Tag: shkëlqyer

  • “Një punë e shkëlqyer”/ Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në Kuvend: Mbështetje e plotë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE

    “Një punë e shkëlqyer”/ Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në Kuvend: Mbështetje e plotë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE

    Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, priti sot në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, znj. Marta Kos, mbi ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave.

    Gjatë takimit, Komisionerja Kos vlerësoi rezultatet e arritura nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka bërë progres mbresëlënës.
    “Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE”, u shpreh ajo.
    Kryetari Peleshi nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian, duke e cilësuar atë si prioritet madhor dhe objektiv strategjik kombëtar.
    “Integrimi evropian ka rrënjë në historinë dhe identitetin tonë, në moton e rilindasve “për Shqipërinë dielli lind nga perëndon”. Kuvendi do të vazhdojë të garantojë legjitimitetin demokratik, transparencën dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit. Si Kryetar i Kuvendit do të mbështes aksesin dhe kontributin e opozitës dhe qytetarëve në integrim”, u shpreh ai.
    Në takim mori pjesë edhe Nënkryetari i Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani. Z. Gjekmarkaj theksoi mbështetjen e opozitës për integrimin në BE, duke insistuar në rëndësinë e standardeve demokratike.
    Takimi u përmbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara ritmin e negociatave dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet europiane.

    Top Channel

  • Moriero flet për ‘Madoninën’: Kivu trajner i shkëlqyer, Inter ka identitet

    Moriero flet për ‘Madoninën’: Kivu trajner i shkëlqyer, Inter ka identitet

    Rikthimi i Serie A pas pushimit ndërkombëtar po afron, dhe bashkë me të, disa ndeshje kyçe. Më i spikaturi, derbi i Milanos, i planifikuar për të dielën në mbrëmje: Inter dhe Milan do të testojnë përgjigjet e tyre. Ish-lojtari i Interit, Françesko Moriero, në një intervistë me La Gazzetta dello Sport, theksoi veçanërisht rolin që trajneri i ri Kivu po luan te Interi.

    Moriero shpjegoi se është befasuar nga ndikimi që ka pasur që nga mbërritja e tij: “Chivu po bën një punë të shkëlqyer. Ai ka idetë e një trajneri të shkëlqyer dhe ka bërë një punë të shkëlqyer duke i qetësuar lojtarët.

    Më pëlqen identiteti, sepse të gjithë e dinë çfarë të bëjnë si me top ashtu edhe pa të. Veçanërisht admiroj qëndrimin e fortë dhe agresiv, të cilat lehtësojnë lojën vertikale.”, ndër të tjera trajneri aktual i Flamurtarit të Vlorës.

    Vazhdo leximin

  • ‘SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer’/ Wadephul: U binda për këtë

    ‘SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer’/ Wadephul: U binda për këtë

    Ministri i Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul ka vizituar sot Tiranën në kuadër të një turi rajonal që do të mbajë në Ballkanin Perëndimor.
    Në konferencën e përbashkët me homologen shqiptare Elisa Spiropali Wadephul tha se zemra e një shteti demokratik është drejtësia e pavarur dhe deklaroi se për këtë ka shkëmbyer opinionet me kreun e SPAK Altin Dumani dhe pas këtij takimi u bind se Struktura e Posaçme ka bërë një punë të shkëlqyer. Ministri gjerman tha se vendi i tij do të mbështesë qeverinë shqiptare në këtë aspekt me besimin se qeveria mbështet SPAK-un.
    “Nëse Shqipëria vijon në rrugën që ka nisur shanset e anëtarësimit janë shumë të larta.
    Një sistem drejtësie i pavarur ka rëndësi qendrore pasi është zemra e një shoqërie demokratike. Kam shkëmbyer mendimet e mia me drejtuesin e SPAK. Nëse Shqipëria arrin progres në këtë drejtim ka dhe do të ketë vlerësimin tonë. Në menaxhimin e këtyre sfidave jemi krah për krah me qeverinë shqiptare.
    SPAK në këndvështrimin tim po bën një punë të shkëlqyer dhe u binda dhe një herë pas takimit me Dumanin. Kjo Strukturë merr mbështetje dhe nuk kam dyshim se qeveria i jep mbështetjen e saj kësaj strukture”, deklaroi Wadephul.

  • Katër gra me fëmijë hanë e pinë 300 paund, ja  çfarë i bënë lokalit !

    Katër gra me fëmijë hanë e pinë 300 paund, ja çfarë i bënë lokalit !

    Një grup prej katër grash të reja dhe fëmijët e tyre hëngrën biftekë dhe konsumuan kokteje me vlerë 300 paund, përpara se të largoheshin me vrap pa paguar faturën.
    Restoranti “Cheers” u hap në Norwich këtë janar, pas triumfit në dy lokalet e tyre ekzistuese në Thetford dhe “Bury St Edmunds”.
    Restoranti i biftekëve e prezanton veten si “një koncept i ndryshëm i ngrënies” dhe “një restorant me stil unik”.
    Ndërkohë faqja e tyre e internetit thotë: “Qëllimi i Cheers është ta bëjë çdo përvojë të klientit një përvojë të mrekullueshme dhe emocionuese dhe të shërbejë ushqim me cilësi të mirë. Është një vend i shkëlqyer për pothuajse çdo rast, duke ju ofruar një shërbim të shkëlqyer me shërbim profesional dhe miqësor ndaj klientit, duke e bërë përvojën të paharrueshme”.
    “The Sun” shkruan se vendi i ri në Surrey Street ka fituar tashmë vlerësime të shkëlqyera prej 4.7 yjesh në internet, me klientë që e lavdërojnë si ‘të shkëlqyer’ dhe me ‘staf të klasit të parë’.
    Por mesa duket, jo çdo klient është i përgatitur të pranojë shërbimin ‘e shkëlqyer’, siç zbuloi pronari i restorantit, Andrea Marinho., në fillim të këtij muaji.
    Më 5 tetor, katër gra ishin larguar me vrap nga restoranti pasi kishin konsumuar ushqimin dhe pijet.
    Duke folur për “The Sun”, Andrea tha:
    “Ato duhet të jenë përgjegjës. Kjo thjesht nuk mund të vazhdojë të ndodhë. Kemi shumë punë për të bërë çdo ditë. Jemi të rinj në Norwich. Ne u hapëm në janar, kështu që është ende e re. Ne ende përpiqemi të sjellim njerëz. Muajt ​​e parë janë gjithmonë një luftë. Gjithmonë ka shumë punë dhe pastaj ndodhin gjëra të tilla. Është frustruese dhe vërtet e trishtueshme. Çfarë lloj modeli janë ato për fëmijët e tyre?”.
    Ndërkohë policia vendase po publikon imazhe nga kamerat e sigurisë të katër grave, në mënyrë që të bëhet i mundur identifikimi i tyre dhe kapja.

  • Nis “shkolla” në PD, Berisha mëson deputetët e rinj: Mos shkëpusni lidhjet me zgjedhësit

    Nis “shkolla” në PD, Berisha mëson deputetët e rinj: Mos shkëpusni lidhjet me zgjedhësit

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka kërkuar deputetëve të rinj që të mos shkëpusin lidhjet me zgjedhësit. Në takimin për trajnimin e tyre, kreu i selisë blu se të qenit deputet është një ndër ëndrrat më të bukura për çdo person me ambicie politike.
    “Shumë funksione mund të merrni gjatë jetës, por si ai i deputetit nuk është asnjë. Ndaj dhe uroj që ky mision t’u frymëzojë dhe të bëhet një bazë e fuqishme për ndërtimin e një karriere të denjë politike. Deputeti ka shansin e madh që në tempullin e parlamentit të formohet si një orator i shkëlqyer. Nuk ka platformë më dinjitoze, më të bukur se ajo e parlamentit për të treguar oratorinë tuaj”.
    Berisha theksoi se parlamenti është universiteti më i shkëlqyer politik, ku deputetët kanë mundësinë të formohen dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve përmes ligjeve dhe vendimeve që miratojnë.
    “Në universin e veprimtarisë së tij, ligjeve dhe vendimeve që miraton, është pa dyshim dhe universiteti më i shkëlqyer politik i juaji.  Është mundësia e jetës suaj që me ligje dhe vendime, me nisma legjislative, ju të ndikoni në jetën, veprimtarinë e mijëra, mijëra, mijëra qytetarëve. Në jetën e vendit. Pra, të ushtroni kështu, për mirë sigurisht është fjala, influencën më të madhe”.
    Ai i ftoi ata të tregojnë përkushtim të madh në veprimtarinë parlamentare, në komisione dhe në sallë, por veçanërisht të ruajnë raportin me zgjedhësit.
    “Kjo kërkon përkushtimin tuaj. Kërkon përkushtim të madh ndaj parlamentit, veprimtarisë së tij. Angazhim të madh në komisione, në sallë dhe kudo. Natyrisht një raport është më thelbësori. Është raporti i të gjitha raporteve tuaja. Është raporti me zgjedhësit. Ata njerëz u kanë besuar ju me çfarë kanë pasur mendimin e tyre se ju do i përfaqësoni ata, se ju do përfaqësoni interesat e tyre. Është fatkeqësia më e madhe një deputeti është kur ai shkëput lidhjet nga zgjedhësit e tij, interesat e tyre. Kur ai pushon së qenuri avokat i atyre që e kanë votuar. Në këtë kuadër, takimet me zgjedhësit janë të pazëvendësueshme. Asgjë nuk duhet të shkëpusë deputetin nga takimi me elektoratin e tij. Nga mbrojtja e interesave të elektoratit të tij. Nga përcjellja në parlament të zërit të atyre që kanë për zë, zërin tuaj. U kanë sjellë ju në parlament”, theksoi Berisha.

  • Rashford: Kemi skuadër të shkëlqyer. Shënimi i golave, shqetësimi më i vogël te Barcelona

    Rashford: Kemi skuadër të shkëlqyer. Shënimi i golave, shqetësimi më i vogël te Barcelona

    22 Tetor 2025

    13:52

    Alfred Lleshi

    Sulmuesi i Barcelonës, Marcus Rashford, foli për kanalet zyrtare të UEFA-s, pas fitores 6-1 ndaj Olympiacos: “Kemi një skuadër të shkëlqyer, me të cilën është kënaqësi të luash futboll. Jam i kënaqur me paraqitjen tonë, sidomos në pjesën e dytë. Edhe pse kundërshtari mbeti me 10 lojtarë, ne i shfrytëzuam mirë hapësirat dhe ritmin”.
    Rashford shtoi se edhe pjesa e parë ishte e mirë, por e dyta më e shpejtë, më e saktë. Ai vlerësoi trajnerin Hansi Flick, duke theksuar se është “shumë kërkues dhe e konsideron intensitetin një element thelbësor”.
    Sipas tij, Flick kërkon që skuadra të udhëhiqet gjithmonë nga synimi për të shënuar më shumë gola: “Ndonjëherë është e vështirë t’i kalosh mbrojtjet kundërshtare, por kemi shumë lojtarë që shënojnë nga pozicione të ndryshme, ndaj goli është shqetësimi ynë më i vogël”.

  • Thuram mbron Tudor dhe karikon Juven para ndeshjes me Real: Nuk duhet të luajmë me frikë në “Bernabeu”

    Thuram mbron Tudor dhe karikon Juven para ndeshjes me Real: Nuk duhet të luajmë me frikë në “Bernabeu”

    Juventus do të luajë sot në mbrëmje në “Bernabeu” ndaj Real Madrid, një ndeshje delikate dhe e vështirë për bardhezinjtë. Sulmuesi Kephren Thuram foli për këtë përballje, që vjen në një moment delikat për skuadrën italiane, pas humbjes 0-2 në fushën e Como në kampionat.
    “Biseduam dhe patëm një takim të shkurtër sepse menduam se ishte e rëndësishme të diskutonim se çfarë po ndodh. Kemi një trajner të shkëlqyer që beson tek ne dhe duam të bëjmë më mirë se kaq. Përgjegjësia jonë është të fitojmë”, u shpreh Thuram pak orë para ndeshjes me “los “blancos”.
    Më tej, ai konfirmoi besimin ndaj trajnerit Igor Tudor: “Shumë njerëz flasin për trajnerin tonë, por ne kemi besim tek trajneri dhe duam të fitojmë çdo ndeshje.” Thuram foli edhe për përballjen me Kylian Mbappe, shokun i tij në kombëtare.
    “E dimë që do të luajmë kundër një ekipi të shkëlqyer, por jemi gjithashtu të fortë dhe duam të marrim një rezultat të shkëlqyer. Mbappé është më i miri dhe e dimë se çfarë lloj lojtari është. Për mua, ai është më i miri në botë bazuar në atë që ka treguar në fillim të këtij sezoni”, shtoi Thuram.
    Sulmuesi francez nuk dëshiron të mendojë për një sezon si ai i vitit të kaluar: “Nuk mund të luash me frikë dhe ne jemi të sigurtë sepse ka njerëz që besojnë tek ne. Ne nuk duhet të kemi frikë nga asgjë.”

  • Fahri Balliu: PD bëri zgjidhje të shkëlqyer me Binajn, qoftë nga talenti, fiziku, është si Reagan dhe Schwarzenegger

    Fahri Balliu: PD bëri zgjidhje të shkëlqyer me Binajn, qoftë nga talenti, fiziku, është si Reagan dhe Schwarzenegger

    Fahri Balliu,  ka folur për kandidatin e opozitës për kryebashkiak të Tiranës, Florian Binaj.
    Balliu tha se PD bëri një zgjidhje të shkëlqyer bashkë me aleatët duke mbështetur Binajn, të cilin e përshkroi me superlativa, si një aktor shumë të talentuar.
    “Mendoj se kjo zgjidhje që është gjetur nga PD dhe opozita është një zgjidhje e shkëlqyer.
    Partia Demokratike ka vendosur një parim me aleatët dhe jo në mënyrë meskine, ka menduar për bashkim në mënyrë më të gjerë. Figura që ka gjetur më ka bërë më shumë optimist, se dakordësia me parimin. Figura që ka gjetur, në investigime serioze, është pritur jashtëzakonisht mirë. E them me sinqeritet, është pritur mirë sepse ai djalë ka një trajektore modeste por interesante në politikë, ka marrë konsensus shumë të madh.
    E mbytin me telefonata njerëzit dhe shikuesit me informacione për zbërthimin e korrupsionit.
    Që nga fiizku, fakti që është brilant si talent, këto luajnë rol shumë. Kemi parë kur kandidonte Reagan apo Schwarzenegger dhe fituan. Ka raste të jashtëzakonshme në botë, të shohësh gjetje të tjera të politikës. E shoh si modernitet që futi politika, nesër mund ta bëjë edhe PS. Kjo që e futi është një gjë shumë progresive. Në PD nuk ishte vetëm një e dy që donin apo nuk donin, lista shkonte te 19 vetë, por gjykoj që ky qe një hap shumë inteligjent”, deklaroi Balliu.

  • “Shqipëria e meritoi! Ka një ekip të shkëlqyer”, Vuçiç: Gjumin e kisha më të rëndësishëm se ndeshjen…

    “Shqipëria e meritoi! Ka një ekip të shkëlqyer”, Vuçiç: Gjumin e kisha më të rëndësishëm se ndeshjen…

    Fitorja historike e Kombëtares shqiptare në Serbi ka tronditur mediat e këtyre të fundit, që e kanë konsideruar humbje të turpshme.
    Gazeta serbe Informer shkruan se disfata ishte një nga më të rëndat në histori, ndërsa Kurir shkon përtej humbjes, duke thënë se Serbia i ka dhënë lamtumirën Botërorit.
    Kritikat kanë qenë të mëdha nga ish-lojtarët e Serbisë, si Rade Bogdanoviç, që ka shigjetuar trajnerin Stojkoviç. “Është një turp i madh. Ai nuk di të përgatisë ndeshjet dhe merr miliona”, tha Bogdanoviç.
    Edhe Miroslav Vjetroviç e ka konsideruar të turpshme atmosferën në stadium, duke thënë se ishte si një shfaqje teatrale dhe tifozët nuk e mbështetën ekipin.
    Injorues për skuadrën e tij ishte reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
    “Kisha më të rëndësishëm gjumin sesa të shihja kombëtaren, por pastaj u pendova që nuk shkova. Nuk fjeta fare nga zemërimi. Shqipëria e meritoi sepse ka një ekip të shkëlqyer dhe e kishte përgatitur më mirë”.
    Prestigjiozja spanjolle MARCA i ka dedikuar një artikull Rei Manajt, duke shpjeguar edhe festën e tij me shqiponjë. BBC i bën jehonë largimit të trajnerit Stojkoviç dhe përmend tensionet si shkak për ndryshimin e stadiumit.
    Triumfit të kuqezinjve i kanë bërë jehonë edhe në Greqi. “Shqiptarët festuan ashtu siç bënë për fitoren ndaj Greqisë në vitin 2004” – shkruan e përditshmja Prototema.

  • “Jemi shumë afër marrëveshjes”, Trump optimist: Të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

    “Jemi shumë afër marrëveshjes”, Trump optimist: Të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë se një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamas është “shumë afër” dhe se “negociatat po shkojnë mirë”
    Duke folur nga Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan u tha gazetarëve: “Ne kemi një ekip të shkëlqyer atje, negociatorë të shkëlqyer. Fatkeqësisht, ka negociatorë të shkëlqyer edhe në anën tjetër. Por është diçka që mendoj se do të ndodhë, ka një shans të mirë të ndodhë.”
    Ai paralajmëroi se të dielën, mund të shkojë në Lindjen e Mesme.
    “Mund të shkoj atje diku nga fundi i javës, ndoshta të dielën në fakt, dhe ka shumë mundësi që negociatat të shkojnë shumë mirë.”, tha ai.
    Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se “pothuajse të gjithë” janë të përfshirë në bisedime, përfshirë vendet myslimane dhe arabe, dhe se negociatat përfundimtare janë duke vazhduar me Hamas.