Tag: shkodrës

  • Të shtëna me armë në Shkodër, autori kanos 20-vjeçarin, arrestohet nga policia

    Të shtëna me armë në Shkodër, autori kanos 20-vjeçarin, arrestohet nga policia

    Në Policinë e Shkodrës është raportuar në oret e drekës për të shtëna me armë zjarri pranë Stacionit të Trenit.
    Forcat e rendit kanë reaguar menjëherë, duke krehur zonën dhe duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e një shtetasi të dyshuar.
    Sipas burimeve, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

    Policia e Shkodrës po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit./vizionplus.tv

  • Aksident në Koplik, katër të lënduarit dërgohen në Spitalin e Shkodrës

    Aksident në Koplik, katër të lënduarit dërgohen në Spitalin e Shkodrës

    Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në dalje të qytetit të Koplikut, ku si pasojë dy drejtuesit dhe dy pasagjerët janë lënduar dhe janë dërguar drejt spitali të Shkodrës.

    Rreth orës 15:10, në dalje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin N. G., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. L.
    Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë shtetasit L. S., dhe R. S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Top Channel

  • “Pena e Shkodrës” vijon rrugëtimin, del në librari volumi i 10- të jubilar, i mbështetur nga Bashkia Shkodër

    “Pena e Shkodrës” vijon rrugëtimin, del në librari volumi i 10- të jubilar, i mbështetur nga Bashkia Shkodër

    Nga dita e sotme, “Pena e Shkodrës”, një botim voluminoz dhe shumë serioz për letërsinë shqiptare, është në libraritë e qytetit të Shkodrës. Tashmë në volumin e 10- të të saj, “Pena e Shkodrës” është rreshtuar me dinjitet në lëminë e botimeve të fushës.
    Në këtë numër jubilar, i cili është mbështetur nga Bashkia e Shkodrës, do të mund të gjeni krijimtarinë e emrave të mirënjohur si Alfred Çapaliku, Ridvan Dibra, Stefan Çapaliku, Xhabir Tabaku, Kolec Traboini, Namik Dokle, Xhahid Bushati, Zija Çela, Enkel Demi, Frano Kulli e shumë e shumë autorë.
    Ashtu siç edhe volumet e tjera, nga numri 3 e deri më sot, antologjia periodike “Pena e Shkodrës” vijon të publikohet nën kujdesin e kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Zija Vukaj. Pas mbylljes së pakuptimtë të revistës “Gegnia”, “Pena e Shkodrës” është e vetmja që vijon të rezistojë në treg, me dëshirën e shpresën e vazhdimësisë.
    Në fund, një thirrje miqësore për institucionet shtetërore- publike por edhe biznese e dashamirës të letërisë: ti afrohen dhe ta mbështesin këtë iniciativë, e cila po mbahet në këmbë me shumë sakrifica. Është një sherbim që i bëhet jo vetëm Shkodrës por edhe letërsisë shqiptare në përgjithësi për sot e sidomos për vitet që do të vijnë. /ShkodraWeb/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • Investimet thellojnë pabarazitë, Vlora rritje 5.2%, Shkodra vetëm +1.3% më 2023

    Investimet thellojnë pabarazitë, Vlora rritje 5.2%, Shkodra vetëm +1.3% më 2023

    Politikat e zhvillimit kanë ndikuar në krijimin e një zhvillimi të pabarabartë rajonal. Në disa qarqe, ku investimet publike janë rritur më shumë, edhe ekonomia është rritur më fort se në të tjerat.

    Të dhënat zyrtare të INSTAT për vitin 2023 tregojnë se Qarku i Vlorës kishte rritjen më të fortë të PBB-së, me 5.2% në krahasim me vitin 2022, duke kryesuar ndaj 11 qarqeve të tjera. Në të kundërt, Qarku i Shkodrës kishte rritjen më të dobët, vetëm 1.3%, ose rreth një të katërtën e rritjes prej 4% në rang kombëtar.

    Ndër qarqet me rritjen më të lartë ekonomike pas Vlorës ishin Tirana dhe Durrësi, përkatësisht me 4.7% dhe 4.1%, të ndjekura nga Lezha dhe Korça. Në anën tjetër, qarqet e veriut, Shkodra (1.3%) dhe Dibra (2.1%), të ndjekura nga Elbasani (2.6%), Berati (2.7%) dhe Kukësi (2.8%), janë rritur nën mesataren kombëtare.

    Harta e rritjes ekonomike rajonale tregon se qarqet me rritjen më të fortë kanë zhvilluar turizmin ose kanë përfituar nga projekte të mëdha të infrastrukturës publike.

    Vitet e fundit, qeveria ka veçuar Vlorën si një qark ku investimet publike janë shumë më të larta se në të tjerat. Një bypass i ri në Vlorë u ndërtua nga e para, rruga e Lumit të Vlorës, Tuneli i Llogorasë, që kanë nxitur bumin e ndërtimit të fshatrave turistike dhe aeroporti i ri  është drejt përfundimit.

    Në të kundërt, Shkodra, që në vijë ajrore është shumë afër me qendrën e vendit dhe e pasur me burime natyrore e turistike, po dobësohet në të gjithë treguesit demografikë dhe ekonomikë.

    Krahasuar me rajonet e tjera të veriut, performanca e Shkodrës është dukshëm më e dobët. Durrësi ka pasur një rritje prej 4.02%, Lezha 3.67% dhe Kukësi 2.76%. Në të njëjtën kohë, Dibra ka pasur një rritje më të ngadaltë prej 2.13%, por megjithatë më të lartë se ajo e Shkodrës.

    Ritmi i ulët i zgjerimit ekonomik në Shkodër tregon se, ndonëse rajoni verior në tërësi u rrit me 3.05% në vitin 2023, ka mbetur pas mesatares së rajonit dhe ndjeshëm poshtë mesatares kombëtare.

    Ekonomia e qarkut mbetet e përqendruar kryesisht në sektorë tradicionalë, si bujqësia, tregtia me pakicë dhe shërbimet bazike, të cilët kanë produktivitet më të ulët dhe janë më pak të lidhur me dinamikën e tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Mungesa e diversifikimit ekonomik dhe e investimeve të mëdha private e publike e ka bërë Shkodrën të ketë më pak rritje.

    Turizmi, ndonëse ka potencial të madh, nuk ka arritur ende të krijojë ndikim të qëndrueshëm në rritjen ekonomike.

    Infrastruktura e transportit, lidhjet e kufizuara rrugore me zonat e tjera ekonomike të vendit dhe mungesa e investimeve në logjistikë kanë kufizuar flukset tregtare dhe turistike të Shkodrës.

    Një tjetër faktor është emigracioni i vazhdueshëm, sidomos i të rinjve dhe i forcës së kualifikuar të punës, që ka tkurrur bazën aktive ekonomike dhe ka vështirësuar zhvillimin e bizneseve në zonë./ B.Hoxha, Monitor/ 

  • Kryebashkiaku Benet Beci shtron “Sofrën Shqiptare n’zemër të Shkodrës” në Ditën e Flamurit

    Kryebashkiaku Benet Beci shtron “Sofrën Shqiptare n’zemër të Shkodrës” në Ditën e Flamurit

    “Përgatitjet e fundit për kulminacionin e Festave të Pavarësisë, janë në orët e fundit. Shkodra po vjen me surpriza dhe super aktivitete festive, të dedikuara Javës së Pavarësisë.”“Ejani në Shkodër dhe festoni me ne, sepse nga sot nis festa e vërtetë” është kjo ftesa e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i cili ka pastuar në mediat sociale dinamikën e punës që po bëhet për përgatitjet për të kremtuar Ditën e Flmurit në atë që ai e ka quajtur “Një organizim gjigand, si asnjëherë më parë, po merr formë.”‘Sofra Shqiptare nzemër të Shkodrës ’ vjen me aromën, traditën dhe mikpritjen që na bashkon të gjithëve.”Kryeqendra e Veriut, Shkodra e firmëtarëve të Mëvetësisë së Shqipërisë, Shkodra e kolosëve të mendimit, e farëmbjedhësve të alfabetit, të zëshmërisë së çështjeve shqiptare, Shkodra e atyre që ka përkundur dhe rriur dalzotës të kombit, atyre që e kanë përfaqësuar dhe mbrojtur çështjen shqiptare me zedh të pashoq atdhetarie, vjen në këtë përvjetor të Pavarësisë, si një sofër e madhe festive, ku janë të ftuar të gjithë, ku do të kremtohet dhe madheshtohet kjo ditë e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve.Krahas punëve të tjera për të ndryshuar Shkodrën, autoritetet e qeverisjes vendore i kanë kushtuar një interes të veçantë përgatitjet për të festuar. E gjithë Shkodra është e veshur kuqezi. Kudo ndjehet atmosfera e festave që do të kulmojë nesër në 113-vjetorit e ditës që “me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.
    Albert Vataj

  • “I japim llogari vetëm Zotit”, dy të arrestuarit për terrorizëm refuzojnë të dëshmojnë

    “I japim llogari vetëm Zotit”, dy të arrestuarit për terrorizëm refuzojnë të dëshmojnë

    “Ju jeni shejtanë dhe ne i japim llogari vetëm Zotit”. Kjo ka qënë e vetmja deklaratë e dy personave të arrestuar nga policia e Shkodrës për armët e gjetura në banesën në fshatin Orosh të Pukës, ku grupi hetimor ka dyshime të forta se të dy janë të indoktrinuar me prirje terroriste.
    Duke thënë se se nuk e njohin shtetin dhe as ligjet e vendit, por vetëm fjalën e Zotit, Uka dhe Cumraku kanë refuzuar të japin dëshminë për të sqaruar lidhjet që mund të kenë me grupet terroriste jashtë vendit, apo për faktin se ku i kanë gjetur armët.
    Sa i takon armëve të zjarrit, është ende mister për policinë dhe Antiterrorin sesi ata kanë arritur që t’i sigurojnë, pasi asnjëherë prej tyre nuk figuron i punësuar për të siguruar të ardhura, aq më tepër për të blerë municione dhe armë zjarri. Ndaj, hetuesit kanë bindje të forta se Uka dhe Cumraku janë ndihmuar nga persona të tjerë.

    Ata kishin dy muaj që ishin shpërngulur në Orosh të Pukës, pikërisht në banesën ku u izoluan për më shumë se 12 orë, ndërkohë që RENEA i kishte rrethuar. Më heret të dy ata kanë jetuar me qira në një dhomë në afërsi të Kamzës, ku janë kryer kontrolle nga blutë, por nuk janë gjetur armë.
    Një tjetër pikë e rëndësishme për hetimet është edhe personi i tretë, në rrethin e ngushtë të të dy të arrestuarve. Kjo është zbuluar në bazë të dëshmive të banorëve të zonës. Ata kanë thënë se shpesh herë është parë në shoqërinë e dy të arrestuarve dhe një tjetër person me flokë të gjata.
    Brenda banesës së braktisur që i përkiste familjes së Julian Cumrakut u gjetër armë zjarri, lëndë shpërthyer, municione luftarake si dhe flamuri i ISIS. Madje në banesë është gjetur dhe një gropë afro 2 metra që rezulton e hapur kohët e fundit, që dyshohet se mund të përdorej si magazinë për armatime.
    Erzen Uka, ish-komando i dënuar më parë për nxitje të terrorizmit si dhe Julian Cumraku gjithashtu i dënuar më përpara, pritet që të dalin për tu njohur me masën e sigurisë në Gjykatën e Shkodrës ku ndaj tyre rëndojnë 4 akuza “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Uka mëngjesin e kësaj të mërkure është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës për mjekimin e një plage në këmbë.

  • Aksioni i RENEA-s, u plagos në këmbë, Erzen Uka dërgohet me urgjencë në spitalin e Shkodrës

    Aksioni i RENEA-s, u plagos në këmbë, Erzen Uka dërgohet me urgjencë në spitalin e Shkodrës

    Erzen Uka, i arrestuari gjatë aksionit të bujshëm të RENEA-s në Fushë-Arrëz, është paraqitur mëngjesin e sotëm në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës për të mjekuar plagën.

    Pas dorëzimit, rezultoi se ai ishte i plagosur në këmbë. Nën kushte të rrepta sigurie, ai është shoqëruar në spital.
    Ndërkohë, që prej dorëzimit, së bashku me Julian Cumrrakun, vazhdojnë të jenë në paraburgimin e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, në pritje të gjyqit. Deri më tani, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për grupin hetimor.

    Top Channel

  • Ndërprerje të energjisë elektrike dhe prezencë uji në rrugët rurale, rikthehen reshjet e dendura te shiut në qarkun e Shkodrës

    Ndërprerje të energjisë elektrike dhe prezencë uji në rrugët rurale, rikthehen reshjet e dendura te shiut në qarkun e Shkodrës

    Gjatë natës qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë dhe erëra të forta në disa zona.

    Në bashkinë e Shkodrës ka pasur reshje dhe erëra të forta gjatë natës, por nuk raportohen dëmtime apo situata problematike.
    Në Malësinë e Madhe, Vaun e Dejës dhe në Pukë nuk ka pasur raportime për situata emergjente. Ndërsa në Fushë-Arrëz ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra, prezencës së ujit, gurëve dhe dherave në rrugët rurale.
    Në përgjithësi, pavarësisht motit të keq, të gjitha bashkitë raportojnë situatë të qëndrueshme dhe pa probleme të reja emergjente.

    Top Channel

  • “Voyage” me Inva Mulën e Genc Tukiçin në Shkodër,një udhëtim muzikor që lidhte elegancën pariziene me shpirtin shkodran

    “Voyage” me Inva Mulën e Genc Tukiçin në Shkodër,një udhëtim muzikor që lidhte elegancën pariziene me shpirtin shkodran

    Nga Julia Vrapi
    Me koncertin “Voyage”, qyteti i Shkodrës përjetoi një nga mbrëmjet më të veçanta të këtij sezoni artistik. Nën tingujt e Orkestrës Simfonike të Shkodrës dhe shoqëruar nga pianisti i njohur Genc Tukiçi, sopranoja e njohur Inva Mula interpretoi një përzgjedhje të kryeveprave të muzikës klasike franceze, por edhe këngë tradicionale shkodrane. Dy artistët, të cilët prej vitesh kanë interpretuar edhe në skenat më prestigjioze të botës, sollën në teatrin “Migjeni” të Shkodrës një performancë që tejkaloi pritshmëritë dhe e shndërroi mbrëmjen në një përvojë të paharrueshme muzikore. Një atmosferë e ngrohtë dhe e mbushur me emocion, publiku shkodran, i njohur për traditën e tij muzikore, u shfaq pritës i jashtëzakonshëm i këtij koncerti. Teatri “Migjeni” i Shkodrës ka ndarë në faqen e tij dhe foto të këtij koncerti, ndërsa shprehet se ishte një mbrëmje e paharrueshme muzikore.
    “Spektakli “Voyage”, sjellë nga dy artistët e jashtëzakonshëm Inva Mula dhe Genc Tukiçi, e mbushi skenën e teatrit “Migjeni” me emocion të pastër, finesë dhe kulturë të lartë. Interpretimet e tyre krijuan një udhëtim muzikor që lidhte elegancën pariziene me shpirtin shkodran. Me drejtimin e mjeshtres Elda Laro, Orkestra Simfonike e Shkodrës dhe Kori Polifonik “Prenk Jakova” sollën një bashkëveprim të mrekullueshëm, duke dëshmuar edhe një herë se qyteti ynë mbetet një qendër e gjallë e artit. Publiku u ngrit në këmbë mes duartrokitjesh të gjata, të pushtuar nga emocionet”, thuhet ndër të tjera në njoftimin nga teatri “Migjeni”. Koncerti “Voyage” që solli në skenën e Shkodrës dhe dy artistët e njohur sopranon Inva Mula dhe pianistin Genc Tukiçi është në vijim të bashkëpunimeve të tyre me projektet artistike, që po vijojnë jo vetëm në skenën tonë, por edhe në skenat e huaja.
    Aktiviteti artistik në skena
    Pianisti Genc Tukiçi dhe sopranoja Inva Mula, që këtë nëntor u prezantuan me një koncert në Shkodër kanë një aktivitet të vlerësuar artistik edhe në skenat e huaja.  Inva Mula që më 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën “Medee” të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Në filmin “Elementi i pestë” më 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën “The Diva Dance”. Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizetit në Paris. Në vitin 2001 ishte e angazhuar në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scala” ku luajti Lucia di Lammermoor, La boheme, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La Traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Aktiviteti i saj ka vijuar në skena të huaja, por dhe në Shqipëri është prezantuar me projekte të ndryshme të ndryshme artistike.  Genc Tukiçi është një nga pianistët dhe kompozitorët e njohur shqiptarë, i cili jeton dhe vepron në Francë. Genc Tukiçi në aktivitetin e tij si pianist po vijon një karrierë të shkëlqyer në vendin e kulturës botërore siç është Parisi, si edhe në shumë vende të tjera të Europës.  Genc Tukiçi është një nga pianistët me një karrierë ndërkombëtare, ai ka punuar dhe inçizuar në orkestra të ndryshme që nga ajo e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë e deri te orkestra e Çajkosvkit në Rusi.

  • VIDEO – Goditet rasti i ushtrimit të prostitucionit në Shkodër, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

    VIDEO – Goditet rasti i ushtrimit të prostitucionit në Shkodër, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

    Policia e Shkodrës ka goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në një apartament me qira në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rent House”.

    Gjatë ndërhyrjes u arrestuan:
    Dieniffer Guedess, 23 vjeçe, shtetase braziliane, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
    Hamza Hoxha, 28 vjeç, i kapur brenda në apartament, i dyshuar për pjesëmarrje në aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit dhe përfshirje në lojëra të fatit.
    Gjithashtu, u sekuestruan një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni dhe 3 aparate celularë.
    Për rastin është proceduar penalisht edhe B. B., 34 vjeçe, administratorja e apartamentit që ia kishte dhënë me qira shtetases braziliane, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
    Nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!