Tag: shkëlqyer

  • Ilir Meta: Përfaqësim i shkëlqyer dhe dinjitoz i Kombëtares tonë!

    Ilir Meta: Përfaqësim i shkëlqyer dhe dinjitoz i Kombëtares tonë!

    Nga Ilir Meta-
    Përfaqësim i shkëlqyer dhe dinjitoz!

    Kuqezinjtë treguan karakter dhe luftuan me shpirt deri në sekondën e fundit përballë një kundërshtari të vështirë.
    Ishim shumë pranë fitores dhe e meritonim atë.
    Por më shumë se rezultati, dëshmuam se jemi të gjithë të bashkuar rreth Flamurit Kombëtar.
    Gjithmonë krenarë për djemtë tanë të mrekullueshëm kuqezi!
     

  • Sulmuesi i Serbisë: Kam ndjenja të mira nga ndeshja e fundit me Shqipërinë

    Sulmuesi i Serbisë: Kam ndjenja të mira nga ndeshja e fundit me Shqipërinë

    Aleksandar Mitrovic, është një nga lojtarët e paktë, që ishte i grumbulluar në dy ndeshjet e mes Shqipërisë dhe Serbisë, në kualifikueset e Euro 2016.
    Në prag të duelit me Shqipërinë, sulmuesi deklaroi se ka ndjenja të mira nga ndeshja e fundit që u luajt në “Elbasan Areba”, ku serbët fituan 2-0.
    Sipas tij, do të jetë një ndeshje e vështirë, ndërsa theksoi se pret një atmosferë të shkëlqyer në stadium.
    “Kanë kaluar 9 vjet. Kam ndjenja të mira nga ndeshja e dytë, jo nga e para. Pres një ndeshje të vështirë, me një ekip të organizuar dhe me lojtarë të mirë. Na pret në atmosferë e shkëlqyer në stadium. Ne jemi të fokusuar tek ekipi jonë. Këto kualifikuese duhet t’i mbyllim në mënyrë të shkëlqyer.
    Unë jam gjithmonë i përgatitur. Në kombëtare kam inspirim për kombin. Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin. Fokusi jonë është fusha dhe fitorja. Do ishte mirë nëse fitojmë. Nëse vijnë edhe golat, është qershia mbi tortë, por primare janë 3 pikët”, u shpreh Mitrovic.

  • Ançeloti debuton me Brazilin: Pata pritje të shkëlqyer nga i gjithë vendi

    Këtë mesnatë në orën 01:00 radha e Karlo Ançelotit për të udhëhequr Brazlinin në debutim absolut si trajner i ‘Seleçaos’. Për kualifikueset e Botërorit 2026, zona CONMEBOL, Brazili luan ndaj Ekuadorit në udhëtim në një duel mjaft të rëndësishëm. Ekuadorianët në mënyrë surprizë janë në vend të dytë ndërsa 5 herë kampionët e botës renditën të katërtit me dy pikë më pak.

    Duke folur për angazhiin e ri italiani ndër të tjera ka deklaruar:

    “Ishte një javë e bukur dhe intensive. Punuam mirë, filluam me vullnet, me shpresë dhe punuam për këtë fanellë që është e veçantë. Pata një pritje të shkëlqyer nga i gjithë vendi. Tani na pret një sfidë e rëndësishme dhe jemi të përgatitur”.

    Ndërkaq paralelisht me këtë takim CONMEBOL, luan dhe tre duele të tjera:

    Ekuador- Brazil 01:00

    Paraguai- Uruguai 02:00

    Kili- Argjentinë 03:00

    Kolumbi- Peru 22:30

    Vazhdo leximin

  • Trump i zhgënjyer nga Musk: Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer! Nuk e di nëse do e kemi më

    Trump i zhgënjyer nga Musk: Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer! Nuk e di nëse do e kemi më

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur zhgënjimin ndaj kritikave të Elon Musk, për projektligjin e tij kryesor të buxhetit.

    “Unë dhe Elon kishim një marrëdhënie të shkëlqyer. Nuk e di nëse do të kemi më,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten.
    Ishte kritika më e drejtpërdrejtë e presidentit deri më tani ndaj përpjekjeve lobuese të Musk kundër propozimeve për të ulur taksat dhe për të shkurtuar shpenzimet qeveritare – një plan që ka tërhequr kritika nga Musk dhe disa republikanë.
    Në përgjigje, Musk e dyfishoi qëndrimin e tij ndaj projektligjit në platformën X, duke thënë se ishte plot me “shpenzime të kota”, shpenzime të kota qeveritare dhe duke shkruar “Ose do të merrni një projektligj të shëmtuar, ose një projektligj të bukur”.

    Top Channel

  • “Mundësi historike”, legjenda: Ja pse PSG është favorite ndaj Inter-it

    “Mundësi historike”, legjenda: Ja pse PSG është favorite ndaj Inter-it

    Legjenda e PSG-së, Rai, është i bindur se ekipi i Luis Enrique do ta mposhtë Inter-in në finalen e Champions League këtë fundjavë.
    Rai është i bindur se PSG është favorite për finalen e Mynihut.
    “Është një moment historik për futbollin parisien”, tha Rai me entuziazëm gjatë një konference për shtyp në Bashkinë e Parisit të hënën. “Jam shumë i lumtur. Brenda një muaji e promovuam Paris FC dhe tani PSG është favorite për finalen e Champions League.
    “Është bërë një punë e shkëlqyer me këtë filozofi të shfrytëzimit maksimal të sektorit të të rinjve. Një nga pikat e forta të futbollit francez është stërvitja e lojtarëve të rinj, përveç punës së bërë nga Luis Enrique dhe stafi.”
    Sipas Rai, Ousmane Dembélé dhe shokët e tij të ekipit kanë diçka më shumë se Interi.
    “Interi është një ekip i shkëlqyer, nuk e di kurrë se çfarë mund të ndodhë. Por PSG është favorite dhe ka një shans të mirë që ata ta fitojnë Champions-in. Ata janë një ekip i ri dhe i lidhur ngushtë që ende mund të luajnë së bashku për disa sezone.
    “Ata janë favoritë sepse kanë mposhtur bindshëm Liverpool-in dhe Arsenal-in; edhe nëse Inter-i mposhti Barcelona-n, mënyra se si PSG po luan këtë sezon është efikase si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Është e plotë, të gjithë marrin pjesë dhe në futbollin modern kjo është thelbësore”.
    Shtatë herë fitues trofesh me PSG-në, Rai ishte pjesë e ekipit që ngriti trofeun e parë europian të klubit, Kupën e Kupave në vitin 1996.
    “Gjithçka që PSG ka bërë vitet e fundit, duke fituar kaq shumë tituj në Ligue 1, Kupa Franceze dhe disa performanca të shkëlqyera në Champions kundër ekipeve të mëdha… Është një moment i shkëlqyer, nëse mund t’ia dalin, do ta meritonin”.

  • Trump: Ide e shkëlqyer që bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë të zhvillohen në Vatikan

    Trump: Ide e shkëlqyer që bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë të zhvillohen në Vatikan

    Presidenti amerikan, Donald Trump tha se do të ishte një ide e shkëlqyer që bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës të zhvillohen në Vatikan.
    Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me familjet e oficerëve të zbatimit të ligjit që humbën jetën gjatë detyrës.
    I pyetur nëse gatishmëria e Vatikanit për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të thotë që SHBA do të tërhiqen, Trump tha “jo, jo, mendoj se do të ishte shumë mirë që këto negociata të zhvillohen në Vatikan. Ndoshta do të kishte një rëndësi më të madhe”.

    “Ka dhimbje të jashtëzakonshme, zemërim dhe mendoj se kjo mund ta lehtësojë disi zemërimin. Pra, ta bëjmë në Vatikan, mendoj se do të ishte një ide e shkëlqyer”, u shpreh Trump, duke theksuar se ndërmjetësimi i Vatikanit ishte në agjendë në bisedën telefonike dhe se mendon se kjo do të ndihmonte negociatat.
    “Bëhet fjalë për ego të mëdha të përfshira, por mendoj se diçka do të ndodhë. Dhe nëse jo, unë thjesht tërhiqem dhe ata do të duhet të shkojnë përsëri”, tha ai.
    Trump përsëriti mendimin se lufta Rusi-Ukrainë është edhe “çështje e Evropës”.
    “Por, administrata e kaluar ndjeu shumë fort se ne duhej të përfshiheshim dhe ne ishim shumë më të përfshirë sesa Evropa. Ne i dhamë një sasi rekord parash dhe armësh një vendi të huaj, sipas mendimit tim. Edhe Evropa dha, por as nuk iu afrua asaj që dhamë ne”, tha Trump.

  • E bujshme nga Spanja, 90 milionëshi i La Liga-s mendon largimin

    E bujshme nga Spanja, 90 milionëshi i La Liga-s mendon largimin

    20 Maj 2025

    15:38

    Telesport

    Sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, është i përgatitur të largohet këtë verë.
    Alvarez u transferua te Atletico vetëm verën e kaluar nga Manchester City dhe ka qenë i shkëlqyer në sezonin e tij të parë në La Liga.
    Por El Chiringuito de Jugones thotë se nëse marrin një propozim tërheqës, përfaqësuesit e tij nuk do të hezitojnë ta kalojnë atë te bordi i Atlético-s.
    Përfaqësuesit e Alvarez janë të vetëdijshëm se sezoni i shkëlqyer i sulmuesit nuk ka kaluar pa u vënë re dhe se disa klube kanë filluar të tregojnë interes për ta nënshkruar atë.
    Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ndonjë nga pretendentët do të dalë përpara dhe do të paraqesë një ofertë “të denjë”.
    Këtë sezon me Atletico-n, Alvarez ka koleksionuar 29 gola dhe gjashtë asiste në 57 ndeshje zyrtare.
    Vlera e argjentinasit në merkato është 90 milionë euro.

  • Horoskopi i ditës së nesërme, e martë 20 maj 2025

    Horoskopi i ditës së nesërme, e martë 20 maj 2025

    Nga Paolo Fox
    Dashi
    Në këto 24 orë do të keni një qiell të shkëlqyer dhe mbi të gjitha një vullnet të madh për të vepruar: do të rizbuloni dëshirën për të bërë. Ata që po merren me projekte të shumta me njerëz të ndryshëm po ia dalin gjithashtu mirë. Në dashuri, nëse keni të bëni me Gaforren, Peshoren dhe Bricjapin, ndonjëherë ndiheni sikur po bëni gjithçka vetëm dhe do të dëshironit më shumë bashkëpunim.
    DEMI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 maj 2025), ngjarjet e muajve të fundit kanë ndryshuar në mënyrë të pashmangshme diçka në jetën tuaj dhe kanë fshirë siguritë e rreme të së kaluarës! Je ende pak nervoz, veçanërisht në pjesën e parë të kësaj të marte, por Hëna është gati të ndryshojë shenjë. I qetë.
    BINJAKËT
    Të dashur Binjakë, shfrytëzojeni sa më shumë këtë mëngjes të së martës, pasdite mund të keni përqendrim të dobët ose rrezikoni të zemëroheni. Shmangni të qëndroni zgjuar deri vonë, Hëna në opozitë mund të krijojë disa pengesa ose shqetësime.
    GAFORRJA
    Pjesa e dytë e ditës do të jetë padyshim më e mirë se e para! Qershori do të jetë një muaj i mirë për të rikuperuar dashurinë (dhe Jupiteri po mbërrin gjithashtu në shenjë…) kështu që përpiquni të riktheheni së bashku me një person nga i cili jeni ndarë.
    LUANI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 maj 2025), kohët e fundit ke ndjerë njëfarë nervozizmi, tani gjërat janë padyshim më mirë dhe më e keqja ka mbaruar! Hëna kthehet në neutralitet dhe midis të enjtes dhe të premtes do të jeni në formë të shkëlqyer.
    VIRGJËRESHA
    Këto yje flasin për lajme (Mërkuri dhe Dielli janë në një aspekt të veçantë), por mbeten ndërlikime për t’u zgjidhur nga pikëpamja e punës. Periudhë e rëndësishme për eksperimente. Intuita do t’ju ndihmojë. Kujdes nga provokimet!
    PESHORJA
    Ti dëshiron të largohesh nga situatat dhe njerëzit që duket se vetëm sa nxisin debate dhe konflikte! Dashuria nuk është e shkëlqyer këtë muaj, por në qershor do të përjetojë impulse të reja! Koha për të përgatitur terrenin për situatat e ardhshme profesionale po vjen, por më parë do të jetë e rëndësishme të bëni disa llogaritje.
    AKREPI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 maj 2025), Hëna bëhet përsëri aktive në pasdite: mos u shqetësoni për një mëngjes tjetër të ngjeshur me vështirësi ose pengesa të mundshme. Hëna në trigon do t’ju ndihmojë të sqaroni gjërat me partnerin tuaj.
    SHIGJETARI
    Ky është një qiell rimëkëmbjeje edhe nëse të gjithë kalojnë në lëvizje të ngadaltë herë pas here, mos u shqetësoni në asnjë rast! Faza e interregnumit për sa i përket dashurisë, nga e premtja do të gjeni ekuilibrin dhe harmoninë e humbur.
    BRICJAPI
    Meqenëse keni bërë kaq shumë gjëra, veçanërisht në muajt e fundit, dhe keni bërë shumë përpjekje… a nuk do të ishte koha për të bërë një pushim? Relaksimi është i nevojshëm për ju, duke pasur parasysh sa i zënë keni qenë, rimbushni bateritë tuaja në mënyrën më të këndshme dhe relaksuese që mundeni.
    UJORI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 maj 2025), Hëna kalon tranzit në shenjën tuaj dhe ju jep racionalitet dhe qartësi mendore. Çiftet që janë të larmishëm, por ende të pamartuar, mund të bëjnë një hap të madh drejt verës.
    PESHQIT
    Jupiteri do të bëhet përsëri aktiv brenda pak javësh dhe do të njoftojë ndryshime të mëdha, në një periudhë që do të jetë një periudhë transformimesh të bukura! Deri të mërkurën do të keni mundësinë të bini në sy.

  • Shqipëria në BE në 2030? Kaja Kallas: Po bën progres të shkëlqyer, Evropa të bëjë hapat e duhur

    Shqipëria në BE në 2030? Kaja Kallas: Po bën progres të shkëlqyer, Evropa të bëjë hapat e duhur

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka mbërritur në sheshin “Skënderbej” në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian i cili zhvillohet në Tiranë.
    E pyetur nëse mendon se Shqipëria mund të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030, Kallas tha se kjo është plotësisht e mundur.
    Kallas: Po mendoj që Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer kur vjen puna për reformat. Për ne është…nga ana e Evropës duhen bërë hapat e duhur, ju duhet të bëni reformat, por ka një moment politik kur të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë.

    Çfarë prisni nga Kosova dhe Serbia në procesin e dialogut?
    Kallas: Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri të posaçëm për dialogun dhe presim normalizimin e marrëdhënieve.
    Kallas gjithahtu foli edhe për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.
    Kallas: Është e rëndëishme të shkurtojmë fondet, financimet për të vazhduar këtë luftë. Në këtë drejtim duhet të jemi të gjithë të bashkuar sepse e shohim që Rusia nuk do paqe./vizionplus.tv

  • “Paketë sanksionesh për Rusinë”/ Shqipëria në BE në 2030? Kaja Kallas: Ka progres të shkëlqyer

    “Paketë sanksionesh për Rusinë”/ Shqipëria në BE në 2030? Kaja Kallas: Ka progres të shkëlqyer

    “Po mendojmë për paketën tjetër. Kemi sanksione që kemi vendosur për Rusinë, për energjinë. Kemi një udhërrëfyes që e kemi propozuar javën e kaluar së bashku me sanksionet sepse është tejet e rëndësishme për të vazhduar këtë luftë. Në këtë drejtim duhet të jemi të bashkuar sepse shohim qartë që Rusia nuk do paqe. Për bisedimet në Turqi mendoj që është një propozim shumë i mirë. Për t’i ushtruar trysni Rusisë kemi ne mjete tona njësoj si Amerika që ka të sajat. Kur të kthehem do takohem me kryeministrin dhe është e rëndësishme për rajonin të shohim si po ecën.
    Kosova dhe Serbia në procesin e dialogut:
    “Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri të Posaçëm për Dialogun, presim normalizimin e marrëdhënieve.
    A e sheh Shqipërinë pjesë të BE në 2030?
    “Mendoj që Shqipëria ka progres të shkëlqyer kur flitet për reformat. Për ne është në anën tonë, nga ana Europës duhet të merren hapat e duhur.  Ju duhet të bëni reformat, por ka një moment politik që procesi i zgjerimit duhet të ndodhë”.
     

    Top Channel