Tag: shkelur

  • 26 maji 1996, dita kur Sali Berisha dënoi me “vdekje” zgjedhjet e lira në Shqipëri dhe masakroi opozitën, ja çfarë…

    26 maji 1996, dita kur Sali Berisha dënoi me “vdekje” zgjedhjet e lira në Shqipëri dhe masakroi opozitën, ja çfarë…

    Rigels Seliman
    26 maji i vitit 1996 shënon njërën nga ditët më të zeza të historisë sonë politike, një masakër zgjedhore që shkatërroi çdo shpresë për demokraci të vërtetë në Shqipëri. Me urdhër të Sali Berishës, makina shtetërore u kthye në një instrument represioni, ku dhuna, manipulimet dhe terrori ndaj opozitës lanë në hije çdo normë demokratike. Garda rrahu deputetë, komisionerë u nxorën me forcë nga qendrat e votimit, kutitë u mbushën me vota fantazmë dhe procesi u shndërrua në farsë të pashembullt. Sot, ky njeri, që dhunoi themelin e zgjedhjeve të lira, del përsëri në skenë duke u vetëshpallur shpëtimtar i demokracisë. Ironia tragjike është se ai flet për pluralizëm, ndërsa vetë e ka shkelur me këmbë çdo rregull të lojës demokratike. Madje akoma më tronditëse është fakti se ende ka njerëz që e ndjekin Berishën pas verbërisht, sikur historia të mos kishte ndodhur kurrë, ndërkohë që qytetarët shqiptarë nuk e harrojnë atë çfarë ndodhi 29 vite më parë, ku Sali Berisha dënoi me “vdekje” zgjedhjet e lira në Shqipëri dhe masakroi opozitën.
    Skenari për manipulimin e zgjedhjeve nga PD dhe çfarë ndodhi me 26 maj
    Konkretisht manipulimi i zgjedhjeve të 26 majit 1996 nga ana e ish- presidentit Berisha dhe PD-së ishte një kronikë e paralajmëruar. Opozita në atë periudhë kishte kryetarin e saj Fatos Nano në burg. Nano ishte cilësuar si “i burgosur politik” nga Amnesty International. Opozita, si të ishte në shtetin ushtarak të Birmanisë, realisht nuk zhvilloi dot fushatë, pasi strukturat paramilitare të PD, ku ishte përfshirë edhe policia, dhunuan në mjaft raste përfaqësuesit e opozitës gjatë fushatës elektorale në disa rrethe të vendit.  Kjo ndodhi me Sërvet Pëllumbin e Namik Doklen në Mallakastër, Gjergj Zefin dhe Arben Imamin në Shkodër dhe Elbasan, Nikollë Lesin në Lezhë, etj.
    Por dita e 26 majit ishte kulmi. Që në orët e para të mëngjesit, trupa militare të PD ku ishin përfshirë dhe drejtues të lartë të policisë dhe të SHIK-ut të Gazidedes, por dhe struktura të tjera si Policia Kriminale, krijuan një shtab në krye të së cilit ishte zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agim Shehu. Kjo strukturë militare anti-opozitë kreu disa operacione në të gjithë Shqipërinë ku bëri arrestime të drejtuesve politik të opozitës, komisionerëve të saj në zgjedhje, duke i paraburgosur. Rrugët e Shqipërisë u mbushën me trupa të armatosura me kallashnikovë dhe me maska. Zgjedhjet s’ishin më politike pasi në dorë e kishin marrë strukturat militare të PD-së, të policisë dhe SHIK-ut. Verbëria arriti deri aty se këto struktura militare desh vranë në Shkodër me një anëtar të Parlamentit të Francës. Atij i vunë armën në kokë edhe pse u identifikua se kush ishte. Skandali mori përmasa të paprecedentë pasi kryetari i PD-së Tritan Shehu, shpalli në orën 13.30 në një deklaratë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se “Partia Demokratike kishte fituar me shumicë dërmuese zgjedhjet e 26 majit”, ndërkohë që qytetarët po votonin.
    Frika nga terrori i paramilitarëve dhe vendimi i opozitës
    Kudo u krijua një klimë frike. Shumë votues nuk shkuan të votonin kur shihnin maskat e PD të armatosur nëpër rrugë. Opozita në disa konferenca shtypi denoncoi klimën e terrorit që shihej ditën për diell në mes të Tiranës, por edhe në të gjithë vendin. Ish-presidenti Berisha jo vetëm që nuk bëri asnjë hap pas, por përkundrazi shtoi dhunën kundër opozitës vetëm që të merrte 2/3 e votave për t’u rizgjedhur president. Truproja e liderit të burgosur të PS-së që kujdesej për familjen Nano u dhunua barbarisht në mes të Tiranës. Bilal Semanasi doli para medias ndërkombëtare duke treguar shenjat e dhunës në trupin e tij.
    Pasdite, përpara se të mbyllen qendrat e votimit, erdhi vendimi për të larguar komisionerët nga e gjithë opozita e bashkuar: PS, PSD, PAD, PUK etj. Ky vendim u bë publik në një konferencë shtypi të opozitës. Pas këtij vendi shpërtheu sërish dhuna e strukturave militare të PD që kërkonin të mbanin me zor komisionerët në qendrat e votimit, pasi po me dhunë i kishin nxjerrë më parë jashtë qendrave të votimit. Sot duket një komedi, por në atë kohë ishte një tragjedi që luhej në gjithë sytë e Shqipërisë dhe botës, Strukturat militare të PD vendosnin se çdo bëhej me zgjedhjet. Komisionet pa opozitën realizuan edhe aktin e fundit të kësaj drame elektorale duke mbushur kutitë me fletë votimi për PD. Numërimi i votave nxori në pah edhe të gjithë farsën e zgjedhjeve të 26 majit.
    Raporti i ODIHR: U shkel 40% e Kodit Zgjedhor
    Në mënyrë të qartë raporti i vëzhgueseve të ODIHR-it i publikuar më 2 korrik 1996 theksonte se: “Konkluzioni i komisionit vëzhgues është që Kodi Zgjedhor është shkelur në mënyrë flagrante. Në mënyrë specifike, 32 nene të Kodit  nga 79 gjithsej për periudhën paraelektorale janë  shkelur hapur. Bëhet fjalë për nenet: .4, 13, 16, 19, 21, 22, 28, 29, 31, 32, 36, 37, 38, 39, 40, 44, 48, 51, 53, 56, 57, 60, 63, 64, 66, 68, 70, 71, 72, 73, 74, dhe 75. Janë shkelur gjithashtu 5 nga 9 nenet e Dokumentit të OSBE të Kopenhagenit, përfshirë nenet: 7.4, 7.5, 7.6, 7.7, 7.8. Të martën më 28 maj, Misioni Vëzhgues i OSBE-ODIHR-it do të shpallte raportin paraprakë në Hotel Tirana. Pikërisht në këtë orë, politikanët e opozitës organizuar një manifestim demonstrues për të shpallur qëndrimin e tyre se vota ishte manipuluar. Raporti final i vëzhguesve të ODIHR ishte dërrmues: “Zgjedhjet janë kompromentuar, nuk ka pasur asnjë rregull zgjedhor që nuk është shkelur”.

  • “Kokë më kokë” me Xhaçkën/ Gjylameti: Në njësinë time janë votuar kandidatë që s’kanë shkelur kurrë!

    “Kokë më kokë” me Xhaçkën/ Gjylameti: Në njësinë time janë votuar kandidatë që s’kanë shkelur kurrë!

    Blerina Gjylameti

    TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti foli për sistemin zgjedhor dhe ndarjen e listave të mbyllura dhe të hapura, duke thënë se ka avantazh dhe disavantazh. Në një prononcim që bëri për “Shqipëria Live”, deputetja socialiste u shpreh se disa nga kandidatët e tjerë, kolegë të tjerë, kanë marrë më shumë vota se ajo edhe pa shkelur kurrë në zonën ku ajo ka garuar. Sipas saj, votat kanë shkuar tek kandidatët e tjerë për shkak të njohjeve, lidhjeve e të tjera.
    “Është garë sfiduese, edhe për shkak të këtij sistemi. E kam thënë disa herë që ka pasur shumë avantazhe dhe disavantazhe kjo garë. Kjo ka bërë që të kemi një pasqyrim të kësaj në vota që ka një lloj copëzimi. Edhe pse unë jam deputete e kësaj zonë, një pjesë e madhe e votave kanë shkuar për kolegët për shkak të njohjeve, lidhjeve e të tjera. Kur bëhet fjalë për projeksionin besoj se do jemi mbi 2000 vota. Çdo votë duhet të lexohet ashtu siç duhet të jetë. Për gratë në politikë nuk është aq e lehtë sa për burrat. Nuk mendoj që një koleg burrë merr më shumë vota për shkak të ndonjë aftësie apo kontributi. Unë mbetem ende shumë e bindur që kuota për një element. Shqipëria mbetet ende domeni i burrave në politikë. Është më e lehtë ta kërkojë votën një burrë se sa një grua. Kemi shumë kolegë që janë votuar në njësinë time që s’kanë shkelur asnjëherë. Në këto 12 vite në politikë kam pasur angazhimin më të madh,”- tha ajo.
    Gjylameti, aktualisht po “garon” për një vend në parlament me kolegen e saj, ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Aktualisht, diferenca mes të dyjave është shifra e 109 votave./ZËRI 
     

  • Tensione në afërsi të “Petro Ninit” në Tiranë, Këlliçi: Është shkelur ligji!

    Tensione në afërsi të “Petro Ninit” në Tiranë, Këlliçi: Është shkelur ligji!

    Një situatë tensioni raportohet në afërsi të ‘Petro Nini’ në kryeqytet. Partia Demokratike pretendon se kanë dokumentuar një rast ku disa persona zotërojnë materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare.
    Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat pretendon se disa të rinj kanë qenë prezent aty duke intimiduar qytetarët.
    Këlliçi: 5-6 të rinj me çanta në krah dhe me kapuç janë larguar me vrap. Dera ka qenë e hapur. Menjëherë u kam bërë thirrje se kush janë si individë. Kanë hequr hartat nga muri, kanë mbledhur plaçkat dhe kanë ikur. Nëse dikush nuk ka shkelur ligjin, nuk ka pse ikën me vrap. Kanë intimiduar votuesit. Kemi telefonuar 6 herë Policinë e Shtetit.

    /vizionplus.tv

  • Tensione në afërsi të “Petro Ninit” në Tiranë, Këlliçi: Është shkelur ligji

    Tensione në afërsi të “Petro Ninit” në Tiranë, Këlliçi: Është shkelur ligji

    Një situatë tensioni raportohet në afërsi të ‘Petro Nini’ në kryeqytet. Partia Demokratike pretendon se kanë dokumentuar një rast ku disa persona zotërojnë materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare.
    Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat pretendon se disa të rinj kanë qenë prezent aty duke intimiduar qytetarët.

    Këlliçi: 5-6 të rinj me çanta në krah dhe me kapuç janë larguar me vrap. Dera ka qenë e hapur. Menjëherë u kam bërë thirrje se kush janë si individë. Kanë hequr hartat nga muri, kanë mbledhur plaçkat dhe kanë ikur. Nëse dikush nuk ka shkelur ligjin, nuk ka pse ikën me vrap. Kanë intimiduar votuesit. Kemi telefonuar 6 herë Policinë e Shtetit.

  • “Shkele standardin”/ Debati i fortë mes Grida Dumës dhe Ramës, Salianji  ‘molla e sherrit’

    “Shkele standardin”/ Debati i fortë mes Grida Dumës dhe Ramës, Salianji ‘molla e sherrit’

    Një debat i fortë është ndezur mbëmjen e djeshme në studion e Top Storyt. I ftuari, kryeministri Edi Rama, debatoi me moderatoren Grida Duma për dënimin me burg të Ervin Salianjit, të cilin ajo e konsideroi dënim për fjalën e lirë. Duma pyeti kryeministrin nëse kishte shkelur standardin e tij për të mos komentuar vendimet e gjykatave në rastin e Salianjit, të cilin jo vetëm që e komentoi, por edhe e parashikoi.
    “Në këndvështrimin tim rasti i Salianjit është historik pozitiv për drejtësinë, edhe kundër shpifjes. Ishte një vendim i formës së prerë. Nuk kam komentuar vendime që kanë qenë në proces. Një vendim të formës së prerë e kam komentuar dhe i qëndroj. Është dënuar me meritë të plotë”, tha Rama.
    Debati:
    Duma: Rasti i parë për fjalën e lirë, dhe je angazhuar ta komentosh para dhe mbrapa.
    Rama: Ishte një dëshirë, që njëherë një shpifës të marrë një dënim në këtë vend, ku shpifja është mbret.
    Duma: Ku shpifja jeton gjithë ditën dhe gjithë natën brenda shtëpisë tënde, brenda shtëpisë së shqiptarëve, politikës shqiptare, te ai që ti e quan bufi që mund të ketë thënë çdo gjë të mundshme për ty dhe ti me atë bëni gjëra të tjera dhe nuk ndodh asgjë.
    Rama: Me bufin kam vajtur nëpër gjyqe, me bretkosat e bufit kam vajtur ne gjyqe dhe i kam fituar.
    Duma: Standardin e ke shkelur..
    Rama: Nuk kam shkelur asnjë standard. Politikanët duhet të shkojnë në burg kur shpifin.
    Duma: Po ti s’ke thënë asnjëherë gjëra të pavërteta në Shqipëri?
    Rama: Unë nuk kam shpifur asnjëherë.

  • Ukraina akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë

    Ukraina akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë

    Rusia dhe Ukraina kanë raportuar për sulme ndaj forcave të tyre në ditën e parë të armëpushimit 72-orësh, të shpallur nga presidenti rus, Vladimir Putin.

    Kryeministri ukrainas, Andrii Sybiha, akuzoi Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë 734 herë që nga mesnata deri në mesditën e së enjtes. Ai, gjatë një postimi në X, e quajti armëpushimin një “farsë”.

    Sulmet ruse goditën verilindjen e Ukrainës në orët e para të nisjes së armëpushimit të njëanshëm të Moskës, duke vrarë të paktën një civil, thanë zyrtarët ukrainas. Sulme me artileri u kryen në mbarë frontin e luftës, të gjatë 1.000 kilometra, edhe pse me intensitet më të ulët sesa në 24 orët paraprake, thanë zyrtarët.

    Armëpushimi përkon me shënimin e 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë Naziste. Kievi ka kërkuar një armëpushim më afatgjatë, për luftën e nisur nga Moska kundër shtetit fqinj më 2022.

  • “Të mbyllet zyra elektorale e socialistëve në Delvinë”/ Zhupa: PS, ka shkelur legjislacionin

    “Të mbyllet zyra elektorale e socialistëve në Delvinë”/ Zhupa: PS, ka shkelur legjislacionin

    PD kërkon nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve,Ilirjan Celibashi, mbylljen e zyrës elektorale të PS-së në Delvinë.
    Përmes një deklarate deputetja demokrate, Ina Zhupa, thotë se PS ka shkelur legjislacionin elektoral, duke hapur një zyrë elektorale jo më pak se 50 metra larg KZAZ-së, e gjithë kjo në shkelje me ligjin.
    Zhupa thotë se sipas legjislacionit zgjedhor çdo zyrë elektorale do të duhet të ketë një distancë të paktën 300 metra larg KZAZ-së dhe larg qendrave të votimit.
    Deklarata Ina Zhupa nga Delvina:
    Ndodhem në qytetin e Delvinës, këtu janë ambientet e KZAZ-së për Bashkinë e Delvinës.
    Sipas legjislacionit zgjedhor çdo zyrë elektorale do të duhet të ketë një distancë të paktën 300 metra larg KZAZ-së dhe larg qendrave të votimit.
    Në këtë ambient do të jetë KZAZ-ja siç është aktualisht, dhe do të jenë edhe 2 qendra votimi në ditën e zgjedhjeve.Partia Socialiste, kandidatët e saj të listës së hapur, kanë shkelur legjislacionin zgjedhor dhe udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke hapur një zyrë elektorale jo më pak se 50 metra larg KZAZ-së.
    Pra sapo zbret shkallët e KZAZ-së t`i ke propagandën e Partisë Socialiste që pret votuesit ditën e zgjedhjeve apo administratën zgjedhore gjatë punës së tyre në KZAZ.
    Kjo është e ndaluar nga ligji dhe i kërkojmë Komisionerit Shtetëror që menjëherë të marrë masat për mbylljen e kësaj zyre elektorale në qytetin e Delvinës.

  • Testamenti i rrallë i aktorit të madh

    Testamenti i rrallë i aktorit të madh

     “Njeriu këndon pas luftës” nga Dushan Vasiljev, është poezia që Bekim Fehmiu e kishte lënë testament, për t’u recituar në mbledhjen komemorative në Prishtinë.

     

     

     
     
    Unë kam shkelur në gjak deri në gjuDhe ëndrra më nuk kam.Motra ime është shitur, nënës flokët e thinjur ia kanë prerëUnë nuk kërkoj hise në këtë botë lavire dhe të baltosur.Unë jam i etshëm për ajër, qumështDhe për këtë vesë të bardhë mëngjesi.Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjëDhe nuk kam ditur pse?Vëllanë armik të madh e kam quajturDhe jam sulur në errësirë përpara duke klithurDhe atëherë edhe Zoti, edhe njeriu, edhe istikamiFluturojnë në ferr.Dhe sot i qetë shikoj se si cikërrimtari zgjebanTë dashurën grua ma përqafonSe si vërshima pullazin ma shpartallonDhe nuk kam dëshirë e as fuqi që t’i hakmirrem.Oh, më jepni vetëm një grusht ajër dhe qumështDhe pakëz vesë,Vesë të bardhë mëngjesiTë tjerat i paçit për nder.

     
    Aktori Bekim Fehmiu është një nga emrat më të dëgjuar shqiptarë të aktrimit. I lindur në Sarajevë në vitin 1936, ai do të bëhej i famshëm me filmin “Unë kurrë nuk kam parë ciganë të lumtur”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

     

     
     
    Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga përsonalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.