Tag: shkelur

  • Rusia mohon se ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë

    Rusia mohon se ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë

    Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi këtë mëngjes raportet se tre aeroplanë ushtarakë rusë kishin shkelur hapësirën ajrore të Estonisë. Lajmi vjen pas ndërhyrjes së avionëve të NATO-s të premten, të cilët interceptuan tre aeroplanë rusë.

    Sipas ministrisë, “të premten, më 19 shtator, tre avionë luftarakë MiG-31 bënë një fluturim të planifikuar nga Karelia drejt aeroportit në rajonin e Kaliningradit”, një enklavë ruse mes Lituanisë dhe Polonisë. Fluturimi, theksojnë, u krye “në përputhje të rreptë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore, pa shkelur kufijtë e vendeve të tjera”. Ministria tha gjithashtu se avionët nuk devijuan nga rruga e dakorduar dhe po fluturonin mbi “ujërat neutrale të Detit Baltik, në më shumë se tre kilometra larg ishullit Windlo në Gjirin e Finlandës”.

    Nga ana tjetër, Estonia raportoi një shkelje të hapësirës së saj ajrore dhe njoftoi se do të kërkonte aktivizimin e Nenit 4 të traktatit të NATO-s, i cili parashikon konsultime mes aleatëve në rast kërcënimi ndaj njërit prej tyre.

    Incidenti ndodh në një periudhë tensionesh të larta midis Rusisë dhe vendeve të NATO-s. Javën e kaluar, rreth 20 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të Polonisë, tre prej të cilëve u rrëzuan nga avionë luftarakë polakë dhe një F-35 holandez, një rast i parë për NATO-n që nga themelimi i saj në vitin 1949. Pak ditë më pas, Rumania dënoi shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga një dron rus.

    Ky incident thekson tensionet në rritje në rajonin e Baltikut dhe sfidat e vazhdueshme të sigurisë ajrore për vendet anëtare të NATO-s.

  • “Niko Peleshi ka shkelur Kushtetutën”/ Berisha e Gjekmarkaj: Të kërkojmë mocion për shkarkimin e tij si kryeparlamentar

    “Niko Peleshi ka shkelur Kushtetutën”/ Berisha e Gjekmarkaj: Të kërkojmë mocion për shkarkimin e tij si kryeparlamentar

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka hedhur idenë e shkarkimit të kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi.
    Burime për gazetarin Osman Stafa nga brenda mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, bëjnë të ditur se demokratët kanë deklaruar se “Niko Peleshi ka shkelur hapur Kushtetutën”.
    Gjekmarkaj gjithashtu është shprehur që të kërkojnë përsëritjen e seancës së datës 18 shtator, ku për shkak te tensioneve nuk u debatua për programin qeverisës.
    Edhe Berisha ka deklaruar “Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin”.

  • Rama shkelmon rregulloren e kuvendit, u heq të drejtën e diskutimit deputetëve, voton programin e qeverisë pa debat

    Rama shkelmon rregulloren e kuvendit, u heq të drejtën e diskutimit deputetëve, voton programin e qeverisë pa debat

    Mazhoranca socialiste e ka nisur vrullshëm këtë mandat qeverisës, duke shkelur çdo normë dhe ligj demokratik në Kuvendin e Shqipërisë, por mbi të gjitha, duke shkelur edhe mbi veten.

    Në një rast të paprecedent, kryeparlamentari Niko Peleshi, gjatë seancës së sotme i ka mohuar fjalën deputetëve të opozitës, para votimit të qeverisë dhe programit qeverisës.

    Me arrogancën e imponuar nga fuqia e kartonëve, Peleshi çoi në votim qeverinë dhe programin qeverisës duke marrë 82 vota, pa i dhënë fjalën deputetëve të opoztiës, duke shkelur në këtë mënyrë edhe vendimin e djeshëm të Konferencën e Kryetarëve, ku u vendos me shumicë votash nga mazhoranca, që çdo deputet do t’i jepet 10 min kohë për të folur në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë.

    LEXO EDHE KËTË: Opozita kërkon debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës, ushtarët e Ramës vendosin 10 minuta

    E gjithë kjo shkelje flagrante e ligjeve dhe Kushtetutës së Shqipërisë nga drejtusi i Parlamentit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ndodhi në një nga seancat më të rëndësishme dhe në sy të trupit diplomatik, i cili po ndiqte zhvillimet parlamentare nga lozhat.

  • Partia Demokratike çon në Kushtetuese Rregulloren, opozita kërkon rrëzimin e dekretit për “Diellën”! PD cakton edhe kryetarët e Komisioneve

    Partia Demokratike çon në Kushtetuese Rregulloren, opozita kërkon rrëzimin e dekretit për “Diellën”! PD cakton edhe kryetarët e Komisioneve

    Partia Demokratike do të çojë në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e Kuvendit dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për emërimin e Kryeministrit Edi Rama.
    Pas seancës plenare, lideri i opozitës Sali Berisha mblodhi grupin parlamentar, ku lajmëroi se PD do të godasë në Kushtetuese dekretin i cili parashikon se Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.
    “Unë mendoj se, duhet ta nisim urgjentisht këtë dekret në Gjykatën Kushtetuese që të arkivohet në banesën e turpit të historisë. Njerëz të papërgjegjshëm për detyrën që kanë, të aftë të firmosin gjithçka. Sikundër ne duhet të dërgojmë menjëherë në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën dhe për pezullimin e vendimit të sotëm të miratimit të ndryshimeve të rregullores në të cilën janë shkelur parimet themelore të Kushtetutës, janë shkelur nenet e saj, germa dhe fryma e saj, është shkelur rregullorja e parlamentit”, tha Berisha.

    Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha caktoi 4 politikanët që do të drejtojnë komisionet që i takojnë opozitës në Kuvend.
    Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin e Shëndetësisë, Luciano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Jorida Tabaku Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin, dhe Ina Zhupa Komisionin për Kulturën dhe Diasporën./vizionplus.tv

  • Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Metës

    Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Metës

    Kronikë E Mërkurë, 10 Shtator 2025 16:39
    Drejtoria e Burgjeve ka kërkuar masë displinore për Kujtim Cakranin i cili është avokati i Ilir Metës. Ai ka shkelur rregullat duke lejuar kryerjen e një komunikim me telefonin e tij me ish-presidentin nga qelia, live në një studio televizive. Drejtori i Burgjeve, Klevis Qosja, duke iu drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë, tha se kjo telefonatë e kryer tetorin e një viti më parë.
    “Sipas ligjit “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve dhe të të Paraburgosurve”, leja për realizimin e telefonatave, takimeve apo formave të tjera të komunikimit për një të paraburgosur, duhet të miratohet paraprakisht nga prokurori i çështjes”, thuhet në shkresë, gjë që sipas tij nuk është bërë.

    “Për rastin konkret Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve rithekson se nuk ka dhënë asnjë autorizim për realizimin e komunikimit në fjalë. Veprimi i ndërmarrë përbën një ndërhyrje të papranueshme në funksionimin normal të IEVP dhe cenon rëndë rendin dhe autoritetin e institucionit të paraburgimit.
    Pra, krijon një precedent të rrezikshëm, duke shkelur në mënyrë të hapur dispozitat e nenit 49, të ligjit nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, dhe normat që rregullojnë ushtrimin e detyrës së avokatit me integritet, etikë dhe përgjegjësi”, theksohet në shkresë.

  • Gjykata bllokon vendimin e Trump për të çuar Gardën në Los Angeles: Është shkelur ligji

    Gjykata bllokon vendimin e Trump për të çuar Gardën në Los Angeles: Është shkelur ligji

    Donald Trump ka shkelur ligjin, ky është përfundimi në të cilin ka arritur një gjykatës këtë të martë, më 2 shtator, në Kaliforni.
    Siç shkruan media amerikane “NBC News”, një gjykatë në Kaliforni vendosi se administrata e presidentit Donald Trump kishte shkelur një ligj të vjetër kur vendosi të dërgonte 4 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsë në Los Anxhelos në muajin qershor.
    Gjykatësi Charles Breyer e ka pezulluar vendimin e administratës së Trump-it, deri më 12 shtator dhe pritet që presidenti ta apelojë vendimin.
    Breyer tha se trupat ushtarake u përdorën për të kontrolluar protestat dhe për të vendosur bllokada trafiku, gjë që nuk lejohet nga ligji i quajtur Posse Comitatus, i cili ndalon përdorimin e ushtrisë për çështje brenda vendit pa miratimin e Kongresit.
    Trump i kishte dërguar këto trupa për të ndihmuar në kontrollin e protestave kundër politikave të tij të emigracionit, megjithëse guvernatori i Kalifornisë dhe disa qytetarë ishin kundër këtij veprimi.
    Gjykatësi tha se nuk kishte asnjë kryengritje dhe se forcat civile të zbatimit të ligjit ishin në gjendje të menaxhonin situatën, ndaj nuk ishte i nevojshëm përdorimi i ushtrisë.
    Ai urdhëroi administratën e Trump të ndalojë përdorimin e trupave ushtarake për arrestime, kontrolle apo patrullime, përveç rasteve shumë të kufizuara që lejon ligji.
    Gjykatësi gjithashtu tha se nëse Trump dëshiron të përdorë Gardën Kombëtare në mënyrë të tillë në qytete të tjera, do të krijohej një forcë policore kombëtare që drejtohet nga presidenti, gjë që nuk është e ligjshme.
    Gjyqi u fokusua në dëshmitë e tre figurave kyçe. Dy prej tyre ishin anëtarë të lartë të forcës speciale që mbikëqyrte misionin, ndërsa i treti kishte dekada përvojë në zbatimin e ligjit të emigracionit. Ata thanë se rreziku për zbatuesit e ligjit gjatë operacioneve ishte i ulët, dhe se veprimet e ushtrisë ishin në përputhje me urdhrat e presidentit.
    Ky vendim është një goditje për planet e Trumpit për të përdorur ushtrinë për të mbajtur rendin në qytetet kryesore, ndërsa debati për përdorimin e forcave ushtarake në punë civile vazhdon.

  • Toka e fshatit iu dha dy biznesmenëve për park fotovoltaik, reagojnë banorët e Nivicës: Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin tonë

    Toka e fshatit iu dha dy biznesmenëve për park fotovoltaik, reagojnë banorët e Nivicës: Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin tonë

    Reagimet e banorëve të fshatit Nivicë ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak Sarandë për dhënien me qira të 60 hektarëve për ndërtimin e një parku fotovoltaik vijojnë të jenë të forta, duke kaluar tashmë në akuza të drejtpërdrejta jo vetëm ndaj anëtarëve të Këshillit Bashkiak të cilët votuan PRO, por edhe për shkelje ligjore dhe procedurale nga ana e Bashkisë Sarandë.
    Reagojnë banorët e Nivicës Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin qytetar
    Në një deklaratë të bërë publike sot, banorët e Nivicës e kanë cilësuar vendimin e marrë më 30 korrik 2025 si një akt të paprecedentë që bie ndesh me disa ligje të qeverisjes vendore dhe me vetë rregullat e vendosura nga Bashkia Sarandë. Ata theksojnë se është shkelur në mënyrë flagrante dinjiteti qytetar dhe e drejta për pjesëmarrje publike në vendimmarrje.
    Sipas banorëve, mbledhja e Këshillit Bashkiak, e zhvilluar më 30 korrik, është paraqitur si mbledhje e hapur, por në praktikë u mbajt nën prani të forcave policore dhe pa lejuar qytetarët të marrin pjesë. Ata theksojnë se, nëse mbledhja do të konsiderohej e mbyllur për publikun, duhej që më parë të hidhej në votim sipas nenit 17, pika 3 të Ligjit Nr. 139/2015 për Vetëqeverisjen Vendore, ku kërkohet miratimi me 3/5 e anëtarëve të këshillit për të kufizuar pjesëmarrjen e publikut. Kjo procedurë nuk është ndjekur, duke e bërë të paligjshme mbylljen e mbledhjes.
    Më tej, banorët theksojnë se Bashkia ka shkelur edhe Udhëzimin Nr. 1, datë 9.6.2016, për rregullat dhe procedurat e përdorimit të fondit pyjor dhe kullosor publik. Sipas pikës 3, germa V të këtij udhëzimi, thuhet qartë:
    “Sipërfaqja e propozuar për t’u dhënë në përdorim, të mos jetë objekt pretendimi për rikthimin e pronës tek pronarët legjitimë.”
    Në rastin konkret, toka në fjalë është subjekt i një procesi gjyqësor nga banorët e Nivicës, të cilët pretendojnë pronësinë legjitime të saj, çka përbën një tjetër shkelje të rëndë procedurale.
    Një tjetër ligj i përmendur në reagim është Ligji Nr. 8318, datë 1.4.1998, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore dhe pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”. Sipas Kreut V, Neni 13, citohet se:
    “Sipërfaqja e tokës që do të jepet me qira të mos jetë objekt pretendimi, në zbatim të ligjeve për rikthimin e pronës pronarëve legjitimë.”
    Banorët theksojnë se çdo veprim i ndërmarrë në kundërshtim me këto ligje jo vetëm që është i pavlefshëm, por cenon rëndë të drejtat e tyre themelore dhe përbën precedent të rrezikshëm për demokracinë lokale dhe administrimin e pronës publike.
    Ata kanë paralajmëruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të ankimuar vendimin dhe për të mbrojtur të drejtën e tyre, duke kërkuar një proces transparent, të ligjshëm dhe me pjesëmarrje qytetare reale.

  • Meta pretendon se i është ndaluar komunikimi/ Drejtoria e Burgjeve: Nuk i është shkelur asnjë e drejtë, s’ka ankesë…

    Meta pretendon se i është ndaluar komunikimi/ Drejtoria e Burgjeve: Nuk i është shkelur asnjë e drejtë, s’ka ankesë…

    Pretendimet e Ilir Metës se i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motrat dhe fëmijët, si dhe me avokatët janë mohuar nga Drejtoria e Burgjeve.
    Në një reagim drejtoria bënë me dije se Metës nuk i është shkelur asnjë e drejtë dhe se s’ka referuar asnjë ankesë ndaj trajtimit të tij te ‘313’-ta.
    ‘Z. Meta është në cilësinë e të paraburgosurit, aktualisht rri në dhomë vetëm dhe garantojmë që ndaj tij nuk janë shkelur asnjë të drejtë duke u bazuar në rregulloren e burgjeve dhe kodin e proçedurës penale. Ai në institucion nuk ka referuar asnjë ankesë ndaj trajtimit të tij sa i përket jetesës dhe banimit institucionin 313′, thuhet në reagim.
    Sipas Drejtorisë së Burgjeve, çdo i dënuar ka të drejtën e komunikimit telefonik nga kabina pa asnjë limit, ndërsa theksohet se të dënuarit mund të komunikojnë dhe me ‘Skype’
    ‘Çdo i dënuar ka të drejtën e komunikimit telefonik nga gabina pa limit gjithashti sipas kërkesës së tyre ata mund të komunikojnë dhe me skype. Për këtë garantojmë ne si institucion me përgjegjshmëri të plotë’, thuhet në reagim.
    lir Meta, është i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, qëndron në paraburgim që prej 21 tetorit 2024. Masa e tij e sigurisë është konfirmuar deri në Gjykatën e Lartë, ndërsa tashmë ish Presidenti shpresën e vetme e ka në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon lirimin për shkelje të të drejtave të njeriut. Së bashku me ish Ish-Presidentin Meta e pandehur për dosjet e dosjet e CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetimin pasuror është edhe ish bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

  • “Mu ndalua komunikimi”, Drejtoria e Burgjeve mohon pretendimet e Metës: S’i është shkelur asnjë e drejtë, s’ka pasur ankesa

    “Mu ndalua komunikimi”, Drejtoria e Burgjeve mohon pretendimet e Metës: S’i është shkelur asnjë e drejtë, s’ka pasur ankesa

    Pretendimet e Ilir Metës se i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motrat dhe fëmijët, si dhe me avokatët janë mohuar nga Drejtoria e Burgjeve.
    Në një reagim për Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ drejtoria bënë me dije se Metës nuk i është shkelur asnjë e drejtë dhe se s’ka referuar asnjë ankesë ndaj trajtimit të tij te ‘313’-ta.
    ‘Z. Meta është në cilësinë e të paraburgosurit, aktualisht rri në dhomë vetëm dhe garantojmë që ndaj tij nuk janë shkelur asnjë të drejtë duke u bazuar në rregulloren e burgjeve dhe kodin e proçedurës penale. Ai në institucion nuk ka referuar asnjë ankesë ndaj trajtimit të tij sa i përket jetesës dhe banimit institucionin 313′, thuhet në reagim.
    Sipas Drejtorisë së Burgjeve, çdo i dënuar ka të drejtën e komunikimit telefonik nga kabina pa asnjë limit, ndërsa theksohet se të dënuarit mund të komunikojnë dhe me ‘Skype’
    ‘Çdo i dënuar ka të drejtën e komunikimit telefonik nga gabina pa limit gjithashti sipas kërkesës së tyre ata mund të komunikojnë dhe me skype. Për këtë garantojmë ne si institucion me përgjegjshmëri të plotë’, thuhet në reagim.
    lir Meta, është i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, qëndron në paraburgim që prej 21 tetorit 2024. Masa e tij e sigurisë është konfirmuar deri në Gjykatën e Lartë, ndërsa tashmë ish Presidenti shpresën e vetme e ka në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon lirimin për shkelje të të drejtave të njeriut. Së bashku me ish Ish-Presidentin Meta e pandehur për dosjet e dosjet e CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetimin pasuror është edhe ish bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

  • ‘Nuk të pret kush kur del nga burgu’, Ngjela thumbon Berishën për Salianjin: E ka frikë se mund ti marrë PD

    ‘Nuk të pret kush kur del nga burgu’, Ngjela thumbon Berishën për Salianjin: E ka frikë se mund ti marrë PD

    Prej disa ditësh tashmë vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Lidhur më këtë, avokati Spartak Ngjela në një emision televiziv tha se ndërtimet që janë pa leje dhe në shkelje të ligjit duhet që të shemben. Sipas tij, këto ndërtime nuk duhet që të lejoheshin që të ndërtoheshin në atë zonë.
    ‘Po nëse është shkelur ligji ka të drejtë qeveria në këtë rast. Prona është shtetërore dhe ndërtimet janë pa leje. I është bërë një dëm i madh ekonomisë shqiptare nga ndërtimet pa leje. Gjejë tokë bosh dhe ngrije një ndërtim. Nëse i kanë pa leje ato prona në Theth natyrisht që do ti prishi shteti. Problemi qëndron se pse i la shteti që të ndërtonin pa leje. Ata kanë menduar se nuk ka shtet.
    Ky është shtet ligjor, po kush e ka shkelur ligjin individët apo shteti. Sipas meje e kanë shkelur individët. Nëse ata s’janë dakord le të bëjnë padi gjyqësore. Nuk duhet që të lejohet asnjë ndërtim pa leje aq më tepër në pronë shtetërore’, tha ai.
    Ngjela u ndal edhe tek lirimi i Ervin Salianjit nga burgu. Ai tha se fakti që nuk u prit nga demokratët tregon se tremben pasi mund të rivalizojë Berishën për të marr drejtimin e PD.
    ‘Salianji u arrestua dhe doli nga burgu dhe ai tani thotë më kanë dënuar politikisht dhe këta që  e mbrojtën kur u arrestua s’ja mori mendja se ai do të dilte me vlerë popullore dhe tani këta i tremb fakti nëse Salianji hedh kandidaturën për kryetar të PD. Saliu u tërhoq që ta priste kur doli dhe pas tij janë tërhequr dhe të tjerët dhe për mendimin tim Berisha nuk kërkon që ti jap vlerë politike Salianjit’, tha ai.
    Një koment e pati edhe për largimet nga Partia Demokratike drejt Partisë Socialiste, ku i fundit ka qenë ish-kreu i PD Vlorës Genc Deromemaj i cili është emëruar në krye të Kadastrës në këtë qytet.
    ‘Po PS ka pasur interes. Edhe ai thotë unë po iki nga kjo lëvizje po shkojë tek kjo tjetra dhe këtu është interesi i partisë dhe i individit që konvergohen në një pikë. Kjo është politika, çdo parti ka të drejtë që të marr njerëz që i mendon se janë me karizëm të fortë në opinion publik pavarisht se ku ka qenë ai më parë’, tha ai.