Tag: shkojë

  • “Llogorja e Ballukut dhe mos shkojë tek ai”/ Reagon analisti: Rama është duke luftuar që…

    “Llogorja e Ballukut dhe mos shkojë tek ai”/ Reagon analisti: Rama është duke luftuar që…

    Gjatë një interviste televizive gazetari Enton Abilekaj deklaroi se kryeministri Edi Rama “qëndron tek fronti dhe llogorja e Belindës”, duke theksuar se, sipas tij, Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet për të mbrojtur këtë dosje.
    Abilekaj u shpreh se “po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky”, duke nënkuptuar se çështja është thelbësore për kryeministrin.
    Sipas gazetarit, nga dokumentet e dosjes kuptohet se SPAK është pak i tërhequr dhe ka pak droje të shkojë deri tek Rama. Ai shtoi se dosja tregon qartë se është edhe e Ramës dhe se bëhet fjalë për“një urdhër të Ramës që e ka zbatuar Belinda Balluku.
    Abilekaj foli edhe për kompanitë e lidhura me konsulencën e Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Ai përmendi pagesa për Tony Blair që, sipas tij, kryheshin nga qeveria shqiptare jo drejtpërdrejt, por “nëpërmjet një fondi të Kuvajtit” në vlerën 5 milionë euro. Këto i cilësoi si transferta të dyshimta.
    Në vijim, gazetari kritikoi rolin global të Tony Blair, duke u shprehur se ish-kryeministri britanik ‘nuk ka lënë pushtetar të korruptuar dhe antidemokratik pa këshilluar’. Sipas Abilekajt, Blair ka krijuar një kompani konsulence që “merr hajdutët dhe despotët e botës dhe i fut në Perëndim”.
    Ai shtoi se Blair, dikur një figurë e dashur në Britani, “është bërë figura më e urryer”, duke iu referuar raportimeve të mediave britanike, përfshirë edhe “Guardian”.
    Abilekaj:
    Rama rri tek fronti i Belindës, tek llogorja e Belindës, lufton atje, se po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky, dhe ky është duke luftuar te SPAK të mbetet tek llogorja.
    Dhe nga dosja ky kupton që SPAK është pak i tërhequr, ka pak droje që të shkojë deri tek Rama. Se dosja bërtet që është edhe e Ramës, dosja është e qartë që ky është një urdhër i Ramës që e ka zbatuar Belinda.
    Meqë e hapëm këtë temë, kompanitë që ishin me konsulencën e gruas së Tony Blair, Cherie Blair.
    Pagesat te Tony Blair që bëheshin nga qeveria shqiptare, por jo nëpërmjet të qeverisë shqiptare po nëpërmjet një fondi të Kuvajtit, 5 milionë euro.
    Të gjitha këto janë transferta të dyshimta, dhe Tony Blair, përpara Trump-it, nuk ka lënë pushtetar të korruptuar dhe antidemokratik pa këshilluar.
    Tony Blair bën një kompani konsulente që thotë, gjithë hajdutët dhe despotët e botës, mund t’i fus unë në Perëndim.
    Dhe Tony Blair sot nga figura më e dashur në Britani është bërë figura më e urryer në Britani, sipas mediave britanike ku përfshihet edhe Guardian që është një media e majtë.
    Kur flet për moral, një njeri që thotë ‘unë kam bërë luftën e Kosovës për të drejtat e njeriut kundër genocidit’, nuk mund të shkojë atje ku ka gjenocid dhe të thotë që nuk ka gjenocid.

  • “A është konflikt interesi?”/ Habit Korreshi: Gruaja nuk do shkojë në krevat me mua, por me…

    “A është konflikt interesi?”/ Habit Korreshi: Gruaja nuk do shkojë në krevat me mua, por me…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka shkaktuar të qeshura dhe ka shtuar një notë humoristike gjatë seancës së Komisionit të Ligjeve, ku po shqyrtohej projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
    Korreshi, me një ironizë të theksuar, ka ngritur pyetje të pazakonta dhe ka bërë batuta, duke e sfiduar seriozitetin e ligjit me situata të përditshme. Një nga pyetjet që ai ngriti ishte në lidhje me dy qen që një mik i tij ia kishte dhuruar, duke pyetur: “A duhet të deklaroj këto qen si deputet, apo si mik?”
    Në vijim, Korreshi vazhdoi me humorin e tij, duke thënë se, sipas tij, edhe “çështjet e krevatit” mund të përbëjnë konflikt interesi, duke ironizuar mbi mundësinë që ligji mund të përfshijë edhe situata të tjera të papritura dhe personale.
    “Kam nja dy pyetje konkrete, se duhet sqaruar konflikti i interesit. Të nderuara kolege se na duket e çuditshme që ju shohim aty. Ju i jeni referuar Suedisë dhe Danimarkës, apo jo! Po do ju kujtoj në humor të Fadil Hasës, kur erdhët nja 100 vite pas dhe 500 anësh. Si do i zgjidhni këto çështjet e dhuratave. Pjesa e parë është që kur të vjen dikush do të qirasë dhe thotë; po të jap një kafe. Ti thua; jo është konflikt interesit. Dje më dhuroi një shok im dy qenë. Ta pyes, më dhuroi dy qen si deputet apo si Saimir.
    Kam dhe një gjë tjetër o Ulsi! Konflikt interesi! Gruaja nuk do që të shkojë me mua, por me deputetin që jam unë. Edhe këtu do të hyjmë! Të shkoj në krevat. Po lëre tani! A është konflikt ky?”, tha Korreshi.

  • Partia demokratike nga parti të djathtë është bërë parti djathi/ Murrizi: Berishës nuk i besojnë më

    Partia demokratike nga parti të djathtë është bërë parti djathi/ Murrizi: Berishës nuk i besojnë më

    Ish- deputeti Myslim Murrizi, ka komentuar protestën e PD tek Kryeministria, të cilin Berisha e ka quajtur edhe ‘Foltorja 2’. Murrizi tha  se Berishës si besojnë më demokratët. Ai theksoi se nuk iu bashkua protestës, pasi janë të njëjtët njerëz në atë parti ndër vite dhe nuk pret asnjë ndryshim.“Në foltoren e parë kush i qëndroi besnik u flak në rrugë. Berisha iu tha demokratëve që do ta bëjnë partinë konservatore dhe u bënë parti konvervash. Thanë do të bëhemi foltore dhe e bën faltore, thanë do ta bëjmë parti të djathtë dhe e bënë parti djathi.Çfarë përfaqësojnë këta dhe pse duhet që të shkojë unë në një foltore që bënë Berisha. Qysh nga 12 marsi nuk është mbledhur më Këshilli Kombëtar i partisë. Pse duhet që të shkojë një demokratë atje, flas për ata që kanë qenë ndër vite, në atë parti janë po të njëjtët individë që flasin. Unë shkojë në çdo protestë jo në çdo tellaltore ku flasin të njëjtit njerëz”, tha ai.Murrizi tha se qytetarët duhet që të dalin dhe të protestojnë për problemet e tyre dhe jo vetëm kur organizohet protestë nga partitë politike.“Qytetarët duhet që të dalin në shesh për vetën e tyre. Për fat të keq janë të politizuar, nuk dalin në protestë nëse nuk i thërret partia. Nëse opozita i fton në bulevard sot, të mos ulet ditën tjetër me Ramën në tryezë. Thotë që do bëjë betejë për oligarkët dhe i seleksionon. Ngrenë komision për check up dhe nuk flet asnjë fjalë për dializën. Nuk flet për bankers që është vjedhja më e madhe e viteve të fundit”, tha ai.

  • ‘Berishës nuk i besojnë më demokratët’, Murrizi komenton foltoren e PD: Parti konservash, jo konservatore

    ‘Berishës nuk i besojnë më demokratët’, Murrizi komenton foltoren e PD: Parti konservash, jo konservatore

    Ish- deputeti Myslim Murrizi, ka komentuar protestën e PD tek Kryeministria, pak ditë më parë, të cilin Berisha e ka quajtur edhe ‘Foltorja 2’. I ftuar në një emision televiziv, ai tha se Berishës si besojnë më demokratët.
    Ai theksoi se nuk iu bashkua protestës, pasi janë të njëjtët njerëz në atë parti ndër vite dhe nuk pret asnjë ndryshim.
    ‘Në foltoren e parë kush i qëndroi besnik u flak në rrugë. Berisha iu tha demokratëve që do ta bëjnë partinë konservatore dhe u bënë parti konvervash. Thanë do të bëhemi foltore dhe e bën faltore, thanë do ta bëjmë parti të djathtë dhe e bënë parti djathi. Çfarë përfaqësojnë këta dhe pse duhet që të shkojë unë në një foltore që bënë Berisha. Qysh nga 12 marsi nuk është mbledhur më Këshilli Kombëtar i partisë. Pse duhet që të shkojë një demokratë atje, flas për ata që kanë qenë ndër vite, në atë parti janë po të njëjtët individë që flasin. Unë shkojë në çdo protestë jo në çdo tellaltore ku flasin të njëjtit njerëz’, tha ai.
    Murrizi tha se qytetarët duhet që të dalin dhe të protestojnë për problemet e tyre dhe jo vetëm kur organizohet protestë nga partitë politike.
    ‘Qytetarët duhet që të dalin në shesh për vetën e tyre. Për fat të keq janë të politizuar, nuk dalin në protestë nëse nuk i thërret partia. Nëse opozita i fton në bulevard sot, të mos ulet ditën tjetër me Ramën në tryezë. Thotë që do bëjë betejë për oligarkët dhe i seleksionon. Ngrenë komision për check up dhe nuk flet asnjë fjalë për dializën. Nuk flet për bankers që është vjedhja më e madhe e viteve të fundit’, tha ai.
    Qeveria dërgoi pak ditë më parë në GJK vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.
    Lidhur me këtë Murrizi tha se duhet parë se cili do të jetë vendimi që do të marrë Kushtetuesja.
    ‘Sot është betuar anëtari i ri i kushtetueses Asim Vokshi. Dhe ndryshojnë raportet, se di si do të jetë të rrëzohet një vendim i GJKKO duhen 5 vota dhe të fitojë duhen 5. Por nëse Gjykata Kushtetuese do të jepte vendim kundër Gjykatës Speciale atëherë këta ta marrin reformën ta ziejnë dhe ti pinë lëngun’, tha ai.

  • “Berishës nuk i besojnë më demokratët!” Murrizi: Qytetarët të protestojnë për veten, jo për partitë

    “Berishës nuk i besojnë më demokratët!” Murrizi: Qytetarët të protestojnë për veten, jo për partitë

    Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka komentuar protestën e PD tek Kryeministria, pak ditë më parë, të cilin Berisha e ka quajtur edhe ‘Foltorja 2’. I ftuar në emisonin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, ai tha se Berishës si besojnë më demokratët. 
    Ai theksoi se nuk iu bashkua protestës, pasi janë të njëjtët njerëz në atë parti ndër vite dhe nuk pret asnjë ndryshim.  
    ‘Në foltoren e parë kush i qëndroi besnik u flak në rrugë. Berisha iu tha demokratëve që do ta bëjnë partinë konservatore dhe u bënë parti konvervash. Thanë do të bëhemi foltore dhe e bën faltore, thanë do ta bëjmë parti të djathtë dhe e bënë parti djathi. Çfarë përfaqësojnë këta dhe pse duhet që të shkojë unë në një foltore që bënë Berisha. Qysh nga 12 marsi nuk është mbledhur më Këshilli Kombëtar i partisë. Pse duhet që të shkojë një demokratë atje, flas për ata që kanë qenë ndër vite, në atë parti janë po të njëjtët individë që flasin. Unë shkojë në çdo protestë jo në çdo tellaltore ku flasin të njëjtit njerëz’, tha ai. 
    Murrizi tha se qytetarët duhet që të dalin dhe të protestojnë për problemet e tyre dhe jo vetëm kur organizohet protestë nga partitë politike. 
    ‘Qytetarët duhet që të dalin në shesh për vetën e tyre. Për fat të keq janë të politizuar, nuk dalin në protestë nëse nuk i thërret partia. Nëse opozita i fton në bulevard sot, të mos ulet ditën tjetër me Ramën në tryezë. Thotë që do bëjë betejë për oligarkët dhe i seleksionon. Ngrenë komision për check up dhe nuk flet asnjë fjalë për dializën. Nuk flet për bankers që është vjedhja më e madhe e viteve të fundit’, tha ai. 
    Qeveria dërgoi pak ditë më parë në GJK vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku. 
    Lidhur me këtë Murrizi tha se duhet parë se cili do të jetë vendimi që do të marrë Kushtetuesja. 
    ‘Sot është betuar anëtari i ri i kushtetueses Asim Vokshi. Dhe ndryshojnë raportet, se di si do të jetë të rrëzohet një vendim i GJKKO duhen 5 vota dhe të fitojë duhen 5. Por nëse Gjykata Kushtetuese do të jepte vendim kundër Gjykatës Speciale atëherë këta ta marrin reformën ta ziejnë dhe ti pinë lëngun’, tha ai. 
     

  • Ministrja Ibrahimaj: Pensioni do shkojë 400 mijë lekë të vjetra në vitin 2030

    Ministrja Ibrahimaj: Pensioni do shkojë 400 mijë lekë të vjetra në vitin 2030

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë dëgjesave për buxhetin me banorë të njësisë nr.11 në Tiranë, ku e pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu, deklaroi se pensioni “do shkojë 400 mijë lekë të vjetra në vitin 2030”.
    “Buxheti 2026, pjesën më të madhe të zërit të saj e ka për mirëqenien e qytetarëve. Pensionistët do të marrin bonus në janar. Pensioni urban do të shkojë 400 mijë lekë të vjetra deri më 2030. Pensionet e pjesshme urbane do kenë rritje prej 8 mijë lekë të vjetra në muaj dhe çdo lloj pensioni tjetër do ketë rritje. Pensioni rural do arrijë 180 mijë lekë të vjetra më 2030”, tha Ibrahimaj, shkruan A2.
    Ajo shtoi se “bonusi i fundvitit do të jepet dhe do jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar”.
    “1.7 miliardë euro do të jenë në dispozicion të pensionistëve në total, rreth 50 milionë euro për çdo vit. Të ndalem edhe tek pagat. Paga minimale do të jetë 500 mijë lekë nga janari 2026. Në vitin 2030, paga minimale do shkojë 700 mijë lekë”, deklaroi më tej Ibrahimaj.

  • Berisha nuk u paraqit në SPAK për ‘21 janarin’, Braho: Ka frikë të shkojë, duhet ta marrin me forcë siç morën Metën

    Berisha nuk u paraqit në SPAK për ‘21 janarin’, Braho: Ka frikë të shkojë, duhet ta marrin me forcë siç morën Metën

    Për ish-deputetin Spartak Braho, mosparaqitja e Sali Berishës në SPAK ditën e sotme, ku do të pyetej për 21 janarin, tregon se Berisha ka frikë. Teksa ishte i ftuara dje në një media, Braho tha se nëse Berisha nuk shkon në SPAK duhet që ta marrin me forcë. “Ai ka frikë që të shkojë në SPAK, ai e di fundin e tij, krijon alibi jo nuk e ka marrë fletëthirrjen, jo s’ka dijeni. Imagjino se çfarë kemi pasur ne në krye të shtetit si president dhe kryeministër. Sali Berisha është monstër i pandreqshëm, duhet që ta marrin me polici forcërisht si morën Metën. Akuzat për Metën nuk janë të kësaj kategorie, ai akuzohet për krim shtetëror për vrasje, plus edhe të tjera. Një ditë do të shkojë patjetër me hir ose me pahir”, deklaroi ai. Braho tha se SPAK është i detyruar që ta hetojë 21 janarin, pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që e cilësoi krim shtetëror. Kam bindje që sa kohë Gjykata e Strasburgut thotë se kjo çështje duhet hetuar dhe ka të dhëna se ato vrasje cilësohen si krime shtetërore SPAK është i detyruar që ta hetojë, madje mund të them se është shumë i vonuar”, tha ai.
    Teksa u ndal tek çështja ‘Gërdeci, ish-deputeti theksoi se tek kjo çështje Berisha është i përfshirë me gjithë familjen e tij. “Berisha në çështjen e Gërdecit është i përfshirë me të gjithë familjen. Ka akuzë për median por po ndiqet në gjendje të lirë, provat pastaj do ti vlerësoj gjykata nëse ka ose jo faj dhe ajo vendos do të dënohet penalisht ose do të marrë pafajësi”, tha ai. I pyetur nëse SPAK kontrollohet nga mazhoranca, ai e mohoi këtë. “Nuk mund të them se e kontrollon mazhoranca sepse drejtues të mazhorancës kanë hedhur shigjeta në drejtim të SPAK, duke përfshirë edhe kryeministrin. Drejtësia është pushtet me vete ka kush e kontrollon por jo politika”, nënvizoi dje Braho.

  • “Gazi përshtatet, mund të shkojë edhe te socialistët”/ Avokati: Berisha fillimisht ‘vrau’ Shqipërinë, më pas PD-në

    “Gazi përshtatet, mund të shkojë edhe te socialistët”/ Avokati: Berisha fillimisht ‘vrau’ Shqipërinë, më pas PD-në

    “Ka bërë korrupsion të lartë shtetëror”, kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri në një intervistë, ndërsa akuzoi Sali Berishën.
    Gjithashu avokati theksoi se kreu i PD Sali Berisha ka shkatërruar opozitën dhe se e përdor partinë për interesa personale.
    “Partia Demokratike duhet të marrë të tjera rrugë dhe të shikojë të tjera alternativa sepse nuk e ngjall dot më këtë alternativë që ka Berisha. Berisha ka lënë berishizmin brenda. Gazi i shkretë përshtatet, mund të shkojë edhe tek socialistët.
    Por PD duhet të mendojë për një alternativë tjetër. Të mblidhen të gjithë të rinjtë me mendësi europiane dhe jo shpellarë nëse duan të ndërtojë diçka që opozita të vijë në pushtet. Berisha fillimisht vrau Shqipërisë, vrau edhe Partinë Demokratike”, tha ai. Më tej theksoi se Flamur Noka do të dënohet për të gjitha korrupsionet që ka bërë.
    “Shumë shpejt Flamur Noka do të dënohet. Do dënohet për të gjitha korrupsionet që ka bërë në kurriz të PD dhe të një çështje që ka në SPAK”, tha ai.

  • “Gazi mund të shkojë te socialistët”, Beqiri: Berisha fillimisht ‘vrau’ Shqipërinë, më pas PD-në

    “Gazi mund të shkojë te socialistët”, Beqiri: Berisha fillimisht ‘vrau’ Shqipërinë, më pas PD-në

    “Ka bërë korrupsion të lartë shtetëror”, kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Shqipëria Vendos Lokale ‘25” në ABC News, ndërsa akuzoi Sali Berishën.
    Gjithashu avokati theksoi se kreu i PD Sali Berisha ka shkatërruar opozitën dhe se e përdor partinë për interesa personale.
    “Partia Demokratike duhet të marrë të tjera rrugë dhe të shikojë të tjera alternativa sepse nuk e ngjall dot më këtë alternativë që ka Berisha. Berisha ka lënë berishizmin brenda. Gazi i shkretë përshtatet, mund të shkojë edhe tek socialistët. Por PD duhet të mendojë për një alternativë tjetër. Të mblidhen të gjithë të rinjtë me mendësi europiane dhe jo shpellarë nëse duan të ndërtojë diçka që opozita të vijë në pushtet. Berisha fillimisht vrau Shqipërisë, vrau edhe Partinë Demokratike”, tha ai.
    Më tej theksoi se Flamur Noka do të dënohet për të gjitha korrupsionet që ka bërë.
    “Shumë shpejt Flamur Noka do të dënohet. Do dënohet për të gjitha korrupsionet që ka bërë në kurriz të PD dhe të një çështje që ka në SPAK”, tha ai.

  • “Balluku duhet të shkojë pas hekurave”, Bylykbashi shpërthen: Komunikimet  me vartësin e saj janë janë tronditëse

    “Balluku duhet të shkojë pas hekurave”, Bylykbashi shpërthen: Komunikimet me vartësin e saj janë janë tronditëse

    Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me marrjen e pandehur të zv/kryeministres Belinda Balluku nga SPAK.
    Sipas tij, rasti i Ballukut është shumë më serioz sesa paraqitet, pasi dosja përmban komunikime të rënda mes saj dhe vartësit të saj Evis Berberi që tregojnë përfshirje direkte në shkelje ligjore.
    “Mjafton të shihni komunikimet mes Ballukut dhe vartësit të saj, është për të vënë duart në kokë. Dorëheqja është çështje morale. Po të shohësh se sa larg ka shkuar, për atë që ka bërë në zgjedhje dhe për angazhimin e strukturave që lidhen me krimin e organizuar, ajo është apeksi i sulmit të Ramës,” deklaroi Bylykbashi.
    Ai ngriti pyetjen pse kryeministri Edi Rama ende nuk ka reaguar përballë një situate të tillë: “Kemi një të pandehur që është ministre dhe është hera e parë që ndodh kjo. Pyetja është pse Rama nuk e shkarkon. Ajo duhet të gjykohet dhe të shkojë pas hekurave. Ka një ndikim të paligjshëm dhe një përgjegjësi të drejtpërdrejtë për korrupsionin që SPAK po heton.”
    Bylykbashi shtoi se në çdo shtet normal, një ministër nën hetim për korrupsion do të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë: “Ajo duhet të dënohet. Një politikani i bën më shumë dëm kur e sheh qytetari në rrugë me stigmën e të korruptuarit. Unë kërkoj që ajo të dënohet për këto qindra miliona që ka vjedhur,” përfundoi Bylykbashi.