Tag: shkodranët

  • “Bashkë, jemi shumë dhe do të fitojmë!”, Luçiano Boçi: Shkodranët i kanë braktisur ata përballë nesh në aleancën e vetmisë

    “Bashkë, jemi shumë dhe do të fitojmë!”, Luçiano Boçi: Shkodranët i kanë braktisur ata përballë nesh në aleancën e vetmisë

    Drejtuesi politik i PD- së për Qarkun e Shkodrës Luçiano Boçi, vijon takimet me shkodranët me intensitet të lartë edhe në ditët e fundit të kësaj fushate elektorale.
    Ai takohet dhe bashkëbisedon me qytetarë të shtresave, profesioneve dhe moshave të ndryshme, duke trajtuar edhe programin e PD- së për qeverisjen e vendit pas 11 majit 2025
    “Shkodranët i kanë braktisur ata përballë nesh në aleancën e vetmisë. Numërimi mbrapsht, për fitoren e aleancës më të shenjtë të Partisë Demokratike, asaj me shkodranin e zakonshëm, ka nisur. Bashkë, jemi shumë, dhe do të fitojmë!”, shkruan Luçiano Boçi, nënkryetar i PDSH- së në publikimin e tij në rrjetet sociale.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Vllaznia “prek” finalen, shkodranët “leksione” Dinamos në pjesën e parë (video)

    Vllaznia “prek” finalen, shkodranët “leksione” Dinamos në pjesën e parë (video)

    4 Maj 2025

    20:48

    Telesport

    Në “Arenën Kombëtare” po luhet gjysmëfinalja e parë për “Final Four” mes Vllaznisë dhe Dinamos. Në minutën e 28-të, pas goditjes së këndit nga Esat Mala topi prek dorën e Peter Itodo Mandela, arbitri kryesor i takimit, Eldorjan Hamiti, nuk ka dyshime dhe vendos për penallti. SHIKOGOLIN1.
    Bekim Balaj tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon Vllazninë në avantazh. Ndërkohë që në minutën e 36-të përsëritet e njëjta skenë, Meksi prek me dorë brenda zonës topin dhe arbitri jep sërish penallti. Topin e merr Bekim Balaj, që shënoi golin e dytë personal dhe po të dytin për Vllazninë. SHIKOGOLIN2
    Pjesa e parë e gjitha e dominuar nga Vllaznia, mbyllet 2-0. Vllaznia kalon në finale edhe nëse ndodh se ndeshja përfundon barazim, kjo gjë vjen si pasojë e renditjes më të mirë në sezonin e rregullt, ku shkodranët e mbyllën në vendin e dytë dhe “Blutë” në të tretin.

  • Gara për “Këpucën e Artë”, dy javë para fundit sulmuesit shtojnë energjitë në fushë

    Gara për “Këpucën e Artë”, dy javë para fundit sulmuesit shtojnë energjitë në fushë

    Adriatik BALLA
    Superliga jonë e futbollit po shkon drejt fundit. Nga kalendari i rregullt sezonal i ndeshjeve mbeten edhe dy xhiro, të cilat janë vendimtare, sigurisht, por mundet që ndonjëra prej skuadrave që bien një kategori më poshtë mund të mësohet që këtë të shtunë. Natyrisht, rivaliteti është në kryesim, ku luftohet për titullin sipas formulës “Final Four”, por në fundtabelë do të ketë gjithashtu lurto të fortë mes skuadrave kush mbetet në elitë. Por rivaliteti s’është vetëm për renditjen, por edhe mes lojtarëve për arritje personale. Kështu, këtë sezon ka një rivalitet të fortë mes disa lojtarëve për “Këpucën e Artë”, dhe priten surpriza në dy xhirot e fundit.
    Situata në kampionat me sulmuesit
    Kampionati “Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën më vendimtare, teksa kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt. Gara është tepër e fortë, si për kreun e renditjes, për zonën “Final Four”, ashtu edhe për mbijetesën. Po aq interesante mbetet edhe dueli për golashënuesin më të mirë të sezonit. Bekim Balaj, sulmuesi i Vllaznisë, kryeson me 15 gola, ndërsa ndiqet nga afër nga Regi Lushkja i Egnatias, me 14 realizime. Duket se gara për “Këpucën e Artë” do të vijojë deri në fund mes këtyre dy emrave, por pas tyre qëndrojnë gjithashtu Peter Itodo i Dinamo Siti, Valid Jarmouni i Tiranës dhe Baton Zabergja, po i Dinamo Siti, që kanë realizuar nga 12 gola secili. Gjithçka mbetet e hapur për titullin e golashënuesit më të mirë të sezonit, në prag të dy javëve të fundit të kampionatit të rregullt dhe fazës “Final Four”.
    Vllaznia-Elbasani, statistikat flasin për shkodranët
    Java e parafundit e Superiores që do të luhet këtë të shtunë sjell një përplasje interesante, ajo mes Vllaznisë dhe Elbasanit. Shkodranët janë në pozita më të mira, si vend i dytë në renditje, kurse Elbasani shpreson që Partizani të zhgënjejë në një nga këto dy xhiro të fundit e duke fituar vetë të marrë pozicionin e “demave të kuq” në top-4 të renditjes së Kategorisë Superiore. por s’do të jetë e lehtë, pasi në përplasjen me shkodranët statistikat shkojnë në favor të kuqebluve. Kështu, në kampionat Vllaznia ka marrë një barazim 0-0 në fazën e parë. Kuqeblutë kanë triumfuar në fazën e dytë me rezultatin 1-2. Ku golit të Qaqit i përgjigjeshin Dodaj e Çoba për shkodranët. Në fazën e tretë sërish ekipet do e mbyllnin në një barazim 1-1, ku shënues ishin Deliu për Vllazninë dhe Musta për Elbasanin. Teksa humbiste një penallti edhe Bekim Balaj në këtë sfidë.
    Shkodranët do të ishin triumfatorë ndaj Elbasanit këtë sezon edhe në çerekfinalet e kupës së Shqipërisë. Ku dueli i parë në Elbasan përfundoi me rrjetat e paprekura në rezultatin 0-0. E ndërsa në kthim sfida do të ishte spektakolare, sepse ndeshja do të përfundonte me rezultatin 3-3 pas kohës së rregullt dhe 30 minutave të shtesës. Ku Vllaznia do të ishte më e saktë nga goditjet e 11-metërshave për të kaluar në gjysmëfinale më pas. Statistika që flasin në favor të shkodranëve, që pavarësisht se nuk janë super dominuese, tregojnë për një traditë pozitive të kuqebluve ndaj Elbasanit.

  • Boçi: Ata që mbollën persekutimin e Shkodrës, do të korrin ndëshkimin nga shkodranët

    Boçi: Ata që mbollën persekutimin e Shkodrës, do të korrin ndëshkimin nga shkodranët

    Drejtuesi politik për qarkun e Shkodrës Luçiano Boçi, bashkë me kandidatin për deputet te PD, Bardh Spahia, kanë zhvilluar këtë të martë takime me qytetarët shkodranë.
    Boçi shkruan në një postim në FB, se entuziazmi për 11 Majin ka rinovuar energjinë dhe shpresën pas viteve të lodhjes. Sipas tij, ata që kanë kontribuar në persekutimin e Shkodrës do të përballen me ndëshkimin e merituar nga shkodranët.
    “Sot me Bardhin, në çdo cep. Ata që mbollën persekutimin e Shkodrës, do të korrin ndëshkimin nga shkodranët. Entuziazmi për 11 Majin ka hedhur pas lodhjen e këtyre viteve. Mjaft atyre, koha e Shkodrës!” shkruan Luçiano Boçi.

  • “S’më flasin shkodranët nga frika”, gazetari përplaset me kandidaten e PD: Çfarë heroine je ti?!

    “S’më flasin shkodranët nga frika”, gazetari përplaset me kandidaten e PD: Çfarë heroine je ti?!

    Kandidatja PD-së për deputete në Shkodër për zgjedhjet e 11 majit, Senada Mehmeti është përfshirë në një debat me gazetarin Roland Qafoku në studion e emisionit “Ngjarja Kryesore”.
    Mehmeti hodhi akuza nga Partia Socialiste për intimidim të qytetarëve të Shkodrës, teksa pretendoi se ata nuk i flasin kandidatëve të opozitës “nga frika”. Nga ana tjetër gazetari Qafoku e kundërshtoi, teksa tha se “shkodranët nuk kanë pyetur as për diktaturën.
    Debati:
    Qafoku: Unë nuk e besoj që një shkodran është i terrorizuar
    Mehmeti: Hajde në Shkodër dhe shikoje a është i terrorizuar apo jo
    Qafoku: Shkodrani nuk ka pyetur për diktaturën
    Mehmeti: Ne jemi heronjtë e kohëve moderne dhe do i kthejmë edhe njëherë Shkodrës dinjitetin
    Qafoku: Ti nuk je heroinë njëherë, freno këtu, çafër ke bërë ti që je heroinë?
    Mehmeti: Ne po i qëndrojmë përballë terrorit që po bëhet në Shkodër dhe Shqipëri. Tani duhet të vdesim që të shpallemi heronj?
    Qafoku: Këtë nuk e thash unë, e the ti.