Vllaznia e vajzave do ta nisë aventurën e saj në UEFA Women’s Champions League 2025/26 nga raundi i dytë kualifikues, falë koeficientit të mirë.
Në shortin e hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nyon, Vllaznia është shortuar në grupin 4 të Champions Path, ku në gjysmëfinale do të përballet me ekipin bjellorus FC Dinamo BSUPC. Në gjysmëfinalen tjetër të këtij grupi do të luajnë Ferencvaros (Hungari) dhe fituesi i mini-turneut të raundit të parë, Winner CH-P Q1 Gr1.
Dy ekipet fituese në sfidat gjysmëfinale do të luajnë finalen së bashku dhe fituesi i këtij mini-turneu do të kualifikohet në fazën play-off të Champions League.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 27 gusht, ndërsa finalet për vendin e tretë/katërt dhe vendin e parë/dytë më 30 gusht. Të gjitha ndeshjet e grupit 4 do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Tag: Shkodër
-

Liga e Kampioneve për vajza/ Vllaznia e nis nga raundi i dytë, në gjysmëfinale përballet me Dinamo BSUPC
-

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë
Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë. Të akuzuarit e SPAK për një nga ngjarjet e bujshme kriminale në vend, vrasjen e Fatbardh Licit, i kanë bërë rekurs vendimeve që i kanë lënë në paraburgim përmes avokatit të tyre, Sokol Tahiraj.
Vendimi i tyre vjen pasi Apeli i GJKKO-së i la në burg. Ngjarja ka ndodhur vite më parë në Shkodër dhe është konsideruar si një nga krimet me sfond të fortë hakmarrjeje dhe përplasje mes grupeve kriminale.Të pandehurit kërkojnë rrëzimin e vendimit të Apelit, duke pretenduar për shkelje procedurale dhe mungesë provash të mjaftueshme në procesin ndaj tyre. Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë kërkesën e tyre në seancat e ardhshme dhe të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.
-

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit/ Astmer Bilali dhe Safet e Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë
Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i la në burg.
Të akuzuarit e SPAK për një nga ngjarjet e bujshme kriminale në vend, vrasjen e Fatbardh Licit, i kanë bërë rekurs vendimeve që i kanë lënë në paraburgim përmes avokatit të tyre, Sokol Tahiraj.
Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur vite më parë në Shkodër dhe është konsideruar si një nga krimet me sfond të fortë hakmarrjeje dhe përplasje mes grupeve kriminale.
Të pandehurit kërkojnë rrëzimin e vendimit të Apelit, duke pretenduar për shkelje procedurale dhe mungesë provash të mjaftueshme në procesin ndaj tyre.
Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë kërkesën e tyre në seancat e ardhshme dhe të marrë një vendim lidhur me këtë çështje. -

Liga e Kampioneve për vajza, Vllaznia në gjysmëfinale përballet me Dinamo BSUPC
24 Qershor 2025
17:09
Telesport
Vllaznia e vajzave do ta nisë aventurën e saj në UEFA Women’s Champions League 2025/26 nga raundi i dytë kualifikues, falë koeficientit të mirë.
Në shortin e hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nyon, Vllaznia është shortuar në grupin 4 të Champions Path, ku në gjysmëfinale do të përballet me ekipin bjellorus FC Dinamo BSUPC. Në gjysmëfinalen tjetër të këtij grupi do të luajnë Ferencvaros (Hungari) dhe fituesi i mini-turneut të raundit të parë, Winner CH-P Q1 Gr1.
Dy ekipet fituese në sfidat gjysmëfinale do të luajnë finalen së bashku dhe fituesi i këtij mini-turneu do të kualifikohet në fazën play-off të Champions League.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 27 gusht, ndërsa finalet për vendin e tretë/katërt dhe vendin e parë/dytë më 30 gusht. Të gjitha ndeshjet e grupit 4 do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. -

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit! Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë
Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të akuzuar për një ndër krimet më të rënda me sfond hakmarrjeje në Shkodër, kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit që i la në burg.
Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur disa vite më parë dhe ka tronditur opinionin publik për shkak të përplasjes së dhunshme mes grupeve kriminale rivale.
Përmes avokatëve të tyre, të pandehurit pretendojnë se janë bërë shkelje të rënda procedurale gjatë procesit gjyqësor dhe se nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për t’i mbajtur pas hekurave. Ata kërkojnë rrëzimin e vendimit të Apelit dhe shqyrtimin e çështjes në themel.
Gjykata e Lartë pritet të marrë në shqyrtim kërkesën në seancat e ardhshme, ndërsa avokatët mbrojtës paralajmërojnë vijimin e betejës ligjore për të provuar pafajësinë e klientëve të tyre. -

Murtaja e bagëtive në Gjirokastër/ Sëmundja virale u shfaq në një fermë në Libohovë, karantinohet tufa
Në qarkun e Gjirokastrës, një ndër territoret më të rëndësishme blegtorale në vend, është konfirmuar vatra e parë e murtajës së ruminantëve të vegjël, një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë.
Rasti është identifikuar në një fermë në qytetin e Libohovës, ku autoritetet veterinare kanë reaguar duke e izoluar dhe karantinuar tufën.
Flora Zharkalli, përgjegjëse e sektorit veterinar në qark, tha se rasti është zyrtarisht i konfirmuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë.
“Ne kemi nga përgjigjet e laboratorit të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare Tiranë një rast të konfirmuar pozitiv në Bashkinë Libohovë, në qytetin Libohovë. Sapo morëm njoftimin e menjëhershëm, ishte dita e shtunë, ora 16:30, grupi i punës i përbërë nga tre persona shkuam në fermë dhe kontaktuam pronarin për t’i bërë të ditur rezultatin e analizës dhe për të marrë masat urgjente, e cila konsiston në izolimin e tufës dhe në bllokimin e lëvizjes”, shprehet Zharkalli.
Qarku i Gjirokastrës, një ndër zonat kryesore blegtorale në vend me rreth 4.5% të numrit kombëtar të deleve dhe dhive, është përballur për herë të parë me murtajën e ruminantëve të vegjël.
Pas konfirmimit të parë të sëmundjes në Shqipëri në fillim të qershorit në qarkun e Shkodrës, identifikimi i një vatre të re në Libohovë ka shtuar ndjeshëm shqetësimin për përhapje, veçanërisht për shkak të lëvizjes së kafshëve dhe kontaktit të shpeshtë mes tufave në këtë zonë.
“Momentalisht ndodhen 256 krerë, nga të cilat 230 janë të leshta, pjesa tjetër janë të dhirta. Ajo që konstatojmë nga monitorimet e përditshme për t’u theksuar është që ferma nuk ka temperaturë kafsha, nuk ka shenja klinike të shfaqjes së sëmundjes dhe nuk ka ngordhshmëri në fermë. Prandaj ne e monitorojmë çdo ditë sepse ajo mund të jetë edhe në formën subklinike dhe do ta monitorojmë të paktën 10 ditë”, shton Zharkalli.
Sipas ekspertëve, edhe pse murtaja e ruminantëve të vegjël nuk përbën rrezik për njerëzit, ajo mbetet një kërcënim serioz për sektorin blegtoral, për shkak të përhapjes së shpejtë dhe dëmeve të mëdha ekonomike që mund të shkaktojë.
Në këtë fazë, autoritetet po zbatojnë protokollin e plotë të kontrollit dhe izolimit, ndërsa bëjnë apel për bashkëpunim nga blegtorët dhe komuniteti lokal.Top Channel
-

Sërish jo për opozitën! PD humbet betejën ligjore për Qarkun Berat
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor vjen me arsyetimin se kjo nuk do të ndikonte as në rezultatin e zgjedhjeve dhe as në numrin e mandateve.
Sot Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë ankimimin e PD edhe për rezultatin në Dibër dhe Shkodër, kurse ankimimi i PD për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës do shqyrtohet në Kolegj më 26 qershor.
-

Vllaznia do të përballet në Europë kundër Daugavplis, fillon shitja online e biletave
Vllaznia do të fillojë ndeshjet e saj në Europë në datën 10 korrik. Ekipi i drejtuar tanimë nga Edi Martini ka si pengesë të parë Daugaviplis. Kjo ndeshje vlen për turin e parë të Conference League dhe shkodranët duhet ta kalojnë këtë tur të parë.
Kjo ndeshje do të luhet në Elbasan Arena pas problemeve të ndodhura me Bashkinë e Shkodrës për koncertin e Bujar Qamilit. Tanimë kanë dalë edhe biletat në shitje online dhe kur ka edhe shumë ditë nga ndeshja, shihet se interesi është jo i vogël. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
-
Champions League femra/ Vllaznia mëson rivalët e turneut të Shkodrës
UEFA Women’s Champions League 2025/2026 Vllaznia nis nga raundi i dytë kualifikues
Është hedhur sot në Nion, shorti i Champions League për femra.Vllaznia është shortuar në grupin 4 të Champions Path, teksa në gjysmëfinale do të përballet me FC Dinamo BSUPC (Bjellorusi).
Në gjysmëfinalen tjetër të këtij grupi do të luajnë Ferencvarosh (Hungari) dhe fituesi i mini-turneut të raundit të parë, Winner CH-P Q1 Gr1.
Dy ekipet fituese në sfidat gjysmëfinale do të luajnë finalen së bashku dhe fituesi i këtij mini-turneu do të kualifikohet në fazën play-off të Champions League.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 27 gusht, ndërsa finalet për vendin e tretë/katërt dhe vendin e parë/dytë më 30 gusht. Të gjitha ndeshjet e grupit 4 do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Vazhdo leximin
-

Asgjësohen 3679 fidanë dhe bimë Cannabis Sativa në Shkodër, procedohet inxhinieri i pyjeve
Policia e Shkodrës ka zbuluar dhe asgjësuar 3679 fidanë dhe bimë narkotike Cannabis Sativa. Sipas policisë ato u gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë, Postribë, Shllak dhe Temal. Në operacionin e koduar “Koordinata” nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, për inxhinierin e pyjeve.
Njoftimi i Policisë Qarku Shkodër
Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Gjenden dhe asgjësohen 3679 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 265 fidanë dhe 3414 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, konkretisht:Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 265 fidanë dhe 1437 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M.;
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 1977 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.