Tag: shkëmbimin

  • Ukraina kërkon shkëmbimin e qindra të burgosurve me Rusinë

    Ukraina kërkon shkëmbimin e qindra të burgosurve me Rusinë

    Bota E Diel, 16 Nëntor 2025 11:55Fotografi ilutruese nga një shkëmbim i mëparshëm i të burgosurve ukrainas me ata rusë, në tetor të këtij viti.
    Ukraina po punon për të rifilluar shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, duke shpresuar për lirimin e 1.200 ukrainasve, thanë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe shefi i Këshillit të Sigurisë së tij.
    “Ne … po llogarisim në rifillimin e shkëmbimeve”, tha Zelensky në një video të postuar të dielën në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Shumë takime, negociata dhe telefonata tani i janë kushtuar kësaj”.

    Shefi i tij i sigurisë, Rustem Umerov, tha të shtunën se ai kishte zhvilluar konsultime në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbështetjen e partnerëve të Kievit, për të rifilluar procesin e shkëmbimeve.

    “Si rezultat i këtyre negociatave, palët ranë dakord të rikthehen te marrëveshjet e Stambollit”, tha ai. “Kjo ka të bëjë me lirimin e 1.200 ukrainasve”, tha Umerov në një deklaratë në Telegram.

    Nuk pati menjëherë asnjë koment nga Moska për deklaratat e Ukrainës.Marrëveshjet e Stambollit janë disa korniza për shkëmbime të ndërmjetësuara nga Turqia në vitin 2022, të cilat përcaktojnë rregullat për shkëmbime të mëdha dhe të koordinuara mes Rusisë dhe Ukrainës.
    Që atëherë, të dyja palët kanë shkëmbyer mijëra të burgosur, megjithëse shkëmbimet kanë qenë sporadike dhe shpesh të ndërprera nga përshkallëzimi i vijës së frontit në luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
    Umerov tha se konsultime do të zhvillohen në të ardhmen e afërt për të vendosur detajet procedurale dhe organizative të procesit.
    “Ne po punojmë pa ndërprerje që ukrainasit që do të kthehen nga robëria të mund të festojnë Vitin e Ri dhe Krishtlindjet në shtëpi – në tryezën familjare dhe me të dashurit e tyre”, tha Umerov.

  • Presidenti kolumbian pezullon shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me SHBA-në

    Presidenti kolumbian pezullon shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me SHBA-në

    Presidenti kolumbian Gustavo Petro njoftoi të martën se kishte urdhëruar forcat e sigurisë së vendit të tij të pezullonin shkëmbimin e informacionit me Shtetet e Bashkuara derisa të mbarojnë sulmet ajrore kundër anijeve që Uashingtoni thotë se transportojnë drogë në Karaibe dhe Paqësor.

    “Lufta kundër drogës duhet t’i nënshtrohet mbrojtjes së të drejtave të popujve të Karaibeve”, deklaroi Petro në platformën X, duke iu referuar bashkëpunimit të gjatë dhe shpesh të tensionuar mes Kolumbisë dhe SHBA-së në luftën kundër trafikimit të narkotikëve.
    Ky vendim vjen në një moment tensionesh të rritura, pasi Bogota ka kritikuar qasjen ushtarake të Uashingtonit, duke kërkuar një strategji më “njerëzore dhe efektive” që, sipas Petro-s, “të mos ndëshkojë popujt, por rrënjët e problemit”.

    Top Channel

  • Wirtz drejt largimit nga Liverpool? Vjen propozimi nga Spanja për shkëmbimin e bujshëm

    Wirtz drejt largimit nga Liverpool? Vjen propozimi nga Spanja për shkëmbimin e bujshëm

    11 Nëntor 2025

    17:29

    Telesport

    Transferimi i Florian Wirtz te Liverpool ishte padyshim goditja më e bujshme e merkatos së fundit, por gjermani deri tani nuk ka arritur dot të përshtatet te klubi i kuq, duke dalë komplet jashtë pritshmërive.
    “Defensa Central” ka raportuar sot një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit Real Madrid po monitoron situatën e yllit gjerman te Liverpool dhe është gati për të bërë surprizën e madhe. Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid është gati t’i propozojë Liverpool-it shkëmbimin e bujshëm: Florian Wirtz në këmbim të Rodrygo-s.
    Braziliani nuk ka ma vend në formacionin e Xabi Alonso dhe gjatë merkatos së ardhshme është i sigurt largimi i tij. Në anën tjetër, Wirtz mund të “shpëtonte” karierrën dhe të rilindte në Madrid, nën drejtimin e Xabi Alonso-s, i cili e njeh mjaft mirë.

  • “Mirupafshim” Real Madrid? Valeverde do të përdoret për shkëmbimin e bujshëm me Chelsea-n?

    “Mirupafshim” Real Madrid? Valeverde do të përdoret për shkëmbimin e bujshëm me Chelsea-n?

    3 Tetor 2025

    18:20

    Telesport

    Federico Valverde mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e Real Madridit. “Defensa Central” raporton se mesfushori uruguaian mund të transferohet në Premier League në sezonin e ardhshëm, Chelsea ka treguar interes të vazhdueshëm për të. Edhe pse vetë lojtari reagoi së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale për situatën e vështirë që po kalon në klubin madrilen, por që nuk ka ndërmend të dorëzohet, nuk përjashtohet aspak mundësia që ai të largohet në verë.
    Sipas raportimit në fjalë, Valverde mund të bëhet pjesë e një shkëmbimi spektakolar mes Chelsea-s dhe Real Madrid në verën e ardhshme. Prej kohësh, madrilenët interesohen për Enzo Fernandez, nga ana tjetër “Blutë” interesohen për Valaverde-n dhe dy ekipet mund të bien dakord për shkëmbimin kokë më kokë mes dy lojtarëve.
    Por, nuk përjashtohet as mundësia që në marrëveshjen për transferimin e Enzo Fernandez në Madrid, të përfshihen lojtarë të tjerë si Rodrygo ose Camavinga, po ashtu objektivë të Chelsea-s.

  • Sulmuesi jep “ok” e tij, Milan gati të finalizojë shkëmbimin e bujshëm të kësaj merkatoje

    Sulmuesi jep “ok” e tij, Milan gati të finalizojë shkëmbimin e bujshëm të kësaj merkatoje

    31 Gusht 2025

    17:49

    Telesport

    Fabrizio Romano raporton se Santiago Gimenez është bindur dhe ka dhënë “ok” e tij për transferimin te Roma, në këmbim të drejtpërdrejtë me Artem Dovbyk.
    Sulmuesi meksikan i transferuar më shumë bujë nga Feyenoord te Milan në merkaton e janarit, nuk ka arritur dot të përshtatet ashtu siç pritej te kuqezinjtë. Situata ka ndryshuar për keq, pas ardhjes së Max Allegri-t, i cili kërkon një profil tjetër në sulm ndryshe nga ai i meksikanit.
    Edhe pse dëshira e tij është të vazhdojë te Milan, Gimenez ka vendosur të mos dalë kundër klubit dhe të pranojë transferimin te Roma.
    Në anën tjetër, Dovbyk ka dhënë prej kohësh “ok” e tij për transferimin te Milan. Në këto orë të mbetura të merkatos, pritet vetëm që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët për kushtet, para se të zyrtarizojnë shkëmbimin e bujshëm të kësaj vere.

  • Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini akuzon Kievin për vonesa në shkëmbimin e të burgosurve të luftës

    Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini akuzon Kievin për vonesa në shkëmbimin e të burgosurve të luftës

    Rusia ka akuzuar Ukrainën për shtyrjen e shkëmbimit të të burgosurve të luftës dhe trupave të ushtarëve të vrarë në luftë, që ishte planifikuar të zhvillohej këtë fundjavë, siç u ra dakord pas raundit të dytë të bisedimeve ruso-ukrainase në Stamboll.

    Sipas kryenegociatorit nga pala ruse, Vladimir Medinsky, “pala ukrainase shtyu papritur marrjen e trupave dhe shkëmbimin e të burgosurve të luftës për një datë të paspecifikuar”.
    Ndërkohë, grupi i kontaktit i Ministrisë së Mbrojtjes ruse ka arritur në kufirin me Ukrainën, por sipas pretendimeve ruse, negociatorët e Kievit ende nuk kanë mbërritur në vendin e shkëmbimit.
    Moska i bëri thirrje Kievit që t’i përmbahet në mënyrë strikte marrëveshjeve të arritura në Stamboll dhe të fillojë menjëherë shkëmbimin e të burgosurve të luftës, në mënyrë që 1,200 ushtarë dhe oficerë nga secila palë të kenë mundësinë të kthehen në atdheun e tyre.
    Në të njëjtën kohë, Rusia i bëri thirrje Ukrainës të marrë trupat e 6,000 ushtarëve dhe oficerëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës, në mënyrë që ata të mund të varrosen me dinjitet nga familjet e tyre.
     

    Top Channel

  • Historike! Ukraina dhe Rusia realizojnë shkëmbimin më të madh të të burgosurve që nga nisja e luftës

    Historike! Ukraina dhe Rusia realizojnë shkëmbimin më të madh të të burgosurve që nga nisja e luftës

    Ukraina dhe Rusia kanë realizuar shkëmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës, duke lëshuar nga 1,000 të burgosur secila, përfshirë ushtarë dhe civilë.

    Grupi i parë i të burgosurve pritet të kalojë kufirin me Bjellorusinë sot. Ky shkëmbim është rezultat i bisedimeve direkte mes Kievit dhe Moskës, të mbajtura në Stamboll javën e kaluar, të parat të tilla që nga viti 2022.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka uruar të dyja palët për këtë shkëmbim, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt paqes. Ai shkroi në platformën e tij Truth Social: “Një shkëmbim i madh të burgosurve sapo u realizua mes Rusisë dhe Ukrainës. Do të hyjë në fuqi së shpejti. Urime të dyja palëve për këtë negociatë. Ky mund të çojë në diçka të madhe???”
    Ky shkëmbim i të burgosurve përbën një hap të rëndësishëm në përpjekjet për deeskalim të konfliktit, duke ofruar një mundësi për rifillimin e dialogut mes dy palëve. Megjithatë, mbeten ende shumë çështje të pazgjidhura që kërkojnë angazhim të vazhdueshëm diplomatik.

    Top Channel

  • Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbimin e të burgosurve të luftës, diskutime për armëpushimin e takimin Zelensky-Putin

    Rusia dhe Ukraina bien dakord për shkëmbimin e të burgosurve të luftës, diskutime për armëpushimin e takimin Zelensky-Putin

    Rusia dhe Ukraina ranë dakord në bisedime të drejtpërdrejta të premten që secila të shkëmbejë nga 1,000 të burgosur lufte, diskutuan mundësinë e një armëpushimi, si dhe një takim të mundshëm të udhëheqësve të vendeve të tyre, thanë negociatorët nga të dyja palët në deklarata të ndara televizive.”Në ditët në vijim, do të ketë një shkëmbim në shkallë të gjerë të të burgosurve, 1,000 për 1,000,” tha Vladimir Medinsky. “Pala ukrainase ka kërkuar bisedime të drejtpërdrejta midis krerëve të shteteve. Ne e kemi marrë parasysh këtë kërkesë… Ne kemi rënë dakord që secila palë të paraqesë vizionin e saj për një armëpushim të mundshëm në të ardhmen,” shtoi ai.Negociatori kryesor i Ukrainës, Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov, konfirmoi shkëmbimin në një deklaratë të veçantë dhe tha se ishte diskutuar një armëpushim dhe një takim i mundshëm Zelenskyy-Putin./ Al Arabiya English.