Tag: shkatërruar

  • “Lobimi 6 milionë dollarësh ia ka shkatërruar fushatën PD”/ Minxhozi: Heqja e non gratës nuk e çon Berishën në fitore

    “Lobimi 6 milionë dollarësh ia ka shkatërruar fushatën PD”/ Minxhozi: Heqja e non gratës nuk e çon Berishën në fitore

    Analisti Skënder Minxhozi thotë se kontrata e lobimit të PD me vlerë 6 milionë dollarë, ia ka shkatërruar kësaj force politike, fushatën në terren.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se heqja e non gratës, nuk i jep Berishës fitoren në zgjedhje.
    “Shifra, për mendimin tim ia ka shkatërruar fushatën në terren. Pas 12 vitesh në opozitë, gjen 6 milionë dollarë për fatin e doktorit. Edhe qëllimi thellësisht familjar i Berishës për të hequr damkën. Nuk shohin që distanca është dyshifrore, është e palëvizur. Është e tmershme. Unë do të thoja që 2021, sepse 2021 do e kujtojmë gjatë si një rezultat i jashtëzakonshëm i PD dhe LSI. Mos të ishte ai kod zgjedhor, Ramën e rrëzonin. Doktori ka shumë kohë, përpiqet të ketë diçka amerikane me veten. Pas 5 nëntorit ka dashur një dëshmi, një objekt. Donte diçka nga Shtëpia e Bardhe dhe gjeti LaCivita. Por nuk mund të jetë i punësuari, më i rëndësishëm se punëdhënësi”, theksoi ai.

  • ‘Ka shkatërruar Shqipërinë’/ Nesho zbërthen planin e Ramës për shkatërrimin e opozitës: Koha për bashkim kundër regjimit!

    ‘Ka shkatërruar Shqipërinë’/ Nesho zbërthen planin e Ramës për shkatërrimin e opozitës: Koha për bashkim kundër regjimit!

    I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, Ambasadori Agim Nesho foli mbi situatën politike në vend, duke shprehur hapur shqetësimin për rrënimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e autoritarizmit të qeverisë aktuale.

    Ai denoncoi strategjinë e mirëmenduar të mazhorancës për të shkatërruar opozitën shqiptare dhe për të mbajtur pushtetin përmes manipulimit, korrupsionit dhe lidhjeve të dyshimta me krimin.

    Përmes fakteve konkrete si dosjet hetimore, aferat e rënda të qeverisë apo skandali McGonigal, Ambasadori theksoi rrezikun serioz që i kanoset demokracisë shqiptare nën drejtimin e Edi Ramës. Ai e përshkroi këtë qeveri si një mekanizëm të korruptuar dhe të përqendruar vetëm në përfitime personale, duke përdorur pushtetin për të shkatërruar opozitën shqiptare dhe për të kthyer vendin në pronë private.

    ‘Në këtë kontekst, mbështetja për opozitën është jo vetëm e domosdoshme, por edhe jetike për ringritjen e demokracisë dhe për rikthimin e shpresës tek qytetarët…’u shpreh Ambasadori

    Fjala e tij:

    Ndjehej që beteja dhe rritja e popullaritetit të opozitës po afrohej nga momenti në moment. Opinioni publik e perceptonte jo vetëm rrugaçërinë, shpërdorimin dhe vjedhjen e hapur nga kjo qeveri, por gjithashtu e shihte këtë si rezultat të një skenari të mirëmenduar nga Edi Rama për të zhdukur opozitën shqiptare në të gjitha nivelet. Këtë e bëri përmes një diplomacie të kombinuar me krimin, blerjen dhe korruptimin e të gjithë zyrtarëve të lartë, duke finalizuar atë që sot është bërë më se e dukshme. Ka hallka të tjera që do të dalin në dritë, si rasti i McGonigal, që është ndër skandalet më të rënda.

    Dua të them se ky person jo vetëm që ka shkatërruar vendin, por gjatë gjithë kohës ka menduar si t’i manipulonte zgjedhjet. Ai i ka realizuar të gjitha këto plane. Ajo që u reflektua në dosjet 184 dhe 389 është vetëm fillimi. Me kalimin e viteve, veprimtaria e tij ka arritur një shkallë të lartë perfeksionimi, pasi edhe të ardhurat që ai ka përfituar në mënyrë të padrejtë janë shumë të mëdha.

    Çfarë është afera e Durrësit? Nuk është thjesht një aferë korruptive, por një mekanizëm për të përfituar para në mënyrë të paligjshme, përmes përdorimit të kompanive të ndërmjetme. Po ashtu, afera me konsullatën në Nju Jork nuk duhet nënvlerësuar. Në kushtet aktuale të tregut të pasurive të paluajtshme, vlera e saj mund të arrijë në qindra miliona dollarë, pasi objekti nuk ka kufizime për shtesat në lartësi mund të ndërtohen edhe 50 kate, edhe pse trualli është i vogël.

    Në Neë York po punohet për të ndërtuar një lobim në mbështetje të interesave të tij, duke ngritur organizata që përfaqësojnë këto interesa. Këto përpjekje mbështeten nga ish-konsulli dhe persona të tjerë që janë premtuar me favore, si dhënia e tokave në Karaburun.

    Në thelb, ky person kërkon që Shqipërinë ta trajtojë si pronë të vetën, të mashtrojë shqiptarët dhe t’i izolojë ata. Ashtu siç bëri me goditjen ndaj liderit të opozitës, me qëllim të qëndrojë në pushtet pa asnjë kufizim.

    Gjërat po shkojnë drejt përmbylljes. Për të gjithë ata që reflektojnë, është e qartë se demokracia shqiptare është në rrezik. Përkrahja ndaj opozitës dhe dëshira e qytetarëve për të mbështetur proceset demokratike është jashtëzakonisht e madhe. Ka individë që më kanë kontaktuar dhe më kanë thënë se janë të gatshëm të japin gjithçka për të ndihmuar Shqipërinë.

    Në dy vitet e fundit, situata ka ndryshuar ndjeshëm. Në Ëashington, të gjitha dyert janë mbyllur për këtë qeveri. Edhe kontratat që nuk përputhen me interesin publik, të cilat Rama i ka “shitur” si sukses një populli të varfër, sot janë tërësisht të diskredituara. Ideja është se bashkëpunimi me opozitën shqiptare do të jetë afatgjatë dhe i domosdoshëm për çmontimin e krimit dhe veprimtarive kriminale, pasi dihet që Shqipëria është kthyer në një portë të madhe për trafikun e kanabisit.

  • “E shkatërruar”, influencerja e njohur njofton humbjen e vajzës së saj 1 vjeç, çfarë zbuluan mjekët pas vdekjes

    “E shkatërruar”, influencerja e njohur njofton humbjen e vajzës së saj 1 vjeç, çfarë zbuluan mjekët pas vdekjes

    Influencuesja e njohur Lizzie Kieffer, ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram një lajm shumë trishtues në lidhje me familjen e saj. Vajza e saj e vogël, Lilian “Lily” Louise, ndërroi jetë në datën 23 prill, vetëm disa javë pasi ajo kishte zbuluar se ishte në pritje të fëmijës së saj të tretë.
    Në një postim emocional në rrjetet sociale më 26 prill, Kieffer shkroi:
    “Ne jemi të shkatërruar. E mërkura na solli një makth që kurrë nuk mund ta imagjinonim. Lily jonë ndërroi jetë.”

    Lizzie shpjegoi se pavarësisht që vogëlushja nuk kishte shfaqur kurrë shenja të shqetësimit, mjekët zbuluan pas vdekjes një masë të madhe në trurin e saj. Testime të mëtejshme pritet të japin më shumë përgjigje në muajt në vijim.
    “Ditët tona janë të shkruara para se të formohemi, dhe në 374 ditët e jetës së saj, Lily na mësoi më shumë seç shumëkush mund të mësojë në një jetë të tërë,” shkroi Lizzie, duke theksuar edhe mbështetjen që ajo dhe bashkëshorti i saj Matt kanë gjetur tek besimi i tyre fetar.
    “Ne nuk kemi përgjigje dhe nuk e dimë pse ky është plani i Zotit për jetët tona. Por dimë që Zoti është besnik dhe ndriçon edhe vendet më të errëta. Ne ndiejmë praninë e Lily-t dhe e dimë që ajo është në parajsë, duke luajtur në pishinën e saj të topave ose duke vozitur makinën e saj të vogël të kuqe,” shkroi ajo.

  • Makina futet në turmë dhe vret dhjetëra persona, reagon kryeministri kanadez: Jam i shkatërruar

    Makina futet në turmë dhe vret dhjetëra persona, reagon kryeministri kanadez: Jam i shkatërruar

    Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Vankuverit në Kanada, ku një automjet është përplasur me një turmë njerëzish gjatë një festivali rrugor, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
    Sipas autoriteteve policore, dhjetëra persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Policia ka konfirmuar se autori i ngjarjes është arrestuar dhe ndodhet aktualisht në paraburgim.
    Kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili është kandidati në zgjedhjet federale të së hënës, ka shkruar në X se është “i shkatërruar” pasi ka mësuar për ngjarjen në festivalin Lapu Lapu në Vancouver.

    “Jam i shkatërruar nga lajmet për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi më herët gjatë mbrëmjes në festivalin Lapu Lapu në Vankuver,” tha Trudeau në një deklaratë.
    Ai shprehu ngushëllimet më të thella për familjarët e viktimave dhe të plagosurve, si dhe për komunitetin filipinas-kanadez dhe të gjithë qytetarët e Vankuverit. “Të gjithë jemi në zi bashkë me ju,” shtoi ai.
    Kryeministri gjithashtu falënderoi shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe bëri të ditur se autoritetet po e ndjekin situatën nga afër.

    I am devastated to hear about the horrific events at the Lapu Lapu festival in Vancouver earlier this evening.
    I offer my deepest condolences to the loved ones of those killed and injured, to the Filipino Canadian community, and to everyone in Vancouver. We are all mourning with…
    — Mark Carney (@MarkJCarney) April 27, 2025

    Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit me orën lokale të së dielës, gjatë një festivali vjetor që feston kulturën filipinase. Në një postim në rrjetin social X, policia e Vankuverit bëri me dije se një automjet ka hyrë në mënyrë të qëllimshme në turmën e pjesëmarrësve në festival.
    Numri i saktë i viktimave ende nuk është konfirmuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.
    /vizionplus.tv

  • Jaho Brahaj: Një pjesë e trashëgimisë sonë arkitekturore historike është shkatërruar nga mosvlerësimi

    Jaho Brahaj: Një pjesë e trashëgimisë sonë arkitekturore historike është shkatërruar nga mosvlerësimi

    Dita Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet Arkeologjike riktheu në vëmendje edhe problemet me të cilat përballet trashëgimia kulturore në vend. Studiuesi Jaho Brahaj thotë se nga shoqëria dhe nga institucionet ende nuk kemi një ndërgjegjësim për vlerësimin dhe ruajtjen e monumenteve të kulturës. Në intervistën për gazetën “SOT” studiuesi i njohur Jaho Brahaj, i cili herë pas here ka reaguar për dëmtimet në monumentet e kulturës thotë se është e dhimbshme të kujtosh që shumë monumente gjatë periudhës nga 1990 e deri më sot janë shkatërruar. Studiuesi Brahaj thotë se tek ne ndër vite është shkatërruar një pjesë e trashëgimisë sonë arkitekturore historike, diku nga mosvlerësimi apo edhe duke shkatërruar vlera për të ndërtuar antivlera.
    Ndërsa shpreh kritika për institucionet në vend që marrin vendime për trashëgiminë kulturore, studiuesi Jaho Brahaj vijon më tej se më e rëndë është që ide pa vlerë nuk kundërshtohen nga specialistët e trashëgimisë. Brahaj ndalet dhe te mungesa e një Muzeu Etnografik të Shqipërisë, që sipas tij puna fillon me projektin nga specialistë të etnografisë, si dhe arkitektë. Si studiues Jaho Brahaj ka botuar artikuj dhe studime, si dhe ka kumtuar në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit.
    – 18 prilli Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike. Ju si studiues herë pas here keni reaguar për problemet që keni parë në ruajtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë sonë kulturore. Çfarë mund të thoni më shumë mbi rolin e institucioneve?
    Është e dhimbshme që në Ditën e Monumenteve të kujtosh shumë monumente që gjatë periudhës 1990 deri më sot janë shkatërruar. Kjo nuk do të thotë, se nuk është bërë punë për ruajtjen, vlerësimin e konservimin në drejtim të monumenteve të artit dhe kulturës. Nga shoqëria dhe nga institucionet ende nuk kemi një ndërgjegjësim për vlerësimin dhe ruajtjen e monumenteve, që janë pjesë e zhvillimit shoqëror e kulturor të trashëgimisë sonë dhe pjesë e identitetit tonë.
    -Ju thoni që ende nuk kemi një ndërgjegjësim për vlerësimin dhe ruajtjen e monumenteve të kulturës. Çfarë ka humbur trashëgimia kulturore në vend?
    Kemi shkatërruar një pjesë të trashëgimisë arkitekturore historike, ku nga mosvlerësimi, ku duke parë dhe vënë interesa ditore, dhe diku tjetër edhe duke shkatërruar vlera për të ndërtuar antivlera siç kemi rastin në qytetin e Durrësit. Kemi një boshllëk dhe mosvlerësim dhe përkujdesje për arkitekturën historike fshatare, ku nuk vihen interesa të rindërtimeve si në qytete duke asgjësuar monumente kulture të shpallura dhe vlera të shpallura në mbrojtje nga shteti. Kjo e theksuar sidomos për qytetet, ku ose u prishen vlera kulturore ose edhe ku janë lënë ato janë rrethuar nga ndërtime shumë të larta nga babëzia e fitimeve dhe mosvlerësimi i traditës historike. Më e rrezikshme është edhe mendimi i institucioneve shtetërore deri në instancat më të larta. Projektohen e financohen nga buxheti i shteti imitime monumentesh pa asnjë vlerë dhe pa asnjë lidhje me të shkuarën e historinë tonë.
    Është shpallur i miratuar plani për t’u ndërtuar me paratë e shqiptarëve disa kopje godinash me vlera nga Lindja, por që për traditën e etnisë tonë nuk kanë asnjë vlerë, por janë dekore që e deformojnë identitetin tonë. Para pak muajsh u shpall që do ndërtohen në Petrelë disa kryevepra të arkitekturës Turko-Arabe. Pyetja që shtrohet është: Kujt i shërbejnë, kemi para për të ndërtuar godina të një arkitekture që nuk përfaqëson identitetin tonë? Kush e merr guximin dhe e vendos të harxhohen paratë tona për të popullarizuar vlera të një bote tjetër nga ajo e frymës së kombit tonë? Më e rëndë është faktori që këto ide pa vlerë nuk kundërshtohen nga specialistët e trashëgimisë tonë. Pse nuk mendohet e planifikohet një Muze Etnografik, që i mungon Shqipërisë, të gjitha vendet Europiane dhe të Ballkanit e kanë. Edhe institucione si Akademia e Shkencave dhe ministria që përfshin kulturën nuk e planifikojnë dhe nuk kanë asnjë projekt.
    -Ju si studiues thoni që vendit tonë i mungon një Muze Etnografik i Shqipërisë, por ka qenë një projekt dikur për pavionin etnografik në Muzeun Historik Kombëtar që ishte menduar të luante dhe rolin e një muzeu. Ai pavion nuk u hap sa ishte hapur dhe MHK. Kur thoni vendit tonë i mungon një Muze Etnografik i Shqipërisë, nga duhet të nisë puna?
    Për Muzeun Kombëtar Etnografik, puna fillon me projektin nga specialistë të etnografisë dhe arkitektë. Dhe krahas kësaj krijohen grupet e punës për materialin, artefaktet që do ekspozohen. Por që të fillohet duhet kërkesa e institucioneve shkencore, dhe vullneti i qeverisë që të ndërtojë vepra që i shërbejnë njohjes dhe studimit të kulturës dhe identiteti tonë për shekuj. Këtë e kërkon edhe zhvillimi i turizmit, i cili po gjallërohet vitet e fundit. Çdo ditë, muaj dhe vite që Muzeu Kombëtar i domosdoshëm Etnografik shtyhet, ne vetëm se humbim pasurinë e disponueshme për ekspozim. Mjafton të kujtojmë se çfarë kishim në fillim të viteve ’90-të, çfarë ka mbetur sot? Shumë serioze është se edhe kur vihet dorë për t’u restauruar dhe konservuar monumentet e kulturës, punimet bëhen nga njerëz dhe firma të paspecializuara. Shumë punime bëhen në drejtim të monumenteve të kulturës edhe me nismën e privatëve individë dhe institucione sidomos në banesat me vlera dhe në objekte kulti.
    Me gjithë dashamirësinë dhe përkushtimin me fonde të dhuruara ose të vetë pronarëve kjo punë po sjell dhunim të vlerave arkitektonike, të artit e mjeshtërisë së ndërtimit. Kjo vjen se Instituti i Trashëgimisë ka rrëshkitur nga detyrat e tij dhe nuk vlerëson as kriteret më bazë të restaurimit, por certifikon punë jashtë detyrave që ka. Kemi trashëguar me qindra tablo arti, sidomos nga piktorët e talentuar mesjetar dhe që në shumë raste kanë ruajtur edhe shprehur (në art) edhe karakterin etnik të ne banorëve pronarë të këtyre kishave ortodokse, dhe as nuk popullarizohen dhe as nuk restaurohen. Kjo pasuri arti bashkë me arkitekturën shpeshherë lokale e dallueshme me veçori dhe me ndikime edhe nga banesa tradicionale shqiptare, që veçohet nga ajo e shteteve të tjera lihet në mëshirën e fatit. Përgjigja e institucioneve është se nuk kemi fonde monetare. Më të varfër jemi se periudha e mbretërisë shqiptare kur e dimë se në ato vite janë konservuar afresket e kishave të Voskopojës, e të mos flasim për periudhën para viteve ’90-të. Pasuri që po dëmtohet e po na humbet para syve.
    -Ju keni renditur një sërë problematikash, por ndërkohë institucione apo dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit herë pas here ndan në faqen e saj në rrjete sociale ndërhyrje në objekte monumente kulture, publikohen dhe numrat e vizitorëve, zhvillohen aktivitete, etj. Çfarë mund të na thoni?
    Rrjetet sociale janë të mjete për popullarizimin e trashëgimisë dhe monumenteve. Por vëmë re se në mungesë të punës konkrete që duhet të kryejnë institucione, bëhet vetëm propagandë. Kaq vizitor, kaq fonde për restaurim dhe konservim, pa specifikim për çfarë u përdorën (shpenzuan), punë e kualifikuar apo punë si në ndërtim, ku realizohen vetëm plane, dhe brenda një ose dy vitesh kërkohet ndërhyrje shpeshherë, sepse puna e kryer ishte jo cilësore dhe pa kriteret që kërkon disiplina e restaurimit. Është bërë praktikë që puna me monumentet dhe trashëgiminë të matet me sa postime kemi në rrjetet sociale, kur kjo është pa vlerë gjithmonë kur nuk ka punë konkrete me monumentet dhe në studimet, restaurimin dhe konservimin e tyre.
    Intervistoi: Julia Vrapi

  • “Të parin në Primare për qarkun Tiranë e hëngri…”/ Rama nga Kavaja: E vetmja mënyrë sesi bufi të bëjë opozitë, është duke shkatërruar Shqipërinë!

    “Të parin në Primare për qarkun Tiranë e hëngri…”/ Rama nga Kavaja: E vetmja mënyrë sesi bufi të bëjë opozitë, është duke shkatërruar Shqipërinë!

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbështetësit socialistë, në qytetin e Kavajës.Gjatë fjalës së tij ai foli për primaret e PD dhe përmendi kryetarin e PD në Kavajë, Hysen Kadiu, pasi u tërhoq se nuk u bë pjesë e listave.
    Sipas Ramës, e vetmja mënyrë sesi bufi të bëjë opozitë, është duke shkatërruar sa të mundet Shqipërinë.“Kavaja nxori në primar fituesin e gjithë qarkut të Tiranës. Ku është sot? E  keni parë? E hëngri bufi sic hëngri të gjitha ata që u dalluan në primare. Tamam sikur i tha nxirrnin kokën t’ju shoh kush jeni ju që keni mbështetje dhe nesër në opozitës sepse bufi nuk përgatitet për fitore, por për opozitë.
    Për të vetmen mënyrë sesi bufi ti të bëjë opozitë, për të shkatërruar sa të mundet Shqipërinë, për të lodhur njerëzit që duan të shikojnë përpara, për këtë përgatitet bufi. E keni parë listën e mbyllur të Tiranës. Hyseni ju këtu meriton çmimin nobel në krahasim me ata.
    E pastaj thonë pse i thua çyryk, po si ti them? E morën e zhdukën kryetarin e partisë. Atij mirë ti bëhet, se mua nuk më vjen keq për Hysenin”, shprehet Rama.

  • Kaos në çdo zonë/ Dëbora dhe ngricat shkatërrojnë vreshtat dhe pemëtarinë në fshatrat e Përrenjasit, fermerët drejt falimentimit

    Kaos në çdo zonë/ Dëbora dhe ngricat shkatërrojnë vreshtat dhe pemëtarinë në fshatrat e Përrenjasit, fermerët drejt falimentimit

    Reshjet intensive të dëborës të shoqëruara me temperatura të ulëta deri në -4 gradë Celsius gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në bujqësi në zonën e Përrenjasit, konkretisht në Njësitë Administrative Qukës,Rrajcë e Stravaj .Ngricat e forta kanë goditur rëndë vreshtarinë dhe pemtarinë, sidomos kulturat e qershisë duke i shkatërruar ato në mënyrë të pakthyeshme.Sabri Kuriqi, një ndër prodhuesit më të mëdhenj në fshatin Karkavec të Njësisë Administrative Qukës shprehet i dëshpëruar për situatën. Ai tregon se gjithë investimi i tij shumëvjeçar në vreshtari është shkatërruar plotësisht nga moti ekstrem dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë interesim apo mbështetje nga institucionet shtetërore.
    “Këtë pranverë nuk kam parë kurrë një mot kaq të keq. Vreshtat janë “djegur” nga ngricat. Gjithë mundi i viteve është zhdukur për një natë. Nuk na ka ardhur askush të pyesë për gjendjen tonë. Jemi të braktisur!”.
    Kuriqi thekson se pasojat afatgjata mund të jenë edhe më të rënda, pasi dëmtimi i rrënjëve të hardhisë mund të ndikojë në produktivitetin për disa vite me radhë. Ai apelon për ndihmë të menjëhershme nga autoritetet për të shpëtuar atë që ka mbetur nga sezoni.
    Sipas të dhënave të fermerëve rreth 1,500 hektarë tokë bujqësore janë dëmtuar rëndë në Bashkinë e Përrenjasit. Pa ndihmën e shtetit, shumë prej tyre janë të detyruar të ndërpresin aktivitetin bujqësor, pasi nuk kanë mundësi financiare për të riparuar dëmet.
    “Kemi mbetur në mes të katër rrugëve. Toka është shkatërruar, pemët janë ngrirë, nuk kemi me çfarë të ushqehemi. Na duhet ndihmë urgjente, ndryshe falimentimi është i pashmangshëm.”
    Situata është edhe më alarmante kur merret parasysh fakti se kjo nuk është hera e parë që fermerët e zonës përballen me fatkeqësi natyrore. Vetëm në fund të muajit mars stuhi të mëdha breshëri dëmtuan të mbjellat dhe pemët frutore në Njësinë Administrative Polis në Librazhd. Edhe në atë rast deri më tani nuk është ofruar asnjë ndihmë apo kompensim nga ana e autoriteteve.
    Fermerët kërkojnë që qeveria të ndërhyjë me masa konkrete, si dëmshpërblimi financiar, grante për riparimin e dëmeve si dhe një plan afatgjatë për përballimin e situatave të tilla në të ardhmen.Stuhitë me breshër dhe dëborë gjatë kësaj pranvere kanë qenë të shpeshta dhe në bashkitë e Librazhdit dhe Prrenjasit kanë shkatërruar pemtarinë dhe vreshtarinë si kurrë herë tjetër.

  • Fermerët drejt falimentimit/ Dëbora dhe ngricat shkatërrojnë vreshtat dhe pemëtarinë në fshatrat e Përrenjasit

    Fermerët drejt falimentimit/ Dëbora dhe ngricat shkatërrojnë vreshtat dhe pemëtarinë në fshatrat e Përrenjasit

    Reshjet intensive të dëborës të shoqëruara me temperatura të ulëta deri në -4 gradë Celsius gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në bujqësi në zonën e Përrenjasit, konkretisht në Njësitë Administrative Qukës,Rrajcë e Stravaj .Ngricat e forta kanë goditur rëndë vreshtarinë dhe pemtarinë, sidomos kulturat e qershisë duke i shkatërruar ato në mënyrë të pakthyeshme.
    Sabri Kuriqi, një ndër prodhuesit më të mëdhenj në fshatin Karkavec të Njësisë Administrative Qukës shprehet i dëshpëruar për situatën. Ai tregon se gjithë investimi i tij shumëvjeçar në vreshtari është shkatërruar plotësisht nga moti ekstrem dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë interesim apo mbështetje nga institucionet shtetërore.
    “Këtë pranverë nuk kam parë kurrë një mot kaq të keq. Vreshtat janë “djegur” nga ngricat. Gjithë mundi i viteve është zhdukur për një natë. Nuk na ka ardhur askush të pyesë për gjendjen tonë. Jemi të braktisur!”.
    Kuriqi thekson se pasojat afatgjata mund të jenë edhe më të rënda, pasi dëmtimi i rrënjëve të hardhisë mund të ndikojë në produktivitetin për disa vite me radhë. Ai apelon për ndihmë të menjëhershme nga autoritetet për të shpëtuar atë që ka mbetur nga sezoni.
    Sipas të dhënave të fermerëve rreth 1,500 hektarë tokë bujqësore janë dëmtuar rëndë në Bashkinë e Përrenjasit. Pa ndihmën e shtetit, shumë prej tyre janë të detyruar të ndërpresin aktivitetin bujqësor, pasi nuk kanë mundësi financiare për të riparuar dëmet.
    “Kemi mbetur në mes të katër rrugëve. Toka është shkatërruar, pemët janë ngrirë, nuk kemi me çfarë të ushqehemi. Na duhet ndihmë urgjente, ndryshe falimentimi është i pashmangshëm.”
    Situata është edhe më alarmante kur merret parasysh fakti se kjo nuk është hera e parë që fermerët e zonës përballen me fatkeqësi natyrore. Vetëm në fund të muajit mars stuhi të mëdha breshëri dëmtuan të mbjellat dhe pemët frutore në Njësinë Administrative Polis në Librazhd. Edhe në atë rast deri më tani nuk është ofruar asnjë ndihmë apo kompensim nga ana e autoriteteve.
    Fermerët kërkojnë që qeveria të ndërhyjë me masa konkrete, si dëmshpërblimi financiar, grante për riparimin e dëmeve si dhe një plan afatgjatë për përballimin e situatave të tilla në të ardhmen.Stuhitë me breshër dhe dëborë gjatë kësaj pranvere kanë qenë të shpeshta dhe në bashkitë e Librazhdit dhe Prrenjasit kanë shkatërruar pemtarinë dhe vreshtarinë si kurrë herë tjetër.