Tag: Shkodër

  • Durrës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mall kontrabandë, arrestohet dy shoferët

    Durrës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mall kontrabandë, arrestohet dy shoferët

    Foto ilustruese

    TIRANË- Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni janë vendosur në pranga nga Policia e Shtetit pasi kanë tentuar të fusnin në Shqipëri 50 mijë euro mallra kontrabandë. Gjatë operacionit “Duo” u sekuestruan mallrat, autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve.
    Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.
    Njoftimi i Policisë:
    Tentuan të futnin në Shqipëri, me autobus, mallra të kontrabanduara me vlerë të përafërt 50 000 euro, arrestohen 2 shtetas. Sekuestrohen mallrat dhe autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve. Në vijim të punës së bazuar në analizën e riskut, të kryer nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës, në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në hyrje të Shqipërisë, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, autobusi që kishte si drejtues shtetasit E. N. dhe Sh. Ç.
    Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, në kuadër të operacionit “Duo”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 46 vjeç, banues në Lezhë dhe Sh. Ç., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Rama inspekton projektin në hyrjen e lumit Buna: Njësoj si në Lungo Mare në Vlorë…

    Rama inspekton projektin në hyrjen e lumit Buna: Njësoj si në Lungo Mare në Vlorë…

    Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka parë nga afër nivelin e punimeve në territor dhe e ka krahasuar projektin e Bunës të ngjashëm me atë të Lungo Mares në Vlorë.
    “Kjo do jetë një gjë e mrekullueshme, këtu do krijohet jo vetëm jetë urbane por dhe shumë energji dhe do krijojë shumë fuqi tërheqëse, si Lungo Mare që krijoi gjithë atë magnet. Shiko çfarë hapësire krijohet se duket kështu, por krijon me të vërtetë ndërveprim të madh”, tha Rama.

  • ”Paketa e Maleve” për ata që duan të investojnë në tokën e të parëve

    ”Paketa e Maleve” për ata që duan të investojnë në tokën e të parëve

    ”Paketa e Maleve” është ligji i ri i sapomiratuar për investime në zonat malore. Kjo e ofruar për të gjithë të interesuarit, qofshin emigrantë apo rezidentë, të cilët kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar në tokën e tyre. Nisma synon të ofrojë një qasje realiste për tërheqjen e investimeve në zonat malore të vendit, falë politikave të reja të mbështetjes kundrejt investitorëve.
    Paketa e maleve u prezantua sot në një takim të zhvilluar në Kalanë e Rozafës, në Shkodër, ku mori pjesë Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, Kryetarët e bashkive të zonave veriore të vendit, sipërmarrës të ndryshëm, etj.

    Paketa synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qendrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e pejzazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

  • 11 Maji dhe ‘Paketa e Maleve’-Rama në Shkodër: 0 taksa për 10 vite, pagat më të mira se në Greqi! (Fjala e sipërmarrësve)

    11 Maji dhe ‘Paketa e Maleve’-Rama në Shkodër: 0 taksa për 10 vite, pagat më të mira se në Greqi! (Fjala e sipërmarrësve)

    Edi Rama

    SHKODËR-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Shkodër për të prezantuar kandidatët e tij për deputet në këtë qark, që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Rama fillimisht u ndal tek bullizimit që i është bërë kandidates së re, Marjana Koçeku, e njohur nga shqiptarët si ‘Neomalësorja” por që u krahasua me Lenka Çukon, e cila u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33 vjeç pasi u mor nga fshati. Marjana Koçeku është vendosur në listën e mbyllur.
    “Më ka rënë në sy bullizimi që i bëjnë disa burime e personazhe groteskë nën petkun e analistëve komentatorë deri dhe intelektualëve që kanë kurajon ta quajnë veten duke e ekspozuar si një simbol i banalitetit të së shkuarës…. Është e kotë tju them se atyre që kanë krijuar gjithë atë ‘pocaqi’ tju vijë turp”-u shpreh Rama.
    Më tek kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e votës në 11 Maj, ku theksoi se vota për PS-në është e duhura dhe shkodranët. Në fjalën e tij ai komentoi dhe listat e Partisë Demokratike dhe atë të partive të reja. 
    “Nuk ishin të gjithë anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, atëherë ishte PD në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Sot është koha e duhur që në kutinë e votimit për Partinë Socialiste. Këneta as që diskutohet. Partia më e re sot dhe unë po ja u them statistikisht është Partia Socialiste. Se më erdhi dhe për të qesh kur këto të rejat ishin nja 17 personazhe që i prekte dekriminalizimi. Nuk diskutohet dhe se gjykoj këtë pjesë. Edhe dalin kapin xhajen dhe hallën me mbush listën. Puna e tyre xhanëm, të bëjnë çfarë të duan të hanë kokat nga ajo anë”, tha Rama. 

    Në vijim të takimeve, Rama krah ministrit të shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Maznikut dhe Blendi Gonxhes Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit prezantuan ‘Paketën e Maleve” tek sipërmarrësit. Rama tha se 500 aplikantët e parë, nuk  do kenë 10 vjet asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për pjesën tjetër, kreu i qeverisë njoftoi se do të vazhdojnë me të njëjtën metodë, por do të kenë barrën fiskale me TVSH 6% dhe taksa.
    “Është bërë që 500 aplikantë e parë, në momentin që do të hapet thirrja, e cila do të hapet pasi të depozitohen hartat për zhvillime, nuk  do kenë 10 vjet asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ndaj shtetit. Një incentivë që nuk e ka asnjë vend dhe që me thënë të drejtën e kemi bërë edhe pak me shtrëngim me FMN sepse është përjashtim total në cdo gjë. Por besoj se ai vlen, sepse nëse kemi 500 agroturizme të parë, të tjerët vazhdojnë me të njëjtën metodë, por do të kenë barrën fiskale me TVSH 6% dhe taksa të ulëta për hir të së vërtetës. Keni parasysh që në vitin e kaluar ka patur 5.5 milionë vizitorë në parqet kombëtare që ne i kemi të matshëm tanimë sepse nuk janë si dikur. Do të thotë se 5.5 milionë janë potencialisht klientë të një rrjeti argotizmi që gjendet aty pranë. Shkodra është hapur dhe është bërë destinacion, por ka ende potencial. Nëse në gjithë zonat malorë do ndiqet shembulli i Thethit, i Malësisë së Madhe, do të jetë bekim i madh për Shkodrën, por edhe ata që do ta marrin iniciativën dhe të mos rrinë jashtë të punojnë për të tjerët,”- u shpreh Rama.
    Sa i përket thirrjes së emigrantëve për tu rikthyer në Shqipëri, Rama u shpreh se pagat në Theth janë më të mira se në Greqi. Gjatë diskutimit një sipërmarrës në Theth tregoi se është ai dhe familja e tij që po ndihmon të afërmit e tyre në Gjermani e Itali me të ardhura. 
    “Kemi qenë 20 familje, tani jemi bërë mbi 300 familje që janë kthyer nga e gjithë bota dhe për të zhvilluar turizmin. Kemi njerëz në Gjermani, Itali e disa vende që u çojmë lekë. I kemi thënë hajdeni këtej se nuk mund t’ju ndihmojmë më me të ardhura. Hajdeni keni mundësi ti bëni këtu,”-u shpreh sipërmarrësi.

    Ligji i ri i sapomiratuar ‘Paketa e maleve’ i hap rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor, duke i dhënë një mundësi reale, e mbështetje të posaçme, të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre./ZËRI

  • Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

    Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë që synon të nxjerrë në pah mundësitë për zhvillimin e agroturizmit dhe turizmit malor në Shqipëri. Rama tha se ky ligj ka si qëllim të ofrojë mbështetje për ata që duan të rikthehen në tokat e të parëve, duke krijuar mundësi të reja ekonomike për familjet e tyre.
    500 aplikantët e parë që do të përfitojnë nga ky program do të kenë mundësinë të zhvillojnë projekte agroturizmi dhe agropërpunimi në territoret malore, pa asnjë lloj takse për 10 vjet.
    “Ligji “Paketa e Maleve” synon të kapërcejë pengesat e panumërta në zhvillimin e pronës në territoret malore, posaçërisht në ato raste ku pronarët e ligjshëm kanë këmbëngulur që toka t’u njihet e ndarë siç janë dakordësuar më njeri-tjetrin në kufijtë e përcaktuar nga të parët e tyre. Paketa e Maleve nuk është një paktë që adreson çështjet e pronës në tërësi, por adreson ëndrrën dhe dëshirën për t’u kthyer te toka e të parëve dhe për të investuar aty.  500 aplikantët e parë kur të hapet thirrja do kenë 10 vite pa asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit, përveç sigurimeve shoqërore e shëndetësore për punonjësit e tyre, por nuk do ketë taksa e TVSH. Thirrja do hapet në momentin kur bashkitë të kenë depozituar në Këshillin e Ministrave hartat ku do të bëhen këto zhvillime. Kjo është një iniciativë që nuk e ka asnjë vend dhe besoj se ja vlen. Kjo është vetëm për 500 aplikantët e parë, ndërsa të tjerët do të kenë barrën fiskale siç e kanë të gjithë të tjerët. Kemi ngritur Bankën Zhvillimore që do të nxit financimin dhe zhvillimin e atyre projekteve që mund të kenë një risk më të lartë apo kanë nevojë për shumë kohë për t’u bërë më interesant për bankën”, tha Rama.
    Kryeministri theksoi se ky ligj ka për qëllim të kapërcejë pengesat që kanë penguar zhvillimin e pronës në këto zona, duke mundësuar regjistrimin e pronave nga ata që nuk kanë dokumente pronësie, por janë posedues të ligjshëm. Ai shtoi se regjistrimi i pronës do të mundësohet vetëm pas përfundimit të investimeve.
    “Logjika e kësaj pakete është që pronarëve, që quhen posedues faktik, nuk kanë me letra dokumentet e pronësisë të regjistruar por duan të investojnë në atë tokë. Investuesi nga këshilli bashkiak merr një leje zhvillimore dhe më pas në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë regjistron pronën duke paguar vetëm 1 euro. Regjistrimi i pronës bëhet vetëm kur përfundon investimi, nuk mund ta marrësh dhe ta regjistrosh pa bërë gjë. Çdo gjë që lind më pas në fazën e një konflikti mbi atë pronë është barrë e shtetit. Kemi situatën në Theth, ku janë bërë zhvillime pa leje dhe nuk është prodhuar konflikt pasi palët janë dakordësuar mes tyre për kufijtë e të parëve. Kjo tregon se mjafton syri i këshillit bashkiak për të verifikuar nëse jemi në kushtet të një trashëgimtari të ligjshëm të asaj prone apo në kushtet e një mundësie për konflikt. 
    Rama tha se, për këta investues që përfitojnë nga “Paketa e Maleve”, do të ketë një linjë financimi prej 250 milionë euro nga Banka e Shqipërisë me garanci shtetërore, që mund të përdoret për zhvillimin e projekteve në zonat malore.
     “Për këtë arsye kemi vënë një linjë financimi nga Banka e Shqipërisë prej 250 mln euro me garanci nga shteti që kush dëshiron mund ta përdorë për agroturizëm, agropërpunim etj. në territoret rurale dhe malore të vendit”, tha Rama.

  • Protestë kundër ndërtimit të resortit në Velipojë! Banorët përplasen me policinë: Do e mbrojmë me gjak

    Protestë kundër ndërtimit të resortit në Velipojë! Banorët përplasen me policinë: Do e mbrojmë me gjak

    PAMJE NGA PROTESTA

    VELIPOJË-Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë protestuar kundër ndërtimit të një resorti në afërsi të zonës së Ranës së Hedhun. Banorët patën edhe konfrontime me policinë si dhe nuk kanë lejuar të vijojë puna. Gjatë përplasjes me forcat e policisë në një moment shihet i shtrirë në tokë edhe një banor, i cili është ndjerë keq pas konfortimit. 
    Banorët shprehen se e gjitha kjo është bërë me dokumenta të falsifikuara për çka kanë bërë edhe një kallzim në SPAK. Ata shprehen se kjo është toka e tyre të cilën e kanë me dokumenta që nga viti 1927. Ata hedhin akuza për falsifikim ndaj ish funksionarit të LSI-se dhe ish-drejtor i Hipotekes së Malësisë së Madhe Fatmir Shpellzaj. Banorët shprehen se nuk do ndalen dhe se do e mbrojnë edhe me gjak pronën e tyre.
    “Këtu jemi që në 1920 në këtë tokë, pleqtë tanë këtu kam jetuar, këtu kanë vdekur të gjithë. E dimë se është toka jonë, ne kemi bërë letrat në 1996. Kam vendimin e Gjykatës për tokën, në 2008 kemi bërë letrat prapë për këtë tokë. Kemi vendim të Kadastrës, 1996, kemi tapi 1927 që e ka ble gjyshi me franga ari këtë tokë. I kemi çuar këto letra në Tiranë që në 2008, jemi interesuar disa herë, i keni. Si përfundim këto kanë shkuar i kanë vjedh, na kanë hequr dosjen në Tiranë dhe i kanë falsifikuar letrat si kanë dashur vetë. Një Fatmir Shepllza, ky Fatmir Shepllza, i panjohur. Pleqtë tanë këtu kanë jetuar dhe s’ia kemi ditur emrin këtij personi. I panjohur. Ky na ka dalë dhe thotë kam pasur 1650 dynym tokë të miat. Se si i ka bërë letrat ky, komplet falso. Është bërë me Bashkim Ulaj. Ulaj është pronari i rrugës, ky ka falsifikuar letrat. Ne kërkojmë tokën, e kemi me vendim të gjykatës të formës së prerë. Janë letrat që i kemi bërë kallëzim në SPAK. Kur të vdesim ne të gjithë ka mundësi me u fut Ulaj dhe Shpellza. Edhe vdekshim ne, do lëmë gratë e farefisin e në këtë tokë s’ka për t’u fut Bashkim Ulaj”, tha një prej banorëve.
    Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.

  • Vijon protesta kundër ndërtimit të resortit luksoz të Bashkim Ulajt në Velipojë, banorët përplasen me policinë: Na grabiti pronat

    Vijon protesta kundër ndërtimit të resortit luksoz të Bashkim Ulajt në Velipojë, banorët përplasen me policinë: Na grabiti pronat

    Puna për ndërtimin e resortit luksoz të biznesmenit Bashkim Ulja në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë është pritur me protesta nga banorët. Për të dytën ditë radhazi ata kanë dalë në protestë ku kërkojnë ndaljen e punimeve, pasi akuzojnë se biznesmeni Ulaj në bashkëpunim me kreun e Partisë së Lirisë në Malësi të Madhe, Fatmir Shpellzaj u kanë grabitur pronat.
    Protesta është shoqëruar edhe me përplasje me policinë, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv. Ndërkohë, në një moment gjatë përplasjes shihet i shtrirë në tokë edhe një banor, por nuk dihet nëse është ndjerë keq apo ka pasur përplasje me policinë.
    60 familje kërkojnë ndërprerjen e punimeve, ndërsa akuzojnë Ulajn se në bashkëpunim me Shpellzajn u kanë grabitur tokat duke falsifikuar dokumentet e pronësisë.
    “Këtu një njeri i panjohur fare, del dhe merr 1500 dynym tokë, si ka mundësi. Edhe të jetë tokë publike, shteti duhet ta shohë pse ka marrë 1500 dynym tokë. Ai nuk ekziston askund, del nga nëntoka, merr një pasuri që është e popullit. Policia, ne kemi respekt. Por nëse është e mundur që po mbrojnë atë zotërinë, të na mbrojnë edhe ne. Të ndalojnë punimet, të ulen rrafshit, të diskutojnë, të vijë ai zotëria që na ka marrë tokën, siç vi unë. Jam ballafaquar me atë dy herë, ai thotë e kam marrë tokën unë se më takon. I kam thënë eja të merresh vesh me njerëzit. Të ndalojnë punimet dhe të merremi vesh, ne nuk duam konflikt me policinë.
     
    Kam 400 dynym tokë me letra, me vendim gjykate, me dy vendime gjykate në 1996 dhe 2008. S’ka ardhur njeri me na thënë që u kanë marrë tokën. Para një jave isha në Shkodër dhe çunat me marrin në telefon dhe thonë që janë duke punuar në tokë. Vi këtu dhe një far Fatmir Shpellza, lind e rritur e banues në Malësi të Madhe. Shpellza ka dalë pronar, mik i ngushtë i Ilir Metës. Meta e ka kaluar drejtor të hipotekës disa vjet në Malësi të Madhe, ka kaluar drejtor i pyjores në Malësi të madhe. Ka qenë në pozita të veçanta dhe ka bërë çfarë ka dashur. Është lidhur me Ulajn, e ka mik. Ka përpiluar dokumentet pa dëshmitarë. Bashkim Ulaj ka lekë boll, e kemi çuar në SPAK. Thonë do bëhen pallate.

  • Rama i përgjigjet sulmeve për Neomalësoren dhe sqaron pse pranoi ftesën e saj për të hyrë në politikë

    Rama i përgjigjet sulmeve për Neomalësoren dhe sqaron pse pranoi ftesën e saj për të hyrë në politikë

    Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sulmeve ndaj Marjana Koçekut, e njohur si “Neomalësorja”, e cila kandidon në listën e mbyllur të socialistëve në Shkodër.
    Në takimin me kandidatët socialistë, kreu i qeverisë sqaroi se përse PS pranoi ftesën e saj për të hyrë në politikë.
    Ai pranoi që Marjana Koçeku ka shprehur më herët dëshirën e saj për të hyrë në politikë, por kur të vinte koha.
    Sipas Ramës ajo do të jetë një vlerë e shtuar për Shkodrën dhe sektorin e turizmit dhe problematikat rurale.
    “Më ka rënë në sy bullizimi që i bëjnë disa burime e personazhe groteskë nën petkun e analistëve komentatorë deri dhe intelektualëve që kanë kurajon ta quajnë veten, duke e ekspozuar si një simbol të banalitetit të së shkuarës. Unë e di shumë mirë që Marjana është e fortë, madje është aq kokëfortë sa do të jetë problem më vete. Dua t’u kthej përgjigje atyre që nuk e kanë idenë kush është Marjana e nisen nga fakti që është malësore. Dhe nuk kuptojnë, fare, zero, provokimin e fotografisë me kecin. Që është imazh i bukur dhe harrojnë të pyesin nga vjen Marjana e çfarë ka bërë në jetë. Nuk është vajza me qingja e keca që u mor thjesht për panoramën apo fasadën, por është personalitet në kuptimin e vërtetë të fjalës për moshën e ka. Personalitet i vetë krijuar me shumë ambicie, kokëfortësi dhe shumë peripeci. Jam i bindur se nuk e dinë që ka studiuar shkenca politike jashtë, ka pasur trajektore të veçantë për të ardhur deri këtu e politikën e ka pasur ambicie shumë kohë më parë. Marjanën e kam njohur më parë në podcast. Më ka thënë që kam dëshirë të merrem me politikë, por kur të vijë dita. Mbi të gjitha është njeri që vjen nga puna e suksesi, ku të tjerët 99% do të ishin dorëzuar, në mes të asgjëkundit, ku i ka qëlluar të ketë shtëpinë dhe tani ka ngritur destinacion turistik. Pse ne kemi pranuar aplikimin e Marjanës është se besojmë se do të jetë vlerë e shtuar për qarkun e Shkodrës dhe sektorin e turizmit dhe Shqipërisë rurale. Do të jetë vlerë e shtuar si dikush që ka studiuar shkenca politike e prodhuar me duart e veta nga toka.  Ka parë të dyja anët e medaljes, varfërinë, suksesin, bashkëfshatarët e vet por dhe turistët nga e gjithë bota në derën e vet. Është e kotë t’ju them se atyre që kanë krijuar gjithë atë ‘pocaqi’ t’ju vijë turp. Ata s’kanë lidhje me turpin, thjesht për të tjerët mendoj se Marjana e meriton këtë shpjegim për filozofinë dhe qasjen që kemi ndërtuar”.
    “Neomalësorja” u krahasua me Lenka Çukon e cila u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33-vjeçare pasi u mor nga fshati.

  • Pas Dash Sulës, Rama vlerëson një tjetër deputete të PD: Kam respekt për të

    Pas Dash Sulës, Rama vlerëson një tjetër deputete të PD: Kam respekt për të

    Edi Rama është ndalur sot në Shkodër për të prezantuar kandidatët e tij për këtë qark, që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.
    Duke folur para kandidatëve, kreu i PS komentoi listën e opozitës, duke deklaruar se emrat e përzgjedhur në listë janë qesharakë dhe groteskë, duke përjashtuar Greta Bardelin për të cilën tha se gëzon respekt.

    “Janë kthyer prapë te ca personazhe, nuk e kuptoj, ca personazhe që të vjen zor t’i përmendësh, listë kënete. Përveç një emri që kam respekt, zonja që është në parlament, gjithë të tjerët janë personazhe groteske, qesharake, njerëz kot pa lidhje”, tha Rama.
    Më herët e Rama i ka bërë ftesë Dash Sulës për t’u bërë pjesë e PS, pasi Berisha e la jashtë listave.

  • Edi Rama me skuadrën e re të Shkodrës: Për Shqipërinë europiane

    Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkodër për të vijuar takimet e tij me kandidatët socialistë me të cilët kërkon votën më 11 maj.
    Rama tha se në Shkodër u formësua një skuadër shumë përfaqësuese ndërsa foli gjeneratën e re të PS-së.

    “Kemi bërë një transfusion shumë domethënës të gjakut në PS dhe kemi hedhur bazat me këtë skuadër të PS-së 2030 për gjeneratën tjetër” tha Rama.
    Kandidatët PS në Shkodër
    Lista e mbyllurMarjana KocekuOnid BejleriXhenis ÇelaBujar Rexha
    Lista e hapurEdona BilaliEnertil CanajErvin DodaHolta DudaFrrok GjiniBesmir LeshaMarjan NdershtiqajVera NdrecaKejsi SpahijaShkelqim SterkajAdnan Shullani