Skënderbeu prej vitesh njihet si një nga klubet kryesore në zbulimin dhe promovimin e talenteve shqiptare e kosovare, mes të cilëve edhe mbrojtësi Leard Sadriu.
Pas një rrugëtimi të qëndrueshëm, lojtari kosovar është shumë pranë një hapi të rëndësishëm në karrierë.
Gjatë gjashtë muajve me FC Arges në Rumani, ai ka zhvilluar 17 ndeshje dhe është vlerësuar si një prej mbrojtësve më të spikatur të kampionatit.
Me dy gola të shënuar dhe paraqitje të rregullta, Sadriu ka tërhequr vëmendjen e trajnerëve dhe skautëve ndërkombëtarë.
Burime të sigurta bëjnë me dije se ai ka arritur marrëveshjen personale me Holstein Kiel, klub i Bundesliga 2.
Aktualisht pritet finalizimi i akordit mes klubeve, me FC Arges që kërkon mbi 1 milion euro për kartonin e tij. Bisedimet vijojnë dhe synimi është që transferimi të mbyllet në fillim të janarit.
Tag: shkëlqen
-

Shkëlqen mbrojtësi i Skënderbeut, niset drejt Gjermanisë
-

E papritshme/ Bajerni kërkon sulmuesin shqiptar që po shkëlqen
Interesimi i gjigantëve të Bajern Mynih për shqiptarin e Kosovës, Fisnik Asllanin po bëhet gjithnjë e më konkret, pasi bisedimet e para mes palëve tashmë janë zhvilluar. Në proces janë përfshirë drejtuesit Max Eberl dhe Christoph Freund. Bavarezët janë mjaft të impresionuar nga zhvillimi i sulmuesit kosovar.
Asllani, 23 vjeç, po kalon një sezon fantastik me Hofenheimin dhe do të largohet në verë falë një klauzole lirimi të përfshirë në kontratën e tij. Forma e tij e shkëlqyer ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane, por Bajerni shihet si destinacioni më i interesuar dhe më konkret deri tani.
Sulmuesi ndodhet aktualisht me përfaqësuesen e Kosovës, një tjetër skenë ku ai po shkëlqen me paraqitjet teksa ka rritur jashtëzakonsiht vlerat e tij. Sezoni i tij deri më tani ka qenë mbresëlënës, duke e bërë një nga lojtarët më të kërkuar në Bundesligë. -

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, e gjen veten mes më të mirëve të kampionatit
Arbër Hoxha po përjeton një formë mjaft të mirë në kampionatin kroat. Sulmuesi shqiptar shënoi një gol spektakolar fundjavën e shkuar, duke rrëmbyer sërish skenën e protagonizmit. Paraqitja e tij është vlerësuar si një nga më të mirat e javës së 12 të kampionatit, teksa ka marrë notën 7.5 nga “Sofascore”./Sport Ekspres/
-

Bonny po shkëlqen me Interin, e zbuloi legjenda e Milanit: Në moshën 16 vjeç ishte tashmë më i miri
20 Tetor 2025
11:43
Alfred Lleshi
Ange-Yoan Bonny po shkëlqen tek Interi, por talentin e tij e zbuloi një legjendë e Milanit, Marco Simone. Ky i fundit tregon se Bonny, vetëm 15-16 vjeç, ishte më i forti mes sulmuesve të Châteauroux dhe shënoi golin e tij të parë profesional me të: “Nuk ishte një ‘bast’, por siguri”. Bonny u ble nga Parma më 31 gusht 2021, ndërsa sot është një nga lojtarët kyç të Interit, duke shënuar dhe siguruar pikë të rëndësishme.
Simone vlerëson potencialin e tij: “Vetëm në karakter duhet të përfundojë së zhvilluari, por kjo vjen me kohën. Është lojtar dinjitoz për Interin. Duke luajtur me profesionistë të nivelit të lartë, do të përfitojë shumë”. Sipas tij, talenti i vërtetë nuk ka moshë: “Një lojtar mund të bëjë diferencën edhe 16 vjeç”.
Edhe pse Simone tani drejton Monaco United Women’s FC, ai gëzohet për Milanin e vendit të parë: “Jam i lumtur për Allegrin dhe stafin. Rikthimi menjëherë i ‘Djallit’ në krye është padyshim arritje e kënaqshme”. -

Po shkëlqen me Monaco, skuadra franceze mendon blerjen e kartonit të sulmuesit të huazuar nga Barcelona
16 Tetor 2025
10:52
Telesport
Pritjet e tepërta dhe mosha e tij e re e tradhtuan atë në përvojën e tij të parë në Barcelonë, duke zhdukur talentin që kishte treguar te klubi “blaugrana”.
Që nga transferimi te Monaco, sulmuesi spanjoll Ansu Fati është rikthyer në shkëlqimin e tij të dikurshëm, duke shënuar gjashtë gola në pesë paraqitjet e tij të para.
Pavarësisht shifrave dhe formës së tij të jashtëzakonshme, Monaco thuhet se ende nuk ka vendosur nëse do ta ushtrojë opsionin prej 11 milionë eurosh për ta blerë 100% kartonin e 22-vjeçarit.
Siç theksoi drejtori sportiv i klubit francez, Thiago Scuro: “Do të jetë e rëndësishme që Ansu Fati të marrë gjithnjë e më shumë kohë loje për t’u bërë një lojtar kyç.” -

Në super formë këtë fillim sezoni, Inter përgatit rinovimin e kontratës për futbollistin që po shkëlqen me Chivu
9 Tetor 2025
20:16
Telesport
Mediat italiane raportojnë se Inter ka nisur nga puna për të rinovuar kontratën me Federico Dimarco. Mbrojtësi i krahut të majtë po shkëlqen këtë fillim sezoni nën drejtimin e Cristian Chivu, ku ka shënuar edhe dy gola dhe ka dhënë 3 asiste në 8 ndeshje.
Gjithashtu, Dimarco është në krye të Serie A, për krosimet e kompletuara (23), rastet e krijuara (22) dhe mundësitë e mëdha të krijuara (11). Kontrata aktuale e 27-vjeçarit skadon në vitin 2027, drejtuesit e klubit zikaltër po punojnë për të rinovuar deri në vitin 2029 ose në vitin 2030.
Për italianin pati interes të madh nga Newcastle gjatë merkatos së fundit, por me formën e treguar në këtë fillim sezoni, vështirë se Inter mund të lejojë largimin e tij, edhe pse ofertat për të nuk do mungojnë gjatë merkatos së janarit dhe asaj të verës. -

Teuta shkëlqen ndaj Elbasanit, skuadra e Dobit pa pika të…dobëta
Teuta shkëlqen ndaj Elbasanit në udhëtim, por pa mundur dot të realizojë surprizën me pikë të plota. Ngjau në “Elbasan Arena” te takimi i fundit i ditës së shtunë mes AF Elbasanit dhe Teutës i përfunduar 0-0.
Ndonëse starti ishte më i mirë për vendasit pa kaluar 5 minuta lojë ekipi durrsak me Dobin në timon nisi të kontrollojë, qarkullojë dhe të shfaqet rrezikshëm te porta e Janaçek.
Shtylla e Maçollit në pjesën e parë dhe kolektiviteti i ‘Djemëve të Detit’ me një dyshe fantastike në fushë si braziliani Vidal por dhe Toli etj ishin vitrinë e një loje mjaft premtuese të kësaj Teute të ‘re’. Në anën tjetër Elbasani zhgënjeu shumë pasi askush nga lojtarët e mesfushës apo sulmit nuk bëri asgjë te porta e Selmanit.
Vazhdo leximin
-

Spektakël kuqezi, Milan shkëlqen dhe fiton pastër në Udine
Milan shkëlqen në Udine duke fituar 0-3 ndaj Udineses. Pulisic nderoi kuqezinjtë në pjesën e parë, me një gol 5 minuta nga fundi.
Edhe pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Fofana ndëshkoi vendasit. Goli i dytë Pulisic “vulosi” një herë e mirë fatin e takimit.Ndeshja e radhës për ekipin e Allegrit është ndaj Lecces, takim ky i vlefshëm për Kupën e Italisë. Udinese sfidon Palermon po në Kupën e Italisë.
© BalkanWeb -

Sylvinho e ka “harruar”, ylli shqiptar shkëlqen me gol dhe asist në Angli dhe vlerësohet sërish si më i miri i ndeshjes
Anis Mehmeti ishte protagonisti absolut në fitoren mbresëlënëse të Bristol City në transfertë ndaj Sheffield United, me rezultatin e pastër 0-3, në kuadër të javës së fundit të Championship.
Sulmuesi shqiptar jo vetëm që shënoi një gol dhe dhuroi një asist, por ishte vazhdimisht i rrezikshëm për mbrojtjen vendase, duke bërë që platforma “Sofascore” ta vlerësojë me notën më të lartë të ndeshjes – 8.0, më e larta në të gjithë takimin.
Mehmeti goditi drejt portës pesë herë, ndërsa në një rast tronditi edhe shtyllën. Dy nga pasimet e tij rezultuan kyçe në aksione të rrezikshme për ekipin e tij, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë fillim sezoni.
Ky nuk është rasti i parë që 23-vjeçari shqiptar shkëlqen në Championship. Edhe sezonin e kaluar ai ishte një nga pikat më të forta të Bristol City, por këtë sezon duket se po ngjit një nivel tjetër në lojën e tij.
Gjithsesi, Mehmeti është ende në pritje të një ftesë nga Sylvinho, i cili nuk ka luajtur me Kombëtaren që nga vera e vitit 2023.
