Tag: shkojmë

  • Rama takim në Kuçovë: Mandatin e katërt nuk e dua për veten time, por për…

    Rama takim në Kuçovë: Mandatin e katërt nuk e dua për veten time, por për…

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me banorët e Kuçovës, ku në fokus është 11 maji.
    Në fjalën e tij, kryesocialisti u shpreh se e kërkon mandatin e katërt jo për karrigen e tij, por për Shqipërinë në BE.
    Kryeministri edhe në këtë takim nuk la pa ironizuar sërish PD-në dhe partitë e reja të cilat janë shprehur se do ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.
    Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
    Pasi biem dakord atje, duhet të vijmë këtu në Tiranë. Duhet ti vulosim këtu, si rregulla, si ligje. E para përfytyroni ju, ne negociojmë në Bruksel, vijmë këtu, shkojmë në kuvend dhe duhet ti shkojmë pas avazit disa të tjerëve atyre që do nxjerrë kënetë në breg. Apo atyre që shfaqen si partitë e reja, që të re kanë vetëm moshat e tyre, parti të reja që në listat e mbyllura kanë baballarë, xhaxha, halla.
    Parti të reja që thonë nëse ne do na  vijë në dorë kjo punë do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nuk do lejojmë që Shqipëria të ketë qeveri. Nga një anë e duam të fusim Shqipërinë në BE, nga ana tjetër ca do i themi atyre, që kemi disa probleme me kënetën. Po ca ti bëjmë kemi një kënetë me një specie të veçantë, dhe kemi ca të tjerë që duan zgjedhje të parakohshme. Kjo gjë do të bëjë që të mbyllet dera dhe do presim edhe ca vite të tjera.
    Po jua them ky mandat nuk është për mua, nuk është për shumicën tonë të thjesht. Është më shumë se kaq. Arsyeja që ju them se duhet një mandat i katërt është se këtu duhet për përmbushim një mision historik.

  • Rama: Në 11 maj votoni për Shqipërinë në BE, largohuni nga këneta dhe nga këta që duan zgjedhjet të parakohshme

    Rama: Në 11 maj votoni për Shqipërinë në BE, largohuni nga këneta dhe nga këta që duan zgjedhjet të parakohshme

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, gjatë takimit me qytetarët e Kuçonës u dnal sërish te e ardhmja në Bashkimin Europian.
    Ai tha se 11 maji është një datë historke dhe qytetarët nuk duhet ta lënë të ardhmen e vendit drejt BE në duart e atyre që nuk e duan BE-në, apo ata që bërtasin që do të çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, duke iu referuar partive të reja.
    Sipas tij si këneta si paertitë e reja që të rinj kanë vetëm kryetarët nuk mund dhe nuk duhet të jenë pengesë mes shqiptarëve dhe Europës, prandaj duhen ndëshkuar me votë.

    “Ne biem dakord atje, vijëmë këtu dhe duhet t’i shkojmë pas avazit atyre që nxjerr në breg këneta, apo atyre partive të reja që të re kanë vetëm kryetarët, që në listë të mbyllur kanë hallat, xhaxhallarët dhe krushqit. Parti të reja që thonë se nëse ne na vjen në dorë kjo punë, ne do të shkojmë në zgjedhje të reja. Por nga njëra anë duhet të shkojmë në BE, e nga ana tjetër të themi prisni pak se kemi ca punë me Kënetën. Një kënetë specie e vërteë dhe ca të tjerë që duan zgjedhje të parakoshme. Kjo gjë bën që do të mbyllet dera. Këto zgjedhje dhe ky mandat nuk janë për mua, është për shumë më tepër se sa kaq. Arsyeja pse unë them që duhet një mandat i katërt për PS është sepse këtu bëhet fjalë për një mision historik, një mision i cili e ka zanafillën e vet te profecia e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. I cili duke vënë barrikadën e perëndimit nga lindja, përcaktoi fatin tonë si fat të lidhur me perëndimit. Më vonë Rilindasit na e lanë me shkrims e për ne shqiptarët dielli lind andej ga perëndon. Pastaj kaluan ca kohë të vështira dhe sot jemi sërish këtu, pranë integrimit”, tha Rama.

  • Partitë e vogla kanë në dorë qeverinë e re? Lapaj-Ramës: Vendi shkon sërish në zgjedhje që të mos përdorësh të fortët

    Partitë e vogla kanë në dorë qeverinë e re? Lapaj-Ramës: Vendi shkon sërish në zgjedhje që të mos përdorësh të fortët

    Pas deklaratës nga Rama për partitë e vogla që nuk do bëjë koalicion nëse do të kenë në duar fatin e qeverisë së re, por do dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, ka ardhur edhe përgjigja nga Adriatik Lapaj. Kreu i nismës ”Shqipëria Bëhet” ka treguar arsyet pse kanë marrë këtë vendim.
    ”Të ka zënë frika, e di ti që do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Do të shkojmë që të mos e dhunosh e detyrosh administratën për votë.

    Do të shkojmë që të mos kesh të fortë rreth vetes që kërcënojnë qytetarët.
    Do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, nëse shqiptarët na besojnë ne aq mandate sa ti të mos e bësh dot qeverinë. Edhe 10 ditë”.

  • ‘Rama ka frikë nga zgjedhjet, Lapaj: Nuk do ta lejojmë të blejë vota me paratë e vjedhura të shqiptarëve

    ‘Rama ka frikë nga zgjedhjet, Lapaj: Nuk do ta lejojmë të blejë vota me paratë e vjedhura të shqiptarëve

    Drejtuesi politik i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për frikë ndaj zgjedhjeve të parakohshme. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Lapaj deklaroi se qëllimi i opozitës është të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme për të ndaluar përdorimin e administratës dhe institucioneve shtetërore për përfitime elektorale.
    Ai tha se zgjedhjet janë të domosdoshme për të ndalur blerjen e votave me para publike dhe presionin ndaj qytetarëve e bizneseve.
    “Të ka zënë frika i madh, të ka zënë frika. E di se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, do të shkojmë që ti të mos e dhunosh më administratën dhe ti detyrosh për votë, do të shkojmë që të mos kesh më të fortë rreth vetes, me ata që mban rreth e rrotull kërcënojnë qytetarët. Do shkojmë që të mos përdorësh tatimorët për të dhunuar biznesin dhe të mos blesh votë me paratë e vjedhura të shqiptarëve. Çfarë ke ti pse e ke me kaq shqetësim, duhet që të ishe më i qetë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse qytetarët na besojnë ne aq mandate sa ti mos e krijosh dot qeverinë. Edhe 10 ditë,” tha Lapaj.

  • Lapaj i përgjigjet Ramës: Vendi shkon sërish në zgjedhje që të mos përdorësh të fortët

    Lapaj i përgjigjet Ramës: Vendi shkon sërish në zgjedhje që të mos përdorësh të fortët

    Pas sulmit të kreut të Partisë Socialiste, Edi Ramës, për partitë e vogla që kanë deklaruar se nuk do bëjnë koalicion nëse do kenë në duar fatin e qeverisë së re, por do dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, ka ardhur dhe përgjigja nga Adriatik Lapaj. Kreu i Nisma Shqipëria bëhet ka treguar arsyet pse kanë marrë këtë vendim.
    “Të ka zënë frika, e di ti që do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Do të shkojmë që të mos e dhunosh e detyrosh administratën për votë.
    Do të shkojmë që të mos kesh të fortë rreth vetes që kërcënojnë qytetarët. Do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, nëse shqiptarët na besojnë ne aq mandate sa ti të mos e bësh dot qeverinë. Edhe 10 ditë!”

  • Rama: Dikur LSI, ndjesë pastë, na u ngatërrua nëpër këmbë. Sot ‘pengmarrësit’ e vegjël duan zgjedhje të parakohshme

    Rama: Dikur LSI, ndjesë pastë, na u ngatërrua nëpër këmbë. Sot ‘pengmarrësit’ e vegjël duan zgjedhje të parakohshme

    Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në Dimal ku prezantoi arritjet dhe investimet e qeverisë në qarkun e Beratit.
    Sipas Ramës, më parë për të shkuar në Berat nuk kishte as rrugë. Ndërsa theksoi se tashmë falë infrastrukturës rrugore, janë hapur edhe bujtina ku turistët shkojnë më me lehtësi.
    “Ashtu si është Dimali sot nuk e solli koha, ashtu siç është Berati sot nuk e solli koha sepse kur kemi ardhur në fillim nuk kishte rrugë për të ardhur në Berat. Në Lushnjë merrje kthesën këputej lidhja, duhet të hyje pastaj në një rrugë me gropa dhe kur të arrije në spital mund të përfundoje në spital nga bllokimi i veshkave, nga kërcimet në makinë”, u shpreh Rama.
    Rama ka ironizuar edhe partitë e vogla opozitare, të cilat i krahasoi me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
    “Ne duam të hyjmë në Bashkimin Evropian, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.  Domethënë, e kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Maj, edhe të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani këta të tjerët thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
    E kuptoni? Të rinj? Në moshë dhe fytyrë po, por në program, në përmbajtje të politikës, të gjeopolitikës, të marrëdhënieve ndërkombëtare s’kanë lidhje fare që kur thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Kështu që duhet të fokusohemi te 11 maji, duhet të fokusohemi te anëtarësimi në Bashkimin Evropian” tha Edi Rama.

  • “Ne themi shyqyr shpëtuam nga…”/Kryeministri Rama në Berat, ironizon partitë e vogla opozitare: Ndjesë pastë një LSI

    “Ne themi shyqyr shpëtuam nga…”/Kryeministri Rama në Berat, ironizon partitë e vogla opozitare: Ndjesë pastë një LSI

    Kryeministri Edi Rama ka vazhduar fushatën e tij elektorale në qarkun e Beratit, në një takim me qytetarët. Kryesocialisti Rama nuk ka kursyer ironizimet për partitë e vogla, duke i rikujtuar si parti “të vdekura”.
    “E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët. Të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ne duam të hyjmë në BE, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
    E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Maj, edhe te themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E kuptoni? Të rinj? Në moshë dhe fytyrë po, por në program s’kanë lidhje fare që kur thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha Edi Rama.

  • Arsenali në “tapet”, Arteta nuk dorëzohet: Shkojmë për fitore në Paris, kualifikimi është ende 50 me 50

    Arsenali në “tapet”, Arteta nuk dorëzohet: Shkojmë për fitore në Paris, kualifikimi është ende 50 me 50

    Arsenali nuk ia doli dot. Goli i Merinos u anulua për pozicion jashtë loje dhe PSG e fitoi 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Vendosi goli vendimtar i Dembélé pas vetëm 4 minutash lojë. Pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta foli për mikrofonat e “Amazon Prime”:
    “Jam i zhgënjyer nga rezultati, dhamë shumë në këtë ndeshje. Në 10-15 minutat e para patëm vështirësi për të gjetur ritmin dhe për të dominuar. Është zhgënjyese që nuk arritëm të marrim të paktën një barazim”.
    Për golin e PSG-së, Arteta u shpreh: “Ky është gjithmonë rreziku, meritë ishte e tyre. Ditën të dalin nga një situatë e vështirë. Kishim 7 lojtarë pas topit dhe ata ishin cinikë, ndonjëherë duhet thjesht të pranosh talentin individual”.
    Për golin e anuluar të Merinos dhe rastet e humbura: “Milimetrat vendosën në atë pozicion jashtë loje. Aksioni i Martinellit në situatën një kundër një? E ka bërë edhe më parë. Trossard gjithashtu në një kundër një dhe Donnarumma bën pritjen. Këto janë diferencat, ky është niveli”.
    Për mungesën e Thomas Partey: “Mendoj se Declan (Rice) dhe Mikel (Merino) ishin të jashtëzakonshëm. Partey na jep opsione ndryshe, na jep fleksibilitet për ta ndryshuar ndeshjen. Ishte vetëm gjsyëmfinalja e parë, kemi ende një mundësi të madhe për të shkuar në finale”.
    Më pas, për “Canal+”, Arteta shtoi: “Meritonim më shumë, është vetëm fundi i gjysmëfinales së parë. Këtë e thashë edhe pas ndeshjes me Real Madridin. Duhet të shkojmë në Paris dhe të fitojmë. Do ta shohim ndeshjen dhe do të përpiqemi të përmirësohemi në disa aspekte. Kualifikimi është ende 50 me 50”.

  • Barushi: “Vllaznisë ia kemi marrë dorën”. Reagon Brdaric: “Jemi të bindur, shkojmë në finale”

    Barushi: “Vllaznisë ia kemi marrë dorën”. Reagon Brdaric: “Jemi të bindur, shkojmë në finale”

    Pas hedhjes së shortit të “final four”, i cili e përballi skuadrën e tij me Vllazninë, foli drejtori i Dinamo City, Ermal Barushi. Ekzekutivi i bluve nënvizoi mes të tjerash para gazetarëve: “Mendoj se është short i mirë për ne.
    Kemi zhvilluar ndeshje të mira ndaj Vllaznisë, ia kemi marrë dorën. Shpresojmë t’ia dalim në gjysmëfinale, kemi bërë një edicion të mirë. Jemi pjesëmarrës në Kupat e Europës, ende në luftë edhe për Kupën e Shqipërisë, por sigurisht synimi kryesor mbetet titulli kampion.
    Në fakt kalendari është pak i ngjeshur, duke marrë në konsideratë edhe Kupën, por shpresoj t’ia dalim sa më mirë. Presidenti i Dinamos ka pasur arsyet e veta personale, parandaj nuk ishte prezent në shortin e sotëm”.

    Nga kampi kuqeblu ka folur trajneri Thomas Brdaric: “Mendoj se është diçka e madhe të jesh në ‘final four’, ku duhet të harrosh çfarë ka ndodhur dhe të fokusohesh te gjysmëfinalja, pastaj të shkosh në finale për të fituar titullin. Për mua është fitore të shkosh në finale. Duhet të jemi të disiplinuar, të fokusuar, të kemi një atmosferë të mirë brenda skuadrës.
    Pas dy dekadash mungesë të titullit në Shkodër, është e rëndësishme që të fitojmë. Kjo ndeshje do të jetë definitivisht deçizive, e dimë që ishte e vështirë të arrinim në këtë pozicion. Është privilegj të jemi këtu, por tani duam të arrijmë maksimumin.
    Ne shkojmë për të fituar në gjysmëfinale dhe jo për barazim. Nuk mund ta menaxhosh barazimin në një ndeshje të vetme. Ne kemi një grup shumë të mirë, me aftësi dhe force. Duam t’i tregojmë këto cilësi në ndeshjen kundër Dinamo City në gjysmëfinale, jemi të bindur që do të shkojmë në finale”.

  • Brdariç: Ndaj Dinamos shkojmë vetëm për fitore

    Brdariç: Ndaj Dinamos shkojmë vetëm për fitore

    Vllaznia kërkon finalen e Kupës së Shqipërisë por për të tentuar trofeun e nëntë në histori në këtë kompeticion, duhet të kalojë Dinamo Sitin nesër në Elbasan (19:00) me të cilin barazoi në Shkodër 0-0. Para takimit trajneri Tomas Brdariç i shoqëruar nga kapiteni Bekim Balaj u shfaq optimist.

    Brdariç:

    “Është koha të kapim për çfarë kemi punuar gjatë gjithë sezonit, kemi një vazhdimësi të mirë, përballja me Dinamon do të jetë në maksimum. Ndeshja e para përfundoi 0-0 në shtëpinë tonë, të jemi sa më të fokusuar, çdo kush ka detyrat e tij, po ashtu edhe udhëzimet tona, shpresojmë që të jetë një ditë e mirë nesër për Vllazninë dhe tifozët tanë.

    Qëllimi ynë është të mbajmë këtë grup, janë armët tona dhe ti përdorim në avantazhin tona. Deri nesër kemi edhe një stërvitje për tu përgatitur për në orën 19:00, të punojmë për hapin e radhës. U mësuam të luajmë në fushën e Elbasanit, një fushë e mirë dhe shkojmë vetëm për fitore. Po punojmë fort që ta mbyllim ndeshjen për 90 minuta, edhe nëse shkojmë më tepër të jemi të përgatitur, e dimë si do të luajmë në këto ndeshje, të kenë dëshirën. Është një ndeshje speciale dhe për këtë duhet të bëjmë gjithçka. Stojanoviç dhe Repaj kanë treguar që mund të luajnë mirë bashkë, por Melos është i gatshëm për të luajtur, kimia është më e rëndësishme mes lojtarëve, prandaj kam mjaft konfidencë për ndeshjen e nesërme, të luajmë një nivel të lartë dhe shkojmë për fitore.

    E dimë sa të rëndësishëm janë tifozët për ne, arrijmë diçka speciale nëse jemi të gjithë bashkë, i falenderoj shumë për mbështetjen. Gjëja më e rëndësishme është që tju japim konfidenca lojtarëve. Të shkojmë me dëshirën për të fituar, e kemi merituar këtë, të kalojmë limitet pasi do të jetë një ndeshje e luftuar dhe skuadër e fortë. Për këto momente jetojmë. Këtë sezon jemi takuar disa herë, kur ndeshemi bashkë, Daja është një trajner me eksperiencë, është ndeshje e luftuar për të dy. Tifozët kanë mundësi për të ëndërruar, ne punojmë për ëndrrën e tyre dhe tonën bashkë”

    Vazhdo leximin