Tag: shkoja

  • “Unë nuk do shkoja në atë Kuvend”, Salinaji debat me Muçën për situatën në PD:  Unë kam bërë burg për…

    “Unë nuk do shkoja në atë Kuvend”, Salinaji debat me Muçën për situatën në PD: Unë kam bërë burg për…

    Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Flogert Muça kanë qenë të ftuar sot në një emision televiziv ku kanë debatuar mbi situatën në PD.
    Muça u shpreh se PD pavarësisht se lëshon akuza, shkon e bashkon votat me Ramën kur vjen puna te interesi. Ai u shpreh se duhen lëvizje konkrete dhe jo vetëm akuza se nuk fitohet përballë regjimit. Por nga ana e tij Salinjai mohoi bashkëpunimet me PS.
    Flogert Muça: Unë po isha zgjedhur deputet, nuk do shkoja në atë kuvend dhe unë propozoj këtë akt politik, nga nesër të gjithë ose ku di unë, e bëri Gjin Gjoni diçka, japim tha nga 1500€ tha, dalim, tha i mbajmë me bukë edhe dalim dhe protestojmë, është patjetër propozimi i një aktori politik amator, se nuk ka eksperiencë ndryshe nga Ervini ose të tjerë, por duhen propozime konkrete. Por jo dil e bërtit regjim, si big brother
    Ervin Salianji: Ai ka qenë një propozim se e pashë edhe dje që e sqaroi, se mori konotacion tjetër, edhe bën sens, bën sens patjetër, kush ka më shumë mundësi të japi. Nuk ka një bashkëqeverisje se bashkëqeverisja ka të bëjmë me institucionet e ekzekutivit dhe me të gjithë institucionet e tjera. Nëse është kështu si e thoni ju, që unë nuk e besoj dhe po ju them që jo, se unë kam bërë burg se denoncoj këta që vjedhin edhe bëjnë krime, pra si mund të jemi bashkëqeverisje.

  • Nga skena në front, ja kush është balerini që iu bashkua luftës në Ukrainë

    Nga skena në front, ja kush është balerini që iu bashkua luftës në Ukrainë

    Baleti ishte jeta e tij para luftës. Tani, rreshteri Oleksandr Dushakov është ushtar në një njësit të Gardës Kombëtare të Ukrainës, i cili është aktiv pranë zonës së luftës në lindje të vendit.
    “Kam qenë balerin. Në fakt, zyrtarisht ende jam. Merrem me të qysh nga fëmijëria ime, e kam traditë familjare”, tha Dushakov për Radion Evropa e Lirë (REL), në një intervistë në një hapësirë pyjore jo shumë larg Kupianskut, një qytet në rajonin e Harkivit, i cili po përballet me trysni të madhe nga forcat ruse.
    “Gjyshërit e mi ishin valltarë. Edhe nëna ime do të kishte vallëzuar, por kishte shikim të dobët dhe në atë kohë nuk kishte lente kontakti, prandaj u bë pianiste shoqëruese… Dhe ajo vetë është balerinë. Bashkëshortja ime është balerinë. Edhe vajza ime tashmë është balerinë”, tregoi Dushakov.
    Dushakov, 41 vjeç, është njëri nga qindra mijëra ukrainasit e profesioneve dhe shtresave të ndryshme që i janë bashkuar ushtrisë me dëshirë qëkurse Rusia e nisi pushtimin e vendit të tyre më 24 shkurt të vitit 2022.
    Në mëngjesin e asaj dite ai ndodhej në Paris për një shfaqje, ku kishte mbërritur një ditë më parë dhe e kaloi gjithë natën pa gjumë, i shqetësuar për familjen në Kiev.
    “Më kujtohen mesazhet e para të tyre. Ishte shumë e frikshme, sepse të shohësh luftën nga larg është edhe më keq”, theksoi ai.
    Më vonë, gruaja dhe vajza e tij u larguan për në Vilnius, ndërsa ai u kthye në Kiev në mars, në një kohë kur forcat ukrainase filluan t’i zmbrapsnin trupat ruse nga periferitë e kryeqytetit, duke i shuar shpresat e Putinit për një fitore të shpejtë dhe duke hapur rrugën për një luftë të zgjatur.
    Dushakov fillimisht shkoi në zyrën e rekrutimit, ku “m’i morën të dhënat dhe më thanë se do të më telefononin. Por, nuk më telefonuan kurrë”, tha ai.
    “Nuk mund të rrija duarkryq, fillova të ndihmoja si vullnetar, pastrimin e gërmadhave pas bombardimeve. Së shpejti teatri u rihap, dhe u ktheva në profesionin tim si balerin në Teatrin Akademik Komunal të Operës dhe Baletit për Fëmijë dhe të Rinj në Kiev”, tregoi ai.
    Por, ai iu bashkua edhe njësive civile të Mbrojtjes Territoriale të krijuara pas fillimit të pushtimit dhe deri në pranverën e vitit 2023 kaloi në ushtri, duke iu bashkuar një njësiti të Gardës Kombëtare afër një zone “ku kam mbledhur kërpudha gjatë gjithë jetës sime”.
    “Kam ndjekur disa kurse trajnimi, dhe në vjeshtë brigada jonë hyri në luftime” në një pyll përgjatë kufirit midis rajoneve Luhansk dhe Donjeck në Donbas. Kam kaluar nëntë muaj atje”, tha ai.
    Javët dhe muajt e parë ishin të vështirë për Dushakovin, i cili kurrë më parë nuk kishte mbajtur armë në dorë.
    “Ishte një periudhë e vështirë përshtatjeje në front për një luftëtar që s’kishte luftuar kurrë”, u shpreh ai.
    Por ai e gjeti forcë te pylli, diçka që e ka “adhuruar” që nga fëmijëria.
    “Në momentet e rënies psikologjike, kur më dukej se gjithçka kishte mbaruar, ishte pylli ai që më mbështeti. E perceptoja si një qenie të gjallë. Më tregonte kur të shkoja, kur të mos shkoja, ku të shkoja, ku të mos shkoja. Dhe, dëshmi për këtë është fakti se jam ende gjallë”, theksoi Dushakov.
    Kur u pyet nëse formimi i tij si balerin e ka ndihmuar në luftë, përgjigjja e tij ishte e prerë: “Natyrisht”.
    “Bashkërendimi, aftësia për të përdorur saktësisht aq forcë sa duhet kur është e nevojshme. Dhe, një pikë tjetër shumë e rëndësishme, si artist, e di fuqinë e adrenalinës, sepse kur del në skenë për një rol ku je shumë nervoz, adrenalina ndizet”, tha ai.
    Ai ia atribuon mbijetesën e tij fatit por edhe trajnimit të mirë ushtarak, gjë që shpesh mungon në Forcat e Armatosura të Ukrainës, pjesërisht sepse shumë instruktorë me përvojë janë vrarë ose ndodhen në vijën e frontit.
    “Kam pasur fat që i mbijetova javës së parë, javës së dytë, javës së tretë”, tha ai.
    Disa nga shokët e tij nuk kanë qenë aq me fat.
    Dushakov nuk dha hollësi për të vrarët ose të plagosurit në njësitin e tij, dhe Kievi nuk i bën publike shifrat e humbjeve. Por, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) vlerësoi në qershor se mes 60.000 dhe 100.000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga shkurti i vitit 2022.
    Dushakov pranoi se deri diku është mësuar me vdekjen e njerëzve që e rrethojnë dhe kjo ndjenjë e shqetëson.
    “Ka njerëz që e përjetojnë shumë rëndë, dhe ka të tjerë që të zemërojnë sepse s’u bëhet fare vonë”, tha ai për REL-in.
    “Sigurisht, është tragjike që vdesin njerëz të fortë e të mirë. Por, një pjesë e imja është pajtuar tashmë me faktin se kjo është luftë, dhe në luftë njerëzit vriten. Askush nuk është imun ndaj kësaj”, theksoi ai.
    Dushakov dëshiron t’i kthehet baletit pas luftës, por nuk ka shumë shpresa, “sepse nuk e shoh vijën e përfundimit”.
    “Kur iu bashkova ushtrisë, të gjithë jetonim me shpresën se lufta do të mbaronte shpejt. Por, sa më shumë kalon koha, aq më shumë e kuptoj se ky është një ekuacion me shumë të panjohura. Dhe, unë tashmë jam në një moshë kur në profesionin tim mund të dal në pension”, shtoi ai.
    “Kam qenë në balet qysh nga fëmijëria. Është në gjakun tim, por do të kalojë edhe pak kohë, dhe ushtria do të jetë në gjakun tim po ashtu”, përfundoi ai. /rel

  • Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

    Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

    Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa nga vitet më të vështira në jetën e tij, të cilat i kujtoi i përlotur. Ai u shpreh se ka qenë një shtysë e tij që familja të emigronte drejt Gjermanisë, por atje janë përballur me një realitet të hidhur.
    “Mua më patën futur për piano dhe duke u rritur po shtohej nevoja, në ato kushte që ishim po vështirësohej. Nuk po e ndihmoja familjen aq sa duhej dhe nuk doja të ktheheshim në atë gjendje të vështirësive ekonomike. Mora para borxh dhe në moshën 16-vjeçare ika për tre ditë. Në tre ditë bëmë edhe pasaportat e familjarëve dhe ikëm. Përfunduam në një kamp në Gjermani, kushtet ishin të tmerrshme, vidhja edhe bukë në kamp.
    Ishte shumë e vështirë. Atje kishim një racion të mirë në ditë, por ishte një. Unë kam pas një çantë krahu dhe atje kishte sportele ku merrej buka, shkoja tek njëri merrja bukën dhe shkoja tek tjetri për të marrë sa më shumë bukë. Sa e shihja që largoheshin shkoja merrja bukën e fusja në çantë. Thoja ku dreqin e solla familjen. Nuk flija, kisha frikë. Ndjehesha shumë fajtor, kisha motrat mamin dhe babin aty.
    Ata më kanë besuar dhe besojnë ende sot. Kjo zgjati për një muaj dhe më pas jeta jonë ndryshoi. U largova sërish drejt Gjermanisë, vetëm në moshën 21-vjeçare. Ndenja tre muaj pas hekurave. Më kapi policia sepse nuk isha kthyer brenda tre muajsh në Shqipëri, më kanë mbajtur po aq muaj brenda.
    Vështirësia kanë qenë vetëm katër ditët e para sepse më izoluan brenda një dhome të errët me një dritare shumë të vogël. Për katër ditë babi im nuk e ka ditur nëse jam gjallë apo jo. Babai po më kërkonte, atje më rrinte truri. Më pas gjej një adresë, i kërkoj, dhe i shkruaj në Facebook, babit”, tha Akili.
     

  • Luis Suárez: Më 2012 doja të shkoja te Juventusi, largimin nga Barcelona e kam vuajtur shumë

    Luis Suárez: Më 2012 doja të shkoja te Juventusi, largimin nga Barcelona e kam vuajtur shumë

    Luis Suárez ka zbuluar një prapaskenë interesante të karrierës së tij. Sulmuesi i Inter Miami, në një intervistë me “Davoo Xeneize” ka pranuar se më 2012 ishte shumë afër kalimit te Juventusi, por në fund Brendan Rodgers e bindi të qëndronte te Liverpool-i.
    “Në vitin 2012 doja të shkoja te Juventusi, por Brendan Rodgers më bindi të qëndroja, falë ideve të tij për futbollin”, – rrëfeu “El Pistolero”. Një vit më vonë, ai kishte të njëjtin mendim për Arsenalin, por një bisedë me Steven Gerrard ndryshoi gjithçka:
    “Doja të shkoja tek Arsenali sepse luante çdo vit në Champions League, por një ditë, gjatë stërvitjes, Gerrard më tha: As unë nuk shkova te Real Madridi dhe klube të tjera, por besoj se vendimi më i mirë për ty është të qëndrosh edhe një vit. Nëse qëndron, vitin tjetër do të kesh mundësi të zgjedhësh mes Bayernit, Realit ose Barcelonës. Ato fjalë më prekën dhe i thashë gruas sime se do të qëndroja”.
    Në lidhje me largimin nga Barcelona, sulmuesi veteran uruguajan pranoi se ishte një moment i vështirë. “E kam vuajtur shumë largimin, por e dija që duhej të ndodhte. Nuk mbaj mëri, por ndjeja se ende mund të jepja shumë për klubin”, – kujtoi ai periudhën e vitit 2020, kur ishte një nga golashënuesit më të mirë të skuadrës.