Tag: shkeli

  • Netanyahu: Hamasi shkeli armëpushimin në Rafah, ne do të kundërpërgjigjemi

    Netanyahu: Hamasi shkeli armëpushimin në Rafah, ne do të kundërpërgjigjemi

    Kryeministri Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Hamasi vazhdon të shkelë marrëveshjen e armëpushimit dhe të kryejë akte terroriste kundër forcave tona.

    “Izraeli nuk do të tolerojë shënjestrimin e ushtarëve të Forcave të Armatosura të Izraelit dhe do të përgjigjet në përputhje me rrethanat”, tha ai.

    Kjo deklaratë erdhi pasi katër ushtarë u plagosën në përleshjet në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.

  • I shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë, arrestohet 42-vjeçari

    I shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë, arrestohet 42-vjeçari

    Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi shkeli kembën e një efektiveje teksa po përpiqej t’u largohej forcave të rendit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. H., 42 vjeç, pasi është konstatuar se kishte parkuar automjetin në menyrë të parregullt duke penguar lëvizjen.
    Në momentin që i është kërkuar ta lëvizë automjetin, ai ka kundërshtuar dhe në tentativë për t’u larguar, me gomën e automjetit i ka shkelur këmbën punonjëses së policisë në detyrë”, njoftoi policia.

  • Shkeli perimetrin e sigurisë në Ksamil, ndëshkohet me 100 mijë lekë drejtuesi i Jet Ski

    Shkeli perimetrin e sigurisë në Ksamil, ndëshkohet me 100 mijë lekë drejtuesi i Jet Ski

    Një person është gjobitur me 100 mijë lekë të rinj gjobë në Ksamil, pasi shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke lundruar me Jet Ski në zonën e pushuesve.

    Njopftimi:
    Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke lundruar me Jet Ski në zonën e pushuesve, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, pronari i mjetit lundrues.

    Bllokohet nga shërbimet e Policisë Kufitare mjeti lundrues tip Jet Ski.
    Shërbimet e Policisë Kufitare Port Sarandë, krahas patrullimit të vijës bregdetare me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë në zonën e 📍 Ksamilit, pas një ankese të ardhur në portalin e bashkëqeverisjes, ku denoncohej një mjet Jet Ski që lundronte brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, duke i rrezikuar ata, pamjet të këtij rasti janë publikuan më pas edhe në rrjetet sociale.
    Pas verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare identifikuan mjetin lundrues Jet Ski, në pronësi të shtetasit S. D, ndaj të cilit u vendos masa administrative prej 100 000 lekësh, për shkelje të nenit 24/1/c, “Shkelja e perimetrit të sigurisë, duke lundruar në zonat e ndaluara”,  të Ligjit nr. 43/2020, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues.
    Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të qëndrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për lundrim.
    Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

  • Shkeli perimetrin e sigurisë me varkën në liqen dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë pronari

    Shkeli perimetrin e sigurisë me varkën në liqen dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë pronari

    Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke lundruar me varkë metalike, ndëshkohet me masë administrative 100 mijë lekë drejtuesi dhe bllokohet mjeti lundrues. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare Pogradec kanë kryer një aksion patrullimi në ujërat e liqenit gjatë orëve të fundit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike.
    Shkelja është konstatuar në vendin e quajtur “Guri i Kuq”, ku një varkë metalike po lundronte në afërsi të pushuesve. “Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar mjetin lundrues dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin E. B., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020”, bëri me dije policia vendore.

    Policia Kufitare apeloi gjithashtu për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që “të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete”, si dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast kundravajtjeje.

  • Mesi huton kundërshtarin me praninë e tij, Estevao: Më shkeli syrin në fillim të ndeshjes, m’u drodhën këmbët

    Mesi huton kundërshtarin me praninë e tij, Estevao: Më shkeli syrin në fillim të ndeshjes, m’u drodhën këmbët

    Inter Majemi ka siguruar kualifikimin në 16 më të mirat e Botërorit të Klubeve 2025. Skuadra amerikane u përball me Palmeirasin në ndeshjen e fundit në grup, të cilën e barazoi me shifrat 2-2. Megjithëse në moshën 38-vjeçare Mesi vazhdon të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në fushë, teksa vetë prania e tij i intimodon kundërshtarët. Lojtari i Palmeirasit, Estevao, ka thënë pas përfundimit të ndeshjes se nisën t’i dridheshin këmbët kur pa 7 herë fituesin e Topit të Artë në fushë. Estevao nuk i ka kursyer elozhet për yllin argjentinas.
    “Në fillim të ndeshjes Mesi më shkeli syrin dhe këmbët e mia filluan të dridheshin. Vetëm duke e parë Mesin unë u tejmbusha me emocione. Ai është idhulli im, frymëzimi im. Ishte një nder i madh për mua që të ndaja fushën me të. Një përvojë e paharrueshme”, ka deklaruar Estevao./Sport Ekspres/

  • Spahiu: Irani shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e tre vendeve myslimane

    Spahiu: Irani shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e tre vendeve myslimane

    Juristi Kreshnik Spahiu flet për zhvillimet e fundit, ku Irani sulmoi me 6 raketa bazat amerikane në Katar dhe Irak. Për të Irani shkeli të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e Katarit, Irakut dhe Bahrenit.
    ”Futja me vonesë e SHBA në konflikt, edhe pse SHBA se ka shpallur ligjin e luftës me Iranin. Pra bombardimi quhet sporadik dhe ende s’ka një miratimin të futjes së SHBA në konflikt

    . Kjo hapësirë ka nxjerr zbuluar dobësit e Iranit dhe të Izraelit, sa më shumë ato vijojnë luftën vendet e tjera kuptojnë forcën dhe dobësinë që kanë dy vendet. Pritej që Irani të kishte një mbrojtje më të mirë gjë që nuk rezultoi kështu”.

  • Avioni luftarak rus ‘shkel’ territorin e NATO-s

    Avioni luftarak rus ‘shkel’ territorin e NATO-s

    Një avion luftarak rus shkeli territorin e NATO-s për gati një minutë, ndërsa përpiqej të kontrollonte një anije nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar, të cilën Estonia u përpoq ta ndalonte, tha ministri i jashtëm i vendit të Evropës Lindore.

    Pasi cisterna e naftës Jaguar që shkonte për në Rusi, e cila u vendos në listën e sanksioneve të Britanisë të premten e kaluar, refuzoi të bashkëpunonte me një përpjekje për të hipur në të, marina estoneze tha se ajo u shoqërua në ujërat ruse.
    Anija ishte akuzuar për lundrim të paligjshëm pa flamur.
    “Federata Ruse dërgoi një avion luftarak për të kontrolluar situatën dhe ky avion luftarak shkeli territorin e NATO-s për gati një minutë”, tha ministri i jashtëm estonez Margus Tsahkna në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s.
    “Duhet të kuptojmë se Rusia është përpjekur zyrtarisht të lidhet me ‘flotën në hije’ ruse”, tha ai, duke shtuar se Rusia ishte treguar e gatshme ta mbronte atë duke dërguar avionin.
    Tsahkna e përshkroi situatën si “shumë serioze“.
    Jaguar është një nga më shumë se 100 anijet në “flotën në hije” të Rusisë, një term që vendet perëndimore e përdorin për anijet që akuzojnë Moskën se i vendos për të shmangur sanksionet ndërkombëtare, të cilat zakonisht janë të parregulluara dhe të pasiguruara nga organizatat e rregullta perëndimore.

    Top Channel