duke bërë jo vetëm monitorim por dhe parandalimin e incidenteve të ndryshme”. -

Siguria në shkolla/ Rama jep njoftimin e rëndësishëm: Janë vendosur policë nëpër institucione
Kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar se në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ i lidhur me dhunën apo rreziqet online.
Në një reagim në rrjetet sociale Rama shprehet se falë edhe bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Arsimit, janë zhvilluar trajnime specifike për oficerët e sigurisë për të garantuar sigurinë e nxënësve në shkollat publike.
Po ashtu suport do të jetë edhe Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake të cilët bëjnë monitorimin e tyre në hapësirat brenda perimetrit të shkollave, duke bërë jo vetëm monitorim por dhe parandalimin e incidenteve të ndryshme. -

UPT firmos marrëveshjen me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku: Na duhen të rinj të kualifikuar, shkollat do të kthehen në multifunksionale
Këtë të mërkurë, në Universitetin Politeknik të Tiranës firmoset marrëveshja mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë më këtë institucion.
Kjo marrëveshje është një hap për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.
Belinda Balluku, Zëvendëskryeministre, njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, u shpreh se kjo marrëveshje shënon fillimin e një nisme të re, që lidhet me një tjetër institucion të rëndësishëm, autoritetin rrugor.
“Sot më shumë se kurrë është e rëndësishme që Shqipëria të punojë për ngritjen e një kapitali njerëzor që do t’i shërbejë ‘Shqipërisë 2030’.
Ka nevojë për burime njerëzore që duhet të jenë të trajnuara dhe të kenë kaluar fazat e edukimit sipas kritereve të BE.
Pa njerëz të formuar, pa të rinj të arsimuar, çdo reformë e vizion mbetet i mangët. Ndaj sot duhet të investojmë te te rinjtë.
Qeveria ka hartuar një program që vendos njeriun në qendër, brenda këtij mandati paga mesatare do jetë 1000 euro. Thelbësor është krijimi i mundësive të arsimit dhe trajnimit profesional. Shkollat do kthehen në multifunksionale, me konvikte dhe certifikata që do të njihen kudo. Duam të rekrutojmë profesionistë të rinj, në infrastrukturë, energjia etj.
Ata që janë në fund të karrierës do duhet t’i lënë stafetën të rinjve”, u shpreh ajo.Top Channel
-

Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat
Në gjendje “alarm të kuq” për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, ishujt turistikë të Ibizës dhe Formenterës mbyllën sot plazhet dhe shkollat, pothuajse një vit pas përmbytjeve që e zhytën në zi rajonin e Valencias, përgjatë arqipelagut Balearik.
Shërbimet e reagimit ndaj emergjencave të dy ishujve dërguan mesazhe paralajmëruese në telefonat e banorëve, duke u kërkuar atyre të shmangin udhëtimet dhe aktivitetet në natyrë, si dhe të mos qëndrojnë pranë burimeve të ujit ose nëntokës.
Aemet, agjencia kombëtare meteorologjike e Spanjës, tha se deri në 200 litra ujë për metër katror ranë në Ibiza, e cila u godit nga një stuhi që po lëvizte “shumë ngadalë”. Videot e postuara në mediat sociale tregonin këmbësorë duke ecur nëpër ujin me baltë në bregdetin e Ibizës, i cili është i mbushur me bare dhe restorante. Sirenat e zjarrfikësve mund të dëgjoheshin në sfond.
Rrugët janë mbuluar me baltë dhe mbeturina, duke i detyruar makinat të udhëtojnë me shpejtësi të ulët.
Qeveria e Ishujve Balearik tha se departamenti i zjarrfikësve mori 132 thirrje në Ibiza, kryesisht për përmbytje në bodrume ose në rrugë dhe për pemë të rrëzuara dhe objekte të tjera ose për lumenj të tejmbushur. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.
Autoritetet lokale pezulluan mësimin dhe u kërkuan nxënësve të qëndronin brenda shkollave të tyre, duke shmangur udhëtimet “deri në njoftim të mëtejshëm”. Plazhet u mbyllën gjithashtu.
Një njësi ushtarake nga Mallorca fqinje pritet të vendoset në ishuj, duke sjellë përforcime. Vonë pasdite, Aemet uli nivelin e fenomeneve të rrezikshme të motit nga “e kuqe” në “portokalli” për të dy ishujt.
Ky mot i keq ndodhi rreth një vit pas përmbytjeve vdekjeprurëse të tetorit 2024 në Valencia, ku humbën jetën më shumë se 230 njerëz.
-

200 raste në 24 orë/ Shkollat përhapën më shpejt virozat e stinës, mjeku flet për përballjen me fluksin
Urgjenca e spitalit rajonal të Elbasanit këto ditë po përballet me fluks të vizitave, ku mbizotërojnë kryesisht shqetësimet nga virozat që janë në qarkullim. Shefi i urgjencës shpjegon arsyet e këtij fluksi, si dhe numrat që po përballon ky shërbim brenda 24 orëve.
Sipas kryemjekut të urgjencës, në këtë periudhë nuk mungojnë as rastet me infeksione nga Covid-19.
Shmangia e grumbullimeve, marrja e masave nga vetë personat me virozë që të mos kenë kontakte me persona të tjerë dhe vaksinimi, kryesisht i personave me risk dhe sëmundje bashkëshoqëruese, janë këshillat kryesore të mjekëve për këtë situatë.
