Tag: shkëndijës

  • Drita dhe shanset e kualifikimit, ja situata! Trajneri Ramadani: “Çfarë emocioni sonte, duam historinë por gjithashtu do jem tifoz i Shkëndijës në vazhdim sepse…”

    Drita dhe shanset e kualifikimit, ja situata! Trajneri Ramadani: “Çfarë emocioni sonte, duam historinë por gjithashtu do jem tifoz i Shkëndijës në vazhdim sepse…”

    Kampioni i Kosovës, Drita, ka shënuar një fitore të madhe në derbin shqiptar kundër Shkëndijës, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Konferencës.
    “Intelektualët” triumfuan me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zjarrtë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Arb Manaj u shpall hero me golin e vetëm të takimit, pas një harkimi perfekt nga Besnik Krasniqi.
    Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e tetë në renditjen e përgjithshme të Ligës së Konferencës me 8 pikë, ndërsa Shkëndija zbret në pozitën e 25-të me 4 pikë.
    Forma e jashtëzakonshme e gjilanasve nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadani bën që klubi të jetë shumë pranë sigurimit të një vendi në play-off të kësaj gare evropiane. Ajo që bie më së shumti në sy është fakti se pas katër xhirove, Drita ka lënë pas emra të njohur të futbollit evropian si: Sparta Prague, Rayo Vallecano, Fiorentina, Crystal Palace, AZ Alkmaar, Dinamo Kyiv dhe Legia Warsaw.
    Drita ka edhe dy ndeshje të mbetura në fazën e ligës: fillimisht pret AZ Alkmaar, ndërsa në fund udhëton në Spanjë për t’u përballur me Rayo Vallecano. Deri më tani, gjilanasit kanë regjistruar fitore ndaj Shelbourne dhe Shkëndijës, ndërsa kanë barazuar me KuPS dhe Omonia – një ecuri shumë pozitive që i mban në garë për një histori të re evropiane.
    Trajneri Zekeria Ramadani komentoi suksesin: “Ishte një ndeshje e veçantë me shumë emocion dhe presion, pasi për herë të parë takohen dy ekipe shqiptare në grupe. I uroj futbollistëve fitoren. Ishte luftë sportive nga të dyja ekipet,” tha ai, duke theksuar se megjithëse loja nuk ofroi spektakël brenda fushe, atmosfera në tribuna ishte e jashtëzakonshme falë dy tifozërive që krijuan një festë të vërtetë.

    Tekniku shkupjan shprehu respekt të veçantë për kundërshtarin, duke vlerësuar punën dhe ndikimin e Shkëndijës në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

    “Respekt për ekipin e Shkëndijës, ka bërë revolucion në Maqedoninë e Veriut. Ne ku punojmë mundohemi ta bëjmë maksimumin. Kam dëshirë që Shkëndija të fitojë, do të jemi tifozë të tyre dhe do të ishte kënaqësi që të ishim dy skuadrat tutje”, u shpreh ai.

  • CONFERENCE: Drita në avantazh, goli i Arb Manaj ngre peshë stadiumin (VIDEO)

    CONFERENCE: Drita në avantazh, goli i Arb Manaj ngre peshë stadiumin (VIDEO)

    27 Nëntor 2025

    21:59

    Telesport

    Drita e ka mbyllur në avantazh pas 45 minutave lojë ndaj Shkëndijës, në përballjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”. Është goli i Arb Manaj që po e bën dallimin, meqenëse vetëm qendërsulmuesi e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.
    Pas një harkimi të Besnik Krasniqit, Manaj me një vollej të lehtë mposhti portierin mysafir për t’i dhënë epërsinë Dritës (21’). Drita ishte më e mirë në periudhën më të madhe të kohës, ku ndërtuan edhe disa aksione por larg infalizimit.
    Ndërkohë, Shkëndija tentoi me disa kundërsulme por gjithashtu nuk kishin ndonjë rast ku rrezikuan portën e Faton Malokut. Atmosfera në “Fadil Vokrri” është e shkëlqyer, ku si tifozët e Dritës “Intelektualët” ashtu edhe “Ballistët” e Shkëndijës nuk po ia ndalin këngës.
    VIDEO

  • Shkëndijës i ikën fitorja nga duart në minutën e 100, kuqezinjtë befasohen në fund nga Jagiellonia

    Shkëndijës i ikën fitorja nga duart në minutën e 100, kuqezinjtë befasohen në fund nga Jagiellonia

    Shkëndija nuk ka shkuar më larg se një barazim kundër Jagiellonias. Ndeshja e vlefshme për Ligën e Konferencës ka përfunduar me shifrat 1-1. Kuqezinjtë e Tetovës kaluan të parët në epërsi. Liridon Latifi gjeti i pari rrugën e rrjetës, teksa gjatë ekzekutimit të një goditjeje nga këndi në minutën e 48 arriti të zhbllokonte rezultatin.
    Por kur në Shkup pritej vetëm vërshëllima përfundimtare për të festuar fitoren, ndodhi befasia e madhe. Jagiellonia barazoi rezultatin në minutën e 10 të shtesës. Goli i shënuar në sekondat e fundit nga Lozanoja i hoqi fitoren nga duart Shkëndijës. Tashmë skuadra shqiptare numëron një fitore, një barazim dhe një humbje në Ligën e Konferencës./Sport Ekspres/

  • Thirrje antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, klubi i Shkëndijës së Haraçinës: Skena skandaloze, të merren masa

    Thirrje antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, klubi i Shkëndijës së Haraçinës: Skena skandaloze, të merren masa

    Shkëndija e Haraçinës fitoi 1-0 ndaj Pobedës, në takimin që shkoi për llogaritë të ligës së dytë maqedonase. Përtej rezultatit në Prilep, nuk munguan thirrjet antishqiptare, dhe sulmet nga tifozët vendas.
    Ka qenë vetë skuadra shqiptare e Shkëndijës që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka cilësuar ato skena si skandaloze.

    “Skenat që u panë sot në stadiumin e Prilepit nuk i ngjajnë aspak futbollit dhe frymës sportive që ky sport duhet të përfaqësojë. Ajo çfarë ndodhi në tribuna dhe rreth fushës nuk janë pamje që duhet të shfaqen në një ndeshje futbolli. Fyerjet racore, provokimet dhe sjelljet e shëmtuara nuk e ndihmojnë sportin – përkundrazi, ato e dëmtojnë imazhin e futbollit, klubit dhe vetë garës. Si klub, ne i dënojmë ashpër këto veprime të turpshme që cenojnë dinjitetin dhe sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve tanë. Ne kërkojmë nga Federata të ndërmarrë masat e duhura dhe të japë dënimet e merituara për organizatorët e kësaj ndeshjeje, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Futbolli është lojë që bashkon – jo që ndan”, thuhet në reagimin e KF Shkëndija Haraçinë.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Befason Sylvinho, fton mbrojtësin e Shkëndijës së Tetovës. Publikon listën për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë

    Befason Sylvinho, fton mbrojtësin e Shkëndijës së Tetovës. Publikon listën për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë

    Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.Braziliani kuqezi ka thirrur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e kombëtares U-21 dhe pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në “Conference League”, e ka bindur trajnerin Sylvinho për ta ftuar në kombëtare.

    Lista e plotë
    Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
    Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
    Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
    Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
    Grumbullimi i kombëtares nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten fillimisht për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45. Ndeshja miqësore Shqipëri – Jordani, do të zhvillohet më 14 tetor, në “Air Albania”, në 19:00.

  • Humbja në Champions, trajneri i Shkëndijës: Nuk luajtëm si duhet, sukses i merituar për Qarabag

    Humbja në Champions, trajneri i Shkëndijës: Nuk luajtëm si duhet, sukses i merituar për Qarabag

    Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri analizoi humbjen 5-1 ndaj Qarabag në Champions.
    “Si fillim dua ta uroj ekipin e Qarabagut për kualifikimin në play off të Ligës së Kampionëve. Besoj se ishte një ndeshje që ata e merituan më shumë. Ne kishim një pjesë të parë të dobët, ku përveç dominimit fizik që kishte ekipi vendas, ne pësuam edhe gola shumë të lehtë. Dhe mos të harrojmë se luajmë në xhiron e tretë dhe në këto nivele nëse pranon kështu gola siç pranuam ne sot, nuk ke asnjë lloj mundësie për kualifikim. Unë dua që ne të qëndrojmë me këmbë në tokë, kur ekipi luan keq, normal se përgjegjësi kryesor jam unë.

    Dhe unë bisedova me futbollistët, ne duhet të përmirësohemi, duhet ti pranojmë kritikat ashtu siç pranomin uratat për rezultat e arritura. Duke mësuar, duke punuar, kjo ndeshje duhet të na shërbejë si shkollë për të ardhmen.”

  • Suksesi ndaj Shkëndijës, trajneri i Qarabag: Nuk ka mbaruar ende asgjë

    Suksesi ndaj Shkëndijës, trajneri i Qarabag: Nuk ka mbaruar ende asgjë

    Suksesi ndaj Shkëndijës, trajneri i Qarabag: Nuk ka mbaruar ende asgjëTrajneri i Qarabag, Gurdan Gurdanov analizoi fitoren 0-1 ndaj Shkëndijës në kualifikueset e Champions.
    “Së pari dua t’i përgëzoj lojtarët e mi që luftuan deri në fund dhe luajtën me intensitet.
    Është shumë e rëndësishme që në ndeshje të tilla të jesh luftarak deri në fund. …

  • “Nuk u treguam arrogantë”, trajneri i Steauas: Si mund të ishim arrogantë me Shkëndijën, që na mundi edhe në ndeshjen e parë?

    “Nuk u treguam arrogantë”, trajneri i Steauas: Si mund të ishim arrogantë me Shkëndijën, që na mundi edhe në ndeshjen e parë?

    Steaua e Bukureshtit është eliminuar nga Champions League pas dy humbjeve të marra në turin e dytë prej Shkëndijës. Trajneri kampionëve të Rumanisë ka deklaruar pas ndeshjes për mediat rumune se nuk ka pasur doza arrogance në skuadrën e tij. Ai ka renditur kryerjen e gabimeve në fushë dhe humbjen lehtësisht të zotërimit të topit si arsyet e këtij dështimi kundër Shkëndijës.
    “Nuk isha arrogant para kundërshtarit. Si mund të jemi arrogantë kur humbëm në kampionat dhe në ndeshjen e raundit me Shkendijën? Nuk ka kuptim. Ndoshta nuk marrim vendimet më të mira, nuk përqendrohemi mjaftueshëm. Në pjesën e dytë bëmë gabime, duhet ta gjej arsyen. E humbëm topin lehtë, bëmë gabime.
    Jam i shqetësuar, sigurisht. Për sa kohë që nuk luajmë lojën tonë, jam i shqetësuar. Çfarë mund të them? Po kalojmë një moment të vështirë. Kisha ndjesinë se mund ta kalonim këtë hap të keq. Kjo është jeta, nuk mund të ndryshojmë asgjë”, ka deklaruar ndër të tjera Elias Charalambous-i./Sport Ekspres/