Tag: shkarkuar

  • Tardelli për Italinë: Kemi prekur fundin, këto drejtues nuk kuptojnë nga futbolli

    Tardelli për Italinë: Kemi prekur fundin, këto drejtues nuk kuptojnë nga futbolli

    Marco Tardelli, ish-mesfushori legjendar i Italisë kampione bote më 1982, ka folur për situatën e kombëtares në një intervistë për “La Stampa”: “Kam parë shumë, por trajner i shkarkuar, ndërkohë që është ende në pankinë, nuk më kishte ndodhur kurrë. Është surrealizëm i pastër. Një situatë absurd, që po krijon dëme të tjera për Italinë. Kemi prekur fundin, shpresoj vetëm që të mos fillojmë të gërmojmë akoma më thellë”.
    A nuk mund të pritej ndeshja me Moldavinë për ta shkarkuar?Si mund të pretendosh që një skuadër të ndjekë trajnerin, që e kanë shkarkuar? Këta drejtues nuk kuptojnë asgjë nga futbolli, nuk dinë çfarë është një dhomë zhveshjeje dhe si menaxhohet një grup. Më mirë t’ia kishin besuar një ndeshje një trajneri të moshave, nëse donin ta largonin menjëherë Spallettin.
    Çfarë fajesh ka Spalletti?Ka bërë gabime dhe shihej se nuk kishte empati me lojtarët. Sidoqoftë, nëse faji është i Spallettit, është edhe i atyre që e kanë zgjedhur. Për këtë duhet të paguajnë të gjithë. Të vihen në pozicione vendimmarrëse njerëz që kuptojnë vërtet nga futbolli.
    Çfarë duhej të bënte Spalletti pas humbjes me Norvegjinë?Kur Gravina e ka takuar pas atij turpërimi në Oslo, me siguri i ka kërkuar të japë dorëheqjen. Spalletti duhej t’i përgjigjej me një pyetje: Po ti pse nuk jep dorëheqjen? Sepse nuk është normale që trajnerët ikin e vijnë, ndërsa asnjë drejtues nuk merr përgjegjësi.
    A mjafton të vazhdohet me Ranierin ose Piolin?Problemi nuk është vetëm trajneri, edhe pse një si Ranieri mund të sjellë qetësi. Kjo do të ndihmonte tani që jemi në kaos. Problemi është strukturor. Trajneri ideal? Ancelotti, por Brazilit i shkoi mendja para nesh.

  • Raporti: Efekti financiar i gjyqtarëve të shkarkuar nga rivlerësimi arrin 9.6 milionë euro

    Raporti: Efekti financiar i gjyqtarëve të shkarkuar nga rivlerësimi arrin 9.6 milionë euro

    Gjyqtarët e shkarkuar gjatë rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe që mbeten të pezulluar po i kushtojnë shtrenjtë “xhepit” të shtetit. Në raportin përmbledhës të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2024 thuhet se efekti financiar nga nisja e procesit të rivlerësimit e deri më 31 dhjetor 2024 llogaritet qindra milionë lekë.
    Sipas raportit si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar, që nga fillimi i procesit rezultojnë 113 vendimmarrje shkarkim nga detyra me vendim të formës së prerë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) nga të cilat 24 vendimmarrje i përkasin vitit 2024 .

    “Rezulton se që nga fillimi i procesit të rivlerësimit kalimtar me vendim të KPK-së janë shkarkuar nga detyra në total 144 gjyqtarë, me një efekt financiar në shumën 965.7 milionë lekë, deri në 31 dhjetor 2024. Vetëm për vitin 2024, janë shkarkuar 7 gjyqtarë, me vendimmarrje të KPK–së, të cilët presin zhvillimin e procesit në KPA, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, si dhe duke përfituar njëkohësisht 75% të pagës bruto fillestare, sipas ligjit.
    Efekti financiar i përllogaritur në buxhet është në shumën 11.9 milionë lekë. Përgjatë vitit 2024, në total rezultojnë 60 gjyqtarë me vendimmarrje nga KPK-ja për shkarkim nga detyra, të cilët presin zhvillimin e procesit në KPA, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, si dhe duke përfituar njëkohësisht 75% të pagës bruto fillestare, sipas ligjit. Një situatë e tillë përllogaritet me një efekt financiar në shumën 140.9 milionë lekë” thuhet në raport.
    I njëjti dokument vëren se deri më 31 dhjetor 2024, rezultojnë 33 gjyqtarë të shkarkuar nga detyra, me vendimmarrje të KPK-së, të cilët do të presin zhvillimin e procesit në KPA përgjatë vitit 2025, duke mbajtur ndërkohë statusin e gjyqtarit për shkak të pezullimit, por duke përfituar njëkohësisht sipas ligjit 75% të pagës.
    “Nga të dhënat që disponon Drejtoria e Burimeve Njerëzore rezulton se numri i vakancave në sistem, për gjyqtarë është 136 vakanca (nga të cilat 75 të përhershme dhe 61 vakanca të përkohshme)” thuhet në raport.
    Gjatë vitit 2024, kanë ushtruar efektivisht funksionin e gjyqtarit në gjykatat e të gjitha niveleve, gjithsej 272 gjyqtarë në të njëjtën periudhë kohore. Kjo nënkupton se sistemi gjyqësor gjatë vitit 2024 ka funksionuar me pothuajse 66.6% të kapacitetit të tij, pothuajse me 6.6% më shumë së në vitin 2023, e cila ka rezultuar me 247 gjyqtarë që kanë ushtruar efektivisht detyrën./ Monitor

  • Meta thotë se modelet e saj AI janë shkarkuar mëse 1 miliardë herë

    Meta thotë se modelet e saj AI janë shkarkuar mëse 1 miliardë herë

    Në mesin e muajit Mars Meta tha se familja e modeleve të hapura AI, Llama, janë shkarkuar 1 miliardë herë, një rritje e ndjeshme krahasuar me 650 milionë shkarkime në fillim të muajit Dhjetor 2024.

    Ditën e Marte në konferencën LlamaCon Meta zbuloi se kjo shifër ka arritur tashmë në 1.2 miliardë shkarkime.
    “Kemi mijëra zhvillues që kontribuojnë me dhjetëra mijëra variacione modelesh që janë shkarkuar qindra mijëra herë çdo muaj,” tha shefi i produktit të Llama pranë Meta Chris Cox.

    Ndërkaq, Meta AI, asistenti i Meta fuqizuar nga modelet Llama, ka arritur 1 miliardë përdorues në mbarë botën u shpreh Cox. Ekosistemi Llama i Meta i cili po rritet me shpejtësi, përballet me konkurrencën e disa lojërave të fortë në këtë hapësirë.
    Vetëm ditën e Hënë Alibaba lançoi Qwen 3, një familje modelesh tepër konkurrues në disa testime AI. /PCWorld Albanian

  • Berisha rihap “ferrin” e drejtësisë së vjetër, kërcënon me asgjësimin e reformës dhe SPAK, “non-grata” paralajmëron…

    Berisha rihap “ferrin” e drejtësisë së vjetër, kërcënon me asgjësimin e reformës dhe SPAK, “non-grata” paralajmëron…

    Rigels Seliman
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi përsëri dje procesin e vetingut dhe Reformën në Drejtësi, duke paralajmëruar zhbërjen dhe rikthimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar apo larguar, që e quajti një hakmarrje të narkoshtetit, pasi ata u përballën me krimin dhe korrupsionin qeveritar. PD prezantoi dje programin për Rendin dhe Sigurinë. Shefi i selisë blu nuk i kurseu sulmet edhe ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, duke thënë se është e lidhur me “vëllazërinë” Vuçiç-Rama dhe e dyshuar për lidhje të dyshimta, e shkarkuar nga vendi i saj në Kosovë dhe tashmë e emëruar në krye të shërbimit kombëtar shqiptar në mënyrë të paligjshme sipas tij.
    Ai shtoi se “më 13 maj ajo ia mbath”. Berisha lajmëroi edhe rikthimin e të gjithë oficerëve të Policisë së Shtetit të shkarkuar apo larguar që nga viti 2013 në mënyrë të padrejtë apo që kanë vendime gjykate të fituara, pasi ranë pre e hakmarrjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Madje ai theksoi se do arrestoheshin të gjithë ata që ishin përfshirë në lidhje me krimin, deri edhe ministrat, duke shtuar se kanë ardhur 1 mln materiale me biseda telefonike me krimit dhe pushtetit. “Dosjet me 1 mln faqe përgjime e materiale të lidhjes së krimit me politikën dhe pushtetin do bëhen publike, ku flasin në telefon, do zbardhen të gjitha bisedat telefonike. Të rikthehet ligji dhe shpresa. Do i përzëmë nga administrata dhe zyrat ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, si dhe të korruptuarit. Është luftë për ekzistencën e Shqipërisë dhe jo për karrigen e dikujt, luftë për ekzistencën e kombit.
    Rama kërkon mandat të katërt pasi nga vendi janë larguar aq shumë sa edhe në pushtimin serb në Kosovë nuk ka ndodhur. Reformë tërësore. Të gjithë ata që u larguan në mënyrë të padrejtë do rikthehen, ju u ndëshkuat se u përballet me krimin. Ju u larguat kur një delinkuent si Saimir Tahiri i hapte rrugën krimit dhe trafiqeve personale, familjare, sepse ju kishit kapur babanë e tij në një aktivitet të paligjshëm. Ju largoi në vitin 2013 një njeri i lidhur me krimin si ai, e drejta juaj do rivendoset dhe jini krenarë”, deklaroi Berisha mes të tjerash, duke sulmuar ish-ministrin socialist.
    Berisha merr në mbrojtje Llallën dhe Gjonin
    Më tej ai kaloi edhe te reforma në drejtësi, teksa së fundmi është parë në fushatë në Itali në krah të ish-Prokurorit të Përgjithshëm dhe të dënuar me 2 vjet burg, Adriatik Llalla, duke përfshirë në listat e kandidatëve të PD-së në Lezhë e Durrës ish-gjyqtarin ‘sheik’ Gjin Gjoni dhe ish-prokurorin Arjan Ndoja. Berisha paralajmëroi rikthimin e të gjithë ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve që sipas tij u përballën me narkoshtetin dhe në shenjë hakmarrjeje u shkarkuan me Vetting. “Gjykatësit dhe prokurorët dhe prokurorët që u larguan në mënyrë të padrejtë nga vettingu me gjueti shtrigash, u larguan se u përballën me krimin dhe bandat e qeverisë socialiste, janë jashtë institucioneve si hakmarrje për ta, të gjitha këto marrin fund. Besoj plotësisht te ju. Kam denoncuar në Këshillin e Europës, vij prej andej, torturat në burgjet shqiptare.
    Transformim rrënjësor në fushën e rendit dhe sigurisë, me besim të plotë se do jetë një nga reformat më të suksesshme. Kontejnerët me euro shkatërrojnë çdo konkurrencë këtu, ndaj nuk vijnë investitorët, madje edhe kur kërkojnë në Google u del se është vend i pasigurtë, e sugjeronte që mos shko. Di i arrestojmë duke nisur nga ministrat që janë të lidhur dhe mbrojnë krimin. Kryeministri ka sjellë krimin dhe me paratë e tyre ndërton kullat në Tiranë. Do i gjejmë dhe do i marrim kudo që janë, në Dubai apo deri në Aruba”, u shpreh ai. Por kjo deklaratë e Berishës kundër thelbit të reformës në drejtësi, e cila nisi zbatimin që prej vitit 2016, përbën filozofinë me të cilën ai kërkon të vijë në pushtet, edhe pse edhe nëse kjo do të ndodhte do ta kishte të pamundur realizimin. Bashkë me “premtimin” Berisha nuk shpjegon se si do t’i bëjë 94 vota për të ndryshuar Kushtetutën e vendit apo 84 vota për të gjitha ligjet që pasuan reformën në drejtësi.
    Sali Berisha kërcënon shefen e SHISH
    Ndërkohë Berisha kërcënoi shefen e Shërbimit Informativ Shtetëror se pas zgjedhjeve të 11 majit, nuk do të ketë më punë në Shqipëri, pasi ka ardhur me porosi të Vuçiç. “Nuk mund të ketë shërbimi informativ një drejtuese që është shkarkuar për dyshime të forta nga vendi i vet, për atë është shkarkuar, nuk mund të ketë, për ato dyshime, për vëllazërinë Vuçiç-Rama, bëj thirrje atyre të distancohen. Se ajo në datën 13 ja mbath, nuk është më, nuk mund të jetë, se s’mund të shkarkojë dhe emërojë dot në atë vend. E shkarkuar si e dyshimtë nga qeveria e saj për lidhje dhe aktivitete të dyshimta, vjen e merr këtu drejtimin e shërbimit kombëtar me porosi të Vuçiçit. Do rriten edhe rrogat, do ngushtojmë hendekun e madh.
    Do i vendosim para ligjit që të gjithë ata që bënë antishtetin, antiligjin”, nënvizoi Berisha. Nga ana tjetër, Berisha premtoi çmontimin e organizatave kriminale brenda 16 muajsh, dekriminalizim në strukturat e rendit e policisë si dhe çmontim të lidhjes politikë-krim në zgjedhje. Berisha vjen në këto zgjedhje me 2 kandidatë për deputetë, ish-gjyqtarin Gjin Gjoni, simbol të pasurimit, e ish-prokurorin Ndoja të lidhur me krimin.

  • Dikur i bënë atentat, sot garon për PD-në, Berisha shfaqet krah ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin

    Dikur i bënë atentat, sot garon për PD-në, Berisha shfaqet krah ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin

    Kryetari i PD, Sali Berisha është shfaqur në një takim në Durrës krah ish-prokurorit, Arjan Nodja, i shkarkuar nga KPK për lidhje me krimin e organizuar. Ndoja iu bashkua procesit të primareve të Sali Berishës dhe ish-kryeministri e katapultoi në listat e hapura të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit.
    Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozeti. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
    Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’. Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku vetë i plagosur Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

  • FOTOLAJM / Berisha krah ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin! Dikur i bënë atentat, sot garon për PD

    FOTOLAJM / Berisha krah ish-prokurorit të shkarkuar për lidhjet me krimin! Dikur i bënë atentat, sot garon për PD

    Kryetari i PD, Sali Berisha është shfaqur në një takim në Durrës krah ish-prokurorit, Arjan Nodja, i shkarkuar nga KPK për lidhje me krimin e organizuar. Ndoja iu bashkua procesit të primareve të Sali Berishës dhe ish-kryeministri e katapultoi në listat e hapura të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit.
    Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozeti. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
    Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’. Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku vetë i plagosur Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.