Tag: Shkodër

  • Franko Burraj nuk ndalet, në Slloveni vendos rekordin historik në garën e 400 metrave

    Franko Burraj nuk ndalet, në Slloveni vendos rekordin historik në garën e 400 metrave

    25 Qershor 2025

    9:33

    Telesport

    Atleti shkodran Franko Burraj ka vendosur një rekord të ri kombëtar në garën e 400 metrave, duke përmirësuar kohën e tij të mëparshme, të vendosur një muaj më parë në Kupën e Shqipërisë.
    Në Kampionatin Europian të Shteteve që po zhvillohet në Slloveni, atleti kuqezi dha kohën 45”87. Për herë të parë në historinë e atletikës shqiptare kjo kohë zbret nën 46 sekonda!
    Rekordi i mëparshëm ka qenë 46”14, vendosur po nga Burraj në garat e atletikës të zhvilluara në Shkodër dhe tashmë ai arrin ta përmirësojë më tej atë, duke konfirmuar se po kalon një formë të shkëlqyer.
    Përpos rekordit kombëtar, Burraj arriti të fitojë edhe medaljen e artë në këtë event. Siç dihet, Shqipëria merr pjesë në Divizionin e tretë të këtij eventi, ku garojnë vendet e vogla .

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 25 qershor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 25 qershor 2025…

    Do të vijojnë valët e nxehta afrikane ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave shumë të larta gjatë paradites.
    Vlera ekstreme priten në Qarkun e Elbasanit dhe Beratit. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore Lindore, megjithatë nuk priten reshje.
    Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës 15°C ndërsa maksimalja pritet në Koplik dhe Cerrik duke arritur një maksimum prej 39°C.
    Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 25 qershor 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 25 qershor 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e merkurë, 25 qershor 2025:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Qershori mbyllet me temperatura deri në 40°C, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron…

    Qershori mbyllet me temperatura deri në 40°C, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron…

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashikimet e IGJEO dhe ERCC paralajmëron se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.
    U bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe tregoni kujdes me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.
    Raportoni çdo zjarr apo tym në numrin 128 ose 112!
    Respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën! Bashkëpunimi juaj është jetik për një verë të sigurt.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • MINUTA E FUNDIT – Shqipëria tronditet sërish nga termeti, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij

    MINUTA E FUNDIT – Shqipëria tronditet sërish nga termeti, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij

    Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së martës, më 24 qershor 2025, në afërsi të Tiranës. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u ndjenë në orën 21:53 me orën lokale, me epiqendër 13 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 119 kilometra në juglindje të Podgoricës.
    Tërmeti ishte në një thellësi të ulët prej 5 kilometrash, çka e bëri atë më të ndjeshëm në sipërfaqe.
    Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë lehtë në disa zona të kryeqytetit dhe rrethinave të tij.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Vjen i nxehti përvëlues

    Vjen i nxehti përvëlues

    Prej së mërkurës, Shqipëria pritet të përfshihet nga një valë e të nxehtit përvëlues, me temperatura që do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.
    Nisur nga kjo, autoritetet kanë dhënë alarmin për rrezik të shtuar zjarresh.
    Vendi po përgatitet për një valë të fortë të të nxehtit këtë javë, duke filluar nga e mërkura, kur do të përballemi me temperatura përvëluese. Termometri do të ngjitet deri në 40 gradë Celsius, duke shënuar ditët më të nxehta të verës deri më tani.
    Për shumë qytetarë, kjo është një arsye e mirë për të kërkuar freskinë në bregdet, por për ata që duhet të vijojnë punën në kushte të tilla, kjo valë të nxehti paraqet një sfidë serioze.
    Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dhënë një paralajmërim për rrezik të shtuar zjarresh, veçanërisht në zonat pyjore dhe ato rurale.
    Më shumë rrezikshmëri kanë qarqet e Fierit, Tiranës, Lezhës, Shkodrës, Kukësit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës.
    Qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes maksimal, duke shmangur ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe qëndrimin në diell gjatë orëve të pikut.
    Grupet më të rrezikuara mbeten të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore, të cilëve u rekomandohet të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të konsumojnë shumë lëngje.
    Temperaturat ekstreme sjellin jo vetëm vapë përvëluese, por edhe rreziqe të dukshme për shëndetin, ndaj kujdesi dhe përgjegjësia janë kyçe për të përballuar këtë valë të nxehti pa pasoja.
    Tv Klan

  • “11 maji”, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin për Shkodrën, 8 qarqe pranë shpërndarjes së mandateve nga KQZ

    “11 maji”, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin për Shkodrën, 8 qarqe pranë shpërndarjes së mandateve nga KQZ

    Saga e zgjedhjeve të 11 majit, do të përfundojë të mërkurën në KQZ për 4 qarqe. Pasi Kolegji Zgjedhor certifikoi zgjedhjet në Kukës, Gjirokastër, Korçë e Lezhë, Ilirjan Celibashi pritet të shpërndajë mandatet.
    Ndërkohë, Kolegji Zgjedhor rrëzoi këtë të martë ankimimet e PD-së për Shkodrën, Dibrën dhe Beratin duke thënë se në zgjedhje nuk ka pavlefshmëri dhe ato nuk përsëriten. Për Vlorën, trupa e gjyqtarëve do të vendosë më 26 Qershor.
    Kështu, Kolegji i hap rrugën ndarjes së mandateve nga Ilirjan Celibashi edhe për këto qarqe duke zyrtarizuar përfundimisht rezultatin e 11 majit.
    Më e gjatë rruga e shpërndarjes së mandateve, që është hapi i fundit që KQZ të certifikojë zgjedhjet duket për 4 qarqet e tjera ku me kërkesë të PD është vendosur hapja e kutive të votimit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • EMRAT – Zgjedhjet e pjesshme në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ja cilët janë fituesit sipas njësive…

    EMRAT – Zgjedhjet e pjesshme në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ja cilët janë fituesit sipas njësive…

    Këtë të martë, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, janë zhvilluar zgjedhje të pjesshme, për pozicione vakante. Në funksion të këtij procesi, rektori Gjuraj kishte nxjerrë edhe urdhrin përkatës, i cili sanksiononte që zgjedhjet duhet të mbaheshin me datë 24 qershor 2025.
    Votohej në 1 njësi kryesore dhe në 6 njesi bazë të këtij universiteti. Në fund të procesit, kanë rezultuar fituesit si më posahtë sipas njësive:
    Fakulteti juridik – Dekane: Paulina Hoti
    Departamenti Turizmit: Arjeta Troshani
    Departamenti i Gjuhes Shqipe: Arben Prendi
    Departamenti i të Drejtës Publike: Nuk kishte kandidat
    Departamenti i Gjermanistikës: Nuk kishte kandidat
    Departamenti i Fizikës: Klotilda Nikaj
    Departamenti i Gjeografisë: Flora Gjoni
    Qendra e Studimeve të Ujrave të Rajonit Shkodër: Nuk ka fitues
    Në njësitë ku nuk ka patur kandidat apo nuk ka patur fitues, drejtuesi pritet të emërohet me komandim nga rektori i UNISHK. ShkodraWeb i uron suksese të gjithë drejtuesve të zgjedhur të UNISHK. /ShkodraWeb/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • FOTO – Vllaznia e nis me humbje serinë e miqësoreve në fazën përgatitore në Slloveni…

    FOTO – Vllaznia e nis me humbje serinë e miqësoreve në fazën përgatitore në Slloveni…

    Vllaznia e nis me humbje serinë e 4 ndeshjeve miqësore që ka parashikuar të zhvillojë gjatrë fazës përgatitoire që ka nisur në Slloveni. Kuqeblutë, janë mundur 5-3 nga FC Koper, në një ndeshje ku madje shënuan të parët.
    Për ekipin e Vllaznisë 3 golat janë shënuar nga Yago, Dodaj dhe Gruda. Para kthimit në Shkodër me 5 korrik, shkodranët kanë parashikuar të realizojnë edhe 3 miqësore të tjera në Slloveni.
    Kjo fazë përgatitore zhvillohet në kuadër të ndeshjes së Conference League me BFC Daugavpils të Lotenisë në “Elbasan Arena” me 10 korrik 2025, ora 20:00.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Atleti shkodran Franko Burraj rekord kombëtar në 400 m dhe medalje e artë në Kampionatin Europian…

    Atleti shkodran Franko Burraj rekord kombëtar në 400 m dhe medalje e artë në Kampionatin Europian…

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Franko Burraj thyen sërish rekordin kombëtar në garën 400 metra, duke regjistruar kohën 45.87 sekonda dhe duke zënë vendin e parë në këtë garë, çka i siguroi edhe medaljen e artë në Kampionatin Evropian për ekipe që po zhvillohet në Slloveni.
    Me këtë rezultat të jashtëzakonshëm, atleti shkodran ngre lart emrin e Shkodrës dhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke na bërë të gjithëve krenarë. Suksese Franko!