Një plan masash është hartuar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe OSHEE për të përballuar kërkesën e lartë për energji në pikun e sezonit turistik veror.
Në një dalje për mediat mbi “sistemin elektro-energjetik, arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik”, drejtori i OSSH Blendian Dalipi tha se gjatë muajve të verës kërkesa për energji rritet deri në 20% për këtë arsye janë shtuar grupet e punës në terren për të shmangur defektet dhe shkëputjen e energjisë elektrike.
“Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, për të përballuar sezonin. Sot kemi kërkesë të shtuar për energji dhe duhet të kemi një rrjet që ta përballojë këtë kërkesë. Kemi përfunduar remontin e të gjithë rrjetit shpërndarës nga nënstacionet, linjat e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët. Kemi ngritur grupe pune 880 punonjës me 80 automjete për të përballuar çdo lloj problematike. Po ashtu nga rajonet që nuk kanë fluks ne marrim grup elektricistësh dhe i atashojmë pranë zonave bregdetare dhe kemi 42 punonjës forcë shtesë të atashuar në 14 grupe, dhe do kujdesen për mirëmbajtjen e zonave bregdetare. Kërkesa për energji ka vit pas viti një rritje 15-20%, në këtë muaj krahasuar me vitin e kaluar kemi rritje me 7% të kërkesës”, tha Drejtori i OSSH-së Blendian Dalipi.
Një plan masash është hartuar edhe nga OST, ndërsa drejtori i këtij institucioni tha se paraprakisht janë bërë remonte të të gjitha linjave.
“Në të gjitha nënstacionet e zonave turistike Shkodër-Sarande është bërë remont i të gjitha linjave dhe kontroll. Kemi grupe shtesë në të gjitha nënstacionet me shumë ngarkesë. Kemi marrë masa për të ndërhyrë kudo ku ka stacione. Kemi shtuar personel e vënë mjete në dispozicion në nënstacionet e bregdetit”, tha drejtori i OST Elisian Bici.
Si përgjigje të kërkesës së lartë për konsum energjie drejtori i OSSH-së Dalipi ka bërë një prezantim të të gjitha investimeve të bëra përgjatë bregdetit nga Velipoja deri në Ksamil.
“Në të gjithë bregdetin por edhe në zonat malore ne kemi bërë investime për ti prirë kësaj kërkese. Nga Velipoja deri në Ksamil kemi valë investimesh, në linja të reja, për të garantuar furnizim pa ndërprerje por kanë edhe shtim të kapacitete të tyre. Nënstacioni i Velipojës mbaron 100% brenda këtij muaj. Nënstacioni i Lezhës ka mbaruar i kemi dyfishuar edhe fuqinë nga 60 mega në 100 mega. Por do të duhet të ndërtohet nënstacioni i ri në Shëngjin, pasi ka kërkesë edhe në këtë zonë.
Nga Gjiri i Lalzit në Spille situata është e mirë, kemi dyfishuar kapacitetet e nënstacionit të Golemit. Në Spille po mbron fideri i ri që do të garantojë furnizim të sigurt, me parametra cilësor. Edhe në Divjakë kemi ndërtuar një fider të ri, pasi ka aty biznese sezonale. Në zonën Darzezë-Seman kemi mbaruar rrjetin e zonës bregdetare, investime në tension të mesëm e të lartë. Nga Palasa -Himarë rrjet i ri kabllor, hiqet rrjeti i vjetër ajrorë, në javën tjetër vendosen në punë kabinat e para të qendrës së e Himarës me rrjet 20 kv.
Ka mbaruar investimi në fshatin Qeparo dhe po punojmë për Borshin aty kemi instaluar nënstacion mobile për të përballuar situatën në sezonin e verës. Pak më andej kemi nënstacionin e ri 110 kv në Bunec. Jemi në proces ndërtimi të nënstacionit të ri të Xarës dhe të dy fiderave të ri në Sarandë”, tha Drejtori i OSSH.
Po ashtu dy investime madhore do të bëhen edhe në Veri të vendit, që do të garantojnë furnizim me energji pa ndërprerje në Theth dhe Tamarë.
“Dy zonat që ne kemi pasur problem gjithë kohës është Thethi dhe Tamarë-Vermoshi. Në zonën e Thethit kemi filluar investim nga nënstacioni i Koplikut në drejtim të Bogës ku në fazën e parë merr zgjidhje Razma e Boga dhe në vitin tjetër kalojmë në Theth me një linjë të re. Dhe brenda këtij viti fillon linja e re Koplik-Tamarë-Vermosh linja do nis të ndërtohet vitin tjetër”, tha Dalipi.
Kurse drejtori i OSHEE, Enea Karakaçi tha se fokusi i tyre është tek ulja e keqfaturimeve dhe shtimi i stafit.
“Kemi rekrutuar mbi 250 elektricistë të rinj në kompani dhe vijojmë të kërkojmë punonjës të rinj, që duan të punojnë me ne. Pas uljes së çmimit të energjisë, në mënyrë që të mos ketë as keq faturime ne kemi marrë 60 lexues të rinj. Që nga implementimi i uljes së çmimit ankesat për keq faturim ose mbi faturim kanë rënë nën nivelin 15%, edhe në raport me vitin e kaluar. Por ne kemi ende vende vakante për 60 lexues të tjerë aplikimet janë të shpallura”, tha Karakaci.
Tag: Shkodër
-

“Rrjet i ri për furnizim me energji, 880 punonjës”/ Drejtori i OSSH prezanton planin e masave për sezonin turistik
-

“Larguam njërin nga njerëzit më të fuqishëm në botë”, Jeff Bezos ndryshon vendin e dasmës, protestuesit në Venecia: Fitore e madhe!
Aktivistë dhe qytetarë në Venecia po e quajnë një “fitore të jashtëzakonshme” zhvendosjen e festës madhështore të dasmës së miliarderit amerikan Jeff Bezos, jashtë qendrës historike të qytetit.
Dasma tre-ditore e themeluesit të Amazon me prezantuesen televizive Lauren Sánchez, e mbushur me yje të njohur si Kim Kardashian, Mick Jagger dhe Leonardo DiCaprio, ishte planifikuar të kulmonte me një mbrëmje luksoze në “Scuola Grande della Misericordia” në zemër të Venecias.
Por, autoritetet lokale konfirmuan për BBC se aktiviteti final do të zhvendoset në Arsenale, një zonë më larg nga qendra e qytetit.
Grupet protestuese, përfshirë një që quhet “No Space for Bezos”, u shprehën të triumfueshëm.
“Jemi shumë krenarë për këtë! Ne jemi askush, nuk kemi para, nuk kemi asgjë,” tha Tommaso Cacciari për BBC.
“Thjesht qytetarë që u organizuam dhe arritëm të largonim njërin prej njerëzve më të fuqishëm në botë dhe gjithë miliarderët nga qyteti ynë”, tha ai.
Sipas mediave, qindra të ftuar pritet të mbërrijnë me avionë privatë dhe jahtet e tyre luksoze, ndërsa pesë hotele janë rezervuar tërësisht, dhe ish-ushtarë amerikanë janë kontraktuar për siguri gjatë ceremonisë.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

“Rama e ndryshoi vullnetin e qytetarëve para votimit”, Baçi: Vota u ble jashtë kutisë, shteti u vu në funksion të PS
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha në një emision televiziv se Rama e ka ndryshuar vullnetin e qytetarëve para datës së zgjedhjeve dhe nuk ka pritur ta bëjë këtë në kutinë e votimit, paçka se ka pasur shtrembërim dhe problematika të shumta më 11 maj.
Duke vijuar Baçi tha se numëruesit e komisionerët kanë qenë në lartësinë e detyrës pavarësisht indimidimeve dhe presioneve që i janë bërë.
Rama dhe kjo mazhorancë me gjithë shtetin e kanë ndryshuar vullnetin e qytetarëve para datës së zgjedhjeve dhe nuk ka pritur në kutinë e votimit. Por në kutinë e votimit gjatë ditës së votimit ka pasur shtrembërim të theksuar të mënyrës si është votuar. Ky rinumërim nxjerr në pah, gjithë problematikat që kanë qenë ditën e votimit. Kanë qenë të shumta, por jo përcaktuese për rezultatin dita e votimit. Ka qenë shtrembërim i madh që në mëngjes.
Për mua numëruesit dhe komisionerët e PD kanë qenë në lartësinë e detyrës. Flas për numëruesit e PD se kanë qenë në presion. Kanë qenë të intimiduar në shumë raste.
Kjo qe dhe arsyeja pse nxorën urdhrin që asnjë deputet të mos afrohet pranë qendrës së votimit.
Baçi tha se drejtuesit politikë në qarqe duhet të mbajnë përgjegjësi dhe se analiza për humbjen me shumë gjasa do nisë në shtator.
Drejtuesi politik të gjithë qarqeve kanë përgjegjësinë kryesore, e përsëris sa herë të më pyesin. Drejtuesit politik kishin kompetencat dhe për të bërë listat, dhe për të drejtuar dhe për të ndarë zona. Duke qenë njerëzit kompetencat që, nëse ne do ishim fitues, do të ishin ata që ishte qeveria e ardhshme. Siç do kishe privilegjet duhet të kesh përgjegjësi. Këtu nuk dalloj asnjë ,as Bardhin, as Boçin në Shkodër, as Bylykbashin në Durrës. Performanca në Shkodër e Durrës ishte më e mirë se në qarqet e tjera. Ishim dobët. Ishte rezultat që dhe unë jam skandalizuar. Arsyet janë nga më të shumta.
Sido të ishte organizmi, kushdo të ishte nën drejtimin nuk mendoj se do të kishte diferencë të madhe. Nëse u morën 4 deputetë mund të merrnin 5 apo 6 kjo nuk e e zgjidhte problemin. Vota është blerë jashtë kutisë së votimit.
6 muaj më parë Balluku në Fier solli 400 punonjës administrate që ishin në Fier pavarësisht s paguheshin me paratë e shtetit. Kanë transferuar dhe gjendjen civile. Flas për punonjës administrate që mbulonin zona të caktuara në qarkun e Fierit.
Berisha nuk hyn tek drejtuesit që disa i ka afër dhe disa larg. Është i baraslarguar, shtetar. Komunikimin e kam, por nuk e quaj veten njeri shumë të afërt. I sheh të gjithë në të njëjtin pozicion. PD do të hyjë në një analizë. Besoj në shtator, pasi të mbarojë denoncimi i kësaj farse. Do të jenë strukturat që do mblidhen dhe do marrin vendime.
Sipas Baçit, po të mos ishte Berisha në krye të kësaj fushate PD nuk merrte as 10 deputetë.
Po të mos ishte Berisha në krye të kësaj fushate ne nuk do të kishim as 10 deputetë. PD shkrihej.
-

“Analiza, në shtator”, Baçi: Po të mos ishte Berisha, PD nuk merrte as 10 deputetë. Komisionerët kanë qenë në lartësi të detyrës
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha në studion e MCN Live se Rama e ka ndryshuar vullnetin e qytetarëve para datës së zgjedhjeve dhe nuk ka pritur ta bëjë këtë në kutinë e votimit, paçka se ka pasur shtrembërim dhe problematika të shumta më 11 maj.
Duke vijuar Baçi tha se numëruesit e komisionerët kanë qenë në lartësinë e detyrës pavarësisht indimidimeve dhe presioneve që i janë bërë.
Rama dhe kjo mazhorancë me gjithë shtetin e kanë ndryshuar vullnetin e qytetarëve para datës së zgjedhjeve dhe nuk ka pritur në kutinë e votimit. Por në kutinë e votimit gjatë ditës së votimit ka pasur shtrembërim të theksuar të mënyrës si është votuar. Ky rinumërim nxjerr në pah, gjithë problematikat që kanë qenë ditën e votimit. Kanë qenë të shumta, por jo përcaktuese për rezultatin dita e votimit. Ka qenë shtrembërim i madh që në mëngjes.
Për mua numëruesit dhe komisionerët e PD kanë qenë në lartësinë e detyrës. Flas për numëruesit e PD se kanë qenë në presion. Kanë qenë të intimiduar në shumë raste.
Kjo qe dhe arsyeja pse nxorën urdhrin që asnjë deputet të mos afrohet pranë qendrës së votimit.
Baçi tha se drejtuesit politikë në qarqe duhet të mbajnë përgjegjësi dhe se analiza për humbjen me shumë gjasa do nisë në shtator.
Drejtuesi politik të gjithë qarqeve kanë përgjegjësinë kryesore, e përsëris sa herë të më pyesin. Drejtuesit politik kishin kompetencat dhe për të bërë listat, dhe për të drejtuar dhe për të ndarë zona. Duke qenë njerëzit kompetencat që, nëse ne do ishim fitues, do të ishin ata që ishte qeveria e ardhshme. Siç do kishe privilegjet duhet të kesh përgjegjësi. Këtu nuk dalloj asnjë ,as Bardhin, as Boçin në Shkodër, as Bylykbashin në Durrës. Performanca në Shkodër e Durrës ishte më e mirë se në qarqet e tjera. Ishim dobët. Ishte rezultat që dhe unë jam skandalizuar. Arsyet janë nga më të shumta.
Sido të ishte organizmi, kushdo të ishte nën drejtimin nuk mendoj se do të kishte diferencë të madhe. Nëse u morën 4 deputetë mund të merrnin 5 apo 6 kjo nuk e e zgjidhte problemin. Vota është blerë jashtë kutisë së votimit.
6 muaj më parë Balluku në Fier solli 400 punonjës administrate që ishin në Fier pavarësisht s paguheshin me paratë e shtetit. Kanë transferuar dhe gjendjen civile. Flas për punonjës administrate që mbulonin zona të caktuara në qarkun e Fierit.
Berisha nuk hyn tek drejtuesit që disa i ka afër dhe disa larg. Është i baraslarguar, shtetar. Komunikimin e kam, por nuk e quaj veten njeri shumë të afërt. I sheh të gjithë në të njëjtin pozicion. PD do të hyjë në një analizë. Besoj në shtator, pasi të mbarojë denoncimi i kësaj farse. Do të jenë strukturat që do mblidhen dhe do marrin vendime.
Sipas Baçit, po të mos ishte Berisha në krye të kësaj fushate PD nuk merrte as 10 deputetë.
Po të mos ishte Berisha në krye të kësaj fushate ne nuk do të kishim as 10 deputetë. PD shkrihej. -

Arrestohet 32- vjeçari nga Mushani, ishte dënuar me burgim; shpallet në kërkim për vjedhje një 17- vjeçar
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-ndaluan shtetasin A. P., 37 vjeç, banues në fshatin Mushan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;
-shpallën në kërkim një shtetas 17 vjeç, pasi kanë kallëzuar 2 shtetas, banues në Shkodër, se dyshojnë që 17-vjeçari ka vjedhur në banesat e tyre, kohë më parë. Punohet për kapjen e tij;Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

EMRI – Ndërron jetë në burgun e Lezhës 36- vjeçari, vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”…
Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, mëngjesin e sotëm, më datë 25.06.2025, rreth orës 07:00, është konstatuar pa puls i dënuari Allush Hysa, i datëlindjes 12.09.1989.
I dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor. Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.
Referuar dosjes, Hysa ishte arrestuar më 23.01.2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.
Menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime familjes Hysa.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Transformimi i rrugës Shirokë–Zogaj, ja kur pritet të përfundojnë punimet
Rruga panoramike Shirokë–Zogaj po i nënshtrohet një transformimi të thellë, duke kaluar nga një aks i amortizuar në një rrugë moderne dhe të sigurt për qarkullim. Investimi prej 4.7 milionë euro nga buxheti i shtetit parashikohet të përfundojë më 2 tetor 2025 dhe synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turizmin në zonën përreth liqenit të Shkodrës.
Sipas autoriteteve, punimet janë tashmë në një fazë të avancuar. Janë realizuar thuajse të gjitha gërmimet dhe mbushjet përgjatë gjatësisë së rrugës, ndërsa mbi 80% e strukturave mbajtëse janë drejt përfundimit. Aktualisht, traseja është e hapur në rreth 90% të gjatësisë, duke lehtësuar qarkullimin edhe gjatë fazës së ndërtimit.Banorët e zonës kanë mirëpritur ndërhyrjen, duke e vlerësuar si një projekt të shumëpritur që ka nisur të japë rezultatet e para. “Tani ka vënë dorë shteti dhe shohim që janë duke punuar shumë mirë. Pjerrësitë po eliminohen dhe ne jemi shumë të kënaqur,” shprehen ata.
Ndërkohë, ka nisur edhe vendosja e shtresave rrugore, ndërsa po vijon puna për sistemimin e ujërave të bardha, masë e rëndësishme për të shmangur përmbytjet dhe dëmtimet gjatë stinës së reshjeve. Përveç kësaj, po kryhet edhe zhvendosja e linjave të tensionit dhe rrjetit të ujësjellësit.
Një komponent kyç i projektit është ndërtimi i sistemit të KUZ (Kanalizimi dhe Ujërat e Zeza), ku deri më tani është realizuar mbi 35% e linjës. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, e konsideron këtë si një investim strategjik që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët dhe në rritjen e potencialit turistik të zonës. -

SYRI TV/ Zgjerohet harta e murtajës në Shqipëri, deri tani 11 vatra pozitive në vend
Në qarkun e Gjirokastrës është konfirmuar vatra e parë e murtajës, një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë.
Rasti është identifikuasr në një fermë në qytetin e Libohovës e cila është izoluar dhe karantinuar e gjithë tufa. Në të gjithë vendin rezultojnë 13 ferma pozitive të shpërndarë në 11 vatra.
Harta e murtajës së bagëtive është zgjeruar edhe ne Libohove. Në këtë zonë është konfirmuar rasti në një fermë.
Deri në këtë moment, janë identifikuar 𝟏𝟑 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐢𝐯𝐞, të shpërndara në 𝟏𝟏 𝐯𝐚𝐭𝐫𝐚 të ndryshme në Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korcë, Devoll, Skrapar, Lushnje, dhe Gjirokastër.
-

Kuvendi i Kosovës vazhdon të dështojë në konstituimin e tij, edhe votimi i 37- të nuk prodhoi rezultat
Për herë të 37-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati as kësaj here nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.
Nga 92 deputetët që ishin në sallë, 52 votuan pro, kundër dhe abstenim nuk pati. Seanca tjetër mbahet pas 48 orësh.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

FOTO – Kampionati Europian i Basketbollit U-16 në Shkodër, punime për kushte optimale në “Qazim Dervishi”
Në prag të Kampionatit Europian të Basketbollit U16 që do të zhvillohet në Shkodër, në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” po kryhen punime për të garantuar kushte optimale për të gjithë sportistët pjesëmarrës.
Punonjësit e Drejtorisë së Menaxhimit të Objekteve Publike po punojnë intensivisht për përmirësimin e elementeve kyçe sportive, parketi i fushës së lojës, rinovimi i dhomave të zhveshjes dhe po vihet në funksion sistemi i kondicionimit të ajrit në të gjithë ambientin e pallatit.
Përveç këtyre, do të bëhet rishikimi i ndriçimit sportiv dhe sinjalistikës brenda sallës, për të garantuar standardet që kërkon një aktivitet i nivelit europian. /Publikuar në Facebook, në faqen zyrtare të kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci/Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!