Tag: shkelur

  • Proda në komision: Policia nuk ka shkelur ligjin për arrestimin e Ilir Metës

    Proda në komision: Policia nuk ka shkelur ligjin për arrestimin e Ilir Metës

    Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 14:46
    Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u pyet sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
    Gjatë dëshmisë së tij, Proda theksoi se veprimet e policisë janë kryer brenda kuadrit ligjor, duke sqaruar se përdorimi i forcës ndodh vetëm kur i ndaluari kundërshton urdhrin e policisë.

    “Policia nuk ka shkelur ligjin. Përdorimi i forcës bëhet kur ka rezistencë. I takon personit të sillet në përputhje me detyrën që ka mbajtur. Do të ishte në nderin e tij të sillet sipas detyrës që ka ushtruar,” deklaroi Proda.

    Ai shtoi se forca përdoret vetëm kur është e domosdoshme, duke respektuar protokollet dhe të drejtat e personit të ndaluar.

    Deklarata e tij u bë gjatë diskutimeve për procedurat e ndjekura nga Policia në rastin e ish-presidentit, ku u theksua rëndësia e respektimit të ligjit dhe procedurave administrative në çdo rast të arrestimit.
    Komisioni për Çështjet e Brendshme vijoi shqyrtimin e të gjitha elementeve që lidhen me veprimet e policisë dhe respektimin e të drejtave të individëve, në një proces që synon qartësi dhe transparencë për publikun.

  • Arrestimi i Metës, Proda: Policia nuk ka shkelur ligjin; Pas debateve, Çuçi përjashton Nokën nga komisioni

    Arrestimi i Metës, Proda: Policia nuk ka shkelur ligjin; Pas debateve, Çuçi përjashton Nokën nga komisioni

    Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u pyet në Komisionin për Çështjet e Brendshme për arrestimin e Ilir Metës.
    Proda tha se Policia e Shtetit nuk ka shkelur ligjin, dhe forca përdoret kur bëhet rezidencë.
    “Policia nuk ka shkelur ligjin. Kemi të bëjmë me përdorimin e forcës, në rastet kur bëhet rezistencë. I takon personit të sillet në respekt të detyrës që ka mbajtur.
    Do ishte në nderin e personit të sillej në bazë të detyrës që ka mbajtur”-u shpreh Proda në komision.
    Ndërprerja e herëpashershme e Flamur Nokës gjatë fjalës së Prodës, solli reagimin e Bledi Çuçit, i cili e përjashtoi deputetin e PD dhe mbylli mbledhjen.

  • “I fshihet Kuvendit sepse ka shkelur ligjin” – Bardhi shpërthen ndaj Ballukut

    “I fshihet Kuvendit sepse ka shkelur ligjin” – Bardhi shpërthen ndaj Ballukut

    Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka reaguar pas mungesës së zv/kryeministres Belinda Balluku, në komisionet parlamentare, këtë të mërkurë.
    Në një prononcim për mediat, Bardhi akuzoi Ballukun se i është shmangur raportimit në Kuvend në kundërshtim me Rregulloren dhe sipas tij ajo ka ikur në drejtim të paditur pasi është e ndërgjegjshme se ka shkelur ligjin.
    “Vetëm një person që ka shkelur ligjin i fshihet Kuvendit, njëri që nuk e ka shkelur do duhet të vijë në komision”, është shprehur Bardhi.
    Deklarata e plotë
    Shpërndan parat e qytetarëve të Shqipërisë, më të varfërve më Evropë për kompani të paracaktuara prej saj apo të paracaktuara pre Edi Ramës. Ju e dini, kategoria e njerëzve që i fshihen apo shkojnë në drejtim të paditur siç ka iku zonja, është kategoria e atyre që janë të ndërgjegjshëm që kanë shkelur ligjin.
    Vetëm një person që ka shkelur ligjin i fshihet Kuvendit, njëri që nuk e ka shkelur do duhet të vijë në komision. Të dy zv.ministrat, të pyetur se ku ndodhet ministrja, na thanë ka punë, nuk e dimë ku është. Ku dy vartësit e saj nuk e dinë çfarë pune ka ministrja, shqiptarët e marrin më mend, është mbyllur në zyrë dhe po paracakton se kujt do t’i jap tenderin e radhës. Për buxhetin duhet të jetë ministri, personi përgjegjës politik, sepse fondet nuk i jepen zv.ministrave është përgjegjësi e ministrit.
    Një ministër që i fshihet Kuvendit, ne e dimë që është e pandehur, një javë iu fsheh edhe SPAK-ut, por nuk mund t’i fshihet dot as Kuvendit dhe as Prokurorisë.
    Sot Shqipëria është vendi i vetëm në Rajon dhe në Europë që ka një zv.kryeministër dhe ministër që menaxhohen 60% të buxhetit të shteti, të marrë të pandehur nga SPAK për abuzim me detyrën, nuk do gjeni në asnjë vend tjetër. Në Maqedoni u largua ministri brenda 24 orësh.

  • “Balluku i fshihet Kuvendit”, Bardhi ‘shpërthen’: Ikën në drejtim të paditur sepse e di çfarë ka bërë

    “Balluku i fshihet Kuvendit”, Bardhi ‘shpërthen’: Ikën në drejtim të paditur sepse e di çfarë ka bërë

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas mungesës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në komisionet parlamentare, ku pritej të prezantonte projektbuxhetin për vitin 2026.
    Në një prononcim për mediat, Bardhi akuzoi Ballukun se i është shmangur raportimit në Kuvend në kundërshtim me Rregulloren dhe “ka iku në drejtim të paditur” pasi është e ndërgjegjshme se ka shkelur ligjin.
    “Ju e dini, kategoria e njerëzve që i fshihen apo shkojnë në drejtim të paditur siç ka iku zonja, është kategoria e atyre që janë të ndërgjegjshëm që kanë shkelur ligjin. Vetëm një person që ka shkelur ligjin i fshihet Kuvendit, njëri që nuk e ka shkelur do duhet të vijë në komision”, tha Bardhi.
    Bardhi: Shpërndan parat e qytetarëve të Shqipërisë, më të varfërve më Evropë për kompani të paracaktuara prej saj apo të paracaktuara pre Edi Ramës. Ju e dini, kategoria e njerëzve që i fshihen apo shkojnë në drejtim të paditur siç ka iku zonja, është kategoria e atyre që janë të ndërgjegjshëm që kanë shkelur ligjin.
    Vetëm një person që ka shkelur ligjin i fshihet Kuvendit, njëri që nuk e ka shkelur do duhet të vijë në komision. Të dy zv.ministrat, të pyetur se ku ndodhet ministrja, na thanë ka punë, nuk e dimë ku është. Ku dy vartësit e saj nuk e dinë çfarë pune ka ministrja, shqiptarët e marrin më mend, është mbyllur në zyrë dhe po paracakton se kujt do t’i jap tenderin e radhës. Për buxhetin duhet të jetë ministri, personi përgjegjës politik, sepse fondet nuk i jepen zv.ministrave është përgjegjësi e ministrit.
    Një ministër që i fshihet Kuvendit, ne e dimë që është e pandehur, një javë iu fsheh edhe SPAK-ut, por nuk mund t’i fshihet dot as Kuvendit dhe as Prokurorisë.
    Sot Shqipëria është vendi i vetëm në Rajon dhe në Europë që ka një zv.kryeministër dhe ministër që menaxhohen 60% të buxhetit të shteti, të marrë të pandehur nga SPAK për abuzim me detyrën, nuk do gjeni në asnjë vend tjetër. Në Maqedoni u largua ministri brenda 24 orësh.

  • Nga ankimimi i PS, te dekreti i Begajt, Celibashi: KQZ s’e ka shkelur ligjin! Vijojmë punën për 5 bashki!

    Nga ankimimi i PS, te dekreti i Begajt, Celibashi: KQZ s’e ka shkelur ligjin! Vijojmë punën për 5 bashki!

    Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celiashi deklaroi se i takon Kolegjit Zgjedhor që të vendosë mbi ankimimin e PS për zgjedhjet. Ai tha se KQZ s’ka tagër për këtë çështje.
    “Kjo është kompetencë e Kolegjit zgjedhor për ankimimin e PS. Se çfarë do të vendosnin ta, do të presim. S’do të doja që të komentonim. Komisioni Rregullator do të duhej të kishte miratuar aktet. Tani duhet ta zgjidh apo jo, s’di ç’të them. Ne po vazhdojmë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera. Çdo parti që do të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar bashkie, nuk e pengon asgjë që të paraqesë asgjë për t’u regjistruar, apo për të sjellë komisionerë.”, tha ai.
    Ai shtoi se nuk e ka shkelur ligjin sa i takon dekretit të presidentit Begaj për zgjedhjet. “Është e qartë sikurse sot është ditë dhe jo natë. KQZ nuk ka pasur asnjë detyrim, nuk detyrohemi as nga kushtetua apo kodi zgjedhor. Nëse do të komentonim dekretin e presidentit, atëherë do të kishim shkelur ligjin. Çdo gjë tjetër është….spekulim apo bazohet në interesa politike. S’është fare puna ime apo çështja ime që të them se cili është kryetari i Bashkisë së Tiranë.”, tha ai.

  • Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Begaj: Nuk kam shkelur Kushtetutën, nuk jam penduar! (VIDEO)

    Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Begaj: Nuk kam shkelur Kushtetutën, nuk jam penduar! (VIDEO)

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se nuk është penduar që ka dekretuar zgjedhjet për Tiranën, edhe pse kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave. 
    “Unë kam shkelur Kushtetutën?”, tha Presidenti pasi u pyet nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi. 
    “Nuk jam penduar aspak. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e marrë për pezullimin e pjesshëm 1/6-tës së dekretit është shumë e respektuar nga ana jonë. Do të vazhdojmë me procesin deri sa çështja të diskutohet në tërësi”, shtoi ai. 
    I pyetur pse nuk e ka thërritur ende anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, për t’u betuar, Presidenti tha: “Ku e dini ju që nuk e kam thërritur. Kur të betohet do ta merrni vesh”. 

  • “Ka shkelur rëndë Kushtetutën”,PD nis zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Bajram Begajt

    “Ka shkelur rëndë Kushtetutën”,PD nis zyrtarisht procedurat për shkarkimin e Bajram Begajt

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për propozimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.
    Sipas PD-së, vetëm gjatë kësaj jave janë refuzuar tre mocione me debat, një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin dhe një tjetër për seancë dëgjimore me Ministren e Arsimit, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
    Mocionet e refuzuara lidhen me:
    -Prioritetet e qeverisë në programin që përparon agjendën europiane të Shqipërisë;
    -Dënimin e genocidit serb në Kosovë, në vijim të kërkesës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani;
    -Gjetjen e mekanizmave ligjorë që ofrojnë siguri për Bashkimin Europian që të zhbllokojë 112 milion euro nga programi IPARD 3, përmes ngritjes së një Komisioni të Posaçëm Parlamentar.
    Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të grupit, ku u miratua nisma në “mbështetje të pikës 2 të nenit 90 të Kushtetutës së Shqipërisë”.
    Sipas PD-së, ky hap është “një veprim i domosdoshëm për mbrojtjen e institucioneve dhe integritetit të Kushtetutës”.
    Në të njëjtën mbledhje, demokratët miratuan edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor për “parregullësitë në farsën zgjedhore të 11 majit 2025”.
    PD gjithashtu ka denoncuar ashpër qasjen e mazhorancës socialiste ndaj mekanizmave parlamentarë të kontrollit, duke e konsideruar të papranueshme mënyrën se si, sipas tyre, po mbyllet çdo hapësirë debati në Kuvend.

  • Sonila Meço: Nëse opozita pranon të futet në zgjedhje, ka hequr dorë nga shteti i së drejtës

    Sonila Meço: Nëse opozita pranon të futet në zgjedhje, ka hequr dorë nga shteti i së drejtës

    Në një postim të gjatë me titull “Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”” gazetarja Sonila Meço ka bërë një analizë sipas saj se pse është shkelur kushtetuta në dekretin e Presidentit Begaj. Veç të tjerash, Meço e ka edhe një ‘mesazh’ për opozitës.
    Sipas saj, nëse opozita pranon të futet në një garë ku është shkelur kushtetuta, atëherë ajo ka hequr dorë nga shteti i së drejtës.
    “S’mund ta di ç’do të vendosë opozita, të marrë pjesë a jo në zgjedhjet e Tiranës. Për më tepër e sapo dalë nga masakra e 11 Majit. Ama një dilemë ekzistenciale mbetet për këdo pranon se jetojmë në një regjim që ka kapur çdo pushtet: a duhet pranuar pjesmarrja në një garë ku Kushtetuta është shkelur paq? Nëse përgjigjja është “po”, atëherë kemi pranuar të heqim dorë nga ideja e shtetit të së drejtës. Dhe nëse pranohet kjo, atëherë diskutimi e negociatat për emrat bëhen krejt të parëndësishme.
    Thelbësore për mua mbetet pyetja, që do t’ja drejtoja çdo ndërkombëtari nga vende demokratike e që bën arbitrin a vëzhguesin e zgjedhjeve në Shqipëri: a mundet të dekretojë Presidenti datë të re zgjedhjesh për kryetar bashkie kur Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar shkarkimin e kryetarit ekzistues në vendin e tyre? Dhe në fund fare, një detaj kureshtar, nga ata ku fshihet me qejf djalli: pse me kaq nxitim pushteti për të shkuar në zgjedhje duke shkalafitur hapur kushtetutën? Pa hë njëherë…” – shkruan, mes të tjerash, ajo.

  • “Është shkelur tre herë hapësira ajrore”, kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

    “Është shkelur tre herë hapësira ajrore”, kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

    Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, ka deklaruar se avionët rusë kanë shkelur hapësirën ajrore norvegjeze në tre raste të ndryshme gjatë vitit 2025, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe duke tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

    “Incidentet në Norvegji janë më të vogla në shkallë sesa shkeljet kundër Estonisë, Polonisë dhe Rumanisë, si në aspektin e vendndodhjes ashtu edhe të kohëzgjatjes. Megjithatë, ato janë incidente që ne i marrim shumë seriozisht”, deklaroi kryeministri norvegjez.
    Store gjithashtu shtoi se dy incidente ndodhën në det në verilindje të Vardos në prill dhe gusht, ndërsa i treti ndodhi në një zonë të pabanuar përgjatë kufirit tokësor në Finnmarkun lindor në korrik.
    Shkeljet kufitare, të cilat përfshinin avionë luftarakë SU-24 dhe SU-33 dhe avionë L410 Turbolet, zgjatën midis një dhe katër minutash, tha kryeministri, duke theksuar se Norvegjia nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë nëse ato ishin të qëllimshme apo “për shkak të gabimeve të navigimit”.
    “Pavarësisht motivit, kjo është e papranueshme dhe ne ua kemi bërë të qartë këtë autoriteteve ruse”, u shpreh Store.

    Top Channel

  • Pasi rusët shkelën hapësirën ajrore estoneze, ministrja lituaneze: Turqia iu dha një shembull të mirë, mendoni mirë

    Pasi rusët shkelën hapësirën ajrore estoneze, ministrja lituaneze: Turqia iu dha një shembull të mirë, mendoni mirë

    Ministrja e Mbrojtjes e Lituanisë, Dovile Shakaliene, ka reaguar pasi tre aeroplanë ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë dhe janë ndalur aty për 12 minuta.

    Ajo ka deklaruar se kufiri verilindor i NATO-s po testohet me qëllim dhe se kjo situatë duhet marrë seriozisht.

    “Turqia dha shembullin dhjetë vjet më parë, mendohuni mirë”, shtoi ajo.
    Ajo i referohej incidentit të vitit 2015, kur shtetit turk rrëzoi një aeroplan rus, pasi Ankaraja pretendoi se ai kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

    Sipas informacionit zyrtar, atëherë Forcat e Armatosura të Turqisë rrëzuan një aeroplan ushtarak rus pranë kufirit sirian, duke pohuar se aeroplani kishte hyrë në hapësirën ajrore turke, ndërsa Rusia këmbëngulte se ai fluturonte në qiellin e Sirisë.
    U mbajt një takim i Këshillit të NATO-s, ku Turqia, si anëtare e Aleancës, informoi aleatët për rrëzimin e aeroplanit.Aeroplani ushtarak rus i llojit SU-24 u rrëzua nga dy avionë luftarakë turq të tipit F-16 pranë kufirit turko-sirian, pas dhjetë paralajmërimeve brenda pesë minutash.

    Pilotët e aeroplanit të rrëzuar nuk i kushtuan vëmendje paralajmërimeve dhe e braktisën mjetin fluturues gjatë rënies duke u hedhur me parashutë. /Telegrafi/