Granit Xhaka ka lënë pas një sezon të shkëlqyer. Mesfushori shqiptar ishte një pikë kyçe e Bajer Leverkusenit të Ksabi Alonsos. Paraqitjet pozitive të sezonit e kanë përfshirë Xhakën në formacionin më të mirë për edicionin 2024/25 të Bundesligës.
“Sofascore” e ka përfshirë mesfushorin përkrahë yjeve si Harri Kejni, Virtci, Musiala, Kimishi. Ish-lojtari i Arsenalit është vlerësuar me një notë mesatare sezonale 7.41./Sport Ekspres/
Tag: shkëlqen
-

Granit Xhaka shkëlqen në Bundesligë, përfshihet përkrahë Kejnit, Virtcit, Musialës e Kimishit
-

“Giro d’Italia” në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për garën e Giro d’Italia që po organizohet në Shqipëri.
Nga burgu, Veliaj shprehet se Tirana po shkëlqen sot në sytë e Europës, me garën e cila po ndiqet drejtpërdrejt nga 200 media, duke e shndërruar kryeqytetin në epiqendrën e sportit, por edhe të turizmit dhe mikpritjes.
Ai shkruan se është krenar për punën e bërë gjatë këtyre viteve.
“Shiko sa shumë po shkëlqen Tirana sot në sytë e Europës me super garën e Giro d’Italia, një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe historike të çiklizmit, e cila po ndiqet drejtpërdrejtë nga mbi 200 media në mbarë botën, duke e shndërruar kryeqytetin e shqiptarëve në epiqendrën e sportit, por edhe të turizmit dhe mikpritjes.
Krenar për çfarë kemi bërë në këto vite dhe mirënjohës pa fund për punën e madhe për ta çuar Tiranën tonë aty ku e ka vendin”, shkruan Veliaj. -

Rama: Gjirokastra sot po shkëlqen, vjet kishte 600 mijë turistë. Të huajt dikur na shihnin me përçmim, sot na respektojnë
Kreu i qeverisë, Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët në Gjirokastër.
Kryeministri u ndal te zhvillimet ekonomike dhe turistike të zonës, duke theksuar rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve dhe përmirësimet në infrastrukturë.
Gjatë fjalës së tij, Rama kritikoi skeptikët, duke theksuar se ndryshimet janë të dukshme për banorët e zonës.
Rama: Unë besoj që njerëzit votojnë në shumicë, sepse kur ne themi gjëra me të cilat të tjerët qeshin, edhe pse shumë nga gjërat që bëhen nuk dalin nëpër këto pasqyrat e kënetave, arrijnë drejtpërdrejt te njerëzit. Kur ne themi që Gjirokastra, kur ne morëm detyrën kishte 6 mijë turistë në vit, ndërkohë që vjet kishte 600 mijë, këtë berberhanat e përqeshin, ndërkohë që gjirokastritët e dinë, e shohin përdit.
Këtij qyteti i ishte vënë shqelmi në fyt dhe dukej sikur po jepte shpirt, sot rritet dhe shkëlqen hap pas hapi. Thonë “s’ka ujë, s‘ka drita, s’ka bukë”. “Nuk ka rrugë nëpër fshatra”, “nuk ka ujë të pijshëm”. Njerëzit që jetojnë në fshat e dinë që rruga është përmirësuar. Kur vijmë tek ekonomia…ekonomia nuk është diçka që mund ta mbulosh me lule propogandistike. Nëse njerëzit nuk e ndiejnë në shtëpinë e tyre që ekonomia po fillon të japë fryte ata nuk thonë “vendi po shkon në drejtimin e duhur”, tha ai.
Kreu i qeverisë tha se vendi ka kaluar një transformim të thellë në dekadën e fundit. Nëse para 10 vitesh Shqipëria shihej si një vend “qesharak” nga ndërkombëtarët, sot gëzon respekt dhe një rol dinjitoz në arenën ndërkombëtare.
“Deri para 10 vitesh ne ishim një vend…më besoni, ishte shumë e rëndë për mua kur takoja udhëheqësit e Evropës, sepse e ndieja që kishte brenda tyre një ndjesi..në rastin më të mirë ishte keqardhje, në rastin më të keq përçmim. Ishim një vend qesharak, pa asnjë lloj pozicioni, nuk gëzonte asnjë lloj respekti.
Ishte tamam sikur takon dikë që ti e shikon se po të dëgjon, por po të shikon në një mënyrë që të thotë “mbaro tani se do iki”. Shqipëria kurrë në historinë e vet nuk ka qenë në pozicionin që është sot ndërkombëtarisht. Kjo ka ndodhur sepse procesi i shtetbërjes po shkon drejt përmbylljes së vet. Në momentin që BE të fut brenda, ti je bërë shtet”, tha Rama. -

Bayern interesohet për qendërmbrojtësin spanjoll
Dean Huijsen (20) po shkëlqen te Bournemouth dhe po tregon se mund të bëhet një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë.
Ai është holandez, por luan me kombëtaren e Spanjës. Sipas mediave gjermane, Bayern ka disa vite që e ndjek talentin dhe ka ruajtur kontakte me babain e këtij të fundit.
Kontrata aktuale e Huijsen skadon në vitin 2030 dhe ka klauzolë largimi 58 mln euro. Për të kanë interes edhe Chelsea, Liverpool dhe Arsenal, por Bayern duket më pranë tij.