Tag: shkencor

  • 3 milionë euro për roje, 0 lekë për kërkim: Universitetet në pikën më të ulët

    3 milionë euro për roje, 0 lekë për kërkim: Universitetet në pikën më të ulët

    Universitetet publike në Shqipëri po funksionojnë gjithnjë e më pak si qendra dijesh dhe gjithnjë e më shumë si struktura të mbyllura financiare, ku shpenzimet kryesore shkojnë për paga, roje dhe kontrata të fshehta. Të dhënat e publikuara nga Qëndresa Qytetare dhe raportimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit japin një panoramë të zymtë: Transparenca mungon, kërkimi shkencor është në minimum historik dhe universitetet janë kthyer në institucione të drejtuara politikisht, jo akademikisht.
    Kontrata të fshehta dhe refuzim transparence
    Dy prej institucioneve më të mëdha të arsimit të lartë, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Mjekësisë kanë refuzuar të dorëzojnë kopjet e kontratave të blerjeve, duke i klasifikuar si “sekrete tregtare”, bëhet e ditur në raportin e publikuar nga Qëndresa Qytetare. Kjo praktikë i heq publikut dhe studentëve të drejtën për të kontrolluar mënyrën si shpenzohen paratë e tyre.
    Vetëm në vitin 2025, SPAK lëshoi 28 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor për abuzime në 9 tendera me vlerë 900 mijë euro. KLSH propozoi 35 masa ndaj universiteteve dhe Akademisë së Shkencave. Sipas Qëndresës Qytetare, shkeljet nuk janë më raste të veçuara, ato janë bërë pjesë e kulturës së administrimit universitar.
    8 universitetet publike shpenzuan 103 milionë euro në një vit. Por, 64% e buxhetit shkon vetëm për paga dhe vetëm 4.2% për kërkim shkencor. Në Korçë dhe Shkodër, shpenzimet për personelin arrijnë deri në 77%, duke i kthyer universitetet në institucione ku punon administrata, por nuk zhvillohet shkencë.
    3 milionë euro për roje: Universitetet si institucione sigurie
    Një nga anomalitë më të mëdha financiare janë kontratat për sigurimin fizik:
    Universiteti i Tiranës – 1.65 milion euro
    Universiteti i Elbasanit – 1 milion euro
    Universiteti Politeknik – 842 mijë euro
    UAMD – 4 herë më pak se UT
    Këto shuma paguhen ndërkohë që universitetet nuk raportojnë incidente serioze. Ndërkohë mungojnë laboratorët, kompjuterët, pajisjet bazike të mësimdhënies.
    Hendeku mes faturave dhe realitetit: Printera pa bojë, kompjutera “fantazmë”. Rastet e raportuara tregojnë një shkëputje të plotë midis dokumenteve financiare dhe realitetit të studentëve: UPT ka shpenzuar 70 mijë euro për bojë printeri, por studentët e Arkitekturës paguajnë 100-200 euro në muaj për printime jashtë fakultetit. Shumë fakultete blejnë kompjutera, laptopë dhe pajisje teknologjike të cilat studentët “nuk i shohin kurrë”.
    Shifra që tregojnë degradimin (2021–2022)
    Universiteti i Tiranës

    637 454 euro për siguri
    0 lekë për kërkim shkencor
    1.1 milionë euro për pajisje zyre dhe orendi

    Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

    431 944 euro për siguri godine
    115 985 euro për dieta/udhtëtime
    29 000 euro për karburant
    23 479 euro për internet/telefon
    Vetëm 1 200 euro për kërkim shkencor

    Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

    Gati 4 milionë euro shpenzime vjetore
    2.6 milionë euro për paga
    252 mijë euro për siguri
    Vetëm 4 628 euro për kërkim

    Universiteti “Fan Noli” në  Korçë

    0 lekë për kërkim shkencor
    77 mijë euro për dieta/udhtëtime
    147 mijë euro për pajisje zyre

    Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës

    195 mijë euro për siguri
    3.7 mijë euro për kërkim
    4.7 milionë euro për paga

    Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti e përshkruan situatën si një kolaps total. Mehmeti tha: “Drejtimi i arsimt nga lart-poshtë është futur nën kthetrat e politikës, paaftësisë, mediokritetit dhe jo meritokracisë. Duhet ta zhveshim shkollën nga drejtimi politik. Të hartojmë një plan veprimi për 30 vitet e ardhshme se ku do të shkojë arsim , si dhe të rrisim cilësinë e të rinjëve që shkojnë në programet e mësuesisë. Ministria e Arsimit dhe insitucionet arsimore në tërësi nuk duhet të shihen si strehë pune për militantët, por një vend ku duhet të jenë ata që e meritojnë”
    Të dhënat e nxjerra nga Qëndresa Qytetare dhe institucionet e kontrollit tregojnë një krizë strukturore: Kontrata sekrete, shpenzime të fryra për roje dhe paga, mungesë totale transparence, infrastrukturë e amortizuar dhe kërkim shkencor pothuajse i zhdukur. Pa një reformë të thellë, pa llogaridhënie dhe pa investim real në cilësi, universitetet publike do të vazhdojnë të prodhojnë diploma pa vlerë, ndërsa sistemi arsimor zbraset nga profesionistët e së ardhmes. /Ida Ismalaj, acqj.al

  • Program shkencor mbi djegien e plazmës së fuzionit

    Program shkencor mbi djegien e plazmës së fuzionit

    Kina nisi të hënën një program shkencor ndërkombëtar mbi djegien e plazmës së fuzionit, si dhe deklaroi planin e kërkimeve për pajisjen e saj eksperimentale të fuzionit kompakt – Burning Plasma Eksperimental Superconducting Tokamak (BEST) – në provincën lindore të Anhui të Kinës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në ndjekjen e teknologjisë së “diellit artificial”.
    Energjia e fuzionit bërthamor, e cila simulon reagimin e fuzionit të diellit për të lëshuar energji, është përshëndetur si burimi përfundimtar i energjisë së pastër. Gjatë dekadave të fundit, shkencëtarët në mbarë botën kanë eksploruar rrugë të ndryshme teknologjike, duke përfshirë konfirmimin magnetik, për të arritur kushtet shumë kërkuese për reagimet e vazhdueshme të fuzionit.
    Me zhvillimin e programit ndërkombëtar të reaktorit termonuklear eksperimental dhe pajisjeve të tilla si BEST, “po hyjmë në një fazë të re të kërkimit të fuzionit – djegien e plazmës,” tha Song Yuntao, zëvendës president i Institutit Hefei të Shkencave Fizike nën Akademinë Kineze të Shkencave.
    “Ky është një hap kyç në kërkimet e inxhinierisë së fuzionit, ku, ashtu si zjarri, vetë reagimi gjeneron ngrohtësi të mjaftueshme për të mbajtur procesin, duke vënë themelet për prodhimin e ardhshëm të vazhdueshëm të energjisë,” vuri në dukje Song

  • Hapet për herë të parë programi Master Shkencor “Siguria Publike dhe Hetimi i Krimit”, në Akademinë e Sigurisë.

    Hapet për herë të parë programi Master Shkencor “Siguria Publike dhe Hetimi i Krimit”, në Akademinë e Sigurisë.

    Kjo iniciativë, që do të pasurojë armatën e Policisë me profesionistë të pajisur me dije të mirëfillta shkencore, u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i cili u shpreh:Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “Fakti që Akademia ofron një program master shkencor është një arritje shumë e madhe, akademike dhe vlerësuese për shkollën. Quajeni veten të privilegjuar! Kam besim se ky është një produkt që do t’i japë vlera të shtuara organizatës sonë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ofrimi i këtij masteri nga Akademia e Sigurisë është një gjë madhore, për shkak të faktit se deri dje e ofronin universitete që në fakt nuk kishin asnjë lidhje me informacionet profesionale në fushën e rendit, sigurisë dhe metodikave të hetimit.Në Akademi ka ekspertë profesionistë me një karrierë të gjatë profesionale, që mund ta ofrojnë eksperiencën e tyre gjatë zhvillimit të programit mësimor në nivelin “Master Shkencor”. Gjithashtu, ju keni përvojë në fushën e sigurisë dhe jam i bindur që produkti në përfundim do të jetë i shkëlqyer. Suksese të gjithëve!”Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërkaq, Rektori i Akademisë së Sigurisë, Profesor Ilirjan Mandro, theksoi se pas akreditimit institucional dhe programor të kësaj Akademie, hapja e programit të nivelit të dytë të arsimimit “Master Shkencor” konsolidon këtë Akademi në përgatitjen e kapaciteteve profesionale jo vetëm në Policinë e Shtetit, por edhe në strukturat e tjera ligjzbatuese.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Mandro: “I gjithë ky proces për hapjen e këtij programi është kryer në përputhje me standardet më të mira të arsimimit dhe kualifikimit. Certifikimi në nivelin “Master” është kërkesë edhe për ecurinë në karrierë të punonjësve të Policisë së Shtetit në nivelet e larta drejtuese.”

    Akademia e Sigurisë, institucioni elitë i formimit policor, angazhohet të vijojë me këmbëngulje dhe përkushtim punën, me qëllim ofrimin e një arsimimi cilësor dhe me standarde europiane, për të gjithë ata që synojnë t’i shërbejnë misionit të Policisë së Shtetit dhe sigurisë së qytetarëve.

  • Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj: Ka qenë kërkues shkencor, jo pedagog

    Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj: Ka qenë kërkues shkencor, jo pedagog

    Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke sqaruar se ai nuk ka qenë asnjëherë pedagog, as i brendshëm dhe as i jashtëm, por ka qenë i angazhuar si kërkues shkencor në periudhën 2013–2018.
    Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) pranë AFA.
    Akademia sqaron se pagesat e përmendura lidhen me shlyerjen e detyrimeve financiare të prapambetura për të gjithë personelin akademik të përfshirë në procesin e kërkimit shkencor gjatë viteve 2013–2018.

    Këto pagesa, sipas institucionit, janë kryer në vitin 2022 dhe 2024, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë.
    AFA thekson se procesi është zhvilluar në mënyrë të barabartë, transparente dhe me dokumentacion të plotë financiar e administrativ, i cili mund të verifikohet nga çdo institucion kompetent.
    Në përfundim, Akademia e Forcave të Armatosura shprehet se mbetet e hapur për çdo verifikim nga organet përgjegjëse, duke ftuar median të ushtrojë misionin e saj mbi bazën e fakteve të verifikuara dhe të shmangë keqinformimin e opinionit publik.

  • Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj

    Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj

    Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit ndaj Presidentit Bajram Begaj, duke sqaruar se kreu i shtetit nuk ka qenë asnjëherë pedagog, as i brendshëm dhe as i jashtëm, por ka qenë i angazhuar si kërkues shkencor në periudhën 2013-2018.
    Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) pranë AFA.

    Akademia sqaron se pagesat e përmendura lidhen me shlyerjen e detyrimeve financiare të prapambetura për të gjithë personelin akademik të përfshirë në procesin e kërkimit shkencor gjatë viteve 2013–2018. Këto pagesa, sipas institucionit, janë kryer në vitin 2022 dhe 2024, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë.

    AFA thekson se procesi është zhvilluar në mënyrë të barabartë, transparente dhe me dokumentacion të plotë financiar e administrativ, i cili mund të verifikohet nga çdo institucion kompetent. Në përfundim, Akademia e Forcave të Armatosura shprehet se mbetet e hapur për çdo verifikim nga organet përgjegjëse, duke ftuar median të ushtrojë misionin e saj mbi bazën e fakteve të verifikuara dhe të shmangë keqinformimin e opinionit publik.

  • Fituesi i Çmimit Nobel për Mjekësinë dhe zbulimi që premton fundin e kancerit

    Fituesi i Çmimit Nobel për Mjekësinë dhe zbulimi që premton fundin e kancerit

    Shimon Sakaguchi, një mjek japonez dhe profesor në Universitetin e Osakës, është shpallur fitues i Çmimit Nobel për Mjekësinë 2025 për zbulimin e qelizave T rregullatore (Treg), të cilat luajnë një rol kyç në balancimin e sistemit imunitar. Çmimi u nda gjithashtu me dy shkencëtarë të tjerë, Mary Brunkow dhe Fred Ramsdell, për kontributin e përbashkët në këtë fushë.
    Sakaguchi kaloi mbi 10 vite në laborator duke ndjekur një ide që shumica e komunitetit shkencor e mohonin, ekzistencën e një klase të veçantë qelizash që frenojnë reagimet e tepërta të sistemit imunitar. Këmbëngulja e tij rezultoi e drejtë dhe çoi në një nga zbulimet më të rëndësishme në imunologjinë moderne.
    Qelizat (Treg) janë thelbësore për të parandaluar sëmundjet autoimune si diabeti, celiachia apo artriti reumatoid. Por në rastet e kancerit, ato mund të pengojnë organizmin të luftojë tumorin, pasi në indet tumorale ato ndihmojnë në shtypjen e reagimit imunitar. Sakaguchi shpreson se trajtimet që synojnë reduktimin e qelizave (Treg) në tumore, përmes barnave apo antitrupave specifikë, do të rrisin ndjeshëm efektivitetin e terapive kundër kancerit.
    Në një intervistë pas marrjes së çmimit, ai shprehu bindjen se në të ardhmen kanceri do të jetë një sëmundje e trajtueshme, e jo më një diagnozë që sjell frikë. Sakaguchi foli edhe për vështirësitë e shkencëtarëve të rinj në Japoni dhe mungesën e mbështetjes për kërkimin bazë, duke e krahasuar vendin me SHBA-në, Kinën dhe Gjermaninë që investojnë më shumë në shkencë.
    Ai tha se do të bashkëpunojë me fituesin tjetër japonez të Nobelit, kimistën Susumu Kitagawa, për të kërkuar rritje të fondeve për kërkimin shkencor. Të dy pritet të marrin pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm, në dhjetor.
    Sakaguchi, i cili fillimisht kishte dëshirë të bëhej mjek, e gjeti pasionin e tij në kërkimin shkencor, të cilin e përshkruan si një proces që i krijoi varësi një lojë e pandalshme për të gjetur përgjigje për sëmundjet që prekin njerëzimin.

  • Kumbaro uron nga Shkodra nisjen e vitit të ri akademik: Koha të rishikojmë ligjin e arsimit të lartë

    Kumbaro uron nga Shkodra nisjen e vitit të ri akademik: Koha të rishikojmë ligjin e arsimit të lartë

    Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro uroi nga Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodër nisjen e vitit të ri akademik 2025-2026. Ajo u shpeh se ky është një universitet me traditë të fortë që ka ruajtur ekuilibrin dhe ka ditur të përshtatet me ndryshimet e mëdha duke u bërë edhe shtëpia e studentëve nga trevat shqiptare, por duke qenë edhe pjesë e rrjeteve dhe bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare.
    Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro u ndal tek politikat e arsimit të lartë me fokus zonën europiane të arsimit dhe kërkimit shkencor, por edhe dyfishimin e investimeve në infrastrukturë dhe mbështetjen e programeve të doktoraturës.
    “Me reformën e arsimit të lartë, kemi siguruar cilësinë e institucioneve tona arsimore, ç’ka do të thotë një garanci për diplomën tuaj nesër. Por një dekadë pas asaj shkundje të sistemit, ka ardhur koha për ta rishikuar ligjin e arsimit të lartë, për t’iu përgjigjur sfidave të kësaj kohe.Standardet e cilësisë do të sigurohen në përputhje me Zonën Europiane të Arsimit dhe të Kërkimit Shkencor, duke bërë që diplomat tuaja të vlerësohen globalisht, dhe ju të keni më shumë mundësi për mobilitet akademik dhe profesional.
    Një simbol i fuqishëm në këtë rrugë është padyshim ngritja e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, që po e kthen kryeqytetin në një qendër të dijes rajonale, e sigurisht shërben si një katalizator për të gjitha universitetet e vendit!
    Nga ana tjetër, kam kënaqësi të ndaj një lajm inkurajues, që ka të bëjë me rritjen e dukshme të mbështetjes për kërkimin shkencor. Vetëm nga 2021 në 2024, fondi për kërkimin shkencor është rritur 5 herë, ndërsa ai për infrastrukturën kërkimore pothuajse është dyfishuar.
    Vëmendjen do të vijojmë ta kemi në këtë drejtim, pasi synojmë të dyfishojmë investimet për laboratorë modernë, të mbështesim doktoraturat për të rinjtë dhe do të mbajmë të hapur ftesën për kolegët akademikë të diasporës sonë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

  • Zbulimi shkencor për çokollatën: Mikrobe të veçanta japin aromë unike dhe…

    Zbulimi shkencor për çokollatën: Mikrobe të veçanta japin aromë unike dhe…

    Shkencëtarët kanë arritur në një zbulim të rëndësishëm mbi sekretin e shijes së çokollatës. Sipas një studimi të publikuar nga The Guardian, është identifikuar një përbërës kyç që lidhet me mikrobet dhe kërpudhat e përfshira në procesin e fermentimit të kokrrave të kakaos, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në aromën dhe cilësinë përfundimtare të produktit.

    Përmes sekuencimit gjenetik, studiuesit zbuluan nëntë mikrobe të afta të bashkëveprojnë për të prodhuar notat karakteristike të kakaos. Kur këto mikrobe u përdorën në kokrra kakaoje sterile, rezultati ishte një shije më e pasur, me nuanca lulesh, frutash dhe agrumesh, por me më pak aciditet dhe hidhësi. “Unë e quaj salca sekrete,” tha studiuesi Salt, duke theksuar rëndësinë e këtij zbulimi.

    Sipas ekspertëve, ky rezultat mund të ketë ndikime të mëdha për fermerët e kakaos. Ata mund të inkurajojnë praninë e mikrobeve kyçe gjatë fermentimit, duke siguruar një produkt më cilësor dhe më aromatik. Një përfitim tjetër lidhet me tregun botëror: nëse prodhohet më shumë kakao me cilësi të lartë, nevoja për sasi të mëdha në procesin e prodhimit do të reduktohej, duke ndikuar kështu në uljen e çmimeve aktualisht të larta të çokollatës.

    Gjithashtu, zbulimi hap mundësi për krijimin e aromave krejtësisht të reja, që normalisht nuk gjenden në kakaon tradicionale. “Mund të futni inokulume që do të nxirrnin shije të reja ose të dizajnoni strategji për të drejtuar fermentimin drejt krijimit të aromave unike”, shpjegoi Salt.

    Ky revolucion shkencor mund të ndryshojë jo vetëm industrinë e çokollatës, por edhe jetën e miliona konsumatorëve që e shijojnë atë çdo ditë.

  • Zbulim shkencor për çokollatën: Mikrobe të veçanta japin aromë unike dhe…

    Zbulim shkencor për çokollatën: Mikrobe të veçanta japin aromë unike dhe…

    Shkencëtarët kanë arritur në një zbulim të rëndësishëm mbi sekretin e shijes së çokollatës. Sipas një studimi të publikuar nga The Guardian, është identifikuar një përbërës kyç që lidhet me mikrobet dhe kërpudhat e përfshira në procesin e fermentimit të kokrrave të kakaos, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në aromën dhe cilësinë përfundimtare të produktit.

    Përmes sekuencimit gjenetik, studiuesit zbuluan nëntë mikrobe të afta të bashkëveprojnë për të prodhuar notat karakteristike të kakaos. Kur këto mikrobe u përdorën në kokrra kakaoje sterile, rezultati ishte një shije më e pasur, me nuanca lulesh, frutash dhe agrumesh, por me më pak aciditet dhe hidhësi. “Unë e quaj salca sekrete,” tha studiuesi Salt, duke theksuar rëndësinë e këtij zbulimi.

    Sipas ekspertëve, ky rezultat mund të ketë ndikime të mëdha për fermerët e kakaos. Ata mund të inkurajojnë praninë e mikrobeve kyçe gjatë fermentimit, duke siguruar një produkt më cilësor dhe më aromatik. Një përfitim tjetër lidhet me tregun botëror: nëse prodhohet më shumë kakao me cilësi të lartë, nevoja për sasi të mëdha në procesin e prodhimit do të reduktohej, duke ndikuar kështu në uljen e çmimeve aktualisht të larta të çokollatës.

    Gjithashtu, zbulimi hap mundësi për krijimin e aromave krejtësisht të reja, që normalisht nuk gjenden në kakaon tradicionale. “Mund të futni inokulume që do të nxirrnin shije të reja ose të dizajnoni strategji për të drejtuar fermentimin drejt krijimit të aromave unike”, shpjegoi Salt.

    Ky revolucion shkencor mund të ndryshojë jo vetëm industrinë e çokollatës, por edhe jetën e miliona konsumatorëve që e shijojnë atë çdo ditë.

  • “Shkodra përballë të kaluarës”, Simpoziumi shkencor që bëri bashkë kreun e Kuvendit, Autoritetin e Dosjeve dhe BE-në

    “Shkodra përballë të kaluarës”, Simpoziumi shkencor që bëri bashkë kreun e Kuvendit, Autoritetin e Dosjeve dhe BE-në

    Në Shkodër, qytetin ku dhjetëra të rinj e të reja u vranë nga regjimi komunist, në tentativë për të kaluar kufirin, u zhvillua një simpozium shkencor.

    “Shkodra përballë së kaluarës” bëri bashkë ambasadorë, politikanë të majtë e të djathtë, ish të përndjekur politikë, klerin fetar dhe studiues.
    “Ne të gjithë e dimë se përballja me të shkuarën nuk është e lehtë, por është thelbësore. Shumë prej atyre që kërkuan lirinë, humbën jetën pranë kufirit këtu afër. Dhe është gjë e mirë që sot Shkodra po bëhet një vend kujtese. Ne do të vazhdojmë ta japim këtë mbështetje, por përballja me të shkuarën kërkon vullnet politik, kërkon ligje, kërkon burime dhe bashkëpunim aktiv nga të gjitha institucionet. Nuk mund të lejojmë që njerëzit që vuajtën, të ndërrojnë jetë pa marrë drejtësinë që u takon. Dhe në fund, Elisa, prania jote këtu është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse mendoj se Parlamenti është institucioni që duhet të sigurojë që këto pritshmëri të përmbushen”, u shpreh Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
    Për drejtuesen e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, puna për zbulimin e varreve po vijon, por është e vështirë sepse regjimi i ka fshehur qëllimisht.
    Aktiviteti ishte një homazh për qindra shqiptarë që humbën jetën në kufi gjatë periudhës 1944–1991, teksa tentuan arratisjen për të fituar lirinë.
     
     

    Top Channel