Tag: shkatërruar

  • SYRI TV/ PL: Fermerët po falimentojnë, qeveria ka shkatërruar bujqësinë

    SYRI TV/ PL: Fermerët po falimentojnë, qeveria ka shkatërruar bujqësinë

    Partia e Lirisë ka akuzuar qeverinë Rama se ka shkatërruar sektorin e bujqësisë dhe i ka çuar fermerët drejt falimentit. 

    Në një deklaratë për media, zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli deklaroi se Shqipëria renditet si vendi i katër me i shtrenjtë në Europë për çmimet e bulmetit, për shkak të  politikave kriminale te qeverisë.

  • “Kemi zjarrfikës të plagosur, prona të djegura dhe pyje të shkatërruar”/ 44 gradë celcius, vijojnë të përhapen zjarret

    “Kemi zjarrfikës të plagosur, prona të djegura dhe pyje të shkatërruar”/ 44 gradë celcius, vijojnë të përhapen zjarret

    Greqia po vazhdon të luftojë pesë zjarre të mëdha në të gjithë vendin mes një vale të nxehti të fortë, me temperatura ekstreme që pritet të vazhdojnë.
    Temperaturat parashikohet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius të dielën, ndërsa zjarrfikësit përqendrojnë përpjekjet e tyre në dy zjarre të mëdha, një në ishullin e Kythira-s dhe tjetri në Evia.
    Zëdhënësi i zjarrfikësve, Vasilios Vathrakoyannis, tha se situata ishte përmirësuar pas një “beteje që zgjati gjithë natën” nga zjarrfikësit, por paralajmëroi se e diela mbeti “jashtëzakonisht e rrezikshme” për shpërthimin e zjarreve të reja.
    Ministri i krizës klimatike dhe mbrojtjes civile i Greqisë, Giannis Kefalogiannis, tha më parë: “Kemi zjarrfikës të plagosur, jetë njerëzore janë vënë në rrezik, prona janë djegur dhe zona pyjore janë shkatërruar.”
    Erërat e forta dhe temperaturat përvëluese vazhduan të nxisin flakët të dielën. Greqia ka kërkuar zyrtarisht ndihmë nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së për gjashtë avionë shtesë zjarrfikës.

  • ‘Më kanë shkatërruar jetën’, Saviano shpërthen në lot pas dënimit të bos-it të Camorrës që e kërcënoi me vdekje

    ‘Më kanë shkatërruar jetën’, Saviano shpërthen në lot pas dënimit të bos-it të Camorrës që e kërcënoi me vdekje

    Ishte një nga momentet më emocionalë të jetës së tij. Roberto Saviano, shkrimtari i njohur italian dhe autori i romanit “Gomorra”, nuk mbajti dot lotët në sallën e Gjykatës së Apelit në Romë, ku u konfirmua dënimi ndaj Francesco Bidognetti, bos i klanit të Casalesit, i njohur me nofkën “Cicciotto ’e Mezzanotte”.

    Saviano shpërtheu në të qara të dëshpëruara, të krahasueshme vetëm me dhimbjen që kishte ndier në funeralin e shkrimtares Michela Murgia, më 13 gusht të dy viteve më parë. “Po, është e vërtetë. Nuk kam qarë kështu prej asaj dite,” pranoi ai, ndërsa largohej nga godina nën shoqërimin e makinave të blinduara të mbrojtjes.

    I përqafuar me avokatin e tij Antonio Nobile, Saviano përsëriste: “Më kanë vjedhur jetën. Më kanë shkatërruar.” Rreth tij, ndjekës të ardhur nga qytete të ndryshme si Torino, Bolonja e Pésaro, e përshëndetën mes duartrokitjesh vendimin e gjykatës.

    Bidognetti, një emër që i ngjall tmerr

    Për Savianon, rikthimi i figurës së Bidognetti-t përmes lidhjes me videokonferencë nga burgu i Operas, ku ai vuan dënimin me regjim të ashpër (41-bis), ishte një përballje me ankthin që e ndjek prej vitit 2008.

    Atë vit, gjatë procesit gjyqësor “Spartacus”, avokati i Bidognetti-t lexoi në sallën e gjyqit një “proklamatë” që, sipas gjykatës, përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e Savianos dhe gazetares së gazetës Il Mattino, Rosaria Capacchione.

    “Nuk është rastësi që ai nuk ka munguar në asnjë seancë. Prej më shumë se 30 vitesh është në 41-bis dhe këto seanca janë si ‘ore ajrimi’ për të,” komentoi Saviano duke treguar nga ekrani.

    Dy dekada nën mbrojtje, një çmim i rëndë

    Prej vitit 2006, kur publikoi Gomorra, që u shit në mbi 10 milionë kopje, Saviano jeton nën mbrojtje të rreptë. “Më kanë shkatërruar jetën dhe unë nuk kam ditur si ta përballoj. Tani, trupi im duhet të ruhet çdo ditë. Për vite më thanë që mbrojtja ishte luks, por unë ëndërroj vetëm një shëtitje, një udhëtim me motor…”, rrëfeu ai i lodhur emocionalisht. Një vajzë nga publiku, Claudia, i tha: “Ta blej unë motorin, Roberto”.

    Ai kujtoi edhe momentin kur u detyrua të largohej fshehurazi nga Campania: “Ishte 18 marsi i vitit 2008, katër ditë pas kërcënimit. Kisha tashmë dy truproja, kur papritur shoferi ndryshoi itinerarin dhe më çuan në një ishull, pa bagazh, sepse prokuroria vlerësoi rrezikun si të menjëhershëm. Po më kërkonte Giuseppe Setola, ‘o Cecato, një vrasës i njohur, autor i masakrës së emigrantëve ganezë”.

    “Asnjë politikan në sallë”

    Saviano e quajti vendimin e djeshëm “më të rëndësishmin e jetës”, pasi për herë të parë drejtësia pranoi se kërcënimet ndaj tij ishin një përpjekje për të goditur gazetarinë, jo politikën. Ai shprehu keqardhje për mungesën e reagimit institucional:

    “E patë ndonjë politikan sot në sallë? Unë nuk pashë asnjë…”.

  • Ronaldo shkëlqen me kontratën faraonike, Messi i shkatërruar nga PSG. Këtë herë buzëqeshi portugezi

    Ronaldo shkëlqen me kontratën faraonike, Messi i shkatërruar nga PSG. Këtë herë buzëqeshi portugezi

    Një mbrëmje për t’u harruar për Inter Miami dhe Lionel Messin, të shkatërruar 4-0 nga PSG në 1/8 finale të Botërorit të Klubeve. Një ndeshje që, të paktën për yllin argjentinas, kishte shijen e “hakmarrjes sportive”. Por hakmarrja nuk erdhi, përkundrazi. PSG, edhe pse pa shumë nga yjet e tij, dominoi në çdo aspekt ndaj skuadrës amerikane, e paaftë për të përballuar nivelin teknik dhe dinamizmin e kundërshtarëve, të cilët e mbyllën çështjen e kualifikimit që në pjesën e parë.
    Messi ishte spektator i pafat përpara një publiku që priste shumë më tepër nga skuadra e Floridës dhe kapiteni i saj. 8 herë fituesi i “Topit të Artë” e pati të vështirë të linte gjurmë: asnjë goditje e rrezikshme, zero driblime të suksesshme dhe mbi të gjitha asnjë reagim prej lideri.
    Një mbrëmje e hidhur, sidomos nëse mendon se vetëm disa ditë më parë ishte rivali i tij i përjetshëm, Cristiano Ronaldo, që mori faqet e para të gazetave: jo për arritje sportive (portugezi nuk merr pjesë në Botërorin për Klube), por për rinovimin e tij stratosferik me Al Nassr, me kontratë prej 200 milionë eurosh në sezon, duke u bërë edhe një herë futbollisti më i paguar në botë.
    Krahasimi është i pashmangshëm: Messi, tashmë 38 vjeç, shkëlqen por jo shumë në MLS, ndërsa CR7, në moshën 40-vjeçare, mbetet një “makinë marketing” dhe performancash, i aftë të bëjë diferencën si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, duke shënuar rregullisht dhe fituar shuma astronomike.
    Një tjetër mbrëmje që ndez sërish debatin: rivaliteti është i përjetshëm, por e tashmja i buzëqesh më shumë CR7-s sesa argjentinasit. Në pritje të Botërorit 2026 dhe një sfide të mundshme të fundit të madhe mes tyre, ky debat do të vijojë të jetë prezent dhe i ethshëm për fansat e të dyve, por edhe të futbollit global në përgjithësi.

  • Luftë inteligjencash, CIA rrëzon gjetjet e Pentagonit: Programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë

    Luftë inteligjencash, CIA rrëzon gjetjet e Pentagonit: Programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë

    Kreu i CIA-s deklaroi se sulmet ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit i kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke i kthyer ato vite pas. John Ratcliffe, drejtori i inteligjencës amerikane, theksoi se disa nga qendrat kryesore si Natanz, Fordo dhe Isfahan janë shkatërruar dhe do të duhen vite për t’i rindërtuar. Ai bazoi deklaratat e tij në burime të konsideruara të besueshme nga CIA.
    Ky vlerësim bie ndesh me një raport paraprak të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes së Pentagonit, i cili sugjeronte se vetëm disa komponentë të programit bërthamor iranian ishin dëmtuar dhe se ndikimi i përgjithshëm ishte i kufizuar në disa muaj. Presidenti Donald Trump reagoi ashpër ndaj këtij raporti, duke e quajtur atë të pasaktë dhe të manipuluar nga media e “lajmeve të rreme”. Ai konfirmoi se sulmet kishin “shkatërruar” plotësisht kapacitetet bërthamore të Iranit.
    Ndërkohë, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, përkrahu vlerësimin e CIA-s dhe tha se objektet kryesore duhet të rindërtohen nga e para, çka do të marrë vite. Operacioni përfshiu 125 avionë luftarakë dhe imazhet satelitore tregojnë dëmtime të dukshme në hyrjet e objekteve në Fordo dhe Isfahan. Megjithatë, nuk është e qartë nëse infrastruktura e vendosur në thellësi është shkatërruar.
    Zyrtarë amerikanë paralajmëruan se vlerësimet janë paraprake dhe mund të ndryshojnë me informacionet e reja. Ndërkohë, Irani konfirmoi dëmet, por disa zyrtarë iranianë thanë se nuk pati dëm të pakthyeshëm. Shefi i OKB-së për armët bërthamore sugjeroi që Irani mund të ketë zhvendosur uraniumin e pasuruar përpara sulmeve.

  • Luftë inteligjencash, CIA rrëzon gjetjet e Pentagonit për sulmet në Iran

    Luftë inteligjencash, CIA rrëzon gjetjet e Pentagonit për sulmet në Iran

    Kreu i CIA-s deklaroi se sulmet ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit i kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke i kthyer ato vite pas. John Ratcliffe, drejtori i inteligjencës amerikane, theksoi se disa nga qendrat kryesore si Natanz, Fordo dhe Isfahan janë shkatërruar dhe do të duhen vite për t’i rindërtuar. Ai bazoi deklaratat e tij në burime të konsideruara të besueshme nga CIA.
    Ky vlerësim bie ndesh me një raport paraprak të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes së Pentagonit, i cili sugjeronte se vetëm disa komponentë të programit bërthamor iranian ishin dëmtuar dhe se ndikimi i përgjithshëm ishte i kufizuar në disa muaj. Presidenti Donald Trump reagoi ashpër ndaj këtij raporti, duke e quajtur atë të pasaktë dhe të manipuluar nga media e “lajmeve të rreme”. Ai konfirmoi se sulmet kishin “shkatërruar” plotësisht kapacitetet bërthamore të Iranit.
    Ndërkohë, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, përkrahu vlerësimin e CIA-s dhe tha se objektet kryesore duhet të rindërtohen nga e para, çka do të marrë vite. Operacioni përfshiu 125 avionë luftarakë dhe imazhet satelitore tregojnë dëmtime të dukshme në hyrjet e objekteve në Fordo dhe Isfahan. Megjithatë, nuk është e qartë nëse infrastruktura e vendosur në thellësi është shkatërruar.
    Zyrtarë amerikanë paralajmëruan se vlerësimet janë paraprake dhe mund të ndryshojnë me informacionet e reja. Ndërkohë, Irani konfirmoi dëmet, por disa zyrtarë iranianë thanë se nuk pati dëm të pakthyeshëm. Shefi i OKB-së për armët bërthamore sugjeroi që Irani mund të ketë zhvendosur uraniumin e pasuruar përpara sulmeve.

  • “Çdo gjë është shkatërruar, shtëpitë janë rrafshuar”/ Gazetari i Top Channel sjell pamjet nga kufiri me Libanin

    “Çdo gjë është shkatërruar, shtëpitë janë rrafshuar”/ Gazetari i Top Channel sjell pamjet nga kufiri me Libanin

    Top Channel sjell pamjet ekskluzive nga kufiri me Libanin, ku duken qartë pasojat e luftës.

    “Jemi në fshatin Arav Al AramSha. Është një fshat që ndan Izraelin me veriun e Libanit. Para një viti, e gjithë zona ka qenë e banuar. Pas luftimeve të muajve të fundit, çdo gjë është shkatërruar. Janë qindra shtëpi të shkatërruara, nuk ka banorë dhe duket se e gjithë zona kontrollohet nga ushtria izraelite”, raporton gazetari i Top Channel, Artur Bibe.

    Top Channel

  • Automjeti i shkatërruar – Aksident i rëndë në Fier, tre të mitur përfundojnë në spital

    Automjeti i shkatërruar – Aksident i rëndë në Fier, tre të mitur përfundojnë në spital

    Fier – Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në afërsi të fshatit Plyg.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas informacioneve paraprake, një 15-vjeçar, banues në fshatin Mbyet, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili ka dalë nga rruga.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre të mitur: drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë, të moshës 13 dhe 14 vjeç, gjithashtu banues në Mbyet. Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Pamjet nga vendngjarja tregojnë një automjet tërësisht të shkatërruar, i cili është tërhequr nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një vinçi. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë, por jo shkatërruar plotësisht

    Programi bërthamor i Iranit është dëmtuar rëndë, por jo shkatërruar plotësisht

    Programi bërthamor i Iranit, për të cilin vendi ka këmbëngulur gjithmonë se është për qëllime paqësore, është dëmtuar rëndë. Por nuk është shkatërruar plotësisht.

    BBC raporton se sasi të mëdha të uraniumit të pasuruar në nivele të larta, një përbërës kyç për ndërtimin e një bombe bërthamore, dyshohet se janë të depozituara qindra metra nën tokë, në malin Zagros, në një vend të fortifikuar dhe të ruajtur rreptësisht të quajtur Fordo.

    Shumica e analistëve besojnë se ky vend mund të goditet vetëm nga bombardime të përsëritura të Forcave Ajrore të SHBA-së, duke përdorur një armë të njohur si “Shkatërrues i Strehave të Fortifikuara” (Massive Ordnance Penetrator – MOP).

    Megjithatë, përveç nëse nuk ndodh një ndryshim regjimi në Iran, do të nevojitej konfirmim vizual nga afër, si mbi tokë ashtu edhe nën tokë në Fordo, për të qenë të sigurt se ky komponent i dyshuar është shkatërruar plotësisht.

    Kjo do të kërkonte ose inteligjencë njerëzore të siguruar nga agjentë të pozicionuar mirë të agjencisë izraelite Mossad, ose një operacion special nga njësi komando. Të dyja janë ndërmarrje me rrezik shumë të lartë.

    Ekziston gjithashtu rreziku që Irani mund të ketë shpërndarë materiale dhe pajisje në vende të tjera të panjohura.

    Për më tepër, edhe nëse kjo përplasje ndalet, ekziston mundësia që Republika Islamike të ruajë mjaftueshëm njohuri shkencore për të rifilluar aktivitetet bërthamore dhe për të ndërtuar një bombë bërthamore rudimentare, duke besuar se kjo është mënyra më e mirë për të penguar sulme të ardhshme.

  • VIDEO/ Brenda godinës së televizionit shtetëror iranian i cili u godit kur po transmetoheshin lajmet. Gazetari i CNN: E gjithë zona e shkatërruar

    VIDEO/ Brenda godinës së televizionit shtetëror iranian i cili u godit kur po transmetoheshin lajmet. Gazetari i CNN: E gjithë zona e shkatërruar

    Pamjet e një edicioni informativ të televizionit shtetëror iranian, që u ndërpre papritur nga një sulm ajror izraelit, tërhoqën vëmendjen më herët këtë javë, ndërsa Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë sulme në një përshkallëzim dramatik të tensioneve.

    Fred Pleitgen i CNN hyri brenda studios televizive në Teheran, Iran, e cila ka mbetur e shkatërruar nga sulmi.
    “Siç e shikoni, e gjithë zona është e shkatërruar. Të gjitha zyrat, e gjithë teknologjia që ka qenë brenda, e gjithë teknologjia e transmetimit tani është e papërdorshme”, thotë Pleitgen.
    Në një moment të videos së shkurtër ai ka hyrë në ambientet ku ka qenë studio ku po transmetohej edicioni informativ teksa godina u sulmua.

    “Këtu është studio ku prezantuesja po lexonte lajmet kur godina u sulmua. Ju mund të shikoni tavolinën e prezantueses, studio e të cilës u bë e zezë teksa ajo u ngrit dhe u largua”.

    Top Channel