Tag: Shkodër

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 26 qershor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 26 qershor 2025…

    Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e valëve Afrikane duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku vlera ekstreme priten përkatësiht në qarkun e Shkodrës dhe Elbasanit, ku termometri do të afrohet vlerës 40 gradë celcius.
    Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim të sjellin kalime vranësirash të lehta në gjysmën Lindore të territorit, por mundësia për reshje është thuajse zero.
    Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 15°C vlera më e ulët e shënuar në verilindje deri në 40°C vlera më e lartë e cila pritet në Cërrik dhe Ura Vajgurore.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor, për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim të ulët.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Bizneset e vogla, në rënie në 8 qarqe më 2024, prej tkurrjes së popullsisë

    Bizneset e vogla, në rënie në 8 qarqe më 2024, prej tkurrjes së popullsisë

    Ekonomia e vendit është dukje ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla drejt qendrave të mëdha urbane si Tirana dhe Durrësi dhe tkurrje ne qarqet e tjera.Numri i bizneseve me 1 deri në 4 punonjës në Shqipëri është rritur lehtë në vitin 2024 me vetëm 1% në krahasim me një vit më parë, por shpërndarja sipas qarqeve ishte me rënie në shumicën e tyre në sinkron më lëvizjet e popullsisë.Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT nga 12 qarqe të vendit në 8 prej tyre numri i bizneseve me 1–4 punonjës ka shënuar rënie. Reduktimi në 2024 ishte më i theksuar në Korçë me 312 biznese më pak ose −5.21% në raport me 2023. Pas saj vijnë Elbasani me minus 302 biznese ose −4.07% dhe Gjirokastra me minus 48 biznese ose me rënie 2%.Qarqet si Shkodra, Dibra, Berati, Fieri dhe Kukësi shënuan ulje të lehta që variojnë nga −0.55% deri në −1%.Kryeqyteti vijon të jetë epiqendra e aktivitetit ekonomik. Tirana ka shtuar 1,489 biznese të vogla brenda një viti, duke shënuar një rritje vjetore prej 2.81%. Ky është kontributi më i madh në rritjen kombëtare dhe tregon një përqendrim të vazhdueshëm të zhvillimit ekonomik dhe sipërmarrjes në zonën metropolitane.Edhe Durrësi dhe Vlora shënojnë rritje. Durrësi ka regjistruar 286 biznese më shumë (+2.46%), ndërsa Vlora 152 më shumë (+1.55%). Këto të dhëna përforcojnë tendencën e zhvillimit ekonomik nga turizmi në zonat bregdetare.Lëvizjet e brendshme të popullsisë dhe emigrimi jashtë vendit po pakësojnë bazën e konsumatorëve dhe fuqinë punëtore në qarqet më pak të zhvilluara.Bizneset e vogla 1–4 punonjës janë një tregues i rëndësishëm i vitalitetit të ekonomik dhe social në komunitete, pasi ato janë kryesisht familjare dhe të lidhura ngushtë me kërkesën lokale. Kur këto biznese rriten, zakonisht ka rritje të konsumit lokal, rritje popullsie dhe optimizëm ekonomik, e kundërta ndodh kur pakësohen pasi zakonisht ka tkurrje demografike, rënie te aktivitet ekonomik pasivitet ekonomik dhe varfërim social.Sipas të dhënave të INSTAT, Tirana dhe Durrësi janë të vetmet që kanë shënuar rritje të ndjeshme të popullsisë përmes migrimit të brendshëm, duke tërhequr pjesën aktive nga qarqet si Dibra, Kukësi, Gjirokastra apo Elbasani. Kjo rritje e popullsisë urbane ndikon drejtpërdrejt në kërkesën për shërbime, dhe rritjen e nevojës për biznese të vogla në fushat si gastronomia, transporti, teknologjia dhe shërbimet për qytetarët./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • VIDEO – Biznesmeni Gjergj Luca publikon faturën, ja me sa e blen karburantin për anijet jashtë vendit…

    VIDEO – Biznesmeni Gjergj Luca publikon faturën, ja me sa e blen karburantin për anijet jashtë vendit…

    Disa ditë më parë, kryeministri Rama u shenjestrua nga disa media se jahtet apo anijet e huaja që ankorohen në Shqipëri, e marrin naftën me çmim vetëm 60 lekë për litër.
    I kthyer nga një udhëtim pune me anijet e flotës “Rozafa”, biznesmeni i njohur Gjegj Luca, tregon se edhe anijet e tij, në portet e huaja ku janë ankoruar, janë furnizuar me naftë thuajse me të njëjtin çmim.
    
    Jo vetëm kaq, Luca ka bërë publike edhe një faturë, ku tregon se anijet e tij e kanë marrë naftën me çmim 0.59 euro për litër, duke u rreshtuar në krah të kryeministrit Rama.
    “Kujtuat që ju harrova? Ja sapo erdha nga Malta mendjen te ju e kam. Desha t’u kujtoj se edhe anijet edhe skafet apo jahtet shqiptare kudo ku të duan nëpër portet e botës furnizohen me naftë njësoj si këtu te ne, ashtu siç furnizohen të huajt. Mbajeni mend këtë informacion, nuk u gënjej se s’jam as portal e as gjobvënës!”, shkruan Gjergj Luca në publikimin e tij në rrjetet sociale.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Bizneset e vogla më rënie në 8 qarqe me 2024 prej tkurrjes së popullsisë

    Bizneset e vogla më rënie në 8 qarqe me 2024 prej tkurrjes së popullsisë

    Ekonomia e vendit është dukje ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla drejt qendrave të mëdha urbane si Tirana dhe Durrësi dhe tkurrje ne qarqet e tjera.Numri i bizneseve me 1 deri në 4 punonjës në Shqipëri është rritur lehtë në vitin 2024 me vetëm 1% në krahasim me një vit më parë, por shpërndarja sipas qarqeve ishte me rënie në shumicën e tyre në sinkron më lëvizjet e popullsisë.Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT nga 12 qarqe të vendit në 8 prej tyre numri i bizneseve me 1–4 punonjës ka shënuar rënie. Reduktimi në 2024 ishte më i theksuar në Korçë me 312 biznese më pak ose −5.21% në raport me 2023. Pas saj vijnë Elbasani me minus 302 biznese ose −4.07% dhe Gjirokastra me minus 48 biznese ose me rënie 2%.Qarqet si Shkodra, Dibra, Berati, Fieri dhe Kukësi shënuan ulje të lehta që variojnë nga −0.55% deri në −1%.Kryeqyteti vijon të jetë epiqendra e aktivitetit ekonomik. Tirana ka shtuar 1,489 biznese të vogla brenda një viti, duke shënuar një rritje vjetore prej 2.81%. Ky është kontributi më i madh në rritjen kombëtare dhe tregon një përqendrim të vazhdueshëm të zhvillimit ekonomik dhe sipërmarrjes në zonën metropolitane.Edhe Durrësi dhe Vlora shënojnë rritje. Durrësi ka regjistruar 286 biznese më shumë (+2.46%), ndërsa Vlora 152 më shumë (+1.55%). Këto të dhëna përforcojnë tendencën e zhvillimit ekonomik nga turizmi në zonat bregdetare.Lëvizjet e brendshme të popullsisë dhe emigrimi jashtë vendit po pakësojnë bazën e konsumatorëve dhe fuqinë punëtore në qarqet më pak të zhvilluara.Bizneset e vogla 1–4 punonjës janë një tregues i rëndësishëm i vitalitetit të ekonomik dhe social në komunitete, pasi ato janë kryesisht familjare dhe të lidhura ngushtë me kërkesën lokale. Kur këto biznese rriten, zakonisht ka rritje të konsumit lokal, rritje popullsie dhe optimizëm ekonomik, e kundërta ndodh kur pakësohen pasi zakonisht ka tkurrje demografike, rënie te aktivitet ekonomik pasivitet ekonomik dhe varfërim social.Sipas të dhënave të INSTAT, Tirana dhe Durrësi janë të vetmet që kanë shënuar rritje të ndjeshme të popullsisë përmes migrimit të brendshëm, duke tërhequr pjesën aktive nga qarqet si Dibra, Kukësi, Gjirokastra apo Elbasani. Kjo rritje e popullsisë urbane ndikon drejtpërdrejt në kërkesën për shërbime, dhe rritjen e nevojës për biznese të vogla në fushat si gastronomia, transporti, teknologjia dhe shërbimet për qytetarët./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shqiptarët dërgojnë Gjermaninë në finale të Euro U21

    Gjermani U21- Francë U21 gjysmëfinalja e mbrëmjes lujtur në Kosiçe përfundoi 3-0 për skuadrën e shqiptarëve Nelson Vajper dhe Brajan Gruda.

    I pari shënoi një gol në minutën e 8’të dhe dha asistin te goli i dytë shënuar nga Voltemade (14′) ndërsa shkodrani i hedhur si zevendësues pasi dha dy asiste të mira, shënoi dhe vetë (goli i paë në këtë fazë finale) në fund të takimit (90’+3′).

    Kështu finalja e Sllovaki 2025 për Euro U21 tani është përcaktuar; Angli- Gjermani.

    Vazhdo leximin

  • Gjergj Luca, nga furtunat e Mesdheut drejt e në stuhitë e tallavasë politike

    Gjergj Luca, nga furtunat e Mesdheut drejt e në stuhitë e tallavasë politike

    Gjergj Luca rikthehet nga sfidat e egra të detrave të Mesdheut, jo për të pushuar, por për të përballuar një tjetër betejë, atë të përgojimeve, shpifjeve dhe akuzave që vijnë jo më nga oqeanet, por nga ca ujëra më të cekëta, rrjetet sociale dhe propaganda politike.
    Në një reagim të fortë dhe të drejtpërdrejtë në rrjetet e tij sociale, Luca shkruan:“Kujtuat se ju harrova? Ja, sapo erdha nga Malta, mendjen te ju e kam! Edhe anijet, edhe skafet, edhe jahtet shqiptare furnizohen me naftë kudo nëpër botë njësoj si këtu te ne. Ashtu siç furnizohen të huajt. Mbajeni mend këtë informacion – nuk u gënjej, se s’jam as portal, as gjobvënës!”

    Ky mesazh, i mbushur me sarkazmë dhe tone autentike, shoqërohet edhe me një faksimile zyrtare që vërteton furnizimin ndërkombëtar të flotës “Rozafa”, duke hedhur poshtë akuzat për favorizime apo manipulime në tregun e karburantit. Mes ironisë dhe faktit, ai demaskon absurditetin e përfoljeve që e ndjekin nga pas si hije të një “televizioni të partisë sime”, siç ai e quan me thumb, duke mos ngurruar të përmendë me ngrohtësi edhe një shprehje të dashur shkodrane: “A ju hangsha zemrën!”
    Por Luca nuk ndalet me kaq. Në stilin e tij të njohur ku bashkohen humori, zemra dhe përçmimi ndaj mediokritetit, ai i kthehet një tjetër temë që përmendet shpesh për ta etiketuar, tallavaja. Pa u ndjerë i fyer, por i qartë në qëndrim, ai deklaron:“E kam qejf tallavanë. Dhe po, ma kujtoni shpesh… ndaj po ua kujtoj edhe unë diçka juve: Merruni me njerëzit që punojnë. Merruni me ata që pushojnë. Merruni me ata që duan ta ndërtojnë këtë vend. Shpifni katër herë, humbni katër herë. Boll më me tallava, thoni të vërtetën!”
    Mes ironisë së mprehtë dhe revoltës së një njeriu që e ka ndërtuar suksesin mbi djersë dhe jo mbi alibi, ky mesazh nuk është vetëm një përgënjeshtrim. Është edhe një thirrje për dinjitet dhe përqendrim te puna, jo te llafi. Për të, ashtu si për Rozafën, sfidat janë gjithmonë mbi dallgë, qoftë të detit, qoftë të baltës që hidhet nga anijet e shkatërrimit mediatik.AV

  • FOTO – 60- vjeçari italian vrau dhe groposi shqiptarin 25- vjeçar që hyri ta grabiste, u rrëfy para karabinierëve

    FOTO – 60- vjeçari italian vrau dhe groposi shqiptarin 25- vjeçar që hyri ta grabiste, u rrëfy para karabinierëve

    Është gjetur trupi i pajetë i një 25-vjeçari shqiptar, i cili të dielën në mbrëmje u qëllua me armë zjarri gjatë një tentative për vjedhje në Foria di Centola, në provincën e Salernos, Itali.
    I riu, i cili ishte babai i një fëmije dhe do të martohej për pak ditë, rezultonte i zhdukur prej ditësh.
    Trupi i tij është gjetur i varrosur pranë fushës sportive në zonën San Severino, pas rrëfimit të pronarit 60-vjeçar të banesës që u tentua të grabitej.

    Ky i fundit, i shoqëruar nga avokati, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurori, në gjendje të rënduar emocionale, ku ka rrëfyer vrasjen dhe vendin ku kishte fshehur trupin.
    Gjatë një dëshmie të gjatë, ai ka treguar se kishte ‘qëlluar mbi të riun pas përplasjes me grabitësit, dhe më pas kishte transportuar trupin në një truall që i përkiste vëllait të tij, ku e kishte varrosur’.

    Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri. Mësohet se në momentin e grabitjes, autorët kishin arritur të merrnin edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se mund të jetë përdorur gjatë përplasjes me armë.
    Një tjetër shqiptar është plagosur rëndë në gjoks dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin “Cardarelli” të Napolit, ndërsa personi i tretë është ende në kërkim nga autoritetet italiane.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • E RËNDË – Shqiptarja 56- vjeçare në Greqi gjendet e pajetë nga i vëllai, gruaja ishte nënë e tre fëmijëve…

    E RËNDË – Shqiptarja 56- vjeçare në Greqi gjendet e pajetë nga i vëllai, gruaja ishte nënë e tre fëmijëve…

    Një 56-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë këtë të mërkurë nga vëllai i saj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në ishullin e Kretës në Chania.
    Siç raportojnë mediat greke, dyshohet se 56-vjeçarja i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.
    Viktima është nënë e tre fëmijëve. Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes. Policia po bën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Situata te Vllaznia/ Martini kërkon të tjera afrime

    Situata te Vllaznia/ Martini kërkon të tjera afrime

    Të hënën ekipi i Vllaznisë ka nisur përgatitjet në Maribor të Sllovenisë në kuadër të fazës verore. Shkodranët do të qëndrojnë në shtetin ballkanik për një periudhë 10-12 ditore, ku patjetër do të përpiqen në maksimum për të marrë një formë fizike sa më optimale.
    Teksa gjatë kësaj periudhe në plan janë edhe zhvillimi i ndeshjeve miqësore. Grupi i kuqebluve ka qenë totalisht i plotë në këto ditë të para të fazës përgatitore. Me futbollistët shkodranë, të cilët fatmirësisht nuk po vuajnë asnjë lloj ndalese në infermieri.

    Duke treguar se deri më tani seancat stërvitore dhe ritmi i imponuar nga trajneri Martini janë përballuar siç duhet nga grupi i 9 herë kampionëve të vendit tonë. Në ditët në vijim patjetër ritmi dhe dozat stërvitore do jenë më të larta për Vllazninë.
    Shkodranët gjatë kësaj periudhe një mendje e kanë edhe në merkato, ku ende duhen plotësuar disa boshllëqe në skuadër të krijuara nga largimet e 8 futbollistëve deri tani nga organika e skuadrës së sezonit të shkuar.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Kaloi Holandën, Anglia shkon në finale të Euro U21

    Anglia U21 është finalistja e parë e Euro U21 që po zhvillohet në Sllovaki. Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni mundën 2-1 Holandën U21 me duelin e luajtur në Bratislavë.

    Heroi i Tre Luanëve të vegjël ishte futbollisti i Liverpul, Hervi Eliot i cili shënoi dy golat e anglezëve të trajnerit Li Karsli. Goalt e tij erdhën në minutat 62′ dhe 86′ ndërsa mes tyre një supergol i Holandës shënuar nga Noah Ohio në të 72′.

    Ndërkohë në orën 21:00 gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Gjermanisë dhe Francës. Në formacionin e U21 të Gjermanisë nis si titullar futbollisti gjermano- shqiptar Nelson Vajper ndërsa shkodrani Brajan Gruda nis nga stoli. Kjo ndeshje zhvillohet në Kosiçe./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin