Mbrojtja e vlerave dhe parimeve të lirisë akademike dhe autonomisë institucionale apo dhe kontributi i shkencës në konkurrueshmëri, ekonominë e dijes dhe sigurinë ishin ndër temat në konferencën shkencore “Shkenca nën presion- sfidat dhe mundësitë” në Lubjanë, Slloveni.
Organizatorë të kësaj konference 14-16 tetor ishin Akademia Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar “The Royal Society” dhe ajo e Gjermanisë, “Leopoldina”, në bashkëpunim me UK Foreign, Commonwealth and Development Office të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), me mbështetjen e Universitetit të Lubjanës dhe Akademisë Sllovene të Shkencave dhe Arteve. Në këtë konferencë Akademia e Shkencave e Shqipërisë u përfaqësua nga akad. Anila Hoda, sekretarja shkencore, dhe prof. asoc. dr. Elda Zotaj, shefja e marrëdhënieve me jashtë dhe publikun. ASH shprehet se që nga viti 2015, Procesi i Berlinit përfshin një shtyllë të dedikuar për shkencën, arsimin, kërkimin, inovacionin dhe transferimin e njohurive, e cila koordinohet nga Akademia Kombëtare Gjermane e Shkencave “Leopoldina”. Çdo vit, në kuadër të kësaj shtylle, organizohet Konferenca e Përbashkët Shkencore e Procesit të Berlinit, e cila kurorëzoi organizimin e saj të 9-të duke bërë bashkë akademikë, ekspertë dhe aktorë institucionalë nga vendet pjesëmarrëse.
“Kjo konferencë treditore reflektoi mbi sfidat në rritje me të cilat përballet komuniteti shkencor në të gjitha vendet e Procesit të Berlinit, si dhe mbi pritshmëritë e larta që i adresohen shkencës në shoqëri. Pavarësisht nga këto sfida, shkenca vazhdon të dëshmojë rolin e saj të pazëvendësueshëm në zhvillim, stabilitet dhe përparim. Tematikat kryesore të trajtuara në punimet e konferencës ishin: Mbrojtja e vlerave dhe parimeve të lirisë akademike dhe autonomisë institucionale, përfshirë rolin e tyre si hapësira të sigurta për demokracinë dhe mbrojtëse të sundimit të ligjit dhe barazisë; Kontributi i shkencës në konkurrueshmëri, ekonominë e dijes dhe sigurinë; Reformat kyçe për përshpejtimin e përafrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet e BE-së, me vëmendje të veçantë ndaj pritshmërive të brezit të ri”, thuhet nga ASH. Akademia bën me dije se në përfundim të konferencës u hartua një deklaratë e përbashkët me rekomandime konkrete për Samitin e 11-të të Ballkanit Perëndimor të krerëve të shteteve dhe qeverive, i cili do të mbahet më 22 tetor 2025 në Londër.
Tag: shkencës
-

Konferenca “Shkenca nën presion-sfidat dhe mundësitë” mbledh akademikë dhe ekspertë
-

Kjo është letra që gjeniu, Albert Ajnshtajn, i shkroi një vajze të vogël- ja çka thuhet në të
Në çfarë besonin mendjet më të mëdha të historisë së shkencës? Është një pyetje që shumë prej nesh e kanë bërë.
Është një pyetje që është hedhur pa dyshim kur dikush del se ka qenë ateist. Teksa besimet e shumicës së të famshmëve janë të parëndësishme, idetë fetare dhe filozofike të atyre që janë të famshëm për intelektin janë një temë interesante.
Besimi fetar i Albert Ajnshtajnit është një nga pyetjet më të mëdha. Shumë njerëz e dinë se ai u rrit si hebre ndaj shumë janë të bindur për përkushtimin e tij ndaj Perëndisë së Abrahamit. Ateistët pëlqejnë ta përfshijnë atë si të tyrin.
Por çfarë besonte ai?
Në janar të vitit 1936, një vajzë shkolle e quajtur Phyllis i shkroi Ajnshtajnit për ta pyetur nëse mund të besohej edhe në shkencë, edhe në fe.
I dashur Dr. Einstein,
Ne kemi ngritur pyetjen: “A luten shkencëtarët?” në klasën tonë të së dielës. Filluam duke pyetur nëse mund të besojmë si në shkencë ashtu edhe në fe.
Ne po u shkruajmë shkencëtarëve dhe njerëzve të tjerë të rëndësishëm, që të përpiqemi të marrim përgjigjen e pyetjes sonë.
Do të ndihemi shumë të nderuar nëse i përgjigjeni pyetjes sonë: A luten shkencëtarët dhe për çfarë luten? Jemi në klasën e gjashtë, në klasën e zonjushës Ellis.
Me respekt e juaja,
Phyllis.
Ai u përgjigj disa ditë më vonë:
E dashur Phyllis,
Unë do të përpiqem t’i përgjigjem pyetjes suaj sa më thjeshtë që të mundem.
Shkencëtarët besojnë se çdo dukuri, përfshirë punët e qenieve njerëzore, është për shkak të ligjeve të natyrës. Prandaj, një shkencëtar nuk mund të jetë i prirur të besojë se rrjedha e ngjarjeve mund të ndikohet nga lutja, domethënë nga një dëshirë e shfaqur në mënyrë të mbinatyrshme.
Megjithatë, ne duhet të pranojmë se njohuria jonë aktuale për këto forca është e papërsosur.
Kështu që në fund, besimi në ekzistencën e një shpirti përfundimtar qëndron në një lloj besimi. Një besim i tillë mbetet i përhapur edhe me arritjet aktuale në shkencë.
Por gjithashtu, kushdo që është i përfshirë seriozisht në kërkimet e shkencës është i bindur se një lloj fryme shfaqet në ligjet e universit, një shpirt që është shumë më i lartë se ai i njeriut.
Në këtë mënyrë ndjekja e shkencës çon në një ndjenjë fetare të një lloji të veçantë, e cila sigurisht është krejt e ndryshme nga feja e dikujt më naiv.
Me përshëndetje të përzemërta,
I juaji A. Ajnshtajni
Në përgjigjen e tij ndaj Phyllis, Ajnshtajni lë të kuptohet për panteizmin e tij, idenë se “Zoti është gjithçka”.
Disa herë ai e shprehu këtë pikëpamje në mënyrë eksplicite duke i thënë edhe rabinit Herbert S. Goldstein: “Unë besoj në Zotin e Spinozës, i cili zbulohet në harmoninë e gjithçkaje që ekziston, jo në një Zot që merret me fatin dhe veprimet e njerëzimit”.
Ai shkoi edhe më tej duke i thënë një intervistuesi se ishte “i magjepsur nga panteizmi i Spinozës”. Ky panteizëm do të përbënte bazën e botëkuptimit të tij dhe madje do të ndikonte në idetë e tij në fizikë.
Mirë, por çfarë është saktësisht panteizmi?
Në formën më të thjeshtë, panteizmi është besimi se gjithçka është identike me Zotin. Mbajtësit e kësaj pikëpamjeje thonë shpesh se Zoti është universi, natyra, kozmosi ose se gjithçka është “një” me Zotin.
Panteizmi i Spinozës, për të cilin Ajnshtajni ishte më i interesuar, pohon se universi është identik me Zotin. Ky Zot është jopersonal dhe i painteresuar për çështjet njerëzore.
Çdo gjë është bërë nga e njëjta substancë themelore, e cila është derivat i Zotit. Ligjet e fizikës janë absolute dhe shkakësia çon në determinizëm në këtë kozmos. Gjithçka që ndodh ishte rezultat i domosdoshmërisë dhe ishte vullneti i Zotit.
Për individin, lumturia vjen nga të kuptuarit e kozmosit dhe vendit tonë në të, në vend që të përpiqemi të lutemi për ndërhyrjen hyjnore.
Besimet e Ajnshtajnit, megjithëse jo aq të forta sa përkushtimi fetar i shumë njerëzve, ishin pjesë e kundërshtimit të tij ndaj interpretimit të mekanikës kuantike, pasi një univers panteist vepron mbi shkakësinë ndërsa mekanika kuantike jo.
Ai akuzoi teoricienët kuantikë Niels Bohr dhe Max Born se besonin në “Një Zot që luan zare”. Po kështu, ai u përpoq ta jetonte jetën e tij në një mënyrë që pasqyronte mungesën e vullnetit të lirë.
Albert Ajnshtajni ishte një panteist që ruante disa tradita hebraike. Ndërsa ai vuri në dukje se “Nga këndvështrimi i një prifti jezuit, unë jam, sigurisht, dhe kam qenë gjithmonë një ateist”, ai preferoi të quhej një agnostik dhe ateist militant i papëlqyer.
Ai i konsideronte njerëzit që antropomorfizonin Zotin si “naivë”. Etikisht, ai ishte një humanist laik.
Pikëpamjet e Ajnshtajnit për Zotin, jetën dhe universin janë të ndërlikuara. Ama, përkushtimi i tij ndaj shkencës dhe arsyes e shtyu atë në botëkuptimin racionalist të Spinozës dhe në një shkëputje nga feja e organizuar. Idetë e tij ia vlen të studiohen, siç janë botëkuptimet e shumicës së gjenive.
ObserverKult
Lexo edhe:
DASHURITË E DËSHTUARA DHE FUNDI TRAGJIK I GJENIUT, ALBERT EINSTEIN
Gjatë kohës që Einsteini vazhdonte shkollimin në Zvicër, në moshën 17 vjeç, njihet me studenten Mileva Maria, nga Serbia. Pa e zgjatur shumë, u dashuruan.
Lidhja nuk mbeti e shterpë: Si rezultat i lidhjes, erdhi në jetë vajza e tyre, që do të quhej Liesel.
Sot mendohet, që Liesel, e adaptoi dikush ose vdiq në periudhën e gjirit. E vërteta nuk dihet pasi familja e Einsteinit nuk foli kurrë për atë fëmijë.
Einsteini, u martua me të dashurën e vet, serben Mileva, me datën 6 janar 1903, në Bern. Martesa ishte në kundërshtim me dëshirën e prindëve të tij.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Sistem i ri vizash për profesionistët e rinj të shkencës dhe teknologjisë
Kina do të prezantojë një kategori të re vizash për talentet e reja në shkencë dhe teknologji, pas një vendimi të Këshillit të Shtetit.
Kryeministri Li Qiang ka nënshkruar një dekret të Këshillit të Shtetit për të shpallur vendimin për të ndryshuar rregulloren e vendit mbi administrimin e hyrjeve dhe daljeve të të huajve.
Sipas vendimit, Kina do të shtojë një vizë K në kategoritë e saj të zakonshme të vizave, të disponueshme për profesionistët e rinj të shkencës dhe teknologjisë që plotësojnë kushtet.
Aplikantët për këtë vizë duhet të plotësojnë kualifikimet dhe kërkesat e përcaktuara nga autoritetet përkatëse kineze dhe të paraqesin dokumentacionin mbështetës.
Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 tetor. -

Elon Musk nën presion, shkencëtarët e akuzojnë për shkelje të etikës! Biznesmenit i kërkohet të largohet nga akademia prestigjioze britanike
Royal Society, akademia kombëtare britanike e shkencave, i ka sugjeruar Elon Musk të marrë në konsideratë dorëheqjen nga titulli i tij si anëtar i nderit (Fellow), për shkak të rolit të tij në administratën Trump dhe akuzave se ka ndihmuar në dëmtimin e shkencës në Shtetet e Bashkuara.
Musk, pronar i platformës X (ish-Twitter), si dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, u zgjodh në vitin 2018 anëtar i Royal Society për kontributin e tij në industrinë e hapësirës dhe automjeteve elektrike.
Megjithatë, gjatë vitit të fundit, një sërë shkencëtarësh dhe anëtarësh të tjerë të Royal Society kanë bërë thirrje për veprim ndaj Musk, duke e akuzuar për shkelje të kodit të etikës së akademisë. Janë dërguar letra të hapura, janë dorëzuar çmime dhe janë dhënë dorëheqje në shenjë proteste për mosveprimin e akademisë ndaj sjelljes së miliarderit.
Në qendër të kritikave është edhe pozicioni i Musk si drejtues i Departamentit për Efiçencë Qeveritare (Doge) në administratën Trump – një trupë që është akuzuar për censurë ndaj komunitetit akademik dhe për shkurtimin drastik të fondeve për kërkim shkencor.
Sipas The Guardian, presidenti i ardhshëm i Royal Society, Sir Paul Nurse, i ka dërguar një letër Muskut në muajin mars, duke shprehur shqetësimet për “dëmin e gjerë” që administrata Trump po i shkaktonte shkencës në SHBA dhe duke i kërkuar të ndërhynte për të ndihmuar.
Musk thuhet se ka kthyer një përgjigje të menjëhershme, duke riafirmuar përkushtimin e tij ndaj shkencës dhe duke kërkuar më shumë detaje. Nurse më pas i ka dërguar një tjetër letër më 27 mars, duke i sugjeruar që të konsultohej me shkencëtarë të sektorit publik për të kuptuar më mirë pasojat. Por Musk nuk ka kthyer përgjigje.
Letra përfundimtare e Nurse, dërguar më 20 maj, përfshinte shqetësime të ngritura nga shkencëtarë amerikanë, përfshirë dhe kritika ndaj disa shkurtimeve buxhetore të cilat i konsideronin “absurde”. Në fund të kësaj letre, Nurse sugjeron – me ton të hidhur – që:
“Nëse nuk ndiheni në gjendje të ndihmoni, ndoshta duhet të konsideroni nëse dëshironi të vazhdoni të jeni anëtar i Royal Society, e cila ka si qëllim promovimin dhe mbështetjen e shkencës. Mendoni nëse duhet të jepni dorëheqjen.”
Musk nuk iu përgjigj kësaj letre, përveçse në mënyrë të shkurtër, kur u informua se përmbajtja do të ndahej me anëtarët e akademisë.
Një zëdhënës i Royal Society konfirmoi se Musk nuk iu përgjigj sugjerimit për dorëheqje dhe aktualisht vazhdon të jetë anëtar i akademisë.
Në një email dërguar gjithë anëtarësisë, presidenti aktual Sir Adrian Smith tha se këshilli drejtues vendosi të mos ndërmerrte masa disiplinore ndaj Musk, pasi kjo nuk shihej si në interesin e Royal Society.
Ai shtoi se kishte “mospajtime të forta dhe të kundërta” në takimet e fundit, por të gjithë ranë dakord se mbrojtja globale e shkencës është prioriteti kryesor i shoqërisë.
Megjithatë, jo të gjithë janë të kënaqur me këtë vendim. Një anëtar i akademisë e përshkroi qëndrimin si “frikacak dhe i pajustifikueshëm”, ndërsa të tjerë kritikuan drejtimin aktual për qasje më pragmatike sesa etike.
Stephen Curry, profesor emeritus në Imperial College London, i cili organizoi letrën e hapur kundër Muskut, tha: “Royal Society duhej ta kishte vënë përballë një zgjedhjeje të qartë: ose ndan vlerat tona, ose humb statusin si anëtar.”
Ai shtoi se “moszbatimi i kodit të sjelljes e bën atë dokument praktikisht të pavlefshëm”.
Përfaqësues të Elon Musk nuk kanë dhënë asnjë koment zyrtar mbi ngjarjen.Top Channel
-

Zhvillon punimet Kongresi ndërkombëtar i shkencës bazë
Shkencëtarët dhe studiuesit globalë u mblodhën në Pekin të dielën, për nisjen e Kongresit Ndërkombëtar të Shkencës Bazë 2025 (ICBS), duke synuar të eksplorojnë kufijtë e kërkimit themelor.
Gati 1 000 ekspertë, studiues e studentë u mblodhën në Qendrën Kombëtare të Konferencave të Kinës. Ata do të angazhohen në diskutime të thella gjatë dy javëve të ardhshme mbi përparimet më të fundit në matematikë, fizikë dhe shkencën e inxhinierinë e informacionit.
Katër fitues të Medaljes “Fields”, tre laureatë të çmimit “Nobel” dhe dy fitues të çmimit “Turing”, duke përfshirë Shing-Tung Yau dhe Andrew Chi-Chih Yao, morën pjesë në kongres. Gjashtë shkencëtarë të shquar, si Samuel C. C. Ting, Steven Chu, David Gross, Robert Tarjan, Shigefumi Mori dhe George Lusztig, u nderuan me Çmimin e Jetës të Shkencës Bazë 2025, çmimi më i lartë në shkencën themelore, për të vlerësuar ndikimin e tyre afatgjatë në këtë fushë.
Duke folur në ceremoninë e hapjes, presidenti i ICBS-it dhe fitues i Medaljes “Fields” Shing-Tung Yau theksoi zbulimet e fundit në matematikë, fizikë dhe shkencën e informacionit. Ai beson që po lind një epokë e re e nxitur nga përparimet teorike dhe risitë teknologjike.
Përparimi në shkencën bazë nuk është vetëm jetik për novacionin teknologjik, por shërben si motori kryesor që nxit evolucionin e vazhdueshëm të qytetërimit njerëzor, vuri në dukje Yau, duke theksuar se rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në shkencë dhe nxitja e shkëmbimeve dhe e besimit të ndërsjellë tani është më e rëndësishme se kurrë më parë.
Ai shprehu shpresën që kongresi do të krijojë një platformë ndërkombëtare të hapur e përfshirëse për shkëmbime e bashkëpunim më të thellë akademik, duke çuar përpara së bashku shkencën dhe teknologjinë moderne.
ICBS-i, i iniciuar nga Shing-Tung Yau në vitin 2023, mbahet çdo vit me temën “Përparimi i shkencës për njerëzimin”. -

Shkencëtarët argjentinas protestojnë kundër shkurtimeve buxhetore: Nuk ka të ardhme pa shkencë
Të veshur si personazhe të serialit të njohur të Netflix-it “The Eternaut”, qindra shkencëtarë marshuan të mërkurën nëpër rrugët e Buenos Aires për të protestuar ndaj shkurtimeve drastike në buxhetin e shkencës në Argjentinë. Demonstrata, e cila u drejtua nga studiues të CONICET – institucioni më i lartë kërkimor shkencor në vend – ishte një thirrje alarmi për kolapsin e afërt të sektorit të shkencës dhe teknologjisë.
Mesazhet e protestuesve ishin të qarta: “Nuk ka të ardhme pa shkencë” lexohej në pankartat që ata mbanin, ndërsa shpërndanin mesazhin e tyre edhe nën tokë, duke udhëtuar me metronë e qytetit. Veshjet simbolike nga “The Eternaut”, një histori post-apokaliptike argjentinase, përforcuan frikën e shkencëtarëve për të ardhmen e errët që mund të vijë në mungesë të mbështetjes shtetërore për shkencën.
Sipas të dhënave të grupit EPC, buxheti shtetëror për shkencën ka rënë nga 0.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2023, në një parashikim alarmant prej vetëm 0.15% për vitin 2025. Kjo rënie ka shkaktuar jo vetëm shkurtime të mëdha të vendeve të punës në sektorin shkencor, por ka nxitur edhe frikën për një valë të re të emigrimit të trurit nga vendi.
Protesta erdhi si reagim ndaj politikave të reja të qeverisë, që sipas komunitetit shkencor po rrezikojnë të shkatërrojnë dekada përparimi në kërkimin shkencor dhe inovacion. Ndërkohë, kërkesat kryesore të protestuesve përfshijnë rikthimin e financimit të mëparshëm dhe një strategji afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm të shkencës në Argjentinë.
-

Tri gabimet e Anjshtanjit që sollën përparimin e shkencës
Albert Ajnshtajni është i njohur në mbarë botën si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai është babai i teorisë së relativitetit dhe një prej mendjeve që ndihmoi njerëzimin të kuptojë më mirë dritën, gravitetin dhe Universin. Por edhe ai, si çdo njeri tjetër, ka bërë gabime.
Në 70-vjetorin e vdekjes së tij, le të shohim tri raste ku vetë Ajnshtajni i ka pranuar se kishte gabuar edhe pse, në fund të fundit, këto ‘gabime’ dolën të ishin shumë të vlefshme për shkencën.
1. Gabimi i ‘Universit statik’
Kur Ajnshtajni po punonte për teorinë e relativitetit të përgjithshëm, llogaritjet e tij tregonin se Universi ose do të zgjerohej, ose do të tkurrej. Por në atë kohë të gjithë mendonin se Universi ishte i pandryshueshëm dhe i qëndrueshëm. Për të përputhur teorinë e tij me këtë ide, ai shtoi një element të quajtur ‘konstanta kozmologjike’ për të mbajtur gjithçka në ‘ekuilibër’.
Më vonë, shkencëtarët zbuluan se Universi në fakt po zgjerohet, dhe Ajnshtajni e pranoi se kjo konstante ishte gabimi më i madh i jetës së tij .
Megjithatë, kohët e fundit, studiuesit besojnë se kjo konstante mund të jetë e lidhur me ‘energjinë e errët’, një forcë e panjohur që ndihmon zgjerimin e Universit. Pra, ndoshta nuk ishte gabim fare.
2. Ai s’besonte se drita mund të përkulej nga graviteti
Një tjetër moment kur Ajnshtajni u tregua dyshues ishte kur llogariti se graviteti i një ylli të madh mund të përkulte dritën nga një objekt tjetër pas tij një efekt që sot e njohim si thjerrëzim gravitacional.
Ai vetë mendonte se efekti ishte shumë i vogël për t’u vërejtur, ndaj s’kishte ndërmend ta publikonte. Vetëm pasi një inxhinier i quajtur RW Mandl e bindi, ai e botoi idenë.
Ky zbulim u bë shumë i rëndësishëm për astronominë moderne, dhe sot përdoret për të parë objekte shumë të largëta në hapësirë.
3. S’besonte në teoritë kuantike që ndihmoi vetë t’i krijonte
Edhe pse Ajnshtajni ndihmoi në lindjen e mekanikës kuantike, ai nuk u pajtua kurrë me idenë se bota në nivel mikroskopik është e paparashikueshme. Kur kolegët i thoshin se grimcat sillen në mënyra të çuditshme dhe të rastësishme, ai përgjigjej: Zoti nuk luan zare .
Në një eksperiment të famshëm teorik, ai përshkroi një situatë ku dy grimca që ndahen mbeten të lidhura. Qëllimi i tij ishte të tregonte se diçka nuk shkonte me teorinë, por në të vërtetë hapi rrugën për një nga idetë më të rëndësishme të shkencës moderne ngatërrimin kuantik.
Gabimet që ndihmuan botën
Edhe pse këto u konsideruan gabime në atë kohë, ato u bënë pika kyçe për përparimin e shkencës. Ato tregojnë se edhe më të mëdhenjtë mund të dyshojnë, të ndryshojnë mendje dhe të gabojnë dhe kjo është pjesë e natyrshme e shkencës. Syri.net-iefimerida.
-

Kishte kancer! Val Kilmer REFUZOI mjekët për shkak të besimeve të tij fetare, ai e pranonte se ishte sëmurë
Val Kilmer
SHBA- Val Kilmer u nda sot nga jeta por kishte vite që po luftonte me sëmundjen e rëndë të kancerit. Kur u diagnostikua me kancer në fyt në vitin 2014, fillimisht ai refuzoi trajtimin mjekësor, duke bindur veten dhe të tjerët se lutja dhe shërimi shpirtëror do të mjaftonin. Ai nuk pranoi trajtimin klasik, sepse kështu diktonin besimet e tij fetare. Aktori i famshëm ishte një ndjekës i Kishës së Shkencës Kristiane, e cila u themelua në 1879 nga Mary Baker Eddy.
Val Kilmer e quajti sëmundjen e tij “një sugjestionim të kancerit të fytit”. Ai nuk e perceptoi asnjëherë sëmundjen e tij si një realitet fizik, por një “iluzion të mendjes”, duke mohuar shpesh se kishte kancer. Megjithatë, fëmijët nuk ndanin bindjet fetare të aktorit popullor dhe ishin thellësisht të shqetësuar për shëndetin e tij. Ishte falë këmbënguljes së tyre që ai iu drejtua metodave konvencionale të trajtimit.
Ai ra dakord për të kryer kirurgjinë, kimioterapinë dhe goditjen me rrezatim. Por edhe pse pranoi trajtime mjekësore, ai ishte ende i bindur se besimi luante një rol kyç në shërim. Ai tha se efektet anësore të trajtimeve dhe procedurave si trakeostomia ishin më të këqija se vetë sëmundja. Ai vdiq në moshën 65-vjeçare nga pneumonia, e cila ka shumë të ngjarë të lidhet me probleme shëndetësore afatgjata të shkaktuara nga kanceri.
Por çfarë është saktësisht Kisha e Shkencës së Krishterë?
Ekspertët në këtë fushë thonë se Kisha është një sekt “Christian Science” u themelua nga Mary Baker Eddy (1821-1910), e cila prezantoi ide të reja rreth spiritualitetit dhe shëndetit. E frymëzuar nga përvoja e saj e shërimit, ajo kaloi shumë kohë duke studiuar Biblën, duke u lutur dhe duke hulumtuar metoda të ndryshme shërimi. Rezultati përfundimtar ishte një sistem shërues që ajo e quajti ‘Shkenca e Krishterë’.
Mary Baker nuk u ndal me kaq, por gjithashtu themeloi një kishë, një kolegj, një kompani botuese, ku nxorri disa revista. Në vend që të mësojë se Jezu Krishti shëron sëmundjet shpirtërore, Shkenca e Krishterë merr shërbesën e Krishtit si paradigmën e saj për shërimin, duke besuar se ajo demonstron thelbin e shërimit në lidhje me shpëtimin.
Për shumicën e ndjekësve të Shkencës së Krishterë, shërimi shpirtëror është zgjedhja e parë, prandaj ata i drejtohen fuqisë së lutjes në vend të trajtimit mjekësor. Autoritetet ndonjëherë e kundërshtojnë një besim të tillë, veçanërisht në rastet kur trajtimi u mohohet fëmijëve. E megjithatë, nuk ka asnjë rregull kishe që u dikton anëtarëve të saj se si do të trajtohen.
Rigoroziteti që themeluesi i kishës këmbënguli kërkonte një mbështetje radikale në metodologjinë e saj dhe përjashtimin e çdo gjëje tjetër. Mirëpo, kur në dekadat e para të shekullit të kaluar, një pjesë e qytetarëve amerikanë vunë re se viktimat e mësimeve të tilla ishin kryesisht fëmijë që vdiqën nga rastet e paraportuara të fruthit dhe apendicitit. Ndaj gazetat filluan t’i kushtonin më shumë vëmendje kësaj historie.
Reagoi edhe prokuroria e shtetit, kështu që shumë “praktikues” të Shkencës Kristiane që përhapën “llojin e mjekësisë së tyre” u vendosën pas hekurave. Si rezultat, në vitet 1970, shumë anëtarë të sektit u bënë lobistë dhe zyrtarë të shquar në administratën e Richard Nixon dhe kisha ishte në rrugën e saj për të marrë një numër të paparë të drejtash dhe privilegjeve ligjore në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Kështu, ata arritën të parandalojnë vaksinimin e fëmijëve në 47 shtete, madje edhe ekzaminimet rutinë dhe procedurat që zakonisht kryhen te të porsalindurit në spitale.
Kështu u shtuan epidemitë e difterisë dhe fruthit në shkolla dhe komunitete fetare. Për shkak të mungesës së vaksinimit në Konektikat në vitin 1972, disa fëmijë mbetën të paralizuar dhe epidemia e fruthit e vitit 1985 në një kolegj në Illinois la tre të vdekur.
Përvoja e dhimbshme e Ellen DeGeneres
Në mesin e anëtarëve të kësaj kishe – edhe pse është më e përshtatshme ta quash sekt – kishte edhe shumë njerëz të njohur nga sfera të ndryshme të jetës publike. Disa u rritën në atë frymë dhe më vonë hodhën poshtë besimet e tyre fetare. Mes tyre janë divat e filmit Marilyn Monroe, Audrey Hepburn, Elizabeth Taylor, Joan Crawford, Ginger Rogers, Jean Harlow, Doris Day, pastaj Robin Williams, Robert Duvall, regjisori Henry Fonda, James Hetfield nga “Metallica”…
Dhe Ellen DeGeneres u rrit nën këtë frymë. Në një rast, ajo foli për përvojat traumatike nga fëmijëria e saj.
“Është një fe që nuk pranon mjekësinë dhe mjekët. Në fëmijërinë time, nuk kam marrë asnjë vaksinë, as kam shkuar ndonjëherë te mjeku. Mantra në të cilën besonin prindërit e mi ishte diçka e tillë: ne jemi qenie shpirtërore në botën materiale dhe dhimbja nuk ekziston, nëse nuk e krijojmë atë në mendjen tonë. Kur isha fëmijë, nuk e kisha idenë se ilaçi ekzistonte. Sapo doli një reklamë për aspirina në televizor, gjyshja ime u ngrit nga divani, mbylli televizorin, qëndroi përballë dhe filloi të këndonte himnin kombëtar aq fort sa nuk mund të dëgjonim asgjë tjetër përveç saj. Prindërit e mi nuk më lanë të vaksinohesha, edhe kur rashë pa ndjenja pasi theva këmbën, ata më nxorën nga spitali”.
Një nga biondet e para platini të Hollivudit, Jean Harloë, vdiq në moshën 26-vjeçare për shkak të problemeve me veshkat. Nëna e saj, e njohur si Mama Jean, një ndjekëse e Kishës së Shkencës së Krishterë, të paktën dy herë refuzoi t’i jepte ndihmë mjekësore aktores në momentet kur ishte më se e nevojshme. Ajo pranoi të trajtohej vetëm kur drejtuesit e studiove të filmit ndërhynë por fatkeqësisht, për bukuroshen Jean ishte tepër vonë./ZËRI