Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të SPAK-ut Altin Dumani dhe shfrytëzuan dy minutëshin që kishin për ta sulmuar kryeprokurorin e posaçëm.
Nga foltorja e Kuvendit, lideri i PD-së, Sali Berisha e quajti mashtrues ordiner që përpiqet të mbrojë Ramën, teksa Altin Dumani ishte larguar pak minuta më parë nga salla.
Sali Berisha: Ju, avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni këtu se për qytetarët shqiptarë që vetëm me CEZ-in kanë humbur 630 milionë euro, fatura të certifikuara nga kompani ndërkombëtare, për shkak të pazarit që Edi Rama ka bërë me kompaninë CEZ. Por këto i mbulon Dumani dhe dumanërit. Një mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryeartikektin e tyre. Ai që e pëson nga ky qëndrimi i tij dhe i tyre është qytetari shqiptar, i cili pagoi sa qimet e kokës 400 milionë euro për inceneratorët që nuk kanë as nam as nishan sot.
Jorida Tabaku: Si kryetare e Komisionit Hetimor të inceneratorëve kam sjellë 12 padi të veçanta, duke nisur nga kryeministri Rama. asnjë prej tyre nuk është sot para drejtësisë.
Lucciano Boçi: Kur lexuat pyetjen “pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën”, kjo pjesa këtu (drejtohet nga PS) u gajas shumë. Dhe në fakt më shumë se unë, duhet të shqetësoheni ju pasi nëse ne u akuzojmë se si institucion jeni bërë instrument i pushtetit, këta e dinë shumë mire dhe e besojnë. Nuk e besojnë kurrë që ai kryeministër do vijë një ditë dhe do pyetet atje. Për çështjen e krimit zgjedhor në Shkodër, mu referuat që kam dhënë indicie. Ka ardhur kryetarja e PD-së në SPAK dhe është intimiduar se do akuzohet për kallëzim të rremë. Ndërsa unë u kam kërkuar takim dhe kam marrë përgjigje nga asistentja juaj se “nuk mund t’ju takoj”.
Elda Hoti: Ju thatë se nuk bëni arrestime, po a bashkëpunoni ju me policinë e shtetit? Si ka mundësi që SPAK nuk verifikon rolin e kryeministrit në skemën e pastrimit të parave të karteleve dhe thotë nuk e njeh çështjen “Aruba”. Kjo është kapja e drejtësisë dhe zotit Dumani që nuk guxon të veprojë ndaj ministrave dhe aq më pak kur përmendet kryeministri.
Tedi Blushi: Sot dëgjuam jo një drejtues prokurorie, por një patronazhist në krye të një strukture që ka pasur dhe ka vetëm një qëllim: jo të ndëshkojë korrupsionin dhe krimin, por të godasë pluralizmin politik. Është bërë më shumë se një vit që Ilir Meta ndodhet në izolim ekstrem, i rrëmbyer në mënyrë kriminale për llogari të Ramës.
Klevis Balliu: Duhet të jemi më të sinqertë me qytetarët, të mos themi po hetojmë, por të themi po bëjmë sikur hetojmë që të na rrojë partia dhe të na rrojë qeveria.
Tag: Shkodër
-

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
-

Atentati me tritol ndaj 38-vjeçarit në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Postribë, dyshohet se i përket autorëve
Enea Buzukja, 38 vjeç, punonjës i Tatimeve, ka mbetur i plagosur pas një shpërthimi me lëndë plasëse në automjetin e tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi” të qytetit të Shkodrës. Shpërthimi ka ndodhur në momentin që 38-vjeçari ka ndezur makinën.
Disa orë pas ngjarjes, një automjet që dyshohet se është përdorur nga autori ose autorët e atentatit është gjetur i djegur në zonën e Postribës.Buzukja është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve./vizionplus.tv -

Atentati në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autori
Është gjetur një makinë e djegur në fshatin Postribë, që dyshohet se është përdorur nga autori/ët pas atentatit të sotëm në Shkodër.
Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Buzukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.
Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.
“Informacion paraprak/Rreth orës 12:20, në fshatin Dragoç, në anë të rrugës, është konstatuar i djegur një automjet tip “Wolkswagen”.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.Top Channel
-

Atentati në Shkodër/ Iu vu tritol në makinë, ja kush është punonjësi i Tatimeve
Ky që shihni më lart është punonjësi i Tatimeve në Shkodër, objektiv i atentatit të sotëm me tritol në makinë.
Lagjja “Ndoc Mazi” në Shkodër është tronditur paraditen e sotme nga një atentat me tritol vendosur në makinën e një 38-vjeçari.
Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.
Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.
Busukja është specialist i monitorimit në terren pranë Drejtorisë së monitorimit në terren, në rajonin e veriut.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E.B ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Top Channel
-

Atentati me tritol në Shkodër, makina e autorëve gjendet e djegur në Dragoç
PAMJE NGA VENDNGJARJA
SHKODËR-Një automjet është gjetur i djegur në Dragoç, pas shpërthimit me tritol të ndodhur në Shkodër ku i plagosur mbeti Ene Busukja. Mjeti dyshohet se i përket autorit/ëve të atentatit ndaj 38-vjeçarit.
Shpërthimi u raportua mesditën e sotme në lagjen “Ndoc Mazi”. Sasia e tritolit ishte vendosur në mjetin e punonjësit të Tatimeve, i cili shpërtheu sapo 38-vjeçari ndezi makinën. Ede nuk dihet shkaku, ndërsa Policia po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI -

Atentat me tritol në Shkodër. Hidhet në erë makina, plagoset drejtuesi i saj
Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin e Shkodrës, e vendosur në një makinë të parkuar.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”.“Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
-

EMRI/ Atentat me tritol në Shkodër, hidhet në erë makina, plagoset drejtuesi i saj
Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin e Shkodrës, e vendosur në një makinë të parkuar.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj, bën me dije korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.
I plagosur ka mbetur shtetasi Enea Busukja, i cili sapo ka ndezur mjetin ka shpërthyer.
“Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të saj.Top Channel
