Tag: shkodrane

  • Pasqyrë e vjetër shkodrane, prozë poetike nga Ernest Koliqi

    Pasqyrë e vjetër shkodrane, prozë poetike nga Ernest Koliqi

    Kthye në Shkodër mbas shumë vitesh largese, një ditë qesh i grishun për drekë ke do të afërm të mi. Si mbaroi sofra, më vunë me pushue në zheg në një odëtë gjanë që i hapte dritoret me hekura kah kopshti mbas shtëpie. Gjithkund ngjeti, mbrendë e jashtë, dielli mizor i kulmit të verës derdhte dritë verbuese e vapë zharritëse. Po në atë odë s’hynte aspak vapa e pak fort drita. Ishte fresk. Jo vetëm fresk, por gadi si të ftohtë. Kështu, nemose, mu duk mue. Si një kujtim ditësh të gjata shiu, të shiut dimnor të Shkodrës, rrinte pezull aty mbrendë e më dha një të dridhun të papritun, jo aq në trup sa në shpirt. Këtë përshtypje të çuditshme dimnore në pikë të verës, tue hy në atë odë, s’ta epte gjysmëtrri saj (dritoret, të ulta e të thella në mur, s’e linin dritën e madhe të jshtme të depërtojë me plotni të lirë), por vjetërsia e orendive, ngjyrat e zbeta që aty vinin tue u venitun e sidomos akulli i një pasqyre të stërmadhe rrethue me një suazë të trashë, prarimet e së cilës ishin nxi e çue leskër.

    Ato orendi, ato ngjyra të morituna e atë pasqyrë unë i njifja. Kalama, shpesh herë luejta e fjeta në mes tyne.Sa më lanë vetëm para dyshekut të shtruem, m’u përkujtuen netët e fëmijnisë kuj buja ke ata të afërm të mi.

    Një shërbetore më çonte me fjetë mbas darke tue mbajtë me njanën dorë kandillin vajguri e tue shtrëngue me tjetrën dorën time të vogël, e cila drithej si të tanë trupi nga frika e bubazhelave që struken ndër skaje të errta të shtëpive për me i kërcnue trathmend kalamajve. Drita e kandillit e lëvizun në ecje kërcente me hov mbi orendi të mbytuna në terr, të cilat si të grishuna nga një urdhër i vrikshëm, paraqiteshin një ças në tubë të rrezeve e zhdukeshin prap, tue u fshi prej shikimit tim të trembun. Por, i vendosun kandili mbi komoh, drita e qetë që lëshonte rrotull m’a fashiste tutën e unë fleja menjiherë tue e lanë përgjysmë përrallën e shërbetores.Një natë drita e kandilit shkoi e shkrepi në pasqyrë të madhe ndërmjet dy dritareve.Si nëpër një derë befas të çelun, vërejta një lëvizje të frigueshme hijesh në atë odë tjetër që dukej përtej pasqyrës. Këlthita. Shërbetores gati sa s’i shpëtoi kandili doret.– Ça ke, more shënjallë?…-Shifi, aty mbrendë…-Karabush, aty s’ka kurrgja, kujtova se çka pate!-Çoje kandilin… Due me pa aty mbrendë…Ajo më tha me nji za të premë:S’ban. Nuk duhet me u shikue natën në pasqyrë. Asht keq.-Keq? Pse keq?– Pse njashtu!Edhe me pasë dashtë, ajo sigurisht nuk do të dint me dhanë zhvilim ma të gjatë. Si njerëzit e popullit, bestytnit i ndiqte me bindim pa kërkue psehin e tyne. Mue ajo fjalë e saj më mbet e ngulun ndër tru, kështu që deri vonë i dreshta pasqyrat natën.Ku kujtim më mbante në kambë midis asaj ode të vjetës e më bante me harrue pushimin e zhegut, ndonëse gjithëshkafja aty ku ndodhesha ndiellte gjumin. Flinin orenditë e repuna e të plasarituna, flinin pëlhurat e daluna boje; flinin pa kurrnjë uzdajë zgjimi. Bashkë me trishtimin që japin gjithmonë sendet e bukura të vjetrueme, në shikimin tim përzie malli i hollë grumbullue mbrenda meje nga një mërgim i gjatë jashta Shkodre.Shortia e jetës madhështore shkodrane, tashma në perëndim, më kapi e më robnoi.Ajo shtëpi, ajo odë, ato orendi, të gjitha ato sende të heshtuna dikur kishin qenë plot jetë.Përkujtova në atë zheg vetmitar ditët e sosuna kur emni i qytetit tonë përmenden nëpër tregje të largta në Lindje e në Perëndim, e kuajt që niseshin me mall Shkodre për Rumeli dredheshin ngarkue me pare, e barkët e Ulqinakëve që lundronin mbushë me prodhime të vendit na silnin në kthim cohna të çmuesme për reshperesha, gryka të mermerta pusi për oborret e dyerve të para, pasqyra të mëdha Venedikut për odat tona. E aty në trapazan tash flinin mbulue me pluhun vjetërsie sinia e tepsia, legena e jebrikë remi që dikur dorë nëpër dorë vezulluan ndër darsma e gostina, tue përcjellë me tingull të tyne kumbor, në shtruem në të çuem të sofrave, jonet e qemaneve e të sazeve edhe takllimën e dajreve. Finin minderët me shtroje të zverdhueme tue andrrue ndoshta mëngjeset kër shtëpia vlonte me farefis, miq, dashamirë e zotnijt me brandavekë të mëndafshtë e çarapë të bardhë e këpucë lustrafini me llastika, kthye mbas sa muajve prej tregtimeve përtej deti, pritnin krenarë e të ngrehun ndër jelekë me sumbulla ari çelë mbi këmishë të fortë ku spikaste kravata e zezë, shokët që ngarendëshin me u urue mirardhjen. Halia me ngjyra të tretuna, ku unë kisha kambët, përkujtonte pashmangët e kuqe me të qindisuna ari, ato pashmangë nusesh e zojash që e shkelen ambëlsisht kur lajlet e saja shëndritshin të reja.Një botë e lume zgjatej në atë gjysmaterr, në jetë sot gadi e harrueme nisi me lëvizë në atë odë e kërkoi ngjyrat e veta të dikurshme, dritën e shkimun të agimeve. Kërkoi një za që ta ringjallte. Zanin tim.E papritmas pasqyra ndriti. U përshkue në dritë të saj si një vetëtimë zgjuese. Ajo përfshini në gjinin e vet atë botë e atë jetë të harrueme em’i qiti përpara rrethue me avuj mallëngjimi e bukurie. Më kishte rrëmbye kryekëput shortia amullore e jetës shkodrane. Dëshirova për vetë një lumni të përgjumëshme në atë shtëpi të vjetër, në atë odë të madhe e të errët, tue ndjekë besnikisht zakone perënduese, tue u qarkue në një rreth kujtimesh të qeta e përkundëse. Dëshirova një lumni anakronistike që të m’a shuante hovin e gjakut rinor në ritmin e kadalshëm të vet.Iu avita pasqyrës. Fytyrimi im u shkep prej fundit të saj edhe eci kah unë tue u zmadhue në breshnor të akulluem. Por s’pata kohë me shikue veten. M’a tërhoq vërejtjen dishka tjetër.Pasqyra s’e kishte ma atë dritë të qartë që pati në kohën e fëmijnisë time. Ca avuj të zbardhukët ia mjegullonin fundet e mistertshme ku pashë tue ardhun e tue u shkrue, përherë ma qartas, disa fytyra trimash e grashë. U solla me shpejti por askush nuk gjindej në odë, veç meje.Pasqyra po hapte gjinin e vet ma të mshefun e po shpaloste para meje shka pasqyroi në kalesën e saj.Kallëzohet ndër përralla se natën prej kënetës s’argjantë ndriçue nga rrezet e zbeta të hanës dalin një nga një jashta valëve të qeta Zanat e ujit me tisa të shtjelluem për me endun valle mbi brigje të heshtuna. Krejt njashtu prej fundeve të asaj pasqyre të vjetër dolen edhe m’u rreshtuen përpara, aty në breshnor të mugët, pa qitë za prej goje, zotnij e zoja të kohës që u fik. Fytyra ime i ngjiste fytyrave të tyne.Heshtja në odë ishte e lehtë si mazë qumështi që një krisëm e papritun mund të bajë me u plasë.Unë theva atë heshtje të mrekllueshme me një gaz shpotar që i shkundi e i trembi ato hije të parësh.– Jeni strukë aty në fund të pasqyrës për me rrejtë Dekën. Keni ndejë me vite e vite tue më pritë. E s’mbrami, kujtuet se erdhi dita juej. Jo, poeti s’e humbë jetën e vet për me ringjallë tuejën. Gëzimet e idhënimet, që ju tronditën, qenë tepër të ngushta. Unë kam dëshirë ma të gjana e ma të nalta. Lumnia që ju shijuet motit më duket e pakrypë. Në këtë breshnor të marrun drite, unë due me kundrue fytyrën time të re jo fytyrat e jueja të vjetra.Një zojë e hijëshme më përgjegji tue buzëqeshë mallëngjyeshëm.– Po fytyra jote asht jona. Na jemi përtri në ty. Këtë ngushulim falë jeta e brishtë njerzore, drita e gjakut sa fiket në prindin ndezet në djalin e me të, fisnikia e dëshireve. Ti je djali ynë e në ty vlon gjaku që bani me lulëzue prendverat tona. Mos na bje mohit. Ringjalle tue përlavdue morin në të cilin na gëzuem e vuejtëm. Mate jetën tande në ritmin e zakoneve që prej nesh trashigove. Ti je krejt yni. Na të kemi gjinikue. Gojdhana jonë duhet të vazhdojë në ty e në porzinë tande.– E kam këndue dikur paqin e plogët të ditëve tueja, andjet e përgjumshme mbrenda avullijave që ndajnë prej botës. Sot ndrrova. Dëshireve ju u vutë për caqe murin e shtëpisë edhe lumin e qytetit. Unë dashuroj lirinë që then çdo cak të padrejtë e çon, përtej mureve e përtej lumejve, në vllaznim me të panjoftunin e udhës që flet gjuhën time. Lumnia që ju kërkuet pat një ritëm të ngathët e qe rrethue e një bukuri tepër vetmitare. Unë due ndjesitë e forta e të hapta që nxisin me ia hy veprimeve të guximshme, dashuroj lëvizjet përtrise, stuhit pastruese, luftat plot rrezik që nxjerrin nga fati me përdhuni agime ma të lume për të gjithë, adhuroj qiellat e lira, shqipet fluturuese dhe theroret e përtrime majë maleve që kanë Zanat për priftnesha.Ata ulën kryet e, një nga një, u larguen kah fundet e mjegullueshme të pasqyrës dhe humben në mbretninë e hijeve.Bukuria e zbehtë e jetës shkodrane të dikurshme mbet e robnueme në avujt e një pasqyre të vjetër, ku unë s’deshta me u pasqyrue.

    *Shkëputun nga Pasqyrat e Narçizit

    ObserverKult

    lexo edhe:

    Ernest Koliqi: Dashunova prrallën e Narçizit me të tânë hovin prendveruer

  • ‘Dita e pajës’, tradita shkodrane e përgatitjeve një ditë para dasmës

    ‘Dita e pajës’, tradita shkodrane e përgatitjeve një ditë para dasmës

    Qyteti i Shkodrës, përveç vlerave historike, shoqërore e ekonomike, ruan me krenari edhe trashëgiminë shpirtërore, ku një vend të veçantë zë ceremonia e dasmës shkodrane me gjithë ritualet e saj.

    Pikërisht për këtë arsye, në Muzeun Historik të qytetit u organizua aktiviteti “Dita e Pajes”, ku u sollën me detaje traditat e përgatitjeve që nisnin një ditë para dasmës.
    Ky rikthim pas në kohë, tek zakonet e bukura, emocionoi edhe vetë shkodranët që i kanë përjetuar këto momente dekada më parë.
    Magjia e dasmës shkodrane tërhoqi vëmendjen edhe të vizitorëve të huaj, të cilët, pavarësisht se është fund shtatori, janë të shumtë në Shkodër.
    Një turist francez shprehet: “Janë veshje shumë të veçanta, të gjeneratave të ndryshme. Kjo shtëpi-muze është gjithashtu shumë e rrallë dhe ceremonia e dasmës është krejt ndryshe nga sa kam parë. Për ne të huajt është interesante në çdo detaj, që nga dhëndri e nusja deri tek muzika.”
    “‘Dita e Pajes’ dëshmoi se dasma shkodrane mbetet një simbol i veçante i trashëgimisë kulturore, që bashkon të shkuarën e Shkodrës me të sotmen.

    Top Channel

  • Ndahet nga jeta Agim Molla, këngëtari i njohur shqiptar

    Ndahet nga jeta Agim Molla, këngëtari i njohur shqiptar

    Muzika shkodrane ka humbur një prej figurave të saj më të çmuara. U nda nga jeta Agim Molla, i njohur si një nga këngëtarët e fundit i ahengut shkodran dhe një nga mbrojtësit më të mëdhenj të kësaj traditë.

    Me një repertor të pasur prej mbi 350 këngësh, Molla ishte kthyer në simbol të gjallë të ahengut, duke e përcjellë me një zë të pastër e të fuqishëm, ashtu siç e kishte trashëguar brez pas brezi. Për të, ahengu nuk ishte vetëm muzikë, por vetë jeta e tij.

    Prej më shumë se 45 vitesh, Agim Molla ka qenë pjesë e pandarë e gëzimeve familjare të shkodranëve, duke i shoqëruar me muzikë e duke mbajtur gjallë një traditë që përbën identitetin kulturor të qytetit.

    Në intervisten e fundit, ai ishte shprehur me mall për kohët e shkuara, duke theksuar se “dasma shkodrane nuk është më ajo e dikurshmja”. Megjithatë, ai la një porosi të vyer: “Këngën shkodrane duhet ta duam e ta ruajmë.”

    Ndarja nga jeta e Agim Mollës lë një boshllëk të madh në ahengun shkodran, por zëri dhe kontributi i tij do të mbeten përjetësisht pjesë e historisë muzikore dhe shpirtit të qytetit të Shkodrës.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NË KUJTIM TË MIKES DHE POETESHËS PA NJË TË DYTË SE VETVETJA, LINDITA AHMETIT

  • VIDEO – Vrasja dyfishe në Shkodër, reagon Partia Demokratike për mes kryetares Eliona Shkreli…

    VIDEO – Vrasja dyfishe në Shkodër, reagon Partia Demokratike për mes kryetares Eliona Shkreli…

    Një bilanc tragjik me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur është kjo që Shkodrës së kulturës dhe dijes i ofrohet në ditën e parë të shkollave!
    Ndërkohë që sot, rrugët e qytetit duhej të gumëzhinin nga zërat e gëzuar të fëmijëve dhe nga urimet për një vit shkollor të mbarë, qëndra e Shkodrës u mbulua nga breshëritë e plumbave dhe gjaku i shkodranëve.
    
    Shkodra jeton kohët e pasigurisë pasi vetëm pak ditë më parë, një tjetër vrasje ndodhi në qëndër të wytetit. Tashmë krimi nuk njeh vënd e as kohë….Shkodra nuk ka më siguri as në rrugë, as në lokal, as ditën e as natën! Sot krimi ndodh në qëndër të qyteti, në oraret më të frekuentuara, brënda në lokale. Sot plumbat po marrin jetë të pafajshmish. Dita e sotme është një bilanc lufte!
    Ky është shteti i Edi Ramës dhe Benet Becit, një shtet i paaftë për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike. Kjo është pasiguria me të cilën përballet Shkodra dhe qytetarët shkodranë.
    Kjo vrasje kriminale ndodhi vetëm pak metra larg zyrës të kryebashkiakut dhe drejtuesit politik Rilindas, Benet Beci, i cili ndërkohë që blindohet në zyrën e Tij për të bërë listat e shkarkimeve nga puna, jashtë dyerve të mbyllura të Tij ndodh makabriteti me viktima të pafajshme. Taksat e qytetarëve shkodranë përdoren mga Benet Beci për punësime partie, ndërkohë që do duhej të shkonin në mbrojtjen e qytetarëve, të sigurimit të rendit në Shkodër nga struktura e policisë bashkiake e drejtuar nga Ai.
    Pasaporta Euorpiane e kryeministrit Rama është në fakt pasaporta e krimit, paaftësia e një shteti për t’i siguruar qytetarëve të të tij rend dhe siguri. Pasaporta Europiane është policia totalisht e paaftë për të siguruar jetën e njerëzve pavarësisht se paguhen nga taksat e shqiptarëve për t’i mbrojtur dhe për të parandaluar krime të tilla tronditëse, të denja për skenare filmash që janë parë e dëgjuar në Siçilinë e viteve 80.
    Partia Demokratike i bën thirrje strukturave policore të kryejnë detyrën që i kërkon ligji, të parandalojnë ngjarje të tilla kriminale dhe të sigurojnë jetët e qytetarëve shkodranë! Detyra e policisë së shtetit nuk është vetëm vendosja e gjobave me urdhër të shefave, por detyrat kryesore te saj janë lufta ndaj krimit, siguria dhe rendi dhe mbrojtja e jetës së wytetarëve shkodranë.
    Partia Demokratike shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të kësaj ngjarje makabre! /Deklaratë për mediat e kryetares së PD- së Shkodër/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • 29 thanie shkodrane: Bane t’mirën e hidhe n’det!

    29 thanie shkodrane: Bane t’mirën e hidhe n’det!

    Në vazhdim ju sjellim disa thënie të zgjedhura shkodrane:

    T’bana bir, me hjekë mirë; m’dole dreq me hjekë keq.Aj mend xixi mend, as për vedi as për kënd.Lype – s’ta japin; merre – s’t’thojnë gja.Kur s’ke pula mos ban “ish”.Ka thanë frati shko te shtrati n’mos t’marrtë gjumi t’pushon shtati.Deka me nder asht kapak florini.Ç’ka del prej mice gjun për mij…A ke pa me fjetë?Do punue koka, me prodhue toka!Kryet thi e menden fmi.Zoti të dhashtë bereqet n’tru.Mendja e madhe e zeza e t’zot.Inatin e mramjes, lene për nadje…E han marren me bukë.Qari e zarari janë motër e vlla!Nuk kam hall se m’des, kam hall se m’ndrron ves! T’hyftë vedja n’qejf!Çdo fis, e ka nji pis!Shtat e hije, e mend as i fije!Nata asht e hueja!Sillu e përsillu, bjer n’kuj e lidhu!Rrej se rritesh!Bane t’mirën e hidhe n’det, n’mos ta dit’t peshku, ta din Zoti vetë.Kur s’ka njeri mend ka kamë.Kmisha me arrna e trupi me barna s’mbahen.Zemra m’don – betha s’ma mban.Vesha – kopilesha.Malli i mirë shitet afër.Kush ka mik ka çiflik.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    OBJEKTET ME VLERË RUHEN NË ARKIVAT E FAMILJEVE SHKODRANE

    ———————–

    Lexo edhe:

    “KAFSHATA E MADHE TË MBETET NË FYT”, 25 FJALË TË URTA SHQIPTARE

  • 100 vite nga lindja e Bik Ndojës, zaambli i jares shkodrane, fisniku i traditës së kangës dhe qytetarisë

    100 vite nga lindja e Bik Ndojës, zaambli i jares shkodrane, fisniku i traditës së kangës dhe qytetarisë

    Shkruan Albert Vataj

    Kur thue Shkodra, mundesh me nënkuptu tançka përfaqson kyt gurthemel të rand të historisë, kulturës, traditës dhe qytetarisë.

    Kur përmend Shkodrën, mundet me ndërmend gjithçkaqë që asht ngjiz dhe ka marrë vullnesë krenie në t’gjallt e t’pasionuemit, bijt e bijat e këtij qyteti, njiksaj përkatësie, e cilla ma shum’ se gjeografike, mundet me ken shpirtnore dhe artistike, siç diti me dëshmu dhe me xan vend në faqet e lavdishme të historisë si gurthemel i rand i kaprcyelleve.

    E ndërsa lyp me dallue prej tan atyne yjeve qi kan shndrit qiellin mëkimit të naltuar në shpirtje shkodrane, tue e nusnue këtë amë legjendash, ma i shndritshmi vezullim n’ta asht jarja shkodrane. E kur nëpër këtë tempull të muzikës kërkon me gjet nji emën, nji za, nji prej atyne qi e kanë këndue dhe e naltue këtë mjeshtëri të krijimit, do ta kesh sa t’pamujtun njaq edhe sfiduese. Gjithqysh, prej atyne që u përfaqësuen, e jarja shkodrane u mori njaq sa dhe u dha, nji za i gjithpranum në këtë virtuozitet interpretues, asht Bik Ndoja. Shpirti i tij krijues dhe tansia mëkuese përgjat nji jete në skenën e kangës dhe në ëndjen e adhurimit, u plazmu duke mbetun tash e përgjithmon të pashlyem, shkodrane, n’traditën e jares dhe shqiptare, n’galerinë e veprave që morën status thesari kombëtar.

    Bik Ndoja, jo vetëm me jaren, por me tan pasuninë shpirtnore që mori jetë kah kanga, mujti me i dhan njat za qi kishte me mbet ma i epërmi, ma i andshmi, ma i duartrokituni në skenën shqiptare dhe asaj botnore. Bik Ndoja kishte lindun për me këndu dhe kurrgja nuk mujti me e ba njat za me pushue, e njat zemër me rrah me dashni pa cak. Ai u ngjit në apogje dhe shndriti si yll, pa arritun për me shkëlqy si n’skenë njashtu edhe në podet e nderimeve dhe titujve, edhe pse meritoi ndoshta ma shumë se gjithkush tjetër. Shndriti me virtuozitetin e interpretimit të jares shkodrane, njashtu siç shndrin në ag nji diell qi lind tue dëbu terrin.

    Bik Ndoja bani jetën e nji njeriu t’përkorë, pa ankime dhe trazime, megjithëse rreth tij, siç nuk i munguen njerëz qi e vlerësuen talentin, u gjindën ndër ta qi u rreken ta pengonin në ngjitjen e këtij ylli n’qiellin e vet. Por ai nuk u dha, nuk e shterri zanin e tij të magjishëm, nuk e la atë shpirt artisti dorzan dredhive dhe smirës. Gjithqysh ai triumfoi.

    Në vitin 1969, Bik Ndojës i’u akordua titulli “Artist i merituar”.  Plot 30 vite më vonë, Bashkia e qytetit të Shkodrës i akordoi titullin “Krenaria e qytetit”. Në vitin 2007, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike i jep titullin “Interpretues i shquar i jares shkodrane”, duke qenë ky vlerësimi i fundit së gjalli. Në lëmin e meritave vlen të përmendet fakti se që nga viti 2011, dosja “Mjeshtri i Madh” pret në institucionin e Presidencës, për t’iu akorduar ndoshta pas vdekjes.

    Ludovik Ndoj Gjergji i njohur si Bik Ndoja, u lind në Shkodër me 13 gusht të vitit 1925 për t’u shue më 27 dhjetor 2015. Ishte dhe mbetu lëvruesi dhe përçuesi i jares shkodrane, këtij visari të papërsëritshëm, kësaj urëbashkimi mes Lindjes dhe Perëndimit, traditës dhe bashkëkohjes në artin e këndimit./KultPlus.com

  • Edhe plazhi i Velipojës u “çlirua”! Ca të “fortë” shkodranë, që ishin zaptues, ikën me vrap kur policia…

    Edhe plazhi i Velipojës u “çlirua”! Ca të “fortë” shkodranë, që ishin zaptues, ikën me vrap kur policia…

    Kryeministri Edi Rama nuk lëshon terren në aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke e bërë të qartë se asnjë cep i bregdetit nuk do të tolerohet. Pas ndërhyrjeve në zona të tjera, radha i ka ardhur Velipojës, ku autoritetet janë në gatishmëri të përditshme për të siguruar rend, rregull dhe akses publik në çdo metër katror të vijës bregdetare.
    Qëllimi, sipas qeverisë, është të garantohen pushime të sigurta dhe një sezon turistik normal, pa abuzime me pronën publike dhe pa ndërtime apo zaptime të paligjshme.

    Mesazhi është i qartë: hapësirat publike i përkasin të gjithëve dhe nuk do të lejohen më si pronë private për interesat e askujt.
    Ca të “fortë” shkodranë, që ishin zaptues ikën me vrap kur policia mbërriti pranë forcave bashkiake. Deri në atë moment bërtisnin se “nuk ma merr Rama tokën teme!”, ” kush ma prek çadrën ta menojë mirë vetin”, etj.
    Sapo forcat speciale arritën me një mjet të vogël në dorë, shkop gome quhet, ikën “trimat”.

     

  • “Dasma shkodrane” – Vepra që mishëron kulturën dhe historinë e Shkodrës

    “Dasma shkodrane” – Vepra që mishëron kulturën dhe historinë e Shkodrës

    Nga Albert Vataj

    Ka çaste kur një vepër arti bëhet më shumë se një dritare mbi të shkuarën; ajo kthehet në një rit të gjallë, një këngë pa zë që rreh në zemrën e kujtesës. “Dasma shkodrane”, kjo kryevepër e Kol Idromenos e vitit 1924, është një prej atyre mrekullive ku historia dhe arti bashkëjetojnë në një përqafim të rrallë. Një kanavacë ku ngjyrat janë të rrahura nga drita e një qyteti që mbartte mbi supe peshën e traditës dhe hijeshinë e një elegance qytetare, që e shndërron momentin e dasmës në një ikonë të shpirtit kombëtar.Vështroni këtë peizazh të gjallë: oborri me kalldrëm, muret e larta, portiku që hapet si një skenë teatri, aty ku përplasen zërat e këngëve dhe hapa të veshjeve të trasha, të gjera e të hijshme. Femrat me çitjane të zeza e përparëse të bardha, me shallin e mbështjellë rreth kokës, ecin në një ritëm solemn, një koreografi e lashtë që përçon rregulla dhe krenari. Fëmijët e vegjël, të veshur me rroba festive, mbahen prej dore nga nënat apo qëndrojnë kureshtarë në skaj, duke marrë pjesë pa e ditur në një liturgji të përjetshme. Në sfond, një minare e hollë përshëndet qiellin dhe tingujt e largët të qytetit.

    Idromeno nuk e pikturoi thjesht një dasmë; ai ngriti një monument të një qytetërimi të tërë, një kod të heshtur zakonesh e marrëdhëniesh që merr formë përmes veshjes, qëndrimit dhe hapit. Dhe kjo tablo, e veshur me atë tejdukshmërinë e kujtesës që na bën të ndjehemi sikur jemi të fshehur pas xhamit të një dritareje, ose hipur mbi një pemë të lagjes, është një dëshmi e rrallë se si arti shndërrohet në dokument dhe rit njëherësh.Në të vërtetë, kjo nuk është vetëm një pikturë, por një mjet për të eksploruar shpirtin e një bashkësie. Në fjalët e antropologut Clifford Geertz, një vepër arti është një mekanizëm që forcon rregullat, vlerat, lidhjet shoqërore. Dhe “Dasma shkodrane” bën pikërisht këtë, na lejon të lexojmë kodin e heshtur të një shoqërie ku familja, nderi dhe riti janë të shenjtë.Nga kjo tablo mësojmë se si ndërtohej marrëdhënia midis fiseve, si peshoheshin rolet gjinore, si merreshin vendimet që mbartnin peshën e një fisi të tërë. Dhe ndonëse sot emocionet tona janë të tjera, ndonëse syri ynë modern sheh më shumë folklor se sa kod social, fuqia e kësaj vepre është se ajo i tejkalon kohët, ajo na lidh me një identitet që, edhe pse i kaluar, është ende i gjallë në rrënjët e shpirtit shqiptar.Kështu, Kol Idromeno nuk na la thjesht një pikturë; ai na la një rrëfim të përjetshëm, një akt solemn dashurie ndaj qytetit të tij dhe kulturës që e ushqeu. Dhe çdo herë që sytë tanë ndalen mbi këtë kryevepër, ne bëhemi pjesë e asaj dasme, dëgjues të këngëve të vjetra, pjesëmarrës në një vallëzim që nuk resht kurrë.“Dasma shkodrane” mbetet kështu një dritare drejt një kohe kur arti, tradita dhe jeta ishin një, dhe ku çdo hap i nuseve e çdo vështrim i burrave ishte një poezi e shkruar me ngjyrë e dritë.

  • “Dasma shkodrane”, monumenti që Kol Idromeno i dedikoi traditës dhe kulturës, historisë dhe pasurisë shpirtërore të Shkodrës

    “Dasma shkodrane”, monumenti që Kol Idromeno i dedikoi traditës dhe kulturës, historisë dhe pasurisë shpirtërore të Shkodrës

    Nga Albert Vataj
    Ka çaste kur një vepër arti bëhet më shumë se një dritare mbi të shkuarën; ajo kthehet në një rit të gjallë, një këngë pa zë që rreh në zemrën e kujtesës. “Dasma shkodrane”, kjo kryevepër e Kol Idromenos e vitit 1924, është një prej atyre mrekullive ku historia dhe arti bashkëjetojnë në një përqafim të rrallë. Një kanavacë ku ngjyrat janë të rrahura nga drita e një qyteti që mbartte mbi supe peshën e traditës dhe hijeshinë e një elegance qytetare, që e shndërron momentin e dasmës në një ikonë të shpirtit kombëtar.Vështroni këtë peizazh të gjallë: oborri me kalldrëm, muret e larta, portiku që hapet si një skenë teatri, aty ku përplasen zërat e këngëve dhe hapa të veshjeve të trasha, të gjera e të hijshme. Femrat me çitjane të zeza e përparëse të bardha, me shallin e mbështjellë rreth kokës, ecin në një ritëm solemn, një koreografi e lashtë që përçon rregulla dhe krenari. Fëmijët e vegjël, të veshur me rroba festive, mbahen prej dore nga nënat apo qëndrojnë kureshtarë në skaj, duke marrë pjesë pa e ditur në një liturgji të përjetshme. Në sfond, një minare e hollë përshëndet qiellin dhe tingujt e largët të qytetit.

    Idromeno nuk e pikturoi thjesht një dasmë; ai ngriti një monument të një qytetërimi të tërë, një kod të heshtur zakonesh e marrëdhëniesh që merr formë përmes veshjes, qëndrimit dhe hapit. Dhe kjo tablo, e veshur me atë tejdukshmërinë e kujtesës që na bën të ndjehemi sikur jemi të fshehur pas xhamit të një dritareje, ose hipur mbi një pemë të lagjes, është një dëshmi e rrallë se si arti shndërrohet në dokument dhe rit njëherësh.Në të vërtetë, kjo nuk është vetëm një pikturë, por një mjet për të eksploruar shpirtin e një bashkësie. Në fjalët e antropologut Clifford Geertz, një vepër arti është një mekanizëm që forcon rregullat, vlerat, lidhjet shoqërore. Dhe “Dasma shkodrane” bën pikërisht këtë, na lejon të lexojmë kodin e heshtur të një shoqërie ku familja, nderi dhe riti janë të shenjtë.Nga kjo tablo mësojmë se si ndërtohej marrëdhënia midis fiseve, si peshoheshin rolet gjinore, si merreshin vendimet që mbartnin peshën e një fisi të tërë. Dhe ndonëse sot emocionet tona janë të tjera, ndonëse syri ynë modern sheh më shumë folklor se sa kod social, fuqia e kësaj vepre është se ajo i tejkalon kohët, ajo na lidh me një identitet që, edhe pse i kaluar, është ende i gjallë në rrënjët e shpirtit shqiptar.Kështu, Kol Idromeno nuk na la thjesht një pikturë; ai na la një rrëfim të përjetshëm, një akt solemn dashurie ndaj qytetit të tij dhe kulturës që e ushqeu. Dhe çdo herë që sytë tanë ndalen mbi këtë kryevepër, ne bëhemi pjesë e asaj dasme, dëgjues të këngëve të vjetra, pjesëmarrës në një vallëzim që nuk resht kurrë.“Dasma shkodrane” mbetet kështu një dritare drejt një kohe kur arti, tradita dhe jeta ishin një, dhe ku çdo hap i nuseve e çdo vështrim i burrave ishte një poezi e shkruar me ngjyrë e dritë.

  • Bujar Qamili “i ven” zjermin Shkodrës, tue ju kallzu se “Qejfi bahet me shkodranë”

    Bujar Qamili “i ven” zjermin Shkodrës, tue ju kallzu se “Qejfi bahet me shkodranë”

    Sonte Shkodra ka me përjetu nji natë të magjishme. Nga krejt mramjet qi kanë ndezë Shkodrën zjerm, në këtë zgjim të jetës së kulturës dhe eventeve që e kanë rilind Shkodrën, tue i’a rikthue nderin dhe lavdinë e kahershme, kjo ka me ken, ma e zjermta prej tanave.Sepse, “Mjeshtri i Madh” Bujar Qamili, i shoqnum nga Artiola Toska, Shkëlzen Jetishi dhe Mateus Frroku, vjen në një koncert recital të ideuar dhe organizuar nga Bashkia Shkodër nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut, Benet Beci, për ta çu shpirtin shkodran përmes kangës dhe kremtes së muzikës në nji dimension të ri, tue kthye freski në Shkodrën e zërave dhe zemrave që e shndërruan kyt qytet në nji tempull arti.

    “Shkodra pret një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të këtij viti!”, shkruan në postimin e tij në mediat sociale kryebashkiaku Beci.Në një atmosferë festive, ku “Qejfi bahet me shkodranë”, organizatorët ftojnë të festojmë së bashku muzikën, kulturën dhe shpirtin shkodran!Jo vetëm nga Shkodra e rrethinat, por nga tan Shqipnia janë sonte n’Shkodër me zemër e me shpirt, me këndu e me festu, me ken në këtë natë të madhe të muzikës dhe festës me të madhin e kangës shkodrane, me Bujar Qamilin.Për ma shumë, kush ka me mujt me ken sonte n’Shkodër ka me e provu. Të tjerët kanë për ta përcjellë këtë festë të këngës qytetare shkodranë, këtë kremte të këngës dhe gazmimit përmes mundësive të tjera të shumta që do ta çojn kangën dhe Bujar Qamilin krejtkund e duan dhe e duartrokasin.
    Albert Vataj