Tag: Shkodër

  • Rama për ‘partitë e reja’: Futën në lista ‘xhajet’ dhe hallat se nuk i mbushnin dot, ‘hënkshin’ kokat!

    Rama për ‘partitë e reja’: Futën në lista ‘xhajet’ dhe hallat se nuk i mbushnin dot, ‘hënkshin’ kokat!

    Kryeministri Edi Rama nga Shkodra gjatë prezantimit të kandidatëve ka folur për votuesit për rëndësinë e votës në 11 Maji dhe e ka mbështetur mesazhin e tij në rëndësinë që do duhet t’i kushtohet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Rama ka thënë se të ardhurat do jenë të 10-fishuara nëse Shqipëria do të jetë pjesë e Evropës.

    Nga ana tjetër Rama ka ironizuar dhe partitë e reja ku ka thënë se ‘hënkshin kokat’Rama: Shembulli është që në gjithë këto vite ne kemi marrë nga BE diçka më shumë se 1 miliardë euro. Çdo vit ne do të marrim nga BE, 1 miliardë euro. Domethënë praktikisht është një 10-fishim. Bujqësia, ne në gjithë këto vite kemi marrë më pak se 200 milionë euro. Me hyrjen në BE do të marrim 300 milionë euro në vit që do t’i shkojnë fshatit drejtpërdrejt. Edhe të tjera që nuk po i marrë me radhë. Dhe kur je përpara kësaj mundësie çfarë diskutimi është se kë të votoj? Pse çdo lloj devijimi në një vend tjetër këtë e vë në rrezik. Në Tiranë janë 1 mijë veta që punojnë me negociatat çdo ditë. Bëhet fjalë për orë pa fund pune. Qindra dhe mijëra faqe që do të thotë se nuk ka kohë për të humbur. Afati i dakordësuar me ta është 2027. Në fund të 2027 na është hapur kjo derë për të hyrë me Malin e Zi. Duhet ta kuptojmë që është një mundësi e artë, por edhe ngaqë kemi bërë detyrat tona por edhe nga pjesa gjeopolitika sepse do të zgjerohet dhe do të unifikojë kufirin për shkak të Rusisë. 
    Anketimi që ka nisur në 1983, sesa e mbështesin BE, BE-ja sot e ka sot më të madhe mbështetjen më të madhe sepse e kanë kuptuar që duhet të jenë bashkë dhe bëhet fjalë për mbrojtjen e sovranitetit dhe nga lufta. Çfarë do diskutojmë ne këtu në 11 Maji. Luhatjen unë nuk e shoh nga fitorja, por luhatjen për një shumicë të cilësuar. 
    Nuk ishin të gjithë anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, atëherë ishte PD në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Sot është koha e duhur që në kutinë e votimit për Partinë Socialiste. Këneta as që diskutohet. Partia më e re sot dhe unë po ja u them statistikisht është Partia Socialiste. Se më erdhi dhe për të qesh kur këto të rejat ishin nja 17 personazhe që i prekte dekriminalizimi. Nuk diskutohet dhe se gjykoj këtë pjesë. Edhe dalin kapin xhajen dhe hallën me mbush listën. Puna e tyre xhanëm, të bëjnë çfarë të duan të hanë kokat nga ajo anë. 

  • Rama ironizon kandidatët e Berishës në Shkodër: Kartëvizita e kënetës, personazhe groteskë që të vjen turp t’i përmendësh

    Rama ironizon kandidatët e Berishës në Shkodër: Kartëvizita e kënetës, personazhe groteskë që të vjen turp t’i përmendësh

    Kryeministri Edi Rama, nga Shiroka, ka ironizuar listën e kandidatëve për deputetë të e Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Rama tha se më 11 maj, PS i duhet jo vetëm mbështetja e socialistëve, por edhe e demokratëve, duke thënë se nuk mund të kthehen pas tek ca personazhe groteskë të kënetës. Listën e Berishës në Shkodër, e quajti ‘kartëvizitë’ të kënetës.
    “Na duhet mbështetja e socialistëve dhe demokratëve të Shkodrës që janë kthyer prapë te ca personazhe. Si mund të insistohet në të njëjtin budallëk. Ca personazhe që të vjen zor ti përmendësh dhe emrin që i kanë vënë në listën e kënetës. Kënetë e vërtetë. Nëse ka akoma një vend që e tregon vetë vendi se ca është këneta, ka qenë Shkodra deri para se Beneti të vinte këtu dhe nëse ka një kartëvizitë. këneta është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashto vetëm një person që është zonja që është në parlament për të cilën kam respekt. Të tjerët janë personazhe qesharakë, groteskë. S’ka lidhej me çfarë i duhet Shkodrës, Shqipërisë dhe ca i duhet të gjitha shtresave dhe kategorive, njerëz kot pa lidhje”, tha Rama.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët në Shkodër: Përballë s’kemi kundërshtarë, vetëm horizontin e Bashkimit Europian

    Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët në Shkodër: Përballë s’kemi kundërshtarë, vetëm horizontin e Bashkimit Europian

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Shkodër, me “skuadrën e re”, siç e ka konsideruar ai “për Shqipërinë në BE”.
    Rama ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e procesit të integrimit europian.
    “Në Shkodër si në qarqet e tjera, kemi arritur falë punës të formësojmë një skuadër që është shumë përfaqësuese që mbulon të gjitha ndjeshmëritë dhe kategoritë. Pavarësisht moshës, gjinisë apo prejardhjes. Kushdo që jeton në Shkodër apo jashtë, e ka mundësinë që në këtë skuadër të gjejë atë që kërkon”, tha Rama.
    Më tej kryeministri shtoi se nuk kanë asnjë kundërshtar përballë, por vetëm horizontin e BE.
    “Ne përballë kemi vetëm horizontin e BE, nuk kemi kundërshtarë përballë, por i kemi mbrapa dhe në mënyrë të vazhdueshme dëgjojmë klithma, sharje e lehje”, tha ai.

  • Luçiano Boçi rrëfen skemën që po përdor opozita: Ja si do e rikthejmë Shkodrën djathtas në 11 maj

    Luçiano Boçi rrëfen skemën që po përdor opozita: Ja si do e rikthejmë Shkodrën djathtas në 11 maj

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi u shpreh me bindje se në zgjedhjet e 11 majit do të marrin kryeqendrën e veriut.
    Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Aleksandër Furxhi, Boçi tha se PD-ja synon të marrë mbi gjashtë mandate në Shkodër.
    Luçiano Boçi renditi arsyet pse qytetarët duhet të votojnë PD-në, teksa nënvizoi se ky koalicion hyn me program, me zgjidhje problemesh dhe kjo bën diferencën.
    Intervistë e plotë:
    Cila është atmosfera në kampin opozitar në Shkodër?
    Boçi: Atmosferë pune. Angazhim, kontakte me qytetarët. Prezantim dhe lancim i programit, bashkuar në një qëllim vetëm fitoren drejt 11 majit.
    Çfarë objektivi keni në Shkodër?
    Boçi: Në kushtet e reja, në mënyrën e pritshmërisë, në mënyrën se si jemi paraqitur ne si forcë politike dhe si ka ardhur ajo forcë e dominantes dhe rotacionit politik, kërkesat për ndryshim, na çojnë ne drejt një ndryshimi optimist krahasuar me 2021. Synojmë të marrim sa më shumë mandate, duke kaluar edhe mandatin e gjashtë. Do japim mesazhe të qarta tek qytetarët. Ne mendojmë që ky koalicion të bëjë diferencën dhe ne t’i kthejmë Shkodrës atë pamjen që gjithmonë ka pasur si bastion i së djathtës dhe si lokomotivë e Partisë Demokratike dhe vlerave.
    LSI në 2021 ka fituar rreth 9% të votave dhe ka marrë një mandat. Ndërkohë që faktori Çela në Shkodër nuk është më në opozitë, është bashkuar në PS, qeveria ka ndërmarrë investime aty. Si ndikojnë rrethanat në ekuacion?
    Boçi: Vërtet dikush mund të ketë bërë kapërcimin e ylberit, të ketë ndryshuar parti, për shkak të interesave, por kjo nuk do të thotë që merr me vete gjithë vagonat e votave. Aq më tepër që nuk kandidojnë vetë, kanë pjesëtarët e vet, respekt është çdo angazhim i ri politik, por kjo nuk do të thotë që do të ketë pasoja pozitive për Partinë Socialiste. LSI nuk e ka atë forcën sepse dihet që lideri i saj është i burgosur. Partia Demokratike ka qytetarë të devotshëm, emrat e vet, por mbi të gjitha PD hyn me program, me zgjidhje problemesh, ato kërkesa që qytetarët i kanë pasur dhe i kanë. Kjo bën diferencën.

  • Çarje në LDK, Abdixhiku përballë kërkesave për largim

    Çarje në LDK, Abdixhiku përballë kërkesave për largim

    Kosova E Premte, 21 Mars 2025 20:54
    Ish-kryeministri i fundit nga radhët e LDK-së, Avdulla Hoti dhe ish-ministri Agim Veliu janë dy figurat që kanë kërkuar hapur ndryshime në udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pakënaqësi në lidhje me numërimin e votave brenda partisë dhe favorizim të disa figurave të reja kanë shprehur edhe ish-zëvendëskryeministri Driton Selamanaj, ish-shefi i grupit parlamentar Arben Gashi dhe deputetja Rrezarta Krasniqi.
    Në mbrojtje të Abdixhikut janë radhitur nënkryetarët Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri e Doarsa Kica Xhelili duke i quajtur kërkesat për ndryshime si qesharake. Analistët politikë kanë argumentet e tyre nëse thirrja për ndryshime në udhëheqjen e LDK-së është legjitime duke qenë se edhe pse doli e treta, kjo parti pati rritje nga zgjedhjet e kaluara por edhe se mund të dëmtojë LDK-në në negociatatpër një koalicion të mundshëm qeveritar. “Në situatën ku ndodhet LDK me një rritje prej 70 mijë votave nga 2021 mendoj që nuk është e drejtë të kërkohet ndryshimi i lidershipit, mund të kërkohet një analizë e gjendjes zgjedhore ku ka gabuar LDK dhe ku duhet të përmirësohet tutje”, thotë Arbnor Sadiku, analist politik.

    “Ndoshta kjo temë është dashur të pritet dhe të diskutohet pas përfundimit të këtyre procedurave të formimit të Qeverisë sepse një kërkesë e tillë e dobëson lidershipin në këtë rast, pozicionin e Lumir Abdixhikut, tani në pjesën e negociatave”, shprehet Magbule Shkodra, analiste. Lidhjes Demokratike i kërkohet që para zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vjeshtë të mbledhë strukturat e partisë dhe t’i jepet një votëbesim kryetarit aktual në mënyrë që të mos dëmtohet në procesin lokal zgjedhor.
    “Para zgjedhjeve lokale të thirret këshilli drejtues dhe të rikonfirmohet pozita e Abdixhikut apo të ketë propozime të reja, kjo do të ishte gjëja më e mirë për LDK, sepse edhe kështu si udhëheqës i partisë kur ke kundërshtime për brenda shtëpisë tënde ti nuk je shumë i fortë për të shkuar në tubime në fushatë lokale”, thekson Shkodra. Analistët shprehën se Abdixhiku duhet të jetë i hapur ndaj kërkesave nga ky grup i të pakënaqurve në partinë e tij të cilët kanë rezerva për orientimin e partisë apo mënyrën e të bërit opozitë gjatë këtyre viteve.
    “LDK dhe z. Abidxhiku ato kërkesa dhe ankesa duhet të marr parasysh dhe të tentojë të unifikojë LDK para zgjedhjeve lokale edhe me ata zëra që janë kritikë sepse kur të jesh në opozitë edhe vetëm të mendojë dikush keq mund të të dëmtojë e lëre më të punojë kundër teje”, thekson Arbnor Sadiku. Në zgjedhjet e 9shkurtit, LDK mori mbi 171 mijë vota apo 18.3% që përkthyer në mandate i bie 20të tilla.

  • Emra nga lista e Lapajt, Qorit dhe Shehajt, KQZ çon për verifikim të thelluar në Prokurori 16 kandidatë

    Emra nga lista e Lapajt, Qorit dhe Shehajt, KQZ çon për verifikim të thelluar në Prokurori 16 kandidatë

    Në mbledhjen e sotme të KQZ, është bërë me dije se ka dërguar për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme 16 kandidatë për deputetë.

    Kandidatët e dërguar për verifikim janë nga parti politike të ndryshme, dhe konkretisht: Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Kombëtare Shqipëtare”, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Koalicioni Euroatlantik”, Qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Lëvizja Bashkë, Qarku Kukës, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues zj. Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Altin Avni Muceku, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Entela Skënder Sula, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, Qarku Tiranë”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Erjon Ismail Selmani, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Dibër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Socialdemokrate”, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

    “Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Korçë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

  • KPK e kishte shkarkuar në 2022, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja

    KPK e kishte shkarkuar në 2022, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja

    Ermira Dedja

    TIRANË-Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja. Gjyqtarja u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 12 janar 2022, ku iu vunë në dukje në sërë problemesh në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.
    Vendimi është marrë këtë të martë në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA-së i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Dedjas. Gjyqtarja Ermira Dedja ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 12 Janar të vitit 2022 pas problemeve në kriterin e pasurisë, ndërkohë që ishte vlerësuar pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe e aftë profesionalisht.
    Shpjegimet e gjyqtares Dedja se të ardhurat nga aktiviteti i bashkëshortit, të deklaruara më parë dhe të provuara me dokumentacion ligjor, kishin shërbyer si burim për pagesat e kësteve të një apartamenti nuk ishin vlerësuar bindëse nga KPK-ja, pasi nuk ishin pasqyruar si gjendje cash në vitet përkatëse dhe as si burim i krijimit të pasurive në deklaratat periodike dhe në atë “veting”.

  • Shtohen rastet me tuberkuloz në Shkodër, mjekja: Shqetësues fakti që të prekur janë edhe moshat e reja

    Shtohen rastet me tuberkuloz në Shkodër, mjekja: Shqetësues fakti që të prekur janë edhe moshat e reja

    Rastet e personave të prekur me tuberkuloz në Shkodër kanë njohur një rritje vitet e fundit, kryesisht pas pandemisë Covid 19. Mjekia pneumologe Genta Smaja në ditën botërore të tuberkulozit thotë se janë rreth 15-20 raste të reja në vit, një shifër që cilësohet e lartë. Shqetësues mbetet fakti që të prekur janë edhe moshat e reja.
    “Ajo që nevojitet për të prekurit nga tuberkulozi në rastet kur paraqiten simptomat është që të diagnostikohen sa më shpejt në mënyrë që sëmundja të mos përparojë për të shkaktuar gjendje të rëndë shëndetësore.Për tuberkulozin ka ende një stigëm se mund të sjell pasoja fatale tek personat e prekur por kjo nuk qëndron sepse është një sëmundje e shërueshme’, tha pneumologia Smaja.
    Dita botërore e tuberkulozit që është çdo 24 mars synon ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundje duke qenë se shifrat e të prekurve vitet e fundit kanë njohur rritje duke përfshirë edhe Shqipërinë me mbi 250 të infektuar dhe afro 11 milion në botë.

  • Vendi përfshihet nga reshje shiu, sinoptikanët: Rrebeshe në kryeqytet, Shkodër dhe Lezhë

    Vendi përfshihet nga reshje shiu, sinoptikanët: Rrebeshe në kryeqytet, Shkodër dhe Lezhë

    Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu, ku në disa qarqe nuk do të mungojnë edhe rrebeshet.

    Sipas sinoptikanëve, kryeqyteti, Shkodra dhe Lezha janë qarqet që do të kenë më shumë reshje shiu dhe përmbytje lokale.

    Për pasojë nuk do të mungojnë edhe temperaturat e ulëta.

    “Nga e marta në vijim kemi rënie graduale të temperaturave të ajrit si në vlerat minimale edhe ato maksimale”, tha sinoptikani Hakil Osmani.

    Në disa zona malore të vendit nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës.

    “Në zonat e thella malore në pjesën e dytë të javës do kemi prezente edhe reshje dëbore në verilindje dhe juglindje”, tha Osmani.

    Herë pas here problem do të jetë edhe era duke krijuar dallgëzim në det të hapur. Sipas sinoptikanëve, kjo situatë moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëborë pritet të na shoqërojë deri në fund të muajit Mars.

  • 15-20 pacientë me tuberkuloz në vit në Shkodër, rriten rastet pas pandemisë së Covid

    15-20 pacientë me tuberkuloz në vit në Shkodër, rriten rastet pas pandemisë së Covid

    Në Shkodër rastet e pacientëve të diagnostikuar me tuberkuloz, vit pas viti po shënojnë rritje. Mjekja pneumuloge tregon për A2 CNN rastet e diagnostikuara me tuberkuloz si dhe grup-moshat e prekura, ku nuk mungojnë as të rinjtë.

    “Në Shkodër situata vitet e fundit, pas Covid vihet re 15-20 raste të reja të diagnostikuara në vit për shkak të përdorimit të kortikoterapisë. Pamë rritje të pacientëve të moshave të reja që na vijnë në fazën fillestare. Me prekje pulmonare. Ka pacientë me mosha të avancuara me forma më të rënda të tuberkulozit. Janë të shpeshta rastet te të rinjtë”, u shpreh për A2 CNN Genta Smaja mjeke pneumologe.

    Ndonëse në popullatë vijon të ekzistojë ende një stigmë, sikur sëmundja sjell pasoja të rënda, mjekja pneumologe sqaron se tuberkulozi është plotësisht i trajtueshëm, mjafton të kapet në kohë.

    “Tuberkulozi është i shërueshëm, por ka rëndësi të ndiqet në mënyrë të rregullt dhe të afërt me pneumologun dhe të trajtohet sipas skemave të përcaktuara ndërkombëtarisht. Është stigmë, por është e trajtueshme dhe e shërueshme”, tha për A2 CNN mjekja Smaja.

    Sipas të dhënave,në rang kombëtar në Shqipëri gjatë një viti diagnostikohen rreth 250 persona me turbekuloz, ndërsa në rang botëror kjo shifër shkon deri në 11 milionë raste në një vit.