Tag: shkoj

  • Rama ironizon Berishën: Ore u hoq ajo non grata?

    Rama ironizon Berishën: Ore u hoq ajo non grata?

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën e tij “Sy m’sy” në rrjetet sociale.
    Një komentues e pyet se kur ka qenë në Amerikë për herë të fundit.

    Rama deklaroi se vizitën e fundit e ka pasur kur shkoi në Amerikë për punë, ndërsa ironizoi Berishën duke u shprehur “Ore u hoq ajo non grata? Se nuk e kam marrë vesh këtë informacion”.
    “Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam pasur punë të shkoj. Çfarë problemi ke? Si e ke ti hallin? Të kanë thënë që unë nuk shkoj unë dot në USA? Kush ta ka thënë non grata? Se hoqi dorë Edi Rama nuk e përmend më non grata. Se përmend më se s’kam pasur arsye dhe s’po e bëj sot këtë. Ka gjëra më të rëndësishme se non garta. Si përfundim, ore u hoq ajo non grata se nuk e kam marrë vesh këtë informacion? Si keni fytyrë që mbasi u thatë shqiptarëve se do të hiqet nongrata tani i thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo? A shkoj unë në SHBA apo jo? O pika pika. Nuk kanë rëndësi këto dhe ato që thuhen lart e poshtë, muhabete lagjesh, nuk kanë pikë rëndësie edhe këto sharje.
    Non grata është hequr nga DASH thotë ky tjetri, kur do të besojë njeriu budallëkun, s’ke fare çfarë i bën”, tha Rama.

  • “Vizita e fundit në SHBA, kur kam pasur punë”/ Rama, komentuesit: A u hoq non grata?

    “Vizita e fundit në SHBA, kur kam pasur punë”/ Rama, komentuesit: A u hoq non grata?

    Kryeministri Edi Rama thotë se vizitën e fundit në SHBA, e ka pasur kur kishte punë, teksa iu përgjigj një komentuesi në rrjetet sociale.
    Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Rama e pyeti komentuesin nëse Sali Berishës iu hoq non grata.
    “Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam pasur punë. Unë nuk shkoj dot në USA, non grata ta ka thënë? Nuk e përmend se nuk kam pasur arsye. Ka gjëra më të rëndësishme se non grata. A u hoq non grata? Si keni fytyrë, mbasi i thanë shqiptarëve, do hiqet non grata, thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo? A shkoj unë në USA apo jo? Nejse, nuk kanë rëndësi këto”, theksoi ai.