Tag: shkodranët

  • Kriza te Vllaznia/ Shifrat shqetësuese “alarmojnë” shkodranët

    Kriza te Vllaznia/ Shifrat shqetësuese “alarmojnë” shkodranët

    Vllaznia po kalon periudhën më të vështirë që nga starti i kampionatit, ndryshe nga faza e parë kur konsiderohej skuadra me lojën më të mirë në Superiore dhe pretendentja kryesore për titull.
    Performanca e dobët e javëve të fundit e ka larguar ekipin nga imazhi i një skuadre dominuese. Në pesë ndeshjet e fundit, shkodranët kanë marrë vetëm 5 pikë, me një fitore, dy barazime dhe dy humbje.
    Gjatë kësaj periudhe kanë realizuar vetëm dy gola dhe kanë pësuar tre, ndërsa në tre sfidat e fundit nuk kanë shënuar asnjë gol. Seria negative i ka zbritur në vendin e katërt, me 25 pikë pas 15 javësh.
    Aktualisht ato ndjekin kreun me katër pikë diferencë nga Elbasani. Situata kërkon reagim të menjëhershëm për të mos humbur ritmin në garën për titull.

  • “Skuqet” Vllaznia, por mungon goli në “Elbasan Arena”. Dinamo mjaftohet me golin e Vilës në Vlorë

    “Skuqet” Vllaznia, por mungon goli në “Elbasan Arena”. Dinamo mjaftohet me golin e Vilës në Vlorë

    Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e fundit të javës së 15-të në Abissnet Superiore. Vëmendja është në “Elbasan Arena”, aty ku përplasen dy nga pretendentët e këtij sezoni, Elbasani dhe Vllaznia. Pjesa e parë është mbyllur me porta të paprekura, por shkodranët janë me një lojtar më pak.
    Në minutën e 26-të, Bajrami dhe Gjini ndalojnë në mënyrë të parregullt Tsague-n, arbitri jep karton të verdhë për Gjinin, që ishte i dyti në pak minuta dhe mbrojtësi detyrohet të lërë fushën e lojën. Protesta nga shkodranët, të cilët kërkonin ndëshkimin e Bajramit dhe jo të Gjinit.
    Përsa i përket rasteve, të dyja ekipet patën mundësitë e tyre në pjesën e parë, por pa arritur ti finalizonin me gol. Në minutat 9′, 10′, shkodranët patën dy raste të mira me Kastratin dhe Kallakun. Në minutën e 34-të, Elbasani pati një rast të mirë me Tsague. Rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë.
    Në Vlorë, pjesa e parë mes Flamurtarit dhe Dinamos është mbyllur 0-1 për “Blutë”. Në aksionin e tyre të parë të rrezikshëm, kryeqytetasit gjetën golin me Lorenco Vilën, i cili shënoi pas asistit të Nezirit.

  • “Skuqet” Vllaznia, por mungon goli në “Elbasan Arena”. Dinamo mjaftohet me golin e Vilës në Vlorë

    “Skuqet” Vllaznia, por mungon goli në “Elbasan Arena”. Dinamo mjaftohet me golin e Vilës në Vlorë

    Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e fundit të javës së 15-të në Abissnet Superiore. Vëmendja është në “Elbasan Arena”, aty ku përplasen dy nga pretendentët e këtij sezoni, Elbasani dhe Vllaznia. Pjesa e parë është mbyllur me porta të paprekura, por shkodranët janë me një lojtar më pak.
    Në minutën e 26-të, Bajrami dhe Gjini ndalojnë në mënyrë të parregullt Tsague-n, arbitri jep karton të verdhë për Gjinin, që ishte i dyti në pak minuta dhe mbrojtësi detyrohet të lërë fushën e lojën. Protesta nga shkodranët, të cilët kërkonin ndëshkimin e Bajramit dhe jo të Gjinit.
    Përsa i përket rasteve, të dyja ekipet patën mundësitë e tyre në pjesën e parë, por pa arritur ti finalizonin me gol. Në minutat 9′, 10′, shkodranët patën dy raste të mira me Kastratin dhe Kallakun. Në minutën e 34-të, Elbasani pati një rast të mirë me Tsague. Rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë.
    Në Vlorë, pjesa e parë mes Flamurtarit dhe Dinamos është mbyllur 0-1 për “Blutë”. Në aksionin e tyre të parë të rrezikshëm, kryeqytetasit gjetën golin me Lorenco Vilën, i cili shënoi pas asistit të Nezirit.

  • Vllaznia triumfon në “Loro Boriçi”, shkodranët mposhtin Dinamon në ndeshjen që po “ziente” nga tensioni

    Vllaznia triumfon në “Loro Boriçi”, shkodranët mposhtin Dinamon në ndeshjen që po “ziente” nga tensioni

    Vllaznia ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme. Përballja ka përfunduar me shifrat minimale 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 13, kur Bekim Balaj shënoi golin e vetëm. Një sfidë që pritej të ishte e zjarrtë, për shkak të deklaratave të trajnerëve përpara ndeshjes.
    Tashmë shkodranët shkojnë në kuotën e 23 pikëve në krye të tabelës, 3 më tepër se Elbasani i vendit të dytë. Sakaq, Dinamoja mbetet në vendin e 4-t, me 18 pikë të grumbulluara gjithsej në 11 javë kampionat./Sport Ekspres/

  • Vllaznia rikthehet te fitorja dhe vendi i parë, Dinamo bie në Shkodër

    Vllaznia rikthehet te fitorja dhe vendi i parë, Dinamo bie në Shkodër

    Vllaznia ka fituar 1-0 ndaj Dinamos në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 11-të të Abissnet Superiore. Shkodranët gjetën golin në minutën e 13-të, pas një aksioni të bukur të Lirim Kastratit dhe në fund pas një topi të devijuar, Bekim Balaj e dërgon atë në rrjetë.
    Në minutën e 26-të, Dinamo i afrohet goli, por goditja me kokë e Ferrera përfundon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 34-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Beranrd Berisha gjen golin, por anullohet për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për shkodranët.
    Dinamo e nis vrullshëm pjesën e dytë, por Guindo gabon në momentin e fundit. Në minutën e 62-të, Bregu dërgon topin në rrjetë pas pasimit të Lorenco Vilës, por goli anullohet sërish për pozicion jashtë loje.
    Në minutën e 65-të, Sherif Kallaku i afrohet golit të dytë për Vllazninë, por goditja e tij ndalet në fund nga Aldo Teqja. Në minutat e fundit, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, pasi Kallaku i dëmtuar doli nga fusha me barelë dhe shkodranët i kishin kryer zëvendësimet e mundshme. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Vllaznia fiton 1-0 dhe mban vendin e parë me 23 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e katërt me 18 pikë.

  • Shtohet “oreksi” te Vllaznia, shkodranët duan fitoren e pestë në 6 javë

    Shtohet “oreksi” te Vllaznia, shkodranët duan fitoren e pestë në 6 javë

    Fitorja me Bylis në transfertë ka shtuar “oreksin” tek Vllaznia, me kuqeblutë që me suksesin 0-1 ndaj mallakastriotëve shkuan në 3 fitore radhazi.
    Por, kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini nuk duan të ndalen me kaq dhe objektivi në ndeshjen e radhës është sërish fitorja. Edhe pse se përballë është Tirana dhe klasikja ngelet gjithmonë e paparashikueshme, pavarësisht pozicionit apo formës së kundërshtarit.

    Megjithatë në Shkodër janë sërish të bindur për një sukses në duelin e radhës. Patjetër me objektiv për 3 pikët, por gjithmonë, duke respektuar edhe Tiranën, që ngelet një “peshë” e rëndë e futbollit shqiptar.
    Në këtë mënyrë ndaj kryeqytetasve, Vllaznia nuk kërkon vetëm fitoren e radhës, por krijimin e një vijimësie në Superiore. Që do i bënte të mundur akoma më tepër shkëputjen ndaj kundërshtarëve në një moment ku po vjen fundi i fazës së parë. Gjithashtu 9 herë kampionët e vendit kërkojnë të ruajnë me “fanatizëm” rekordin e ndeshjeve shtëpiake këtë edicion në Superiore. Kjo pasi Vllaznia ka një rekord absolut me 100% të fitoreve në duelet se pritëse këtë sezon.
    Me “Loro Boriçin” që është shndërruar në një “fortesë” dhe i pakalueshëm për kundërshtarët. Kjo pasi shkodranët njohin vetëm fjalën fitore në shtëpi, pas sukseseve 2-0 ndaj Egnatias, 4-1 ndaj Partizanit, 2-0 ndaj Vorës dhe 1-0 ndaj Elbasanit. Pikërisht këtë trend fitoresh nuk duan ta prishin në radhët e Vllaznisë as ndaj Tiranës, ku objektivi është fitorja dhe sigurimi i 3 pikëve të radhës.
    © BalkanWeb

  • Kurrë i mundur në shtëpi nga Vllaznia, Josa kërkon ta mbajë rekordin gjallë te Bylisi

    Kurrë i mundur në shtëpi nga Vllaznia, Josa kërkon ta mbajë rekordin gjallë te Bylisi

    Bylisi ka dalë triumfator ne çdo sfidë me Vllazninë sidomos kur janë luajtur në Ballsh. Mallakastriotët po e përgatisin me qetësi duelin e radhës me shkodranët, teksa synimi është marrja e tri pikëve.
    Ballshiotët kanë shtuar organikën dukshëm, madje ndaj Vllaznisë do të jenë për lojë edhe dy lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës, Roni Uankeuai sulmues, por edhe David Karmona, mbrojtës krahu. Trajneri Mirel Josa vazhdon përgatitjet bashkë me stafin e tij, duke përgatitur skuadrën dhe duke punuar shumë edhe psikologjikisht me djemtë.

    Nga ana tjetër edhe lojtarët janë duke e përballuar më së miri këtë minifazë që do të kryhet deri në sfidën me shkodranët. Ballshiotët kanë afruar disa elementë në orët e fundit të merkatos dhe duket se tashmë grupi është “shkrirë në një”. Ndaj edhe në sfidën me Vllazninë, mallakastriotët do të jenë me grup të plotë.
    SKEMA- Bylisi ka provuar që të luajë me një sulmues të deklaruar deri më tani siç është Mustafa, ndërsa duket se me shkodranët skema të ndryshojë. Mund të luhet me dy sulmues edhe pse Mustafa ka mbështetje, teksa janë Peralta dhe Kamara nga krahët apo dhe Malomo nga pas. Megjithatë, mund të luajë këtë herë edhe kamerunasi Uankuai nga minuta e parë, pasi është duke kapur formën e tij më të mirë.
    Alternativat tashmë nuk mungojnë te ballshiotët, pa thënë se në çdo repart ka konkurrencë dhe cilësi. Megjithatë vetëm kur të rikthehen lojtarët e grumbulluar me Kombëtaret, do të ketë një vendim për skemën, duke qenë se Marku, Përndreca e Kamara janë titullarë fiks në Ballsh. Kështu që dueli me shkodranët po pritet në Ballsh me optimizëm, ndërsa synimi është marrja e 3-pilëve të shtëpisë, për të mos ndërlikuar edhe më shumë situatën në tabelën e renditjes.
    © BalkanWeb

  • Ecuri e mirë, por zbulohet frika më e madhe e Vllaznisë

    Ecuri e mirë, por zbulohet frika më e madhe e Vllaznisë

    Ecuria e mirë e Vllaznisë në këtë fillim sezoni, ku shkodranët kanë zhvilluar ndoshta futbollin më të mirë në kampionat, kanë tërhequr vëmendjen e shumë kujt jo vetëm në Shkodër, por në mbarë vendin.
    Me shkodranët që kanë qenë një kryefjalë e këtyre javëve në Superiore, kjo jo vetëm nga performancat, por edhe vetë pretendimet e kuqebluve. Të cilët këtë edicion duket se kanë vetëm një qëllim, fitoren në çdo takim dhe marrjen e 3 pikëve. E më pas për të pretenduar edhe për fitimin e titullit kampion në fund të edicionit. Ku tashmë gjithë mbështetësit e ekipit dhe opinioni futbollistik në qytet janë shumë optimistë dhe besimplotë për skuadrën.

    Dhe pikërisht në klub, por kryesisht tek stafi teknik duan të mbajnë sa më larg euforinë nga futbollistët. Fakt që u theksua edhe nga trajneri Martini në konferencën pas shtyp në ndeshjen me Vorën.
    Ku theksoi se “armiku” më i madh i shkodranëve është euforia. Faktor që e ka penalizuar shumë ekipin edhe në të shkuarën. Prandaj skuadra kërkohet të lihet sa më shumë në qetësi dhe larg presionit, në mënyrë që të jetë e përqendruar vetëm në fushën e lojës. Kjo pasi është vetëm fillimi i kampionatit dhe Vllaznia ende s’ka arritur asgjë konkrete, e në këtë mënyrë gjithçka duhet të arrihet në fushën e blertë. Me skuadrën që momentalisht rri larg edhe mediave dhe deklaratave të shumta që mund të dëmtojnë në të ardhmen.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Titulli, Vllaznia dhe efekti “B-B”! Shkodranët formojnë një repart sulmues me dy futbollistë shtatlartë

    Titulli, Vllaznia dhe efekti “B-B”! Shkodranët formojnë një repart sulmues me dy futbollistë shtatlartë

    Ardhja e Çarls Bismark në orët e fundit të merkatos te Vllaznia ka kompletuar kuqeblutë për edicionin 2025-26.
    Kështu Martini dhe stafi i tij më në fund morën sulmuesin për të cilin kishin këmbëngulur gjatë gjithë verës. Me ganezin që u rikthye në Shkodër pas aventurës europiane në radhët e 9 herë kampionëve të vendit tonë. Ku la një shije shumë të mirë në dy ndeshjet ku u aktivizua ndaj Vikingur në turin e dytë të “Conference League”.

    Për këtë arsye 24-vjeçari ishte objektivi parësor për ofensivën shkodrane dhe në fund u realizua. Forma e treguar nga shtatlarti në seancat e para stërvitore pas rikthimit në kryeqendrën e veriut ka qenë me të vërtetë e kënaqshme. Me ish-sulmuesin e CSKA Sofia që ka treguar ritëm dhe formë të mirë sportive, madje duke arritur të bëjë diferencën edhe mes shokëve të skuadrës në seancat e zhvilluara. Momentalisht sulmuesi duket se do jetë partneri i Balajt dhe një favorit i madh për një vend titullari në rikthimin e kampionatit. Kështu në stërvitje është parë shpesh që dyshja e preferuar në sulm është ajo Balaj-Bismark.
    Me Vllazninë që momentalisht do jetë nën efektin e “B-B”, dyshes së sulmit që luajti së bashku edhe gjatë verës. Në këtë mënyrë shkodranët formojnë një repart sulmues me dy futbollistë shtatlartë dhe shumë imponues fizikisht ndaj kundërshtarit. Dy sulmues që jo vetëm dinë të shënojnë, por edhe të “përplasen” me kundërshtarët, duke iu shkaktuar “dhembje koke” ekipeve dhe mbrojtjeve rivale. Patjetër edhe ardhja në formën optimale e Lirim Kastratit kompleton akoma më shumë repartin sulmues te Vllaznia. Që nga emrat që ka aktualisht në organikë, ka sulmin më të frikshëm në mbarë kampionatin.

  • Vikingur përmbys Vllazninë, shkodranët lajnë duart me Europën

    Vikingur përmbys Vllazninë, shkodranët lajnë duart me Europën

    Në Rejkjavik (Islandë) Vllaznia e Shkodrës e mbështetur nga shumë tifozë kuqeblu përmbyset në limite të kohës së rregullt nga vendasit e Vikingur. Nisur nga avantazhi i takimit të parë 2-1, shkodranët e Edi Martinit e panë vetën poshtë një goli në të 10′-ën ndërsa më pas arritën të barazojnë me Balaj në të me penallti (26′).

    Në pjesën e dytë sërish islandezët rikthehen në epërsi por sërish një penallti e kthyer në gol nga kapiteni Bekim Balaj vendosi balancën në të 85′-ën. Vetëm një minutë entusiazëm dhe Vikingur shënon golin e tretë me Hansen (86′) duke e dërguar takimin në shtesë. Sapo nis ajo, sërish vendasit gjëjnë golin e katërt me Torkelson (94′).

    Kështu Vllaznia me rezultatin e përgjithshëm 5-4 eleminohet në turin e dytë duke mos arritur të kualifikohet çka do të bënte që kuqeblutë të preknin për herë të parë në histori një raund të tretë në Europë.

    Eleminohen Prishtina dhe Deçiç Tuzi, Ballkani i’a del në Maltë.

    Ndërkohë pas Egnatias dhe Dinamos të kualifikuara në raundin e tretë, Prishtina eleminohet me penallti nga Larne e Irlandës së Veriut 4-5. Goli i Gjelbrim Taipit në të 10′ u bë nul nga Daniel Bent (56′). E para 0-0 e dyta 1-1 teksa penalltitë i buzëqeshën miqëve. Më herët u eleminua edhe ekipi shqiptar nga Mali i Zi, Deçiç Tuzi. Në Vjenë ata humbën 4-2 me Rapidin dhe me shifrat e përgjithshëm 6-2 i thonë lamtumirë Europës. Edhe Ballkani kap turin e tretë. Barazimi i sotëm me Florianën 1-1 dhe fitorja e së parës 4-2 i mundësojnë ekipit të Orges Shehit raundin tjetër./ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin