Tag: shkëmbi

  • VIDEO/ Filmohet momenti i frikshëm, turisti në Kinë bie nga shkëmbi 40 metra i lartë teksa bënte selfie

    VIDEO/ Filmohet momenti i frikshëm, turisti në Kinë bie nga shkëmbi 40 metra i lartë teksa bënte selfie

    Një turist në Kinë ka shpëtuar për mrekulli pasi ra nga një shkëmb rreth 40 metra i lartë ndërsa po përpiqej të bënte një selfie në parkun malor Huaying, në qytetin Guang’an.
    Sipas një videoje të regjistruar nga një dëshmitar okular, turisti humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në humnerë. Megjithëse përjetoi një tronditje të madhe dhe rrezik serioz për jetën, ai arriti të mbijetojë. Më vonë, në një postim në rrjetet sociale, ai tha se ndiente sikur “e kishin ndihmuar perënditë e malit”.
    “Rashë nga një shkëmb 40 metra i lartë dhe u rrokullisa për rreth 15 metra. Kur gurët u shembën nën këmbët e mia, mendova se do të vdisja. Është e mrekullueshme që jam gjallë”, shkroi ai.

    🚨🇨🇳 Meanwhile in China

    Tourist falls 40 Meters of a cliff – trying to take a selfie, he survived and immediately took to social media to tell the tale. pic.twitter.com/GjRdmNbClA
    — Concerned Citizen (@BGatesIsaPyscho) December 8, 2025

    Videoja e rënies së tij është bërë virale gjatë 24 orëve të fundit. Megjithatë, një përfaqësues i parkut natyror deklaroi dje (8/12/25) për gazetën Mirror se nuk ishte marrë asnjë njoftim zyrtar për një incident të tillë.
    Zona ku dyshohet se ndodhi aksidenti, e njohur si “Shkëmbi-thikë”, nuk ndodhet brenda hapësirës turistike të administruar nga parku. Përfaqësuesi theksoi se në atë vend lejohet vetëm vëzhgimi nga distanca dhe ndalohet rreptësisht ngjitja. Ai u bëri thirrje vizitorëve të respektojnë rregullat e parkut dhe të shmangin hyrjen në zona të mbyllura ose të rrezikshme gjatë ecjes malore.
    /vizionplus.tv

  • Tregu i pasurive të paluajtshme/ Çudit agjenti imobilar: 10 mijë apartamente në Tiranë do nxirren në shitje

    Tregu i pasurive të paluajtshme/ Çudit agjenti imobilar: 10 mijë apartamente në Tiranë do nxirren në shitje

    Agjenti imobilar, Armand Shkëmbi, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, komentoi tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. 
    Shkëmbi u shpreh se 10 mijë apartamente në Tiranë do të nxirren në shitje. 
    “2026 do të jetë vit i vështirë për tregun imobilar. Shtatë mijë deri në 10 mijë prona do të dalin në shitje duke nisur nga janari 2026, që do vënë në vështirësi apartamentet që janë në shitje. Dalin, sepse pronarët kanë pritur që të paguajnë më pak taksa, që të dalin në treg e t’i shesin”, tha Shkëmbi. 

     

  • PD Kurbin akuzon Bashkinë: Përmbytjet, pasojë e dështimit të institucioneve

    PD Kurbin akuzon Bashkinë: Përmbytjet, pasojë e dështimit të institucioneve

    Kryetari i PD, dega Kurbin, Edmond Shkëmbi, ka reaguar ashpër ndaj pushtetit vendor pas situatës së rënduar nga reshjet e dendura të shiut, që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme tek qindra banorë të zonës.
    Në një deklaratë publike, Shkëmbi akuzoi Bashkinë e Kurbinit për mungesë përgatitjeje dhe mosveprim, duke theksuar se përmbytjet nuk janë thjesht pasojë e motit, por rezultat i dështimit në kryerjen e punimeve parandaluese dhe pastrimin e kanaleve, si dhe mungesës së menaxhimit të rrezikut.
    “Reshjet e fundit kanë nxjerrë edhe një herë në pah papërgjegjshmërinë e institucioneve të Bashkisë Kurbin. Qindra familje janë prekur sepse nuk janë bërë ndërhyrjet e duhura në kohë,” shprehet kreu i PD Kurbin.
    Postimi:
    “Reshjet e fundit kanë nxjerrë edhe një herë në pah mungesën e përgatitjes dhe mosveprimin e institucioneve të Bashkisë Kurbin.
    Përmbytjet që prekën qindra familje nuk janë thjesht pasojë e motit, por e mungesës së punimeve parandaluese, pastrimit të kanaleve dhe menaxhimit të riskut.
    Qytetarët e Kurbinit kanë të drejtë të kërkojnë llogari dhe të presin institucione që funksionojnë, jo reagime të vona. Situata e krijuar tregon qartë nevojën për administrim më të përgjegjshëm, transparencë dhe planifikim real për mbrojtjen e komunitetit.
    Qëndrojmë pranë çdo familjeje të prekur dhe kërkojmë që masat e domosdoshme të ndërmerren menjëherë për të shmangur përsëritjen e kësaj gjendjeje” shkruan Edmond Shkëmbi.

  • Kredi apo qira? Eksperti i pronave: Çmimet në Tiranë nuk pasqyrojnë realitetin! Kujdes nga investimi i pallateve në gropë

    Kredi apo qira? Eksperti i pronave: Çmimet në Tiranë nuk pasqyrojnë realitetin! Kujdes nga investimi i pallateve në gropë

    Teksa çmimi i banesave vijon të rritet dhe po të njëjtën kurbë po ndjek edhe çmimi i qirave, për qytetarët është bërë tepër e vështirë të marrin një vendim nëse duhet të marrin kredi për të blerë një banesë apo të qëndrojnë me qira.
    Eksperti i pasurive të paluajtshme, Armand Shkëmbi, në emisionin “Mirëmngjes Shqipëri” në RTSH, shprehet se tregu i banesave në Tiranë ndodhet në një fazë të tejngopur, ku çmimet nuk pasqyrojnë realisht fuqinë blerëse të shqiptarëve, por janë rezultat i një deformimi të tregut. Sipas tij, në kryeqytet ka rreth 70 mijë apartamente bosh, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në mbajtjen e çmimeve të larta si në shitje, ashtu edhe në qira.
    “Tiranën nuk e shoh aq pozitive në 5 vitet e ardhshme, pasi e ka arritur kulmin e vet dhe është e mbingopur me ndërtime. Deri tani ka rreth 70 mijë apartamente bosh, dhe kjo është një nga arsyet pse çmimet janë kaq të larta në shitje dhe qira. Nëse politika ndërhyn me iniciativa që motivojnë pronarët e apartamenteve bosh t’i nxjerrin në treg për qira ose shitje, për shembull duke taksuar më shumë pronën e dytë, atëherë nuk do të kishim arsye për këtë nivel të lartë çmimesh. Pagat tona nuk janë në nivelin për të përballuar këto çmime. Çmimet në Tiranë nuk pasqyrojnë realisht ekonominë e shqiptarëve, por një deformim të tregut, ku kemi një volum të jashtëzakonshëm pronash të blera që qëndrojnë të mbyllura me çelës bosh. Rreth 40% e popullsisë shqiptare jeton në emigracion, dhe një pjesë e tyre ka investuar në Tiranë duke blerë prona. Por minimumi duhet t’i fusin në treg, qoftë edhe me qira, sepse kjo do ta çlironte shumë tregun,” thekson Shkëmbi.
    Shkëmbi u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes me investimet në pallate ende në ndërtim, të njohura ndryshe si “gropa ndërtimi”, pasi sipas tij, ky është një investim me risk të lartë.
    “Nuk u sugjeroj njerëzve që spekulojnë dhe investojnë në gropa ndërtimi me idenë se do të rriten çmimet. Duhet të tregojnë kujdes. Ata që blejnë për banim ose për ta dhënë me qira janë në rregull, por një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zbuluar “trendin” e futjes së lekëve në pallate ende në ndërtim me idenë se do të fitojnë kur ndërtesa të përfundojë. Një pjesë e mirë ia ka dalë t’i shesë me fitim, por kjo është me rrezik. Çfarë ndodh këtu? Potencialisht, firma ndërtuese mund të falimentojë, ndërtimi mund të mos përfundojë, ose mund të ketë luhatje ekonomike dhe ti mund të mbetesh brenda me lekët e tua. Nëse firma e ndërtimit ofron kredi në bashkëpunim me bankat, kjo është ndryshe, por unë nuk jam për spekulimin, sidomos kur njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për riskun. Shprehja “hajde t’i fusim lekët në gropë se ndoshta na del më mirë” është shumë e rrezikshme”, paralajmëroi ai.
    Eksperti thekson se në rastet kur ndërtuesi bashkëpunon me banka për kredi, rreziku është më i ulët, por megjithatë, sipas tij, “spekulimi pa ndërgjegjësim për riskun është shumë i rrezikshëm.”
    Sipas Shkëmbit, çmimet e apartamenteve në kryeqytet janë “të kripura”, duke bërë që shumë familje të reja të zgjedhin qiranë, e cila gjithashtu është rritur ndjeshëm për shkak të kërkesës së lartë.
    “Çdo çift i ri që ka mundësi të marrë kredi, duhet ta bëjë këtë. Në kulturën tonë nuk e kemi shumë qejf kredinë sepse na duket si borxh, por sot jetojmë në kohën e marrjes së kredisë bankare. Rreth 55% e njerëzve në Tiranë dhe në të gjithë vendin marrin kredi për të blerë shtëpi, përgjithësisht të rinjtë,” — sqaron Shkëmbi.
    Ai këshillon që kredia të merret në lekë, pasi euro ka luhatje dhe kjo mund të ndikojë në koston përfundimtare që përballon konsumatori. Në lidhje me preferencat e blerësve, Shkëmbi tregon se shqiptarët po bëhen më kërkues dhe më të kujdesshëm.
    “Shqiptarët kanë filluar të rrisin kërkesat për një shtëpi. Nëse më parë zgjidhnin vetëm sipas metrit katror ose zonës, tani kanë kërkesa të tjera. Deri dje nuk kërkonin post parkimi, ndërsa sot është një nga nevojat më të rëndësishme. Një tjetër kërkesë është afërsia me shkollën e fëmijëve për lehtësi në përditshmëri. Ka zona të Tiranës, si Astiri, që ende nuk kanë shkolla të mjaftueshme. Liqeni mbetet ndër zonat më të kërkuara nga njerëzit që duan të shëtisin dhe të ecin në natyrë”, tha ai.
    Zona më e shtrenjtë për të banuar mbetet sheshi “Skënderbej” dhe ish-Blloku, ku çmimet variojnë nga 3,500 deri në 4,000 euro për metër katror.
    “Zona më e shtrenjtë për të banuar është sheshi “Skënderbej” dhe Blloku, ku çmimet shkojnë nga 3,500 deri në 4,000 euro për metër katror. Është më mirë që kredia të merret në lekë, pasi euro ka luhatje. Ka ndikuar pak rënia e euros, sepse kostoja e punës së ndërtuesve është në lekë dhe rritja e saj i transferohet apartamentit, pra konsumatorit final”, tha ai.
    Në lidhje me trendin e ardhshëm të tregut, Shkëmbi vlerëson se qytetet bregdetare do të jenë më tërheqëse për banim.
    “Kërkesa nuk vjen vetëm nga shqiptarët vendas, por edhe nga ata në emigrim, si dhe nga qytetarë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Europës Qendrore,” tha ai.

  • Ndoqi udhëzimet e GPS, turisti në Itali e gjen veten në buzë të një shkëmbi

    Ndoqi udhëzimet e GPS, turisti në Itali e gjen veten në buzë të një shkëmbi

    Një turist për pak sa nuk humbi jetën në Saltusio të Italisë  duke ndjekur udhëzimet e GPS për të udhëtuar në një rrugë më të shkurtër. Turist teksa ndiqte udhëzimet  e GPS papritur u gjend buzë një shkëmbi me mjetin e tij Porsche.

    Shoferi hyri në një fermë dhe përfundoi në shpat ndërsa kthehej në banesën e tij. Duke ndjekur udhëzimet, ai hyri në një rrugë të vogël rurale që u ngushtua shpejt dhe u kthye në një rrugë me dhe. Turisti vazhdoi për rreth 300 metra para se të kuptonte se ishte një rrugë pa krye.

    Ndërsa përpiqej të bënte një kthesë U, Porsche rrëshqiti duke u ndalur vetëm pak centimetra larg buzës së shkëmbit. Për fat të mirë, shoferi shpëtoi pa lëndime dhe eci në rrugë për të kërkuar ndihmë. Gjatë rrugës, ai takoi pronarin e fermës, i cili kishte parë makinën e bllokuar.

    Fermeri njoftoi shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit mbërritën shpejt. Zjarrfikësit stabilizuan automjetin para se ta transportonin në një vend të sigurt.

  • Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji/ GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin, u ekstradua dje nga Dubai

    Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji/ GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin, u ekstradua dje nga Dubai

    GJKKO la në burg shtetasin Amar Shkëmbi, i cili u ekstradua dje nga Dubai.

    Ai akuzohet nga GJKKO për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku.
    Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi është pjesëtar i grupit kriminal të Plaurent Dervishajt.

    Top Channel

  • U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin, i dyshuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja

    U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin, i dyshuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja

    amar shkembi

    TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg shtetasin Amar Shkëmbi, i cili u ekstradua dje nga Dubai. Ai akuzohet nga GJKKO për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku.
    Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi është pjesëtar i grupit kriminal të Plaurent Dervishajt.
    Sipas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK ndaj Amar Shkëmbit, ai së bashku me Plarent Dervishajn, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, kanë vepruar në vitin 2019 në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, duke kryer veprat penale të “Vjedhjes” kryer në formën e veçantë të bashkëpujnimit, “Mbajtjes pa lejë të armëve”, “Vrasjen e funksionarëve publikë” mbetur në tentativë, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, vepra këto të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

    Procesi gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit, ishte pezulluar me 1 vit në Gjykatën e Posaçme për shkak se ai ishte në kërkim. Ndërkohë me ardhjen e tij, automatikisht procesi i pezulluar riçelet duke vijuar gjykimi. Në këtë dosje penale me Nr.184/1 janë bashkë të pandehur dhe Endrit Sinani, Genti Ndërjaku, Bashkim Haxhia dhe Julian Pjetri.
    Sipas dosjes hetimore që SPAK ka çuar në gjykatë, sulmin me armë që iu bë në 20 qershor të vitit 2019, Plaurent Dervishaj, ky i fundit nuk e harroi lehtë, por brenda vitit, e ktheu në motiv të hakmarrjes së tij, ndaj personit të vetëm që ai dyshonte, të fortit të Shijakut, Aleksandër Laho.
    Dy miqtë të cilët kishte në “Range Rover”, Julian Meçja dhe Bashkim Haxhija, i përdori në të paktën 3 plane për të vrarë Lahon, të njohur me pseudonimin “Rrumi i Shijakut”.
    Sipas SPAK, Plarent Dervishaj, ish-pjesëtari i bandës së Durrësit, drejtoi një grup kriminal me 10 persona për të vënë në zbatim planin e vrasjes.
    Më 1 nëntor të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit “Rrumit” iu bë pritë në atentat teksa udhëtonte në makinën e ish-prokurorit Arjan Ndoja. Të dy mbetën të plagosur, ndërsa fatkeqësisht plumbat i morën jetën shoferit, Andi Maloku, një të riu 29-vjeçar nga Fushë-Kruja./ZËRI 

  • I veshur me të zeza dhe duar të lidhura, Shkëmbi ekstradohet nga Dubai, roli i tij në atentatin ndaj ish-Prokurorit

    I veshur me të zeza dhe duar të lidhura, Shkëmbi ekstradohet nga Dubai, roli i tij në atentatin ndaj ish-Prokurorit

    Amar alias Dritan Shkëmbi është ekstraduar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Dubai. i veshur me të zeza dhe duar të lidhura, Shkëmbin e marrin nga bordi i avionit dy efektivë të forcave Shqiponja, dhe nën masa të forta sigurie transportohet nga pista e aeroportit ‘Nënë Tereza’.
    Ndaj tij, GJKKO me kërkesë të SPAK kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa Amar alias Dritan Shkëmbi ndodhej i strehuar në Dubai, një vend ku shpesh gjenden shumë nga personazhet e botës së nëndheshme të krimit shqiptar. Shkëmbi dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, i cili udhëtonte në një automjet me Aleksandër Lahon i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Si pasojë e të shtënave me armë drejt automjetit, mbeti i plagosur ish-Prokurori dhe u vra shoferi i tij, Andi Maloku.
    Amar alias Dritan Shkëmbi konsiderohet nga SPAK si pjesëtar i grupit të Plarent Dervishaj, i cili po gjykohet në GJKKO në lidhje me disa çështje penale. “Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për krime të rënda kundër disa personave. Si rezultat i bashkëpunimit konsistent të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Abu Dhabi, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të shtetasit shqiptar A. Sh. alias D. Sh.. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. N.; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit A. M., si dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit A. L. (P. M.); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e dyshuar e kryer në bashkëpunim me shtetasit P. D., E. S., B. P., J. M. dhe R. R., në dëm të shtetasve A. N. dhe A. L. (P. M.), vepra penale këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi A. Sh. alias D. Sh. është i implikuar në ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku disa shtetas që lëviznin me automjet, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. M., A. N. dhe A. L.. Si pasojë humbi jetën shtetasi A. M., si dhe u plagosën shtetasit A. N. dhe A. L..”, njoftoi dje policia.

  • Dikur miku i Plarent Dervishajt! Ekstradohet nga Dubai Dritan (Amar) Shkëmbi

    Dikur miku i Plarent Dervishajt! Ekstradohet nga Dubai Dritan (Amar) Shkëmbi

    Dritan Shkëmbi

    TIRANË-Dritan alias Amar Shkëmbi, që dikur ishte pjesë e rrethit shoqëror të ngushtë me Plarent Dervishajn dhe i shpallur në kërkim prej gati dy vitesh nga SPAK, është ekstraduar nga Dubai. Shkëmbi, u shpall në kërkim nga prokuroria e posaçme për akuzën e “Vrasjes së funksjonarëve publikë” të mbetur në tentativë, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e Andi Malokut dhe “të fortit” të Shijakut, Aleksandër Lahos alias “Rrumit”.
    Sipas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK ndaj Amar Shkëmbit, ai së bashku me Plarent Dervishajn, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, kanë vepruar në vitin 2019 në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, duke kryer veprat penale të “Vjedhjes” kryer në formën e veçantë të bashkëpujnimit, “Mbajtjes pa lejë të armëve”, “Vrasjen e funksionarëve publikë” mbetur në tentativë, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, vepra këto të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
    Njoftimi i policisë:
    Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për krime të rënda kundër disa personave.
    Si rezultat i bashkëpunimit konsistent të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Abu Dhabi, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të shtetasit shqiptar A. Sh. alias D. Sh..
    Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:
    -“Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. N.;
    -“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit A. M., si dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit A. L. (P. M.);
    -“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
    -“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e dyshuar e kryer në bashkëpunim me shtetasit P. D., E. S., B. P., J. M. dhe R. R., në dëm të shtetasve A. N. dhe A. L. (P. M.), vepra penale këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
    -“Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
    Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi A. Sh. alias D. Sh. është i implikuar në ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku disa shtetas që lëviznin me automjet, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. M., A. N. dhe A. L.. Si pasojë humbi jetën shtetasi A. M., si dhe u plagosën shtetasit A. N. dhe A. L..
    Më 1 nëntor të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit “Rrumit” iu bë pritë në atentat teksa udhëtonte në makinën e ish-prokurorit Arjan Ndoja. Të dy mbetën të plagosur, ndërsa fatkeqësisht plumbat i morën jetën shoferit, Andi Maloku, një të riu 29-vjeçar nga Fushë-Kruja./ZËRI

  • I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojës, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi (Pamjet)

    I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojës, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi (Pamjet)

    Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, i cili akuzohet se është i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, është ekstraduar nga Dubai.
    Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi është arrestuar në Dubai në 23 shkurt të vitit 2023.
    Ndaj Shkëmbit, GJKKO në vitin 2022 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për disa vepra penale.
    Dritan Shkëmbin akuzohet për përfshirjen e tij në atentatin e organizuar ndaj ish prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja në vitin 2019. 41-vjeçari dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë ka qenë në makinën që ka hapur zjarr ndaj automjetit ku ndodhej ish prokurori Arjan Ndoja që po qarkullonte në mbikalimin e Shkozetit në rrugën ‘Tiranë-Durrës’.
    Dritan Shkëmbi njihet si anëtar i bandës së Plaurent Dervishajt, i shpallur në kërkim pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Plaurent Dervishaj.

    Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për krime të rënda kundër disa personave.

    Si rezultat i bashkëpunimit konsistent të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Abu Dhabi, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të shtetasit shqiptar A. Sh. alias D. Sh..

    Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:

    -“Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. N.;

    -“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit A. M., si dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit A. L. (P. M.);

    -“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

    -“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e dyshuar e kryer në bashkëpunim me shtetasit P. D., E. S., B. P., J. M. dhe R. R., në dëm të shtetasve A. N. dhe A. L. (P. M.), vepra penale këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

    -“Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

    Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi A. Sh. alias D. Sh. është i implikuar në ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku disa shtetas që lëviznin me automjet, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. M., A. N. dhe A. L.. Si pasojë humbi jetën shtetasi A. M., si dhe u plagosën shtetasit A. N. dhe A. L..