Tag: shkodranët

  • Vllaznia “fluturon” lart, tani shkodranët synojnë turin e tretë në Evropë

    Vllaznia “fluturon” lart, tani shkodranët synojnë turin e tretë në Evropë

    Turi i dytë i ekipeve shqiptare në Evropë, në Conference League, ishte befasues, kjo pasi të tre ekipet, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia dolën me fitore nga akti i parë. Ekipi shkodran ishte surpriza më e bukur e këtij turi, kjo pasi ekipi i Edi Martinit kishte përballë një rival shumë të vështirë si Vikingur Reikjavik, një ekip në aktivitet me kohë të plotë, kryesues të kampionatit islandez. Ajo që e bëri edhe më të bukur këtë triumf ishte mënyra se si u arrit, një fitore me përmbysje, një fitore karakteri që mban të “gjallë” objektivin e tyre për të kaluar në turin e tretë.
    Fakt është që Vllaznia ishte ekipi me më pak kuota për të kaluar më tej pas turit të parë, kjo edhe pse ekipi i Edi Martinit pësoi një humbje të rëndë 0-1 në “Elbasan Arena” përballë modestëve të Daugavpils, por Letoni shkodranët përmbysën gjithçka duke kaluar më tej pas fitores me “poker” golash. Brenda 14 ditësh, Vllaznia u transformua totalisht, nga një ekipi që dukej jashtë loje, tani kuqeblutë synojnë kualifikimin, por më parë duhet të dalin të pamposhtur nga Islanda.

    Esat Mala është një nga surprizat e bukur të Vllaznisë në këtë aventure Evropiane. Mesfushori realizoi një gol në Letoni, ndërsa përsëriti veten edhe ndaj Vikingur ku shënoi golin e përmbysjes.
    Ecuria e Vllaznisë në Evropë “pushtoi” edhe faqen e parë të Panorama Sport këtë të shtunë: “Fluturon Vllaznia. Pas dy fitoreve në Evropë, shkodranët “ngjiten” lart në pretendime. Metamorfoza 14-ditore e një skuadre që pas humbjes në Elbasan quhej e dështuar”, shton ndër të tjera e përditshmja më e madhe sportive në vend.
    ()

  • VIDEO/ Vllaznia përmbys Vikingurin në “Loro Boriçi”, shkodranët vendosin në vend nderin kundër islandezëve

    VIDEO/ Vllaznia përmbys Vikingurin në “Loro Boriçi”, shkodranët vendosin në vend nderin kundër islandezëve

    Vllaznia ka vendosur në vend nderin e ekipeve shqiptare kundër atyre islandeze. Goleadat dhe humbjet kanë marrë fund mbrëmjen e sotme. Shkodranët kanë fituar ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Komferencës. Kuqeblutë kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Vikingurin.
    Gunarsoni tundi rrjetën që në minutën e 10, duke kthyer për një çast makthet e rekordeve të fundit negative të skuadrave shqiptare kundër atyre islandeze. Por Vllaznia ka korrigjuar gjithçka në pjesën e dytë të lojës. Fillimisht Bajrami në minutën e 67 dhe më pas Mala në minutën e 75 përmbysën shifrat. Shkodranët largohen kështu triumfues nga “Loro Boriçi”, teksa një javë do të provojnë kualifikimin në Islandë./Sport Ekspres/

  • Vllaznia mëson kundërshtarin në turin e dytë, shkodranët do të ndeshen me skuadrën që i shënoi 9 gola ekipit shqiptar

    Vllaznia mëson kundërshtarin në turin e dytë, shkodranët do të ndeshen me skuadrën që i shënoi 9 gola ekipit shqiptar

    Vllaznia arriti të kualifikohej në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi mundi me përmbysje 2-4 ekipin letonez të Daugavpils.

    Vetëm disa orë pas kualifikimit, shkodranët kanë mësuar5 dhe ekipin kundërshtar që do të kenë përballë në turin e dytë të kualifikueseve.
    Bëhet fjalë për islandezët e Vikingur Reykjavik, i cili mundi skuadrën shqiptare të Kosovës, Malishevën.
    Ndeshja e parë e luajtur në Kosovë përfundoi 0-1 për islandezët, ndërsa në të dytën, këta të fundit nuk patën mëshirë duke shënuar 8 herë, me rezultatin e përgjithshëm që shënonte 9-0.
    Po në këtë tur, ishte pikërisht Vikingur që ka eliminuar një vit më parë Egnatian, pasi fitores 0-2 në Rrogozhinë, teksa ndeshja e parë në Islandë përfundoi 0-1 për kampionët e Shqipërisë.
    Ndeshja e parë do të luhet në Shkodër më 24 korrik, ndërsa ajo e kthimit një javë më pas në Islandë.

    Top Channel

  • Vllaznia bën me ‘zemër’, në fund arrin fitoren kualifikuese

    Vllaznia bën me ‘zemër’, në fund arrin fitoren kualifikuese

    Ndeshja e kthimit në Riga për Vllazninë rezultoi një trill i vërtetë. Nisur nga ndeshja e parë 0-1 shkodranët e panë vetën përpara në të 22 me Mensah mirpo në të 33 dhe 35 vendasit e Daugavpils përmbsën duke udhëhequr 2-1. Në fund të fraksionit të parë Andre Jago lëshon goditjen vrastare për 2-2.

    Në të dytën shkodranët e Edi Martinit falë këmbënguljes por dhe stabilitetit në prapavijë, shënuan dy herë me Dodaj e Mala duke marrë fitoren 2-4 e bashkë me të dhe biletën kualifikuese për në turin e dytë.

    Vazhdo leximin

  • Zhgënjim total i Vllaznisë në Conference League, shkodranët munden në “Elbasan Arena”

    Zhgënjim total i Vllaznisë në Conference League, shkodranët munden në “Elbasan Arena”

    Vllaznia ka pësuar disfatë 0-1 ndaj Daugavpils në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League.
    Shkodranët u hodhën në sulm dhe shkaktuan drithërima te zona e kundërshtarit. Fillimisht ishte Kruja që tentoi, e më pas Dodaj.

    Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë do ishte mjaft interesant.
    Presioni i ekipit të Martinit u shtua në maksimum edhe në fillimin e pjesës së dytë. Qato vendosi në provë portierin por vetëm kaq, pasi “gardiani” neutralizoi gjithçka.
    Letonezët qëndruan mjaft mirë mbrapa, duke lënë pak ose pothuajse fare hapësira. Mysafirët ndëshkuan Vllazninë 5 minuta nga fundi me Lizunovs, duke e komplikuar kështu kualifikimin e ekipit shqiptar në ndeshjen e kthimit.
    (J.S/)

  • E FUNDIT/ Daugavpilsi shtang Vllazninë, shkodranët mposhten në shtëpi

    E FUNDIT/ Daugavpilsi shtang Vllazninë, shkodranët mposhten në shtëpi

    Vllaznia shtanget në shtëpi. Shkodranët janë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga Daugavpilsi. Kuqeblutë patën rastet e tyre gjatë lojës, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës.
    Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 85 dhe mban autorësinë e Lizunovsit. Vllaznia u përpoq të rikthente baraspeshën, por pa sukses. Ndeshja përfundoi me shifrat 0-1, ndërsa ekipet do të ballafaqohen sërish javën e ardhshme, më 17 korrik./Sport Ekspres/

  • Në Shkodër vendoset objektivi, duhet të kalohet një tur

    Në Shkodër vendoset objektivi, duhet të kalohet një tur

    Atmosfera në kampin e Vllaznisë në këtë fillim jave ka qenë shumë pozitive. Shkodranët duken në harmoni të plotë tashmë me ardhjen e Martinit në stol, i cili nga dita në ditë po mundohet të implementojë idetë e tij rreth skuadrës dhe sezonit të ri.
    Stërvitja e shkodranëve si zakonisht është zhvilluar pasdite, duke pasur parasysh edhe temperaturat e larta që kanë “pushtuar” vendin tonë në përgjithësi. Grupi i 9 herë kampionëve ka qenë i plotë dhe të gjithë lojtarët kanë qenë nën urdhrat e trajnerit Martini. Duke zhvilluar kështu nën pozitivitet, por edhe seriozitet seancën e parë stërvitore për këtë javë dhe duke nisur kështu javën “anti-Daugavplis”.

    Ku humori dhe energjia, duket shumë pozitive në kampin shkodran dhe mentaliteti është që turi i parë i Conference League është më se i kalueshëm. Por, pa nënvlerësuar në asnjë moment kundërshtarin e së enjtes.
    OBJEKTIV – Megjithatë kalimi i turit të parë të Conference League nuk është vetëm një dëshirë, por edhe një objektiv i klubit shkodran. Drejtuesit kërkojnë me patjetër minimalisht kalimin në turin e dytë dhe diçka e tillë i është bërë e ditur edhe stafit teknik dhe po ashtu futbollistëve, të cilët duket se janë më se të gatshëm për sfidën e parë zyrtare të këtij edicion. Duelet e Conference League për Vllazninë do të luhen në datat 10 dhe 17 korrik, ku fillimisht shkodranët do të presin këtë të enjte në orën 20:00, në “Elbasan Arena” kundërshtarët letonezë. E ndërsa vetëm një javë më pas do i kthejnë vizitën Daugavpils në Letoni.

  • Testi/ Vllaznia pëson humbjen e tretë në pak ditë, Petrolul i shënon dy gola

    Testi/ Vllaznia pëson humbjen e tretë në pak ditë, Petrolul i shënon dy gola

    Gafa e portierit te goli i dytë mbyll llogaritë e ndeshjes, shkodranët nesër kthehen në Shqipëri.

    Vllaznia edhe pse në ‘letër’ ka rivalin më të dobët nga skuadrat shqiptare në Europë, treguesit teknikë të tyre në këtë përgatitore sllovene ngrenë goxha pikëpyetje.

    Në miqësoret e luajtura deri tani, kuqeblutë e Edi Martinit pasi u mundën nga Koper 5-3 (24 qershor) fituan me rumunët e UTA Arad 1-0 (27 qershor) dhe u duk se stafi teknik kishte gjetur mekanizmant fitues.

    Mirpo në testin e radhës me Olimpija Ljubjanë luajtur dje, shkodranët morën katër gola pa mundur dot të gjenin një gol. Sot sërish Vllaznia u përball në miqësore me rumunët e Petrolul Ploeshti duke u mundur 2-0. Të dy golat u përsuan në pjesën e parë (Doumtsios 19′ dhe Radu në të 36′)./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Situata te Vllaznia/ Martini kërkon të tjera afrime

    Situata te Vllaznia/ Martini kërkon të tjera afrime

    Të hënën ekipi i Vllaznisë ka nisur përgatitjet në Maribor të Sllovenisë në kuadër të fazës verore. Shkodranët do të qëndrojnë në shtetin ballkanik për një periudhë 10-12 ditore, ku patjetër do të përpiqen në maksimum për të marrë një formë fizike sa më optimale.
    Teksa gjatë kësaj periudhe në plan janë edhe zhvillimi i ndeshjeve miqësore. Grupi i kuqebluve ka qenë totalisht i plotë në këto ditë të para të fazës përgatitore. Me futbollistët shkodranë, të cilët fatmirësisht nuk po vuajnë asnjë lloj ndalese në infermieri.

    Duke treguar se deri më tani seancat stërvitore dhe ritmi i imponuar nga trajneri Martini janë përballuar siç duhet nga grupi i 9 herë kampionëve të vendit tonë. Në ditët në vijim patjetër ritmi dhe dozat stërvitore do jenë më të larta për Vllazninë.
    Shkodranët gjatë kësaj periudhe një mendje e kanë edhe në merkato, ku ende duhen plotësuar disa boshllëqe në skuadër të krijuara nga largimet e 8 futbollistëve deri tani nga organika e skuadrës së sezonit të shkuar.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • 45 minutat e para të finales mbyllen me një gol. Lushkja gëzon rrogzhinasit, shkodranët kërkojnë barazimin (video)

    45 minutat e para të finales mbyllen me një gol. Lushkja gëzon rrogzhinasit, shkodranët kërkojnë barazimin (video)

    12 Maj 2025

    20:52

    Telesport

    Po luhet në “Arenën Kombëtare” finalja e madhe për të përcaktuar fituesin e këtij sezoni në Abissnet Superiore, mes Vllaznisë dhe Egnatias. Finalja ka nisur direkt me gol, ku rrogozhinasit kanë kaluar në avantazh pas 6 minutash lojë.
    Pas një kundërsulmi të shpejtë, Bakayoko shmang mbukur mbrojtësin e Vllaznisë dhe asiston për Regi Lushkjan, i cili e kishte shumë të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Vetëm dy minuta më pas, Vllaznia i afrohet golit të barazimit, por goditja e dënimit e ekzekutuar nga Bekim Balaj ndalet nga traversa. Në minutat në vijim, shkodranët kërkuan me ngulm golin e barazimit por pjesa e parë mbyllet në avantazh 0-1 për Egnatian.
    Në pjesën e dytë, Vllaznia do të kërkojë të barazojë shifrat dhe të tentojë të fitojë titullin pas 24 vitesh priteje, ndërsa Egnatia të mbrojë titullin dhe ta fitojë atë për të dytin sezon rresht.