Tag: shkel

  • “Thëllëza që shkel mbi vesë” – një xhevahir i këngës polifonike labe

    “Thëllëza që shkel mbi vesë” – një xhevahir i këngës polifonike labe

    Nga Sadedin Mezuraj

    Kënga polifonike labe, e ardhur nga rrjedha e gjatë e shekujve, i ngjan një deti të pafundëm të mbushur me margaritarë të bukurisë. Në këtë hapësirë të gjerë shpirtërore, mes mijëra krijimesh anonime të poetit popullor, disa këngë shkëlqejnë si perla të rralla që do t’ua kishin zili edhe mbretërit që zbukuruan kokën e tyre mediokre me kurora të ngarkuara me safirë, smeralde, flori e diamante.

    Ndër xhevahirët më vezullues të kësaj kurore metaforike që krijoi tradita labe, mbetet padyshim kënga “Thëllëza që shkel mbi vesë”- një nga krijimet më të ndritura të lirizmit popullor shqiptar.

    1. Dashuri dhe pengesa

    Këngët lirike labe të dashurise mbartin shpesh një hije dhimbjeje e pengimi, jo për shkak të ndonjë sentimentalizmi ontologjik të shpirtit lab, por sepse realiteti etik, kulturor dhe shoqëror tradicional e bënte dashurinë të vështirë, të pamundur, të përjetuar me ankth dhe të mbushur me sakrifica.

    Ndjenja nuk ishte e lirë: ishte e rrethuar nga kufizime, nga norma sociale, nga sy të tjerë që vëzhgonin dhe bënin hatanë, në kushtet e një morali të rreptë patriarkal që prevalonte mbi “gjuhën” e zemrave.

    Në këtë mozaik të tensionuar emocional, “Thëllëza që shkel mbi vesë” bën përjashtim.

    Ajo i përket atyre pak këngëve ku dashuria jo vetëm ndodh, por kremtohet – me gëzim të përmbajtur, me solemnitet shpirtëror, me një çlirim të brendshëm që ndjehet në çdo varg.

    2. Thëllëza – metafora e vajzës së bukur labe

    Në traditën e Labërisë (dhe jo vetëm), vasha krahasohet shpesh me thëllëzën: shpendin e egër te viseve malore të Labërisë, i bukur, i shpejtë, me këngën karakteristike dhe me pendët shumëngjyrëshe.“Të shkelësh mbi vese” nuk është thjesht të ecësh lehtë; është të fluturosh mbi çastet e agimit, mbi njomësinë e mëngjesit, mbi lotët argjenduar të barit që sapo ka çelur.Vesa përçon brishtësinë, pastërtinë, dëlirësinë e ndjenjës. Djersa, nga ana tjetër, është shenjë simbolike e nxitimit, e zjarrit të brendshëm, e ankthit të ëmbël të takimit.

    Vesa + Djersa = metafora e dy ekstremeve të dashurisë: brishtësia dhe vlimi, dëlirësia dhe zjarrmia.Kjo është një nga magjitë më të bukura të kësaj kënge.Vargu “Lere, lere aman aman” –përcjell tensionin e brendshëm të pritjes dhe pengesat e hasura në udhën e dashurisë.Refreni i përsëritur – “Lere, lere aman aman” – ka funksion performativ.Nuk është thjesht një mbushës muzikor, por bart një kod të tërë emocional të traditës labe.Kjo thirrje, në vetvete, përmbledh lodhjen, pritjen, emocionin, ankthin dhe shpërthimin e gëzimit që mezi përmbahet.

    Në Labëri, “Lere, lere aman se ç’ kemi hequr!” përdoret kur përshkruhet diçka e pazakontë, e fortë, e veçantë. Këtu funksionon si pikë kulmore e tensionit të brendshëm të dy të dashuruarve që më në fund po bashkohen.“Me buzën lule behari”Duhet të ketë qënë një mëngjes prilli, kur lulet kanë çelur mbi faqen e dheut e kur ” Lis jeta ka ndërruar/ edhe deti uj të ri”- sikurse këndoi në një nga kangjelat e tij melankolike De Rada- romantiku i madh i Arbëreshëve të Italisë.

    Dhe në atë lulëri plot ngjyra , dy buzët e vashës feksin si lule behari- plot njomështi dhe zjarre shpirti.

    3.Dhe deti që mahnitet nga bukuria!

    Vargu “Kur të pa deti me valë / tha sikur të isha djale” është një nga figurat më homerike të folklorit shqiptar. Poeti popullor nuk na jep asnjë detaj të drejtpërdrejtë të bukurisë së vajzës; ai e tregon përmes mahnitjes së natyrës.

    Vetë deti – simbol i fuqisë, i madhështisë, i pafundësisë – ngelet pa fjalë, i tronditur, i dëshiruar.

    Natyra sillen rreth vajzës, sikur ajo të ishte qendra e universit.

    Kjo mënyrë përshkrimi të kujton Homerin, i cili bukuritë më të mëdha nuk i jep kurrë drejtpërdrejt, por përmes efekteve që ato shkaktojnë te të tjerët.

    Dhe deti psherëtin:“Ah, sikur të isha djalë, nuk të lija pa të marrë…”Ky është kulmi i hiperbolës, por edhe i adhurimit të pastër estetik.

    Tradita labe e sheh shpesh bukurinë femërore si një dhuratë hyjnore. Në një këngë tjetër thuhet:“Thëllëz’ e malit të sertë / Të stolisi Zoti vetë.”Ky varg i jep vajzës një dimension pothuaj sakral. Po i njëjti dimension shfaqet edhe në këngën “Thëllëza që shkel mbi vese”, por këtu është i brendësuar, i nënkuptuar, i përshkruar përmes reagimit të natyrës që e adhuron.

    “U bëra sa shtatë dete” –është kulmi i poetikës brilantr në këtë këngë labe- hymn për dashurinëFundi i këngës ngre një figurë që e tejkalon të gjithë tekstin:“Tani që të kam me veteU bëra sa shtatë dete.”

    Numri shtatë është arketip në folklorin shqiptar: shtatë pashallarë, shtatë tuje, shtatë drita. Është numri i shënjtë i botës tradicionale, i plotësisë dhe i hiperbolës. Por “shtatë detet” është një metaforë unike, një gjetje autentike e poetit popullor labe. Tek një krahinë që jeton me detin, me horizontin e pafundëm jonian, deti nuk është vetëm element natyror: është metaforë e bukurisë, e jetës, e fuqisë shpirtërore, e misterit.Të bëhesh “sa shtatë dete” do të thotë të zmadhohesh shpirtërisht, të transformohesh, të rritesh tej mase, të shpërthesh në gëzim. Dashuria sjell pikërisht këtë metamorfozë.

    4.Interpretimi – aty ku kënga merr shpirt e krahë dhe ngjitet në qiejt eternalë

    Askush nuk e ka kënduar këtë këngë me solemnitet më të pastër dhe me dridhje shpirtërore më të thellë sesa Katina Bejleri me grupin e Bregut.Aty ku mali i sertë përqafohet me detin e thellë, aty ku ashpersia takon dëlirësinë, aty edhe vibracioni i polifonisë merr dimension pothuaj ritual. Zëri i Katinës e kthen këngën në një himn dashurie, në një lutje, në një përjetim estetik që tejkalon të zakonshmen.Thamë se kjo këngë kremton triumfin e dashurisë dhe takimin e lumtur mes vashës dhe trimit. Por kujtesa e këngës nuk mund të harrojë rrugën plot pengesa të dashurisë.Prandaj isua dridhet nga jehonat e dhimbjes së bukur dhe piskama e hedhësit çan mbi dete e ngjitet qiellit ” si e zezë vetëtimë”

    * * *

    “Thëllëza që shkel mbi vesë” është më shumë se një këngë.Është një ikonë e bukurisë në visaret e këngës labe.Një arkeologji e ndjenjës.Një margaritar i rrallë në kurorën prej xhevahirësh të polifonisë labe.

    —-

    Më merr o këngë mbi krahët e tua e më gjezdis në ato vise labërie, ku shpirti i njerzve të ngritur si perëndi pagane mbi ato male, krijoi këto visare me bukuri mahnitëse.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PASQYRË E VJETËR SHKODRANE, PROZË POETIKE NGA ERNEST KOLIQI

  • Kushtetuesja, që shkel vetë dhunshëm Kushtetutën, nuk i duhet më as dreqit!

    Kushtetuesja, që shkel vetë dhunshëm Kushtetutën, nuk i duhet më as dreqit!

    Nga Petrit Vasili

    Gjykata Kushtetuese, me një vendim të ngjashëm me një pazar dhish dhe delesh të ca batakçinjve dhe hajdutëve fshati, asgjësoi mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja.

    Kushtetuta u shkel për faqe të zezë dhe Gjykata Kushtetuese bëri zero nenin 125, pika 3 dhe nenin 129 të Kushtetutës.

    U shkel haptas Opinioni i Venecias Nr. 978/2020 CDL-AD(2020)010, që i jepte përgjigje asgjësuese kësaj çështjeje të shpikur dhe orkestruar nga duar korporatiste mafioze, ndërsa Venecia nuk është si kjo Gjykatë Kushtetuese batakçinjsh.

    U shkel dhunshëm Vendimi Nr. 24 i vitit 2011 i Gjykatës Kushtetuese, që interpretonte në mënyrë asgjësuese pikërisht këtë situatë.

    U përdor një ligj ku neni përkatës ka vdekur që në vitin 2022 për formulën e rrotacionit.

    E pra, një Gjykatë Kushtetuese e tillë, që realisht nuk ka as moralin, as integritetin dhe as profesionalizmin e gjykatave më periferike të vendit, është prova e kalbjes gangrenoze të saj.

    Kush është ai i marrë që do të kërkojë dhe do të presë të marrë drejtësi të paanshme e të bazuar në Kushtetutë dhe në ligj në një gjykatë të tillë të pacipë, që e shkel vetë Kushtetutën në mënyrën më talebaneske.

    Thënë thjesht dhe me një fjalë: kjo Gjykatë nuk i duhet më as dreqit.

     

  • VIDEO/ Kalemaj: Nëse Presidenti shpall zgjedhjet për Tiranën, shkel Kushtetutën dhe mbron politikisht Edi Ramën

    VIDEO/ Kalemaj: Nëse Presidenti shpall zgjedhjet për Tiranën, shkel Kushtetutën dhe mbron politikisht Edi Ramën

     

    Analisti Ilir Kalemaj, i ftuar në emisionin ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka komentuar kërkesën e Kryeministrit Edi Rama drejtuar Presidencës për të shpallur datën e zgjedhjeve në Tiranë, pas vendimit për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

    Kalemaj tha se kemi të bëjmë me një president që ka vepruar si ‘noter’ i qeverisë.

    ‘Kemi të bëjmë me një president noter, që thjesht ka noterizuar çdo letër që ka shkuar nga Këshilli i Ministrave dhe nga Edi Rama. Kujtojmë këtu Komisionet Hetimore, që më pas u shpallën antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, e shumë të tjera. Ai i ka shërbyer besnikërisht, sikur të ishte anëtar partie e jo president mbi palët.’

    Duke iu referuar situatës aktuale me bashkitë pa kryetarë, Kalemaj u shpreh se, ‘në rastin konkret kemi të bëjmë me një gjë fare të qartë; kemi 6 bashki të cilat kanë mbetur pa kryetar bashkie. Tirana ka 7 muaj pa kryetar bashkie dhe vendosën ta shkarkojmë, megjithëse ishte opozita që kishte kërkuar me ngulm për muaj të tërë shkarkimin e Veliajt për çështje shumë më serioze, si inceneratorët. Në fund të ditës vendosën ta shkarkonin dhe kumti u dha në asamblenë e PS.’

    Kalemaj përmendi edhe faktin që Veliaj e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

    ‘Erion Veliaj sikundër pritej e çoi në Gjykatën Kushtetuese dhe në momentin që kjo gjykatë është shprehur fare qartë, dhe ka dhënë një njoftim publik që e ka pranuar dosjen e Erion Veliajt, hyn në fuqi neni 115 i Kushtetutës dhe ky nen është taksativ.’

    Duke komentuar për rolin e Presidentit të Republikës, Kalemaj u shpreh i prerë se, nëse shkel nenin 115, ai shkel Kushtetutën.

    ‘Nëse ai në kundërshtim me frymën dhe gërmën e nenit 115 të Kushtetutës, nxiton dhe e pranon kërkesën për shpalljen e zgjedhjeve edhe për bashkinë Tiranë krahas bashkive Mat, Cërrik, Berat, Tepelenë dhe Vlorë, aty ka shkelur kushtetutën fare qartë, nëse do guxonte të shkonte deri në ekstrem për të mbrojtur politikisht mazhorancën dhe për t’i bërë një shërbim deri në fund.’

    Sipas Kalemajt, një vendim i tillë do të kërkonte zhvillimin e zgjedhjeve brenda një afati të shkurtër:

    ‘Natyrisht kjo pastaj do të kërkonte që zgjedhjet të zhvillohen brenda 45 ditësh, që i bie deri në mes të nëntorit.’, tha Ilir Kalemaj në SYRI TV.

     

  • Rusia shkel hapësirën ajore të Estonisë, ndërhyn NATO

    Rusia shkel hapësirën ajore të Estonisë, ndërhyn NATO

    Avionët rusë në hapësirën ajore të Estonisë

    ESTONI- Hapësira ajrore e Estonisë u shkel nga 3 avionë luftarakë MiG-31 rusë ku qëndruan prej 12 minutash në zonë. Menjëherë Ministria e Jashtme e Estonisë e dënoi ndërhyrjen si “të paturpshme”. Ndërkohë që nga ana tjetër Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se tre MiG-31 rusë kryen një fluturim të planifikuar nga Karelia në rajonin e Kaliningradit dhe hapësira ajrore estoneze nuk u shkel.
    Pas alarmit ka ndëhyrë NATO përmes avionëve italianë F-35, duke zbapsur avionët ushtaratë rusë. Kjo është shkelja e tretë ruse të hapësirës ajrore të NATO-s në një kohë të shkurtër, pas dronëve rusë në hapësirën polake dhe rumune. Komisioni Evropian ka miratuar dje paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, me fokus të veçantë në sektorin financiar dhe energjetik. Presidentja Ursula von der Leyen u shpreh se ka ardhur koha për të mbyllur “rubinetat e gazit” nga Rusia.
    Lista e plotë e sanksioneve:
    Bllokim të sistemit të kartave MIR dhe Sistemit të Pagesave Express (SBP);
    Ndalim të plotë të transaksioneve me kriptovaluta dhe bursa digjitale;
    Kufizime financiare për qytetarët rusë, përfshirë paratë elektronike;
    Sanksione ndaj bankave në Rusi dhe në vende që ndihmojnë anashkalimin e masave (si Kazakistani, Bjellorusia, Kirgistani, Taxhikistani).
    Këto masa shënojnë një përpjekje të koordinuar për të goditur mbështetjen financiare të Moskës dhe për të mbrojtur infrastrukturën strategjike të BE-së në rajonin baltik./ZËRI

  • “Interesi publik nuk garantohet për të plotësuar orekset e Ramës”, Zhupa: Ligji shkatërrues për zonat e mbrojtura

    “Interesi publik nuk garantohet për të plotësuar orekset e Ramës”, Zhupa: Ligji shkatërrues për zonat e mbrojtura

    Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka marrë pjesë në seancën e parë të mbaktur në Gjykatën Kushtetuese për ligjit ‘Për Zonat e Mbrojtura’. Zhupa u shpreh se është vërtetuar antikushtetueshmëria e këtij ligji.
    Ajo shtoi se krijimi i Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës ka një kosto prej 820 mije euro për vitet 2025-2027, ndërsa projektligji përfshirë amendamentet e KM-së nuk përfshinin asnjë raport të efekteve financiare. Zhupa theksoi se u shkel neni 59 i Kushtetues dhe Konventat e Bernes pasi liberalizoi ndërtimet e resorteve me 5 yje në të gjitha zonat e mbrojtura.
    Fjala e Ina Zhupës:
    Jemi këtu për të vazhduar procesin në Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të interesit publik dhe kushtetutës për të kërkuar shfuqizimin e ligjit të zonave të mbrojtura. Nga seanca gjyqësore e datës 23 qershor dhe provat e sjella nga palët është provuar se:
    1- se u shkel neni 56 i Kushtetutes dhe nenet 5, 6 dhe 7 te Konventes se Aarhusit, pasi rezultoi e provuar se amendamentet e propozuara nga Keshilli i Ministrave, te cilat me pas u shnderruan ne draftin perfundimtar te Ligjit nr. 21/2024 nuk iu nenshtruan konsultimit;
    2- u shkel neni 82, pika 1, e Kushtetues pasi sic rezultoi e provuar tashme krijimi i Zyres se Administrimit te Parkut Kombetar te Vjoses ka nje kosto prej 820 mije euro per vitet 2025 – 2027, ndersa projektligji, perfshire amendamentet e KM-se nuk perfshinin asnje raport te efekteve financiare;
    3) u shkel neni 59 i Kushtetues dhe Konventat e Bernes/Rios, pasi qartazi ligji nr. 21/2024 liberalizoi ndertimet e resorteve me 5 yje ne te gjitha zonat e mbrojtura, nderkohe qe ligji i meparshem i ndalonte keto ndertime ne nenzonat qendrore dhe ne nenzonat e tjera iu nenshtroheshin kufizimeve te rrepta.
    Qartësisht kushtetuta shkelet dhe interesi publik nuk garantohet për të plotësuar orekset e Edi Ramës dhe oligarkëve pranë tij që duan ta mbushin me pika të vogla të kanë resorte të mëdha. Dua të falenderoj edhe organizatat mjedisore për pjesmarrje në çdo pjesë të procesit dhe që kanë pajisur me materiale gjykatën mbi standartet europiane të mbrojtura dhe nga konventat që bën pjesë Shqipëria.
    Ne i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese të jetë në lartësine e detyrës dhe sot ka mundësinë ti shërbej kushtetutës, për të shpëtuar pasurinë publike, trashëgiminë kombëtare dhe parimet e solidaritet social.Ne kemi detyrë që brezave të ardhshëm tju lëmë një mjedis si joni ose më të mirë dhe jo vilat dhe hotelet të një oligarku.

  • Shkel dënimin e dhënë për akuza të rënda, në pranga shqiptari në Itali

    Shkel dënimin e dhënë për akuza të rënda, në pranga shqiptari në Itali

    Një shtetas shqiptar u arrestua në Itali, duke zbatuar urdhrin e lëshuar nga Gjykata e Mbikëqyrjes së Bolonjës.

    Shqiptari ishte dënuar më parë me mbi 9 vjet burg për një dënim kumulativ për tentativë vrasjeje, trafik droge, sulm, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, të kryera në provincën e Ferrarës deri në vitin 2017.

    Shqiptari u gjurmua nga karabinierët në një strukturë ku ai ishte pranuar për të përfituar nga dënimi alternativ, por këtu ai dyshohet se ishte përgjegjës për një sërë shkeljesh, të konstatuara nga karabinierët dhe, për këtë arsye, ai u dërgua në burgun e Forlit, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit të tij.

  • Papa Leon XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së përurimit

    Papa Leon XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së përurimit

    Papa Leo XIV theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë së inaugurimit. Pasi shtrëngoi duart me JD Vance dhe Marco Rubio, vëllai Louis iu afrua Papës duke shkëmbyer përqafime me njëri tjetrin.Prevosti foli për disa çaste dhe pastaj vazhdoi me përshëndetjet institucionale.Në një homeli të mbajtur në Meshën e inaugurimit të tij, Papa Leo XIV ka përcaktuar prioritetet duke kujtuar ato të paraardhësit të tij, Françeskut , ndërsa ka bërë thirrje për unitet brenda kishës së tij në një kohë përçarjesh të kërcënuara në SHBA dhe më gjerë.“Do të doja që dëshira jonë e parë e madhe të ishte një kishë e bashkuar, një shenjë uniteti dhe bashkësie, e cila bëhet maja për një botë të pajtuar”, tha ai.Rreth 200,000 besimtarë morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leonit të XIV i cili u zgjodh pas vdekjes se Papa Fraceskut.
    (BalkanWeb)

  • FOTO/ Papa Leon XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij

    FOTO/ Papa Leon XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij

    Papa Leo XIV theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë së inaugurimit.

    Pasi shtrëngoi duart me JD Vance dhe Marco Rubio, vëllai Louis iu afrua Papës duke shkëmbyer përqafime me njëri tjetrin.

    Prevosti foli për disa çaste dhe pastaj vazhdoi me përshëndetjet institucionale.

    Në një homeli të mbajtur në Meshën e inaugurimit të tij, Papa Leo XIV ka përcaktuar prioritetet duke kujtuar ato të paraardhësit të tij, Françeskut , ndërsa ka bërë thirrje për unitet brenda kishës së tij në një kohë përçarjesh të kërcënuara në SHBA dhe më gjerë.

     “Do të doja që dëshira jonë e parë e madhe të ishte një kishë e bashkuar, një shenjë uniteti dhe bashkësie, e cila bëhet maja për një botë të pajtuar”, tha ai.

    Rreth 200,000 besimtarë morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leonit të XIV i cili u zgjodh pas vdekjes se Papa Franceskut.

  • “Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel në PD pa dhënë dorëheqje Berisha!

    “Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel në PD pa dhënë dorëheqje Berisha!

    Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se nuk do të kthehet në PD pa dhënë dorëheqje kryetari aktual i saj, Sali Berisha.
    Sipas Sulës, rezultati në zgjedhje, mbështetur edhe në statutin e PD-së, e bën të detyrueshëm dorëheqjen e kryetarit, në rastin kur ai humbet në zgjedhje politike.
    “Nëse Berisha jep dorëheqje, unë jam i gatshëm të kthehem në PD për të dhënë kontributin tim për ringritjen dhe një reformim të kësaj forcë politike. Ideja më e mirë është drejtimi nëpërmjet një grupi kolegjial për një periudhë të paktën 6 muaj sa të kryhet procesi i reformimit dhe më pas të kalohet në zgjedhjen e niveleve drejtuese. Por, nëse Berisha nuk jep dorëheqje, unë nuk shkel në PD”,  tha Sula.