Tag: shkatërron

  • “Narkoshteti po shkatërron Shqipërinë”/ Rritja e çmimeve Berisha: Ekonomia në rënie, e goditur nga paratë e drogës

    “Narkoshteti po shkatërron Shqipërinë”/ Rritja e çmimeve Berisha: Ekonomia në rënie, e goditur nga paratë e drogës

    Në daljen e tij për mediat, kreu i PD Sali Berisha ngriti shqetësimin për rritjen e çmimeve.
    Gjithashtu Berisha theksoi se keqqeverisja, bashkëpunimi me krimin dhe drogën, po e shkatërron Shqipërinë, ndërsa shtoi se ekonomia është në rënie të lirë.
    “Për herë të parë në histori vdekjet dominojnë mbi lindjet. Ato tregojnë se kemi tregues të lindshmërisë më të ulët në botë. E goditur nga paratë e drogës, ekonomia shqiptare është në rënie të lirë. Sipas statistikave, për herë të parë ekonomia kontribuon vetëm me 49 % në rritjen ekonomike.
    Sipas këtyre statistikave, në rritjen ekonomike, kontributin e ka shteti, të ardhurat kryesore nuk vijnë nga prodhimi, por nga taksat neto. Rënia e euros shtrenjtoi turizmin në Shqipëri. Narkoshteti është ai faktor që po shkatërron Shqipërinë më shumë se çdo faktor tjetër në ekzistencën e saj. Të gjitha këto janë të trajtuara në rezolutën e votuar me unanimitet”, tha Berisha.

  • Macron: Lufta e Netanyahut në Gaza po shkatërron imazhin e Izraelit në mbarë botën

    Macron: Lufta e Netanyahut në Gaza po shkatërron imazhin e Izraelit në mbarë botën

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se ofensiva ushtarake e Izraelit në Gaza po shkatërron besueshmërinë e vendit.
    “Këto lloje operacionesh në Gaza janë krejtësisht kundërproduktive; kjo është, duhet ta them, një dështim”, tha Macron në një intervistë me transmetuesin izraelit Channel 12.
    “Po shkaktoni kaq shumë viktima dhe viktima midis civilëve sa po e shkatërroni plotësisht besueshmërinë dhe imazhin e Izraelit jo vetëm në rajon, por edhe në opinionin publik kudo”, shtoi ai.

    Izraeli ka bombarduar enklavën bregdetare për gati dy vjet që nga sulmi terrorist i 7 tetorit i udhëhequr nga Hamasi.
    Këtë javë Forcat Mbrojtëse të Izraelit nisën një ofensivë të re tokësore për të pushtuar Qytetin e Gazës, duke përshkallëzuar fushatën e tyre kundër grupit militant palestinez.
    Macron e dënoi operacionin si “një gabim të madh”, i cili, tha ai, do të hapë një diskutim të ri në Evropë rreth vendosjes së sanksioneve kundër “njerëzve kyç që mbështesin vendbanimet”.
    Komentet e udhëheqësit francez vijnë në mes të një përplasjeje të ashpër diplomatike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me vendimin e Macron për të njohur një shtet palestinez.
    Macron njoftoi në fund të korrikut se Franca do të ecte përpara me njohjen, së bashku me vendet e tjera, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 22 shtator.
    Njoftimi shkaktoi një “luftë” fjalësh me Izraelin.
    Në një letër më 17 gusht, Netanyahu akuzoi Macronin për nxitjen e antisemitizmit dhe shpërblimin e “terrorit të Hamasit” me lëvizjen për të njohur shtetësinë palestineze.
    Macron, në një përgjigje me shkrim, i hodhi poshtë akuzat dhe në intervistën e së enjtes tha se ishte personalisht “i lënduar” nga pretendimet e Netanyahut.
    “Mendoj se është një gabim i madh nga ana e kryeministrit tuaj, sepse ai po i jep një justifikim antisemitizmit, duke e vënë mbi supet e mia sepse ndoshta ky ishte objektivi i tij. Por nuk ka asnjë justifikim për antisemitizmin”, tha ai.
    Duke mbrojtur politikën e Francës, Macron tha se njohja e shtetësisë palestineze është “mënyra më e mirë për të izoluar Hamasin”.
    Në përgjigje të iniciativës së Francës, zyrtarët izraelitë po shqyrtojnë një sërë kundërmasash, duke përfshirë mbylljen e konsullatës franceze në Jerusalem dhe përshpejtimin e aneksimeve të Bregut Perëndimor.

  • Kunati e pushoi nga puna pas grindjes, shqiptarin e kap inati dhe merr hak, i shkatërron kamionët e kompanisë

    Kunati e pushoi nga puna pas grindjes, shqiptarin e kap inati dhe merr hak, i shkatërron kamionët e kompanisë

    Kunati e pushoi nga puna, 36-vjeçari shqiptar hakmerret dhe i shkatërron me çekiç makinat e kompanisë, duke i shkaktuar një dëm me vlerë të paktën 15 mijë euro.
    Ngjarja ka ndodhur në Treviso të Italisë, ndërsa policia pas denoncimit ka arrestuar të dyshuarin. Sulmi ndodhi teksa pronari i firmës dhe familja e tij ndodheshin me pushime. Një kalimtar që e pa duke hyrë në kompani, telefonoi policinë për agresorin. Ai tentoi të arratisej, por pa sukses.
    I kontaktuar nga policia, pronari i kompanisë tha se vëllai i gruas së tij ishte inatosur pasi e kishte shkarkuar nga puna pak kohë më parë.

    Ngjarja ka ndodhur më 18 gusht, kur agresori sipas mediave, shkoi me biçikletë në ambientet e kompanisë në ‘Via San Giuseppe në San Vendemiano’. Agresori kishte dijeni se kunati i tij nuk ndodhej aty, sepse ishte me pushime.
    Ai theu një nga dritaret e firmës dhe hyri me dhunë brenda ambienteve. Për të shkaktuar dëmin përdori disa vegla zanati të ndryshme, por kryesisht çekiçë. Tentoi gjithashtu edhe vjedhjen e disa pajisjeve, por i pakënaqur vazhdoi të shkatërronte makinat. Dy kamionë industrialë ‘Iveco’ u dëmtuan rëndë, informon media.
    Pronari i kompanisë i tha oficerëve se kishte pranuar ta punësonte kunatin si pasojë e marrëdhënieve familjare, por gjërat u përkeqësuan shpejt. Pas një grindjeje të radhës ai e pushoi atë dhe 36-vjeçari vendosi të hakmerrej. Pas arrestimit, shqiptari doli për masë dhe u la për hetim në gjendje të lirë, teksa hetimet vijojnë.

  • ‘Tornado’ pak para shpërthimit të zjarrit të madh në Delvinë, fenomeni natyror shkatërron kosheret e bletëve

    ‘Tornado’ pak para shpërthimit të zjarrit të madh në Delvinë, fenomeni natyror shkatërron kosheret e bletëve

    Një moment i rrallë dhe tronditës është kapur nga një kamerë sigurie në Delvinë, vetëm pak çaste para se të shpërthente zjarri i fuqishëm që përfshiu zonën katër ditë më parë.
    Në pamjet e sigurisë, dallohet një erë me intensitet ekstrem, me lëvizje që i ngjajnë një mini-tornadoje, e cila shkatërron tërësisht disa kosha bletësh të vendosura pranë një prone private.
    Erërat duket se kanë qenë jo vetëm të fuqishme, por edhe me natyrë ciklonike, duke ngritur objektet në ajër dhe duke sjellë rrëmujë përpara se të shpërthente zjarri që më pas u përhap me shpejtësi.

  • A e shkatërron puna nga shtëpia kulturën e një kompanie?

    A e shkatërron puna nga shtëpia kulturën e një kompanie?

    Analiza sugjeron se kjo varet nga lloji i kulturës që drejtuesit duan të ndërtojnë “Nuk ka të bëjë vetëm me treguesit e produktivitetit”, – tha së fundmi për punonjësit drejtuesi ekzekutiv i Uber, Dara Khosrowshahi, pasi kompania e transportit kërkoi që të gjithë të kthehen në zyrë të paktën tri ditë në javë.“Ka të bëjë me ndërtimin e kulturës, që do të çojë Uber në fazën tjetër të rritjes…

  • ‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..

    ‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..

    Kreu i Partisë Demokratike, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar mbi situatën e ndodhur ditë e fundit në fshatin turistik në Theth, ku është ndërmarrë aksioni për shembjen e ndërtesave pa leje.
    Berisha në këtë postim shkruan se Thethi është në shtetrrethim dhe ‘se armiku më i egër i veriut Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin’.
    Kreu i PD shkruan se dënon me forcën më të madhe terrorin shtetëror të Edi Ramës dhe bandave të tij me uniformë kundër banorëve të Thethit.
    Postimi i Berishës
    Thethi në shtet rrethim! Turistët largohen në panik. Armiku më i egër i veriut Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj me forcën më të madhe terrorin shtetëror të Edi Ramës dhe bandave të tij me uniformë kundër banorëve të Thethit. #sb
     

  • Ekipi Al Hilal i Arabisë Saudite shkatërron Manchester City 4 me 3 për Botërorin e Klubeve

    Ekipi Al Hilal i Arabisë Saudite shkatërron Manchester City 4 me 3 për Botërorin e Klubeve

    Aktualitet Politikë E Martë, 1 Korrik 2025 07:15

    Ekipi Al Hilal i Arabisë Saudite shkatërron Manchester City 4 me 3 për Botërorin e Klubeve, duke e eleminuar. Ekipi arab me yje botërorë është bërë i frikshëm për ekipet e tjera.

  • Trajneri i Serbisë shpërthen në konferencë, sulmon lojtarët para ndeshjes me Shqipërinë: Jap dorëheqjen menjëherë nëse…

    Trajneri i Serbisë shpërthen në konferencë, sulmon lojtarët para ndeshjes me Shqipërinë: Jap dorëheqjen menjëherë nëse…

    Situata te Serbia nuk shfaqet aspak e qetë, para ndeshjes me Kombëtaren shqiptare. Në qendër të kritikave është vendosur trajneri Dragan Stojkoviç, për listën e përzgjedhur.
    Stojkoviç nuk është kursyer aspak në konferencë për shtyp. Këtë herë ka folur me emra të përveçëm, pas kritikave që ka dëgjuar. Gjithçka nisi me portierin e Romës dhe ftesën e munguar ndaj tij.
    “Është në dorën e Svilarit, jo në timen. Mos prisni që të shkoj në Romë, mund të dal për ndonjë drekë, për një kafe, të shikoj një ndeshje, por të shkoj të lus dikë, kjo nuk do të ndodhë. Jo vetëm për Svilarin, por askënd.
    Keni bërë gabime. Shumë mirë, gjithë të mirat, secili ka të drejtë të marrë vendimet e veta. Është në dorën e tij të pranojë nëse ka dëshirë. Atëherë tha se donte t’i përkushtohej klubit të vet sepse kishte mundësi të futej si portier titullar, deshi të përqendrohej aty. E shfrytëzoi mundësinë dhe më vjen shumë mirë për këtë.
    A jam unë problemi? Menjëherë pas kësaj konference jap dorëheqjen. Ndoshta jo menjëherë, por nesër, nëse kjo është e vërtetë. Por mendoj që nuk është e vërtetë. Këta janë lojtarë që panë që nuk ka vend për ta dhe pastaj thonë “Unë po tërhiqem”.
    Ekipi ndryshon, lojtarët thirren sipas meritës. Mendoni që Lazoviçi nga Verona, që çdo vit lufton për të mos rënë nga liga, është ajo që i duhet Serbisë? Dmitroviç? Portier i shkëlqyer, por vendosa për Petroviçin. Kam gabuar? Jo, nuk kam. Dhe cili është problemi? Dmitroviçi është i zemëruar? Edhe unë jam i zemëruar që nuk e fituam ndeshjen kundër Sllovenisë.
    Përmendët Radonjiçin. Cili është problemi? Nuk e dua? Nuk më është simpatik? Nuk më pëlqen modeli i flokëve të tij? Ai po e shkatërron veten, po e shkatërron Zvezdën, po e shkatërron përfaqësuesen, ose po vetëshkatërrohet. Ky është problemi i tij. Dhe doni të më thoni që e meriton të jetë në kombëtare? Si të ishim të gjithë të çmendur.
    Po flas hapur… për disa lojtarë nuk dua të përmend emra, ajo që luajnë nuk ka lidhje me realitetin. Çfarë ofron që të jesh këtu? Në bazë të çfarë? Unë tani thërras Radonjiçin dhe më pyesni pse e thirra, çfarë të them? T’ju gënjej: ‘E dini, ai sprinti kundër Shtutgartit…?’ Nuk luhet për një sprint.
    Gjithçka është sipas meritës, le të zemërohen me mua sa të duan, kjo është puna e tyre, gjithmonë do të zemërohen ata që nuk luajnë. Për aq kohë sa jam unë këtu, unë do të vendos kush do të luajë. Është detyra e lojtarëve të tregojnë dhe të vërtetojnë se kam pasur të drejtë që i kam thirrur. Përgjegjësia është e madhe dhe duhet ta kuptojnë këtë”, u shpreh Stojkoviç ndër të tjera.

  • Berisha: Edi Rama po shkatërron të drejtën e pronës

    Berisha: Edi Rama po shkatërron të drejtën e pronës

    Kryedemorkati Sali Berisha gjatë vizitës në një familje tiranase sulmoi sërish kryeministrin Edi Rama.
    Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se Rama ka shkatërruar të drejtën e pronës në Shqiëpri. Sipas tij me ardhjen e PD në pushtet gjërat kanë për të ndryshuar.
    “Domethënë, prona këto 12 vjet, janë zgjidhur gjithësej 800 dosje, nga 22 mijë apo më shumë dosje që janë, dhe tani me Korporatën e Investimeve që shpallet pronare një agjenci, që është e pabazuar në Ksuhtetutë, ligj dhe zgjedh vetëm vullnetin për të vjedhur toka, shpallet tani pronare e tokave dhe e pronave të shtetit shqiptar. Dhe për ta, nuk njihet asnjë kufizim. Është tokë e privatit apo e shtetit, apo e cilitdo. Pra, është krijuar një rrezik i ri. Ose merr këtë, paketa e maleve. Paketa e maleve është t’ua marrësh pronën tjerëve. Si mund t’ia marrësh tokën tjerëve? Pra, Edi Rama, jo vetëm që nuk po e zgjidh këtë, por në themel po shkatërron të drejtën e pronës”, u shpreh Berisha.