Tag: shkojmë

  • Në Serbi nuk dorëzohen, Pavlovic: Shkojmë për fitore në Angli

    Në Serbi nuk dorëzohen, Pavlovic: Shkojmë për fitore në Angli

    Goli i Rey Manaj shkaktoi kaos në Serbi, tronditi në themel ekipin përfaqësues, Federatën dhe të gjithë ambientin. Në letër, ai gol praktikisht i nxori edhe jashtë Botërorit, pasi Serbia e sheh veten në vendin e 3-të dy ndeshje përpara fundit, i duhet më shumë se një mrekulli për të qëndruar në lojë. Më saktë, pikësëpari i duhet të fitojnë në “Wembley” ndaj Anglisë, një mision thuajse i pamundur, në një kohë kur “Tre Luanët” janë perfekt në këtë fushatë kualifikuese dhe i shkaktuan një humbje me “manita” brenda në Beograd.
    Më 13 nëntor, Serbia udhëton drejt Londrës me një trajner të ri dhe me besim se mund të dalin me 3 pikë, fakt që pranon edhe Pavlovic, mbrojtësi i Milan: “Padyshim nuk është e lehtë, është më mirë kur ke gjithçka në duart tuaja. Megjithatë, shanset ekzistojnë. Ne shpresojmë të fitojmë të dy ndeshjet dhe të mos bëjmë llogari. Është e vështirë, por për sa kohë ekzistojnë mundësitë, di t’i luajmë. Të shkojmë në “Wembley” me motivim maksimal, të bëjmë më të mirën për të mundur rivalin tonë të madh, nëse nuk ia dalim, t’i japim dorën dhe të vazhdojmë përpara”, u shpreh Pavlovic duke shtuar:

    “Askush nga ne nuk do të ishte këtu tani nëse nuk do të besonim se mund të fitojmë ndaj Anglisë. Unë nuk kam takuar ende një futbollist i cili nuk beson se mund të mposhtë çdo kundërshtar, ne besojmë dhe do të shkojmë në Londër për të dhënë 100% të mundësive tona”, theksoi ndër të tjera mbrojtësi i Serbisë. Me 10 pikë në 6 ndeshje, Serbia renditet në vendin e 3-të në Grupin K, një pikë më pak se Shqipëria.
    ()

  • “Objektivi është të shkojmë në play-off”/ Mitaj ndalet te ‘Botërori’: Jemi shumë të karikuar për ndeshjen me Andorrën

    “Objektivi është të shkojmë në play-off”/ Mitaj ndalet te ‘Botërori’: Jemi shumë të karikuar për ndeshjen me Andorrën

    Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026.
    Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën.
    “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”, – u shpreh Mitaj.
    Mbrojtësi i Kombëtares theksoi se grupi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi i ekipit është fitorja.
    “Jemi këtu pas tre ndeshjeve të fituara, jemi në një moment shumë të mirë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë se s’bën, duhet të futemi vetëm për fitore. Të gjithë çunat janë në formë shumë të mirë, jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj se do të futemi dhe do të japim maksimumin”, – shtoi ai.
    Mitaj vlerësoi kundërshtarin e radhës, por u shpreh se beson te përqendrimi dhe loja e skuadrës.
    “I njohim kundërshtarët si Andorra, të cilët mbrojnë shumë dhe rrinë mbrapa, por besoj se mënyra se si do të futemi ne në lojë, sa të përqendruar do jemi, do të bëjë diferencën.”
    Në vijim, ai foli edhe për formën e tij në klub dhe ndikimin që kjo ka në paraqitjet me Kombëtaren.
    “Gjithmonë, nëse bëj mirë me klubin, kjo ndikon edhe te performancat e mia me Kombëtaren. Në përgjithësi jam i lumtur që paraqitem mirë dhe besoj se kjo do të ketë impakt më të mirë me Kombëtaren.”
    Në fund, mbrojtësi kuqezi e mbylli me objektivin e qartë të grupit për dy ndeshjet e ardhshme.
    “Objektivi është vetëm që të shkojmë në play-off, jemi shumë afër, na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën dhe më pas shikojmë Anglinë. Ky është objektivi, të shkojmë në play-off”, – theksoi ndër të tjera Mitaj në prononcimin e tij.

  • Hetimi shterues i pamundur”/ Abilekaj: Rama do porosisë SPAK-un të mbyllë dosjen e Ballukut!

    Hetimi shterues i pamundur”/ Abilekaj: Rama do porosisë SPAK-un të mbyllë dosjen e Ballukut!

    Hetimi shterues i pamundur”/ Abilekaj: Rama do porosisë SPAK-un të mbyllë dosjen e Ballukut!
    Gazetari, Enton Abilekaj, u shpreh se hetimi ndaj ministres Belinda Balluku rrezikon të mbyllet pa një përfundim konkret, ndërkohë që ajo vetë mund të dalë e pafajshme pasi dosja aktuale konsiderohet të jetë një “porosi e kryeministrit”, ç’ka e bën të vështirë çuarjen e çështjes deri në fund.
    I ftuar në Syri TV, Abilekaj shprehet se çdo hetim i thelluar do të kërkonte në mënyrë të pashmangshme thirrjen dhe marrjen në pyetje të kryeministrit Edi Rama, një hap që shihet si bllokues për ecurinë e procesit.
    Kjo situatë sipas tij, e lë dosjen në një ngërç, ku përgjegjësia finale duket se i kalon nivelit më të lartë të qeverisë, duke e bërë thuajse të pamundur një hetim shterues.
    Abilekaj: Që ka dosje të tjera. ndaj Ballukut. Pra, mendoj që në këtë dosje, ku është e qartë që me foton që ka nxjerrë Ahmetaj, me procedurat, me ato që janë folur gjatë bisedave që ka në dosje e të tjera e të tjera, është një porosi e kryeministrit. Kjo dosje edhe mund të mbyllet. Kjo mund të dalë edhe pa fajtor, dhe mund të mos dalin asnjë konkluzion. Domethënë, edhe që e lanë të mbarojë e fatit se këta s’kanë për të shkuar as askund, sepse kjo nuk mund të çohet deri në fund në qoftë se nuk thirret Edi Rama.
    Dhe pastaj, Belinda Balluku ka në dosjet e tjera mund t’i gjejë dënimin që mund t’i japë, SPAK-u, ose Rama, varet nga nga negociatat që do të bëhen, e si do të dënohet Belinda Balluku, në të ardhmen, por jo nëpërmjet kësaj dosje, mendoj unë.
    Sepse në çdo gjë që të shkojmë, që shkojmë te kjo dosje, shkojmë atje. Në çdo gjë që mund të shkojmë ne, dhe te dosja Thumanë-Kashar, do shkojmë te Rama. Maksimumi mund, që ai nuk na çon te Rama, mund të jetë tenderi i i supervizionit të kësaj, Llogarasë, mbikqyrjes së punimeve, për të cilën nuk ka asnjë vendim gjeopolitik, që të kalojë nga kryeministri.
    Se këto paratë që kalojnë nga kryeministri, janë të gjitha para që përdoren për gjeopolitikë. Kjo nuk është se janë korrupsion. Domethënë mos mos keqkuptohemi. Pra, ideja është shumë e qartë që… Këto janë të gjitha për gjeopolitikë. Se e patë ju për shembull rrugën Unaza këtu, seshi Shqiponja, 20 milionë euro që ikën në Amerikë ishin për gjeopolitikë. Nuk ishin korrupsion ato.

  • Vllaznia, drejtori sportiv para ndeshjes ndaj Egnatias: Jemi gati, ekipi i motivuar

    Vllaznia, drejtori sportiv para ndeshjes ndaj Egnatias: Jemi gati, ekipi i motivuar

    Vioresin Sinani, Drejtori sportiv i Vllaznisë, bëri analizën e tij para sfidës ndaj Egnatias.
    “Gjendja e skuadrës është shumë e mirë, ndeshemi me një skuadër që meriton respekt që është kampione në fuqi, por Vllaznia nuk i frikësohet askujt, e them me bindje që shkojmë për fitore dhe jam i bindur që kështu do të jetë deri në fund të kampionatit. Ajo sfidë është e kaluaar, ekipi është mirë në çdo aspekt, djemtë dhe trajneri duhen përgëzuar se kanë bërë një fazë të parë të mrekullueshme duke qenë se janë në vendin e parë, humbja ka kaluar, tifozët kanë filluar të shtohen. Kam fjalë të mira për trajnerin, stafin dhe djemtë.

    Me ekipin që është krijuar në fillim kemi pritur rezultate të mira, skemi dhënë deklarata bombastike, llogaria bëhet në fund, kemi një ekip të mirë, që do të luftojnë për trofe, por duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe të marrim fitoren. Të gjithë bashkë kemi punuar që ky ekip të bëhet pretendent për titullin, duhet falenderuar edhe presidenti për aspektin financiar por edhe që i rri afër ekipit çdo ditë, është bërë një ekip me lojë të bukur, por kampionati është ende i gjatë nuk mund të flasim që tani për këtë, shkojmë javë pas jave.
    U bënë rreth 4-5 javë që ka 5-6 mungesa është një detyrë akoma më e vështirë pasi të mungon gjysma e ekipit nuk është gjë e vogël për çdo ekip, vetëm problem dëmtimesh asnjë shqetësim tjetër, sdo doja kaq shumë, ka luftë sportive çdo javë, askush si do dëmtimet, djemtë që kanë hyrë e kanë justifikuar veten, po rikuperohen gradualisht. Kemi dy lojtarë jashtë si Dros dhe Bismark, Qato do të rikthehet këtë javë.
    Frikë nuk kemi nga asnjë ekip, por meriton respekt maksimal Egnatia pasi jo më kot është ekip kampion në fuqi, ka bërë futboll të bukur, është finalja edhe e sezonit të kaluara, bëhet një ndeshje e bukur, shkojmë për maksimumin, asgjë sna tremb. Të gjithë pretendojnë, të gjitha ekipet janë pretendente, por kanë probleme, dëmtime, mund të krijohen situata të ndryshme.
    Kemi lojtarë me eksperiencë që e dinë se çfarë prentendojmë, trajneri e njeh mentalitetin e këtij ekipi, tifozi është lojtari i 12-të më vjen mirë që janë optimistë, ashtu si jemi edhe ne. Kemi bërë ekip të mirë që lufton për trofe.
    Dua të flas vetëm për ekipin tim dhe jo kundërshtarin. Dua fitoren nesër dhe luftojmë shumë për ta marrë, do të ishte e mrekullueshme. Tre rezultatet janë të mundshme, unë gjithmonë flas për fitore, unë besoj shumë që shkojmë për këtë dhe tja arrijmë”, përfundon Sinani.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Kurti dështon të marrë votat për formimin e Qeverisë, Krasniqi: Të shkojmë direkt në zgjedhje të parakohshme

    Kurti dështon të marrë votat për formimin e Qeverisë, Krasniqi: Të shkojmë direkt në zgjedhje të parakohshme

    Memli Krasniqi

    KOSOVË- Pas dështimit të formimit të qeverisë “Kurti 3″ në seancën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi se nuk do të tentojnë për shumicë të re. Krasniqi tha se Kurti nuk ka shumicë, por as partitë e tjera. Kështu sipas tij, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. 
    “Sot u them përsëri dhe kam deklaruar nëse na fton presidentja nesër do na thotë a keni shumicë, jo do i them dhe s’do tentojmë të bëjmë shumicë të re. Kurti s’ka shumicë, por edhe ne partitë e tjera nuk jemi shumicë që duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme sa më parë. Pas zgjedhjeve të ardhme unë pres që do jetë rezultat tjetër, sidomos pas suksesit në zgjedhjet lokale, qytetarët e kanë të qartë.”, tha Krasniqi.
    Hykmete Bajrami, nga Lidhja Demokratike e Kosovës,, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi pas seancës së Kuvendit se, zhvillimet e sotme tregojnë qartë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
    “Për shkak të paaftësisë së partisë së parë që ka dalë në zgjedhje për të bërë koalicione, ne po shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Bajrami.
     

  • “Simeone trajner i madh, kënaqësi të përballem me të”, Arteta: Le t’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni

    “Simeone trajner i madh, kënaqësi të përballem me të”, Arteta: Le t’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni

    “Timonieri” i Arsenal, Mikel Arteta dha opinionin e tij para sfidës ndaj Atletico Madrid. Ai nuk hezitoi të vlerësonte trajnerin e Los Colchoneros, Simeone.
    “Jam i lumtur kur shoh energjinë, përkushtimin dhe cilësinë e skuadrës. Kjo më jep bindjen se mund të shkojmë deri në fund, por çdo ditë duhet ta vërtetojmë këtë në fushë.

    “Simeone? Ajo që ka arritur dhe mënyra si e ka bërë është e pabesueshme. Identiteti i Atletico Madrid është pasqyrë e tij dhe kjo është shumë e vështirë për t’u arritur”- Tha Arteta.
    © BalkanWeb

  • Gattuso: Duam të shkojmë në Kupën e Botës dhe do të japim gjithçka për t’ia dalë mbanë

    Gattuso: Duam të shkojmë në Kupën e Botës dhe do të japim gjithçka për t’ia dalë mbanë

    8 Tetor 2025

    10:06

    Telesport

    Ekipi kombëtar i Italisë ka nisur përgatitjet në Coverciano përpara ndeshjeve të ardhshme kundër Estonisë (11 tetor) dhe Izraelit (14 tetor). Ndeshjet janë të vlefshme për fazën e grupeve të eliminatoreve për Kupën e Botës 2026.
    Italia aktualisht renditet e dyta në Grupin I, me pak shanse për të kapur Norvegjinë në krye për shkak të diferencës së qartë të golave ​​të ekipit skandinav. Gjithsesi, trajneri Gennaro Gattuso është i palëkundur pavarësisht vështirësive.
    “Kemi gjithçka për të humbur kundër Estonisë. Do të duhet të luftojmë dhe të punojmë shumë. Duhet të jemi të kujdesshëm kundër Estonisë; duhet t’i respektojmë kundërshtarët tanë”, tha trajneri italian në një konferencë për shtyp.
    Për ndeshjen ndaj Izraelit, ai shtoi: “Ka njëfarë presioni dhe atmosfera kundër Izraelit nuk do të jetë e lehtë. Do të ketë shumë pak njerëz në stadiumin në Udine dhe e kuptoj, por duhet të shkojmë në Kupën e Botës“.
    “Duam të shkojmë në Kupën e Botës dhe do të japim gjithçka për t’ia dalë mbanë. E përsëris, duhet të përmirësohemi në ndjesinë e rrezikut dhe të mos e marrim kurrë asgjë si të mirëqenë“, tha Gattuso.

  • Rama flet për turizmin: Në komunizëm kishte 2 mijë vizitorë në vit, këtë vit po shkojmë përtej 12 milionëshit

    Rama flet për turizmin: Në komunizëm kishte 2 mijë vizitorë në vit, këtë vit po shkojmë përtej 12 milionëshit

    Kryeministri Edi Rama  po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare Walk21, ku në edicionin e saj të 25-të janë mbledhur ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane.
    Rama e nisi fjalën me një mirëseardhje në Tiranë, që sipas kreut të qeverisë ka ndryshuar rrënjësisht nga koha e komunizmit.
    “54 vjet më parë ishte një vend krejt i ndryshëm ku nuk lejohej asnjë makinë private, ku numri i përgjithshëm i makinave që qarkullonin ishin rreth 5 mijë në të gjithë vendin dhe numri i turistëvë 2 mijë në vit ndërkohë që ne këtë vit do të shkojmë përtej 12 mln.
    Sot kemi sfidë të madhe se ajo çfarë morëm si rezultat i pak a shumë 50 viteve jetese në atë hapësirë të madhe ku ecja ishte mënyra e parë më e besuehsme për tu lidhur me të tjerët, ku biçikletat ishin mënyra e dytë për tu lidhur me të tjerët dhe transporti publik e treta.
    Pas rënies së atij sistemi, njerëzit e panë hapësirën publike si hapësirë për t’u zënë dhe privatizuar. Në atë periudhë dëshirash individuale, të shtypura, duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme kudo dhe duke eliminuar çdo hapësirë të gjelbër që shihni sot. Pikërisht kështu, përveç liqenit që ishte dhe vazhdon, përveç shumicës së pemëve që ishin aty, ajo që shohim sot nuk ishte më. Çdo metër katrot gjelbërim u mbulua dhe u varros nën mijëra e mijëra ndërtesa të paligjshme.”, tha Rama.

  • “Të fitojmë me Serbinë dhe të shkojmë në Botëror”! Julian Shehu: Me Ylber Ramadanin jemi shokë, nuk ka rëndësi kush luan

    “Të fitojmë me Serbinë dhe të shkojmë në Botëror”! Julian Shehu: Me Ylber Ramadanin jemi shokë, nuk ka rëndësi kush luan

    Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, mesfushorët Qazim Laçi dhe Juljan Shehu dolën sot në një konferencë për media, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.
    Të dy futbollistët theksuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe u shprehën se ekipi do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.
    Julian Shehu tha se pavarësisht presionit që ka kjo ndeshje, të gjithë djemtë janë futbollistë profesionistë dhe nënvizoi se dëshira e të gjithë skuadrës është të vazhdojë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026.
    Si e ndjen këtë ndeshje, duke pasur parasysh edhe presionin që ka? – Ne jemi futbollistë profesionistë. Për ne, presioni është gjë normale. Është një ndeshje pa dyshim e rëndësishme për ne, por ne do të shkojmë aty për të marrë maksimumin e mundshëm.
    Si përjetohet kjo ndeshje, duke pasur parasysh edhe ndryshimin e stadiumit dhe bisedat e para mes lojtarëve? – Kjo nuk është çështje që na takon ne. Për ne është e rëndësishme që të gjithë të jemi të fokusuar dhe të përqendruar te objektivi që kemi për këtë ndeshje. Do të shkojmë aty për të dhënë maksimumin tonë, për të marrë tre pikët. Kjo është më e rëndësishmja për ne. Nuk kemi folur akoma me çunat, sepse nuk jemi grumbulluar të gjithë. Jemi shumë pak lojtarë për momentin. Për ne është e rëndësishme, pavarësisht stadiumit dhe fushës, të shkojmë aty dhe të marrim maksimumin.
    Sfida kundër Serbisë, finale që na çon më afër Botërorit? – Kjo është ndeshje e rëndësisë shumë të madhe për ne, për vetë faktin se nga kjo ndeshje besoj se vendoset edhe vazhdimësia e objektivit që kemi për të shkuar në Botëror. Është ndeshje decizive për objektivin që ne kemi, prandaj jemi shumë të përqendruar që të marrim maksimumin dhe të vazhdojmë ëndrrën që kemi për të shkuar në Botëror.
    I keni marrë “vendin” Ramadanit në Kombëtare. Keni folur me të? Çfarë komenti ka? – Në Kombëtare jemi të gjithë për të bërë më të mirën, pavarësisht se kush e nis si titullar. Këto janë çështje që i vendos trajneri. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën dhe për të dhënë maksimumin për Kombëtaren. Me Ramadanin jemi shokë, kemi marrëdhënie shumë të mirë dhe e mbështesim njëri-tjetrin, pavarësisht se kush luan.
    A mund të sjellësh në Kombëtare atë që po bën në skuadër? – Kam sjellë versionin më të mirë timin te Kombëtarja, pavarësisht pozicionit dhe taktikave, dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën time për Kombëtaren.

  • “Shkojmë në Serbi për fitore”, Laçi-Shehu: Vendimtare për Botërorin

    “Shkojmë në Serbi për fitore”, Laçi-Shehu: Vendimtare për Botërorin

    Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, mesfushorët Qazim Laçi dhe Juljan Shehu dolën sot në një konferencë për media, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.
    Të dy futbollistët theksuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe u shprehën se ekipi do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.

    Julian Shehu tha se pavarësisht presionit që ka kjo ndeshje, të gjithë djemtë janë futbollistë profesionistë dhe nënvizoi se dëshira e të gjithë skuadrës është të vazhdojë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026.
    Si e ndjen këtë ndeshje, duke pasur parasysh edhe presionin që ka? – Ne jemi futbollistë profesionistë. Për ne, presioni është gjë normale. Është një ndeshje pa dyshim e rëndësishme për ne, por ne do të shkojmë aty për të marrë maksimumin e mundshëm.
    Si përjetohet kjo ndeshje, duke pasur parasysh edhe ndryshimin e stadiumit dhe bisedat e para mes lojtarëve? – Kjo nuk është çështje që na takon ne. Për ne është e rëndësishme që të gjithë të jemi të fokusuar dhe të përqendruar te objektivi që kemi për këtë ndeshje. Do të shkojmë aty për të dhënë maksimumin tonë, për të marrë tre pikët. Kjo është më e rëndësishmja për ne. Nuk kemi folur akoma me çunat, sepse nuk jemi grumbulluar të gjithë. Jemi shumë pak lojtarë për momentin. Për ne është e rëndësishme, pavarësisht stadiumit dhe fushës, të shkojmë aty dhe të marrim maksimumin.
    Sfida kundër Serbisë, finale që na çon më afër Botërorit? – Kjo është ndeshje e rëndësisë shumë të madhe për ne, për vetë faktin se nga kjo ndeshje besoj se vendoset edhe vazhdimësia e objektivit që kemi për të shkuar në Botëror. Është ndeshje decizive për objektivin që ne kemi, prandaj jemi shumë të përqendruar që të marrim maksimumin dhe të vazhdojmë ëndrrën që kemi për të shkuar në Botëror.
    I keni marrë “vendin” Ramadanit në Kombëtare. Keni folur me të? Çfarë komenti ka? – Në Kombëtare jemi të gjithë për të bërë më të mirën, pavarësisht se kush e nis si titullar. Këto janë çështje që i vendos trajneri. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën dhe për të dhënë maksimumin për Kombëtaren. Me Ramadanin jemi shokë, kemi marrëdhënie shumë të mirë dhe e mbështesim njëri-tjetrin, pavarësisht se kush luan.
    A mund të sjellësh në Kombëtare atë që po bën në skuadër? – Kam sjellë versionin më të mirë timin te Kombëtarja, pavarësisht pozicionit dhe taktikave, dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën time për Kombëtaren.

     
    © BalkanWeb