Tag: shkelin

  • “Rrëzojini avionët e Moskës kur shkelin hapësirën”, pas deklaratës së Trump, paralajmëron ambasadori rus: Nëse NATO i prek, do përgjigjemi me luftë

    “Rrëzojini avionët e Moskës kur shkelin hapësirën”, pas deklaratës së Trump, paralajmëron ambasadori rus: Nëse NATO i prek, do përgjigjemi me luftë

    Ambasadori rus në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar se rrëzimi i një aeroplani rus nga forcat e NATO-s në hapësirën ajrore të ndonjë vendi aleat do të çojë në luftë.

    Deklarata u bë gjatë një interviste me kanalin francez të lajmeve RTL, në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe aleancës perëndimore janë në rritje.
    Komentet e Meshkov vijnë pas deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili u shpreh se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore.
    “Rrëzimi i një avioni rus do të përbënte një akt lufte, e dini ka shumë aeroplanë të NATO-s që shkelin hapësirën ajrore ruse, me qëllim ose jo, por kjo ndodh mjaft shpesh. Ata nuk qëllohen më pas”, tha ambasadori rus.
    Pas deklaratave të ambasadorit, vendet anëtare të NATO-s kanë raportuar një numër incidentesh të ndodhura javët e fundit, ku avionë dhe dronë rusë kanë shkelur hapësirën e tyre ajrore.
    Më 10 shtator, Polonia raportoi rrëzimin e të paktën tre dronëve rusë në territorin e saj, ndërsa Rumania konfirmoi fluturimin e një avioni pa pilot rus për afro një orë mbi hapësirën e saj ajrore. Ndërkohë, më 19 shtator, Estonia tha se tre avionë luftarakë MiG-31 të Forcave Ajrore Ruse kishin hyrë në hapësirën ajrore të vendit për 12 minuta.
    Moska ka mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pabazuara dhe pjesë të një fushate kundër saj. Ambasadori Meshkov përsëriti linjën zyrtare të Kremlinit, duke hedhur poshtë edhe lidhjet me aktivitetet e dyshimta të dronëve të vërejtur në Danimarkë dhe Norvegji në fillim të kësaj jave.
    Incidentet e përsëritura në kufijtë lindorë të NATO-s po tensionojnë më tej marrëdhëniet tashmë të acaruar mes Perëndimit dhe Rusisë, sidomos që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
    Muajt e fundit, zyrtarë perëndimorë kanë paralajmëruar për një rrezik të përplasjes ushtarake të drejtpërdrejtë me Rusinë në vitet në vijim, veçanërisht nëse lufta në Ukrainë përshkallëzohet ose zgjat më tej.

    Top Channel

  • Akuzat për shkeljet e hapësirës ajrore, Rusia i përgjigjet NATO-s: Histeri e ekzagjeruar ndaj pilotëve tanë

    Akuzat për shkeljet e hapësirës ajrore, Rusia i përgjigjet NATO-s: Histeri e ekzagjeruar ndaj pilotëve tanë

    Rusia i cilëson si “histeri” pretendimet e NATO-s për shkelje të hapësirës ajrore të aleancës. Këto deklarata vijnë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët duhet të rrëzojnë avionë rusë, nëse ata shkelin hapësirën ajrore të tyre.

    Shtetet e NATO-s kanë thënë se disa avionë luftarakë dhe dronë rusë kanë shkelur hapësirat ajrore të shteteve evropiane gjatë javëve të fundit, duke e akuzuar Moskën se po teston kufijtë e aleancës ushtarake perëndimore.
    “Ne po dëgjojmë një histeri të ekzagjeruar lidhur me pilotët tanë ushtarakë që gjoja po shkelin disa rregulla dhe po shkelin hapësirën ajrore të ndonjë shteti”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se këto pretendime ishin “të pabaza”.
    Avionët e NATO-s kanë detektuar tre avionë luftarakë rusë javën e kaluar, pasi ata hynë në hapësirën ajrore estoneze mbi Gjirin e Finlandës.
    Më 22 shtator, Danimarka u detyrua të mbyllë një aeroport në Kopenhagë, pasi tha se dronë të paidentifikuar detyruan dhjetëra fluturime të anuloheshin apo të ndryshonin itinerarin, duke prekur mijëra pasagjerë.
    “Aviacioni ynë ushtarak respekton të gjitha rregullat e fluturimeve, udhëhiqet nga to dhe iu përmbahet në mënyrë të rreptë”, tha Peskov gjatë një konference për media për gazetarët. Më herët, incidente me dronë u regjistruan edhe në Rumani e Poloni

    Top Channel

  • Rusia i cilëson si “histeri” akuzat e NATO-s për shkelje të hapësirës ajrore

    Rusia i cilëson si “histeri” akuzat e NATO-s për shkelje të hapësirës ajrore

    Rusia i mohoi pretendimet e NATO-s se Moska ka shkelur hapësirën ajrore të aleancës, duke i cilësuar si “histeri”.
    Këto deklarata vijnë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët duhet të rrëzojnë avionë rusë nëse ata shkelin hapësirën ajrore të tyre.
    Shtetet e NATO-s kanë thënë se disa avionë luftarakë dhe dronë rusë kanë shkelur hapësirat ajrore të shteteve evropiane gjatë javëve të fundit, duke e akuzuar Moskën se po teston kufijtë e aleancës ushtarake perëndimore.

    “Ne po dëgjojmë një histeri të ekzagjeruar lidhur me pilotët tanë ushtarakë që gjoja po shkelin disa rregulla dhe po shkelin hapësirën ajrore të ndonjë shteti”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se këto pretendime ishin “të pabaza”.
    Më 23 shtator, Trump tha se shtetet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata shkelin hapësirat e tyre ajrore.
    Avionët e NATO-s kanë detektuar tre avionë luftarakë rusë MiG-31 javën e kaluar, pasi ata hynë në hapësirën ajrore estoneze mbi Gjirin e Finlandës.
    Më 22 shtator, Danimarka u detyrua të mbyllë një aeroport në Kopenhagë pasi tha se dronë të paidentifikuar detyruan dhjetëra fluturime të anuloheshin apo të ndryshonin itinerarin, duke prekur mijëra pasagjerë.
    “Aviacioni ynë ushtarak respekton të gjitha rregullat e fluturimeve, udhëhiqet nga to dhe iu përmbahet në mënyrë të rreptë”, tha Peskov gjatë një konference për media për gazetarët.
    NATO tha një ditë më parë se “është ende herët të thuhet” nëse dronët që fluturuan mbi Danimarkë lidhen me shkeljet e fundit të hapësirës ajrore të aleancës nga Rusia.
    Incidentet pasojnë inkursionet me dronë në Rumani dhe Poloni. Në Poloni, disa fluturake pa pilot u rrëzuan nga avionët e NATO-s.

  • Presidenti Trump: Vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë nëse shkelin hapësirën e tyre ajrore

    Presidenti Trump: Vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë nëse shkelin hapësirën e tyre ajrore

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump  u shpreh  se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata shkelin hapësirën e tyre ajrore . 
    I pyetur gjatë një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky nëse Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin një vendim të mundshëm të NATO-s për të rrëzuar avionët rusë që shkelin hapësirën ajrore të aleatëve, Trump u përgjigj: “Po, besoj se po.” 
    Trump shtoi se  do t’i mbështeste ushtarakisht aleatët e NATO-s, dhe see kjo do të “varej” nga rrethanat. 
    Deklaratat Trump-Zelensky 
    Presidenti amerikan theksoi, duke folur me gazetarët para takimit: “E vlerësojmë këtë takim, patëm një ditë interesante dhe shumë produktive, dhe tani po fillojmë një takim me presidentin, të cilin të gjithë e njohim shumë mirë. Ai është një burrë i guximshëm, po lufton një luftë të vështirë dhe do të shohim se si do të zhvillohet kjo. Do të kemi një takim dhe kemi rreth 30 takime të planifikuara sot. Do të shkojmë mjaft vonë natën, por ky është një takim i rëndësishëm dhe kemi respekt të madh për luftën që po lufton Ukraina . Është vërtet mbresëlënëse. 
    ” Zelensky, nga ana e tij, tha: “Faleminderit për këtë takim dhe për përpjekjet tuaja për të ndaluar këtë luftë. Tani do të kemi një takim për fëmijët e Ukrainës. Faleminderit për përfshirjen personale të Melanias (red. Trump) në këtë çështje. Është shumë e rëndësishme. Do ta informoj presidentin dhe ekipin e tij për atë që po ndodh në fushën e betejës. Kemi lajme të mira. Sigurisht, duam t’i japim fund luftës.” 
     
     

  • Polonia e vendosur pas provokimeve ruse: Do të rrëzojmë objektet fluturuese që shkelin territorin tonë

    Polonia e vendosur pas provokimeve ruse: Do të rrëzojmë objektet fluturuese që shkelin territorin tonë

    Polonia do të reagojë me vendosmëri ndaj shkeljeve të hapësirës së saj ajrore. Kryeministri polak Donald Tusk e deklaroi këtë, duke theksuar se Varshava është “e gatshme të marrë çdo vendim për të rrëzuar objektet fluturuese kur ato shkelin territorin tonë dhe fluturojnë mbi Poloni”. 
    Megjithatë, “kur kemi të bëjmë me situata që nuk janë plotësisht të qarta, siç është fluturimi i fundit i avionëve luftarakë rusë mbi platformën e naftës Petrobaltic – megjithëse pa asnjë shkelje, sepse këto nuk janë ujërat tona territoriale – ne duhet të mendojmë dy herë para se të vendosim për veprime që mund të shkaktojnë një fazë shumë akute të konfliktit”. 
    Ndërkohë, nga Moska ka ardhur reagimi: “Ne besojmë se këto fjalë janë boshe, të pabaza dhe një vazhdim i trendit krejtësisht të pakufizuar të përshkallëzimit të tensioneve dhe provokimit të një klime konfrontimi”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, në përgjigje të akuzave që Talini kishte ngritur së fundmi ndaj forcave ruse se kishin shkelur hapësirën ajrore të Estonisë. 
     

  • Berisha edhe kundër BE: 2030-ta, jo realiste! Drejtësia e re si në diktaturë

    Berisha edhe kundër BE: 2030-ta, jo realiste! Drejtësia e re si në diktaturë

    “Viti 2030 nuk është vit realist. Kur shikon vendet, të cilat shkelin masivisht zgjedhjet, shkelin të drejtat e njeriut, po të shkosh në burgjet shqiptare, 70 përqind e të burgosurve janë në paraburgim, pra thjesht plasi aty.
    Po të shikosh të drejtën e pronës dhe të drejtat e tjera, janë shkelje masive e të drejtave të njeriut. Sikurse u thashë, nuk ekziston një ekonomi tregu konkurruese në këtë vend. Kemi një narko-ekonomi dhe ekonomia e oligarkëve dhe klientëve”, tha Berisha.
    Arsyen kryesore e lidh me akuzat që edhe një herë i përsëriti në një tryezë diskutimi me përfaqësues të fondacionit të Partive Popullore Europiane, Martens Centre, se Prokuroria e Posaçme dhe drejtësia e reformuar janë të kontrolluara nga qeveria.
    “Kemi një prokurori të posaçme, pothuajse identike me kohën e diktaturës. Këto reforma, të cilat i dhanë qeverisë kontrollin e gjyqësorit po shkatërrojnë vendin dhe janë shumë të dëmshme për demokracinë në Shqipëri. Asnjë prokuror nuk duhet të kontrollojë gjyqtarin, gjyqtari duhet të ushtrojë kontrolle të tjera”, vijoi Berisha.
    Por ndonëse i pakursyer në akuza ndaj njerëzve të drejtësisë, Berisha mori në mbrojtje prokuroren e Shkodrës Elsa Gjeli për të cilën tha se Rama po bën luftë politike për ta shkarkuar.
    “Prej dy javësh ajo po merret me një prokurore të re që kishte zbatuar ligjin dhe jo vullnetin e kryeministrit. Dhe tani po bëhet luftë se si ta shkarkojnë dhe ta shajnë”, tha Berisha.
    Integrimi sipas kreut të opozitës është zvarritur edhe nga politikat që Rama e Vuçiç kanë ndjekur me nisma rajonale.
    “Problemi është se autokratët e rajonit, filluan me projekte të reja. Shpeshherë ne mendonim se as Rama dhe as Vuçiç nuk ishin të interesuar për integrimin. Ata shanin dhe hidhnin fajin lodhjes dhe shpikën ‘Ballkanin e Hapur’, theksoi ai.
    Nuk harroi pa përmendur zgjedhjet, që sipas tij do të çojnë në parlament, e më tej si përfaqësues të Shqipërisë në institucionet evropiane njerëz të dalë nga krimi.
    Ndërsa përfaqësuesi i fondacionit të Partive Popullore Evropiane, Martens Centre Tomi Huhtanen tha se rruga drejt integrimit duhet të shoqërohet me reforma të thella që luftojnë korrupsionin e krimin e organizuar.

  • Rusia i del në krah Kinës: Tarifat e Trump shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare

    Rusia i del në krah Kinës: Tarifat e Trump shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare

    Rusia ka akuzuar SHBA-në për shkelje të rregullave të tregtisë ndërkombëtare duke vendosur tarifa 104% për importet nga Kina.“Uashingtoni nuk duket se është i detyruar nga normat e ligjit të tregtisë ndërkombëtare,” thotë zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova.
    Ajo shton se vendimet tarifore të marra nga Trump “shkelin rregullin themelor të OBT-së”.Po ashtu shtetet anëtare të BE-së kanë mbështetur kundërmasat kundër SHBA-së, në ditën kur u vendos tarifa prej 20% e Donald Trump ndaj bllokut.
    Ky votim evropian është në përgjigje të tarifave të mëparshme të SHBA-së të bëra për importet e çelikut dhe aluminit nga BE, të shpallura muajin e kaluar dhe që arrijnë në një taksë prej 25%.

  • Rusia i del në krah Kinës: Tarifat e Trump shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare!

    Rusia i del në krah Kinës: Tarifat e Trump shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare!

    Rusia ka akuzuar SHBA-në për shkelje të rregullave të tregtisë ndërkombëtare duke vendosur tarifa 104% për importet nga Kina.

    “Uashingtoni nuk duket se është i detyruar nga normat e ligjit të tregtisë ndërkombëtare,” thotë zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova.
    Ajo shton se vendimet tarifore të marra nga Trump “shkelin rregullin themelor të OBT-së”.
    Po ashtu shtetet anëtare të BE-së kanë mbështetur kundërmasat kundër SHBA-së, në ditën kur u vendos tarifa prej 20% e Donald Trump ndaj bllokut.
    Ky votim evropian është në përgjigje të tarifave të mëparshme të SHBA-së të bëra për importet e çelikut dhe aluminit nga BE, të shpallura muajin e kaluar dhe që arrijnë në një taksë prej 25%.

    Top Channel

  • Rutte: Tarifat amerikane nuk shkelin nenin 2 të NATO-s

    Rutte: Tarifat amerikane nuk shkelin nenin 2 të NATO-s

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është pyetur për tarifat e SHBA-së duke iu përmendur Neni 2 i traktatit të NATO-s që thotë se të gjithë aleatët duhet të eliminojnë konfliktin në politikat ekonomike dhe inkurajon bashkëpunimin ekonomik mes tyre.

    Ai është përgjigjur se roli i tij është të fokusohet në mbrojtjen e territorit të NATO-s.

    Edhe pse disa herë është munduar t’i shmangë pyetjet lidhur me tarifat e SHBA-së, Rutte ka shtuar se mendon se masat e SHBA-së nuk shkelin Nenin 2. Ai po ashtu ka shmangur edhe pyetjet lidhur me Grenlandën dhe interesin e presidentit amerikan për ta kontrolluar.

  • CDU dhe SPD do të kërkojnë sanksione për vendet anëtare që shkelin parimet themelore të BE-së

    CDU dhe SPD do të kërkojnë sanksione për vendet anëtare që shkelin parimet themelore të BE-së

    Edhe pse nuk përmendet në mënyrë specifike, Hungaria e Orbanit është në ‘radarët’ e partnerëve të ardhshëm të qeverisë së re gjermane, raporton artikulli i Politico.

    Partnerët e ardhshëm të qeverisë gjermane, Unioni Kristian Demokrat (CDU/CSU) dhe Partia Social Demokratike (SPD), do të kërkojnë të ndalojnë fondet dhe të pezullojnë të drejtat e votës për vendet anëtare të Bashkimit Evropian që shkelin rregullat, si ato që lidhen me shtetin e së drejtës.
    Sipas një raporti të Politico, si pjesë e negociatave për marrëveshjen e tyre programore, partnerët bien dakord t’i kërkojnë BE-së të vendosë sanksione ndaj shteteve anëtare që shkelin parimet themelore, siç është sundimi i ligjit.
    Hungaria e Viktor Orbanit është në shënjestër, megjithëse emri i saj nuk përmendet, sqaron botimi. Megjithatë, konsiderohet se “drafti i referohet qartë shkelësit më të keq të BE-së, i cili prej vitesh është akuzuar për shpërfilljen e rregullave demokratike, kufizimin e lirisë së shtypit dhe pavarësisë së gjyqtarëve”.
    “Mjetet mbrojtëse ekzistuese, nga procedurat e shkeljes dhe mbajtja e fondeve të BE-së deri te pezullimi i të drejtave të tilla si vota, duhet të jenë shumë më konsistente se më parë,” thuhet në një draft të marrëveshjes programore të partnerëve të mundshëm, raporton revista.
    Ai gjithashtu vë në dukje se qeveria e ardhshme gjermane “dëshiron të kërkojë zgjerimin e votimit të shumicës së cilësuar në Këshillin e BE-së, veçanërisht për disa çështje të politikës së jashtme dhe politikës së sigurisë, si vendosja e sanksioneve”. Kjo, sqarohet, do të lejonte marrjen e vendimeve përkatëse pa pëlqimin e Hungarisë.

    Top Channel