Tag: shkëlqim

  • SPAK çon për gjykim 5 persona për korrupsion zgjedhor në Rrogozhinë, mes tyre edhe kandidati i PD-së, Shkëlqim Hoxha

    SPAK çon për gjykim 5 persona për korrupsion zgjedhor në Rrogozhinë, mes tyre edhe kandidati i PD-së, Shkëlqim Hoxha

    SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme dosjen kundër 5 personave të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.
    Sipas SPAK, katër prej tyre (Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi) akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, ndërsa Shkëlqim Hoxha, ish-kandidat për kryetar bashkie nga Partia Demokratike, akuzohet për moskallëzim të kësaj veprimtarie të paligjshme, ndonëse ishte në dijeni.
    Hetimet zbuluan se ata kanë siguruar dhe shpërndarë bileta udhëtimi për të paktën 64 persona, me qëllim që këta të ktheheshin në Shqipëri për të votuar në favor të kandidatit Shkëlqim Hoxha.
    Dosja është ngritur mbi bazë të informacioneve të referuara nga Policia e Durrësit dhe është bashkuar me një tjetër procedim penal, për shkak të lidhjes së fakteve dhe personave të përfshirë.
    Hoxha ishte kandidati i “Bashkë Fitojmë” në përsëritjen e zgjedhjeve për bashkinë Rrogozhinë, në korrik 2023, teksa humbu përballë kandidatit socialist Edison Memolla.
    Njoftimi i SPAK:
    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të çështjes penale nr. 161 të vitit 2023, në ngarkim të shtetasve:

    Limon Shala
    Fatmir Thaçi
    Florant Saraçi
    Engjell Cara
    Shkëlqim Hoxha

    Në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se:
    Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50, germa “h” të Kodit Penal.
    Shtetasi Shkëlqim Hoxha akuzohet për veprën penale“Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
    Hetimet treguan se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm (të dokumentuara në 64 raste), me qëllim që të votonin në favor të kandidatit, Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.
    Gjithashtu, ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Hoxha ishte në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme, më konkretisht se shtetasit Fatmir Thaçi dhe Limon Shala ishin të angazhuar në sigurimin dhe ofrimin e biletave të udhëtimit për persona të ndryshëm, me qëllim pjesëmarrjen në votime si dhe dhënien e votës në favor të tij, për shkak të cilësisë së tij si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë Ai nuk e ka kallëzuar në organet kompetente, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, konkretisht nenin 300 i Kodit Penal.
    Procedimi penal nr. 161/2023 është bashkuar me procedimin penal nr. 162/2023, duke u hetuar si një çështje e vetme, për shkak të përputhjes së fakteve dhe subjekteve nën hetim.
    Regjistrimi i procedimeve është bërë mbi bazën e referimeve të përcjella nga strukturat hetimore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

  • Zgjedhjet 2023 në Rrogozhinë/ SPAK zbardh skemën e blerjes së votave, çon për gjykim 5 persona (Emrat)

    Zgjedhjet 2023 në Rrogozhinë/ SPAK zbardh skemën e blerjes së votave, çon për gjykim 5 persona (Emrat)

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të çështjes penale nr. 161 të vitit 2023, në ngarkim të shtetasve:

    Limon Shala
    Fatmir Thaçi
    Florant Saraçi
    Engjell Cara
    Shkëlqim Hoxha

    Në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se:

    Shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50, germa “h” të Kodit Penal.
    Shtetasi Shkëlqim Hoxha akuzohet për veprën penale“Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
    Hetimet treguan se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm (të dokumentuara në 64 raste), me qëllim që të votonin në favor të kandidatit, Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.
    Gjithashtu, ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Hoxha ishte në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme, më konkretisht se shtetasit Fatmir Thaçi dhe Limon Shala ishin të angazhuar në sigurimin dhe ofrimin e biletave të udhëtimit për persona të ndryshëm, me qëllim pjesëmarrjen në votime si dhe dhënien e votës në favor të tij, për shkak të cilësisë së tij si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë Ai nuk e ka kallëzuar në organet kompetente, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, konkretisht nenin 300 i Kodit Penal.
    Procedimi penal nr. 161/2023 është bashkuar me procedimin penal nr. 162/2023, duke u hetuar si një çështje e vetme, për shkak të përputhjes së fakteve dhe subjekteve nën hetim.
    Regjistrimi i procedimeve është bërë mbi bazën e referimeve të përcjella nga strukturat hetimore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
     
     
     

  • “Do krijohen tre inspektorate të mëdha”, Shkëlqim Hajdari tregon çfarë do të ndodhë me AKU, IKMT dhe organet e tjera

    “Do krijohen tre inspektorate të mëdha”, Shkëlqim Hajdari tregon çfarë do të ndodhë me AKU, IKMT dhe organet e tjera

    Pezullim i AKU, lirim i hapësirave publike apo aksion ndaj ndërtimeve pa leje. Këto janë frazat më të dëgjuara të ditëve të fundit nga Kryeministri dhe autoritetet. Por në fakt bëhet fjalë për një reformë që ka nisur që një vit më parë dhe janë miratuar disa ligje dhe vendime të qeverisë për riorganizimin e inspektorateve sipas modelit të Bashkimit Europian.
    Inspektoratet nuk do të varen nga ministritë dhe emërimet e inspektorëve nuk do të varen më nga politika, por nga Inspektorati i Përgjithshëm, i cili do të ketë pjesë të tij edhe ish-AKU, specialistët e mbrojtjes së territorit dhe atij shëndetësor. Kjo reformë u paralajmërua një vit më parë nga Kryeministri Edi Rama. Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka shpjeguar në një intervistë për “Top Channel” gjithë punën njëvjeçare për reformimin e inspektorateve. Ligji i ri i inspektimeve do të ulë numrin e kontrolleve në biznese. Gjithashtu, për herë të parë inspektorët, para se të vendosin gjobë, do të këshillojnë, paralajmërojnë biznesin. Sepse qëllimi nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjësimi.
    “Tre bëhen inspektorate të mëdha. AKU bashkohet me AKVMB, peshkimin dhe të bimëve, dhe bëhet një inspektorat, pra ulet numri i inspektimeve ku do të shkojnë katër inspektorë. Dhe rrit përqendrimin. IKMT bëhet një inspektorat i madh dhe ka brenda vetes mbrojtjen e territorit, pyjet, ujërat, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore dhe zonat e mbrojtura. Pra bashkohen bashkë, ulet barra ndaj biznesit. Inspektorati i shëndetësisë do të bashkohet pjesërisht me inspektimin e barnave dhe rrethimeve”, shprehet Hajdari. Kryeinspektori, Shkëlqim Hajdari, thotë se ka marrë fund koha kur institucionet që duhet të garantojnë siguri ushqimore drejtoheshin nga juristë apo elektricistë. Në krye të inspektorateve do të vendosen vetëm specialistë të fushës përkatëse. Ndërsa kushtet janë gati, sipas Hajdarit, edhe për ndërtimin e një sistemi online me kamera në kohë reale, për të mbuluar të gjithë kantieret e ndërtimit në Shqipëri. “Nëpër inspektoratet shqiptare nuk do të ketë më njerëz që arsimin nuk e lidhin me inspektimin. Pra do të ketë inxhinierë: inxhinier mjedisi, inxhinier ushqimi, inxhinier pyjesh dhe arkitektë”, theksoi ai dje. Ligji i Inspektimit vjen si direktivë e BE-së. Por që ky ligj të nisë menjëherë funksionin e tij, më parë duhet që qeveria të miratojë 11 aktet nënligjore, e për këtë duhet të nxitojë, sepse në të kundërt do të gjendemi para një kolapsi ligjor.
    “Reforma e nivelit europian që është pjesë e integrimit të Shqipërisë është meritë e Kryeministrit Edi Rama, ku e gjithë trupa e inspektimit do t’i bëjmë autonome. Ne do të pranojmë rrezikun që në këtë pjesë të shërbimit nuk ka punë partia, por profesionistët, dhe do të shporren njerëzit që e kanë parë inspektimin si mjet fitimi”, shtoi ai. Në vitin 2026 pritet që të nisë ndërtimi i godinës së re multifunksionale prej 11 katesh të Inspektoratit të Përgjithshëm, për akomodimin e 750 inspektorëve, nga 1500 gjithsej. Ku do të përfshihen drejtoritë qendrore të tyre dhe drejtoria rajonale e Tiranës, si dhe vende magazinimi me kushte laboratorike për mbajtjen, ruajtjen dhe administrimin e mostrave të marra për analiza gjatë procesit të inspektimit. Me këto ndryshime, kryeinspektori Hajdari përcakton se nuk do të ketë largime nga puna të inspektorëve aktualë, bazuar në formimin profesional dhe performancën e tyre në punë.
     

  • U kapën me 8 armë zjarri në bagazhin e makinës, Gjykata e Kukësit lë në burg Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki

    U kapën me 8 armë zjarri në bagazhin e makinës, Gjykata e Kukësit lë në burg Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki

    Gjykata e Shkallës së Parë e Juriduksionit të Përgjithshëm Kukës, pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes dhe ka vendosur ketë të hënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki, të vënë në prangat e policisë për trafik armësh nga Kosova në Shqipëri.
    Ata u arrestuan të premten e 4 korrikut në vendin e quajtur “Ura e Hasit” nga blutë e Kukësit. Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki banues në Prizren i trafikonin armët nëpërmjet kufirit jeshil me Kosovën, me qëllim shitjen në vendin tonë.
    Pas kontrolleve të kryera, efektivët gjetën dhe sekuestruan 8 armë zjarri në bagazhin e makinës, secila të vendosura në çanta të ndara. Paraprakisht dyshohet se ata do t’ia shisnin 2 personave të tjerë të cilët u larguan sapo panë Shërbimet e Policisë të cilët janë ende në kërkim nga Policia e Kukësit.
    Ky nuk është rasti i parë që policia ka shkatërruar grupe kriminale që merren me trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri. Rasti i fundit ishte ai më 30 maj ku pas një hetimi pesë mujor policia arrestoi 10 persona që merreshin me këtë aktivitet kriminal.
    Drejtori i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda më herët e cilësoi model suksesi në rajon bashkëpunimin me policinë e Kosovës, duke iu referuar veçanërisht goditjeve të njëpasnjëshme të disa grupeve që trafikojnë armë zjarri nga Kosova në Shqipëri.
    E për rastin e fundit në Kukës, ndau një falënderim për strukturat vendore të policisë, por edhe për qytetarët, që sipas Ilir Prodës, po besojnë gjithnjë e më shumë te Policia e Shtetit.

  • Kërkuan rinumërimin e votave! Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin dhe Kalanë, Shehu mungon, shtyhet seanca

    Kërkuan rinumërimin e votave! Kolegji Zgjedhor rrëzon Alimehmetin dhe Kalanë, Shehu mungon, shtyhet seanca

    Shkëlqim Shehu, Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja

    TIRANË-Sot në Kolegjin Zgjedhor ishte planifikuar të shqyrtohej kërkesa e kandidatit demokrat Shkëlqim Shehu në zgjedhjet e 11 majit për rrëzimin e vendimit të KAS. Por seanca ështyrë, pasi Shehu nuk u paraqit. Seanca do të mbahet më 18 qershor ora 14:00.
    Relatorja: Nuk është paraqitur ankuesi Shkëlqim Shehu. Ka depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe ka paraqitur raport mjekësor. Është njoftuar edhe KQZ për seancë dhe janë paraqitur përfaqësuesit.
    Perfaqesuesja e KQZ: Ne e lëmë në çmim të gjykatës kërkesën e palës ankimuese.
    Ndërkohë, u rrëzua ankimi i bërë nga Ilir Alimehmeti, kandidati më i dytë më i votuar në listën e PD në Tiranë, por që nuk arriti që të fitonte mandatin pasi u mund nga Jorida Tabaku. Kërkesa i është rrëzuar edhe Aulon Kalasë, i cili u mbështet nga Partia e Ballit Kombëtar për kërkesën e tij.
    Më 2 qershor, pasi KAS u rrëzoi kërkesat lidhur me pretendimet për votën preferenciale, tre kandidatët Shkëlqim Shehu, Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja iu drejtuan Kolegjit Zgjedhor. Komisioni i Ankesave u rrëzoi kërkesat me pretendimin se kandidatët mund t’i bëjnë ankimet vetëm përmes siglës së partisë.
    Kujtojmë që KAS ka vendosur hapjen e të gjitha kutive të qarkut Tiranë dhe Fier, vendim që u mor nga dy anëtarët e PD në këtë organ, dhe pritet të numërohen votat si për subjektet politike ashtu edhe për kandidatët. KAS ka vendosur gjithashtu, po me votë të anëtarëve të PD, që të hapen 257 kuti në qarkun e Durrësit.

  • Kërkon rrëzimin e vendimit të KAS për rinumërimin e votave, kandidati i Kukësit nuk paraqitet, shtyhet seanca

    Kërkon rrëzimin e vendimit të KAS për rinumërimin e votave, kandidati i Kukësit nuk paraqitet, shtyhet seanca

    Sot ishte planifikuar të mbahej në Kolegjin Zgjedhor kërkesa e kandidatit demokrat Shkëlqim Shehu në zgjedhjet e 11 majit për rrëzimin e vendimit të KAS.
    Kërkesa e Shkëlqim Shehut për rinumërimin e qarkut Kukës u rrëzua nga KAS.
    Relatorja: Nuk është paraqitur ankuesi Shkëlqim Shehu. Ka depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe ka paraqitur raport mjekësor. Është njoftuar edhe KQZ për seancë dhe janë paraqitur përfaqësuesit.
    Perfaqesuesja e KQZ: Ne e lëmë në çmim të gjykatës kërkesën e palës ankimuese.
    Gjykata shtyn seancën gjyqësore për daten 18 qershor ora 14:00.
    Shehu arriti të merrte një mandat në zgjedhjet parlamentare.

    Top Channel

  • Isuf Çelaj “i merr” mandatin Shkëlqim Shehut, vota e diasporës i jep sërish postin e deputetit

    Isuf Çelaj “i merr” mandatin Shkëlqim Shehut, vota e diasporës i jep sërish postin e deputetit

    Kandidati për deputet nga lista e hapur e PD-së në Kukës, Isuf Çelaj, ka arritur të rikonfirmohet ligjvënës, falë votave të diasporës.
    Ai i ka marrë mandatin kandidatit Shkëlqim Shehu me vetëm 63 vota plus.
    REZULTATE LIVE 

    Sipas KQZ, Isuf Çelaj në përfundim të numërimit të zarfeve nga Greqia ka marrë 7994  vota, ndërsa Shkëlqim Shehu 7931 vota.

    Rezultatet e votimit në Qarkun Kukës:
    Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 20,769 vota – 53.6%
    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 11,770 vota – 30.4%
    Koalicioni Partia Socialdemokrate (PSD) – 5,164 vota – 13.3%
    Partia Mundësia – 294 vota – 0.8%
    Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 93 vota – 0.2%
    Lëvizja Atdheu (LA) – 44 vota – 0.1%
    Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 6 vota – 0.0%
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 342 vota – 0.9%
    Koalicioni Lëvizja Bashkë – 147 vota – 0.4%
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 54 vota – 0.1%
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 42 vota – 0.1%./vizionplus.tv

  • PD-PS, 2 me 1 në Kukës/ Flamur Hoxha dhe Shkëlqim Shehu në Kuvend, socialistës me Shalsin

    PD-PS, 2 me 1 në Kukës/ Flamur Hoxha dhe Shkëlqim Shehu në Kuvend, socialistës me Shalsin

    kandidatët

    KUKËS-Qarku i Kukësit është ndarë në rezultatin 2 me 1 për Partinë Demokratike. Kandidat nga PD është Flamur Hoxha që është në listë të sigurtë dhe Shkëlqim Shehu nga lista e hapur që ka fituar më shumë vota preferenciale me 7493.
    Në qarkun Kukës nga Partia Socialiste është Eduard Shalsi në listë të sigurtë dhe nga lista e hapur nuk merr kandidatë duke qenë se ka vetëm 1 mandat në këtë qark.
    Deputetët e PD nga qarku KukësFlamur Hoxha (lista e mbyllur)Shkëlqim Shehu (lista e hapur)
    Deputeti i PS nga qarku KukësEduard Shalsi (lista e hapur)

  • Oficerët e BKH dhe policia ngrenë dronin në Fier, përplasen me punonjësit e ndërtuesit Shkëlqim Kapllanajt. Pesë të shoqëruar në komisariat

    Oficerët e BKH dhe policia ngrenë dronin në Fier, përplasen me punonjësit e ndërtuesit Shkëlqim Kapllanajt. Pesë të shoqëruar në komisariat

    Në Policinë e Fierit janë shoqëruar pesë persona mbrëmjen e së martës, mes të cilëve edhe dëshmitarë.

    Mësohet se oficerë të BKH-së dhe punonjës të forcave operacionale kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur një dron në hyrje të Fierit që ka shkuar pranë bizneseve të ndërtuesit Shkëlqim Kapllanaj, i afërm i Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiak i Ballshit dhe ish-eksponent i Partisë Demokratike.
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 në lagjen 1 maji kur situata është tensionuar dhe më pas punonjësit e biznesit të ndërtimit mësohet se janë përplasur fizikisht me zyrtarët e BKH-së dhe forcat operacionale.
    Nga informacionet paraprake mësohet se dëshmitarët gjatë marrjes në pyetje në polici kanë thënë se sherri ka nisur për parkim të gabuar të disa automjeteve pranë bizneseve të ndërtuesit Shkëlqim Kapllanaj, ndërsa dikush tjetër ka përmendur edhe ngritjen e një droni. Punonjësit e operacionales kryen kallëzim duke pretenduar sulm për shkak të detyrës.
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se katër të arrestuarit gjendeshin në ambientet e firmës së Shkëlqim Kapllanajt she janë konfrontuar me Operacionalen dhe  BKH.
    Oficerët që kanë bërë denoncimi  thonë që u janë prezantuar qe janë oficerë policie, ndërsa pala tjetër thonë se nuk e dinim që ishin oficerë.
    Policia ka ndaluar Gerald Kollçaku, Orian Isufaj, Klaudjo Kapllanaj, Ledjan Kapllanaj.
    Njoftimi i policisë:
    Fier/Informacion paraprak
    Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.
    Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.
    Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

    Top Channel

  • Oficerët e BKH ngritën dronin, punonjësit e ndërtuesit Shkëlqim Kapllanaj dhunuan efektivët – Detajet

    Oficerët e BKH ngritën dronin, punonjësit e ndërtuesit Shkëlqim Kapllanaj dhunuan efektivët – Detajet

    Në Policinë e Fierit janë shoqëruar pesë persona mbrëmjen e së martës, mes të cilëve edhe dëshmitarë.
    Mësohet se oficerë të BKH-së dhe punonjës të forcave operacionale kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur një dron në hyrje të Fierit që ka shkuar pranë bizneseve të ndërtuesit Shkëlqim Kapllanaj, i afërm i Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiak i Ballshit.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në lagjen 1 maji kur situata është tensionuar dhe më pas punonjësit e biznesit të ndërtimit mësohet se janë përplasur fizikisht me zyrtarët e BKH-së dhe forcat operacionale.
    Nga informacionet paraprake mësohet se dëshmitarët gjatë marrjes në pyetje në polici kanë thënë se sherri ka nisur për parkim të gabuar të disa automjeteve pranë bizneseve të ndërtuesit Shkëlqim Kapllanaj, ndërsa dikush tjetër ka përmendur edhe ngritjen e një droni.
    Punonjësit e operacionales kryen kallëzim duke pretenduar sulm për shkak të detyrës.
    “Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.
    Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.
    Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, njoftoi policia.