Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim shtetasin S. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Dermish, pas një kallëzimi të paraqitur nga një familjar.
Sipas njoftimit të Policisë, kallëzimin e ka bërë shtetasi N. Ç., i cili ka deklaruar se vëllai i tij ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake në banesën e tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Policisë së Sarandës kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe shoqërimin e 53-vjeçarit, i cili dyshohet për veprën penale “Dëmtimi i pronës”.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e saj sipas procedurave ligjore.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Tag: shkatërruar
-

Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
-

“Kërkojmë drejtësi”! Vrasja e 14-vjeçarit në Korçë, prindërit: Si u liruan familjarët që ndihmuan autorin? (VIDEO)
eraldo xhejo-prinderit e 14-vjeçarit
TIRANË- Eraldo Xhejo humbi jetën në gusht të këti viti, pasi u vra me thikë nga një tjetër 14-vjeçar në fshatin Pirg të bashkisë Maliq. Autori Enedio Guri u arrestua bashkë me babain dhe xhaxhain e tij si bashkëpunëtorë të ngjarjes. Ndërkohë, Gjykata e Apelit Tiranë ka nxjerrë nga qelia babain dhe xhaxhain e autorit, Edison Guri dhe Roland Guri, të cilët ishin të akuzuar për fshehje të krimit.
Gjykatësja e Gjykatës së Apelit, Lutfije Celami, ka ndryshuar masën e sigurisë për të dy këta shtetas nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Vendimi është kundërshtuar nga familjarët e viktimës, të cilët e konsiderojnë një padrejtësi nga ana e gjykatës dhe kërkojnë kthimin e tyre në qeli.
Babai i vitkimës, Edison Xhejo, i habitur nga vendimii Gjykatës kërkon drejtësi nga institucionet. Të shkatërruar nga dhimbja, ai shprehet se i vetmi ngushëllim për familjen ishte te drejtësia, por gjërat kanë ndryshuar me lirimin e dy të akuzuarëve.“Kur ishte bërë gjyqi një nga personat e arrestuar ka qenë Florian Çela i cili ka qenë me autorin në makinë dhe nuk e parandaloi ngjarjen, që ishte i pari, kryesori ka qenë ky. Kur ishte bërë gjyqi, gjykata e ka lënë me arrest shtëpie. Nuk kemi dashur të japim intervista se sa herë flasim nuk durojmë dot. Para pak ditësh mësuam që kishte dalë edhe xhaxhai edhe i ati, i ka nxjerrë apeli. Ne kërkojmë drejtësi, deri dje kishim besim tek drejtësia por nuk e di se cfarë mund të bëhet. Nuk e di argumentin, nuk ka dalë vendimi akoma, thjesht një gjyqtare nga Tirana i ka nxjerrë. Avokati tha që për 5 ditë del vendimi ndërkohë kanë kaluar 10 ditë dhe akoma. As ne nuk e dimë përse i ka liruar. Prokuroria kërkoi në fillim burg për të tre këta persona kur tani marrim vesh që ishin liruar, kishin bërë kërkesë në gjykata e apelit në Tiranë. Si mund ta ndjekim këtë çështje?! Vetëm me ligj, me drejtësi, nëqoftëse ka drejtësi. Ju bëjmë apel institucioneve ne sa të kemi jetë me këtë çështje do meremi. Ne kemi besim tek drejtësia por edhe shumë jo. Duam të merren institucionet sepse po ndodhin shumë gjëra, si rasti i dhalit tonë po ndodhin shumë, ndodhi edhe ajo në Durrës, kanë ndodhur edhe të tjera. Jemi shumë të shkatërruar. Të vetmin ngushëllim e kishim në drejtësia, por siç po ndodhin gjërat… nuk dimë më se ku të kemi besim dhe çfarë mund të bëhet! I ati me xhaxhain (e autorit) që fshehën armën e krimit, kishin marrë thikën, e kishin larë, nuk e di si i lirojnë këta njerëz të tillë! Ç’janë këta gjyqtarë? Nuk e di. Ne duam vetëm drejtësi, që mos i ndodhë asnjeriu kjo që na ndodhi ne. Krahas ngjarjes, më shumë i ka tronditur edhe fakti që u liruan këta të dy. Nuk e beson asnjë njeri, gjithë rrethi jonë shoqëror thonë “si ka mundësi?”, është shprehur babai i viktimës Edison Xhejo.
Nëna e viktimës, Albina Xhejo, po ashtu kërkon drejtësi nga gjykatësja që të vendosë me dorën në zemër. “Pavarësisht se Eraldi jonë nuk kthehet më, e vetmja ngushëllim është drejtësia”, shprehet ndër të tjera nëna e Eraldos, e shkatërruar nga dhimbja.
“Ndihem e shkatërruar. Të shkatërruar me shume se c’ishim. Gjykata liroi dhe ndjen keqardhje për ata e nuk mendojnë për një fëmijë që iku? Edhe djali i madh ndien mungesën e vëllait. Kërkoj drejtësinë, i vetmi ngushëllim për ne, pavarësisht se Eraldi jonë nuk kthehet më, e vetmja ngushëllim është drejtësia. Nuk mund të rrijë xhaxhai dhe babai i autorit si pa te keq ne shtëpi. Deri tani nuk kishim fuqi të flisnim por duke parë gjërat si po ecin, nga kjo e morëm mundimin të flasim. E kemi frikën se gjërat mund të mos shkojnë siç duhet. Ata duhet të ishin brenda tani dhe jo në shtëpi. Gjykatësja të vendosë drejtësi me dorën në zemër, të mendojë si për fëmijët dhe nipërinjte e tyre, mund të thonë edukoni fëmijët që mos arrini në këtë ditë por sot po e pësojnë fëmijët që janë të edukuar dhe të pafajshëm. Fëmijët e edukuar po e pësojnë nga fëmijët e atillë siç ishte Enedio Guri. Siç ishte Eraldi jonë“, u shpreh nëna e viktimës Albina Xhejo.14-vjeçari, Erald Xhejo humbi jetën nga goditjet me thikë të një bashkëmoshatari i tij më 14 gusht. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku sipas të dhënave të para, gjithçka nisi pas një konflikti banal me fjalët: “Çfarë ke që më shikon?”. Policia arrestoi autorin e dyshuar E.G., po bashkëmoshatar të mitur. Gjithashu u arrestuan babai e xhaxhai i autorit dhe u morën nën akuzë 5 persona të tjerë për këtë ngjarje./ZËRI
-

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, babai i viktimës reagon pas lirimit të dy bashkëpunëtorëve: Jemi të shkatërruar, ngushëllimin e kishim te drejtësia
Disa muaj pas vrasjes së 15 gushtit të këtij viti, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, Gjykata e Apelit Tiranë ka nxjerrë nga qelia babanë dhe xhaxhanë e autorit, Edison Guri dhe Roland Guri, të cilët ishin të akuzuar për fshehje të krimit.
Gjykatësja e Gjykatës së Apelit, Lutfije Celami, ka ndryshuar masën e sigurisë për të dy këta shtetas nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Ndërkohë, familjarët e viktimës e kanë konsideruar këtë një padrejtësi nga ana e gjykatës dhe kërkojnë kthimin e tyre në qeli.
Edison Xhejo, babai i viktimës, tha se janë të shkatërruar dhe se të vetmin ngushëllim e kishin te drejtësia.
“Kur ishte bërë gjyqi një nga personat e arrestuar ka qenë Florian Çela i cili ka qenë me autorin në makinë dhe nuk e parandaloi ngjarjen, që ishte i pari, kryesori ka qenë ky. Kur ishte bërë gjyqi, gjykata e ka lënë me arrest shtëpie. Nuk kemi dashur të japim intervista se sa herë flasim nuk durojmë dot. Para pak ditësh mësuam që kishte dalë edhe xhaxhai edhe i ati, i ka nxjerrë apeli. Ne kërkojmë drejtësi, deri dje kishim besim tek drejtësia por nuk e di se cfarë mund të bëhet. Nuk e di argumentin, nuk ka dalë vendimi akoma, thjesht një gjyqtare nga Tirana i ka nxjerrë. Avokati tha që për 5 ditë del vendimi ndërkohë kanë kaluar 10 ditë dhe akoma. As ne nuk e dimë përse i ka liruar. Prokuroria kërkoi në fillim burg për të tre këta persona kur tani marrim vesh që ishin liruar, kishin bërë kërkesë në gjykata e apelit në Tiranë. Si mund ta ndjekim këtë çështje?! Vetëm me ligj, me drejtësi, nëqoftëse ka drejtësi. Ju bëjmë apel institucioneve ne sa të kemi jetë me këtë çështje do meremi. Ne kemi besim tek drejtësia por edhe shumë jo. Duam të merren institucionet sepse po ndodhin shumë gjëra, si rasti i djalit tonë po ndodhin shumë, ndodhi edhe ajo në Durrës, kanë ndodhur edhe të tjera.
Djali kishte dalë me shokët, vajti për t’u qethur në Pirg dhe rrugës ishin ndeshur me autorin me makinë. Me ç’më thanë shokët e djalit, i kishin fishkëllyer dhe aty ishin përleshur. Nuk besoj të ishte sherr i paralajmëruar, nuk kishin çfarë ndanin, ishin fëmijë. Jo, asnjë njeri nuk ka ardhur (nga familja e autorit), s’janë munduar. Edhe sikur të kenë dashur, çfarë do kërkojnë?
Jemi shumë të shkatërruar. Të vetmin ngushëllim e kishim në drejtësia, por siç po ndodhin gjërat… nuk dimë më se ku të kemi besim dhe çfarë mund të bëhet! I ati me xhaxhain (e autorit) që fshehën armën e krimit, kishin marrë thikën, e kishin larë, nuk e di si i lirojnë këta njerëz të tillë! Ç’janë këta gjyqtarë? Nuk e di. Ne duam vetëm drejtësi, që mos i ndodhë asnjeriu kjo që na ndodhi ne. Krahas ngjarjes, më shumë i ka tronditur edhe fakti që u liruan këta të dy. Nuk e beson asnjë njeri, gjithë rrethi jonë shoqëror thonë “si ka mundësi?”, tha ai.Top Channel
-

Argjinaturat çahen, përmbytje masive në Çukë, Konispol dhe Shalës – VIDEO
Përmbytjet e orëve të fundit kanë shkaktuar një situatë të pashembullt emergjence në jug të vendit, ku argjinaturat janë shkatërruar njëra pas tjetrës, duke vënë në rrezik banesa, blegtori dhe prodhimin bujqësor. Zona të gjera nga Çuka e Sarandës, Metoqi dhe fushat e Konispolit janë përfshirë nga ujërat që kanë dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme ekonomike.
Çarja e argjinaturës së lumit Bistricë në Çukë – Bagëti të mbytura, stalla të shkatërruara, banesa nën ujë
Argjinatura e Bistricës në Çukë është çarë gjatë natës, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë në blegtori. Më shumë se 500 krerë bagëti të imta dhe të trasha janë mbytur, ndërsa stalla të tëra janë shkatërruar.
Uji ka përfshirë me shpejtësi fermat dhe magazinat bujqësore, duke shkatërruar qindra tonë misër, ushqim për bagëti, lëndë ushqimore të depozituara dhe pajisje të fermave. Për shkak të prurjeve të mëdha, pesë banesa janë përmbytur, duke detyruar familje të largohet përkohësisht.
Katër barinj u izoluan për orë të tëra brenda një stalle me dhjetëra dele, ndërsa vetëm ndërhyrja me vonesë e emergjencave civile shmangu humbje të tjera njerëzore.
Operacion i ushtrisë për shpëtimin e deleve – Ndërhyrje me mjete speciale në Çukë
Për herë të parë pas shumë vitesh, forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile u angazhuan në një operacion të drejtpërdrejtë evakuimi të kafshëve të bllokuara. Ushtarët hynë në ujë deri në 1 metër lartësi, dhe me mjete të posaçme tërhoqën delet nga stalla e rrethuar nga uji.
Ndërkohë, një pulari në Çukë ka pësuar dëme të rënda, ku uji ka shkatërruar ushqimin e shpendëve, inkubatorë, pajisje elektrike dhe një pjesë të prodhimit.
Pavlla del nga shtrati – 6 fshatra të Markatit të izoluar
Situata është kritike edhe në Konispol, ku lumi Pavëll ka dalë nga shtrati pranë urës në Vilë, duke izoluar 6 fshatra të Njësisë Administrative Markat:Markat, Dishat, Ninat, Janjar, Shalës dhe Vërvë
Rruga mbeti për disa orë e pakalueshme. Banorët thonë se mungesa e pastrimit të kanaleve dhe investimeve serioze në argjinatura ka sjellë përhapjen e ujit drejt zonave të banuara dhe fushave bujqësore.
Mandarinat nën ujë – Dëme të rënda në Çiflik, Shkallë, Musi, Xarrë dhe Vrina
Fushat e Konispolit, zona me prodhimin më të madh të mandarinave në Shqipëri, janë plotësisht të përmbytura. Parcela të tëra me mandarina në Çiflik, Shkallë, Musi, Xarrë dhe Vrinë ndodhen nën ujë në momentin e korrjes.
Fermerët paralajmërojnë se:
“Nëse uji qëndron edhe dy ditë, pemët do të humbasin prodhimin dhe mund të thahen edhe për vitet e ardhshme.”
Dëmet ekonomike në mandarina, perime dhe foragjere mund të shkojnë në miliona euro, duke goditur qindra familje që jetojnë vetëm nga bujqësia.
Bamatat – Shembet argjinatura pak ditë pas vizitës së ministrit
Në Bamatat të Delvinës, argjinatura është shembur vetëm pak ditë pasi u vizitua publikisht nga Ministri i Bujqësisë dhe deputetët Ardit Bido dhe Vasil Llajo, të cilët e prezantuan si një investim “strategjik” për mbrojtjen e fermerëve nga përmbytjet.
Pas shirave, strukturat e sapo ndërtuara nuk i rezistuan dot prurjeve të lumit. Banorët kërkojnë hetim të punimeve dhe ndëshkim për përgjegjësit, duke e cilësuar projektin si “punim të dobët dhe pa cilësi”.
Thirrjet e banorëve: “Të shpallet gjendja e emergjencës!”
Banorët e të gjithë zonave të prekura kërkojnë shpallje të gjendjes së emergjencës, dëmshpërblim dhe ndërhyrje të menjëhershme në argjinatura, kanale dhe rrugë.
“Nëse shteti nuk ndërhyn tani, nesër nuk do të mbetet as një pemë, as një lopë, as një familje këtu.”
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Stuhia, shihni si janë shkatërruar 1.2 Ha serra me luleshtrydhe (FOTO)
Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P
Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] -

BBC është shkatërruar nga ‘të çmendurit’ e majtë që besojnë se burrat mund të prodhojnë qumësht
Nga Brendan O’Neill, SPECTATOR
Kalbëzimi në BBC është më i rëndë nga sa e mendojnë njerëzit. Është diçka shumë më serioze sesa shtrembërimi i herëpashershëm i fakteve për të goditur ndonjë politikan që BBC e urren, si Donald Trump – një akt keqpërdorimi gazetaresk për të cilin tani kanë dhënë dorëheqjen drejtori i përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoresha e lajmeve, Deborah Turness.
Problemi më i thellë është se BBC-ja është korruptuar aq shumë nga ideologjitë e momentit, sa tashmë është e gatshme të djegë vetë të vërtetën në shërbim të asaj ideologjie.
Ajo është dehur aq fort me mendësinë e “të menduarit të drejtë”, sa është e gatshme të promovojë edhe marrëzi si “qumështi i gjirit mashkullor”, vetëm që të mbetet në harmoni me ideologët e saj të tjerë. Kjo është kriza e vërtetë: BBC-ja ka braktisur qëllimin e saj të vjetër fisnik — informimin e masave — në favor të përkëdheljes së besimeve delirante të elitave.
Nuk është çudi që mangësitë e BBC lidhen veçanërisht me tre çështje: Trumpin, transgjinorët dhe Gazën. Sepse kjo është “trinia e shenjtë” e fiksimeve morale në qarqet e klasës llafazane. Të urresh Trump-in, të besosh se burrat mund të bëhen gra, të këmbëngulësh — pa asnjë provë reale — se Izraeli është një “entitet gjenocidal”. Nëse nuk i nënshtrohesh këtyre urdhrave të reja “fetare”, je i përjashtuar nga shoqëria e “sjellshme”.
BBC-ja i ka përthithur plotësisht të tri këto “urdhra”. Manipulimi i pamjeve të Trump tregon se ajo ndien më shumë besnikëri ndaj “sindromës së çmendurisë ndaj Trumpit” sesa ndaj së vërtetës. Promovimi i pandërprerë i ideologjisë trans — dhe shpërfillja e zërave kritikë të grave — tregon se ajo është gati të flijojë edhe shkencën për t’u pëlqyer “besimtarëve” të kishës së opinionit me status të lartë. Dhe fiksimi i saj i rrëmbyer me Gazën, shpesh duke lënë në hije çdo tragjedi tjetër në botë, tregon se ajo përkulet thellë përpara kultit borgjez të izraelofobisë.
Kemi qenë dëshmitarë të diçkaje të jashtëzakonshme – nënshtrimit të BBC-së nga një doktrinë e re mizore, që kujdeset pak për të vërtetën dhe akoma më pak për drejtësinë. Pikërisht kjo e bën aq irrituese britmën e sotme se “BBC-ja po shkatërrohet” nga ndonjë grup toksik “të çmendurish të djathtë”. Arsyeja pse jemi në këtë rrëmujë është se BBC është tashmë e shkatërruar, ose më saktë e pushtuar, nga “të çmendur” të majtë që besojnë se burrat mund të prodhojnë qumësht dhe se çdo luftë është gjenocid.
Pyetja nuk është: “Pse po e sulmon Daily Telegraph BBC-në?”, por: “Pse iu desh Daily Telegraph që ta bëjë BBC-në të kuptojë se ka një problem?”. Shumë njerëz e kanë lutur BBC-në të zgjohet. Çdo ditë, gratë e “Ishullit TERF” e kritikojnë publikisht për braktisjen e së vërtetës shkencore dhe për heshtjen brutale të zërave të grave. Edhe hebrenjtë kanë protestuar përpara selisë së BBC-së, duke i kërkuar që të jetë më e paanshme në raportimin për luftën Izrael–Hamas.
Të gjithë janë shpërfillur. BBC-ja i ka trajtuar njerëzit, të cilëve duhej t’u shërbente, si një bezdi – si ata që “nuk kanë kuptuar ende” programin e “gëzimit trans” dhe urrejtjes ndaj Izraelit. Po të kishte dëgjuar, ndoshta nuk do të ishte duke u fundosur kaq shpejt.
Ky skandal zbulon një të vërtetë të madhe të kohës sonë – që elitat shpesh janë më të ndjeshme ndaj mashtrimeve dhe histerisë sesa ne të tjerët. Ata që jetojnë brenda flluskës së “mendësisë së drejtë” janë më lehtësisht të manipulueshëm nga modat e rrezikshme dhe “perënditë e rreme” sesa ata që jetojnë në botën reale. Duke u mbyllur në kullat e tyre prej fildishi, të ndërtuara me dogma që i përkëdhelin, ata janë shkëputur nga mënyrat e tjera të të menduarit – dhe nga e vërteta vetë.
Ajo që drejtuesit e BBC-së thoshin për ne – se ne jemi të cenueshëm ndaj keqinformimit – doli të ishte shumë më e vërtetë për ta vetë. Nëse BBC do me të vërtetë që të shpëtojë, duhet të hapë fortesën e vet ideologjike ndaj urtësisë së atyre britanikëve që deri më sot i ka përçmuar.
-

E akuzuan për fashizëm, reagon i indinjuar portieri i PSG: Më kanë shkatërruar imazhin
10 Nëntor 2025
13:53
Alfred Lleshi
Portieri i PSG-së, Lucas Chevalier, u mbrojt të hënën nga akuzat se mbështet ekstremin e djathtë, pasi duket se kishte pëlqyer një video të diskutueshme në rrjetet sociale. Portieri francez u bë objekt kritikash dhe fyerjesh nga disa përdorues online.
Në videon në fjalë, shihej një ish-deputet konservator francez që deklaronte se do të preferonte të votonte për partinë e ekstremit të djathtë “Rassemblement National” sesa për kandidatin e majtë në zgjedhje. Chevalier publikoi një mesazh të gjatë në Instagram për të sqaruar situatën dhe mohuar çdo lidhje me ekstremizmin e djathtë.
“Është tronditëse të kuptosh që, ndërsa shfleton internetin dhe pëlqen një postim pa e vënë re, zgjohesh nga gjumi për t’u përgatitur për ndeshjen dhe zbulon se imazhi yt është shkatërruar për një pakujdesi të vetme. Kjo më zemëron shumë, – shkroi ai. – Kushdo që më njeh e di se prindërit dhe familja më kanë mësuar vlera e respekt. Tentuan të më paraqesin si fashist dhe sulmuan si mua, ashtu edhe familjen time”. -

“Volejbollistja ‘e shkatërruar’ nga hetimi për gjininë në Shqipëri”/ Ferreira flet për DW: Kështu nuk më trajtuan as në Arabinë Saudite
Një volejbolliste braziliane në Shqipëri është detyruar t’i nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë pas shqetësimeve të ngritura nga ekipe rivale. Nayara Ferreira thotë, se ndihet e tronditur dhe e shkatërruar.
Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira ka deklaruar se vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për t’i bërë testin e gjinisë dhe për ta pezulluar nga loja e ka tronditur shumë. “Ndjej sikur jam shkatërruar, sikur po humbas mendjen, sepse mendoj shumë pse më ndodhi kjo, pse ma bënë këtë,” tha Ferreira, e cila luan në kategorinë e parë të volejbollit për femra në Shqipëri.“Çdo ditë në dhomën time e pyes veten për këtë dhe deri tani nuk e di përgjigjen. Nuk e kuptoj pse jam në këtë situatë,” tha ajo për DW. “Më kërkuan të bëja një test gjinie. Kam luajtur në shtatë vende, përfshirë edhe Arabinë Saudite. Kurrë më parë nuk më është bërë një pyetje e tillë.”
Ferreira u pezullua në tetor nga FSHV pasi dy ekipe rivale paraqitën dokumente dhe kërkuan një rishikim të rastit. Në njërën nga kërkesat e FSHV thuhet se “analizat përkatëse do të kryhen për të verifikuar performancën fizike natyrore dhe për të përcaktuar gjininë e lojares së ekipit Dinamo, Estephanie Goulart Ferreira Nayara.”
Klubi i saj, Dinamo në Shqipëri, e ka quajtur vendimin absurd dhe një fyerje për një lojtare veterane me karrierë të spikatur. Brazilianja ka qenë e pezulluar për tri javë, duke humbur tri ndeshje, dhe thotë se është përballur me heshtje totale gjatë gjithë kësaj kohe. “Nuk kam fjalë ta përshkruaj saktësisht se si ndihem,” shtoi ajo. “Pse po ma bëni këtë [FSHV]? Vetëm sepse shikoni fytyrën time, vetëm sepse shikoni flokët e mi?”
Mbështetja nga ekipiFerreira konfirmoi se e bëri testin me dëshirë, por vetëm për të ndihmuar klubin. “Nuk kam nevojë t’i dëshmoj askujt që jam grua, sepse jam grua. Kjo është 100%.” Kapitenia e ekipit Dinamo, Elena Bego, tha se situata ka qenë shumë e vështirë për ekipin. “Ishte pjesërisht detyra ime t’ua komunikoja lajmin vajzave të tjera. Të gjitha mbetëm të tronditura – ky rast është tepër skandaloz,” tha Bego për DW. “Ne e kemi mbështetur Nayara-n gjatë gjithë kohës, sepse e dimë që ajo është vajzë.”
Trajneri i Dinamos, Orlando Koja, shtoi se mungesa e Nayara-s kishte pasur edhe ndikim të madh sportiv, pasi ekipi mbeti i mangët në ndeshje të rëndësishme pa një lojtare kyçe.
Për Ferreira-n, kjo situatë ka pasur ndikim personal, por ajo mendon se është edhe diçka më e madhe se rasti i saj individual.
“Mendoj se pas kësaj situate duhet të reflektojmë se çfarë do të thotë respekti. Sepse me gjëra të tilla ata i shkatërrojnë gratë në sport,” tha ajo. Çështja e identitetit gjinor në sportin e femrave është bërë një temë gjithnjë e më e ndjeshme vitet e fundit, veçanërisht pas polemikave globale rreth Imane Khelif, boksieres algjeriane që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit verën e kaluar. Këtë vit, Federata Botërore e Atletikës vendosi gjithashtu që testet e gjinisë të jenë të detyrueshme për të gjitha gratë që konkurrojnë./DW -

“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”/Iu nënshtrua testit të gjinisë, volejbollistja e Dinamos: Çdo ditë në dhomën time…
Një volejbolliste braziliane në Shqipëri është detyruar t’i nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë pas shqetësimeve të ngritura nga ekipe rivale. Nayara Ferreira thotë, se ndihet e tronditur dhe e shkatërruar.
Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira ka deklaruar se vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për t’i bërë testin e gjinisë dhe për ta pezulluar nga loja e ka tronditur shumë. “Ndjej sikur jam shkatërruar, sikur po humbas mendjen, sepse mendoj shumë pse më ndodhi kjo, pse ma bënë këtë,” tha Ferreira, e cila luan në kategorinë e parë të volejbollit për femra në Shqipëri.
“Çdo ditë në dhomën time e pyes veten për këtë dhe deri tani nuk e di përgjigjen. Nuk e kuptoj pse jam në këtë situatë,” tha ajo për DW. “Më kërkuan të bëja një test gjinie. Kam luajtur në shtatë vende, përfshirë edhe Arabinë Saudite. Kurrë më parë nuk më është bërë një pyetje e tillë.”
Ferreira u pezullua në tetor nga FSHV pasi dy ekipe rivale paraqitën dokumente dhe kërkuan një rishikim të rastit. Në njërën nga kërkesat e FSHV thuhet se “analizat përkatëse do të kryhen për të verifikuar performancën fizike natyrore dhe për të përcaktuar gjininë e lojares së ekipit Dinamo, Estephanie Goulart Ferreira Nayara.”
Klubi i saj, Dinamo në Shqipëri, e ka quajtur vendimin absurd dhe një fyerje për një lojtare veterane me karrierë të spikatur. Brazilianja ka qenë e pezulluar për tri javë, duke humbur tri ndeshje, dhe thotë se është përballur me heshtje totale gjatë gjithë kësaj kohe. “Nuk kam fjalë ta përshkruaj saktësisht se si ndihem,” shtoi ajo. “Pse po ma bëni këtë [FSHV]? Vetëm sepse shikoni fytyrën time, vetëm sepse shikoni flokët e mi?”
Mbështetja nga ekipi
Ferreira konfirmoi se e bëri testin me dëshirë, por vetëm për të ndihmuar klubin. “Nuk kam nevojë t’i dëshmoj askujt që jam grua, sepse jam grua. Kjo është 100%.” Kapitenia e ekipit Dinamo, Elena Bego, tha se situata ka qenë shumë e vështirë për ekipin. “Ishte pjesërisht detyra ime t’ua komunikoja lajmin vajzave të tjera. Të gjitha mbetëm të tronditura – ky rast është tepër skandaloz,” tha Bego për DW. “Ne e kemi mbështetur Nayara-n gjatë gjithë kohës, sepse e dimë që ajo është vajzë.”
Trajneri i Dinamos, Orlando Koja, shtoi se mungesa e Nayara-s kishte pasur edhe ndikim të madh sportiv, pasi ekipi mbeti i mangët në ndeshje të rëndësishme pa një lojtare kyçe.
Për Ferreira-n, kjo situatë ka pasur ndikim personal, por ajo mendon se është edhe diçka më e madhe se rasti i saj individual.
“Mendoj se pas kësaj situate duhet të reflektojmë se çfarë do të thotë respekti. Sepse me gjëra të tilla ata i shkatërrojnë gratë në sport,” tha ajo. Çështja e identitetit gjinor në sportin e femrave është bërë një temë gjithnjë e më e ndjeshme vitet e fundit, veçanërisht pas polemikave globale rreth Imane Khelif, boksieres algjeriane që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit verën e kaluar. Këtë vit, Federata Botërore e Atletikës vendosi gjithashtu që testet e gjinisë të jenë të detyrueshme për të gjitha gratë që konkurrojnë./DW -

Babai vret veten/ Dhimbje e madhe në familjen e lojtarit të njohur: Jam i thyer, i shkatërruar
Lajmi tragjik i vdekjes së babait të Rhys Bennett, një lojtari i akademisë së Manchester United, ka prekur thellë komunitetin e futbollit dhe familjen. Mbrojtësi 21-vjeçar Rhys, ndau hidhërimin e tij për vetëvrasjen e të atit, duke u shprehur se është i shkatërruar pas kësaj humbje-je të madhe..
“Babi, nuk e mendova kurrë se do të më duhej ta shkruaja kaq herët. Jam i thyer, i shkatërruar, nuk dua ta besoj, por është e vërtetë. Nga drejtimi i makinës për të më çuar në stërvitje, deri te çdo ndeshje ku më shikoje të përmbushja ëndrrën time për t’u bërë futbollist profesionist — të dua në këtë jetë dhe në tjetrën,” shkroi Bennett në rrjetet sociale.
Ndërkaq, motra e Rhys, Megan, ndau historinë e babait të saj për të rritur ndërgjegjësimin rreth shëndetit mendor, duke theksuar se si depresioni dhe alkooli kishin ndikuar në jetën e babait të saj. Ajo theksoi nevojën për të folur hapur për këto çështje në mënyrë që të tjerët të mos ndihen vetëm në vuajtjet e tyre.