Sitet e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe muzetë e vendit tonë janë kthyer ndër më të vizituarit në vend.
Rritja e numrit të vizitorëve në këto site kulturore ka ardhur edhe si pasojë e vizitave falas në fundjavën e fundit të çdo muaji, .
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale ftoi sot vizitorët të vizitojnë falas këto site kulturore fundjavën e fundit të muajit shkurt.
“Këtë fundjavë lëreni rutinën mënjanë, vizitoni sitet tona kulturore dhe përjetoni nga afër trashëgiminë që na bën krenarë”, shkruan Gonxhja.
Gjatë 2024 sitet kulturore u vizituan nga 1 314 999 persona, 31% më shumë krahasuar me 2023. Pesë sitet më të vizituara në 2024 ishin Kalaja e Gjirokastrës, Parku Kombëtar i Butrintit, Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë, Parku Arkeologjik në Shkodër dhe Parku Arkeologjik në Apoloni.
Në Shqipëri ndodhen një sërë sitesh arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Oriku, Amantia, etj, ndërsa nga kalatë përmendim kalaja e Gjirokastrës, kalaja e Lëkurësit, Sarandë, kalaja e Krujës, kalaja e Beratit, Kalaja e Petrelës, Tiranë, Kalaja e Ali Pashës, Tepelenë, kalaja e Rozafës, Shkodër etj.
Ndërsa nga muzetë përmendim Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik në Berat, Muzetë Arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeu i armëve dhe Etnografik në Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Muzeu Arkeologjik, Tiranë, Muzeu Historik, Shkodër etj.
Tag: Shkodër
-

Gonxhja: Vizitoni sitet kulturore dhe përjetoni nga afër trashëgiminë që na bën krenarë
-

“Lonely Planet” sugjeron kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë
Shqipëria ka qenë një nga destinacionet më të nxehta vitet e fundit dhe nuk ka asnjë arsye për të menduar se fluksi i turistëve do të “qetësohet” së shpejti, shkruan Joel Balsam në një artikull të botuar në “Lonely Planet”.Vendi ballkanik ka plazhe të bukura me ujëra të kristalta – në fakt, një prej tyre u shpall së fundmi si më i kaltërti në botë – qytete të trashëgimisë së UNESCO-s me rrugica magjepsëse dhe tunele nëntokësore, së bashku me shtigje ecjeje të mrekullueshme në Bjeshkët e Nemuna (Alpet Shqiptare).Shumica e turistëve vizitojnë Shqipërinë në sezonin e verës (qershor-gusht), kur plazhet janë më të ngrohta dhe malet janë pastruar nga bora. Kjo është koha e shkëlqyer për ta vizituar vendin ballkanik.Vizitoni Shqipërine në maj ose tetor – me më pak turma dhe temperatura të ngrohta. Megjithatë, kjo periudhë mund të mos jetë ideale për të notuar në det pasi është ende i ftohtë.Shumica e objekteve turistike jashtë qyteteve të mëdha dhe përgjatë bregdetit në Shqipëri, mbyllen në dimër (dhjetor-mars).Industria e turizmit fillon të hapet sërish pas festës së bektashinjve të pranverës, Ditës së Nevruzit, më 22 Mars. Nëse shkoni gjatë dimrit, qëndroni në kryeqytet, Tiranën, ose qytetin verior Shkodër, i cili organizon karnavale dimërore.Planifikoni udhëtimet tuaja në Shqipëri gjatë gjithë vitit me këtë guidë sezonale.Muajt qershor-shtator përbëjnë pikun e sezonit verorRiviera Shqiptare në jug të vendit është quajtur Maldivet e Evropës – një vlerësim i cili merr kuptim kur mendon për ujin e kaltër në brigjet e Ksamilit dhe përreth.Zbulimi i Shqipërisë ka ndihmuar në rritjen e numrit të turisteve të huaj – kështu që gjatë pikut të sezonit pritet të ketë turma të mëdha vizitorësh.Për t’i shpëtuar turmave më të mëdha, merrni me qira një makinë dhe udhëtoni deri në plazhin e Borshit dhe të Gjipesë.Ju gjithashtu mund të bëni një turne me varkë nga Himarë në plazhet e izoluara ku mund të jeni vetëm ju dhe deti i hapur.Në qershor, shkoni në Dhërmi për të marrë pjesë në festivalin e muzikës “Kala”. Nëse mund të prisni deri në shtator, do të gjeni temperatura më pak të nxehta në bregdet dhe me më pak turma vizitorësh.Në përgjithësi, në Shqipëri ka vizitorë gjatë gjithë vitit, megjithëse mungesa e ndonjë flladi detar mund të shkaktojë nxehtësi ekstreme në korrik dhe gusht, me temperatura që rriten mbi 30°C. Zonat më të freskëta janë Bjeshkët e Nemuna, ku temperaturat mesatare lëvizin midis 17°C dhe 22°C në verë.Gjithashtu, zbuloni një tjetër destinacion alternativ veror – Pogradecin, i cili pret “Festivalin Balkan Film Food” në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.Vizitoni Shqipërinë në maj ose tetor për klimë më të butë dhe me më pak turmaTë vizitosh pothuajse çdo vend jashtë pikut të sezonit është një ide e mirë. Ka më pak turma, mot të butë dhe çmime më të arsyeshme. E vetmja pengesë është rreziku i motit të keq – si psh shiu në pranverë.Muajt maj-tetor janë veçanërisht ideal në Shqipëri. Në maj, do të keni më shumë hapësirë për t’u shtrirë në plazhet e Rivierës Shqiptare, megjithëse mund të jetë pak freskët – temperaturat mesatare në Ksamil variojnë nga 16°C – 22°C.Ndërsa maji është gjithashtu teorikisht një kohë e mirë për të ecur në male pasi ka më pak vizitorë në Shqipëri, vini re se bora mund të mos jetë shkrirë deri në fund të muajit.Vjeshta (tetor dhe nëntor) është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për të vizituar Shqipërinë, pasi do të keni mundësinë të shihni ndryshimin e gjetheve në vende si Parku Kombëtar i Thethit.Vjeshta është gjithashtu perfekte për të vizituar qytetet e UNESCO-s si Gjirokastra dhe Berati.Ngrohja në dimër (dhjetor-mars) në baret e modës së Tiranës dhe karnavalet e ShkodrësShumica e akomodimeve në Shqipëri mbyllen gjatë dimrit, por ka ende argëtim gjatë sezonit dimëror. Nëse fluturoni drejt kryeqytetit – Tiranës, shkoni në Bllok dhe relaksohuni me një koktej në “Radio Bar”. Ose provoni rakinë në bar “Komiteti”.Dimri është gjithashtu një kohë e mirë për të vizituar muzeun magjepsës të Shtëpisë me Gjethe të Tiranës, i cili dokumenton historinë e spiunazhit gjatë diktaturës paranojake të vendit nën drejtimin e Enver Hoxhës.Kuzhina shqiptare, e karakterizuar nga mishrat e pjekur në skarë, është e shijshme në çdo kohë të vitit. Provoni gatimet më të mira vendase si qoftet dhe tavën e kosit me mish qengji të pjekur – në restorantet e Tiranës si “Era” dhe “Oda Garden”.Nëse mund ta përballoni të ftohtin në veri të Shqipërisë, vizitoni Shkodrën. Në shkurt, qyteti pret festime të karnavaleve me interpretues të maskuar dhe parada në rrugë.Provoni verën shqiptare nga tetori deri në dhjetorShqipëria është një destinacion në lulëzimin përsa i përket prodhimit të verës, me një histori që shtrihet prej shumë dekadash. Shijoni verën unike të vendit duke përfshirë “Kallmeti”, “Sheshi”, “Debin”, “Vranac” dhe “Vlosh” në qytetin e Beratit.Një ndër të preferuarat është Kantina e Verës Çobo, e vendosur në një kopsht.Adhuruesit e verës mund të vizitojnë në dhjetor qytetin e Pogradecit – i cili pret Festivalin e Verës dhe Gështenjës. /ATSH/
-

Ndrek Luca, Malësori nga Dukagjini që kur vdiq, Adem Jashari shkoj për ngushëllim në familjen e tij
Nga Albert Vataj
Vitet ikin, por emri dhe vepra e të madhit Ndrek Luca mbetet emblematike e traditës së artit skenik shqiptar. Tipat dhe karakteret që ai solli me një mjeshtëri të admirueshme, e kanë shndërruar Ndrek Lucën në një prej korifejve të artit skenik. Rolet e tij, pavarësisht se shumicën prej tyre e përbëjnë personazhet negativ, mbeten të papërsëritshëm dhe konkurues përnga niveli interpretativ, plastika dhe origjinaliteti i jetësimit.
Ndrek Luca, malësori që dashuronte librat po me të njëjtën forcë sa dhe pasionin për skenën. Shpirtin e tij e blatoi në themelet artit të bukur të aktrimit, duke besuar se jeta që ai u dha personazheve që luajti, ishte të gjallët që lartësoi në eterin e lavdisë.
Përgjatë gjithë rrugëtimit të tij të stuhishëm, nga jeta në skenë, nga e zakonta e një bashkëshorti të dashur dhe prindi të përkushtuar, ai e mbrujtin atë emër dhe dinjitet që përfaqësoi me një krenari malsori dhe përkushtim të talentit. Nga skenta e Teatrit “Migjeni” në sheshxhirimet e filmave, ai ofroi përgjegjësi të lartë dhe një pasion që i shndërroi gjithë ato personazhe dhe karaktere në një identitet të ri, me të cilat ai jetoi sa ishte gjallë, dhe kujtohet ende.Në kujtesën e kolegëve, regjisorëve dhe operatorëve, familjarëve gjithashtu, ai, Ndrek Luca ka mbetur shpirtërisht ai, malsori me karakter të fortë dhe artisti me një zjarr të pashuar pasioni. Loja e tij në teatër dhe në kinematografi, morën njëjtë prej tij, energji dhe forcë, shpirt shpërthyes dhe ndjenjë delikate.
Ndrek Luca ka lindur në 3 shtator të vitit 1927 në Dukagjin. Familja e tij shpërngulet në Shkodër qysh kur ai ishte në moshë të vogël. Që në fëmijëri ai ka pasur pasion për aktrimin. Ky pasion do ta shtyjë atë që në vitin 1950 të kërkojë nga organet e kohës të aktivizohet më Teatrin e Ushtrisë pas mbërritjes së tij në atdhe në përfundim të Shkollës e Aviacionit kryer në Jugosllavi . Falë talentit të jashtëzakonshëm dhe përkrahjes së regjisores ruse të këtij teatri Zina Andro, kalon në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1950 si aktor profesionist. Roli i tij i parë në këtë Teatër do të ishte po atë vit në 11 Nëntor roli i Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Më tej do të vazhdonin një galeri e tërë personazhesh, mbi 100, që do ta bënin Ndrek Lucën një nga aktorët më të dashur të publikut shqiptar. Këtu mund të përmendim rolin e Xhirit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, rolin e Jagos në tragjedinë “Otello” i Shekspirit, rolin e Bacës së Gjetajve në dramën “Baca i Gjetajve” të Fadil Krajës, rolin e Lekës në dramën “Toka jonë” të Kolë Jakovës, rolin e Brung Trolit në dramën “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës e shumë të tjera. Përveç interpretimit ai ka shkruar edhe pjesë teatrale ku më e njohura është “Shtatë Shaljanët” si dhe “Votra e huaj”, të interpretuara në skenën e Teatrit “Migjeni” si dhe pjesët “Andra në diell”, “Bardha”, “Histori Irkutase” etj. Del në pension në vitin 1987.
Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Tomorrit në filmin “Detyrë e posaçme” në vitin 1963. Më tej do të vazhdonin më se 30 role ndër më të spikaturat këtu mund të përmendim rolin e Dom Palit në filmin “Komisari i Dritës”, rolin e Kapter Rahmiut në filmin “Duel i heshtur” , rolin e Gjinit në filmin “Plagë të vjetra”, rolin e Pjetër Mustaqekuqit në filmin “Operazioni Zjarri”, rolin e Ndrios në filmin televiziv “ Udha e shkronjave” etj.Të shumta kanë qenë Medaljet dhe Çmimet që ai ka marrë gjatë karrierës së tij. Kështu për rolin e Gani Herrit në filmin e “Rrugicat që kërkonin diell” ai do të vlerësohej me Çmimin e I-rë dhe me Medaljonin e Festivalit në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 5 deri në 11 prill të vitit 1976 në Tiranë.
Për rolin e Mark Sokolit në filmin televiziv “Flaka e Maleve” ai do të vlerësohet me Medaljonin e Festivalit në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 19 deri në datën 23 prill të vitit 1983 në Tiranë.Për rolin Vuhan Pashait në filmin “Balada e Kurbinit” ai do të vlerësohej me Medaljonin Festivalit në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 12 deri në 17 nëntor të vitit 1991 në Tiranë.
I martuar me aktoren Mimika Luca. Ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në 13 Janar të vitit 1993.
Për nder të tij Bashkia e Tiranës në vitin 2005 ka titulluar me emrin e tij një nga rrugët e kryeqytetit.
Për meritat e tij artistike Ndrek Luca është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.
Kinematografi:1996 — Viktimat e Tivarit (Film TV)1989 — Balada e Kurbinit….Vuhan Pasha1986 — Guri i besës….Gjini1984 — Koha nuk pret (Film TV)…Cen Vrapi1984 — Lundrimi i parë…Qazimi1983 — Fundi i një gjakmarrjeje….Shpendi1982 — Flaka e maleve….Bardh Sokoli, zejtari1982 — Qortimet e vjeshtës…..Rasim Aga1981 — Një natë pa dritë….Filipi1980 — Nusja…Dem Mareci1979 — Mysafiri…Gjergji1978 — Nga mesi i errësirës….Meti1978 — Udha e shkronjave (Film TV)….Ndrio1976 — Pylli i lirisë…Lam Shllapi1976 — Thirrja….Vat Marash Bregasi1976 — Tinguj lufte….Selimi1975 — Në fillim të verës….Gjeneral Piçioni1975 — Rrugicat që kërkonin diell (Film TV)….Gani Herri1974 — Shpërthimi….Hasani1974 — Shtigje lufte….Ramadan Daci1973 — Brazdat – Vellai i Ademit1973 — Operacioni “Zjarri”….Pjetër Mustaqekuqi1970 — Gjurma…..Kasemi1969 — Njësiti Guerril…..Çekani,Komandanti i Njësitit Guerril1969 — Plagë të vjetra….Gjini1968 — Prita….Komandanti Partizan1967 — Duel i Heshtur…Kapter Rahmiu1966 — Oshëtimë në bregdet…..Jonuz Bruga1966 — Komisari i Dritës….Dom Pali, prifti i fshatit1963 — Detyrë e posaçme….Tomori
Teatër:“Baca i Gjetajve” e Fadil Krajës…..Baca i Gjetajve“Makbeth” e Shekspirit14/12/1980 — “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut26/05/1977 — “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës… Brung Troli07/03/1974 — “Toka jone” e Kolë Jakovës…..Leka24/01/1973 — “Sinjali i kuq” e Bashkim Kozelit27/11/1971 — “Trimi i mirë me shokë shumë” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit…..Xhiri26/05/1968 — “Çatia e të gjithëve” e e Kiço Blushit07/03/1967 — “Cuca e Maleve” e Kolë Jakovës27/11/1960 — “Dragoi i Dragobisë” e Xhemal Brojës13/11/1959 — “Në tufan” e Fadil Paçramit21/03/1959 — “Në anën tjetër” e Bajramovit30/03/1958 — “Shtatë shalianët” e Ndrek Lucës03/11/1957 — “Orët e Kremlinit” e N. Pagodin01/02/1956 — “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)….Jonuz Bruga25/05/1955 — “Përleshja” e Xhemal Brojës18/09/1953 — “Përmbysja” e Llavranjev21/03/1953 — “Otello” e Shekspirit……Jago17/11/1950 — “Heronjtë e heshtur” e Kasem Trebeshinës11/11/1950 — “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës……Shpend Gjeto Plaku
AutorTeatër“Andra në diell”“Bardha”“Histori Irkutase”“Shtatë shalianët”“Votra e huaj”
Çmime e Tituj
Artist i Popullit17 Nëntor 1991Medaljoni i Festivalit për rolin Vuhan Pashait në filmin “Balada e Kurbinit” në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 12 deri në 17 Nëntor të vitit 1991.
23 Prill 1983Medaljoni i Festivalit për rolin e Mark Sokolit në filmin televiziv “Flaka e Maleve” në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 19 deri në 23 Prill të vitit 1983.
11 Prill 1976Medaljoni i FestivalitÇmimi i I-rë për rolin e Gani Herrit në filmin televiziv “Rrugicat që kërkonin diell” në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë.
Dukagjinasi që superonte dhe donte origjinën
Nuk ishte malësori i ashpër që ecte me mentalitetin e kohës, por megjithatë Dukagjinin e kishte të ngulitur thellë në mendje dhe zemër. “Ndreka ka lindur në thelb të varfërisë materiale. Ka lindur në Dukagjin, e më pas ka zbritur në Shkodër”, thotë gruaja e tij, Mimika, duke shtuar se Ndreka gjithmonë ka ndier një detyrim shpirtëror ndaj prejardhjes së tij. “Njerëzit e veriut e kanë pasur derën të hapur dhe rrinin me ditë në shtëpinë tonë, aq sa edhe sot djali, Gjergji, thotë se është dukagjinas”.
Miqtë e paktë të Ndrekës
Qëndronte shumë me njerëzit, por miqtë e ngushtë ishin të paktë. Kishte një shok të ngushtë në Shkodër, një punëtor në Tiranë. Me Petro Markon ishte shumë i lidhur, si dhe kompozitorët shkodranë Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi etj. Shumë mik kishte edhe Halim Gjakovën, me të cilin hanin çdo mëngjes bukë misri me djathë”, kujton bashkëshortja e aktorit të madh, Mimika, duke shtuar se Ndreka nuk ishte natyrë që pinte dhe ishte tepër familjar.
Kur Luca interpretonte Makbethin
Pavarësisht nga shkollimi si pilot, ai ishte autodidakt në drejtim të artit. Në bibliotekën e tij i gjen të gjithë veprat filozofike të të gjitha rrymave. “Duke lexuar jashtëzakonisht shumë, ishte ai që ishte. Kur u kthye nga studimet në Jugosllavi kishte vetëm valixhe me libra dhe asnjë gjë tjetër”, kujton duke shtuar se edhe më i madh ishte pasioni i tij për skenën. “Edhe kur ka qenë në reanimacion, pasi ka pësuar infarkt mbante “Makbethin” nën jastëk. Jam tmerruar kur e kam parë. Pas tri ditësh shkoi në Shkodër të luante”.
Vlerësimi i vonuar i shtetit
Shteti vendosi ta nderonte, atëherë kur të gjithë e quanin Artist i Popullit, edhe pse nuk ia kishin dhënë këtë titull. E ndjente këtë vlerësim ngado, te njerëzit që e përshëndesnin rrugës dhe tek ata qindra kartolina që i dërgonin, sidomos shqiptarët e Kosovës. “Vlerësimi shtetëror, megjithatë iu dha, edhe pse me vonesë. Por ka vuajtur shumë për të arritur deri atje. Ishte çdo moment i shqetësuar. Për një natyrë të drejtë, çdo padrejtësi ishte dhimbje. Këtu qe një popull i tërë që i qe bërë një padrejtësi e madhe, e llahtarshme”, thotë Mimika, duke shtuar se Ndreka ishte titanik në forcën e tij. -

Kënga e humbur shkodrane për Ali Pashë Tepelenën
Figura magjepsëse dhe hijerëndë e Ali Pashë Tepelenës është studiuar nga shumë romancierë europianë perëndimorë të cilët kanë shprehur vlerësime të merituara për të.
Për të janë kënduar këngë dhe poema nga më të ndryshmet por ndër to spikat dhe një këngë jo edhe aq e njohur për këtë kolos, e krijuar dhe e kënduar nga artisti i madh shkodran Bik Ndoja.Edhe pse ky këngëtar, që me të drejtë quhet “Bilbili i Shkodrës”, ka kompozuar për figura të mëdha të Veriut të Shqipërisë si: Oso Kuka, Dedë Gjo Luli, Luigj Gurakuqi, ai me të drejtë tregon admirimin e tij për Ali Pashën nëpërmjet këtyre vargjeve:
O të hanën kur topi krisi, amaneIa dha kalasë anë o për anë, amaneO mbreti pashallarët i nisi, more mbi vezirMbi vezir Ali Pashën, amaneAli Pasha i ngratëLufton ditë e natëÇu ba muhaserëBini gegë e biniSe fishekë tek kiniBini toskë e gegëFishekë ju nap vetë
Njizetekatër pashallarë, amaneO dojn me i hi kalasë përmrendë, amaneAli Pasha del i parë, o more Ali PashëAli Pashë TepelenaAli Pashë BeratiÇ’po luftonte i atiAli Pashë tërhallaÇ’po t’shkëlxhente pallaBini gegë e biniSe fishekë tek i kiniBini toskë e gegëFishekë iu nap vetë. -

Itali/ Shoqata “Korabi” dhuron inkubatorë për spitalet e Kukësit dhe Vlorës
Shoqata “Korabi” në Bolonjë, e përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm shqiptarë dhe profesionistë arbëreshë në Itali, po vazhdon traditën e saj të bamirësisë dhe solidaritetit. Pas një viti, shoqata ka organizuar përsëri një nismë të rëndësishme për donacion në spitalet e Shqipërisë, duke dhuruar dy inkubatorë modernë për repartet e maternitetit të spitaleve në Kukës dhe Vlorë.Inkubatorët, të cilët janë pajisje jetësore për të shpëtuar jetën e foshnjave të sapolindura, do të dorëzohen përmes dy ceremonive zyrtare nga Presidenti i shoqatës, Alberto Astrit Poti, dhe anëtarët e shoqatës “Korabi”.“Kjo është një nismë me vlerë të madhe humanitare. Shoqata jonë përbëhet nga sipërmarrës shqiptarë që jetojnë në Itali prej 30 vitesh dhe profesionistë arbëreshë të shquar, të cilët bashkëpunojnë për të ndihmuar në fusha të ndryshme, nga ato kulturore te ato sociale dhe bamirëse,” tha Presidenti i Shoqatës “Korabi”, Alberto Astrit Poti. Ai shtoi se qëllimi kryesor i shoqatës është promovimi i solidaritetit dhe mbështetja e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht e atyre që kanë nevojë për trajtime shëndetësore që nuk mund të ofrohen në Shqipëri.Kjo iniciativë vjen pas suksesit të vitit të kaluar, ku shoqata “Korabi” dhuroi dy inkubatorë për spitalet e Shkodrës dhe Durrësit, duke vazhduar përkushtimin e saj ndaj ndihmës për ata që janë në nevojë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Shoqata “Korabi” në Bolonjë, e përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm shqiptarë dhe profesionistë arbëreshë në Itali, po vazhdon traditën e saj të bamirësisë dhe solidaritetit. Pas një viti, shoqata ka organizuar përsëri një nismë të rëndësishme për donacion në spitalet e Shqipërisë, duke dhuruar dy inkubatorë modernë për repartet e maternitetit të spitaleve në Kukës dhe Vlorë.Inkubatorët, të cilët janë pajisje jetësore për të shpëtuar jetën e foshnjave të sapolindura, do të dorëzohen përmes dy ceremonive zyrtare nga Presidenti i shoqatës, Alberto Astrit Poti, dhe anëtarët e shoqatës “Korabi”.“Kjo është një nismë me vlerë të madhe humanitare. Shoqata jonë përbëhet nga sipërmarrës shqiptarë që jetojnë në Itali prej 30 vitesh dhe profesionistë arbëreshë të shquar, të cilët bashkëpunojnë për të ndihmuar në fusha të ndryshme, nga ato kulturore te ato sociale dhe bamirëse,” tha Presidenti i Shoqatës “Korabi”, Alberto Astrit Poti. Ai shtoi se qëllimi kryesor i shoqatës është promovimi i solidaritetit dhe mbështetja e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht e atyre që kanë nevojë për trajtime shëndetësore që nuk mund të ofrohen në Shqipëri.Kjo iniciativë vjen pas suksesit të vitit të kaluar, ku shoqata “Korabi” dhuroi dy inkubatorë për spitalet e Shkodrës dhe Durrësit, duke vazhduar përkushtimin e saj ndaj ndihmës për ata që janë në nevojë.