Interi e ka nisur me goleadë sezonin e ri në Serinë A. Zikaltrit e Kivusë kanë shkëlqyer mbrëmjen e sotme përballë Torinos. Nënkampionët e Italisë kanë mposhtur torinezët me shifrat e thella 5-0.
Bastoni hapi serinë e golave në minutën e 18, për ta vazhduar me pas Turami (36′, 62′), Martinezi (52′) dhe Boni (72′). Një fitore bindëse e Interit, që javën e ardhshme do të përballet me Udinezen më datë 31 gusht./Sport Ekspres/
Tag: shkëlqen
-

Interi i Kivusë shkëlqen në ndeshjen e parë të Serisë A, i shënon 5 gola Torinos
-

Trupi i njeriut ‘shkëlqen’ kur gënjejmë? Kamerat infra të kuqe zbulojnë të vërtetën
Pse trupi i njeriut ‘shkëlqen’ kur gënjejmë? Shkenca zbulon si kamerat infra të kuqe tradhtojnë gënjeshtrat, duke ndriçuar misteret e sjelljes njerëzore.
Një gënjeshtër mund të jetë e padukshme për syrin e njeriut, por kamera termike ka një mendim tjetër.
Në një laborator në Florida, shkencëtarët kanë zbuluar se kur dikush gënjen, fytyra e tij tregon një rritje të lehtë të temperaturës, veçanërisht rreth syve dhe ballit. Kjo ngrohje delikate është aq e qëndrueshme, sa mund të regjistrohet me kamera infra të kuqe. Në thelb, kur një njeri gënjen… ai ‘shkëlqen’.
Trupi i njeriut reagon ndaj stresit apo emocioneve të forta edhe kur nga jashtë duket krejtësisht i qetë. Sipas neurofiziologëve, gënjeshtra shkakton një reagim automatik në sistemin nervor. Rritet qarkullimi i gjakut në fytyrë, aktivizohen gjëndrat e djersës dhe temperatura trupore rritet lehtë. Ndryshimi është i padukshëm për syrin e lirë, por kamerat infra të kuqe e regjistrojnë me saktësi.
Testet klasike të poligrafit (detektorët e gënjeshtrës) bazohen në matjen e rrahjeve të zemrës, presionit të gjakut dhe përçueshmërisë së lëkurës. Por këto të dhëna mund të ndikohen lehtë, qoftë edhe nga emocione të natyrshme.
Ndryshe nga këto metoda, kamerat infra të kuqe ofrojnë një mënyrë më të saktë dhe diskrete: Ato regjistrojnë profile termografike në kohë reale, pa kontakt fizik dhe pa paralajmëruar subjektin. Kjo teknologji po përdoret gjithnjë e më shumë në sigurinë e aeroporteve, marrjet në pyetje dhe studimet psikologjike të kontrolluara.
Kur njeriu gënjen, truri i tij aktivizon zona të caktuara si korteksi prefrontal dhe amigdala – qendra të përpunimit të vendimeve dhe emocioneve. Kjo përpjekje për të qenë bindës shkakton ndryshime të lehta, por të qëndrueshme fiziologjike.
Çuditërisht, as gënjeshtarët më të stërvitur – si agjentët sekretë apo lojtarët profesionistë të pokerit – nuk mund ta fshehin plotësisht ‘nënshkrimin termik’ të një gënjeshtre. Trupi e tregon të vërtetën, edhe kur goja nuk e bën.
Krahasimi me rrjetin e errët të internetit nuk është i rastësishëm. Ashtu si web-i i errët përmban përmbajtje të fshehura nga sipërfaqja, edhe trupi i njeriut fsheh një ‘gjurmë të errët’ — një rrezatim të padukshëm që tregon procese të brendshme psikologjike.
Rrezatimi termik mund të shihet si një ‘nënshkrim i nxehtësisë’ i shpirtit tonë: Të vërtetat dhe gënjeshtrat janë të shkruara mbi ne, edhe pa e kuptuar.
-

Jashari shkëlqen me Milanin në debutim
Ardon Jashari ka debutuar nga minuta e parë sot në miqësoren që Milani zhvilloi me anglezët e Lids, ndeshje e cila u mbyll në barazim 1-1.
Një paraqitje mjaft pozitive ajo e Jasharit, i cili tregoi personalitet në fushë, duke dhënë sinjale se këmbëngulja e gjatë e Igli Tares dhe Milanit ia ka vlejtur.
Milani arriti të shënoijë i pari në minutën e 31-të me anë të Gimenez, duke e mbyllur kështu në avantazh fraksionin e parë të lojës.Në pjesën e dytë kuqezinjtë bënë disa zëvendësime, ndërsa Lids arriti të barazojë shifrat në 1-1 me anë të Staç, në minutën e 67-të. Një gafë e portierit Teraçano, që pësoi një gol që me pak kujdes duhet të ishte neutralizuar.
Ndërkohë paraqitja e Estupian i cili u ble me qëllim për të zëvendësuar Hernandez mund të konsiderohet një dështim.
-

Ronaldo shkëlqen me kontratën faraonike, Messi i shkatërruar nga PSG. Këtë herë buzëqeshi portugezi
Një mbrëmje për t’u harruar për Inter Miami dhe Lionel Messin, të shkatërruar 4-0 nga PSG në 1/8 finale të Botërorit të Klubeve. Një ndeshje që, të paktën për yllin argjentinas, kishte shijen e “hakmarrjes sportive”. Por hakmarrja nuk erdhi, përkundrazi. PSG, edhe pse pa shumë nga yjet e tij, dominoi në çdo aspekt ndaj skuadrës amerikane, e paaftë për të përballuar nivelin teknik dhe dinamizmin e kundërshtarëve, të cilët e mbyllën çështjen e kualifikimit që në pjesën e parë.
Messi ishte spektator i pafat përpara një publiku që priste shumë më tepër nga skuadra e Floridës dhe kapiteni i saj. 8 herë fituesi i “Topit të Artë” e pati të vështirë të linte gjurmë: asnjë goditje e rrezikshme, zero driblime të suksesshme dhe mbi të gjitha asnjë reagim prej lideri.
Një mbrëmje e hidhur, sidomos nëse mendon se vetëm disa ditë më parë ishte rivali i tij i përjetshëm, Cristiano Ronaldo, që mori faqet e para të gazetave: jo për arritje sportive (portugezi nuk merr pjesë në Botërorin për Klube), por për rinovimin e tij stratosferik me Al Nassr, me kontratë prej 200 milionë eurosh në sezon, duke u bërë edhe një herë futbollisti më i paguar në botë.
Krahasimi është i pashmangshëm: Messi, tashmë 38 vjeç, shkëlqen por jo shumë në MLS, ndërsa CR7, në moshën 40-vjeçare, mbetet një “makinë marketing” dhe performancash, i aftë të bëjë diferencën si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, duke shënuar rregullisht dhe fituar shuma astronomike.
Një tjetër mbrëmje që ndez sërish debatin: rivaliteti është i përjetshëm, por e tashmja i buzëqesh më shumë CR7-s sesa argjentinasit. Në pritje të Botërorit 2026 dhe një sfide të mundshme të fundit të madhe mes tyre, ky debat do të vijojë të jetë prezent dhe i ethshëm për fansat e të dyve, por edhe të futbollit global në përgjithësi. -
Shkëlqen Dinamo, Vllaznia dështon në testin me Koper
Dinamo e Ilir Dajës tregon dhëmbët përballë ballkanit të Orges Shehit. Blutë kryeqytetas kanë fituar me rezultatin 4 – 1 ndeshjen përballë ish skuadrës së trajnerit aktual të Dinamo Sitit. Nani, Bregu dhe Mandela me dopietë vendosën këtë test.
-

Tiago Silva shkëlqen në moshën 40-vjeçe, shndërrohet në mur të pakalueshëm kundër Dortmundi
Përballja e sotme mes Fluminenses dhe Dortmundit ka përfunduar në baraspeshë 0-0. Tiago Silva ka udhëhequr ekipin e tij me shiritin e kapitenit në krahë. Edhe pse 40 vjeç, braziliani vazhdonte të ruante një formë mjaft të mirë fizike.
Tiago Silva arriti me sukses ta mbante portën e tij të paprekur, teksa u shndërrua në një mur të pakalueshëm në qendrën e mbrojtjes. Ai fitoi 9 duele në fushën e lojës, më shumë se çdokush tjetër në këtë përballje. Ndërkohë, ish-lojtari i Çelsit ka fituar 8 duele ajrore, ka spastruar 7 herë zonën dhe numëron 3 ndërprerje të pasimeve të kundërshtarëve. Një ndeshje e jashtëzakonshme për të, me anë të së cilës ka dëshmuar përse ka mbajtur vesgu fanella të klubeve të mëdha të Europës./Sport Ekspres/ -

Kosova shkëlqen edhe pa yjet e saj, përmbys Armeninë me 5 gola
Kosova ka përmbyllur me sukses testin e parë miqësor. Dardanët kanë mposhtur me përmbysje Armeninë në “Fadil Vokrri”. Skuadra e dtejtuar nga Foda ka marrë një fitore 5-2, pavarësisht se në fushë luante pa yjet e saj si Muriqi, Zhegrova, Rashica e Rrahmani.
Armenët kaluan të parët në epërsi falë autogolit të shënuar nga Saipi në minutën e 8 të takimit. Dellova ktheu sërish baraspeshën në minutën e 23-të, por vetëm 5 minuta më vonë Sperstiani tundi rrjetën e dardanëve.
Kosova u kundërpërgjigj në pjesën e dytë të lojës. Vojvoda nga pika e bardhë e penalltisë (61′), Emërllahu (71′) dhe Albion Rrahmani (90′, 90’+3′) vulosën fitoren 5-2 të Kosovës përballë Armenisë. Një rezultat pozitiv për ekipin e Fodës, që ende nuk ka nisur fushatën kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026./Sport Ekspres/

